"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dick Marty - Rrena i ka këmbët e shkurta

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Dick Marty - Rrena i ka këmbët e shkurta

#1

Post by ALBPelasgian » Fri Aug 02, 2013 10:07 am

Autorit te skenarëve thriller, Dick Marty sërish i dështon projekti për të implikuar shqiptarët në 'trafikim të organeve njerëzore'. Skenaristi zviceran që tronditi botën me akuzat e tij satanike në kurriz të UÇK-së, tani duket se është sikletosur nga fakti që shumë prej aktorëve të tij s'do të mund të jenë dëshmitarë, siç kishte fantazuar për shumë kohë. Është hera e tretë kjo që akuzat e tij false demantohen në dritën e fakteve të reja.
Komploti i Serbisë me “veshka”

Mbetjet mortore serbe ishte planifikuar tash një vit e gjysmë të sillen në mënyrë ilegale në Kosovë dhe të varrosen skaj kufirit me Serbinë. Këto mbetje do të vendoseshin në zonat ku hetuesit e Tribunalit të Hagës do të nisnin gjurmimet për hetimet rreth trafikimit të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovës.

Shërbimet serbe kishin gjetur grupin e kosovarëve për ta realizuar këtë plan të Serbisë që të sjellin “dëshmi” së në Kosovë është bërë trafikim i organeve. Për transportimin ilegal të një mbetje mortore shërbimi serb do të paguante 20 mijë euro. Kështu bëjnë të ditur burimet e besueshme të gazetës “Zëri”, të cilat zbardhin në detaje planin e shërbimeve serbe me trafikantët kosovarë.

Madje, sipas këtyre burimeve, bartja e tyre është planifikuar që të bëhet me veturat e ndihmës së shpejtë të spitalit rajonal të veriut të Mitrovicës, për të mos u dyshuar gjatë kontrollit kufitar nga policia dhe Doganat.

Ky plan është zbuluar gjatë një hetimi tjetër, derisa po përgjohej grupi i trafikantëve, të cilët u arrestuan ditë më parë për bartjen në mënyrë ilegale të kosovarëve përmes Serbisë në Evropë.

Plani për sjelljen e mbetjeve mortore është zbuluar gjatë përgjimit për trafikimin ilegal të kosovarëve tash një vit e gjysmë”, sqarojnë mes tjerash burimet, duke shtuar se gjithçka është zbuluar përmes përgjimeve të telefonave.

“Aktualisht hetuesia ka mijëra faqe përgjime”, ka thënë një zyrtar i lartë pranë hetuesisë vendore. Arrestimi i tyre zyrtarisht nga policia është deklaruara të jetë bërë vetëm për trafikimin e kosovarëve përmes Beogradit, por për disa brenda këtij grupi, ka fakte shtesë me të cilat do të përballen së shpejti të pandehurit.
Disa nga grupi i trafikantëve të arrestuar madje dyshohen se për këtë “miqësi” me këto grupe serbe kanë përfituar materialisht nga këta të fundit. Këta serbë kanë qenë bashkëpunëtorë edhe për kontrabandimin e mijëra kosovarëve që në vitin e fundit kanë arritur që përmes territorit serb të kalojnë kufirin me Hungarinë.

Janë premtuar dëshmitarë të rrejshëm

Ka disa muaj që një grup kosovarësh ishin kontaktuar nga shërbimi serb, për të realizuar planin që përfundimisht 14 vjet pas përfundimit të luftës do të “gjendeshin dëshmi se gjatë luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka bërë trafikim me organe të civilëve serbë”.

http://zeri.info/artikulli/11162/komplo ... -me-veshka
Sikur Qeveria e Kosovës gjejgësisht instancat e saj informative të ishin në lartësine e duhur, ato do të duhej ta benin qysh moti nje gje te tille. Hetuesia e Beogradit por edhe ajo e Hages e madje edhe ajo e EULEX-it e kane bere tashme praktike qe te paguajne "deshmitare", te cilet i instruktojne fije për pe që të dëshmojnë se UÇK ka kryer "krime lufte", ka bere "trafikim organesh të serbëve të zënë rob", ka pasur "kampe keqtrajtimi" e te tjera si keto. Intenca e nje segmenti brenda bashkesise nderkombetare eshte qe t'i demonizoje shqiptaret duke i de-humanizuar ata (psh siç është akuza per gjoja trafikim organesh), qe ne fund te fundit çon ujë drejt pretendimit se shqiptaret morren gjithçka ne menyre te pamerituar falë 'imerializmit amerikan' qe 'viktimizoi' kaq shume Serbine e gjore. Duke i vene akuza te tilla monstruoze UÇK-së (pastërtia morale e së cilës ua kalon çfarëdo guerile ne Evropë) synohet qe te zhbehet karakteri i saj politik e clirimtar per t'u paraqitur si nje shumesi grupesh katundaresh (kujtoni akuzat e James Petiferit ose Oliver Shmittit ne kete drejtim), pa ndonje koncept politik e pa hierarki organizative (kujtoni akuzat ne raportin e Dick Marty-t). Ky proces amplifikohet edhe me tej kur partite politike ne Kosove ne hasmerine e perjetshme te tyre per qellime krejt egoiste e meskine tregohen aq te predispozuara per te te njollosur ish-komandante te caktuar te UCK-se. Por ne shkurtepamesine e tyre ato nuk e shohin se akuzat e tyre ndaj individeve te pervecem shkojne ne nje drejtim krejt tjeter, duke demtuar tejmase UCK-ne.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

Gazmend
Senior Member
Senior Member
Posts: 100
Joined: Sun Feb 24, 2013 8:40 pm
Gender: Male

Re: Dick Marty - Rrena i ka këmbët e shkurta

#2

Post by Gazmend » Fri Aug 02, 2013 11:45 am

ALBPelasgian wrote: ... Duke i vene akuza te tilla monstruoze UÇK-së (pastërtia morale e së cilës ua kalon çfarëdo guerile ne Evropë) synohet qe te zhbehet karakteri i saj politik e clirimtar per t'u paraqitur si nje shumesi grupesh katundaresh (kujtoni akuzat e James Petiferit ose Oliver Shmittit ne kete drejtim), pa ndonje koncept politik e pa hierarki organizative (kujtoni akuzat ne raportin e Dick Marty-t).
ALBPelasgian, te falenderoj per pasqyrimin tuaj ne lidhje me akuzat e pabaza dhe tashme te njohura te Dick Martit per UCK-ne, megjithate une nuk e kam te kjarte cfare akuza apo trillime per te ulur vlerat dhe rolin e UCk 'se jane bere nga James Petiffer ?!!

Nese keni mundesi ne pika te shkurta te na ndriconi njohurite mbi keto tentime dashakeqe te profesorit te mirenjohur James Petiffer.

Ju falendoj paraprakisht

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Dick Marty - Rrena i ka këmbët e shkurta

#3

Post by ALBPelasgian » Fri Aug 02, 2013 12:17 pm

Gazmend wrote: megjithate une nuk e kam te kjarte cfare akuza apo trillime per te ulur vlerat dhe rolin e UCk 'se jane bere nga James Petiffer ?!!

Nese keni mundesi ne pika te shkurta te na ndriconi njohurite mbi keto tentime dashakeqe te profesorit te mirenjohur James Petiffer.
Petiffer-i ka në bashkëautorësi plot libra për shqiptarët, historinë e tyre dhe gjendjen aktuale politike. Ne nje prej ketyre librave ne bashkeautoresi pohohet se:
Shkrimtarët dhe publicistët e njohur anglezë, James Pettifer dhe Miranda Vickers, të cilët janë marrë gjerësisht me ndjekjen dhe studimin e saj, gjatë viteve 1997-1999 e më pas. Ata shpehen se: “Lufta në Kosovë ishte thjeshtë një kryengritje fshatare dhe e fshatarëve... në zonat fshatare, ...gjithsesi larg syve të publikut”

http://www.radiokosovaelire.com/?nav=40,2&id=8539
Mendime te ngjashme shfaqen edhe ne librin e tij me te fundit:

http://books.google.com/books?id=-uU06W ... CDQQ6AEwAQ

Pranoj qe ne te ka edhe verejtje te arsyeshme, duke demantuar plot akuza false qe i jane mveshur UÇK-së ndër vite. Por, pohimi i autorit se UÇK ishte një guerilë fshatare me orientime maosite e guevariste s'qendrojne, kur dihet qe ne radhet e saj kishte me mijera nga qytetet e Kosoves, nga diaspora e rajoni.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”