Page 1 of 1

SKANDALI NË SARANDË

Posted: Sat Aug 16, 2014 7:41 pm
by Adriana
News24 publikoj një video ekskluzive ku Agron Cane, sekretari i Kokëdhimës i ofron punë një gruaje në këmbim të vajzës 14 vjec:





SKANDALI NË SARANDË/Bisedat e sekretarit të deputetit socialist me nënën e katër fëmijëve, të cilës i kërkon marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur. “Unë, ti dhe vajza do t’i hipim krevatit të tre. Në kontrollin tënd ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoj të vij, unë e pres me padurim”.

Pjese nga investigimi i gazetarit Telnis Skuqi me titull: “Ekskuzive/ Sekretari i PS kërkon seks me të miturën në këmbim të punës”

Agron Cane, ish-ushtarak, i martuar dhe me dy fëmijë kërkon të mbizotëroj në çdo aspekt të jetës së A. B., madje siç thotë ai në kamerën e fshehtë: “Vajzën do ta mbaj si një lule”.

“Ti tashmë i kalove të gjitha vështirësitë dhe ke forcë”, i jep zemër nënës së 14-vjeçares, Agron Cane.

Agroni është i gatshëm ta ndihmoj këtë familje pasi të zgjidhet kryebashkiaku i Sarandës.

Gjatë bashkëbisedimit midis dy protagonistëve, që u zhvillua në katin e dytë në selinë lokale të Partisë Socialiste që ndodhet pranë muzeut të qytetit bregdetar, Agroni tregon shenjat e lumturisë, pasi mendon se e ka arritur qëllimin e tij 7-mujor.

“Unë, ti dhe vajza do t’i hipim krevatit të tre. Ti mos çaj kokë”, i jep siguri Agroni nënës së 14-vjeçares.

Agroni është marrëzuar pas trupit të njomë të nxënëses së klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “9-tetori”, madje mundohet të hiqet si profesionist në lëndën e seksit.

Më tej, Agroni shprehet se seksi është gjëja më e bukur, ndërsa besimi për të duhet të jetë i maksimal, pasi siç thotë ai, është burrë i pjekur dhe i pëlqen të bëj dashuriçka me vajzat e vogla, plus që seksin do ta bëj ngadalë-ngadalë.

“Ti mos e çaj kokën. Vajza jote më është fiksuar. Shoqet e saj e kanë bërë shpejt këtë punë. Këtë ta jap me firmë. Ajo do çlirohet se ka shumë hormone, vajza ka nevojë për seks”, këshillon Agron Cane.

“E di si është puna e femrës, – vijon Agroni – si puna e Vasilikojit, sa më shumë ujë gjethja bëhet më e mirë, ndërsa femra sa më herët të kryej seks, aq më e freskët është”.

Agroni thotë se vajza nuk do pësojë asgjë gjatë marrëdhënieve seksuale, madje shton se 14-vjeçares do t’i pjellë kokoshi duke nënkuptuar të mirat materiale që do të përfitojë pasi ai të zgjidhet kryebashkiaku i Sarandës.

“Nuk dua të them shumë fjalë se mburrem, por po deshi Zoti dhe unë zgjidhem kryetar i Bashkisë, dije se vajza jote do shikojë të ardhmen”, shprehet Agron Cane.

Agron i kërkon nënës së vajzës së mitur të ketë besim, pasi nëqoftëse ajo (nëna) nuk ka besim njëherë, atëherë vajza nuk do të ketë dhjetë herë.

Gjatë investigimit, Agroni i është lutur dy herë A. B., t’i telefonoj 14-vjeçares të vij në zyrë, pasi thjesht do ta përgatisi për aktin final.

“Ti vajzën e ke në kontroll të plotë. Unë të shikoj në sy. Në kontrollin tënd ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoj të vij, unë e pres me padurim”, thotë Agron Cane.

Në vijim të bashkëbisedimit, Agroni tregon se në zyrën e tij me dhjetra femra janë lutur për të bërë seks me të, por nuk i ka pranuar, pasi thotë se nuk është manjak seksual.

“Unë nuk jam manjak, pasi kam një grua në shtëpi. Mua më pëlqen gjëja e bukur dhe këtë e bëj me kënaqësi”, rrëfen Agron Cane në kamerën e fshehtë.

Njoftimi i Policisë së Sarandës
“Sot me dt. 16 Gusht ne rreth ores 14.00 nga strukturat e Hetimit te Komisariatit te Policise Sarande ne bashkepunim me Prokurorine Sarande u be arrestimi nd flagrance i shtetasit Andon Cane, vjec 62, lindur e banues ne Sarande. Arrestimi i ketij shtetasi u krye per vepren penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, pasi ky person ka tentuar te punesoje shtetasen E. G., vjec 40, ne kembim te perfitimeve te paligjshme. Eshte bere dokumentimi i plote ligjore i autorsise se tij. ”


Re: SKANDALI NË SARANDË

Posted: Sun Aug 17, 2014 4:05 pm
by rrëqebull
Në lidhje me disa komente posht vidjos:
Gjithmonë e njëjta histori me etnomazokistët:
ndodh diçka e bujshme e kryer nga dikush që nuk sillet ashtu siç do të sillej një shqiptar, dhe këta kë zënë e shajnë? Gjithë shqiptarët!
Shajnë gjithë Kombin për të sulmuar dikë që nuk sillet si pjesëtar i nderuar i Kombit!

Është njësoj sikur të përdorej një fletë me ushtrime matematikore të kryera gabim për të thënë se "vet matematika është e pavlefshme dhe e gabuar". Mu kështu 'arsyeton' etnomazokisti!

Ndër etnomazokistët më qesharakë janë edhe ata që përballë turpeve pafund të politikanëve që kanë zaptuar Vendin dhe Kuvendin, bëjnë thirrje "Enver ku je", duke harruar se që të gjitha ato që po ndodhin pas enverizmit (kronologjikisht por jo edhe ideologjikisht) janë veçse plasje e «ujërave të zeza» të bolshevizmit enverist të përziera me zgaqurinat e liberal-bolshevizmit perëndimor (që është veçse neo-bolshevizëm, të paktën për tani, jo totalitar.., me shumë përjashtime, Suedia ndër të parat!).

Nuk ka pasur njerëz më të ulët dhe më të degjeneruar se sa 'nomenklatura' enveriste (me gjithë përjashtimet e duhura) nëpër zyrat e të cilëve zhvilloheshin kurvëritë dhe zvetënimet më të padëgjuara dhe më jo-shqiptare.
Prandaj këto turpëri janë sëmundje ende e pashëruar e shpërfytyrimit bolshevik që për moral ka pamoralshmërínë dhe që, përtej retorikave ku e ku të krekosura, synon vetëm dhe vetëm zhdukjen e Moralit Shqiptar dhe zëvendësimin e tij me religjionin internacionalist të pa-atdhesísë, pa-kombësísë dhe pa-familjarísë.

❝Ata që thonë “ne nuk bëhemi njerëz”, “duhet të na vij turp nga vetja” dhe që shprehin mendime (gjysmake) të ngjashm me këto, duhet të kuptojnë (për mos me i lënë mendimet e tyre gjysmake) se zvetënimi, fëlliqësía, kurvëria, shthurja dhe degjenerimi që shfaqen në këtë vidjo, nuk bëjnë aspak pjesë tek të qenurit shqiptar por përkundrazi përfaqësojnë dukuritë më të kundërta dhe më të largëta të mundshme nga Shqiptarësía, nga Kultura dhe nga Vlerat Tona Kombëtare. Të shash gjithë Kombin Shqiptar për shkak të fundërrinave që sillen kundra-shqiptarisht, apo edhe të fusësh në një thes sjelljet jo-shqiptare dhe kundra-shqiptare me sjelljet e kulluara kulturore shqiptare, do të thotë të jesh shumë larg nga ndërgjegjësimi, vetëdija dhe aftësia për t’i shërbyer Kombit dhe Shëndetit Kombëtar. «Duhen ndarë kokrrat nga hulina» thotë ajo fjala e urtë, prandaj është mirë të mësohet se llumrat nuk e përfaqësojnë Kombin, por përfaqësojnë veç sëmundjet dhe jo-kombëtarsínë e tyre.❞