"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Reklamat\televizioni\mediat si armë çmoralizimi

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Reklamat\televizioni\mediat si armë çmoralizimi

#1

Post by rrëqebull » Mon Oct 06, 2014 4:36 pm

Ore, unë kam nja ca kohë që mendohem pse në kto reklamat e kompanive telefonike, (në gati të gjitha reklamat në fakt), shqiptarët paraqiten si bubuzhela, si leshko, si qullacër, si të palarë, si gjumashër, si kollovarë, si të fjetur, si të humbur, si mangut nga trutë e kokës, si djalurçina, si pula të lagura, si totoleshë, si të hutuar, si zdërranikë, si strokaqë, si xarnavelë, si çapaçulë, si të shkelur me këmbë, si baltavecë, si shalavriqë, si teleshmanë, si të përhënur, si kërriça, si poturevarur, si matufë, ... shkurt, si gjithçka që shqiptarët nuk janë dhe as nuk ngjajnë.
(një shëmbull i tanishëm i kësaj që them:


https://www.youtube.com/watch?v=raGhodwLQck


Dhe duke parë këtë reklamën tjetër:

https://www.youtube.com/watch?v=2regjMyJQv8

duket sikur disa skena janë të dubluara sepse të marra nga reklama të porositura për popuj të tjerë tashmë të squllur.
Kjo vërteton se sa e rëndësime është që gjithçka në një vend të jetë burimore, deri edhe reklamat, se po nuk përfaqësuan mendësinë e vëndsave, stonojnë jashtë mase dhe kthehen në pavlerësíra filmike të gërditshme dhe madje shthurëse, sidomos për më të rinjtë, të cilët ende janë duke i ushqyer rrënjët e karakterit të tyre të veçantë në universin e të qenit shqiptar, dhe që keqësisht mund të çorientohen e të mendojnë se "të jesh qullash si ai tipi tek reklama, për t'iu përshtatur globalizmit, nuk është edhe aq gjë e keqe meqenëse e jep televizori" (ksí!).

Kohëve të fundit gjërat më të gabuara, shthurëse dhe çedukuese të mundshme, po jepen pa pushim pikërisht në televizor, që nga reklamat e deri emisionet e fundjavës, dhe madje edhe në lajme! Disa stacione madje, me paturpësinë më të madhe japin edhe atë stër-kotësinë mendje-helmuese që quhet "showbiz", duke i paraqitur si "lajm" veprimet e neveritshme të të degraduarve që ndryshojnë "partner" përditë e që kanë humbur çdo lidhje me realitetin, natyrshmërinë, pastërtinë, sjellshmërinë dhe tej-bukurinë e thjeshtësisë dhe që, në shumë raste, nuk janë as shqiptarë!
Ç'na duhet nevej se ça ndyrësish bëjnë mbeturinat e botës që nuk dinë se ç'do të thotë Nder e që nuk kanë për të arritur kurrë qytetërinë, fisnikërinë dhe mendjeartësinë e Shqiptarit dhe Shqiptares! Nganjëherë nuk duket edhe aq "konspirative" të mendohet se poshtërsira të tilla jepen posaçërisht për të na shpartalluar Moralin, me qëllim për të na tërhequr në atë çorbën globale nga ku, po u fute, nuk del dot më, sepse pa Kombësi, pa Kulturë, Tradita, Lashtësi e Vazhdimësi Kombëtare, nuk ka më as shpresë për mirëqenie, e as shpëtim!


Se si i paraqesin vajzat shqiptare nëpër reklama më mirë mos ta them.., por e keqja është se sado që janë 'thjesht reklama', për faktin që përsëriten orë-e-minutë, për javë të tëra, dhe në tabelat e rrugëve të qyteteve, kanë gjithsesi një ndikim të madh tek ndryshimi i perceptimit të vetvetes dhe tek shtrëmbërimi — ose më saktë: shkatërrimi — i sjelljes që rrjedh nga kjo gjë. Dhe kjo ndodh sidomos tek të rinjtë, që gjithmonë e më shumë po i largohen modelit të përkryer të prindërve dhe gjyshërve të tyre, për t'i ngjarë frekëputurve, hollokroqeve, thartiçkave, shtiakëve, të zvetënuarve, të degjeneruarve, cipëplasurave, mendjehuve e llumrave që shfaqen në atë që tashmë është kthyer në një kazan plehrash, edhe pse ende e quajmë 'televizion'.

As na pëlqejnë fare reklamat, por nëse duhet t'i kemi, atëherë
DUAM REKLAMA PËR SHQIPTARË, JO PËR DELE TË DROGUARA ME GLOBALIZËM!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Reklamat\televizioni\mediat si armë çmoralizimi

#2

Post by rrëqebull » Wed Nov 05, 2014 3:59 pm

Njerëzit të cilët pëlqejnë "reklamat" e tilla janë për mendimin tim shumë të cekët dhe nuk e kuptojnë se çfarë gracke globaliste fshihet pas "zhvillimit të turizmit", i cili po përdoret tek ne nga internacionalistët neo-pushtues të huaj veç për të na shkombëtarizuar, çshtetizuar dhe përçarë me ideologji neo-bolshevike multi-etnike e multikulti, siç kërkon interesi i ngushtë i (multinacionaleve) organizatave të pangopura shumë/mbi-shtetëshe ku ata bëjnë pjesë.

Është jashtë mase fyese kur tek pamja e fundit min.1:50 shkruhet "Kosovo the young europeans" ("Kosova - evropianët e rinj").
Për këtë ide të stër-gabuar të "kosovarëve" si kombi më i ri i Evropës, kanë dhënë kontributin e tyre politikanalfabetët fshirëse-këmbësh-të-të-huajve, të cilët u janë nënshtruar internacionalistëve dhe po e dëmtojnë Kombin dita ditës, duke mbështetur propagandat e fushatat më të mbrapshta e më kundra-shqiptare.

Dhe kur thuhet "shoqëri e hapur", në të vërtetë flitet për një shoqëri të shqyer që nuk ka më asnjë mbrojtje nga sulmi shkombëtarizues dhe shtet-shkrumbosës globalist (mbrojtje institucionale jo e jo, sepse politikanët janë të parët që shiten, por as vetë-mbrojtje kulturore, si pasojë e tru-shpëlarjes së njerëzve dhe gjilpërimit në mendjet e tyre me anë të televizionit të sëmundjeve bolshevikoide përçarëse kundra-nacionaliste globaliste.

Ndërkohë, të cekëtit dhe mendjeshkurtrit ende vazhdojnë të mbajnë mu në mes të Prishtinës "monumentin NEWBORN", i cili është sharje dhe racizëm kundra vetvetes tonë, dhe mohim i historisë autoktone mijëravjeçare të Kombit Tonë në Trevat Tona!
Monumenti "newborn" është mu si një çizme e xhendarmërisë serbe e përmasave gjigande mu në mes të Prishtinës sonë, sepse shkombëtarizimi ynë do të thotë ripushtim i Shqipërisë Veriore nga serbët në të ardhmen.

Një vend pa ushtri, pa industri, pa artizanat e pa bujqësi, i cili i sheh shpresat e veta veç tek "turizimi", tek pastrimi i këpucëve të të huajve dhe tek shthurja e vajzave të veta dhe tek vënia në shitje e tyre për "të tërhequr investitorët e huaj", ka marrë fund! [sepse këtë po bëjnë televizionet dhe mediat "tona" sot: po propagandojnë prostitucionin si "zhvillim" për ekonominë. Veç bëni kujdes se cilat ""këngëtare"" bëhen të famshme dhe do e dalloni qartë të gjithë nxitjen për prostituim që u vjen Vajzave Tona nga televizionet, të cilat televizione janë në dorë të partiakistëve, të cilët duan investitorë të huaj për të financuar fushatat e tyre zgjedhore. Pra i gjithi është një qerthull i kalbur zvetënimi e degjenerimi ku Kombi humbet gjithçka, dhe të vetmit përfitues janë parazitët e Kombit.]

Dhe në të njëjtën mënyrë, ky lloj "turizmi" që flet për 'ballkanas perëndimorë' dhe jo më për Shqiptarë, është një zgjedhim i prostitucionit në nivelet më të larta, sepse vetëm kështu mund të quhet shitja dhe braktisja e Identitetit Kombëtar për përfitime ekonomike.


https://www.youtube.com/watch?v=l55YjMpvtzc

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Reklamat\televizioni\mediat si armë çmoralizimi

#3

Post by Adriana » Wed Nov 12, 2014 1:50 pm

rrëqebull wrote:Ore, unë kam nja ca kohë që mendohem pse në kto reklamat e kompanive telefonike, (në gati të gjitha reklamat në fakt), shqiptarët paraqiten si bubuzhela, si leshko, si qullacër, si të palarë, si gjumashër, si kollovarë, si të fjetur, si të humbur, si mangut nga trutë e kokës, si djalurçina, si pula të lagura, si totoleshë, si të hutuar, si zdërranikë, si strokaqë, si xarnavelë, si çapaçulë, si të shkelur me këmbë, si baltavecë, si shalavriqë, si teleshmanë, si të përhënur, si kërriça, si poturevarur, si matufë, ... shkurt, si gjithçka që shqiptarët nuk janë dhe as nuk ngjajnë.

buron nga: viewtopic.php?p=40511#p40511



-hahaha- nga i mblodhe gjithe keto ''karakteristika''
Te them te drejten as mua nuk me pelqejne nje pjese e mire e ketyre reklamave (rreth 80%). Mbase edhe fakti per ti bere sa me terheqese i kane kthyer ''gabimsht'' ne komendi qesharake... deri ne piken qe na shtyn te mendojme si gjithcka qe shqiptaret nuk jane dhe as nuk ngjajne (sic e keni theksuar edhe ju me siper)
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Reklamat\televizioni\mediat si armë çmoralizimi

#4

Post by rrëqebull » Thu Nov 13, 2014 9:08 pm

#mePashkoVasën
Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Reklamat\televizioni\mediat si armë çmoralizimi

#5

Post by Adriana » Fri Nov 14, 2014 1:46 pm

Postimi me siper me verteteton dicka (dyshim) qe kisha menduar muajin e shkuar, kur lexova reagimin e aktorit R.Arbana per ndeshjen serbi-shqiperi. Ne reagimin e tij vura re qe ishte me shume i shqetesuar per ''prishjen e urave shqiperi-serbi'' dhe jo vetem kaq, por aji na ben ne fajtore, duke theksuar qe nuk kemi pse ti ''mbajme me urat ndezur, maje më maje''... reagimin i plote mund ta lexoni ketu

Dyshimi me reagimin e tij me lindi, sepse vet aktori ( R.Arbana) vjet ne gjermani mori pjese ne nje manifestim ( Munich,Germany) qe organizuan shqiptaret e diaspores (kunder koferences se londres 1913-2013 ) perkrahe Koco Danaj. 20-07-2013

Dikush mund te me sqaroje?...Si mund ti nderlidhim keto tre faktet e autorit:

1-merr pjese ne: BASHKIMI I SHQIPTAREVE NE NJE SHTET DO TE JETE I PANDALSHEM !
2-reagon: nuk kemi pse ti ''mbajme me urat ndezur, maje më maje'' me serbine
3-ndryshon: vargjet e Pashko Vases
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Reklamat\televizioni\mediat si armë çmoralizimi

#6

Post by rrëqebull » Sat Nov 15, 2014 2:21 pm

Faleminderit për këto të dhëna Adrianë, nuk isha në dijeni të reagimit të tij në lidhje me ndeshjen. Artikulimi i tij për atë rast, sidomos për faktin se e quan politikën «shejtan», më bën të mendoj se nuk e paska fare pjekurinë për ta kuptuar politikën dhe se nuk është ndonjë mendimtar i madh me ide të qarta për t'u marrë parasysh, mirëpo, si aktor, nuk mund t'i vihet faj për këtë.
[lufta kundra cilësisë së mendimit, që është bërë këto vite tek ne, na ka lënë dhuratë edhe "politologë" që s'dinë ça flasin.. e lere më se sa i përgatitur mund të jetë dikush tjetër që as nuk e ka profesion atë punë]

Por problemi fillon atëherë kur, si "Artist i Popullit" që është [ky është një titull që ka vlerën e vetë, por duhet shpëlarë nga hija bolshevike. `Artist i Kombit` do të ishte një emërtim më i mirë për mendimin tim] kthehet në rrogëtar (mercenar) i kundrashqiptarëve, duke recituar çfarëdo i propozofshin, pa vënë në pyetje së pari se kujt i shërben me recitimin e diçkaje dhe pa u shqetësuar për dëmin që i bën Kombit.

Mjafton një kërkim në "youtube" për të kuptuar se në shërbim të kujt është vënë ky njeri që në këmbim të parasë, është i gatshëm edhe të zbatojë urdhrat që i vijnë nga ata tek të cilët është shitur, duke ndryshuar vargjet e shenjta të Pashko Vasës!:


http://www.youtube.com/watch?v=ud5yKU4utZg

A është kjo një sjellje prej `Artisti të Kombit`? Assesi!
Madje as art në vetvete nuk është.
"Zotëria" na e quan politikën «shejtan», ndërkohë që shërbimi i tij për ripushtimin kulturor të Kombit nga nacional-perandorizmi islamik, është pikërisht një veprimtari politike! Dhe duke ditur që fjala "shejtan", e zhveshur nga çdo keqkonceptim fantazie, do të thotë thjesht dhe vetëm `armik`, aspak metaforikisht mund të thuhet atëherë se ai vetë është vënë në shërbim të shejtanit [armiqve të Kombit]!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Reklamat\televizioni\mediat si armë çmoralizimi

#7

Post by rrëqebull » Thu Dec 04, 2014 4:15 pm


User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Reklamat\televizioni\mediat si armë çmoralizimi

#8

Post by rrëqebull » Sun Dec 14, 2014 3:16 pm

Kënga porno-magjike

Rock, rep, hip-hop, dance, tango, tallava, turbofolk, muzikë e lehtë… të gjitha bashkë, shkartisur në një babilon shijesh që ekspozon mrekullisht çoroditjen tonë kulturore dhe estetike. Konferencierë që riprodhojne përmendësh dialogje qesharake të përcaktuara në skenar, duke bërë sikur po thuhen në spontanitet, batuta bajate që bëjnë të qeshë vetëm atë që i thotë, reklama që futen në mënyrën më të shëmtuar në skenar si pjesë intervistash për këngëtarët … Këngëtarë që qurraviten, të tjerë shesin tangërllëk, kalamaj të llastuar që shpenzojnë paratë e prindërve për t’i thënë botës që «unë ekzistoj», të tjerë që e shohin veten befas në zenit të vëmendjes publike dhe ndjejnë se kanë kapur qiellin me dorë… Idiotësia ishte në festë kombëtare këto tre netë!

Një festival për të gjithë dhe për gjithçka! Nuk ka rëndësi çfarë muzike apo çfarë teksti ke! Nuk ka rëndësi di apo nuk di të këndosh! Rëndësi ka të «performosh», pra të vraposh, çirresh, ulërasësh, zhvishesh sa më shumë! Kjo është mënyra sesi mund tërheqësh vëmendjen e audiencës. Eshtë një festival që, si rrallëkund, punohet vetëm për aspektin vizual, sepse muzika luhet nga regjia pas kuintave. Studiot e regjistrimit sot, mund të të bëjnë këngëtar edhe po të jesh shurdh-memec. Ti vetëm, kujdesu të luash gojën sikur po këndon dhe të tjerat bëji gjimnastikë!

Kudo ku ka pak kulturë në botë festivalet janë të profilizuar: festival jazz-i, festival rock-u, festival folku, festival i muzikës së lehtë etj. Normalisht, kjo është elementare nëse mendojmë se kemi të bëjmë me një garë. Të konkurosh dhe të vlerësohesh do të thotë të krahasohesh me të tjerët dhe kjo kërkon minimalisht që konkuruentët të prodhojnë gjëra të krahasueshme. Mbi ç’kritere krahasohet një këngë rock me një serenatë, këtë vetëm Ardit Gjebrea e dijë! Është njësoj si të vesh në një garë një skuadër futbolli me një grup alpinistësh dhe të gjykosh se kush është më i mirë.

Përtej kësaj, edhe vetë një event muzikor apo televiziv ka nevojë t’i drejtohet një audience të përcaktuar. Njerëzit nuk janë kope, por, nëse janë sadopak të kultivuar, funksionojnë si qenie që veçohen në grupe të ndryshme sociale e kulturore. Sidomos në muzikë, shijet kanë prirjen të klasifikohen në mënyrë shumë të hollë. Psh. brenda grupmoshave të njëjta, të rinj që ndajnë bashkë të njëjtin mjedis kulturor , të njëjtën mendësi e të njëjtin perceptim për botën, krijohen orientime kaq të ndryshme të shijes muzikore, sa nuk puqen bashkë në asgjë.

Nga kjo kuptojmë se shqiptarët funksionojnë ende si një turmë: të gjithë tok, të gjithë të hapur për të pëlqyer gjithçka! Kjo do të thotë se nuk kanë kultivuar asgjë. Kjo do të thotë se jemi ende popull pa kulturë dhe evente të tilla si këto, shpërfaqin brutalisht barbarinë e një mjedisi që fyen inteligjencën tonë, shijet tona estetike, nevojat tona kulturore, standardet tona etike.

Evente të tilla nuk kanë të qartë pikë së pari se cilit shikues i drejtohen. Në thelb ato i drejtohen pikërisht turmës, kategorisë sociale më të paformuar kulturalisht e intelektualisht, që në këtë vend përbën një shumicë dërrmuese. Ato pra i drejtohen shikuesit të trashë, që nuk merr vesh nga asgjë dhe mund të kënaqet me gjithçka. Ky ndoshta është suksesi i këtij festivali. Vetë standardi profesional i këngëve ruan këtë tipar të përbashkët: skarcitetin, – , ose siç i thonë në një gjuhë më të rafinuar: komercialitetin. Kjo është e vetmja gjë që mund t’i bëjë bashkë të gjithë njerëzit, çdo qenie vanitoze që popullon këtë shkretëtirë kulturore ku jetojmë.

Deri këtu jemi OK. Eshtë e kuptueshme që në këtë vend të ketë kopukë që ua shesin njerëzve sapunin për djathë. Por ajo që nuk mund të pranohet është se, në këtë përçudnim profesional, intelektual, etik e kulturor, përfshihen edhe njerëz që pretendohet se u përkasin elitave. Një armatë të ftuarish, politikanë, artistë, intelektualë etj, kollarisin prezencën e tyre në sallë si konsumatorë VIP-ë të kësaj shpifësie. Të gjithë duket se e kanë pranuar këtë lloj degradimi kulturor dhe pjesëmarrjen e tyre në të, pavarësisht nga statusi social që pretendojnë. Shfaqen para kamerave duke ndjekur me vëmendje e seriozitet një batërdi shpërdorimi të tingullit dhe një degradim ordiner të mesazhit artistik, ku të paktën dy këngë ishin vetëm për Selfie-t.

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që përballë një publiku, jopak të kollarisur, ku prezent është edhe vetë Presidenti i Republikës, të këndohet turbofolk, tallava, hip-hop apo edhe porno-muzic me këngëtarë e balerinë që ofrojnë striptizë falas për zengjinë e fukarenj, pa dallim feje, krahine, ideje. Fatkeqësia në këtë vend është se vulgariteti pozon me petka elitare dhe pranohet tashmë kudo si normë. Ai futet nëpërmjet ekranit në çdo shtëpi, duke duke shantazhuar sqimën tonë, e duke vulgarizuar me dhunë shijet tona e principet tona etiko-estetike.

http://www.postbllok.com/kenga-porno-magjike/
[Shkrim me vlerë, por madje i butë nëse krahasohet me egërsinë e kundra-shqiptarëve!]

Veç mos të harrojmë që këto evente nuk i drejtohen të trashëve dhe tru-ndryshkurve si pasojë e një prirjeje të vetvetishme, që lind nga "liberalizimi i tregut të kulturës", për t'iu përshtatur konsumatorit të vetë.

Në të kundërt! Këto "evente" janë të planifikuara imtësisht për t'i trashur shikuesit dhe për t'u ndryshkur trutë e për t'u shkallmuar çdo lloj parimi etiko-estetik!
Një mendje e lirë dhe e stërvitur, e dallon qartë që pothuajse çdo veprim i kryer në këto lloj skenash, është një përdhunim i qëllimshëm i Vlerave Shqiptare, një sëprapthtësim i parapërgatitur deri në detalet më të imta për ta shtyrë Shqiptarinë në vetë-vrasje kulturor-kombëtare.

Kjo do të thotë njëkohësisht që ndjekja e fëlliqësive televizive të tilla nga ana e publikut, nuk është një instinkt për t'u ushqyer me lëtyra mediatike që pasqyrojnë varfërinë e shijes së tij por, përkundrazi, është një refleks i nxitur nga kundra-shqiptarë të jashtëm e të brendshëm përgjatë 24 vjetësh eksperimentesh dhe sulmesh të egra kundra-kulturore kundra-shqiptare për të na shkatërruar dhe çoroditur shijet dhe për të na përmbysur dhe shpërfytyruar Mendësinë (dhe e kanë bërë këtë të ndihmuar jashtë mase nga ndrydhja dhe skllavërimi i para '90-ës i Arsyes së lirë Kombëtare).

Pra, evente të tilla nuk zhvillohen sepse ky është niveli ynë kulturor i përgjithshëm, por niveli ynë kulturor i përgjithshëm është kaq i gremisur sepse prej vitesh zhvillohen evente të tilla (dhe duke qenë se të gjitha janë të lidhura, tejkalbja e Hapësirës Sonë mediatike tregon që llumi ka zëvendësuar prej kohësh ajkën edhe në Hapësirat Tona politike dhe akademike).

"Faji" i vetëm i Kombit është që hëpërhë nuk ka asnjë Shembull Kombëtar për të ndjekur, por ka veçse egërsira kundra-shqiptare të çdo fushe e të çdo moçali, që e shtyjnë drejt humnerës!

Dhe shtytmat e shkelmat që po i japin Kombit për ta gremisur në humnerën e zhdukjes, duke e shtyrë në drejtim të kundërt me Prirjen Tonë për Zhvillim të Besnikërishëm ndaj Kulturës Sonë, këto egërsira kundra-shqiptare po i propagandojnë sikur të ishin "zgjedhje e lirë" e jona!


MERRE VETEN SHQIPTAR!
Mos të biem në grackat e atyre që duan të na lënë pa Folklor, pa Art, pa Trashëgimi e pa të Ardhme!
Mos të biem në grackat e atyre që na duan veçse të zhdukur!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Reklamat\televizioni\mediat si armë çmoralizimi

#9

Post by rrëqebull » Sun Dec 14, 2014 5:50 pm

E turpshme: Të rinjtë tallin dhe godasin të moshuarin (Video)
http://www.telegrafi.com/lajme/e-turpsh ... 22568.html



Koment me vend: ❝paramendoni kënd e imitojnë rinia jonë, me sjellje e me veshje, sikur me pas çrregullim personaliteti kolektiv mendojnë që janë zezak❞

Përhapja e "muzikës" rep është ndihmuar aq shumë nga mediat shërbëtore të globalizmit sepse ndikon tek rritja e afrikanofilisë, duke i droguar kulturalisht evropianët që mos të ankohen për faktin që shtetet po u kolonizohen me afrikanë (dhe jo vetëm), siç është në interesin e globalistëve që duan të shkatërrojnë homogjenitetin kombëtar duke krijuar kudo (pseudo)-shtete multi-etnike ku mos të ketë më asnjë kuptim togu 'Interes Kombëtar' por ku poltikanët e vendit të jenë veç papagallë të globalizmit që flasin si skllevër të lumtur për "miqësi të përjetshme" me pronarët e tyre, ndërkohë që ndërmarrin politika për zhdukje të përjetshme të kombit të vet siç është në interes të globalizmit.


Në të njëjtën mënyrë tek ne reklamohet edhe muzika cigane e Goran Bregoviçit [sa që i falen edhe «çelësat e Kryeqytetit»!] sepse ndikon tek rritja e serbofilisë dhe ciganofilisë, pra është në kuadër të çedukimit, të tru-shpëlarjes dhe të shkombëtarizimit që kryhet dita ditës kundra nesh nga përbindëshat kundra-kombëtarë të maskuar si politikanë, si "showmen", si "showgirl" si "këngëtare/ë" e "analistë", të cilët na nxisin të mos mendojmë më thellë se sa ekrani i televizorëve pllakë për rreziqet, pengesat dhe sulmet që po i bëhen përditë Kombit Tonë, por të dorëzohemi përballë zhdukjes që rrogëdhënësit e tyre globalistë kanë përgatitur për ne e madje t'u jemi edhe mirënjohës.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Psikocirkut shkombëtarizues mediatik i shtohen edhe showbiz-nesmenët abrahamikë

#10

Post by rrëqebull » Tue Jan 06, 2015 7:43 pm

Image
Identiteti kulturor

Tufës mediatike të analistëve, modeleve, këngëtareve etj., pra të njerëzve, për të përdorur një barbarizëm, të showbiz-it, këto kohë i është shtuar edhe një kategori e re, ajo e klerikëve. Abrahamikët tanë po kthehen në një konstante të programeve mediatike dhe, ashtu si kolegët e tyre showbiz-nesmena, janë të pajisur me "gjithëdijen" e cila u lejon të kalojnë nga argumenti në argument me zhdërvjelltësi habitëse, pra i gjejmë të diskutojnë nga skema 4-4-2 dhe parashikimet sportive te fizika bërthamore, duke kaluar nga dieta me bazë hurma arabie.

Këto ditë lexova një intervistë të një showbiz-nesmeni abrahamik, një copëz e ripodhuar këtu:
Gazet. – Shqipëri etnike, apo kështu si jemi mjafton?

P – Jam atdhedashës dhe mëmëdhedashës, duke e lidhur atdheun me rrënjën e fjalës: at dhe mëmë d.m.th. me dashurinë për prindërit dhe familjen. Nëse atdheu nuk konceptohet kështu, atëherë dashuria ndaj tij është vetëm ideologji. Shqipëria, atdheu që kemi është etnik. Kemi edhe shqiptarë jashtë kufijve në toka shqiptare. Por ka edhe hungarezë brenda kufijve serbë, austriak në kufijtë italianë dhe italianë në territor francez apo zviceran.

Nuk mendoj se është kohë kufijsh apo Shqipërie të madhe, është koha e integrimit në familjen e madhe evropiane dhe identiteti ynë duhet të lidhet më fort me atë kulturor dhe shpirtëror sesa me kufijtë fizik".

(R. Mapo, nr. 8 (225), f. 50).
Sigurisht që ka austriakë në Itali (flasim për Italinë meqenëse kleriku është përfaqësues i një shteti në territorin e atij vendi) dhe këta austriakë shpesh herë i gjejmë në media. I gjejmë p.sh. kur gjithë djemtë e komunave të Tirolit Jugor deklarohen homoseksualë thjesht për të mos kryer shërbimin ushtarak nën flamurin italian, sepse vetëm të tillë, italianë, nuk ndihen. Janë ata djem baballarët e të cilëve me bomba dore sulmonin xhipat e karabinierisë italiane, karabinieri e cila shihej, dhe shihet, vetëm si forca e armatosur e një pushtuesi. Episodet e mosbashkëjetesës në Tirolin e Jugut janë të përditshme dhe tensioni shfaqet qoftë dhe për emërtimin e një sheshi në qytet.

Pra, fakti që janë shtetas evropianë tirolezojugorët nuk i bën aspak të ndihen të bashkuar me shtetin e tyre amë, e njëjta vlen dhe për baskët, korsët, irlandezoveriorët etj. Fakti që jetojnë në shtete të një “standardi demokratik” shumë të lartë nuk i bën të ndihen shtetas të atij vendi apo që identiteti i tyre të jetë i mbrojtur.

Nëse nuk ndihen të bashkuar tirolezojugorët nuk kuptoj se si shqiptarët do të ndihen të bashkuar në atë “familje”, nuk kuptoj se si shqiptari i Artës do jetë i bashkuar me atë të Luginës, duke jetuar në shtete të ndryshme, shtete armike të gjakut tonë.

Kleriku mund të shtyhet edhe më shumë, duke thënë që në fund të fundit s’kemi pse bëjmë përpjekje për bashkim, e as për pavarësi, sepse të gjithë do bashkohemi në mbretërinë e qiejve apo në ndonjë vend tjetër imagjinar, e kjo madje do i shkonte më shumë për shtat.

Dhe meqë jemi te “shqiptar” kleriku flet edhe për identitet.

Çështja e përkatësisë në bazë të identitetit kulturor nuk shfaqet sot e për herë të parë këtej nga anët tona.

Një nga përfaqësuesit më të dëgjuar të kësaj rryme mendimi ishte greku Metaksa. Si vajti puna pastaj, dihet, ose mbase edhe s’dihet, se te ne çfarë s'ndodh, mbase s’dihet numri i saktë i shqiptarëve të masakruar dhe të dëbuar nga tokat tona.

Edhe në Veri aksioma e priftit tonë u aplikua me mjaft sukses, pra: mysliman=turk për rrjedhojë "të ardhur", për rrjedhojë "s’kanë pse të jetojnë më në Sërbi (sic!)" dhe o burra në kamionë drejt Anadollit (shoferët vetë me çallma në kokë). Që toka të mos mbetej djerrë u popullua me kolonë skllavë, m’fal, sllavë.

Ndoshta abrahamikut në fjalë, dhe të gjithë abrahamikëve të tjerë, nuk i interesojnë shumë këto probleme “të vogla”, të cilat na kanë përgjysmuar si komb e si shtet, sepse ai ka shtetin e vet brenda shtetit tonë dhe flet vetëm për “shtetasit” e vet, s'i hynë në sy shqiptarët.

Që shoqatat abrahamike, apo më saktë ambasadat abrahamike, nuk janë fort të interesuara, për të përdorur një fjalë delikate, në Bashkimin tonë kombëtar, nuk ishte e nevojshme të lexonim intervistën e priftit apo të cilido prifti e hoxhe, sepse veprimtaria e tyre është prova më e mirë.

Kjo, sigurisht, ka arsyet e veta historike dhe ideologjike.

Ngritja e shoqatave abrahamike në vitet ’90 erdhi si pasojë e veprimtarisë dhe e financimeve të të huajve. Në atë periudhë amullie shqiptarët u dalluan për një indiferentizëm mbizotërues dhe pragmatizëm të skajshëm, sjellje që sot nuk mund të mos të quhet e dëmshme duke parë se në çfarë pozitash i ka sjellë abrahamikët kundrejt nesh.

Kishat e xhamitë nuk u ngritën me lekët e Shtetit shqiptar, e aq më pak të shqiptarëve, por me fondet e shteteve të huaja dhe të organizatave të caktuara, këto janë të dokumentuara gjerë e gjatë në shtyp dhe në Shërbime. Në radhë të parë fonde të Greqisë dhe të Turqisë, dy shtete të cilat për arsye gjeopolitike, ekspansionizmi apo thjesht sovraniteti territorial nuk ishin e nuk janë aspak të interesuar në forcimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve, përkundrazi, janë të interesuar pikërisht në identifikimin e ortodoksit me shtetin grek dhe të myslimanit në shtetin turk (epoka para Rilindjes), duke këmbyer kështu dhe pozicionet ideopolitike, sepse në vend që të ngrinim ne pretendimet tona territoriale mbi Greqinë është ajo që po e bën këtë gjë (mbrojtja më e mirë është sulmi), në vend që ta trajtonim ne Turqinë (atë të “renë” e Ataturkut e jo këtë anadollaken) si krijesë të shqiptarëve ndodh anasjelltas.

Kisha katolike, nga ana tjetër, emërtimi zyrtar "Selia e Shenjtë" që të mos ketë ekuivoke për natyrën juridike, nuk e njeh konceptin e kombit dhe historikisht ngre shtet brenda shteteve.

Sot e 20 vjet nga rikthimi i feve (fetë çuditërisht në Shqipëri i sjell apo i risjell gjithmonë i huaji, dhe jo një i huaj çfarëdo, fjala vjen ndonjë indian, kinez apo japonez, por gjithmonë një i huaj drejtpërsëdrejti ekonomikisht dhe politikisht i interesuar për Shqipërinë) asnjë prej shoqatave të tyre nuk ka bërë një hap drejt bashkimit të besimtarëve të territoreve të lira dhe atyre të pushtuara.

Sot, gjithmonë e më shumë ngrihen organizma të përbashkëta si një parathënie e Bashkimit, më e famshmja “Një Komb, Një Kombëtare, Një Ligë” e duke vazhduar.

Por te institucionet abrahamike në këtë kuadër nuk kemi asnjë të re. Nuk e kemi dëgjuar Janullën të interesohet ç’bëhet atje lart me manastiret ortodokse që janë tumore skllave, gjithmonë e bëj këtë gabim, sllave desha të thosha, në tokë shqiptare, nuk e kemi dëgjuar kurrë të interesohet për shtrirje të “autoqefalisë” (thonjëzat më shumë se kurrë të detyruara) edhe në Shqipërinë Veriore.

Kemi një thes me BIK-a, BIM-a, KMSH-ra e akronime të tjera, të cilat për asnjë çast nuk kanë deklaruar, qoftë dhe qëllimin më të vogël, për t’u bashkuar.

Dhe katolikët atë “… dhe të gjithë Shqipërisë” nuk marrin as mundimin më të vogël që së paku ta zhveshin nga kuptimi londinez i fjalës e ta rikthejnë në kuptimin e plotë, e të vetëm që duhet të ketë.

E jo vetëm që abrahamikët s’kanë bërë ndonjë hap të tillë, përkundrazi, janë bërë vatra infeksioni të kosovarizmit, arabizmit, turqizmit, vorioepirotizmit dhe të shkombëtarizimit në përgjithësi.

Kjo është "përkatësia kulturore", "identiteti kulturor" që promovojnë e propagandojnë në të gjitha frekuencat abrahamikët e të gjitha ngjyrave; paradhoma e një përgjysmimi të ri të shqiptarëve.
Veç një shembull ndër pafund sosh për ilustrim të vetive përçarëse të ideologjive jo-shqiptare dhe kundra-shqiptare abrahamike: Kurban Bajrami ndan Tiranën e Shkupin me Prishtinën

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Reklamat\televizioni\mediat si armë çmoralizimi

#11

Post by rrëqebull » Sat Feb 28, 2015 8:40 pm

Image
Televizionet propagandojnë përzierjen racore sepse pronarët e tyre të globalfinancës e kanë shumë më të thjeshtë të qeverisin një botë mulatësh pa trashëgimi dhe identitet kombëtar, të cilët sundohen lehtësisht duke u droguar me "talent show"-a, "muzikë" rep e tallava të cilët e kalojnë kohën duke bërë "selfi" në banjo, se sa një botë me njerëz kombdashës të përkushtuar ndaj historisë dhe trashëgimisë së tyre etnokulturore mijëravjeçare (dhe asaj gjenetike milionavjeçare!).

Atëherë detyra e çdo Shqiptari është që t'i përdorë mjetet lajmëtore dhe rrjetet shoqërore për të ndihmuar zhvillimin e mendimit kritik dhe të arsyes së lirë tek bashkëkombësit, duke paraqitur të vërtetat që kurrë nuk gjejnë hapësirë në kutitë trushpëlarëse që quajmë 'tv".

Ja një fakt shkencor që nuk paraqitet kurrë në televizionet që propagandojnë globalizmin komb-zhdukës:

Ata që bëjnë fëmijë me një racë tjetër, kanë më shumë afërsi me fëmijën e gjitones së tyre bashkëkombëse (ose me çdo të panjohur tjetër bashkëkombës) se sa me fëmijën e vet stramastik.

Paradoksalisht, nëna ose babai i një fëmije të lindur nga një përzierje racore, do të kishte më tepër afërsi me një fëmijë bashkëkombës të birësuar (adoptuar) se sa me fëmijën e vet stramastik (të përzier).

Vetëm njerëz me çrregullime të rënda botëkuptimore, të cilët kanë rënë pre e propagandave kombzhdukëse të globalistëve, mund të vendosin që të kenë fëmijë stramastikë të cilët do të jenë për ta më të largët dhe më të ndryshëm fizikisht se sa edhe më i panjohuri prej bashkëkombësve të vet.

Cili është ai Prind kombdashës dhe liridashës që nuk dëshiron që fëmija e tij t'i ngjajë dhe të jetojë në një botë të lirë ku Vlerat Kombëtare të respektohen dhe të përcillen me aq dashuri sa që na i kanë lënë edhe të Parët Tanë.

Përzierja racore prodhon të kundërtën, prodhon skllevërit pa përkatësi, pa kulturë, pa të kaluar dhe pa të ardhme, të "botës globale" me "diversitet" njëngjyrësh.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Reklamat\televizioni\mediat si armë çmoralizimi

#12

Post by rrëqebull » Mon Mar 02, 2015 12:59 am

Mangësitë dhe zbrazëtitë e lëna në edukimin e vatrës nga prindër të pakujdesshëm dhe të shkombëtarizuar, kanë për t'u mbushur nga diçka tjetër, gjithsesi.

Në shumicën e rasteve këto zbrazëti mbushen me zvetënim, shpërfytyrim dhe shthurje globaliste nëpërmjet propagandimit të pareshtur mediatik [filma, telefilma, telenovela, shoubizga, gosipra, "lajme rozë", reklama, revista etj.]

Synimi i globalistëve është që të rinjtë të jenë gjithnjë e më të paaftë për të krijuar Familje të shëndetshme dhe të përhumben pas kotësive, kundërvlerave dhe degjenerimit.

Shkatërrimi i Familjes sidomos nëpërmjet trushpëlarjes së Vajzave dhe nxitjes së çrregullimeve dhe çnatyrimeve botëkuptimore tek to, është një prej praktikave më të përdorura prej globalistëve për të arritur zhdukjen e kombeve, të cilat përbëjnë për ta pengesën kryesore për përqendrimin e pushtetit dhe sundimin e botës.

«Përtha Burimin e Jetës së një kombi dhe ai komb do të marrë fund» - kështu përmblidhet taktika që qëndron pas sulmit që globalistët prej kohësh po u bëjnë Vajzave Shqiptare dhe njëkohësisht prindërve dhe vëllezërve të tyre [sepse pa matufosjen dhe qullosjen e këtyre, taktika nuk funksionon].
Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Reklamat\televizioni\mediat si armë çmoralizimi

#13

Post by rrëqebull » Mon Apr 06, 2015 1:49 pm

Image
Që një pjesë e madhe e atyre që punojnë në televizion janë njerëz pa asnjë lloj morali, që përçojnë shqyerjen e shoqërisë dhe shpërbërjen e Familjes dhe Kombit ashtu siç sëmundja botëkuptimore globaliste i ka kurdisur të bëjnë duke i droguar me ultra-materializëm, ultra-hedonizëm e ultra-etnomazokizëm, kjo tashmë është njohuri (apo së paku përshtypje) e përgjithshme dhe nuk çudit më askënd, por pyetja është:

a kanë prindër, a kanë familje, a kanë farefis ata fëmijët që janë të ulur si publik në studion e emisionit Zonë Këllirë dhe para syve të së cilëve shfaqen skenat më të krupshme dhe njerëzit më të ulët që sistemi kalbjekratik ultra-liberal bolshevik mund të jashtëqesë?

Përmasa e trullosjes, matufosjes, etnomazokizmit dhe qullosjes së atyre prindërve e vëllezërve që lejojnë që vajzat e motrat e tyre të jenë të pranishme në një studio ku propagandohet prostitucioni, degradimi, shthurja dhe degjenerimi, është e pallogaritshme.

Vëmendje e posaçme duhet edhe për të gjithë ata që i shfrytëzojnë rastet e tilla për të shfrytur vetë-urrejte dhe pseudo-vetëdije duke dërdëllitur fjali të parapërgatitura e të cekëta të llojit "ne e kemi marrë demokracinë së prapthi", "ne jemi majmunë që kopjojmë gjithçka", "ne duam të bëhemi perëndimorë me pahir".
Të gjithë ata të cilëve u shkojnë ndërmend fjali të tilla kur përballen me sjelljet e fundërrinokratëve janë të ftuar që t'i thërrasin mendjes duke e kuptuar një herë e mirë se pikërisht kjo është demokracia: një sistem ku vepruesit kundrakombëtarë jo vetëm që kanë dorë të lirë të helmojnë dhe shkatërrojnë Kulturën, Traditat e Trashëgiminë Tonë, por madje janë të ndihmuar financiarisht dhe të mbështetur e nxitur nga globalistët për ta bërë një gjë të tillë në mënyrë të programuar dhe sistematike.
Pra nuk është se "e kemi marrë ne demokracinë sëprapthi", por ajo që quhet mendjelehtësisht 'demokraci' është veçse maska demagogjikore e globalizmit. Emisionet si Zonë Këllirë, të cilat janë sendërgjime skenike të ideologjisë familje- e komb-vrasëse glibaliste, veçse e bëjnë sa më të tejdukshme maskën 'demokraci' që mbulon ngërdheshjen familje- dhe komb-urrejtëse të sistemit kundranacionalist globalist.
Dhe për më tepër: çfarë kuptimi ka të fajësohet Kombi duke përdorur fjalën «Ne» për diçka që është përgjegjësi e një stër-pakice, pra a e «Atyre»? Nuk duhet ndonjë shkencëtar për ta kuptuar që Shqiptarët nuk e kanë fare në dorë se çfarë shfaqet në televizion apo se çfarë bëjnë "artistët" apo "politikanët". Këtë madje nuk e kanë në dorë as vet "artistët" e "politikanët", sepse urdhrat apo "këshillimet" e "konsultimet" për "stajlingun", për "lukun" apo për "qeverisjen" i marrin nga tjetërkush.

Të fajësosh gjithë Kombin duke mos kuptuar që falë bolshevizmit 40 e ca vjeçar dhe neobolshevizmit 20 e ca vjeçar, Kombi nuk ka më në dorë asnjë vendimmarrje e asnjë gjë të gjësë, e madje po i rrezikohet gjithnjë e më shumë e ardhmja, është thjesht dhe vetëm papjekuri mendimore, dhe verbëri botëkuptimore që përkthehet në etnomazokizëm dhe asgjë më tepër. Ata që vetëm dhe vetëm ankohen, duhet të fillojnë të japin shembullin duke përmirësuar dhe «kthyer në burim» botëkuptimin dhe sjelljet e veta.

Thelbi i çështjes është që në këto 20 e ca vite "tranzicion" na është dashur të përqafojmë njëherësh dhe me pahir të gjitha ato sëprapthtësime, shkulturime, shthurje e shoqëri-shqyerje që Perëndimi po pëson tashmë prej 70 vjetësh. Për këtë arsye disave u duket sikur shoqëria jonë «po shkallon» edhe më tepër seç «ka shkalluar» edhe vet Perëndimi. Por sëmundja është e njëjtë, ndryshon vetëm koha dhe shpejtësia e sëmurjes. Duke patur parasysh gjendjen e rënduar të tru-ndryshkjes dhe spastrimit të Elitës Kombdashuronjëse që u krye nga totalitar-bolshevizmi 40 e ca vjeçar, globalizmi ultraliberal-bolshevik që zëvendësoi atë të parin, nuk po has në asnjë lloj pengese dhe ka pushtuar prej kohësh pjesën dërrmuese të Hapësirës Tonë publiko-politike duke shfrytëzuar zbrazëtinë, varfërinë dhe rrëmujën botëkuptimore që la pas totalitar-bolshevizmi.

Prandaj në vend që të ankohesh, ndërgjegjësohu, fuqizoje dhe zgjeroje botëkuptimin tënd dhe ndihmo në vetëdijesimin e bashkëkombësve, porsi një nacionalist i mirë dhe i përgatitur.
Dhe mos e shiko pa sy kritik asnjë emision që sheh në televizion sepse janë të studiuar enkas për të të bërë gjysëm njeriu duke të globalistizuar, por përpiqu të zbërthesh gjithçka nga ato që sheh duke dalluar dhe duke u mbrojtur nga të gjitha sulmet e ulëta dhe të mirëmaskaura që emisione të tilla i bëjnë mendjes dhe moralit tënd familjarokombëtar. Mos lejo që ata që drejtojnë emisione të tilla apo që shfaqen në televizion me sjellje të tilla, të të bëjnë si vetja e tyre. Jí vetvetja. Jí i pastër. Jí i lirë. Jí Shqiptar.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Reklamat\televizioni\mediat si armë çmoralizimi

#14

Post by rrëqebull » Tue Apr 21, 2015 8:46 pm

Propagandë çmoralizuese LGBT-iste e paraqitur si "humor":




Po të vihet re edhe xhingëllima, ku paraqitet një çift me shkresën "game over" dhe me fytyra të çartura, kuptohet se e gjitha është në sajë të propagandës neobolshevike kundramartesore e kundrafamiljare.

S'ka rëndësi nëse propaganda është veçse pak sekonda krahasuar me gjatësinë e videos, se këto fushata zgjasin edhe me vite të tëra, me imazhe dhe pamje trushpëlarëse që ushtrojnë degjenerim të ngadalshëm e që i sëprapthtësojnë Vlerat pak e nga pak, në bashkërendim me përmbysjen dhe depërtimin e sistemeve akademike, arsimore e politike. [Është porsi qasja "reformiste" e "social-demokratëve", që duan të arrijnë bolshevizímin botëror (=zhdukjen e shtetkombeve), me anë të "reformave" të shumta dhe të njëpasnjëshme, duke e braktisur "rrugën revolucionare" për t'u maskuar si "demokratë". (Dhe kjo qasje reformiste, sado toksike për shtetkombin, është aq e ngadaltë sa që një numër i madh "social-demokratësh", sidomos të brezave më të rinj, as është fare në dijeni që po vepron për të përhapur globalizëm bolshevik, por i duket vetja sikur po "ndihmon shoqërinë e vet" me "ide progresiste", pa e kuptuar se "progresizëm" do të thotë pikërisht përparim.. drejt shpërbërjes tërësore të shtetkombeve!)].

Pra, porsi "reformizmi" bolshevik në politikë, taktika e sëprapthësimit të butë ("soft-subversionit") në çështje shoqërore e kulturore, është më e parapëlqyera dhe e përdorura prej trillimtarëve globalistë sepse njerëzit kundrejt të cilëve përdoret ajo (sikur të ishin kavie), nuk e kuptojnë që janë të sulmuar dhe nuk zhvillojnë kundërtrupa mbrojtës ndaj sëmundjeve botëkuptimore që u ngjiten nëpërmjet ekranit.
Jo më kot, përfundimi i videos, me atë fyerje të bërë haptazi kundra Kavajës Trime, vetëm para pak vitesh do të ishte jashtë çdo standardi pranueshmërie për çdo shqiptar ndërsa sot, pas gjithë filmave, videove, "dokumentareve", "trajnimeve", lajmeve e shoubizrave me propagandë të studiuar enkas për përthithje të nën-vetëdijëshme dhe për mpirje të aftësive kritike të shikuesve, ajo pamje kundrashqiptare, as që u bën fare përshtypje se u duket "thjesht humor" e madje "humor cilësor" (yha!).


Nëse, dhe vetëm nëse, përcaktimi propagandë çmoralizuese neobolshevike lgbt-iste e maskuar si "humor" ju duket "ca si i tepërt", atëherë hidhini një sy kësaj videoje edhe kuptoheni që, në të vërtetë, ca si i tepërt është ndikimi syleshësúes, trullosës dhe turbullues që globalizmi ka pasur tek aftësia juaj arsyetimore dhe tek botëkuptimi juaj.

Vëllezër e Motrani, gjejeni dhe merreni veten, se i duheni Kombit.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Reklamat\televizioni\mediat si armë çmoralizimi

#15

Post by rrëqebull » Thu Apr 23, 2015 1:40 pm

Një ndër funksionet e shoubizit, krahas atij kryesor çmoralizues dhe degjenerues, është edhe ai i 'çensurimit të tërthortë' të çështjeve jetësore për Kombin duke ngritur zhurmë e pluhur me "skandale" të stisura e të fryra enkas për të hequr vëmendjen dhe për të mbuluar planet dhe veprimtaritë kundrakombëtare të regjimit kundrakombëtar.
Image

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”