"Vellezerit" greke te serbeve, hidhen ne kundersulm
Posted: Fri Oct 17, 2014 4:45 pm
"Vellezerit" greke te serbeve, hidhen ne kundersulm, per te ashtequajturin incident te Dervicanit, ku gjasme u sulmuan pjesetare te minoritetit grek ne Shqiperi, per te zhvendosur vemendjen boterore, nga tema dites, qe ishte racizmi dhe dhuna ne Beograd ne ndeshjen Serbi-Shqiperi:

Kunderpergjigjet Shqiperia:Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko, priti këtë të premte në ambientet e Ministrisë Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, z. Rokanas, me kërkesë të këtij të fundit.
Rokanas kërkoi këtë takim, pas një incidenti, sipas tij të ndodhur në Dervican, ku pas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, ku një grup i vogël të rinjsh kanë lëshuar parulla dhe i kanë shkaktuar dëme materiale një automjeti.
Vetëm pak orë pasi ambasada greke në Shqipëri protestoi tek autoritetet shqiptare për “sulmet e dhunshme të disa të rinjve shqiptarë ndaj minoritetit grek në jug të vendit”, vjen një tjetër notë proteste, këtë herë nga pala shqiptare.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko në një takim sot me Ambasadorin grek në Tiranë, Leonidas Rokanas, i ka shprehur “shqetësimin e palës shqiptare lidhur me pasqyrimin në faqen zyrtare të Presidencës së Republikës së Greqisë të një njoftimi lidhur me dekorimin e znj. Ermioni Pringu nga Presidenti Papulias, ku konstatohet me keqardhje se vendbanimi i saj është quajtur “Himara e Vorioepirit”.
Qirko kërkoi “heqjen e menjëhershme të këtij përcaktimi nga faqja e internetit të Presidencës së Republikës së Greqisë”.
“Ky term nuk është koncept politiko-administrativ në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që përdoret rëndom nga qarqe antishqiptare, të cilët, në kuadër të pretendimeve territoriale identifikojnë me këtë term Shqipërinë e Jugut”, deklaroi z.Qirko.
Ambasadori grek u shpreh në takim se do të informojë “menjëherë autoritetet e Presidencës greke për të bërë korrigjimin përkatës”.
