"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

“Bashkimi” i Kombit Shqiptar: emocion apo strategji kombëtare?

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

“Bashkimi” i Kombit Shqiptar: emocion apo strategji kombëtare?

#1

Post by Phoenix » Wed Nov 26, 2014 10:25 am

[quoteemYlli Përmeti]Shqiptarët, historikisht, kanë akuzuar përfaqësuesit e tyre për “tradhëti” të aspiratave tona kombëtare, por ata kurrë nuk janë munduar të kuptojnë shkaqet (ose shkakun përfundimtar) se përse ata kanë qenë të tillë. Rast tipik i këtyre akuzave dhe kundër-akuzave publike është koha përmes së cilës Shqipëria kërkon të integrohet në globalizmin neoliberal (G/N): ndërsa ajo ka hapur dhe çliruar tregun dhe kapitalin, aplikon politika konçesionare dhe merr borxhe në tregun ndërkombëtar të marketingut, thuajse njëlloj si në kohën e Zogut, me pasojë, shitjen e pasurive kombëtare, robërimin e shqiptarëve dhe shkatërrimin e ekosistemit. Shkaku, rrjedhimisht, i “tradhëtisë” së aspiratave të kombit shqiptar, nuk është se përfaqësuesit tanë janë “tradhëtarë”, ose se duan të jenë të tillë, por është orientimi i përgjithshëm i Shqipërisë për t’u integruar në G/N që i bënë ata të adoptojnë politika kundër-produktive dhe anti-demokratike.[1] Këtë orientim, ndryshe nga Britanikët për shembull, e mbështet pjesa më e madhe e popullsit shqiptar. Dhe kjo, sepse në Shqipëri, çensurohen qasjet anti-globaliste dhe populli shqiptar është kurthuar në propagandën që ushtrojnë mbi ta përfaqësuesit tanë, gjithashtu dhe përfaqësuesit e elitës mbikombëtare (Komisionerë etj.). Dhe përsa kohë që ‘integrimi’ në fjalë mbështetet verbërisht nga pjesa më e madhe popullit, për aq kohë, shkaqet e mjerimit të popullit dhe ekosistemit do të mbulohen dhe do t’i atribuohen korrupsionit, tradhëtisë etj…

Lidhur me bashkimin e trojeve shqiptare, që përflitet nga udhëheqësit e partive politike në Shqipëri (Kurti, Spahiu, Berisha etj.), dikush duhet të ketë parasysh se cilën rrugëzgjidhje kanë zgjedhur ata dhe cila është rruga më e mirë për bashkimin e trojeve, gjithashtu dhe strategjinë që ka adoptuar elita mbikombëtare (E/M) për të sunduar botën? Nëse gjykojmë nga deklaratat e Berishës që bëri në fund të mandatit të dytë, gjykoj se çdo deklaratë e tij lidhet me një periudhë post-berishiste, d.m.th., Berisha, që të mos dënohet nga Historia dhe populli shqiptar, i premton dëshirën që pjesa më e madhe e popullit shqiptar dëshiron: bashkim kombëtar, liri qarkullimi dhe bashkëpunim ekonomik. Në të vërtetë, heqja e doganave midis Kosovës dhe Shqipërisë, veç të mira mund t’i sjellë popullit shqiptar. Por problemi këtu është se pjesa më e madhe e shqiptarëve s’e kanë kuptuar nevojën e krijimit të kushteve të një modeli tjetër zhvillimor, sepse, për shembull, liria e qarkullimit lidhet ngushtë me kursimet e qytetarëve: nëse kanë, ata do të udhëtojnë, nëse s’kanë, do të udhëtojnë ata që kanë (korporatat dhe oligarkët). Dhe jo vetëm kjo, liria e qarkullimit lidhet ngushtë me cilësinë e tij, se sa, për shembull, qarkullimi nuk ndot ekosistemin. Dhe ngasa duket qartë, liria e qarkullimit ose shpeshtësia e qarkullimit të automjeteve, me bazë naftën, ndot ekosistemin.[2] Gjithashtu, përsa kohë që ne kërkojmë të drejtën tonë për t’u bashkuar politiko-ekonomikisht si Komb tek institucionet ndërkombëtare, kryesisht në Amerikë, përaq kohë ne nuk do t’a gjejmë atë.
Sidoqoftë, duhet të kemi parasysh se autokratët e llojit Berisha kur ndjejnë se dobësohen, premtojnë maksimalen —pavarsisht se sa do të realizohet dhe sa kanë punuar për atë ç’ka premtojnë. Dhe për të qenë i drejtë Berisha s’ka qenë mbështetës i “bashkimit kombëtar”. Ndaj, duke bër deklarata me konotacion bashkues dhe kombëtar, Berisha lanë hesapet me Historinë dhe pasuritë e fëmijëve; gjithashtu, garanton pensionin e majmë që do të marrë përgjatë të njëjtës periudhë (meqënse asnjë parti nuk kërkon konfiskimet e të gjitha pasurive që janë bërë në kurriz të popullit dhe ekosistemit). Kjo strategji e bën Berishën që të mbrohet dhe të nderohet si patriot, të paktën nga lakejt që e mbështesin.
Në anën tjetër, nëse analizojmë deklaratat e Kryetarit të AK-së, Kreshnik Spahiu, për të njëjtën çështje, ato nuk lidhen me realitetin gjeopolitik të E/M. Dhe nëse analizojmë qëndrimet e VV, lidhur me bashkimin kombëtar, ato janë të mirë-orientuara, por asaj i mungon projekti për të shkuar nga këtu-atje. Dhe nëse analizojmë deklaratat arkitektit të Shqipërisë Natyrale, Koço Danaj, ato përqendrohen vetëm në një sektor: në sektorin e diplomacisë dhe institucionet ndërkombëtare (Gjykata Ndërkombëtare etj.). Por, diplomacia, siç kam treguar në vend tjetër,[3] i përshtatet G/N, d.m.th. ajo i shërben kryesisht kapitalit, elitave dhe nën-paradigmës ekzistuese, sesa popujve. Kjo është arsyeja që diplomacia duhet të bashkë-rendojë me elementë të tjerë sistemikë shumë më të rëndësishëm sesa vetë diplomacia. Kështu, nëse shfrytëzojmë precendetin e ri-bashkimit të Gjermanisë Perëndimore me Gjermaninë Lindore, që ndodhi pas rënies së ish-socializmit ekzistent, duhet të kemi parasysh disa elementë dhe veçori gjeopolitike.
Së pari, bashkimi i Gjermanisë u krye në një kohë kur Gjermania dhe nën-paradigma Lindore ra dhe kishte nevojë —kryesisht për arsye ‘objektive’— për ekspansion ekonomik. Kjo është arsyeja që së pari erdhi bashkimi ekonomik dhe pastaj bashkimi politik —d.m.th., si fillim u privatizuan pasuritë publike të Gjermanisë Lindore dhe pastaj erdhi kontrolli politik. Dhe kjo është arsyeja që administrata e Xhorxh W Bush-it, e mbështeti këtë nismë —sigurisht, pasi shtrëngoi Kolin për anëtarësim në NATO! Ky i fundit, duke shpërnjohur vullnetin e popullit gjerman —që ishte masivisht kundër anëtarësimit në NATO, d.m.th., më pak se 20% mbështeste anëtarësimin— pranoi kushtet e Uashingtonit! Dhe Kol, ndryshe nga Lafontain, i cili u pushua nga puna, sepse donte të taksonte oligarkët, ishte i përzgjedhuri i korporatave gjermane.[4] Pas njëzet vjetësh, boshti i Pushtetit gjerman —dhe që nga koha e hegjemonisë së fundit në shekullin 19-të— Gjermania është sërish në lojë, dhe Uashingtoni, ia ka frikën, pavarsisht se diçka e tillë nuk shprehet. Nuk është e rastit që Soros mbështet largimin e Gjermanisë nga BE-Eurozona: sepse amerikanët kanë frikë se Gjermania, me bashkimin politiko-ekonomik të BE-së, mund t’a sfidojë Amerikën në skakirën ndërkombëtare, meqënse Europa është më e madhe në popullatë dhe gjeografi, se Amerika. Për të njëjtën arsye Gjermania ka qenë e rezervuar për ndërhyrjet ushtarake që kryen NATO në vende të ndryshme të botës. Por, Gjermania është pushtuar nga Pushteti ekonomik i korporatave dhe nuk ka, për momentin, asnjë mundësi që t’a frenojë Uashingtonin në ekspansionin e tij rreth botës.
Në fjalë të tjera, Gjermania paguan shuma të mëdha për NATO-n, dhe mban, për arsye historike, qëndrim të rezervuar lidhur me operacionet e NATO-s. Dhe përsa kohë që Gjermania nuk vuan nga kriza prezente e Eurozonës, në nivelin që vuajnë vendet e tjerë të Eurozonës, përaq kohë ajo do të mbetet në hije, sa i përket NATO-s. Ajo, sidoqofë, do të jetë protagoniste në Eurozonë, nëse kjo e fundit, nuk pushtohet nga revoltat popullore. Por Eurozona nuk mund të rrisë mirëqënien e popujve dhe ekosistemit. As ka mundësi ajo të zhvillojë demokracinë me delegimin e sovranitetit të kombeve në Bruksel dhe Frankfurt. Bashkimi i Gjermanisë ishte kryesisht objektiv dhe i dirigjuar nga lartë sesa nga poshtë.
Kështu, Shqipëria nuk është as Gjermania Perëndimore, as në kohën kur ra blloku Lindor. Ajo synon, njëlloj si Kosova, integrimin në strukturat e G.N. Kjo nënkupton se Shqipëria dhe Kosova do të dirigjohet politikisht nga Brukseli, ekonomikisht nga Frankfurti, dhe diplomatikisht nga Uashingtoni. Këta tre elementë janë të ndërvarur.
Pyetja që lind këtu është se sa i intereson Uashingtonit, Brukselit dhe Frankfurtit, bashkimi i trojeve të Shqipërisë dhe jo se sa na intereson ne. Sepse ne, me vetë-dije po e delegojmë sovranitetin e shtetit shqiptar në kuintat e Brukselit. Fakti që ne delegojmë sovranitetin në këto tre institucione, mjafton që ne të dirigjohemi nga lartë, njëlloj si Gjermania e viteve ‘90. Kështu, duke ndjekur ideologjinë neoliberale —që është, themelimi dhe ri-prodhimi i vlerave i tregut të marketingut dhe “demokracisë” përfaqësuese, mund të themi se një bashkim ekonomik me Kosovën dhe në fusha që nuk përforcojnë rolin e Tiranës zyrtare në rajon, mund të ndodhë, por jo bashkim politik, si në Gjermani. Arsyeja është se elitës mbikombëtare nuk i intereson fuqizimi i Shtetit, siç e njohim, por hapja maksimale e tregut (katër liritë) ose dominimi i Pushtetit ekonomik botëror (korporatave dhe bankave) mbi shtetin. Dhe kjo sepse vetëm kështu, ri-prodhohet pushteti i oligarkëve.
Sërish, bashkimi ekonomik, në kuadër G/N, nënkupton bashkimin e oligarkive përkatëse, sesa bashkimin kombëtar. Dhe kjo, sepse burimet, bankat dhe punëtorët, do të vazhdojnë të pronësohen nga oligarkitë kombëtare dhe mbikombëtare. Dhe përsa kohë që këta tre elementë sistemikë pronësohen nga oligarkitë kombëtare (në bashkëpunim me E/M) për aq kohë të pasurit do të bëhen më të pasur dhe të varfërit më të varfër. Pyetja tjetër që lind këtu është se sa i intereson popullit dhe ekosistemit tonë, ky varjant? Përgjigjja që marrim është negative; dhe nuk na interson ky varjant — sepse pushtimi ekonomik institucionalizohet më shumë dhe robërimi i mëtejshëm i popullit shqiptar, gjithashtu dhe ekosistemit, bëhet i pashmangshëm. Varjanti që mbetet është krijimi i fronteve popullore kundër G/N dhe zhvillimi i demokracisë politike, një proces që nënkupton krijimin e kushteve për pavarësi ekonomike e cila do të siguronte pavarësinë politike: mbi këtë dimension bashkimi bëhet i pashmangshëm; sepse pa këtë zhvillim, ne do të jemi subjekt nga kapitali dhe diplomacia e huaj; gjithashtu dhe nga E/M. Kështu, përsa kohë që elitës mbikombëtare nuk i intereson ri-prodhimi i ndonjë Shteti imagjinar, por veç vlerave të tregut dhe pushtetit botëror, përaq kohë, ndryshimet e kufijëve në rajon do të jenë fjalë boshe dhe dëshira emocionale.
Masakra e politikave konçesionare dhe lufta për Pavarësi
Ish-Kryeministri Berisha, ndërsa nderoi Zogun në fund të vitit 2012, pas pak ditësh nderoi Hasan Prishtinën, kundërshtarin e Zogut, që e vrau Zogu në Selanik, sepse ky i fundit kundërshtonte politikat e Zogut, kryesisht favoret sërbe. Gjykoj, se arsyeja kryesore që Berisha e bëri këtë veprim, është sepse ai e ka pushtuar Shqipërinë, njëlloj si Zogu dikur, me kapitalin e huaj dhe çifligjet e tij. Por ndryshe nga ajo kohë kur mbizotëronte kapitali italian, sot, në Shqipëri mbizotëron kryesisht kapitali grek, pastaj ai italian (megjithëse përqindja mund të përmbyset për shkak të krizës greke dhe simpatisë së Ramës ndaj Italisë); ndërsa në Kosovë, dominon kapitali turk. Nuk mungon, sigurisht, kapitali sërb. Sidoqoftë, me diplomacinë e brendshme që përdori Berisha, përtej faktit që s’donte t’ia dinte për zhvillimin e demokracisë, d.m.th., për kalim Pushteti ekzekutiv më të madh në rajone, deri në gjithëpërfshirje, dhe krijimin e kushteve për Pavarësi Kombëtare, ai bëri përpjekje maksimale që të mashtronte shqiptarët edhe një herë, kur, në zgjedhjet e fundit, kërkoi të rizgjidhësh!
Sidoqoftë, ndryshimi midis udhëheqësve shqiptarë është se Teuta, Skënderbeu, Hasani, Qemali, Noli dhe Enveri, luftuan për pavarësinë e Shqipërisë duke shfrytëzuar aleancat dhe koniukturën e kohës, ndërsa Zogu, Berisha dhe klasa politike shqiptare e dy dekadave të fundit, luftojnë për lirinë e kapitalit, duke shfrytëzuar, njëlloj, koniukturën e kohës! Fundja, nëse dikush analizon prijësit tanë, duke filluar nga Mesjeta, me Skënderbeun, pa harruar, sigurisht, prijësit e antikitetit, deri te Berisha, duhet të ketë parasysh kohën specifike që ka jetuar çdo udhëheqës. P.sh., Skënderbeu ndaloi Perandorinë Otomane dhe e luftoi atë me sukses të jashtëzakonshëm pavarsisht se elita e Konstandinopojës e luftonte dhe ishte më e fuqishme se principata shqiptare. Sulltanët e Konstadinopojës luanin rolin e elitës së kohës në rajon, njëlloj si elita mbikombëtare sot, por kjo nuk e ndaloi Skënderbeun që t’i sfidonte ata. Ndryshimi, sidoqoftë, midis elitës së Peradorisë Otomane dhe elitës mbikombëtare sot, është i madh: jo vetëm që përbërja e tyre ndryshon, sepse në elitën e Konstandinopojës kishte edhe shqiptarë, por edhe mekanizmat me të cilët kontrollohen popujt, janë të shumtë. Gjithashtu, E/M kontrollon thuajse të gjithë globin, me ushtri dhe mekanizma ekonomik (më shumë dhunë ekonomike), ndërsa Perandoria Osmane, kontrollonte më shumë me dhunë fizike përmes vasalëve që emëronte rreth perandorisë. Dhe nëse vijmë në fillimet e shtet-formimit Shqiptar, në vitin 1912, boshti i pushtetit botëror ishte zhvendosur në Londër. Në atë kohë nuk diskutohësh për ndonjë Perandori por për shtete të pavarur; kjo është aryeja që Ismail Qemali kërkoi ndihmë nga Londra: për të krijuar një shtet-komb dhe jo një gjysmë-shtet-komb. Por ai dështoi. Se sa mundësi kishte Qemali për realizmin e shtet-kombit, është një tjetër çështje, që e kam diskutuar në vend tjetër.[5] Në esencë Qemali luftoi për pavarësi politike dhe ekonomike. Njëlloj bëri edhe Noli më vonë. Por jo Zogu: ai adoptoi politikat konçesionare dhe borxhet, siç bën dy dekadat e fundit klasa politike shqiptare. Sepse në atë kohë vetëm ato njiheshin. Principet keinsiane, që nënkuptonin pavarësinë ekonomike dhe politike të një vendi, u adoptuan pas vitit 1930 dhe kryesisht pas vitit 1945. Por në nivel bankar ekziston një ndryshim: nëse sot politika monetare diktohet nga kuadri modern institucional, kryesisht nga BIS, në kohën e Zogut, Banka Qendrore “shqiptare” ishte dhënë me konçesion tek italianët që në fillimet e saj për një kohë të gjatë dhe ajo kreditonte kryesisht kapitalistët italianë dhe politika monetare diktohësh nga Roma.[6]
Dhe politikat konçesionare në nivelin ekonomik ndryshojnë nga politikat jokonçesionare në elementin se ndërsa këto të fundit mbështeten në zhvillimin dhe ruajtjen e burimeve të një vendi duke u bazuar te urtësia popullore, të parat, dominohen nga fitimet dhe kapitali i huaj dhe kështu qeveritë marrin borxhe nga “investitorët”, një eufemizëm që përdoret në vend të “kapitalistëve”, dhe krijojnë kushtet, jo vetëm për shumëzimin e sasisë së borxheve, meqënse ekonomia vendore shkatërrohet nga konkurrenca e vendeve më të zhvilluar, por edhe për shfaqjen e një oligarkie në nivel vendor —që është Pushtet dhe dhunë sistemike në vetë-vete. Dhe ky është thelbi i “politikave konçesionare”: braktisja e urtësisë dhe autoritetit të popujve, mbështetjes në burimet vendore dhe themelimi i dhunës sistemike dhe përfitimit! Kjo do të thotë se politikanët profesionistë, meqënse duan të integrohen në BE ose në struktuart e G/N, do të jenë të varur nga konkurrenca e ashpër e oligarkisë globale —e krijuar në dekadat ’80-’90— por edhe më parë (p.sh., perandoria e Rothshild është më shumë se një shekull), kur shqiptarët ishin ende nën kontrollin e shtetit. Dhe ata e bëjnë këtë sepse ata kontrollojnë burimet kryesore të vendit, bashkë me investitorët ose kapitalistët e huaj, dhe meqënse bashkëpunojnë dhe ndajnë “thelat” më të mira të burimeve vendore, s’e kanë problem të delegojnë sovranitetin e kombit në Bruksel. Në thelb, politikat konçesionare janë shkatërruese për nji vend, si për Shqipërinë në veçanti, ashtu dhe për vende të tjerë, në përgjithësi. Nuk do të ishte, rrjedhimisht, e çuditshme që Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një nga hetimet e tij të fundit, të zbulojë shkelje dhe dëme financiare për të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore prej 18 milionë dollarësh — ku më shumë se gjysma e dëmit është kryer nga ndërmarrjet konçesionare në sektorët e energjisë dhe minierave.[7]
Sa i përket debateve lidhur me rolin e Enver Hoxhës në socializëm, dikush duhet të ketë parasysh se ai e mbrojti Shqipërinë nga kapitali i huaj sepse e favorizoi koha ose koniuktura politike, d.m.th., ai jetoi konsesusin social-demokrat në Perëndim dhe ish-socializmit ekzistent, në Lindje, të cilët nënkuptonin pavarësi politike dhe ekonomike. Sidoqoftë, ai mund t’a hapte vendin ndaj kapitalit të huaj, siç bëri Kina, që në vitet ’70. Por, ai s’e bëri. Arsyeja është se ai këmbnguli te pavarësia jonë politike meqënse, siç duket, ishte konseguent i principeve Marksiste, d.m.th. i principit të pavarësisë ekonomike dhe politike, një princip që bënte të mundur kalimin në komunizëm. Kjo konseguencë kishte të mira dhe të këqija për vendin. Të mirat ishin krenaria kombëtare, d.m.th., ne nuk ia shtrinim dorën askujt; dhe të këqijat, padrejtësitë e pashmangshme që shfaqen në çdo sistem hierarkik dhe autokratik. Duhet theksuar këtu se Enveri nuk ishte filozof politik, por shtetëtar; kjo do të thotë se ai nuk njihte praktika të tjera, ose nuk mund të përpunonte praktika të tjera veç atyre që përpunoi Marksi, Lenini dhe Jugosllavia (kooperativat p.sh.). Padrejtësitë sistemike, rrjedhimisht, nuk mund t’i atribuohen vetëm Enverit; sepse ai aq dinte, aq bëri. Kampi tjetër, ose kundërshtarët e tij, fundja, ishin për kapitalizëm, d.m.th., për social-demokracinë, siç janë edhe sot shumë prejt tyre (Milo p.sh.), pavarsisht se ky konsesus ka dështuar! Dhe kapitalizëm midis të tjerash do të thotë dhunë ekonomike, sepse pushteti ekonomik dominon pushtetin politik dhe vullnetin e çdo populli. Kjo është arsyeja që bota gjëndet në mjerim politik dhe ekonomik, sepse s’e lëshon pushteti ekonomik dhe botëkuptimi modern: përfitimi. Duhet theksuar edhe një herë se demokracia, ose pushteti i një populli —d.m.th. i logjikës ensembliste që krijohet në gjirin e kuvendeve popullore— nuk përputhet me pushtetin ekonomik.
Ndryshe nga Enveri, i cili ruajti pavarësinë politike dhe zhvilloi struktura ekonomike, të cilat, në disa aspekte, ishin problematike, Berisha, Nano dhe Rama, dhe gjithë klasa politike e dy dekadave të fundit, nuk mund t’a sigurojnë pavarësinë tonë politike dhe ekonomike me integrimin në G/N (ose në BE), as të mbulojnë nevojat e gjithë popullit, as të bashkojnë kombin dhe as të mbrojnë pakicat jashtë Shqipërisë, as të japin drejtësi kur vetë sistemi është i padrejtë, as të zhvillojnë struktura ekonomike të qëndrueshme, dhe as të frenojnë katastrofën ekologjike, sepse të gjitha këto dhe shumë të tjera, ia kanë lënë dinamikës së tregut, botëkuptimit modern (përfitimit) dhe kapitalit të huaj. Kjo është arsyeja që sot Shqipëria është shitur dhe do të vazhdojë të shitet nëse asnjë organizim politik nuk lindë.
Përmblethtas, shqiptarët përgjatë perandorisë romake sundoheshin nga shqiptarë (politikisht nga qeveritarët dhe ekonomikisht nga krahinarët) që emëroheshin nga qeveria qendrore e Romës. Në perandorinë osmane thjesht ndryshuan termat: nga qeveritarë u bënë bejlebejë dhe nga krahinarë u bënë mutasarifë, mutaselimë dhe kajmekamë. Kështu pushteti politiko-ekonomik buronte nga qeveria qendrore e perandorisë. Qeveritarët periferikë thjesht mblidhin taksat – herë në natyrë dhe herë në monedhë. Besnikëria kundrejt qeverisë qendrore tregohësh përmes taksave: sa më të bollshme të ishin ato për qeverinë qendrore aq më shumë liri dhe pasuri gëzonte qeveritari periferik. Ky parim nënkupton shtrydhjen e mëtejshme të fshatarëve. Pasuria që krijonin periferikët kalonte detyrimisht përmes këtij procesi. Kështuqë çdo pasuri e bejlerëve në modernitet buron nga pëlqimi i Sulltanit. Dhe këto pasuri u trashëguan me lindjen e shtetit modern shqiptar. Dhe kur lindi shteti modern shqiptar lindën bankat dhe tregu i marketingut. Kështu filloi shit-blerja e tokës. Dhe çifligjet mbetën kryesisht në duart e atyre që kishte emëruar Sulltanáti. Ndaj pretendimi se bejlerët e Shqipërisë kishin punuar për ato toka dhe pas rënies së socializmit ata duhet t’i trashëgojnë ato, nuk qendron. Sigurisht, përgjatë mbretërisë Zogiste kishte shit-blerje tokash nga individë të ndryshëm. Por ato kryheshin në kuadër të çifligjeve. Shkurt, në modernitetin e G/N shqiptarët sundohen thuajse njëlloj si në kohën e sundimit osman dhe zogist. Ndryshimi është se në kohën e perandorisë osmane E/M rezidentonte në Kontandinopojë; në kohën e Zogut, në Romë; dhe sot, në Uashington, Bruksel dhe Frankfurt.

[1] Shih për shumë, Ylli Përmeti, Shteti modern: si shkak i konflikteve etnike.
[2] Shih për më shumë, Ylli Përmeti, Drejt orientimit ekologjik të shqoqërisë.
[3] Shih, Ylli Përmeti, Pushtimi i massmedias, propaganda e elitës vendore dhe ndërkombëtare dhe diktati neoliberal.
[4] Shih për më shumë, Ylli Përmeti, Pushteti i frikës dhe globalizmi neoliberal.
[5] Shih Ylli Përmeti, Shqipëria mes rrënimit dhe ri-ndërtimit: 1912-1944. Kapitulli i pestë.
[6] Ndërhyrja e kapitalit të huaj në Shqipëri dhe qendrimi i qarqeve demokratike, 1921-1925, Veniamin Toçi, Akademia e Shkencave e R.P.Sh., Instituti i Historisë, Kapitulli i Tretë.
[7] Për tre muaj, KLSH: Dëmi në buxhet, 18 milionë dollarë, Panorama, 6 Qershor, 2014.[/quoteem]

Burimi:http://www.phronetic-democracy.org/cbas ... e-peshuar/

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4202
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: “Bashkimi” i Kombit Shqiptar: emocion apo strategji kombëtare?

#2

Post by Zeus10 » Wed Nov 26, 2014 7:31 pm

Globalizmi eshte instrumenti, qe po ju heq mundesine popujve dhe individeve, per tu vetembajtur, pra te vetesigurojne te mirat materiale, duke perfshire dhe ushqimin baze. Tregu do te kontrollohet, vetem nga oligarket e medhenj dhe nepermjet tregut dhe vete jeta e njerezve dhe egzistenca e shteteve. Gjithshka do te kontrollohet, nga disa duar dhe rebelimi do te jete i pamundur. Kjo ka ndodhur dhe me pare, do ndodhe dhe ne te ardhmen. Koha e arte e gjysmes se dyte, te shekullit te 20 -te, nuk do te vij dot me. Ne ate kohe, u dhane perkohesisht ca liri ekonomike dhe njerezore, sepse oligarket e medhenj, kishin nje armik per te mundur: 'komunizmin'. Tashme keta oligarke, jane leshuar si bisha gjakatare, kunder lirise ekonomike ne vecanti, qe ka lidhje me kontrollin mbi vete njeriun.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”