"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shqipëria Lindore nën pushtimin sllav, Tirana hesht

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Shqipëria Lindore nën pushtimin sllav, Tirana hesht

#1

Post by rrëqebull » Sat Jan 03, 2015 9:57 pm

Shteti pushtues me identitet të vjedhur sllavomaqedonas ka filluar me presione ndaj shqiptarëve ortodoksë të Rekës së Epërme. Pas deklarimit të tyre si shqiptarë, ata mbesin pa rrymë në mes të dimrit, njofton Agjencia Informative Shqipëria e Bashkuar. Në trojet shqiptare nën IRJM, kohët e fundit, ka filluar të flitet zëshëm për rikthim në identitet të shqiptarëve ortodoksë. Reka e Epërme ka nevojë për një mbështetje politike dhe institucionale nga Republika e Shqipërisë.
http://www.shqiperiaebashkuar.info/2015 ... -pushtuese

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Shqipëria Lindore nën pushtimin sllav, Tirana hesht

#2

Post by rrëqebull » Sun Mar 15, 2015 10:01 pm

Image

Faqja e Universitetit të Shkupit, kryevendit shqiptarolindor,
është vetëm në sllavisht dhe në anglisht: www. ukim.edu.mk/

A mos kombësia më e numërt në IRJ-Maqedoni, pas skizofreno-bullgarëve, na qenkan anglosaksonët?

Ku është Gjuha Shqipe? Ku janë Shqiptarët?
Mos janë strukur gjë nëpër bunkerët abrahamikë që kanë ndërtuar grackërisht pushtuesit sllavë enkas për të na turko-arabizuar e për t'i "dëshmuar" botës se «shqiptarët nuk duan universitete dhe dije, por duan veçse xhami e gërthitje në arabisht pesë herë në ditë»?

Në të vërtetë kjo dëshmon se çfarë shërbimi të madh u bëjnë pushtuesve sllavë bunkerët abrahamikë trushpëlarës turko-arabizues, të cilët ndërtohen enkas që të na mbajnë të nënshtruar mendërisht larg nga Universiteti, larg nda dija, larg nga Gjuha dhe Kultura Shqipe. Dhe këtë e kryejnë në heshtjepranim dhe bashkëpunim të plotë me partitë dhe politikanët puthadorë dhe bashkëpunëtorë të pushtuesve (përfshirë edhe ata të Tiranës dhe Prishtinës).

Vëllezër e Motra, po nuk braktisëm gjithçka që na nxit që të braktisim Shqiptarësínë, veç zhdukja nga Trevat Tona na pret (dhe zhdukja e Gjuhës Shqipe nga faqja e Universitetit të qytetit tonë të stërlashtë Shkup, duhet të na shërbejë si 'zile' ndërgjegjësuese e kushtrimore).


User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Shqipëria Lindore nën pushtimin sllav, Tirana hesht

#3

Post by rrëqebull » Sat May 09, 2015 6:28 pm

Lufta e Kumanovës, një skenar antishqiptar […]

Në këto momente kur Maqedonia ishte duke rrëshqitur në një luftë civile midis sllavo-maqedonëve, mes shtetit të kontrolluar nga nacionalistët maqedonë të Gruevskit nga njëra anë, dhe opozitës së majtë në anën tjetër, edhe shqiptari më idiot i Maqedonisë e kuptonte se kjo situatë ishte e mirëseardhur për shqiptarët.

Deri më tash sllavo-maqedonët i kishin akuzuar shqiptarët si destabilizues të shtetit, ndërsa tash shtetin po e destabilizonin vetë sllavo-maqedonët, si kurrkund ndonjëherë që prej vitit 1991, kur Maqedonia shpalli pavarësinë.

Gruevski për ata që e kanë harruar, kur ishte ende në opozitë, e nisi rrugën e tij drejt pushtetit me një referendum të mbajtur në vitin 2004, ku kërkonte që të anulohej reforma administrativo-territoriale në Maqedoni, për të cilën thoshte se u bënte favore të mëdha shqiptarëve. Pra, Gruevski e nisi rrugën drejt pushtetit duke krijuar një fushëbetejë politike mes sllavo-maqedonëve nga njëra anë dhe shqiptarëve të Maqedonisë në anën tjetër, e tillë që të ishte përtej ndarjeve partiake mes sllavo-maqedonëve që kalonin në vijën VMRO-DPMNE dhe SDSM. Është e vërtetë se Gruevski humbi në këtë referendum, por ai arriti që të bëjë një plebishit në llojin e vet, duke marrë më shumë vota se ç’ kishte marrë ndonjëherë partia e tij që nga viti 1990. Këtu është themeli i pushtetit afatgjatë të Gruevskit.

Në 2015, pas nëntë viteve në pushtet, dhe një vit pas fitores së katër rresht në zgjedhjet parlamentare, Gruevski u gjend saktësisht në situatën e kundërt me atë të vitit 2004. Për herë të parë qëkurse Maqedonia u bë shtet i pavarur, u krijua një situatë kur jo vetëm që konflikti politik ndërmjet sllavo-maqedonëve ishte më i ashpër për momentin se ndërmjet sllavo-maqedonëve dhe shqiptarëve, por opozita sllavo-maqedone, ishte duke denoncuar shtetin sllavo-maqedon të kontrolluar nga dyshja Gruevski-Ivanov me prova për skenarët terroristë të kryer ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Ato gjëra për të cilat kishin folur vite me rradhë shqiptarët e Maqedonisë, duke u ankuar për skenare antishqiptare të shtetit maqedon, tashmë po potencoheshin dhe me prova nga vetë sllavo-maqedonët. Në këtë rrethanë, Gruevskit i duhej që t’ i rikthente gjërat përsëri në situatën e vitit 2004, pra të projektonte një kryengritje të armatosur shqiptare në situatën e konfliktit politik midis sllavo-maqedonëve, duke dalë Gruevski si lideri i fortë që mbron Maqedoninë nga terroristët shqiptarë.

Edhe shqiptari më idiot e kuptonte se të rrëmbesh armët në këto momente do të thotë t’ i shërbesh regjimit të Gruevskit. Në këto momente sllavo-maqedonët duheshin lënë të vriteshin mesveti, cka do të ndodhte në mënyrë të pashmangshme së shpejti. Se deri këtu do të arrinin gjërat pas shkallëzimit të protestave të opozitës maqedone. E në vend që të ndodhte, kështu, pra në vend që të forcat policore-ushtarake sllavo-maqedone të vrisnin njerëzit e SDSM, cka pritej të ndodhte, iu dha shkaku shtetit maqedon që ato të dërgohen për të keqtrajtuar edhe vrarë shqiptarë.

[…]

Një aksion i tillë nga ana e shtetit maqedon, në këto momente kur opozita maqedone, madje edhe ish-eprorët e forcave policoro-ushtarake maqedone në luftën e vitit 2001 po e akuzojnë Gruevskin se është duke simuluar terrorizmin shqiptar për të dalë nga situata pa krye politike ku gjendet, do të kthehej në një boomerang vdekjeprurës për Gruevskin dhe për krejt shtetin maqedon. Prandaj unë e quaj zbulimin e së vërtetës së dërgimit të dronit me flamur të zi në stadiumin e Beogradit, si një çelës për të zbuluar formulën sesi ndërtohen skenaret antishqiptare.
Ata shqiptarë që kanë rrëmbyer armët në Kumanovë dhe po luftojnë me forcat policore-ushtarake sllavo-maqedone nuk janë heronj, ata janë bastardë terroristë, llumi i kombit shqiptar, argatë të Sashkos, kryeshefit të shërbimeve të fshehta maqedone. Ata janë garda shqiptare e Gruevskit. Në Kumanovë nuk po luftojnë atdhetarë shqiptarë, por po lufton mafia shqiptare e paguar nga Sashko Mihajllovi. Sipas të njëjtit skenar, sipas të cilit u krijua kulti i agjentit serb Ismail Morinaj, alias Ballist Morina, duke u paraqitur si një superatdhetar shqiptar, tashmë kërkohet që vepra terroriste antishqiptare e argatëve të Sashkos në Kumanovë të kamuflohet me pasojat e dhunshme ndaj popullsisë shqiptare të operacionit e gjerë policor-ushtarak maqedon në Kumanovë. Jo! Nuk duhet lejuar të ndodhë kështu. Popullsia shqiptare e zonës së luftimeve në Kumanovë ka përgjegjësi për të denoncuar terroristët shqiptarë se ata nuk janë UFO, por lëviznin midis kësaj popullsie. Këta njerëz nuk ia duan të mirën popullsisë shqiptare të Kumanovës, nuk ia duan të mirën shqiptarëve të Maqedonisë. Nëse popullsia shqiptare e zonës së luftimeve nuk i denoncon ata, atëherë bëhet bashkëfajtore me ta. Nuk duhet lejuar që nga kjo histori të dalin heronj të rrejshëm, të cilët i dhanë një ndihmë të madhe Gruevskit në këto momente të vështira për të./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 7715057367

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Shqipëria Lindore nën pushtimin sllav, Tirana hesht

#4

Post by rrëqebull » Mon May 11, 2015 6:54 pm

Siç është pohuar në një shkrim të sjellë kohë më parë:
Sa herë që harrohet, shpërfillet a shkelet Kryeligji Marsor Shqiptar, sipas të cilit «SHQIPTARI MERR URDHRA VETËM NGA SHQIPTARI!», aq herë rrezikohet dhe dëmtohet Kombi.

Ajo çka ndodhi në Kumanovën e Shqipërisë Lindore është pikërisht një shkelje e rëndë e këtij Kryeligji.
Mund të hamendësohet se ka pasur shqiptarë syleshë që me pjesëmarrjen e tyre mendonin se po kryenin diçka të drejtë, por që zanafilla, plani dhe urdhrat kanë qenë krye-këput të ardhura nga kundrashqiptarët, kjo është e pa poshtëhedhshme. Kjo është pasojë e pashmagshme e shkrirjes së Ushtrive Çlirimtare Shqiptare këto 15 vitet e fundit: nuk ka më një Autoritet Marsor e Prijësor Shqiptar urdhrat e të cilit të jenë tërësisht shqiptarësore, në të mirën e Kombit dhe krejt të pandikueshme nga skenaret dhe lojërat e fëlliqta kundrashqiptare, qofshin këto sllave apo globaliste.
Komandant “Malisheva” (Muhamet Krasniqi) do të hyjë në histori se e paralajmëroi luftën, në detaje, në Facebook

E meriton të quhet Komandant “Facebook”-u ky Muhamet Krasniqi nga Kosova, i quajtur Komandant “Malisheva”, i cili u arrestua i plagosur nga Policia e Maqedonisë në Kumanovë. Nëse performanca luftarake e forcave të tij ishte një katastrofë e vërtetë në të gjitha aspektet e luftës guerrilase, Komandant “Malisheva” me siguri që do të hyjë në histori për shkak se lufta që ai nisi është e para luftë guerrilase e paralajmëruar deri në detaje në rrjetet sociale.
Manualet e luftës guerrilase thonë se parakushti i suksesit të një lufte guerrilase është që të ruhet sekreti veçanërisht i goditjeve të para të saj. Si një ish-luftëtar me përvojë pjesëmarrës në luftën e Kosovës, në 1998-99 dhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni, Muhamet Krasniqi nuk mund të mos e dinte këtë rregull. Guerrilasit duhet t’ i nënshtrohen ligjit të hekurt të konspiracionit që ështe thelbi i disiplinës së tyre. E megjithatë Komandant “Malisheva” e ka shkelur këtë rregull duke e dekonspiruar luftën e ardhshme në… Facebook!
Postimi i parafundit i Komandant “Malishevës” në profilin e tij në Facebook “Muhamet Krasniqi Malisheva” është i datës 28 mars 2015. Në këtë postim ai thotë:
“Po SIKUR PRAP TE KETE LUFTE SA SHQIPETAR DO LUFTONIN?”
Poshtë këtij statusi ka disa komente interesante të Muhamt Krasniqit, si përgjigje ndaj komentuesve të tjerë. Në një koment të tij në këtë status, Komandant “Malisheva” saktëson se bëhet fjalë për një luftë të afërt në Maqedoni:
“Valla zija nashta ti mir je po shqiptart ne Maqedoni jan me te shkelur se para 2001 shum jan bo skllav te sllaveve e qe po ju vjen koha me pagu gjynahet qe i kan shkaktu popullit.”
Në një tjetër koment më poshtë, Komandant “Malisheva” thotë:
“Ditet e numeruara i kan o shoqi jem.”
Duke mos u mjaftuar me kaq, Komandant “Malisheva”, në një koment më poshtë, përmend edhe Likovën dhe Kumanovën, në një mënyrë të tillë që duket se ato janë zonat e para ku synohet të nisë lufta dhe të mobilizohen njerëzit:
“Me xhemen e likoves hajnin e sadullah durakin po kan vjedh mor njerzit prej kumanoves falas i kan pru qorap e cigare xhem likoven ja kam nxan fletoren ka 5 marka ish kan ty shkru edhe kur nisa me bo tmadhe u qu sadullah podrumi e krejt qa kan nejt podruma ose u dash mi vra o mi lshu po kto jon tradhtart e kombit kto lypet mi vra pjell e flliqur po vjen dita shpejt per kta legena.”
Komandant “Malisheva’ që është edhe një veteran i rrjeteve sociale përveçse i luftrave në hapësirën shqiptare, nuk mund të mos e dinte se rrjetet sociale shqiptare monitorohen nga shërbimet e fshehta të huaja, duke përfshirë edhe atë maqedon. Një postim i tillë nga një njeri si Muhamet Krasniqi, në kohën që qarkullonin fjalë për një luftë të re në Maqedoni, nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e monitoruesve të rrjeteve sociale shqiptare, në zyrat e specializuara të vendeve fqinje e më gjerë.
Komandant “Malisheva” nuk mund të mos ishte i vetëdijshëm se po niste një luftë atëherë kur kjo i shërbente shtetit maqedon të kontrolluar nga VMRO-DPMNE dhe katërshja Gruevski-Ivanov-Jankulovska-Mijallkov, për shkak se Maqedonia gjendej në prag të luftës civile mes vetë sllavo-maqedonëve, pas publikimit të “bombave” të kryetarit të opozitës Zajev.
Komandant “Malisheva” e nisi luftën e re në Maqedoni jo si ushtar i UÇK, por si ushtar i UÇG (Ushtrisë për Çlirimin e Gruevskit). Kur nisi lufta në Kumanovë Gruevski gjendej i ngujuar, i rrethuar në pallatin e tij me arkitekturë delirante imperiale aleksandrine, i kërcënuar nga një protestë popullore që pritej të shkallëzohej deri në dhunë të pakontrolluar pas publikimit të “bombave” të reja të Zajev që do të zbulojnë se Gruevski është fajtor për terrorizëm shtetëror. Gruevskit i duhej një luftë e nisur nga shqiptarët për të akuzuar Zajevin se me “bombat” e tij kishte futur shtetin në kaos dhe i kishte trimëruar terroristët shqiptarë, duke e vënë kështu Maqedoninë në rrezik. Dhe pastaj Gruevski do të dilte si shpëtimtar i Maqedonisë me anë të një aksioni antiterrorist.
Njoftimi paraprak i luftës në Facebook tregon se Muhamet Krasniqi nuk trembej nga shërbimet e fshehta maqedone. Ai praktikisht njoftoi se jo vetëm do të niste një luftë brenda pak ditëve, por edhe vendin se ku do të nisë, në Likovë, në Kumanovë. Një siguri e tillë Krasniqit mund t’ i vinte vetëm nga garancia që kishte prej Sasho Mijallkovit, shefit të shërbimeve të fshehta maqedone, i cili ishte ngarkuar prej Gruevskit të konceptonte dhe zbatonte skenarin e luftës së re shqiptare në Maqedoni.
Postimi i fundit i Komandant “Malishevës” në profilin e tij është bërë në 21 prill ditën e sulmit të armatosur ndaj stacionit policor në Goshincë të Likovës (Kumanovë). Në këtë ditë Krasniqi ka postuar një fotografi me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Kumti i nënkuptuar është i qartë. Pas 21 prillit nuk ka pasur më asnjë postim në profilin e Muhamet Krasniqit.
Është e kotë që të ankohen se janë spiunuar ata luftëtarë shqiptarë pjesëmarrës në aksionin e Kumanovës. Për çfarë spiunimi bëhet fjalë kur një nga komandantët e paralajmëron luftën me detaje në rrjetet sociale?! Nëse Krasniqin dhe ushtarët e tij i ka tradhtuar dikush, ky është Sasho Mihallkovi, domethënë Gruevski. Paralajmërimin e luftës në Facebook Krasniqi e ka bërë si një masë mbrojtëse, që sido që të shkonin gjërat nesër, ai të mund të të shfajësohej, duke thënë se nuk bëhej fjalë për një gjë serioze, por për një luftë të rreme. Kështu i kishin thënë ata që i dhanë paratë për të simuluar luftën në Kumanovë. Pra i kanë thënë se do të qëllojmë të dy palët në ajër, mund të vritet edhe ndonjë njeri nga secila palë, por në fund, pas disa ditëve zhurmë, “brigada” e Krasniqit dhe “brigadat” e tjera të UÇK do të largoheshin lirisht.
Ajo çka nuk e dinte Krasniqi dhe komandantët e tjerë të “UÇK” ishte se Gruevski iu kishte kërkuar gjakderdhje Mihallkovit dhe Jankulovkës. Se Gruevskit i duheshin disa policë të vrarë për të vërtetuar akuzën e tij ndaj Zajevit, se me “bombat” e tij po e rrezikonte Maqedoninë. Policët u vranë në fakt nga “bombat’ e Zajevit donte të thoshte Gruevski. Se kush i vrau vërtet policët, shqiptarët e “UÇK” apo sniperët e fshehtë të Mihallkovit, kjo nuk do të mësohet kurrë.
Një gjë është e sigurt. Një luftë guerrilase të cilën një prej komandantëve të saj e paralajmëron me detaje në Facebook është një luftë e rrejshme. Muhamet Krasniqi e meriton të quhet Komandant “Facebooku” i UÇG (Ushtrisë për Çlirimin e Gruevskit).
Rasti i Komandant “Malishevës’ dhe i kolegëve të tij “komandantë’ në luftën e fundit në Maqedoni, është ana tjetër e medaljes së trishtuar të degradimit të clirimtarëve. Njëra anë është ajo e Ali Ahmetit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit me shokë. Ana tjetër është kjo e Muhamet Krasniqit me shokë./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 0171640788

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Shqipëria Lindore nën pushtimin sllav, Tirana hesht

#5

Post by rrëqebull » Wed Jun 10, 2015 1:12 pm

Ku je bre burri politik i Luftës së Kumanovës!

Një muaj pas Luftës së Kumanovës, enigma më e madhe është se kush ishte koka politike e kësaj lufte, domethënë drejtuesi politik i saj. Me “drejtues politik” kuptoj njeriun i cili mori vendimin politik për nisjen e luftës. Apo edhe grupin e ngushtë të drejtuesve politikë, që në fjalorin e ushtrive çlirimtare të hapësirës shqiptare njihet si Drejtoria Politike dhe që nuk mund të kenë qenë më tepër se tre vetë. Asnjë nga komandantët e vrarë apo të arrestuar në Kumanovë nuk mund të ketë qenë drejtuesi politik i kësaj lufte. Drejtuesi politik mori vendim që lufta të nisë pikërisht në kohën kur nisi dhe në vendin ku nisi. Të tjerat ju përkasin “komandantëve”, si nisja e luftës me sulmin ndaj stacionit policor në Gushincë.
Tashmë kur gjërat shkuan ashtu si shkuan, nuk mund të mos bëhet pyetja se përse drejtuesit politikë të kësaj lufte nuk gjendeshin në Lagjen e Trimave, së bashku me komandantët e luftës? Si është e mundur që të gjithë komandantët kryesorë të një ushtrie tubohen në lagjen e një qyteti, ku atyre iu ishte ngritur një pritë dhe në këtë tubim mungojnë drejtuesit politikë të luftës? Nëse ka pasur një tradhti, si po thuhet me të madhe, shpjegimin e parë ka detyrim ta japë drejtuesi politik i luftës së Kumanovës, i cili është i dyshuari kryesor, për shkak të mungesës së tij.
Çuditërisht, miqtë dhe familjarët e komandantëve të vrarë në Kumanovë, i kërkojnë llogari për tradhti gjithkujt përveç drejtuesve të panjohur politikë, por që ata supozohet t’ i njohin mirë. Dhe me këtë miqtë dhe familjarët e komandantëve të vrarë në Kumanovë praktikisht pohojnë se kjo luftë nuk ka pasur drejtues politikë. Në këtë pikë nuk mund të mos bëhet pyetja: Pse nuk ka pasur drejtues politikë UÇK që nisi luftën në Kumanovë? Nuk mund të ketë një ushtri guerrilase pa drejtues politikë. Kuptohet, përveç rastit kur kjo ushtri është një krijesë e shërbimeve të fshehta të shtetit kundër të cilit supozohet të luftojë.Pra, drejtuesi politik i UÇK të Kumanovës, ka qenë Sashko Mihallkovi, shefi i shërbimeve të fshehta maqedone.
Kjo kuptohet edhe nga akuzat për tradhti ndaj dy anëtarëve të grupit të armatosur të Kumanovës, Sylejman Osmanit dhe Riza Jonuzit, të cilat janë artikuluar në mënyrë të tillë që të krijohet përshtypja se tradhtia e tyre qëndron në faktin se ata kanë bërë një marrëveshje të dytë me shërbimet e fshehta maqedone, përveç asaj që kishin komandantët. Pra, komandantët e dinin se gjërat do të shkonin sipas marrëveshjes që ata kishin me Sasho Mihajllovin, shefin e shërbimeve të fshehta të Gruevskit, domethënë do të bënin një luftë të rrejshme, duke qitur disa batare, çka do t’ i shërbente Gruevskit për të penguar që kriza politike të merrte nje shkallëzim dramatik, me publikimin e pritshëm nga Zajevi të videopërgjimit për Çështjen “Monstrum” në mes të majit, që do të kishte çuar pashmangshmërisht në përmbysjen me dhunë të Gruevskit nga pushteti, ose në luftë civile mes vetë sllavo-maqedonëve. Në fakt Gruevski ia arriti që të shmangte më të keqen. Por që Gruevski të sigurohej se Zajevi nuk do ta publikonte videopërgjimin për Çështjen “Monstrum”, ose së paku që edhe kur ta publikonte do ta bënte këtë duke e cunguar, ndryshe do të akuzohej se ka vënë në rrezik ekzistencën shtetërore të Maqedonisë duke nxitur terrorizmin shqiptar, duhej që në Kumanovë të kishte disa të vrarë, “terroristë” shqiptarë dhe policë maqedonë. Dhe këtu u “tradhtuan” ata luftëtarë të cilët mendonin se do të shkonin në Kumanovë si në festë, si në atë këngën e Adelina Ismajlit (Kumanova mori nanë/qikat si perri!), duke bërë batare si në dasmë, e duke u larguar si prej dasme./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 2820080523

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”