"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lëvritjet/qëndrimet/synimet e OJK/OKK-ve (organizatave jo-komb. e kundrakombëtare) kundrejt Shqiptarisë

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Lëvritjet/qëndrimet/synimet e OJK/OKK-ve (organizatave jo-komb. e kundrakombëtare) kundrejt Shqiptarisë

#1

Post by rrëqebull » Fri Feb 13, 2015 10:52 pm

Këtu mund të sillen vrojtime, vërejtje, vështrime, kundrime, shtjellime, shqyrtime etn. në lidhje me marrëdhëniet/qëndrimet/lëvritjet/lëvizjet e organizatave të ndryshme jo-kombëtare (jo-shtetërore, jo-qeveritare, jo-burimore shqiptare etn.) ndaj Kombit dhe Shtetit Tonë [jo në kuptimin copacák të hëpërhëshëm të fjalës, por në kuptimin (tendencial) prirjenor përbashkues shtetnor, pra në lidhje edhe me të ardhmen, kur të kemi përmbushur plotësisht Kushtrimin Bardhyljan/Kastriotjan/Jasharjan të një shteti të vetëm për Kombin Tonë].

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

OAJK-ja (organizata abrahamike jo-kombëtare) "Kisha Katolike"

#2

Post by rrëqebull » Fri Feb 13, 2015 11:25 pm

Kur Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë i dërgon letër shtetit shqiptar nga adresa e Caritasit

Letra që Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë u ka dërguar Presidentit të Republikës Nishani dhe Kryeministrit Rama për çështjen e ambasadorit shqiptar pranë Selisë së Shenjtë mban adresën “Rruga Don Bosko, nr. 4 Tiranë” që është adresa e selisë së organizatës Caritas në Shqipëri. Normalisht, adresa e selisë së Konferencës Ipeshkvnore duhet të ishte adresa e ipeshkvisë titullari i së cilës ka rradhën të kryesojë konferencën. Në çdo rast, selia e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, që është një forum i Kishës Katolike të Shqipërisë, nuk mund të jetë selia e një OJF-je të huaj në Shqipëri. Kjo tregon mungesë totale serioziteti për Konferencën Ipeshkvnore si institucion religjioz nga vetë anëtarët e saj. Nëse Konferenca Ipeshkvnore nuk e merr seriozisht vetveten, përse duhet që ta konsiderojë seriozisht atë shteti shqiptar?
Unë kërkova në Google për të gjetur ndonjë faqe zyrtare të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe gjeta diçka për të, si nënfaqe, në fazen zyrtare të Caritas Albania. Merret vesh, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë na qenka një farë zyre e Caritas Albania!
Përse kjo vetëshpërfillje nga ana e ipeshkëve për Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë. Çelësi për ta kuptuar këtë qëndron te fjalët e para me të cilat nis letra: “Ne Ipeshkvijtë Katolikë të Shqipërisë…” Nuk thuhet: “Ne Ipeshkvijtë Katolikë Shqiptarë”. Sepse nuk mund të thuhet kështu. Kryetari dhe sekretari i Konferencës ipeshkvnore, Arkipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra dhe sekretari i përgjithshëm, ipeshkvi i Tiranës George Frendo, nuk janë shqiptarë. I pari është italian, i dyti është maltez. Vetë prania e tyre në hierarkinë e lartë të Kishës Katolike në Shqipëri është një shpërfillje e statusit të Kishës Katolike të Shqipërisë. Është e natyrshme pra që ata ta shpërfillin, ta relativizojnë këtë institucion të Kishës Katolike të Shqipërisë që është Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë.
Në letrën e nënshkruar nga Massafra dhe Frendo thuhet se: “Për fat të mirë nuk mungojnë persona katolikë të aftë për të zhvilluar këtë mision diplomatic pranë Selisë së Shenjtë”.
Domethënë se në Shqipëri paska më tepër se një person katolik të aftë për të mbajtur detyrën e ambasadorit pranë Selisë së Shenjtë. Unë nuk dyshoj se është kështu. Por nuk mund të mos bëhet pyetja se përse atëherë në Shqipëri mungojnë persona katolikë të aftë për të ushtruar detyra të larta kishtare dhe sot asnjë nga të shtatë anëtarët e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë nuk është person katolik nga Shqipëria, nëse shprehem në termat e letrës (“person katolik”)? A thua vërtet mungojnë këta persona katolikë në Shqipëri,apo qëllimisht iu ndalohet ecja para në karrierën kishtare, në mënyrë që në krye të hierarkisë së Kishës Katolike të jenë të huajt?
Nëse Konferenca Ipeshkvnore e Italisë do t’ i dërgojë një letër shtetit italian, atë do ta nënshkruajnë kryetari i saj që është Arkipeshkvi i Gjenovës, Angelo Bagnasco dhe Sekretari i Përgjithshëm që është ipeshkvi i Cassano al’ Ionio Nunzio Galantino. Të dy italianë, të lindur në Itali. Sot, një çerek shekulli pas lejimit të ushtrimit të lirë të fesë në Shqipëri, duhet të qenë përgatitur klerikë shqiptarë për të gjithë hierarkinë e Kishës Katolike. Tekefundit, as Massafra dhe as Frendo, nuk na rezulton të jenë kushedi çfarë klerikësh me aftësi të jashtëzakonshme.
Në Itali, vendi ku gjendet Selia e Shenjtë, klerikët katolikë janë të detyruar me ligj që të betohen për besnikëri ndaj shtetit italian. Këtë betim e ka bërë edhe Massafra. Do të ishte mirë që ky detyrim ligjor të ishte edhe në Shqipëri. Por kjo do t’ i përjashtonte automatikisht pesë anëtarë (arkipeshkvë dhe ipeshkvë) të Konferencës Ipeshkvnore të cilët nuk janë shtetas shqiptarë, prandaj nuk mund të betohen për besnikëri ndaj shtetit shqiptar. Nga të shtatët, tre janë italianë (Arkipeshkvi i Shkodër-Pultit Angelo Massafra; Ipeshkvi i Rrëshenit Cristoforo Palmieri; Ipeshkvi i Lezhës Ottavio Vitale), një është maltez (ipeshkvi i Tiranës, George Frendo) Tre të tjerët janë shqiptarë të lindur jashtë kufijve të Shqipërisë: Arkipeshkvi i Tiranë-Durrësit Rrok Mirdita është shqiptar i lindur në Malin e Zi dhe i ardhur në Shqipëri në 1993, Ipeshkvi Administrator i Shqipërisë së Jugut Hil Kabashi është shqiptar i lindur në Kaparc të Prizrenit, ipeshkvi i Sapës (Vaut të Dejës dhe Pukës), Luçian Agustini është shqiptar i lindur në Kosovë.
Në letrën e Konferencës Ipeshkvnore thuhet se: “Ambasadori pranë Selisë së Shenjtë natyrshëm merr pjesë në shumë kremtime fetare liturgjike. Prandaj kërkojmë që ambasadori të jetë një person që i përket Kishës Katolike”.
Shumë mirë. Por edhe shteti shqiptar nga ana e tij ka të drejtë që të kërkojë ato të drejta që i ka shteti italian në raport me Kishën Katolikë domethënë që klerikët katolikë të betohen për besnikëri ndaj shtetit, çka nënkupton që ata të jenë shtetas të Shqipërisë. Jo të bëhen shtetas të Shqipërisë me rastin e marrjes së detyrës ekleziastike çka do të ishte një veprim në mashtrim të ligjit, por të jenë të tillë para se të marrin detyrën. Shteti shqiptar ka detyrim që ta bëjë këtë gjë. E nëse kjo nuk ndodh për shkak se pushtetarët kërkojnë që të tregohen më të përkushtuar ndaj Vatikanit se shtetarët italianë, atëherë krijohet situata që eventualisht të dalin forca të tjera që ta bëjnë këtë gjë me dhunë.
Kjo është një çështje shumë serioze që nuk mund të kapërcehet aspak me formula retorike të llojit “Këto janë çështje që iu përkasin katolikëve, dhe nuk ka përse të përzihen ata që nuk janë katolikë”. Kisha Katolike e Shqipërisë, besimtarët katolikë, mund të ushtrojnë lirisht të drejtat e tyre, pasi të kenë përmbushur detyrimet ndaj Cezarit (shtetit), sipas formulës së famshme të Krishtit. Ata besimtarë katolikë që janë shqetësuar nga reagimet publike ndaj letrës së Konferencës Ipeshkvnore, duhet të shqetësohen njëjtë edhe nga shpërfillja që i bëhet këtij institucioni religjioz prej vetë atyre që janë anëtarë të tij, si dhe nga shpërfillja që i bëjnë këta shtetit shqiptar.
Dërguesit e letrës pretendojnë se shkruajnë “në respekt total të laicitetit të shtetit”. Për të verifikuar këtë ka një standard që janë marrëdhëniet e Kishës Katolike me shtetin italian, ku gjendet edhe Selia e Shenjtë. Respekti total ndaj laicitetit të shtetit ka si parakusht betimin e klerikëve për besnikëri ndaj shtetit.

[…]

Por kjo që ndodhi duhet të shërbejë edhe si një rast për të sqaruar marrëdhëniet e Shqipërisë me Selinë e Shenjtë. Kur bëhet pyetja se përse Selia e Shenjtë nuk e njeh pavarësinë e Shqipërisë Veriore, përgjigjia që vjen është se duhet bërë dallimi mes Selisë së Shenjtë si shtet (qytet-shteti i Vatikanit), që është një shtet i cili ka një politikë të caktuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe Selisë së Shenjtë si qendër e Kishës Katolike globale. Nënkuptimi është se derisa Shteti i Vatikanit bën një politikë si shtet, që ka interesa shtetërorë, ndryshe nga Selia e Shenjtë, si qendër e Kishës Katolike globale, e cila ndjek parime të moralshmërisë ndërkombëtare.
Dallimi i mësipërm është i saktë se Vatikani dhe Selia e Shenjtë nuk janë e njëjta gjë, ndonëse këto fjalë përdoren ndërkëmbyeshëm. Vatikani është një qytet-shtet, dhe si i tillë ka një nga format e regjimit të njohura botërisht. Shtetet ndahen në monarki dhe në republika, varësisht se kush është mbajtës i sovranitetit. Në monarkitë mbajtës i sovranitetit është monarku, fjalë që do të thotë sundimtar i vetëm. Në republikat, mbajtës i sovranitetit është populli i cili me zgjedhje ia delegon atë parlamentit dhe institucioneve të tjerë. Monarkitë mund të jenë monarki absolute, ku mbajtës i sovranitetit është një njeri i vetëm, mbreti, si dhe në monarki parlamentare, ku monarku ndan sovranitetin me parlamentin e zgjedhur nga populli. Vatikani për nga forma e regjimit është monarki, madje e llojit të vjetër, monarki absolute, teokratike, me Papën si mbajtësin e sovranitetit, pra si Sovran të shtetit. Në fakt, duke kërkuar Papa që edhe Qytet-shteti i Vatikanit të njihet me emrin Selia e Shenjtë, me këtë kërkon jo vetëm statusin e mëkëmbësit të Shën Pjetrit, çfarë e ka si Ipeshkv i Romës, por praktikisht edhe statusin e mëkëmbësit të Krishtit-Mbret, mbretëria e të cilit duhet të vinte në tokë, sipas librave të shenjtë.
Selia e Shenjtë është Dioqeza e Romës, e cila ka statusin e dioqezës metropolitane në organizimin kishtar të Italisë dhe si e tillë është anëtarë e Konferencës Ipeshkvnore të Italisë. Ipeshkv i Dioqezës Metropolitane të Romës është Papa. Ndonëse në të dy rastet, Shteti i Vatikanit dhe Ipeshkvia e Romës kanë në krye të njëjtin person, i cili është Papa, nuk janë e njëjta gjë. Nga pikëpamja juridike, përdorimi i termit “Seli e Shenjtë” për të emërtuar qytet-shtetin e Vatikanit në marrëdhëniet ndërkombëtare, ishte një lëshim që ia bëri Papës diktatori fashist Mussolini, i cili është autor i paktit mes Papës dhe shtetit italian, në vitin 1928, që në thelb është në fuqi edhe sot. Këtë mëkrejsë e kanë pranuar shumë shtete që kanë lidhur marrëdhënie diplomatike me qytet-shtetin e Vatikanit duke pranuar emërtimin e tij si Selia e Shenjtë, ndonëse ky emërtim nënkupton kufijtë e Ipeshkvisë së Romës, të cilët interferojnë me ato të shtetit italian, përtej mureve të qytetit të Vatikanit. Por kjo çështje nuk ngrihet sa kohë që Selia e Shenjtë apo Kisha Katolike lokale, atje ku ekziston, nuk krijon probleme për shtetin përkatës.
Në rastin tonë kemi arsye që si shtet të bëjmë pyetjen se ku do ta dërgojë Shqipëria ambasadorin, pranë Selisë së Shenjtë si shtet, që është në fakt qytet-shteti i Vatikanit, apo pranë Selisë së Shenjtë që qendër e Kishës Katolike globale? Ambasadori shqiptar katolik sigurisht që dërgohet pranë Selisë së Shenjtë si shtet. E meqënëse është kështu, ambasadori shqiptar katolik atje nuk ka si prioritet pjesëmarrjen në kremtimet fetare liturgjike, ndonëse këtë mund ta bëjë lirisht në mënyrë private. Detyra e tij kryesore është që të përfaqësojë interesat shtetërore të Shqipërisë në raport me shtetin e Vatikanit. Nëse dikush kërkon një ambasador të Shqipërisë në Vatikan, të tillë që të harrojë se është shqiptar, e të ndihet vetëm katolik, të tillë që të jetë i dërguar i Konferencës Ipeshkvnore, me shumicë joshqiptare, e cila nga ana e saj, është faktikisht një zyrë e Caritas, atëherë këtë gjë le ta bëjnë pa shpenzimet e shtetit shqiptar, por me ato të Caritas. Shteti shqiptar mund të përfaqësohet fare mirë në marrëdhëniet me Qytet-shtetin e Vatikanit me anë të ambasadorit shqiptar në Itali./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 5696088236

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

OJK/OKK-ja "Organizata Politike"

#3

Post by rrëqebull » Thu Mar 17, 2016 1:59 am

Image
Ju kam thënë prej kohësh, që para një viti që Organizata Politike (me emrin "Lëvizja Për Universitetin") synon të bëhet një Parti Politike Marksiste (tip Syriza i Greqisë apo Podemos i Spanjës - më shumë Podemos për nga modeli).
Në fakt ju kam thënë që pas tyre është Erion Veliaj & Soros të cilët edhe financojnë me rrjetin Soros & Olaf Palme & FES. Në fakt sot po ju them që kjo do të ketë funksionin e dikurshëm të MJAFT-it që të godasë Ramën për llogari të Veliajt njësoj si dikur përdorte Rama MJAFT-in e Veliajt për të goditur Nanon ;)
Kuptohet për të njëjtin qëllim: QË VELIAJ NESËR T'I MARRË PS-në ;) /Avokati Altin Goxhaj

Image
Sinjalizim tepër i vyer nga Avokati Altin Goxhaj!
që na dëshmon edhe një herë më shumë se si përkufizimi më i përmbledhur dhe i saktë i mundshëm i bolshevizmit [nga pikëpamja plan'zbatimore] është: "opozitë e kontrolluar"!

Poende, bolshevizmi (i të gjitha kohërave, rrymave e nëndegëve, duke përfshirë edhe gjithë maskimet e tij si "demokraci" apo "integrim") është një kuti kineze opozitash të kontrolluara, porsi në rastin e sinjalizuar nga Avokati! 'Kutitë kineze' janë një komplet kutish gjithnjë e më të vogla të cilat gjenden brenda njëra tjetrës; më të mëdhatë përmbajnë gjithë kutitë më të vogla.

Dhe cila na është "kutia më e madhe" pra kontrolluesi i gjithë opozitave të kontrolluara (bolshevizmit, neobolshevizmit, liberalizmit, pseudokonservatorizmit, pseudodjathtizmit, demokristianizmit, qendrizmit, moderatizmit etj.)? Sigurisht që globalistët, financitikanët (internacionalzimi financiar)!, siç është shpjeguar edhe tek shkrimi i botuar në shkurt 2015:

…Në fakt “internacionalizmi marksist” nuk është gjë tjetër veçse një strategji e internacionalizmit financiar për të arritur kontroll global.

Autori i librit e shpjegon tërthorazi dhe jashtë mase bukur ndikimin dhe ndihmën që Marksi u ka dhënë financierëve globalistë në zbulimin e kësaj taktike të “opozitës së kontrolluar” duke u nisur nga shpërdorimi praktik i treshes dialektike hegeliane të tezës, kundërtezës dhe sintezës. Për financierët kapitalizmi është teza, marksizmi/bolshevizmi është kundërteza dhe sinteza (qëllimi që ata duan të arrijnë duke stisur lëvizje kundra-kapitaliste) është ultra-kapitalizmi i cili, falë kundërtezës (kundra-kapitalistëve), nuk ka më kufij shtetëror, doganor e taksimor për të tejkaluar, pasi këto të jenë zhdukur nga revolucionet “çlirimtare” bolshevike (ose nga "integrimet" neobolshevike).
Pra kapitalizëm që shfrytëzon kundra-kapitalizmin për të pasur më tepër kapitalizëm; internacionalizmi financiar që shfrytëzon internacionalizmin "socialist" për të pasur më tepër internacionalizëm financiar.



Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

OJK/OKK-ja "Organizata Politike"

#4

Post by rrëqebull » Thu Mar 17, 2016 2:41 am

PJESA E PARË! VIDEO EKSKLUZIVE! 3 NJERËZIT QË MË SULMUAN!!!
JA SKENARI I ARRESTIMIT TIM TE LIQENI NGA ERION VELIAJ NË BASHKËPUNIM ME AKTIVISTIN E RREMË ARLIND QORI TË "ORGANIZATËS POLITIKE"! Filmime dhe shpjegime!
3 njerëzit e Arlind Qorit, Erion Veliajt dhe Endri Fugës, çfarë bënë dhe kush fshihet pas tyre! Polici që i tregon me gisht provokatorëve se çfarë duhet të bëjnë ndaj meje!!! Mos e humbisni! DO MËSONI PSE PROTESTAT TE LIQENI JANË TË SHITBLERA NGA SHOKËT E SHOKËVE TË ERION VELIAJT DHE ENDRI FUGËS!: VIDEO nga Av. Altin Goxhaj
I jemi miradias Avokatit Altin Goxhaj që po ia çjerr çdo ditë e më shumë maskën dhe po e bën të dukshme, segment më segment, në gjithë shpifësinë e saj, lëvrizën hipokrito-rrogëtaro-liberaleshko-islamiko-magjypo-cigano-neobolsheviko-marksiste që është pseudoopozitë e kontrolluar nga kundrashqiptarët ultraetnomazokistë të cilët, në shërbim dhe interes të globalistëve që i financojnë dhe që i kanë prurë në pushtet, po shkatërrojnë çdo hapësirë dhe mjedis kulturor, arsimor, publik, mediatik, politik, banuesor e natyror të Shqiptarëve.

Këto lloj opozitash të kontrolluara (neo)bolshevike janë vegla të regjimit globalistokratik e kundrashqiptarokratik për të shpërqendruar vëmendjen, për të trushpëlarë dhe kalbur botëkuptimin e të rinjve me një ideologji që ka shkaktuar kërdinë e më se 100 milionë të pafajshmëve (ku përfshihen edhe humbjet që ne kemi pësuar gjatë hoxhizmit e titizmit), dhe për të përçarë dhe parandaluar veprimtaritë e mirëfillta në të Mirën e Kombit.
Kur këto lëvriza pseudoopozitare arrijnë në pushtet, kryejnë gjithçka që është në interes të globalistëve (siç dëshmon rasti i shtinjakut "Cipras"), porsi dordolecikanët të cilët ato bëjnë gjoja sikur kundërshtojnë kur ende nuk kanë pushtet, duke qenë pseuodoopozita të kontrolluara prej tyre.

Gjithçka që nuk është Nacionalizëm Burimor, është opozitë e kontrolluar për të pamundësuar mbrojtjen e Kombit dhe për t'i shkaktuar dëme Atij!

#‎globalizëm‬ ‪#‎neobolshevizëm‬ ‪#‎bolshevizëm‬ ‪#‎opozitëekontrolluar‬ ‪#‎kundrashqiptarokraci‬

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

OJK/OKK-ja "Organizata Politike" - krijesë e Sorosit

#5

Post by rrëqebull » Thu Mar 17, 2016 3:01 am

A IA DOLI VELIAJ TA SHKATËRROJË KAUZËN E PARKUT TË LIQENIT ME ARLIND QORIN DHE KOMUNISTËT QË SULMUAN PROTESTUESIT E TJERË?
Nga Avokati Altin Goxhaj

A ia doli Erion Veliaj dhe Endri Fuga që nëpërmjet Arlind Qorit, dishepullit të Qemal Stafës, drejtuesit të OP ("Organizata Politike" marksiste) ta BOSHATISE PROTESTËN PËR PARKUN?
Shikoni foton e sotme se çfarë mbeti nga protesta!
Sot Eri ia doli i qetë dhe pa pengesa të bëjë show-n e rradhës të "PASTRIMIT TË TIRANËS" ndërkohë që shokët e shokëve të Qorit pasi morën nën kontroll protestën që nuk e filluan ata, përzunë çdo javë 20-30 veta, shoqata, grupime, profesorë universiteti, aktivistë të njohur dhe të panjohur, sepse kishin biografi të keqe, dmth ose kishin votuar PDnë ose nuk kishin mbështetur "Rilindjen" në 2013 apo s'kishin votuar Lali Erin në 2015. Fuqia e Qorit është te ndërsimi i 20 dishepujve të tij me bërtitje IK IK IK ndaj kujtdo që është në listën e zezë të bllokut të tij të kuq. Po ashtu njësoj si te `Ferma e Kafshëve` e Xhorxh Oruellit, Qori mban me vete 3 qen dingo që i sul fizikisht ndaj atyre që rezistojnë!
PYETJA ËSHTË: SA LEKË PAGUHET ARLIND QORI NGA PLEJADA GUGASHI DMTH NJERIU I ERION VELIAJT PËR TË SHKRETUAR DHE HUMBUR "ME NDER" ÇDO KAUZË?

P.s. Organizata Politike është produkt i Arlind Qorit, Andi Kananaj (drejtor i "Agjencisë së Qeverisë për Shoqerinë Civile"), Leart Kolas (këshilltari i parë i Erion Veliajt në Bashki dhe ish Drejtori i Rinisë së Veliajt në MMSR) dhe Gjergj Erebara (koka e BIRN e krijuar nga Soros apo ndryshe Reporter.al). Plejada Gugashi është vendosur nga Erion Veliaj si Drejtore e "Olof Palme International Center-Albania Programme".
Respekt, Respekt dhe përsëri Respekt!
për Avokatin Altin Goxhaj për Shërbimin që po i bën Kombit duke i vënë Bashkëkombësit në dijeni të grackave, hipokrizive dhe pështirësive pseudoopozitare që po vendosen e po luhen në dëm të qytetarisë së mirëfilltë dhe Interesit Tonë publik e Kombëtar nga OJK-ra e OKK-ra (organizata jo-kombëtare e kundrakombëtare) abrahamiko-(neo)bolshevike të pjella, programuara dhe financuara nga globalistët në funksion të zgjatimit dhe rrënjosjes së mëtejshme të regjimit kundrashqiptarokratik dhe të parandalimit të çdo lloj organizimi kundërshtues të çiltër e burimor që do t'i rikthente dhe jepte Kombit atë që meriton dhe i takon.

Pavarësisht emërtimeve që ato zgjedhin dhe retorikave asgjëthënëse, problemfshehëse apo pseudokundërshtuese që ato përdorin për t'iu përshtatur skuthnisht rrethanave, për të gënjyer ata 10-15 mendjeskllevër të trushpëlarë që u shkojnë nga pas dhe për të mbajtur të pavëmendshmit në kalamendje të përhershme, këto OJK/OKK-ra janë mburojë dhe armë që vet regjimi dordolecikano-globalist farkëton për të mbrojtur dhe thelluar sundimin dhe pushtetin e vet kundra Kombit Tonë.

‪#‎globalizëm‬ ‪#‎bolshevizëm‬ ‪#‎neobolshevizëm‬ ‪#‎pseudoopozitarizëm‬
#‎opozitë_e_farkëtuar_dhe_kontrolluar_nga_vet_regjimi_kundrashqiptarokratik‬

‪#‎globalistokraci‬ ‪#‎kundrashqiptarokraci‬

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”