"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Mashtrimi globalist po del në shesh: «Kosova nuk është shtet shqiptar»

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Mashtrimi globalist po del në shesh: «Kosova nuk është shtet shqiptar»

#1

Post by rrëqebull » Mon Apr 20, 2015 6:24 pm


A duhej heshtur përgjatë gjithë kësaj kohe fakti se, për globalistët dhe shërbëtorët e tyre, «Kosova nuk është shtet shqiptar», ndërkohë që kjo kuptohej që prej rreshtave të deklaratës së 17 shkurtit 2008 e madje që prej fjalimit të mbajtur në Mitrovicë më 1999?
A duhej heshtur përgjatë gjithë kësaj kohe fakti se "shtet multi-etnik" do të thotë shtet jo-shqiptar (e madje shtet që ushtron politika çshqiptarizuese)?

* * *

Tek pjesa e shkëputur nga emisioni “Rubikon”, reagimi i vetëm ndaj pohimit se «Kosova nuk është shtet shqiptar», bëhet nga të pranishmit, si për ta përligjur atë, duke shtuar se, në mbledhjen 'shoubizeske' të dy qeverive më 23 mars 2015, «Kosova u përfaqësua edhe me ministrat e minoriteteve».

Kjo do të thotë se, tashmë që vetëbesimi i globalistëve (dhe ultra-etnomazokistëve nëpër qeverira e OJQ-ra në shërbim të tyre), se mund të na mashtrojnë dhe shkombëtarizojnë në çdo lloj mënyre e me çdo lloj eksperimenti pa dhënë asnjë lloj llogarie e pa mbajtur asnjë lloj përgjegjësie (se, për shembull, zëvendësimi i Flamurit Kombëtar me rreckën globaliste me yje apo dorëzimi i disa Ministrive në duar të pakicave, quhen plotësisht të arritur prej tyre), hapat e ardhshëm do të jenë në funksion të zëvendësimit të sa më shumë shqiptarëve, nëpër sa më shumë vende publiko-politike, me jo-shqiptarë, derisa dobësimin dhe shfuqizimin tonë të plotë ta kurorëzojnë me caktimin e një presidenti a kryeministri jo-shqiptar. (Gjithsesi, siç po e shohim prej 70, 25 e 15 vjetësh, nuk është se ka ndonjë dallim të madh, për nga dëmet që i shkaktohen Kombit, nëse në pushtet janë ultra-etnomazokistët në shërbim të kundrashqiptarëve të huaj apo drejtpërdrejt jo-shqiptarët. Me ultra-etnomazokistët në pushtet, është njësoj sikur jemi nën pushtim të huaj.)


Ndërsa tek emisioni “Opinion”, nga ku është shkëputur po e njëjta fjali që shfaq për herë të parë haptazi për një publik të gjerë faktin që globalistët e konsiderojnë Shqipërinë Veriore «shtet jo shqiptar» (duke vërtetuar se pikërisht ky është kuptimi i togut 'shtet multi-etnik'), ajo çka bie në sy është pohimi, i bërë disa herë nga disa prej të pranishmëve, se (duke parafrazuar shkurtimisht): ~nuk mund t’u prishim planin globalistëve duke kërkuar Bashkimin me Shqipërinë Veriore (Kosovën), sepse «të huajt kanë investuar shumë në Kosovë»~.

Për ta thënë edhe më zgjeshur, sipas "analistëve" në studio, nuk duhet të bashkohemi sepse prishim planet që globalistët kanë paracaktuar për shpërbërjen e Kombit Tonë dhe hedhim poshtë gjithë mundin e tyre për ta pasur Shqipërinë Veriore si laborator të vetin për të kryer, nën parullën e “shtetit multi-etnik”, eksperimente neobolshevike shkombëtarizuese e çsovranizuese në dëm të bashkëkombësve tanë. (..Dhe në dëm të gjithë Kombit Tonë meqenëse përvojën e fituar në Verior, kanë filluar ta vënë në punë edhe në Shqipëri Perëndimore, ku po shohim zbatimin e po të njëjtës zbrazjeje sistematike demografike që u realizua prej tyre përgjatë muajve të fundit në atë që për ta është shteti i tyre lodër, laboratori i tyre gjashtëyllor).

Kjo është njësoj si të thuash se ~nuk duhet ta kishim shpallur Pavarësinë më 1912 sepse osmanët kishin investuar shumë për të na shkombëtarizuar dhe mbajtur nën sundimin e tyre (yha!)~!
Apo: ~nuk duhet të ishte ngritur UÇK-ja sepse jugosllavia kishte investuar shumë për shtypjen dhe spastrimin e shqiptarëve nën parullat e “bashkim-vëllazërimit” (yha!)~!

Ja, mu kështu shprehen aguridhet me kollare nëpër ekranet dhe shtypin tonë: si zëdhënës, përfaqësues dhe mbrojtës të këndvështrimit të kundrashqiptarëve, si megafonë të globalizmit.

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”