"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Vrojtim: Nacionalistët evropianë pre të propagandës kundrashqiptare

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Vrojtim: Nacionalistët evropianë pre të propagandës kundrashqiptare

#1

Post by rrëqebull » Sun May 10, 2015 11:07 pm

Që globalistët dhe serbët janë në një vijë për sa i përket zhdukjes së Kombit Tonë kjo nuk është edhe aq e vështirë për t'u kuptuar nga syshqiponjat,
por që serbët kanë nga ana e tyre edhe një pjesë të madhe të nacionalistëve evropianë dhe perëndimorë që po ngrenë krye kundra globalistëve, duhet po ashtu pasur mirë parasysh. Strukturat e tyre keqnjoftuese, shtrembëruese e shpifëse janë tashmë shekullore dhe të bashkërenduara, dhe nacionalistët evropianë, gjithnjë e më shumë të 'magjepsur' nga rusia (të cilën e shohin si "shpëtimtare anti-globaliste dhe udhërrëfyese për çlirimin e Perëndimit nga hegjemonia ultra-liberale neobolshevike kundra-evropiane që e ka kapluar prej 70 vjetësh"), janë për propagandistët kundrashqiptarë kavie shumë e thjeshtë për t'u zënë pre dhe për t'u bindur për "rrezikun islamik që i vjen greqisë, serbisë dhe Evropës nga shqiptarët".
Shpifjet që lexojnë prej serbëve, sllavëve në përgjithësi dhe grekëve, u duken sikur të ishin "të vërteta të kulluara" pavarësisht se janë në mungesë tërësore të ballafaqimit me këndvështrimin dhe vërtetësi'pohimin e Shqiptarëve.
FYROM: Five Cops Dead as Albanians Launch Full-On Revolt

This thing is going to blow up. Stopping a few Albanian revolutionary terrorists only means more will come.

These terrorists are allegedly coming from Kosovo, which could well mean they are acting in tandem with US terrorist forces.
FYROM would do well to side with Russia, because the West has a long-standing policy of always siding with Moslem terrorists in every single situation.

They’d better just go ahead and change their name as well, it would put them in a much better situation.

Dhe përfundon duke shkruar:
Albania is like Israel – it just keeps getting bigger and bigger!

Image

Gjëja më e zgjuar që mund të bënte ky Endrju Englini përpara se të këpuste profka të tilla do të ishte: të pezullonte çdo lloj gjykimi e paragjykimi në pritje për të pasur një pasqyrë të plotë të çështjes. Por propaganda sllavo-greke "shqiptar = mysliman terrorist jo-evropian" është rrënjosur aq shumë, edhe falë politikave të ushtruara vitet e fundit nga globalistët për myslimanizmin e hapësirës sonë publiko-politike [mos të harrojmë se në Shqipëri Veriore kanë arritur që ta fusin në kuvend një parti kundrashqiptare haptazi islamike dhe kanë arritur të trushpëlajnë dhe dërgojnë në Siri një numër të mjaftueshëm njerëzish për të "vërtetuar" aksiomet serbogreke], sa që shumë të pakët janë nacionalistët evropianë të cilët të mund të ndihen të pakënaqur nga "shpjegimi" me të cilin kohen nga sllavogrekët dhe të cilin këta të fundit e kanë paketuar stër-dinakërisht. [Dinë edhe të përfitojnë nga globalistët pa u bërë vegla të verbra të tyre].

Për nacionalistët evropianë, në lidhje me Shqipërinë, sot ka vetëm dy lloj burimesh: 'burimi kundërshtar globalist' dhe 'burimi vëllazëror sllavo-grek'. Duke qenë të zhytur kokë e këmbë në shtrembërimet serbe e greke, në mungesë të interesimit për këndvështrimin e Shqiptarëve [se, falë thjerrëzave sllavo-greke me të cilat na shohin, u dukemi si "myslimanë dhe dordolecë që globalistët shfrytëzojnë për të shkatërruar serbinë, greqinë dhe gjithë Evropën"], janë tërësisht të verbër ndaj fakteve dhe ndaj rrjedhës së njëmendtë të dinamikave etnohistorike në Siujdhesën Tonë.

Ai komenti që ka bërë për zgjerimin e Shqipërisë, në sajë të rrjedhës së vërtetë të ngjarjeve, tregon se një pjesë e madhe e nacionalistëve perëndimorë, janë tërësisht mendërisht të serbizuar, çka do të thotë se hëpërhë, në lidhje me Shqiptarët, e konceptojnë gjithçka së prapthi.

Vetëm dikush i sëmurur mendërisht me serbizím mund të flasë për "zgjerim të Shqipërisë" ndërkohë që gjithë zgjerimet e bëra në Siujdhesën Ilirike, historikisht kanë qenë në dëmin tonë [përfshirë këtu edhe shpallja globaliste e "pseudo-pavarësisë" në Shqipëri Veriore]:

Image

Dhe për më tepër, edhe sikur nacionalistët perëndimorë, si ky i cekuar më lartë, të trushpëlarë me propagandë serbo-greke, të viheshin përballë kësaj harte, serbizími i tyre mendor, do t'i bënte që të shpreheshin se «kjo është zgjidhja më e mirë për Ballkanin; një serbi e fortë në gjendje që ta shpëtojë Evropën duke asgjësuar elementin "shqiptar mysliman jo-evropian" pa u penguar nga globalistët që krijuan Kosovën si një shtet kukull mysliman për të destabilizuar rajonin sa herë që ua do interesi».

***
Bashkëkombës, këtu po luhet e Ardhmja e Kombit. Sulmi po na vjen nga çdo front [pothuajse, se natyrisht nacionalistët perëndimorë nuk janë të gjithë të serbizuar mendërisht].

Pa një qëndrim të përbashkuar, të njësuar e të kulluar nacionalist, shqiptarësor, kastriotist, dëmet në të ardhmen jo të largët mund të jenë shkatërrimtare më shumë se ç'kanë qenë përgjatë gjithë Historisë Sonë.

Bashkëkombës, i duhesh Shqipnisë më shumë se kurrë!
Të shërohesh nga çdo lloj virusi botëkuptimor jo-shqiptar e kundrashqiptar.
Të lejosh dhe përkujdesesh që Shqiptarësía të flakërojë vullnetshmërisht nëpërmjet çdo mendimi e veprimi që kryen. «Kaq gjë Gjakut i detyrohemi».

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”