"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Vrojtim: Procesi i turqizimit /greqizimit /sllavizimit /globalizimit të shqiptarëve
Moderator: ALBPelasgian
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Vrojtim: Procesi i turqizimit /greqizimit /sllavizimit /globalizimit të shqiptarëve
Në këtë tjerr sillen të gjitha ato lajme /fakte /dukuri që kanë të bëjnë me çshqiptarizimin e bashkëkombësve tanë shkaktuar nga veprimtaria aktive e kundrashqiptarëve të huaj, e etnomazokistëve të ngritur prej tyre në pushtet dhe e çdo lloj kundrashqiptari me fuqi vendimmarrëse apo ndikuese (qofshin këta "artistë", "intelektualë", pjesëtarë të "shoqërisë civile" dhe çdo lloj 'figure publike' tjetër që përhap infektimin botëkuptimor të bashkëkombësve tanë me viruse neobolshevike, abrahamike, 'kozmopolitaniste', shoqëri-shqyese, çmoralizuese, etnomazokiste, vetëurrejtëse e shkombëtarizuese).
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Vrojtim: Procesi i turqizimit /greqizimit /sllavizimit /globalizimit të shqiptarëve
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 3331430472Erdogan dhe Komuniteti Musliman i Shqipërisë shpallën Xhihadin për Khalifatin në Ballkanin Perëndimor, nga Shqipëria në Bosnjë
Pikërisht në një vizitë zyrtare të Presidentit turk Erdogan në Shqipëri, në një veprimtari zyrtare të Komunitetit Musliman të Shqipërisë (emërtimi zyrtar “Bashkësia Islame e Shqipërisë”) u shpall Xhihadi, lufta e shenjtë islamike për krijimin e shtetit islamik në Ballkanin Perëndimor, që do të bashkojë trojet e banuara me muslimanë nga Shqipëria në Bosnjë. Shpallja e Xhihadit në Ballkan u bë në mënyrë dinake orientale, duke kombinuar kumtin e dhënë nga Erdogan në fjalimin e tij me atë të një vajze, një nxënëseje të Medresesë së Shkodrës e cila recitoi një dua (poezi fetare islame) me titull “Çannakale Shehitleri için Dua shiri” (Poezi për dëshmorët e Çanakalasë).
Çanakalaja gjendet në bregun aziatik të Detit Marmara, mes dy ngushtinave turke, asaj të Dardaneleve dhe asaj te Bosforit. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në 1915, atje është bërë një luftë e madhe mes turqve nga njëra anë dhe forcave të Antantës (britanike, franceze, australiane dhe neozelandeze), që kishin mësyrë ngushtinat otomane pasi Imperia Otomane i shpalli luftë Antantës. Është fjala për një luftë me të cilën Shqipëria nuk kanë lidhje. Poezia është në të vërtetë një kushtrim lufte që i fton muslimanët t’ i bashkohen Xhihadit (luftës së shenjtë) për të mbrojtur atdheun osman. Në poezi, si çështja kryesore për të cilën bëhet lufta, paraqitet ajo fetare. Domethënë armiku kristian (Antanta) kanë ardhur në bregdetin turk për të shkatërruar xhamitë, për të rrëzuar minaret, për të ndaluar Islamin. Prandaj muslimanët e Imperisë Otomane duhet të çohen dhe të marrin armët për të mbrojtur fenë islame, xhamitë, minaret, ezanin. Poezia e poetit turk Arif Nihat Asya, e cila është recituar edhe në një film propagandistik për Luftën e Galipolit të vitit 1915, u recitua nga Erdogan në ceremoninë përkujtimore të mbajtur me rastin e 100 vjetorit të kësaj lufte, para një muaji. Në turqisht, poezia është kështu: […]
Organizatorët e ceremonisë së Prezës, domethënë Komuniteti Musliman i Shqipërisë dhe Ambasada e Turqisë, kishin vënë në gojën e vajzës që recitoi poezinë edhe një përshëndetje paraprake ku ajo iu drejtua presidentit turk, duke e quajtur atë “Ej krenaria e botës islame, Presidenti ynë, prijësi ynë Rexhep Taip Erdogan.” Pasi nxënësja 16 vjeçare e Medreses së Shkodrës tha se i dërgonte Presidentit turk përshëndetjet e muslimanëve të Shkodrës, nisi të recitojë duanë, përkthimi i saktë në shqip i së cilës është:
“Të gjithë ne pa zë jemi,
O Allah, minaret pa ezan mos na i ler.
Ose na sill këtu ata që mjaltin prodhojnë,
Ose pa hoje mos na ler o Allah.
Nuk ka zinxhir të dritave lajmëruese mes minareve,
që shkëlqejnë duke përcjellë kumtin, o Allah!
Rrugën e Qumshtit nga qielli, mos na e hiq o Allah,
Këtë vend të brumosur me muslimanë,
Mos e ler pa muslimanë o Allah!
Na jep fuqi, mos e ler pa luftëtarë fushbetejën e Xhihadit, o Allah!
Turmat që në vite presin heronj,
Mos i ler pa heronj, o Allah!
Na mësoj si të përballojmë armikun,
mos na ler pa shpirt, Allah!
Në të ardhmen vitet pa Ramazan,
Mos na i ler o Allah!
Ose shpërndaje tufën tënde, për të cilën askush nuk shqetësohet e kujdeset,
Ose pa bari mos e ler o Allah!
Pa dashuri, pa ujë, pa ajër, pa atdhe, mos na ler o Allah!”
Kjo ishte poezia.
Kjo poezi e recituar në Prezë, në prani të Presidentit Erdogan, para një xhamie, nga një vajzë muslimane shqiptare, e mbuluar me hixhab, nuk ka kuptim tjetër veç atij të një apeli, të një manifesti të muslimanëve shqiptarë (e praktikuesve të fesë islame, domethënë e një pakice edhe mes vetë shqiptarëve me origjinë muslimane nga koha otomane) për Xhihad (luftën e shenjtë) islamike, me qëllim që të krijohet shteti islamik në Ballkanin Perëndimor, që nga Shqipëria në Bosnjë. Poezia ishte një zhvillim i fjalimit ekstremist islamik të Presidentit Erdogan në Prezë. Erdogan tha në fjalimin e tij në Prezë:
“Nuk ka rëndësi se kush jeni shqiptar, turk, boshnjak apo rom, por jini të bashkuar me njëri-tjetrin. Podgorica, Tirana, Sarajeva, Shkupi; zemrat e tyre duhet të rrahin në islam. Siç thoshte edhe Mehmet Akif Ersoj, nëse jemi të bashkuar as topi nuk na ndan.”
Këtu Erdogan iu apeloi muslimanëve të Ballkanit Perëndimor që ta ndjejnë se i përkasin një kombi të vetëm musliman, që nga Bosnja në Shqipëri.
Sa për ta fshehur pak idenë e tij të Khalifatit ballkanik, Erdogan nuk ka përmendur Prishtinën, domethënë Kosovën, si dhe Novi Pazarin, domethënë Sanxhakun, por është e qartë se kur përmenden Sarajeva, Shkupi dhe Tirana, që duhet të jenë të bashkuar, nënkuptohet edhe Prishtina është në këtë skemë gjeoreligjioze dhe gjeopolitike, pasi gjeografikisht, Sarajeva nuk mund të bashkohet me Shkupin dhe Tiranën, pa u bashkuar me këtë skemë gjeoreligjioze dhe gjeopolitike edhe Novi Pazari e Prishtina.
Logjika që përdori Erdogan për ta fshehur paksa idenë e tij të Khalifatit në Ballkanin Perëndimor, është e njëjtë me logjikën e hartës së flamurit të zi të dronit, që u ngrit në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Në këtë hartë, kinse të Shqipërisë Etnike, paraqitej në fakt shteti islamik i Ballkanit Perëndimor, paksa i fshehur, duke mos u përfshirë Bosnja në këtë hartë, por Sanxhaku islamik boshnjak, si urë lidhëse me Bosnjën. Në 1914, kur ndodhi një rebelim islamik në Shqipëri, të inicuar nga agjenti serb Esat Pashë Toptani, Serbia e mbështeti këtë lëvizje se ajo u shërbente planeve serbe për coptimin e Shqipërisë, duke qenë se shërbente si një shkak për ndërhyrje ushtarake serbe në Shqipëri. Në 1915, një vit pas nisjes së kryengritjes islamike në Shqipëri, Serbia ndërhyri ushtarakisht në konfliktin e brendshëm mes rebelëve islamikë shqiptarë, për të sjellë në pushtet njeriun e saj Esat Toptanin. Një shekull më vonë, në tetor 2014, Serbia, me anë të një operacioni të shërbimeve të fshehta të saj në ndeshjen Serbi-Shqipëri, i dha një flamur shtetit islamik të Ballkanit Perëndimor, që para se ta shpallte atë Erdogan në Prezë. Serbët bëjnë llogarinë dinake që aspirata historike e Shqipërisë Etnike të kompromentohej si aspiratë për një shtet islamik nëpërmjet flamurit me fushë të zezë (simbol i Xhihadit islamik dhe i shtetit islamik ISIS), në qendër të të cilit gjendej një hartë kinse e Shqipërisë Etnike, por në fakt që e kompromentonte këtë si projekt shovinist.
Sipas poezisë-apel të recituar në ceremoninë e Prezës, del se muslimanët praktikues shqiptarë nuk kanë një zë, pra një lider dhe ata shohin si të tillë Erdoganin. Sipas poezisë-apel të recituar në ceremoninë e Prezës, muslimanët praktikues shqiptarë ankohen për ezanin (ftesën për lutje në arabisht) që thirret nga minaret e xhamive. Nuk kuptohet se çfarë dëshiron Komuniteti Musliman i Shqipërisë si institucion dhe muslimanët praktikues të Shqipërisë, kur ezani thirret me megafonë nga të gjitha minaret e xhamive të Shqipërisë, madje dhe me nga katër megafonë të vendosur në çdo minare? A mos duan që të vendosin megafonë edhe jashtë xhamive për të thirrur ezanin në arabisht? Ezani i thirrur në arabisht nga minaret është një provokim ndaj shqiptarëve jomuslimanë, si dhe ndaj jopraktikuesve me origjinë muslimane nga koha e pushtimit otoman. Ezani i thirrur në arabisht nga minaret është një dhunim i Kushtetutës së Shqipërisë, e cila përcakton se gjuha zyrtare në vend është gjuha shqipe dhe këtë gjuhë duhet ta respektojnë edhe bashkësitë fetare në ritualet e tyre. Përse duhet që ezani të thirret me megafonë nga minaret kur ai është është praktikues i fesë islame e di orën e faljes dhe e ka të hapur derën e xhamisë? Sipas poezisë-apel të recituar në ceremoninë e Prezës, muslimanët shqiptarë duhet të ndërmarrin një Xhihad, një luftë të shenjtë islamike, për të vendosur një regjim islamik në Shqipëri. Sipas poezisë-apel të recituar në ceremoninë e Prezës, del se muslimanët praktikues shqiptarë e ndjejnë veten pa atdhe. Për ta Shqipëria nuk është atdheu i tyre, se në Shqipëri nuk sundon ligji kuranik, Shqipëria nuk është një shtet i dalë nga Xhihadi.
E nëse muslimanët praktikues të Shqipërisë nuk janë aq të shumtë sa të mund ta kryejnë Xhihadin për ta marrë shtetin nën kontroll, atëherë do të vijnë në ndihmë vëllezërit në Xhihad, moxhahidinët nga Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi, por edhe Kosova e Sanxhaku, se ashtu siç tha në fjalimin e tij në Prezë Presidenti Erdogan, muslimanët e Ballkanit Perëndimor duhet të ndjehen si një komb i vetëm. Por kuptohet se do të vinë në ndihmë edhe luftëtarë nga Turqia dhe më tej nga bota islame.
Fjalimi i Erdogan në Prezë, si dhe poezia e cila u recitua në ceremoninë e promovimit të xhamisë së rindërtuar të Prezës, në Tiranë, në prani të Presidentit Erdogan, i cili u përlot prej saj, ishte një kushtrim për luftë islamike në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, kushtrim i lëshuar nga Presidenti i Turqisë dhe institucioni zyrtar i fesë islame në Shqipëri, Komuniteti Musliman i Shqipërisë, organizatori i ceremonisë. Gjithçka ishte e përgatitur nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë dhe Ambasada e Turqisë në Shqipëri. Ceremonia në Prezë ishte një ceremoni e organizuar bashkërisht nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë dhe Ambasada e Turqisë. Komuniteti Musliman i Shqipërisë, që ka në pronësi xhaminë si dhe medresenë, shkollën fetare të cilës i përkiste vajza që recitoi duanë.
Fjalimi i Erdogan në Prezë dhe poezia e recituar atje që e përloti atë, na e bëjnë të qartë se çfarë do të jetë xhamia e madhe e ndërtuar në qendër të Tiranës, me financim turk. Xhamia e madhe e Tiranës do të jetë kazerma e Xhihadit në Shqipëri, katër minaret e saj do të jenë topat e Xhihadit, megafonët e minareve, nga të cilët do të thirret ezani në arabisht, do të jenë mitralozët e xhihadit, muslimanët praktikues që do të falen në këtë xhami do të jenë moxhahidinët, ushtarët e Xhihadit, imamët e saj do të jenë gjeneralët e Xhihadit. Erdogan e bëri të qartë në fjalimin e tij se qëllimi kryesor për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë nuk ishte që të kishin muslimanët e qytetit Tiranës një xhami ku të mund të faleshin, se ata kanë 40 të tilla. Qëllimi kryesor, siç tha Erdogan ishte që kjo xhami të paraqitej në guidat turistike si imazhi i qytetit të Tiranës, pra si imazhi i kryeqytetit shqiptar. Domethënë se qëllimi i ndërtimit të xhamisë është që Tirana të duket si kryeqytet islamik.
Është absurde dhe qesharake që shteti shqiptar, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Punëve të Brendshme, shërbimet e fshehta shqiptare, të shtiren se e luftojnë terrorizmin islamik duke arrestuar disa muslimanë praktikues të quajtur radikalë për shkak të pamjes së tyre me mjekrra dhe veshje si talebanë. Këta njerëz janë arrestuar dhe po gjykohen se kanë rekrutuar njerëz për t’ i dërguar të luftojnë në Siri për Xhihad. Por shteti shqiptar, institucionet që duhet të veprojnë, heshtin dhe bëjnë kinse nuk kanë parë dhe kuptuar gjë, kur shpallet Xhihadi në Shqipëri ditën me diell, në mes të Tiranës, nga një kryetar shteti i huaj i ardhur në Shqipëri në vizitë zyrtare, i mbrojtur nga Garda e Republikës së Shqipërisë, nga Policia e Shtetit e Shqipërisë, nga shërbimet e fshehta të Shqipërisë. Gjithashtu shteti shqiptar, institucionet që duhet të veprojnë, heshtin dhe bëjnë kinse nuk kanë parë dhe kuptuar gjë, kur bëhet një atentat ndaj rendit kushtetues, duke u shpallur Xhihadi në Shqipëri ditën me diell, në mes të Tiranës nga institucioni fetar që me ligj përgjigjet për mënyrën e ushtrimit të fesë islame në Shqipëri, domethënë Komuniteti Musliman i Shqipërisë.
Erdogan erdhi në Tiranë të zbatojë atë që ka shkruar kryeministri i sotëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, në librin me titull “Thellësia strategjike: pozita ndërkombëtare e Turqisë” (2001), që është elaborat i Neo-Otomanizmit. Në librin e tij, Davutoglu i cilëson popullsitë “mbetje otomane” (shqiptarë, boshnjakë) si bazën e politikës neo-otomane në Ballkan. Davutoglu shkruan: “Themeli i ndikimit politik të Turqisë në Ballkan janë popull¬sitë muslimane si mbetje osmane.
Gabimi në të shkuarën i politikës së zbrazjes së Ballkanit me anë të rrugës së emigrimit duke i parë këto popullsi si barrë të politikës së jashtme turke, ka dalë sot në shesh në mënyrë krejt të hapur. Tani Turqia po duket se zotëron në Ballkan mundësi me rëndësi që ia sigurojnë arritjet e përvojës historike të mbështetur në trashëgimin osman. Veçanërisht në dy vende (Bosnjë dhe Shqipëri) ku muslimanët, aleatët e natyrshëm të Turqisë, janë në shumicë, është shfaqur vullneti për ta kthyer këtë përvojë historike të përbashkët në një aleancë të natyrshme. Ndërkaq pakicat turke dhe muslimane në Bullgari, Greqi, Maqedoni, Sanxhak, Kosovë dhe Rumani janë elementë me rëndësi të politikës turke në Ballkan.” (Ahmet Davutoglu: “Thellësia strategjike: pozita ndërkombëtare e Turqisë”, Shtëpia botuese Logos-A, Shkup 2010, f. 161)
Madje Davutoglu, në librin e vet nuk heziton që të shprehet hapur se xhamitë, tyrbet, medreset në Ballkan janë fortesa të strategjisë së Turqisë neo-otomane për depërtim atje: “Çdo xhami e shembur në Ballkan, çdo institucion islam i pakësuar, çdo element tradicional islam i asgjësuar në kuptim kulturor janë nga një gur themeli i shkulur prej ndikueshmërisë përtejkufitare të Turqisë në këtë zonë. Tashmë Turqia është e detyruar të prodhojë politika të mesme alternative që t’ i zënë vendin politikës së emigrimit të shndërruar në simbol të braktisjes së plotë. Është e pashmangshme që në themel të këtyre politikave të mesme të zërë vend mbajtja gjallë e kulturës otomano-islame në Ballkan.”(po atje: f. 80-81)
Këto fjalë nuk i ka shkruar një njeri i çfardoshëm, por ai i cili që nga viti 2003 ka qenë këshilltari i Kryeministrit Erdogan për politikën e jashtme, dhe që nga viti 2009 ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme, dhe që kur Erdogan u bë President, e zëvendësoi atë si Kryeministër. Sipas këtij shtetari turk, institucionet religjioze, ato që quhen Bashkësitë Islame në Bosnjë-Herzegovinë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, me xhamitë e tyre, me muslimanët praktikues në këto vende, përbëjnë një aset strategjik neo-otoman. Kjo do të thotë se çdo musliman praktikues boshnjak dhe shqiptar është një ujk neo-otoman (ujku i Anadollit ka qenë për të krishterët simbol i otomanit).
Për gjithë këtë që ndodhi duhet të bëhen hetime zyrtare nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme dhe shërbimet e fshehta dhe të arrestohen përgjegjësit duke nisur që nga kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Myftiu i Shkodrës, femra xhihadiste, si dhe të tjerë organizatorë të shfaqjes në Prezë. Drejtuesit e institucioneve të rëndësishme të shtetit shqiptar duhet ta dinë se çështja është shumë serioze. Kujtesa e rebelimit islamik të viteve 1914-1915, nuk është aq e largët sa duket. Nëse shihet se drejtuesit e shtetit dhe të institucioneve nuk duan të bëjnë të detyrën e tyre detyrëm e mbrojtjes së rendit kushtetues, atëherë kanë të drejtë ta bëjnë forca të tjera dhe kjo është shumë më e lehtë të bëhet se ç’ mund të imagjinojë shumëkush, nëse veprohet sipas manualeve efikase.
Në Shqipëri debati për atë që ndodhi gjatë vizitës së Erdogan, është reduktuar kryesisht nëse duhet pranuar kërkesa e tij që të mbyllen shkollat e Gulen në vendin tonë. Por Erdogan dhe Gulen janë dy ekstremistë islamikë, të cilët janë njëlloj të dëmshëm për Shqipërinë. Ata nuk janë ngritur për idetë e tyre islamike, por për atë se cili prej tyre do ta ketë pushtetin në Turqi. Gulen donte që kur Erdogan fitoi zgjedhjet në Turqi, ta ftonte për ta bërë President të Turqisë, dhe kur kjo gjë nuk ndodhi ata të dy u bënë armiq.
Nëse shteti shqiptar nuk vepron për atë që ndodhi në Prezë, atëherë të tjerët kanë të drejtë dhe detyrim që të marrin përsipër përgjegjësinë publike për qëndresën me forcën e armëve ndaj Xhihadit islamik në Shqipëri, nëse duhet edhe ndaj atyre që kanë detyrë të mbrojnë rendin kushtetues dhe nuk e kryejnë këtë detyrë, duke u bërë faktikisht mbrojtës të Xhihadit në Shqipëri. Nuk duhet të ketë iluzione të gabuara për numrin e njerëzve që do të marrin pjesë në këtë qendrësë. Si në çdo lëvizje të tillë, shumë njerëz do të mobilizohen dhe do të marrin pjesë jo aq për motive sublime, por për të përfituar nga pasuria e konfiskuar e atyre që janë përfshirë në Xhihad dhe nga pasuria akoma më e madhe e atyre të cilët e kanë detyrë kushtetuese të reagojnë ndaj Xhihadit që ka nisur tashmë në Shqipëri. Kështu ka ndodhur në shumë lëvizje në botë duke përfshirë Revolucionin Amerikan, atë Francez etj./Kastriot Myftaraj
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Vrojtim: Procesi i turqizimit /greqizimit /sllavizimit /globalizimit të shqiptarëve
Kjo eshte e paimagjinueshme, eshte nje sulm ndaj konfiguracionit shpirteror te shqiptarit. Ne e respektojme kete fe azitiake, ashtu sic bejme dhe me fene tjeter, por ne nuk mund te lejojme, tani 500 vjete pasi na shfarosen fizikisht dhe kulturarisht, te behemi vegla te sunduesve e rinj fetaro-politik. Asnje gje nuk ka ndryshuar nga kohet e vjetra, ne taktikat per sundimin e popujve.Na jep fuqi, mos e ler pa luftëtarë fushbetejën e Xhihadit, o Allah!
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
/globalizimi
Infeksioni globalist çan rrugë dhe përhapet atje ku përdhoset, përçudnohet, çrrënjoset e shkallmohet Tradita Kombëtare.
Përdhosje, tallje, mbrapshti, kundra'traditë.
Këto janë 'veshje turbofolkëtare' e psuedofolklorike,
dhe jo Veshje Kombëtare e Folklor.
Këto janë shpërfytyrime e përçudnime kundrashqiptare.
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
/globalizimi
LEXONI SE Ç'SHKRUAN NJË SHQIPTAROVERIOR :
«Asht dashtë me thanë se shqipja ka me u zhdukë shum shpejt si gjuhë, se jam në dijeni të prindëve qe midis Prishtine janë tu i çu thmitë në shkolla ku mësojn veç anglisht. Madje nji koleg i jemi më pat thanë diçka kështu për djalin e vet që e çon në shkollë ku mësohet veç në anglisht: "Le të mësojë anglishten mirë në shkollë se ajo i vyn në jetë, e shqipen ia mësoj unë, se ashtu-kështu i duhet veç qaq sa me ble speca e patlixhona në treg."»
KJO ËSHTË MENDËSI VETËVRASËSE!
KJO ËSHTË SËMUNDJE E RËNDË MENDIMORE DHE BOTËKUPTIMORE!
KY ËSHTË PRANIM DHE NXITJE E ZHDUKJES SË KOMBIT TONË!
KJO DO TË THOTË TË PËRMBUSHËSH "ME DËSHIRË" PLANET GLOBALISTE LIBERAL-BOLSHEVIKO-ABRAHAMIKE PËR SPASTRIMIN E SHQIPTARËVE!
KY ËSHTË GLOBALIZËM QË SHPIE NË ASGJËSIM!
KY ËSHTË ULTRA-ETNOMAZOKIZËM!
KY ËSHTË KRIM KUNDRA SHQIPTARISË!
BASHKËKOMBËS,
PËR ÇFARË KEMI LUFTUAR SHEKUJ E SHEKUJ ME RADHË?
PËR ÇFARË E KANË DHËNË JETËN MIJËRA E MIJËRA SHQIPTARË, NËSE NE E ÇOJMË DËM GJITHË MUNDIN E TYRE DHE NËSE NE SHKELIM MBI GJAKUN QË ËSHTË DERDHUR PËR T'I SHTUAR JETËN KOMBIT DHE PËR TË SHPËTUAR KËTË GJUHË E KËTË KULTURË TË STËRLASHTË E TË SHENJTË SHQIPE?
MJAFT LEJUAT QË GLOBALIZMI DHE ÇDO KUDNRASHQIPTARIZËM TJETËR T'JUA SHKULË PENDËT, T'JUA PRESË DERI NË RRËZË KTHETRAT, T'JUA THYEJ SQEPIN, T'JUA CUNGOJË FLATRAT DHE TË NA I PËRDHOSË E SHKALLMOJË FOLENË!
BASHKËKOMBËS,
RIPËRTËRIHUNI, RIVULLNETËSOHUNI, RISHQIPTARËSOHUNI!
MPREHNI SQEPIN, NXIRRNI KTHETRAT, SHPALSONI FLATRAT E SHQIPES!
DONI TË BËHENI AJO QË JENI: SHQIPONJA,
APO DONI TË JENI AJO QË TË TJERËT DUAN T'JU BËJNË: QYQE!
OSE SHQIPONJA, OSE QYQE!
ZGJEDHJE TJETËR NUK KA!
«Asht dashtë me thanë se shqipja ka me u zhdukë shum shpejt si gjuhë, se jam në dijeni të prindëve qe midis Prishtine janë tu i çu thmitë në shkolla ku mësojn veç anglisht. Madje nji koleg i jemi më pat thanë diçka kështu për djalin e vet që e çon në shkollë ku mësohet veç në anglisht: "Le të mësojë anglishten mirë në shkollë se ajo i vyn në jetë, e shqipen ia mësoj unë, se ashtu-kështu i duhet veç qaq sa me ble speca e patlixhona në treg."»
KJO ËSHTË MENDËSI VETËVRASËSE!
KJO ËSHTË SËMUNDJE E RËNDË MENDIMORE DHE BOTËKUPTIMORE!
KY ËSHTË PRANIM DHE NXITJE E ZHDUKJES SË KOMBIT TONË!
KJO DO TË THOTË TË PËRMBUSHËSH "ME DËSHIRË" PLANET GLOBALISTE LIBERAL-BOLSHEVIKO-ABRAHAMIKE PËR SPASTRIMIN E SHQIPTARËVE!
KY ËSHTË GLOBALIZËM QË SHPIE NË ASGJËSIM!
KY ËSHTË ULTRA-ETNOMAZOKIZËM!
KY ËSHTË KRIM KUNDRA SHQIPTARISË!
BASHKËKOMBËS,
PËR ÇFARË KEMI LUFTUAR SHEKUJ E SHEKUJ ME RADHË?
PËR ÇFARË E KANË DHËNË JETËN MIJËRA E MIJËRA SHQIPTARË, NËSE NE E ÇOJMË DËM GJITHË MUNDIN E TYRE DHE NËSE NE SHKELIM MBI GJAKUN QË ËSHTË DERDHUR PËR T'I SHTUAR JETËN KOMBIT DHE PËR TË SHPËTUAR KËTË GJUHË E KËTË KULTURË TË STËRLASHTË E TË SHENJTË SHQIPE?
MJAFT LEJUAT QË GLOBALIZMI DHE ÇDO KUDNRASHQIPTARIZËM TJETËR T'JUA SHKULË PENDËT, T'JUA PRESË DERI NË RRËZË KTHETRAT, T'JUA THYEJ SQEPIN, T'JUA CUNGOJË FLATRAT DHE TË NA I PËRDHOSË E SHKALLMOJË FOLENË!
BASHKËKOMBËS,
RIPËRTËRIHUNI, RIVULLNETËSOHUNI, RISHQIPTARËSOHUNI!
MPREHNI SQEPIN, NXIRRNI KTHETRAT, SHPALSONI FLATRAT E SHQIPES!
DONI TË BËHENI AJO QË JENI: SHQIPONJA,
APO DONI TË JENI AJO QË TË TJERËT DUAN T'JU BËJNË: QYQE!
OSE SHQIPONJA, OSE QYQE!
ZGJEDHJE TJETËR NUK KA!
anglishtizimi i fëmijëve shqiptarë: RREZIK KOMBËTAR!Nuk është e nevojshme që gjithkush të mësojë anglishten. Mjafton ta mësojnë ata që iu duhet, për shembull tregtarët, përkthyesit, etn.
Sepse, nëse bëhet gjuhë e dytë për tërë popullin, atëherë është shumë e lehtë që të krijohen zhargonet shkatërruese anglo-shqiptare. Nëse vetëm një pakicë e njeh anglishten, këto zhargone nuk kuptohen dhe shpërfillen nga shumica dhe zhduken këto prirjet e prishjes së Gjuhës Shqipe.
Kjo mënyrë argumentimi është shumë interesante:Si me thënë që po prodhojmë fuqi punëtore për "tregun global". Domethënë e mbushëm dhe e tejkaluam Shqipërinë me rini dhe punë dhe tani po i kualifikojmë që t'i qesim me shkelma nga vendi, sepse të mësuarit e gjuhëve të huaja dhe të ikurit nga vendi për të punuar jashtë është aspirata më e lartë dhe ëndërr e parealizuar e brezit që na qeveris!Të gjitha prioritetet që po i jepen gjuhës angleze, ministri Pollo i ka argumentuar ...me rolin e madh që ka kjo gjuhë në tregun global të punës.
Këta janë të tërë me simptoma paskomuniste. E kanë ndarë mendjen që do e qesin rininë nga vendi dhe po e ambalazhojnë siç duhet...
Mësimi i gjuhës së huaj s'është i keq në vetvete, por është i keq kur kryhet në masë. Mësimi masiv dhe përdorimi i vazhdueshëm i kësaj, do të thotë përdhosje, zvetënim, nkeqje, çoroditje e sintaksës shqipe. Përjashtohen përkthyesit që e mbarojnë tërë këtë punë si profesion, por njeriu i rëndomtë nis prej aty e e flet shqipen anglisht (raste konkrete në jetën e përditshme). Madje ka dhe më keq: bastardim gramatikor bashkë me sintaksor (raste konkrete në mediat e përditshme, në reklama shoqërish tregtare, në seancat e kuvendit, në konferencat e shtypit, në shkresat shtetërore, pa i hyrë faqeve të internetit ku bëhet kërdia)... Disa mendojnë anglisht dhe përkthejnë shqip kur flasin, dukuri në përhapje e sipër.
Pra, këtej e tutje, ne e kemi problem kombëtar detyrimin e anglishtes në masë në qoftë se jemi të paaftë ta flasim shqipen shqip. Dhe kur je i paaftë të flasësh shqipen shqip, nuk shikon shkollat e Norvegjisë që e japin anglishten e detyruar, sepse ata janë fanatikë për gjuhën e tyre në radhë të parë (e veç kësaj e mësojnë dhe anglishten më mirë se anglezët).
Pra, kur nisemi të shkërbejmë (imitojmë) shtetet si Norvegjia duhet më parë të kalojmë ca shkallë evolucioni në Mbrojtjen e Kulturës Kombëtare dhe mos të argumentojmë me "tregje globale" (që është një mënyrë tjetër për të thënë: shkombëtarizim politiko-ekonomiko-demografiko-kulturor).
marrë lirisht nga vargmal.org/lg/dan1434
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
/turqizimi /globalizimi abrahamist
Në Tiranë po ngrihet një objekt i një kulti të importuar nga Arabia, të cilit i është refuzuar ndërtimi nga autoritetet shtetërore që nga vitet 1930 e deri sot. Pra ka marrë refuzimin e regjimeve shqiptare pa dallim ideologjie politike, deri në ditët e sotme, deri kur para pak muajsh shkulën pemë qindvjeçare, sot kanë hapur gropën e nesër do hedhin betonin... Të gjitha këto haptazi me fondet, fryrjen dhe bekimin e Turqisë. Të gjitha objektet e kulteve joshqiptare në Shqipëri janë të financuara nga jashtë. Kaq mjafton për të bërë llogaritë se kujt i shërbejnë fetë, që së paku të na kursejnë hipokrizinë e "nevojave" dhe të "të drejtave", sepse çdo gjë ka një etiketë çmimi në këtë vend.
Nëse e keni humbur artikullin nga Koha Ditore si më poshtë, 11 persona dhe 50 organizata fetare janë klasifikuar si përhapëse të ekstremizmit fetar nga autoritetet e sigurisë në Prishtinë... Si ka mundësi që zbatuesit e fjalës së "perëndisë" në tokë të cilësohen si ekstremistë?! Ka ndonjë shkallë vlerësimi se deri ku fjala e "perëndisë" është e pranueshme dhe se kur kalohet caku në fjalë kemi të bëjmë me "ekstremizëm"? Për më tej çfarë do të thotë "ekstremizëm fetar" nëse fetarët thjesht ndjekin udhëzimet e fesë së tyre? Pra, mbi çfarë sistemi vlerash e gjykon fenë shoqëria shqiptare dhe opinioni i gjerë kur i ndan organizatat abrahamike në ekstremiste dhe joekstremiste? Ka vërtet ndonjë dallim midis tyre, të tipit që njëra palë ka ende dhëmbë, ndërsa tjetrës ia kanë hequr? Njëra është ende e harbuar në gjendjen fillestare e tjetra mbahet me qetësues? Në gjuhën e fshehjes pas gishtit...
Prishtinë: 11 individë dhe 50 organizata përgjegjës për përhapjen e ekstremizmit fetar
Njëmbëdhjetë persona dhe pesëdhjetë organizata joqeveritare kanë përgjegjësinë kryesore për kultivimin dhe përhapjen e ekstremizmit fetar në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Ekrem Avdiu, Shefqet Krasniqi, Enes Goga, Lukman Neziri, Kastriot Duka, Faruk Lohaj, Mazllum Mazllumi, Selatin Shala, Shaban Shabanaj, Jeton Raka, Shukri Aliu, dyshohet se kanë shtrirë dhe kultivuar selefizmin.
Shumica prej tyre vitin e kaluar janë arrestuar si të dyshuar për rekrutim me qëllim të kryerjes së veprave terroriste, përcjell Koha.net. Kastriot Duka vite më parë është deportuar nga Kosova, ndërsa Shukri Aliu është vrarë në Maqedoni.
Financues kryesorë të ekstremizmit kanë qenë shumë organizata: “Al- Haramanei”, “IWC”, “KOFF”, ”ISTAMBULL”, që janë larguar nga Kosova duke lënë pas vetes “larvat” nëpërmjet themelimit të OJQ-ve “Gjurma”, ”Fondakos”, “Sfera”, “Kalliri i mirësisë”,”Njëanshmëria”,”Krenaria”, “Realiteti”, “Kur’an”, “Rahm Amercy” ,”Al Waqf Al Islam”.
“Koha Ditore” ka siguruar një raport në detaje të Inteligjencës së Njësisë kundër terrorizmit të Policisë së Kosovës, që u është dorëzuar organeve të tjera, përfshirë Qeverinë në vitin 2013.
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
/turqizimi
Pas deklaratës së presidentit turk gjatë vizitës së shëmtuar në Shqipëri, një pjesë e opinionit politik reagoi në lidhje me deklaratën e këtij për mbylljen e "shkollave" të Fetullah Gylenit, - dikur bashkëpunëtor i Erdoganit, sot gjoja "islamik i moderuar". Fetullah Gyleni, një hoxhë turk me 5 klasë shkollë, i arratisur nga Turqia pas shpalljes në kërkim për grusht shteti kundër qeverisë laike të kohës, më tej drejtues i fondacionit "Sema", i cili vepron prej 1994-s në Shqipëri nëpërmjet "shkollave turke", nga 2005-a pronar de facto i KMSH-së dhe i medreseve të kësaj, shprehet si më poshtë për ateistët: "Shkurt, në islam, në momentet e ndëshkimit në ditën e gjykimit, një vrasës do të konsiderohet të jetë aq i ulët po aq sa dikush që ka mohuar zotin dhe profetin (me fjalë të tjera një ateist). Nëse ky është një parim themelor i fesë, atëherë ai duhet të jetë mësuar në shkollë. " al.fgulen.com/index.php…
Ka një shprehje populli shqiptar, që për respekt tonin dhe të hapësirës publike bashkë në parafrazë do të bënte: Njëri Erdogan e tjetri Gylen!
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
/turqizimi
#FINANCIM_PËR_TURQIZÍM
#SHKOMBËTARIZÍM
#QYQETARËSÍ
#SHKOMBËTARIZÍM
#QYQETARËSÍ
Xhamia katërgrykëshe e Tiranës do të ndërtohet me financimin e Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, institucioni qeveritar përgjegjës për "rregullimin e shërbimeve fetare në Turqi dhe kudo ku ka turq"... Në media është paraqitur shkaraz si "fondacion", por në fakt është autoritet shtetëror i rëndësisë së lartë dhe arsyeja nr. 1 pse Turqia është praktikisht teokraci. Për një sy të vëmendshëm, nëpunësit e shtetit turk janë vazhdimisht të pranishëm në shumë prej përurimeve të xhamive "shqiptare" këto 25 vite. Duket se për opinionin e gjerë mjaftojnë ca "dhurata" të tilla, mundësisht në valutë, pa se vijnë nga Vatikani, Greqia, Turqia, Arabia Saudite etj. si pjesë e politikave dhe synimeve të këtyre shtetërore, pak rëndësi ka. Të paktën do të na zbukurohet qyteti ku jetojmë me bunkerë të rinj OMGJ, më të mëdhenj, më të lartë, më të fortë, me më shumë gryka... pikërisht çfarë na mungonte.
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
#depërtimi abrahamik në poltikë
http://www.mapo.al/2015/06/hoxha-qe-kan ... e-politikeKavajë: PDIU fut hoxhë në fushatën e zgjedhjeve vendore
Pas lajmit se një pastor ishte në rradhët e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në kryeqytet, vjen dhe lajmi se një hoxhë po tenton pikërisht këtë, të qenit këshilltar.
Dhe kjo nuk përbën habi kur është fjala për një qytet si Kavaja. Sulejman Rustemi është pikërisht ai që, nga ligjërues fetar, pritet të jetë këshilltar bashkiak, nga rradhët e PDIU-së, duke garuar në zgjedhjet e 21 qershorit.
Pasi ka përfunduar studimet në Arabinë Saudite, ka ligjëruar në SHBA, Zvicër, e pa dyshim dhe në Kavajën e tij. Është diplomuar dhe në Shkenca Politike, e tashmë sapo ka përfunduar dhe një master në Administrim Publik.
I pyetur përse u përfshi në politikë Rustemi citon kryeministrin Rama.
[…]
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
/greqizimi
Nuk duhet të harrojmë që KM i tanishëm, është i pari kryeministër në historinë e Shqipërisë, që ka folur për një "minoritet grek" në Himarë. Ky është rezultati.
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
/turqizimi
Shkup: Turqit ndërtojnë xhami për BFI-në për nder të Muratit I
Në konferencën për media të mbajtur sot në "Qendrën Nacionale Konservatore", në prezencën e drejtorit, Memet Selmani, kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi, ambasadorit të Turqisë në Republikën e Maqedonisë, Omur Solendil dhe drejtorit të TIKA-s, Teoman Tirijaki, u nënshkrua marrëveshja për rindërtimin dhe restaurim-konservimin e xhamive të Shkupit "Sulltan Murat" dhe "Allaxha".
Ky investim do të bëhet nga organizata qeveritare turke TIKA dhe Qeveria e Republikës së Turqisë.
Projektimi i detajuar i projekteve të rindërtimit fillon që sot dhe pas këtij procesi fillon rindërtimit paralel i të dy xhamive.
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Braktisja e Moralit Kombëtar shpie në /turqizim /ripushtim /nderim të kundrashqiptarëve
Ja ku shpie braktisja e Moralit Kombëtar (të Kastriotit, të Muzakës e të secilit ushtar, gjeneral e prijës iliroshqiptar që nga Hylli deri tek UÇK-ja):
tek ndërtimi, në Treva Shqiptare, të bunkerëve abrahamikë në nder të kundrashqiptarëve, në nder të shkatërruesve e pushtuesve të Trevave Tona! Braktisja e muzakaizmit, e kastriotizmit e iliroshqiptarizmit e Moralit Shqiptar shpie në ripushtim, në çmoralizim dhe çshqiptarizim!
Atëherë, për riçlirim, duhet rikthim në vetvete, në muzakaizëm , në kastriotizëm, në iliroshqiptarizëm, në Shqiptarësí!
Dhe riçlirim do të thotë që kjo shtatore, me përmasë të qindfishuar, të ngrihet madhështore deri edhe në mes të Kostandinishtës, qytetit të lashtë iliroshqiptar, e lere më në Shkup, ku, si në çdo qytet tjetër shqiptar, nuk do duhej të kishte asnjë tullë ndërtesash në nder të kundrashqiptarëve dhe asnjë dorë kundrashqiptari për ta vendosur!
tek ndërtimi, në Treva Shqiptare, të bunkerëve abrahamikë në nder të kundrashqiptarëve, në nder të shkatërruesve e pushtuesve të Trevave Tona! Braktisja e muzakaizmit, e kastriotizmit e iliroshqiptarizmit e Moralit Shqiptar shpie në ripushtim, në çmoralizim dhe çshqiptarizim!
Atëherë, për riçlirim, duhet rikthim në vetvete, në muzakaizëm , në kastriotizëm, në iliroshqiptarizëm, në Shqiptarësí!
Dhe riçlirim do të thotë që kjo shtatore, me përmasë të qindfishuar, të ngrihet madhështore deri edhe në mes të Kostandinishtës, qytetit të lashtë iliroshqiptar, e lere më në Shkup, ku, si në çdo qytet tjetër shqiptar, nuk do duhej të kishte asnjë tullë ndërtesash në nder të kundrashqiptarëve dhe asnjë dorë kundrashqiptari për ta vendosur!
Për shumë që nuk e vunë re dje u nënshkrua ndërtimi i xhamisë "Sulltan Murat" dhe i një xhamie tjetër në Shkup. Normalisht, si me pothuaj çdo xhami tjetër në territor shqiptar, ndërtimi do të kryhet nën drejtimin dhe me fondet e qeverisë turke. Normalisht në lajmin zyrtar nuk përmendet organizata përfituese e këtij objekti fetar, që është pa dyshim "Bashkësia Fetare Islame" e IRJM-së dhe kopeja e kësaj e urtë. Të paktën që të mos ushqejë kush iluzione për rolin antishqiptar që luajnë organizatat abrahamike.
Ndërsa ndërtimi i një objekti të tillë për nder të një antishqiptari, mbase nuk do t'u bënte dhe aq përshtypje bullgarëve të IRJM-së, sepse s'i lidh gjë drejtpërdrejt me historinë në fjalë, është çudi fakti që nuk ka asnjë lloj reagimi nga opinioni shqiptar. Topitje për të ardhur keq.
Për një rikujtim historik, Murati I në krye të rreth 30000 forcave turke me pjesëmarrjen e mercenarëve grekë dhe italianë nisi fushatën për pushtimin e gadishullit në vitin 1389 duke gjetur përballë në Fushë-Dardani rreth 20000 forca të koalicionit ballkanik (shqiptaro-sllavo-rumun) nën drejtimin e prijësit serb, Lazar Grabelanit.
Ndër prijësit shqiptarë pjesëmarrës në luftime përmenden kryezoti i Arbërisë, Gjergji II Balsha; kryezoti i Lezhës dhe i Rrëshenit, Dhimitër Jonima; kryezoti i Beratit, Teodori II Muzaka; prijësi Gjon Kastrioti, i ati i Gjergj Kastriotit; Andrea Gropa, zot i Ohrit dhe i rrethinave; prijësit arbërorë të Himarës dhe të Epirit, gjithsej shqiptarët me katër ushtri dhe nga një ushtri serbe, një kroate, një boshnjake dhe një rumune. Ushtritë shqiptare kanë drejtuar sulmet dhe kanë mbajtur mbrojtjen ballore gjatë luftimeve.
Kreu i turqve, Murati I, për të cilin dhe do të ngrihet xhamia e mësipërme, u vra pikërisht nga një prijës shqiptar, Milosh Kopili, në tendën e tij në kampin turk. Milosh Kopili u zu më pas dhe u ekzekutua nga forcat turke, pas spiunimit të një plake serbe. Kreu i koalicionit, Lazar Grabelani, që iu ishte dorëzuar turqve, me shpresën që t'i falej jeta, u vra në formë hakmarrëse nga turqit pas vdekjes së Muratit I. Prijësi Teodor Muzaka, ndërkaq që vijoi luftën pas dorëzimit të Lazarit, për kontrast, ra heroikisht në fushë të betejës.
Beteja e Fushë-Dardanisë e 1389-s (raportuar në kronikat e kohës si: Fusha e Mëllenjave) përfundoi me fitoren e turqve, shpërbërjen e koalicionit ballkanik dhe prijësit e tjerë shqiptarë e vijuan luftën në mbrojtje lokale të territoreve pa mbështetje nga jashtë.
Dhe vijmë sot në ditët kur një pushtuesi turk që i është dhënë përgjigja e duhur me hekur në kohën e vet nga të parët tanë, po i ngrihet një përmendore bunker betoni nga BFI-ja dhe turqit mu në mes të Shkupit...
Mendojmë se për të qenë në rregull nga aspekti arkitektonik xhamisë "Sulltan Murat" pasi të ndërtohej, do t'i shkonte mirë t'i lëshohej një topuz 5-tonësh i Teodor Muzakës për të ruajtur stil retro... dhe për t'i vënë vulën.
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
/turqizimi
Prishtinë: SKANDAL, kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, përdhos historinë shqiptare
Për një rikujtim historik, Murati I në krye të rreth 30000 forcave turke me pjesëmarrjen e mercenarëve grekë dhe italianë nisi fushatën për pushtimin e gadishullit në vitin 1389 duke gjetur përballë në Fushë-Dardani rreth 20000 forca të koalicionit shqiptaro-sllavo-rumun nën drejtimin e prijësit serb, Lazar Grabelanit.Kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, ka bërë disa deklarata fyese për historinë shqiptare, gjatë ceremonisë famëkeqe të përkujtimit të 626-vjetorit të vdekjes së sulltan Muratit I në Betejën e Fushë-Dardanisë.
Tërnava, i cili përfaqëson besimtarët islamikë të Kosovës, ka folur në këtë ceremoni sikur të ishte përfaqësues i turqve.
Sipas tij, sulltani Murati I nuk është pushtues dhe se perandoria turke nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare.
“Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e zotit se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit zot”, ka deklaruar Tërnava.
Ai ka shtuar se “është obligim për ta kujtuar sulltan Muratin i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur”.
“Me ardhjen e sulltan Muratit, zullumqari i quajtur car Lazar u fshijë nga faqja e dheut”, u shpreh kreu antishqiptar i BIK-ut, Naim Tërnava, duke shtuar se për 500 vjet të tjera “shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkë qeverisën këto troje”.
Ndër prijësit shqiptarë pjesëmarrës në luftime përmenden kryezoti i Arbërisë, Gjergji II Balsha; kryezoti i Lezhës dhe i Rrëshenit, Dhimitër Jonima; kryezoti i Beratit, Teodori II Muzaka; prijësi Gjon Kastrioti, i ati i Gjergj Kastriotit; Andrea Gropa, zot i Ohrit dhe i rrethinave; prijësit arbërorë të Himarës dhe të Epirit, gjithsej shqiptarët me katër ushtri dhe nga një ushtri serbe, një kroate, një boshnjake dhe një rumune. Ushtritë shqiptare kanë drejtuar sulmet dhe kanë mbajtur mbrojtjen ballore gjatë luftimeve.
Kreu i turqve, Murati I, u vra pikërisht nga një prijës shqiptar nga Drenica, Milosh Kopili, në tendën e tij në kampin turk. Milosh Kopili u zu më pas dhe u ekzekutua nga forcat turke, pas spiunimit të një plake serbe. Kreu i koalicionit, Lazar Grabelani, që iu ishte dorëzuar turqve, me shpresën që t'i falej jeta, u vra në formë hakmarrëse nga turqit pas vdekjes së Muratit I. Prijësi Teodor Muzaka, ndërkaq që vijoi luftën pas dorëzimit të Lazarit, për kontrast, ra heroikisht në fushë të betejës.
Beteja e Fushë-Dardanisë e 1389-s (raportuar në kronikat e kohës si: Fusha e Mëllenjave) përfundoi me fitoren e turqve, shpërbërjen e koalicionit ballkanik dhe prijësit e tjerë shqiptarë e vijuan luftën në mbrojtje lokale të territoreve pa mbështetje nga jashtë.
Deklaratat antishqiptare të kreut të BIK-ut vijnë pas lëvizjeve të organizuara të qeverisë turke, e cila para pak ditësh ka nënshkruar me palën maqedonase për ngritjen e një xhamie për nder të Muratit I në Shkup.
Shkup: Turqit ndërtojnë xhami për BFI-në për nder të Muratit I
Naim Tërnava ka fyer dhe më herët kombin shqiptar gjatë rindërtimit të xhamisë së një tjetër pushtuesi turk, Mehmet Fatihut, gjatë përkujtimoreve të vazhduara për nder të pushtuesve turq të trojeve shqiptare si dhe me deklaratën famëkeqe se shqiptarët janë gjakpërzier me turqit dhe prandaj janë myslimanë: "Ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë tij ne sot jemi besimtarë myslimanë shumicë".
Prishtinë: Policia heton dhe kreun e BIK-ut, Naim Tërnavën, për lidhje me organizata të dyshimta islamike
Prishtinë: Tërnava pohon se shqiptarët janë turq
Prishtinë: Tërnava nderon pushtuesit e shqiptarëve
Prishtinë: Tërnava nderon masakruesin e shqiptarëve
Një individ i tillë në krye të organizatës islamike në Prishtinë e identifikon këtë organizatë tashmë me interesa antishqiptare dhe besimtarët e saj si faktorë që punojnë kundër kombit shqiptar.