"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Analistët e CIA –s": Mund të plasë “Lufta e III Ballkanike”

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Analistët e CIA –s": Mund të plasë “Lufta e III Ballkanike”

#1

Post by Adriana » Sun May 17, 2015 7:15 pm

CIA paralajmëron Uashingtonin: Mund të plasë “Lufta e III Ballkanike”


Analistët e CIA –s propozojnë që SHBA të ketë një përqasje më të balancuar në Ballkan, pasi përndryshe rrezikohet formimi i një Unioni Ortodoks…

“Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas sulmeve “terroriste” në Kumanovë, do të vazhdojnë me politikën e tyre të mbështetjes së pakushtëzuar për shqiptarët dhe nëse BE do të vazhdojë të heshtë mbi rigjallërimin e projektit të “Shqipërisë së Madhe, kjo situatë do të cojë në formimin e Aleancës Ortodokse të Serbisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe ndoshta edhe në Luftën e Tretë Ballkanike”. Kështu shkruajnë dy media pranë qeverisë serbe, “Kurir” dhe “Informer”.

Sipas tyre, ky është konkluzioni i raportit më të fundit të CIA –së për situatën në rajon. Gazetat theksojnë se janë shërbimet sekrete ato që po e paralajmërojnë administratën Obama se mbështetja e mëtejshme për shqiptarët mund t’i shtyjë vendet ortodokse të Ballkanit drejt krahëve të Rusisë.

Analistët e CIA –s propozojnë që SHBA të ketë një përqasje më të balancuar në Ballkan, pasi përndryshe rrezikohet formimi i një Unioni Ortodoks.

“Analistët amerikanë shkruajnë se shtetet e Ballkanit, territoret e të cilit preken nga Shqipëria e Madhe” nuk do të rrijnë duarkryq dhe të shohin se si shqiptarët u vjedhin territorin e tyre. Për më tepër ata janë të bindur se në rast emergjence, serbët, grekët, bullgarët dhe maqedonasit do të bashkojnë forcat në luftën kundër shqiptarëve. Në këtë rast, Ballkani mund të shndërrohet në një rajon si Lindja e Mesme dhe nuk në interesin e askujt, as të SHBA –ve”, thotë një burim diplomatik për “Informer”.

Askush nga qeveria serbe nuk ka pranuar të komentojë mbi këto informacione. Në krahun tjetër, ekspertët vlereësojnë se skenari i Aleancës Ortodokse është një variant i mundshëm, por kjo mund të jetë një tjetër gjemb në sytë e Perëndimit. Analisti Djordje Vukadinovic thotë se bashkimi është një reagim logjik i tentativës për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”.

“Nëse aleanca krijohet, nuk besoj se SHBA do rrijë ta shohë me qetësi, sepse është e qartë që shqitparët janë të preferuarit e tyre. Serbia ka qenë pjesë e një aleance të tillë përpara Luftës së Parë Botërore kur u ndesh me Turqinë”, thotë Vukadinovic.

Cedomir Antic, i Progressive Club, thekson se ideja e bashkimit të Ballkanit ekziston prej më shumë se 1 dekade.

“Nëse ideja nuk do të zbatohet, do të thotë se SHBA e kanë parandaluar atë. Megjitahtë, një aleancë e tillë duhet të eksiztojë, pasi ajo do të mbijetojë edhe në BE dështon. Jam i surprizuar që Presidenti Nikolic nuk e nisi atë kur u ftua të merrte pjesë në festimet e betejës së Kumanovës” thotë Antic./Lapsi.al/E Vërteta/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Analistët e CIA –s": Mund të plasë “Lufta e III Ballkanike”

#2

Post by rrëqebull » Sun May 17, 2015 8:13 pm

në rast emergjence, serbët, grekët, bullgarët dhe maqedonasit do të bashkojnë forcat në luftën kundër shqiptarëve.
Nëse kihet parasysh që "nacionalizmi" serbo-grek [e jugosllavo-grek në përgjithësi] është veçse një maskë për veprimtarinë pan-ortodoksiste rajonale, gjithçka bëhet më se e lexueshme.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Analistët e CIA –s": Mund të plasë “Lufta e III Ballkanike”

#3

Post by Adriana » Wed May 20, 2015 7:14 pm

[quoteemAgjencia e inteligjencës amerikane, Stratfor]Ja lufta e re në Ballkan

Agjencia e inteligjencës amerikane, Stratfor, thekson se tashmë beteja në Ballkan është kryesisht me natyrë ekonomike.Sërish Ballkani është në qendër të vëmendjes botërore. Pas një periudhe të qetë, tensionet janë shtuar ndjeshëm në rajon. Në këtë betejë janë përfshirë Rusia, Turqia dhe Perëndimi.

“Por Rusia, Turqia dhe Perëndimi kanë një rival të vetëm në Ballkan: Destabilitetin politik”.

“Ky rajon është kthyer në arenë përplasjeje mes Rusisë dhe Perëndimit, që po tentojnë të blejnë influencë me investime dhe projekte energjetike”.

Zyrtarë të lartë rus, turq dhe amerikanë kanë nisur turet e tyre në mbarë Ballkanin.

“Qeveritë perëndimore kanë dy qëllime madhore në Ballkan: të ruajnë stabilitetin në pjesën perëndimore të rajonit dhe të minimizojnë influencën ruse”.

Stratfor thekson se Maqedonia dhe Serbia nuk kanë shans të anëtarësohen në BE edhe për një dekadë, edhe pse marrin fonde nga BE.

“Edhe pse Perëndimi ka më shumë burime për të investuar në Ballkan, Rusia ka në pronësi disa asete të rëndësishme energjetike dhe ka disa kredi të dhëna qeverive ballkanike. Moska ka arritur të ruajë po ashtu marrëdhënie të mira me disa oligarkë”.

Stratfor po ashtu thekson betejën e gazsjellësve me Maqedoninë që kërkon të jetë pjesë e gazsjellësit rus dhe Shqipërinë si aleate amerikane, që mbështet gazsjellësin TAP.

Duke folur për zhvillimet në Kumanovë, agjencia shkruan se koha e operacionit ka bërë që shumë të besojnë se ishte politikisht i motivuar.

Sipas Stratfor, në Shkup është në drejtim një qeveri, që nuk ka besimin e njerëzve.

Por meqë është në lojë kaq shumë gjeopolitikisht, Ministria e Jashtme e Rusisë ka dalë në krah të qeverisë së Nikolla Gruevskit.

“Rivalitetet gjeopolitike dhe konfliktet lokale në rajon kanë formuar historikisht një kombinim shpërthyes, duke nxitur konflikte ushtarake si Lufta e Parë Botërore dhe disa luftëra të tjera në Ballkan. Sot, një konkurrencë më e nuancuar po zhvillohet, me fuqitë e mëdha që përdorin ndikimin ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjen politike për të çuar përpara qëllimet e tyre në rajon.

Konflikti në Maqedoni dhe potenciali që ka për të dëmtuar planet e Rusisë në rajon- mishëron problemet që fuqitë e huaja gjejnë në Ballkan. Ndërsa Perëndimi, Rusia dhe Turqia janë të etura për të pompuar kapital në rajon, qeveritë e dobëta do të vazhdojnë balancimin mes fuqive të jashtme”, mbyllet analiza.[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”