"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ndikimi i globalizmit në shkatërrimin e cilësisë së ushqimit. Gjendja në Shqipni: pasqyrë e politikave etnomazokiste.

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Ndikimi i globalizmit në shkatërrimin e cilësisë së ushqimit. Gjendja në Shqipni: pasqyrë e politikave etnomazokiste.

#1

Post by rrëqebull » Thu Jun 11, 2015 5:15 pm

Këtu le të sillen materiale, fakte, lajme nga bota por sidomos nga Shqipnia në lidhje me ushqimin.
Mendjengushtësia e gazetarëve tanë — të cilët ende nuk kanë mësuar t'i shqyrtojnë dukuritë duke pasur parasysh se çfarë ndodh botërisht (por veçse u bëjnë jehonë lajmeve "nga bota" ashtu siç ua paketojnë qendrat e specializuara të propagandimit globalist) — e ka lënë Kombin Tonë, edhe për sa i përket të ushqyerit, tërësisht në duart e dordolecikanëve etnomazokistë dhe fijetërheqësve të tyre globalistë. Ndërsa nëpër Perëndim, pavarësisht regjimit 70 vjeçar liberal-kriptobolshevik, ka organizata nacionaliste qeveritare (parti) ose jo-qeveritare që merren me mbajtjen e kombit të tyre në dijeni për sa u përket rreziqeve që u vijnë nga korporatat e mëdha, nga burokratët e Brukselit, nga "paktet" transatlantike me të cilat këta globalistë synojnë që t'i përmbysin tregjet e shtëpitë tona me prodhime shëndet-rroposëse ONGjL (organizma të ndryshuar gjenetikisht nëpër laboratore) dhe nga ligjet me anë të së cilave BE-ja po ua shkatërron shteteve anëtare (sidomos mesdhetare) bujqësinë, peshkimin e blegtorinë (krahas shkatërrimit të çdo fusheje tjetër të ekonomive kombëtare) me teknokracira që përcaktojnë deri edhe diametrin që duhet të kenë shalqinjtë (ligje të bëra nga njerëz që nuk kanë prekur ndonjëherë shat apo kazmë me dorë), dordolecikanëve tanë, përtej parullave nacionalúciste që u fryjnë në vesh trillimtarët dhe përgjegjësit e propagandës të partive të tyre, u janë shterur mendimet për të Mirën e Kombit (nëse i kanë pasur ndonjëherë) dhe për të fshehur pazotësinë e tyre kanë gjetur si mëkrejsë mos t'iu ndarit refrenit "do të bashkohemi në Evropë". …Jopo "do bashkohemi në Botë" e pastaj "do bashkohemi në Sistemin Diellor". Ç'palaçosh!

Gjendja në Shqipni, për sa i përket të ushqyerit, është pasqyrë e plotë e politikave ultra-etnomazokiste që janë ushtruar deri më tash në çdo fushë tjetër [prej 70 vjetësh e sidomos përgjatë këtyre 25 viteve të fundit të "tranzicionit" ('tranzicion…', po!, por le ta themi të plotë togun: 'tranzicion… drejt shtet-shkrumbosjes dhe komb-zhdukjes!)].

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Ndikimi i globalizmit në shkatërrimin e cilësisë së ushqimit. Gjendja në Shqipni: pasqyrë e politikave etnomazokiste

#2

Post by rrëqebull » Thu Jun 11, 2015 5:25 pm

Mielli, mishi, bulmeti dhe perimet: ja sesi abuzojnë korporatat me ushqimin dhe si na shkatërrojne shendetin

Ne jemi ajo çka hame. Por çfarë dreqin po hame?!

Kambana qe bien.

Njerëzit punojne, mundohen dhe luftojne çdo ditë, kryesisht për një qellim kryesor. E ky qellim është rritja e mirëqenies së tyre. Krahasuar me 20 e kusur vite më parë mund të themi që mirëqenia jonë është rritur sipas treguesve që përdorin ekspertët e fushës përkatëse! Por, ka një tregues që ndoshta është më thelbësori dhe që në vend të përmirësohej është djallosur më keq! Ushqimi dhe ushqyerja janë përkeqësuar çdo ditë e më shumë. E di, qe do kem kundershtime për këtë pohim, por do mundohem të argumentoj pse situata është e tillë dhe shkaqet që e kanë cuar situatën deri në këtë pikë alarmante! Në aspektin sasior kemi një përmirësim të sasisë së frutave, perimeve dhe produkteve të tjera ushqimore, por në aspektin cilesor janë bërë hapa pas.

Dua ta filloj nga produktet bazë :

]Mielli që përdoret për prodhimin e bukës është jashtë çdo lloj standardi. Me orgjinë nga Serbia, Rusia dhe vendet e tjera lindore, me mungesë të vlerave ushqimore dhe shpesh herë i destinuar për ushqyerjen e kafshëve është produkti nga furnizohen furrat e bukës në gjithë Shqipërinë. Askush nga ekspertët nuk tregon për agjentët kimik zbardhues që përdoren për miellin si shtese që i hidhet për ta zbardhur atë dhe për të oksiduar sipërfaqet e grimcave të grurit për të ndihmuar zhvillimin e glutenit.. Dhe pasi futet në magazinat e furrave të bukave fillon një masakër tjetër që për të prodhuar bukë të zezë sipas nevojave të konsumatorit në vend që të përdoren hime ( krunde) hidhet ngjyrues kimik i zi (me i lirë dhe më i efektshëm)

Mishi . Një produkt i pëlqyer jashtëzakonisht nga shqiptarët, por që pas të cilit ruhen sekrete të zeza që rrezikojnë seriozisht shëndetin tonë. Nga t'iaa filloj ? Nga pulat e ngrira që vijnë nga Hungaria apo vendet e tjera lindore, të destinuara për skartim por që e gjejnë rrugën dhe mbërrijnë në tavolinat e konsumatorit shqiptar. Nga sallamrat, qoftet, salciçet, kremviçet që përmbajnë brënda tyre mish me orgjinë që askush nuk e di saktësisht, me ngjyrues ( nitrite kryesisht) që i japin ngjyrën e kuqe e që mashtron syrin tonë për gjoja freskinë e tyre. Nga mishi i shitur nëpër dyqane mishi, i cili është i dëndur me antibiotikë dhe hormone, kryesisht steroidë për stimulimin e rritjes muskulare të tyre ( shtimin në peshë). Të gjithë e kemi venë re që s'ka as shije e as aromën e mishit të fresket që rritej dikur në lëndinat e Shqipërisë.
Bulmeti (Qumeshti,Djathi, kosi dhe nenproduktet e tjera) , sektor me abuzime kolosale. Spekulatorët duken se kanë zenë vend dhe dominojnë tërësisht tregun.

Qumeshti i ardhur nga jashtë duket më i pastër, me amballazhe më cilësore e me reklama akoma me të bukura por nëse dikush futet në “Google” dhe kërkon për vendin e orgjinës së tij, ju siguroj së në më të shumtën e rasteve do të gjeni artikuj gazetash që flasin për groposje lendësh kimike ( kryesisht dioksina , Itali), do të gjeni fabrika të industrisë së rëndë në Kroaci dhe Sërbi afër fermave dhe fabrikave të prodhimit të qumështit, Kosova është e ndotur me metale të rënda dhe mbetje nga lufta e saj, element që patjetër kalojnë në qumësht.

Qumeshti i prodhuar në vend ka probleme për shkak të natyrës së lartë bakteriale. Nuk jemi Zvicër që të kemi ferma të mëdha me teknologji mjelie( ku qumeshti nuk ka kontakt me ajrin fare dhe kalon nga sisa e lopës ne tubacione dhe tankera ftohës e pastaj në fabrikë) , ,kryesisht fermerët kanë 1 apo 2 lopë dhe është i pashmnagshme kontakti me ajrin në një formë apo në një tjetër.

Djathi. Produkt ku Shqipëria ka një traditë të hershme por që është bastarduar së fundmi nga imitimi i djathit, i njohur si djathi me niseshte. Imitim i djathit që është përhapur në mënyrë masive dhe që si duket u pëlqen konsumatorëve pasi vazhdojnë ta zgjedhin ( Provohet duke pikuar pak jod (lengshem), nqs përthithet nga djathi është imitim, si dhe dallohet në gojë ndjesia e kokrrizave të niseshtesë, kripshmeria e ulet e imitimit krahasuar me djathin natyral). ( per 1 kg djath të bardhë nevojiten rreth 11 litra qumësht, cka nuk justifikon cmimet e ulëta të djathit 350 lekë)

Kosi. Nje produkt tepër ushqyes, por që ka përfunduar larg kosit natyral. Kosi është një produkt fermentimi, nga bakteret dhe qe kosi natyral në kushte standarte 4 oC nuk ka jetëgjatësi më të madhe se 6 ditë. I hidhen konservues nga kompanitë e mëdha për të rritur jetëgjatësinë e tij , dhe most të prishet as kur e lë në diell. Përvec kësaj kosit i shtohet xhelatinë dhe qumësht pluhur në mënyrë që të bëhet më i trashë dhe po ta kthesh tasin e kosit nuk bie, aq i trashë ( viskoz) është. Ka studime që xhelatina është e dëmshme për njeriun dhe për mendimin tim është krim të ushqesh femijet e vegjël me kos në përbërje të cilit ka xhelatinë.

Salca e kosit. Ka një process teknollogjik I cili arrin të prodhojë imitim të salcës së kosit, madje të mos përdoren fare nënproduktet e qumështit por lëndët kimike vetëm ( përdoret niseshte dhe shtesa te tjera, xhelatine, pektinë etj ) . E keni vrarë mëndjen ndonjëherë se pse salca e kosit që blini është më e përafërt me gëlqeren, tepër viskoze dhe nevojitet ti shtosh ujë për ta bërë paksa të lëngshme. Salca e kosit natyrale, ka aciditet më të lartë dhe i rritet aciditeti derisa thartohet brënda disa ditëve.

Në një kohë që korporatat e mëdhaja kanë mbytur tregun me produkte të tilla, imitime , ku konsumatorët janë të mbytur nga reklamat shumëngjyrëshe dhe ku prodhuesit e vegjël përballen me mbijetesën është e nevojshme që konsumatorët të bëjnë zgjedhjen e shëndetshme përkundrejt asaj me amballazh të bukur e me produkt pa vlera e të imituar.

Perimet dhe frutat . Sektor që ka përballet me trajtim kimik cdo ditë. Situata është e “ qelbur” gjithandej në rajon ( Kosove, Maqedoni, Mal I Zi, Greqi dhe Serbi ) dhe më gjërë.

Mijera ton kimikate sperkaten për të vrarë demtuesit,insektet, semundjet e ndryshme, barërat e këqija etj. Por dhe stimulues te ndryshëm për të pjekur apo rritur madhësinë e perimeve. Ka një drejtim të gishtit drejt fshatareve( fermereve ) se janë ata përgjegjësit kryesorë për ktë situatë me hormonet apo kimikatet. Në mendimit tim, fshatarët janë pjesërisht viktima të sistemit të ndërtuar. Së pari përdorin farëra të importuara ( ska më farëra autoktone që përdoreshin dikur, as domatja zëmër kau nuk është ajo e para, është e futur nga jashtë). E nësë do të futeshim në analizë të faktorëve ekonomik, do shikonim që fermeri është bujkerobi i sistemit modern. I detyruar të blejë farëra importi ( një pjesë OMGJ) , i detyruar të bleje plehëra kimike, pesticide etj nga sharlatanët modernë të bujqësisë (agronomët që shesin plehra kimike dhe pesticide) te cilët duke shfrytëzuar mungesën e njohurive shkencore të fshatarëve abuzojnë dhe u këshillojnë e u shesin me dhjetra kimikate që pjesën më të madhe të kohës janë të panevojshme. Si mund te edukohet fermeri që të mos përdorë kimikate kur gjendet nën trysninë e këtyre agronomëve dhe kur profesorët shqiptarë të Fakultetit të Agronomisë janë drejtorët dhe pronarët kryesorë të kompanive që importojnë plehera, pesticide dhe stimulues pjekjeje. Dhe nëse ti si fermer refuzon të përdorësh stimulues pjekjeje je i destinuar të falimentosh, pasi të gjithë të tjerët i kanë përdorur këto dhe dalin më herët në treg dhe fitimet e tua nuk mbulojnë dot as kostot. E ku askujt nuk i intereson ( tregtarëve ) nqs produkti yt është bio. Dhe ku stimuluesit gjenden lehtësisht pasi doganat janë shpartalluar dhe gjen poshtë banakut të farmacive bujqësore cfarëdolloj produkti.

Ceshtja eshtë që gjendja është alarmante, sistemi i korrupruar i vlerave ka krijuar një sistem të korruptuar ushqimor, I cili do prodhojë një system akoma më të korruptuar shëndetësor, me popullsi të sëmurë dhe me një shtet që nuk është asgjë vecse një grupim pusht-etaresh të tredhur e të paaftë për të vepruar nga korruptimi apo nga mefshtesia e tyre e përzier me injorancë provinciale.

Kritik-shqip

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”