Page 1 of 1

Dy dite me pare Pirro Dhima....

Posted: Thu Jul 02, 2015 4:13 pm
by Zeus10
Dy dite me pare, deputeti "grek" i Pasokut , shprehu shqetesimin, per 'shqiptarizimin' e krahines "greke" te Himares:

Në tre muajt e fundit, unë e kam ndjekur me interes të madh debatin që është mbajtur me rastin e ndarjes së re administrative në Shqipëri dhe veçanërisht për vendlindjen time Himarën. Arsyeja pse nuk kam reaguar më parë publikisht për këtë temë, ka qenë besimi im se këto çështje duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Por duke parë draftin përfundimtar që shkoi për votim në parlamentin shqiptar, kam kuptuar se qëndrimi i palës greke nuk është vlerësuar, dhe se propozimet tona nuk janë marrë parasysh. Ky draft është i papranueshëm, në kundërshtim me legjislacionin europian dhe çdo koncepti të së drejtës ndërkombëtare.
Qëllimi i tij i vetëm i shërben ndryshimit të përbërjes demografike të rajonit. Gjithë kohës si deputet i PASOK-ut kam pasur kontakte të rregullta me Ministrin e Jashtëm dhe kryetarin e PASOK-ut, Venizelos, të cilit i kam përcjellë shqetësimet dhe kërkesat e bashkatdhetarëve të mi. Së fundmi, uroj që do të gjendet një zgjidhje që do të kënaqë të dyja palët
.

Sot, po ky personazh, u shfaq i perlotur, per gjendjen ne te cilen me shpejtesi po bie Greqia, e cila sipas tij do te behet e njejte me Shqiperine ne kohen e fundit te diktatures dhe kjo natyrisht per faj te grekeve vete.



Pyetja eshte: A do ta therrase Pirro Dhima me Himaren greke, tani qe greket nuk menaxhuan dot shtetin ame, por e cuan deri ne falimentim?

Natyrisht kjo eshte nje pyetje retorike, qe nuk kerkon pergjigje dhe pak rendesi do te kishte opinioni i Pirro Dhimes per kete ceshtje.

Re: Dy dite me pare pirro Dhima....

Posted: Thu Jul 02, 2015 5:47 pm
by Zeus10

Δέχομαι κριτική για το γεγονός οτι επιλέγω να είμαι ανοικτός ως προς το τι πιστεύω (και ναι κυρίες και κύριοι αυτό είναι δημοκρατία). Μου είπανε οτι είμαι Αλβανός και δεν έχω το δικαίωμα να μιλάω. Εγώ πράγματι μεγάλωσα στην Αλβανία. Και επειδή έζησα οτι γινόταν εκεί αρνούμαι την αλβανοποίηση στην οποία οδηγείται η ελληνική κοινωνία. Αρνούμαι τα παιδιά μας να στέκονται σε ουρές για 1 κιλό τυρί ή 10 αυγά ή 60 γραμμάρια κιμά (αμφιβόλου προελεύσεως) κάθε μήνα με ένα κουπόνι στο χέρι όπως στάθηκα εγώ. Αρνούμαι να μεγαλώσουν με έναν Χότζα πάνω απ'το κεφάλι τους και τον φόβο στην ψυχή τους. Επειδή ευτυχώς οι περισσότεροι απο εσάς που με βρίζετε για προδοσίες και άλλου τέτοιου είδους ακρότητες δεν το έχετε ζήσει, ελπίζω να το φαντάζεστε αλλα να μην το ζήσετε ποτέ. -ΠΔ

Ne statusin e tij ne Facebook, te ben pershtypje fjalia:
Μου είπανε οτι είμαι Αλβανός και δεν έχω το δικαίωμα να μιλάω
me thone qe jam shqiptar dhe nuk kam te drejte te flas........

Pirro Dhima nuk e kupton, qe shqiptaria e tij do e ndjeke nga pas gjithe kohen, pavaresisht se ai ka bere aq shume per Greqine edhe si sportist dhe si politikan. Vete greket, do ja perplasin ne fytyre atij, qe ai nuk i perket kombit grek gjithe jeten. Pirro Dhima i trembet varferise se Shqiperise per Greqine, dhe jo si individ, megjithese ai kujton ato kohe te veshtira te femijerise se tij. Por ai eshte i pavetedijshem, qe ato kohera te veshtira, kaliten shpirtin dhe fizikun e tij, duke e bere ate sportistin dhe njeriun qe eshte sot dhe greket kane te drejte ti kujtojne atij, qe eshte shqiptar, sepse eshte Shqiperia, ajo qe e lindi, e rriti, e beri te forte permes veshtiresive te saj, dhe i shtroi rrugen, qe sukseset e tij sportive, ti vilte Greqia.
Pirro, po, ti je shqiptar, ata kane te drejte, por kjo, nuk ta heq te drejten te flasesh per Greqine, ata gabojne, ti sakrifikove shpirtin tend, kombin tend per ta, ata jane te padrejte me ty.