"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#1

Post by Adriana » Thu Sep 10, 2015 9:30 am

[quoteemNga : Agim HAMITI 8/9/2015]VETERANËT E GËNJESHTRAVE

Një llogari e thjeshtë: kush ka qenë 18 vjeç në vitin 1943 (në moshë ligjore për të hyrë nën armë), sot është plot 90 vjeç. Pra, që të jesh veteran i luftës, e cila solli robërinë komuniste në Shqipëri, aktualisht duhet të kesh moshën 90 vjeç e lartë.
Sipas vendimit të mëposhtëm të çqeverisë Rama, Shqipëria paska sot 6600 «veteranë» të luftës robëruese. Vetëkuptohet që ata nuk janë të së njëjtës datëlindje: sipas teorisë së probabilitetit, të paktën 50 prej tyre duhet t’i kenë kaluar të 100-at. Sikur përralla e 6600 veteranëve të ishte e vërtetë, Shqipëria, me më pak se katër milionë banorë e 50 shtetas mbi 100 vjeç, do të hynte me siguri në librin Guinness të rekordeve botërorë më të spikatur. Por, mjerisht, Shqipëria mban rekordin botëror të mashtrimeve e të krimeve në raport me popullsinë prej 71 vjetësh. Në këtë krizë të thellë, kur shteti shqiptar po mbytet në borxhe me përqindje të lartë për të paguar administratën, vetëm një qeveri e papërgjegjshme mund ta ngrejë me 15,6 % njëherësh pensionin e veteranëve të gënjeshtrave, të cilët gjithmonë kanë qenë të privilegjuar në shoqërinë e terrorizuar shqiptare. Ndërsa pensionistëve hallexhinj, që mezi mbajnë frymën gjallë me qindarkat që u jepen, qeveria ua rriti pensionin njëmbëdhjetë herë më pak se «veteranëve»: vetëm 1,4 %.

LajmiShqip[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#2

Post by Adriana » Wed Sep 16, 2015 11:00 am

“Peza n’fest” ...

[quoteemNga : Indrit HOXHA 15/09/2015]“Trimat e Babës”

Bakanalet e Pezës – provokim dhe fyerje për antikomunistët. “Panem et circenses” Bukë dhe cirk! Ka qenë motoja e perandorëve romakë për të marrë me të mirë popullin. Por këtë “bukë dhe cirk” e gjen në mënyrë aspak të figurshme në menynë e bakanaleve të Pezës. Ja tek e keni në një stacion autobusi:

E neveritshme do të qe gjithsesi, në një kohë kur shqiptari përditë e më shumë po shtrëngon rripin, një triditësh harbim në sarajet e Babës, aty ku ka bujtur Enveri dhe Edvini. Kur një pjesë e madhe e banorëve që administron kryetari i ri i Bashkisë së kryeqytetit numërojnë qindarkat për të blerë fletore, mbështjellëse, çorape të reja a një tufë lulesh për mësuesen në ditën e parë të shkollës. E tepërt. Në prag të një kryeqyteti që po numëron kafshatën të harbohesh në një festë si dasma e Malos…pse jo edhe ajo e Erionit vjet, në tre ditë. Por ajo që kalon nga kufijtë e neverisë tek rrevolta është ENVER HOXHA! Në menunë e kësaj gjelltoreje që ka gatuar 99-shi Veliaj për “Di xhej” kemi këngë partizane pranë zjarrit! Këngë partizane, një partizan që duket sikur po fluturon me prasë për n’fest, data 16 shtator që komunistët e kanë gdhendur vit pas viti si një nga gurët kilometrik të tyrin nuk mund të jenë më neveria e një buke e cirku për t’i marrë mendjen popullit por një përshkallëzim i rilindjes së klasës që u duk se u përmbys në vitin 1990 dhe ideologjisë së saj antikombëtare, antishqiptare dhe antiperëndimore. Tre ditë këtë festë as vet Enveri nuk e ka menduar ta bëjë. As dy. Vetëm më 16 dërgoheshin shkollat e ndërmarrjet që e gdhinin me bukë me vete e birrë të kombinatit Ali Kelmendi.

A është Veliaj apo Rama “më fana tik se Papa” , domethënë më komunistë se Enveri?
Pragmatizmi i tyre nuk na bën as të na shkojnë ndërmend, pale ta gëlltisim. “Peza n’fest” është një tentativë e pastër për të krijuar iluzionin e gjërave që shkojnë mirë, popullit të lumtur – si në parakalimin e 1 Majit – që ha e pi e dëfrehet nga qejfi i ditëve të bardha që ka sjellë rilindja. Ama po të shohësh qeverinë dhe administratën i gjen plot bij, nipa, krushqi e farefisni të atyre që sot i quajmë me një emër: “bllokmenë”. Sot janë ata që qeverisin Shqipërinë nën hijen e Edi Ramës. Ç’e gjen këtë bashkë me bumbashirin e tij të bindur Veliaj t’u ndezë zjarr e t’u këndojë këngët me shall të kuq në qafë? Parlamenti Europian ka rezolutë për krimet e komunizmit në Europë, pak muaj më parë SHBA u shpreh kundër simboleve të komunizmit të shfaqura krah Ramës në 70 vjetorin e Çlirimit, ndërkohë që sot me logon e një insitucioni shtetëror e jo partiak siç është Bashkia e Tiranës, ngrihet në kult një nga simbolet që komunzmi përvetësoi dhe përdori si një prej identiteve të tij, Konferenca e Pezës, këngët partizane – ato me tekst të pranuar e miratuar nga çensura komuniste e të shohim ç’tjetër, pasi shalli i kuq me yll dhe fotoja e “komandantit” vështirë t’i shpëtojnë “doganës”. Në këtë Tiranë tashmë nën administrim të Erion Veliajt jetojnë mijëra të pastrehë, të papunë, antikomunistë, ish tregtarë e industrialistë të shpronësuar nga komunizmi, ish të dënuar nga diktatura, të gjymtuar fizikisht e shpirtërisht nga torturat e sigurimit të shtetit dhe lufta e klasave…Këta e shumë të tjerë sot haptas ky pushtet po i provokon dhunshëm deri tek dinjiteti. “Trimat e Babës” me pushtet, me pushtetin dhe me xhepin plot po hazdisen tri ditë e tri netë ke aktiviteti i Bashkisë. Kusuri – kthen kokën mbrapa kur ecën rrugës mos po i vjen dikush nga pas t’i verë hekurat, t’i vendosë gjobë a t’i sekuestrojë diçka, në emër të Rilindjes .[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#3

Post by Adriana » Thu Sep 24, 2015 11:35 am

[quoteemNga : Nebil ÇIKA 21/09/2015]Pa dekomunistizim nuk ka dekriminalizim!

Procesi i dekriminalizimit të poetikës nga një kauzë e opozitës po kthehet ne një çështje kombëtare dhe kusht ndërkombëtar për vendin. Palët kane rëne dakord se ai është problemi kryesor i vendit dhe ndasitë janë vetëm çështje teknike dhe hile te vogla te ligjit qe pritet te miratohet ne parlament .
Mirëpo miratimi ligjit i dekriminalizimit i hap një çështje deri tani “tabu” asaj te dekomunistizimit te politike shqiptare te justifikuar deri tani me parimin juridik se ligji nuk mund te ketë fuqi prapavepruese . me sa duket nga draftet e përgatitur nga PD dhe qeveria ,Ligji për Dekriminalizimin e kapërcen këtë “pengese” juridike dhe do te këtë fuqi prapavepruese , pra deputetet dhe zyrtaret e lartë të shtetit do të largohen apo do te ndalohen ti zëne këto poste për shkak te së kaluarës se tyre kriminale edhe pse i kane kryer dënimet apo ndëshkimet e tjera për ato që kanë bërë. Kjo është pranuar edhe nga rekomandimet e Komisionit te Venecias qe ka mbërritur ne Kuvendin e Shqipërisë. Ne këto kushte nuk ka asnjë pengese ligjore qe ne ligj te përfshihen edhe autoret e krimeve te komunizmit shpesh ehe shume me te denda se sa ato qe prek projekt ligji i dekriminalizimit. Ne fakt vete dekomunistizimi është dekriminalizim . Te gjitha palët politike te paktën ne parim kane rende dakord për krimet e komunizmit jo vetëm teorikisht por edhe ligjërisht. Ne sot kemi një ligj për dëmshpërblimet e viktimave te krimeve te komunizmit nje kosto e madhe financiare për paratë e taksapaguesve shqiptare shumica dërmuese e te cilave nuk kane asnjë përgjegjësi juridike për vuajtjet e tyre, Sigurisht këto krime te renda kane edhe autore një pjese e te cilëve vazhdojnë te jene politikane deputete e zyrtare te larte te shtetit ne te gjitha nivelet. I Bie që shqiptaret te paguajnë me taksat e tyre edhe xhelatët edhe viktimat një handikap juridik , politik e moral qe mund te ndodhe vetëm në Shqipëri .
Por çështja e dekomunstizimit është shumë me e madhe e me e rëndësishme se sa ku dekriminalizim tek i cili është mbërthyer sot gjithë vëmendja e shqiptareve. Behet fjale për krime te renda politike ,jete njerëzish te marra pa drejtësisht gara e fëmijë e pale që ndëshkuar pa asnjë një faj ligj vetëm se qeveri komuniste i shihte si armiq te saje apo te afërm gjenetik te tyre. Krimet komuniste ne Shqipëri ne shumicën e tyre kategorizohen si gjenocid apo krime kundër njerëzimit te cilat ne praktikën juridike ndërkombëtare nuk parashkruhen dhe ndëshkimi i autorëve te tyre me ligj është i mundur ne çdo kohë. Deri tani politika dhe instancat juridike (Gjykata Kushtetuese) janë fshehur pas parimit juridik te pamundësisë se ligjit për të pasuar fuqi prapavepruese për te bllokuar dekomunistizimin , parim qe me Ligjin për Dekriminalizimin ka renë, duke krijuar precedentin e nevojshëm juridik të përfshirjes ne procesin e dekriminalizimit edhe autoret e krimeve te komunizmit. Është e palogjikshme politikisht moralisht dhe legalisht qe te largosh nga administrata publike një persin qe ka shitur pese kile shah dhe është dënuar për këtë dhe te leshe ne parlament, gjyqësor dhe pushtete te tjera autore te krimeve te renda politike si pushkatime burgime , torturime, internime dëbime te mijëra qytetarëve te pafajshëm. Klasa politike shqiptare , ndërkombëtarët dhe opinioni publik duhet ta kuptojnë e ta pranojnë se krimi nuk ,mund te ndahet ne faza periudha apo natyra. Krimet e komunizmit si krime politike janë edhe me te renda kështu e përcakton edhe kodi ynë penal por edhe konventat ndërkombëtare qe ka ratifikuar Shqipëria . Krime te tilla si “Masakra e Ambasadës Sovjetike” ku 22 intelektuale te shuar u pushkatuan pa gjyq apo urdhërimi vrasjeve gjithashtu pa gjyq ne kufi sidomos rreth 100 te tilla pas heqjes se ligjit qe e cilësonte arratisjen si tradhti kombëtare ne vitet 1009 -1990 janë krime te pastra kundër njerëzimit . Autoret e tyre janë sot në parlament , gjyqësor , polici shërbime sekrete etje .Është qe arte qe krimet e komunizmit janë shumë me te rënda se këto qe parashikon projekt ligji i dekriminalizimit dhe mospërfshirjen e tyre ne te e ben ligjin dhe krejt procesin një farsë politike pasi sërish politika dhe administrata shtetërore do te jete e mbushur me kriminele . Çfarë kuptimi e përfitimi kate ndalohen apo largohen nga postet shtetërore e politike vetëm kriminelët e post komunizmit dhe te lihen ata te komunizmit . ky mund te jete gjithçka por dekriminalizim nuk është kurrsesi .
Dua te qëndroj pak te PD-ja dhe kreu i sajë Basha si autoret kryesor te dekriminalizimit kuzes se tyre politike . Si parti antikomuniste qe pretendon se lindi e është PD e ka detyrim politik ,moral e elektoral largimin nga politika dhe administrata të autorëve te krimeve të komunizmit . Për këtë ajo duhet të këmbëngulte që në ligj te përfshiheshin te gjitha krimet dhe autoret e tyre, veçanërisht ato te komunizmit . Me vjen keq qe kjo nuk ka ndodhur dhe me as duket ka pak gjasa të ndodhë duke e çuar ne mos ne dështim ne një pune te pambaruar procesin e dekriminalizimit. Por PD-ja nuk ka nevojë për ligjin për te dëshmuar se ka vullnet politik për ta bërë këtë duke e filluar se pari nga vetja. Komisioni ,“Kosova” i ngritur për të dekriminalizuar PD-ne mund dhe duhet ti përfshi ne objektin e punës se tij edhe autoret e krimeve te komunizmit te paktën ta që nuk kane nevoje tu hapen dosjet e Sigurimit te Shtetit për ti gjetur pasi i kane kryer krimet hapur apo ato qe janë dekonspiruar ne kushte e rrethana specifike . Do te ishte e pa kuptimte që Ligji por dhe komisioni “Kosova” të digjte”, ta zëmë Sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani për një dënim për “shpërdorim detyre “ dhe te lejonte të ishte ne politikè dhe në krye te PD-se ,Tritan Shehun njeriun qe ka udhëhequr ne terren një prej krimeve me të mëdha e me renda të komunizmit , “luftën kundër Zotit”, shkatërrimin e kulteve pjesës se ndritur të historike dhe demaskimin e persekutimin e klerikëve dhe besimtareve .Sot një nga krimet e mëdha ISIS është shkatërrimi i trashëgimisë historike dhe i kulteve të fetare Këta më shume te drejte quhen terroriste kurse këta te komunizmit , bura te mirë e të nderuar karriera e privilegjet të paguar me paratë publike . Kjo nuk është e drejte e për me tepër antikomuniste ! Mund të ketë retorike antikomuniste , mund te organizosh proteste kundër bunkerit enverist te Ramës apo festimeve me foton e diktatorit te qeverise, por te gjitha këto bëhen zero kur ke ne krye apo ne radhët e tua politike autore te krimeve te komunizmit. Dekriminalizimi pa dekomnistizimin është ne te gjitha aspektet një vrime ne ujë. Mund ta pretendosh si sukses momental politik por me gjysmën e krimeve dhe kriminaleve në politike e administratë dekriminalizimi ka dështuar pa nisur ende . Ne raportin moral , politik e elektoral me shqiptarët kjo nuk do te ishte gje tjetër përveç se një hile e hipokrizi e radhës .
LajmiShqip[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#4

Post by Adriana » Sat Oct 03, 2015 12:10 pm

[quoteemNga : Pirro Guremani 30/09/2015]Populli i di gjithë horrllëqet e qeverisjes

“Ku ka za, s’asht pa gja”, thotë një fjalë e urtë popullore elbasançe që e kam dëgjuar me shumë kërshëri në një bisedë miqsh. Një filozofi e tërë e përmbledhur në gjashtë fjalë, si një gur xhevahir që vlen për ta përmendur sa herë që i vjen koha. Dhe koha e ka sjellë që jo vetëm që populli di dhe di gjithçka çka bën qeverisja e sotme social-lësëiste, por di dhe se si duhet vepruar me një qeverisje të tillë të paturp që shpesh populli i thotë që nuk ka din, fe dhe iman. Nëse do ta shqipëronim këtë shprehje, do të thoja se kjo qeverisje i përmbush të gjitha ligësitë që nga kreu e deri tek nëpunësit e thjeshtë që janë kthyer në makutër dhe të babëzitur në vjedhje dhe në mashtrime në çdo gjë. Nuk janë të reja dhe as të vjetruara fjalët që një popull ka thënë në vite, dekada e shekuj duke u mbështetur në realitetin e përjetuar. Sa me gëzim e eufori thuhej se kjo qeverisje kishte ardhur në pushtet nga një milion vota sipas filozofisë së ashtuquajtur “Rilindje” që nuk ishin gjë tjetër veçse shitje dhe vjedhje votash, mashtrime dhe gënjeshtra për të marrë pushtetin sipas parimit “qëllimi justifikon mjetin” që hapur duhet thënë se është një parim nazist, tipik i një kohe kur bota shkoi në Luftën II Botërore.

Kur e lexon Dritëro Agollin, që në këto kohët e fundit është shprehur ndjeshëm sepse ai është tani në moshën e të vërtetave, çdo qytetar që e ka lexuar atë, i jep të drejtë për atë se si ai e ka thënë me shumë filozofi mendimin se “Ç’pret nga një botë, ku i mashtruari turpërohet më shumë se mashtruesi”. Jam e bindur se në të vërtetë ai e vë gishtin tek kjo bota jonë shqiptare, tek kjo Shqipëria jonë hallemadhe, tek kjo qeverisja jonë e inkriminuar drejt ligësive dhe ai, shkrimtari i shqetësuar për udhën e të paimagjinueshmeve që po i bën dhe që po i bën popullit të vet kjo qeverisje. Jeta e përditshme, ekranet e televizorëve, faqet e gazetave , llafet e kafeneve janë të mbushura me ngjarje jo personale, por me paudhësitë që po bën kjo qeverisje e të ashtuquajturës mazhoranca e majtë PS + LSI që po çudit ata një milion zgjedhësit se ku i ka çuar mushka e votimit të dyshes Rama – Meta. Jam i bindur se koha nuk e ndryshon askënd, kushdo qoftë ai, popull i thjeshtë apo qeveritar, sepse ne jemi këtu dhe i njohim të gjithë, populli i di dhe i njeh të gjithë, por thjesht koha e zbulon çdo njeri se si është në realitet, qoftë ky në çdo pozicion të jetës së tij, sidomos zbulon paudhësitë e çdo qeveritari që vjen me bujë dhe me bujë do të shkojë. Nuk thonë kot se çdo hajdut e lë një shenjë në vjedhjen e tij.

Kështu kanë lënë shenjë të gjithë, veçse është dashur shumë pak kohë që të shihet gjurma e çdo njeriu që mban mbi vete targën e qeveritarit, si Edi Rama në gjurmët e pabesive të veta ndaj votuesve të tij, si Ilir Meta në vjedhejt e milionave të CEZ, si Saimir Tahiri në udhën e drogës pa kufi me makina dhe avionë, si Ilir Beqja në mashtrimet me mjekësinë falas e kështu me radhë një pas një çdo ministër. Ne të gjithë po shohim dita-ditës se si një situatë frike e pazakontë po instalohet në çdo lokal e dyqan, se si një ndjesi trishtimi për jetesën po përjetohet nga të mëdhenj e të vegjël, se si çdo familje mendon se si vetëm të ikë e frikësuar nga vdekja për bukën e gojës apo çdo shqiptar mendon se krejt papritur mund të përfundojë në burg. Ndoshta Thomas Jeferson, në një situatë të tillë në një vend tjetër, ka bërë këtë përcaktim që i ngjason si dy pika ujë vendit tim, kur është shprehur se : “Kur populli i frikësohet qeverisë së tij, aty ka tirani, kur qeveria i frikësohet popullit të vet, aty ka liri”.

Populli i di të gjitha dhe i përjeton të gjitha, por edhe i mendon të gjitha që në një moment të veprojë ndaj të gjithëve që e kanë mashtruar dhe e kanë vjedhur, që e kanë inkriminuar dhe pabesuar. Populli e di se gjithçka sot në këtë qeverisjen tonë nuk bëhet për mirëqenien e popullit, por për pasurimin e çdo individi me veshje qeveritare. Kush nuk e pa me zë dhe me figurë kur Edi Rama si kryeministër para tufës së policisë së shtetit që është e depolitizuar, faqe ambasadorit amerikanë dhe syrit të të gjithë shqiptarëve, volli vrer dhe kërkoi të inkriminojë politikisht opozitën. Çka do të thoshte një njeri 2 metra i gjatë që u bë aq i vogël në sytë e një policie të depolitizuar që u bënte politikë kundër opozitës me saktësi që një kryeministër që kërkon të egërsojë policinë e shtetit ndaj popullit të vet. Dhe populli e di se të gjitha këto i bën për para, për tu pasuruar i qetë dhe i patrazuar, tamam si ka thënë një president amerikan i nderuar, Benjamin Franklin “Ai që mendon se paraja bën gjithçka, mund të dyshohet se bën gjithçka për paranë”. Hajde pastaj të mendosh që populli të presë hair dhe mirësi nga një qeverisje e pafytyrë që populli ia di të gjitha dhe nuk mendonte se kaq shpejt do të kthehej në një qeverisje të pabesueshme dhe intrigante, hajdute dhe të inkriminuar.

LajmiShqip[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#5

Post by Adriana » Sun Oct 04, 2015 12:43 pm

[quoteemNga Zamir GJURGJI 29/09/2015]Kryeministri kroat: Serbët barbarë. Homologu shqiptar kërkon farkëtimin e miqësisë me “barbarët”?!


Nuk ka paqe ne ish-Jugosllavi, perveçse ajo vegimtare e kryeministrit të Shqiperisë, Edi Rama, që ne rolin e nje “lideri boteror”, kerkon te rilinde si një Josip Broz Tito, për të farketuar miqësinë e ngushte ideologjike dhe biologjike të baballarëve dhe gjyshërve të rilindasve të sotëm me pjellat e Dushanit dhe Miladinit në Serbi.
Ka mjaftuar që në horizontin rajonal të shfaqet kriza e refugjatëve që në Ballkanin Perëndimor të dalin në pah mosmarrëveshjet e pakapercyeshme dhe ndarjet e thella mes shteteve. Historia e pergjakshme dhe padrejtesite nder shekuj nuk mund te kapercehen me sperdredhje peneli, kryqezim gishtash, zgjyra te purpurta dhe telajo mavi. Ne kohen kur kryeministri Edi Rama po përpiqet me të gjtha mënyrat politike, mjetet artistike e futbollistike të shpërfaqet si Përbashkuesi i Ballkanit Perëndimor e më gjerë, kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka lëshuar një deklaratë bombë në një konferencë për shtyp.
Kryeministri kroat i ka quajtur serbët barbarë. A thua valle nuk e di kryeministri kroat qe ne BE-ne ku aderon kumbon fort zeri i zonjes Merkel? Apo e verteta per te dhe kombin e tij vlen me shume se fjalite burokratike te zonjes se hekurt europiane. A mos valle kemi nje kryeminister me europianist se kroatet dhe nuk ia dime vleren?! “Duhet të shikojmë në jug dhe juglindje nga vetja dhe të arrijmë në përfundimin se atje nuk ka asnjë autoritet shtetëror. Kështu nuk funksionon shteti, as Greqia, as Maqedonia dhe as Serbia. Nëse kemi nevojë për të lëshuar njerëzit nëpër fushë, siç e bëjnë Serbia, mundemi edhe kështu. Por ajo nuk është shtet, ajo është një shtet i rastit, i çorganizuar, i cili do që të bashkohet me BE. Intensivisht diskutojmë me bashkëpunëtorët e këtyre masave, që duhej t’i vendosnim, që sot apo nesër t’i hiqnim”, – deklaroi kryeministri kroat, Zoran Milanoviç. Koha e maskarenjeve, cinikeve dhe hipokriteve, qe shesin e blejne (soc)nacionalzem ne emer te Tregut te Perbashket Internacionalist, ne Bursen antikombetariste te spekulantit klasik me damke boterore, Xhorxh Soros.

LajmiShqip[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#6

Post by Adriana » Sun Oct 11, 2015 1:25 pm

[quoteemNga : Indrit VOKSHI 10/10/2015]Kompleksi ynë i europianizmit

Na u tha rrini sa më urtë, që të tregojmë qytetari, se përndryshe nuk na qas Europa. Serbët bërtitën në kor “Vritini shqiptarët” dhe Europa para pak kohësh iu dha shumë euro dhe iu premtoi çelje negociatash në dhjetor. Si është e mundur kjo?

Në foto kryeministri kroat i cili shprehet me shpërfillje për presidentin serb duke thënë “Kush është ky Nikoliç”? Dhe thotë se as nuk dëshiron të flasë e të dëgjojë për Aleksandër Vuçiçin. A thua nuk është europian “vlladika” i Kroacisë? Jo. Është anëtar i BE. Por është tarravol burrë. Nuk e sheh fatin e vendit të tij të lidhur me Vuçiçin, siç e sheh ky drejtori i komunales që kemi kryeministër në Tiranë. Si intereson se mërzitet Vuçiçi, madje bën çdo gjë që Vuçiçi të mërzitet. Respekton vuajtjet e vendit të tij të shkaktuara nga mentaliteti i atyre qeverive në të cilat ky Vuçiçi ka qenë ministër. Dhe në përballjen më të vogël, nuk i llogarit për burra qeveritarët serbë. U kundërpërgjigjet me shpërfilljen e duhur. Sepse ua njeh mirë mentalitetin.
Ndaj mos na e prishni ditën me shprehje “u sollëm si në Europë” se hulIganizmi në Europë ka lulëzuar. Sjelljen prej lepurushash mos na e paraqitni si qytetari. Cenoji amerikanët njëherë dhe ta tregojnë siç duhet qytetarinë. E nëse të jesh europian dmth të ndrydhësh veten se na mërzitet Serbia, nuk dua të jem kurrë europian. Jam shqiptar. Vetëm shqiptar. E mira dhe e keqja, janë veti edhe të shqiptarëve. Nuk ka nevojë me thanë jemi europianë. Me mohu veten në mënyrë aq turpëruese. Jo zotni. Jena shqiptarë. E nëse kena disa të mira i kena se jena shqiptarë. Edhe të këqijat gjithashtu. Balosha pa komb e pa rracë.

LajmiShqip[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#7

Post by Adriana » Tue Oct 13, 2015 12:49 pm

[quoteemNga: Fitim ZEKTHI 12/10/2015]Qeverisja, kriza dhe analistët

Ndeshjet e ekipit kombëtar të futbollit po jetohen me intensitet të lartë, siç jetohen zakonisht dramat dhe ekstazat. Ato e bëjnë të padukshëm gjithë realitetin, i cili ngushtohet në vetëm çfarë ofron ndeshja. Në vitin 2000, Diego Maradona po luftonte me vdekjen në një spital të Buenos Airesit, për shkak të përdorimit të kokainës. Gjithë bota po përcillte me dhimbje minutat e kësaj lufte të Maradonës dhe mjekëve. Spitali ishte rrethuar me mijëra fansa dhe gazetarë. Në këtë kohë, një grua argjentinase botoi në gazetënNew Jork Times një letër drejtuar atij, që gjithë Argjentina e kishte legjendë të gjallë. Ajo i shkruante Maradonës se e urrente për drogën, për atë që ishte, një njeri i pacipë, i shthurur etj., por në fund i uronte shërim dhe i shprehte dhimbjen e saj. Ajo i kujton Maradonës se në vitin 1986, kur Argjentina ishte në një krizë të thellë ekonomike pas luftës me Britaninë për ishujt Falkland, kur ajo në familje nuk kishte bukë për fëmijët, ai kishte qenë heroi i saj. Kishte qenë heroi, jo për ndeshjet që po zhvillonte në Meksikë për Kupën e Botës, porse fëmijët mezi prisnin mbrëmjen për të parë futboll, për të parë Maradonën. “Fëmijët e mi, gjatë atij muaji nuk më kërkuan asnjëherë bukë. Hëngrën vetëm kur u dhashë, aq pak sa mundesha, një herë në ditë, miell, të gatuar me barishte që i mblidhja në kopsht. Kjo është arsyeja pse të dua, teksa të urrej”, – i shkruan ajo. E gjithë Argjentina nuk donte bukë, nuk donte asgjë, donte vetëm futboll dhe Maradonën verën e 1986-s. Është e qartë se kjo nuk u dha bukë argjentinasve, nuk e ndryshoi ekonominë, ligjin, jetën. Si për të kujtuar këtë pamundësi, sot në Shqipëri shumë zona janë përmbytur nga pak reshje të vjeshtës, shumë familje janë në ujë dhe pa energji. Javët e fundit vendi bubulloi nga akuza për vjedhjen e miliona eurove me marrëveshjen e qeverisë me CEZ-in, për pazare në çështjen e DIA-s, për komplot, destabilitet, për përdorim të makinës së ministrit të Brendshëm për trafik droge. Më pas, gjithçka u mbyll. Dy gjëra të lemerishme tregoi gjithë kjo zabullimë. E para është se Shqipëria ka një klasë analistësh shtypi, e cila ontologjikisht ka vdekur si e tillë. Për ditë dhe net me radhë analistët folën për Metën si politikan serioz, që ka peshë të madhe, dhe për Ramën, si politikan që nuk e duron dot atë dhe që kërkon ta mposhtë. Analistët folën për Ramën, si njeri të rrallë që ka marrë përsipër ndryshimin e Shqipërisë, por që pengohet nga Meta, i cili blen pushtet, njerëz dhe vota. Gjithkush foli për mundësitë e ndarjes, për mundësinë apo pamundësinë e daljes së LSI-së nga qeveria, për mundësinë apo pamundësinë e Ramës për të fituar i vetëm në zgjedhje. Secili analist bëri llogari se ç’do ndodhë me Ramën, Metën Bashën. Nga një pikëpamje epistemologjike, njerëzit mendojnë lart-poshtë, domethënë ata nisen nga parime të përgjithshme dhe ecin poshtë te presupozime, ide, zinxhirë logjikë dhe më pas filozofi, ideologji apo thjesht përkatësi. Analistët e shtypit dëshmuan se e nisin dhe e mbyllin të menduarin vetëm nga pika e fundit, ideologjia ose më keq, përkatësia. Parimet e përgjithshme mbi çfarë është politika, njeriu, shteti, pluralizmi, liria, e drejta nuk ishin në diskutim. Presupozimet mbi ndarjen e pushtetit, kufizimin e tij, totalitarizmin etj ishin të paqena. Idetë, e kotë të flasim. Logjika? Si mund të ketë të tilla, kur një politikan krahasohet me Hitlerin dhe tjetri me Roosveltin. Analistët dëshmuan se i ngjajnë asaj që Fred Hutchinson, një filozof amerikan e quan ”shikim nga ingranazhi”. Ai thotë se një mikrogjallesë që gjendet në ingranazhin e orës sheh saktë vetëm ingranazhin, por kurrë nuk mund të shohë të gjithë orën. Douglass North, fitues i çmimit “Nobel”, John Wallis, profesor i Universitetit të Maryland-it dhe Barry Weingast i Universitetit të Stanfordit, mendojnë se shqetësimi më i madh i shtetit dhe i shoqërisë, që prej fillimit, ka qenë çështja e administrimit të dhunës dhe e organizmit shoqëror. Pas shoqërisë primitive kanë qenë dy llojet e qasjeve të shtetit ndaj dhunës dhe organizmit shoqëror.
Rendi shoqëror me akses të kufizuar e zgjidh çështjen e dhunës duke krijuar renta. Ky shtet iu shpërndan privilegje njerëzve të fuqishëm ose grupeve të fuqishme. Këta njerëz ose këto grupe marrin monopole në tregti, në biznes, në sistemin bankar etj. Logjika qendrore e këtij shteti, thonë North dhe Wallis, është se duke qenë që lufta ul fitimet nga rentat dhe privilegjet, atëherë iu shpërndahen privilegje njerëzve apo grupeve me pushtet, që kanë akses tek dhuna. Kjo gjë iu jep atyre arsye të mos luftojnë, por të bashkëpunojnë. Kjo krijon një balancë mes pushtetit dhe privilegjit. Në momentin që kjo balancë prishet, domethënë dikush ka më shumë pushtet se sa privilegje ose anasjelltas, atëherë nis lufta, deri në rivendosjen e balancës. Quhet rendi social me akses të kufizuar për shkak të hierarkisë që ndërtohet dhe për shkak të pamundësisë për të hyrë në biznes, në administratë, në gjyqësor e kudo, pa qenë pjesë e këtyre grupeve, njerëzve apo organizimeve që kanë pushtet. Tipari kryesor i këtij shteti është marrëdhënia plotësisht personale e cila garanton shkëmbimet , ndërveprimet dhe iu jep zgjidhje çështjeve. Këto shtete nuk kanë asnjë mundësi t’iu japin të mira grupeve të gjera shoqërore apo edhe njerëzve të tjerë përtej marrëdhënies personale. Shtete të tilla sot kemi në Afrikën Subsahariane, në Amerikën Latine, në Azi. Rama ka negociuar me CEZ pa transparencë, dikush nga grupi i avokatëve nxjerr një informacion kundër Metës, Meta ka qene në Pragë ku dyshohet se ka lobuar, një deputet i LSI ka marrë para nga DIA, Braho kërcënon se ka video në çantë, Prifti kërcënon po ashtu, dikush thotë se Meta ka marrë ryshfet nga Ismailaj, një jurist ka kërcënuar një dëshmitar që mbrohet nga forcat speciale. Gjithashtu, ministri i Brendshëm ka shitur makinën, por nuk e ka noterizuar shitjen. Të afër, të tij që akuzohen se kanë trafikuar drogë më makinën mohojnë trafikun. Më pas Rama flet nga Nju Jorku që gjithçka është një zhurmë kot. Meta takon demonstrativisht Idrizin. Rama takon Metën në zyrë për 90 minuta. Rama që mban fjalim edhe për emërimin e prefektes së Vlorës apo ndeshjet e kombëtares, nuk flet. Meta takon prapë demonstrativisht Idrizin. Në takim edhe deputeti Rakipi. Rama takon prapë Metën. Gjithçka mbyllet. Të gjithë janë sjellje si njerëz dhe grupe pushteti me akses tek dhuna, njerëz që gëzojnë privilegje, që marrin renta, por që nuk janë krerë institucionesh dhe nuk drejtohen nga ligji. Mbizotëron gjithkund një marrëdhënie personale me institucionet dhe me njëri-tjetrin. Gjithë lufta ishte për të rivendosur një ekuilibër që ndoshta ishte prishur. Ekuilibri u vendos vetëm duke bërë rishpërndarje të rentave në përputhje me fuqinë dhe aksesin që kanë te dhuna Rama dhe Meta. Dihej nga të gjithë që qeveria (jo vetëm kjo e sotmja) shpërndan privilegje tek njerëz apo grupe me pushtet, që kanë akses tek dhuna. Dihej që ka monopole në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë që zotërohen nga njerëz apo grupe të fuqishme. Dihej që është e pamundur të kesh akses në biznes në qoftë se nuk zotëron fuqi, nuk mund të futesh në punë në administratë në qoftë se nuk merr pëlqimin nga një njeri apo një organizim i fuqishëm. Dihej edhe marrëdhënia personale e shtetarëve dhe njerëzve të fuqishëm, por një shkallë kaq e lartë e gjithë këtij degradimi u zbulua dhe mbulua këto ditë. Pikërisht kjo nuk u pa nga analistët.[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#8

Post by Adriana » Mon Nov 09, 2015 11:50 am

[quoteemNga Artur Zheji 07/11/2015]Fshati që ndihet rrejshëm si Qendra e Botës

Rrezikojmë që kombëtarisht, në këtë rrugë pa rrugë që kemi zënë fill prej shumë vitesh, të përfundojmë në një popull pjatalarës, të pjesës tjetër, vërtet Elitë, të Botës së Madhe...


Që jemi thjesht një fshat, me kafenera dhe vajza të bukura, me klimë me diell dhe me bujari të Zotit në pasuri natyrore e nëntokësore për frymë popullsie, kjo nuk ka dyshim. Sepse jo vetëm jemi fare të vegjël, por në të njëjtën kohë nuk dhe kemi asnjë peshë reale, në vendimmarrjet e mëdha e të mesme të Botës, madje as edhe në të voglat, ato më ngushtësisht rajonalet.

Mendoja se përmasat reale të Shqipërisë, së paku Edi Rama, do t’i kishte parasysh më mirë. Padyshim, ai, kryeministri, në bisedat bilaterale, për nga koeficienti i intelektit dhe i fizikut, nuk ka përse të kompleksohet. Por, nëse jemi më shumë të vetëdijshëm për nivelin e përfaqësimit, të asaj që mund të quajmë, Pesha e Rëndesës së shtetit shqiptar, na përket të jemi gjithsesi, shumë e më shumë modestë.

Dhe ja sepse.

Në të njëjtën kohë që “vlon” Fshati Ynë, nga akuza e kundërakuza dramatike dhe shpesh, më shumë se rrallë, teatrale, konspirative dhe të stisura, Planeti Tokë, Bota pra, nuk po dominon dot një vatër të madhe lufte në Siri dhe duhet të bëjë hesape të kushtueshme, me një krijesë luftarake dhe të armatosur me Doktrinë dhe Armë, si ISIS, por edhe me një krizë ekonomike tejet të gjatë.

Një krizë ekonomike, që në të vërtetë, po lëviz aksin e Peshës Ekonomike të Botës, nga Perëndimi në Lindje.

India, Rusia, Kina, Japonia, Indonezia dhe vende të tjera mbi 100 milionë-banorëshe, kanë në ndërkohë një kosto pune, e për pasojë një kosto prodhimi shumë më të ulët dhe përafërsisht konkurruese edhe për nga cilësia, duke nënshtruar pjesën më të madhe, më dërmuese të Tregjeve Botërore. Janë pra disa disbalanca, që nëse do të vëreheshin 100 vjet më parë, do të kishin prodhuar, si edhe prodhuan dy herë, një Luftë Botërore.

Llahtaria e armës bërthamore, që nuk përcakton dot fitues, ka bërë që Luftë të hapur të mos ketë. Por kjo nuk do të thotë se njëkohësisht ka Paqe. Përkundrazi, ka një Betejë shumëvjeçare dhe shumë të “përgjakshme” ekonomike dhe në fushën e kërkimeve intensive, për të zbuluar apo përsosur Burime Alternative Energjie, që në këtë Shekull dhe në atë që vijon, nëse Zoti e ka Dhënë që të Vijojë, do të jenë çelësi i artë dhe njëkohësisht Beteja Finale, që do të përcaktojë raportin e forcave në Planet.

Në këtë betejë titanësh dhe miliarda njerëzish, roli dhe pesha e Shqipërisë, janë të krahasueshëm me atë të një sardeleje në Oqean. Një sardele pra, që në stuhitë oqeanike që jetojmë, apo ku dhe jemi të kredhur, që sheh ëndrra dhe pastaj, më keq akoma, i beson ëndrrat që sheh, e më pas beson, që simbas asaj çka pa në ëndërr, është pa një pa dy, edhe Qendra e Botës.

E pra, si të thuash, guri i artë, që mund të ndryshojë edhe vetë Peshoren e Madhe.

Ky refleksion, cinik dhe mizor, të sëmbon në kokë, kur sheh me dhimbje këtë mungesë të thellë modestie të atyre, që populli i Fshatit Tonë, u ka deleguar me votë, të drejtojnë rrugëtimin e kësaj sardeleje, në rrymat dhe rrokopujat e Oqeanit të Madh, ku dhe jemi të kredhur.

Modestia do të na ndihmonte të ishim më të mençur dhe të kuptonim se Çfarë realisht mund të prodhojmë e më pas të shkëmbejmë në këtë Treg Kolosal, ku shitet e blihet gjithçka.

Sepse vetëm me atë që do të mund të shkëmbejmë, vetëm me atë mund të rrojmë e të mbahemi në këtë konkurrencë globale, që të fshin, me lehtësinë që një fëmijë këput një fije bari.

Këmbëngul në këtë temë, sepse zhurma dhe debati i zjarrtë, mbi bëmat dhe gjëmat e pangopësisë njerëzore të ministrave apo drejtorëve, apo të ca sipërmarrësve parellinj, që nuk dinë të kenë ndonjë pasion tjetër dhe shije tjetër në jetë, veç shtimit sasior të parave, (lexoni dhe rifreskoni Molierin apo Balzakun e para 200 viteve për këtë temë), këto debate pra, mëse legjitime, mjegullojnë në të njëjtën kohë shikimin dhe na bjerrin vëmendjen nga rrugëtimi që po ndërmerr Sardelja jonë në rrymat oqeanike.

Pjesë e debatit duhet të jetë edhe kjo. Por jam dakord, ky debat fillon e bëhet serioz kur Fshati dhe Kryepleqtë e tij, të mos ndihen më si Qendra e Botës. “Sepse kalliri plot e mban kryet ultë”, thotë populli i Fshatit tonë, më shkruante ime më, pothuajse në dedikimin e çdo libri që më dhuronte.

Por ndoshta edhe më shumë se kaq. Rrezikojmë që kombëtarisht, në këtë rrugë pa rrugë që kemi zënë fill prej shumë vitesh, të përfundojmë në një popull pjatalarës, të pjesës tjetër, vërtet Elitë, të Botës së Madhe. / Mapo.Al /[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#9

Post by Adriana » Thu Nov 19, 2015 1:02 pm

Letër e hapur dërguar Blendi Fevziut nga 10 vajza kosovare që përjetuan terror në rrugët e Shqipërisë: “Shqipëria rrezikohet më shumë nga shqiptarët se nga ISIS”



I nderuari, zt. Blendi Fevziu,

Edhe të hënën si çdo natë tjetër kur shfaqet emisioni juaj, isha duke pritur të di se cila do të ishte tema e diskutimit. Kur filloi emisioni, vërejta që tema kishte të bënte me rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga ISIS-i.

Me keqardhje më duhet të them se rreziku që i kanoset Shqipërisë jeni vet ju, qytetarët e Shqipërisë.

Më poshtë po përshkruaj ngjarjen e cila na ndodhi me datën 15.11.2015, përkatësisht ditën e diel, në vendin tuaj.

Unë jam një vajzë nga Kosova e cila për nder të një ngjarjeje të rëndësishme në jetën e shoqes sime, së bashku me nëntë shoqe të tjera vendosëm të kalonim vikendin në Shqipëri. Pasi që ditën e shtunë qëndruam në Tiranë, menduam që ta përmbyllnim vikendin në Fishtë, te “Mrrizi i Zanave”, duke rezervuar darkën në orën 18:00 meqë më herët nuk kishte vende të lira. Në kthim, meqë ishim me dy vetura duke pritur njëra-tjetrën në mënyrë që të udhëtojmë së bashku, në dalje të fshatit Fishtë një person me një motoçikletë na u afrua tek dritarja dhe na analizoi për disa sekonda. Meqë ne i bëmë me shenjë që të kalonte apo thënë më mirë largohej, ai u largua për tu kthyer prapë pas tre ose katër minutash.

Pasi që e kaloi veturën tonë la motoçikletën diku në gjelbërim që të mos e shihnim dhe u shfaq pas disa sekondash tek dritarja e veturës, së pari duke i rënë fuqishëm xhamit të veturës e më pas duke tentuar të hapte dyert dhe të futej brenda. Meqenëse dyert tona ishin te bllokuara, ai filloi të gjuante me armë në ajër, ngjitur me veturën tonë, duke na tmerruar.

Për fatin tone të mire, shoqja jonë e cila drejtonte veturën kishte mundësinë të shtypte me shpejtësi gazin e veturës, me sa fuqi që kishte, dhe të largoheshim nga aty duke lënë kështu mbrapa veturën e dytë. Në ato momente secila nga ne filluam të telefononim dikë. Njëra telefonoi Stacionin policor të Lezhës, tjetra lajmëroi veturën tjetër që të vozisnin me sa shpejtësi të madhe dhe të mos ndaleshin në asnjë mënyrë askund, madje as edhe Policisë. Një tjetër telefonoi restorantin “Mrrizi i Zanave” për t’ju treguar ngjarjen që na kishte ndodhur me të dal nga restoranti i tyre. Ndërsa, tjetra filloi të telefononte të afërmit tonë në Prishtinë që të merrnin rrugën për në kufi.

Në anën tjetër, në po të njëjtën kohë grupi tjetër e drejtonin makinën me shpejtësi shumë të madhe, duke tentuar kështu të arrinin të dilnin në rrugën kryesore, pasi që ishin ende në rrugën e errët të fshatit Fishtë. Gjatë kësaj periudhe, ato shohin personin me motoçikletë, i cili iu bënte me drita që të ndalonin veturën. Por, meqë vajzat ishin të njoftuara me rastin nga ana jonë, vazhduan te drejtonin veturën me shpejtësi dhe nuk u ndalën.

Përpos tmerrit psikik të cilin e përjetonim dhe frikësoheshim se personi i cili na tmerroi do të telefononte dikë të na dilte në pritë diku në rrugë (duke marrë parasysh që raste të tilla në Shqipëri ndodhin shumë shpesh jo vetëm tek turistët kosovarë, por kemi edhe rastin e turistëve çekë të cilët u vranë dhe vrasësi i tyre tani u dënua me burg të përjetshëm), ne frikësoheshim të ndaleshim edhe tek Policia rrugore pasi në shumë prej emisioneve tuaja shohim se banditët dhe Policia janë të lidhur shumë ngushtë me njëri-tjetrin.

Kur them këtë, nuk dua t’i përgjithësoj apo t’i fus “në një thes” të gjithë popullin e Shqipërisë. Pa keqkuptime, këtu kemi të bëjmë vetëm me kriminelët dhe banditët të cilët shëtisin lirshëm në vendin tuaj.

Meqë ishim në veturën të cilën e kishin sulmuar, vendosëm të mos ndaleshim askund deri te kufiri i Kosovës. Në ndërkohë, shoqet tona u ndaluan nga Policia e Lezhës për shkak të telefonatës së bërë nga ne duke kërkuar kështu më tepër informacion, gjë që është shumë e logjikshme. Çka nuk më dukej e logjikshme ishte fakti se ata insistonin që ne, vetura e sulmuar, të ktheheshim në Stacionin policor në Lezhë, në të kundërtën shoqet tona nuk do të liroheshin.

Në orën 22:00, me tmerrin te cilin e kishim përjetuar, na dukej shumë jo e logjikshme që ne të ktheheshim përsëri në Lezhë, e më dukej edhe më pak i logjikshëm fakti që shoqet tona mbaheshin peng për shkakun tonë, duke marrë parasysh që ato as nuk e dinin në hollësi tërë ngjarjen (si dukej personi në fjalë, çfarë kishte me vete, si kishte ndodhur ngjarja, në cilin vend saktësisht, e hollësi të tjera).

E kuptojmë plotësisht që janë procedura të Policisë ato, se duhet të merrnin sa më tepër informata, mirëpo të kërkohej nga ne të ktheheshim në Lezhë, nga vendi nga i cili ne u larguam të tmerruara, ishte pak absurde e aq me tepër te mbaheshin peng vajzat te cilat nuk dinin asgjë me tepër se sa fjalët tona: “Na ka sulmu një person me motor, mos u ndalni askund, vozitni sa më shpejtë edhe mundohuni me ardh në kufi sa ma shpejtë se ne ju presim atje”!

E gjitha që ne i luteshim Zotit gjatë atyre minutave të vozitjes, ishte të shihnim një veturë me targa të Kosovës. Meqë isha shumë e shqetësuar, nuk e mbaj mend saktësisht se ku e rastisëm një veturë me targa të tilla, të cilën filluam ta ndiqnin mbrapa. Në një çast ata u ndalën në një pikë karburanti dhe ne menjëherë pas tyre. Kur dolëm nga vetura të tmerruara dhe pothuajse pa frymë, i tronditëm edhe vendasit tanë, ngase nuk kishin ide nëse kishim pasur ndonjë përleshje me dike apo na kishte ndodhur diçka. Më t’ju shpjeguar rastin na thanë që mund të shkonim pas tyre deri në kufirin e Kosovës dhe u munduan të na qetësonin me sa mundësi që kishin.

Pas shumë peripecive gjatë rrugës dhe telefonatave të pafundme që i bënim me të afërmit tonë, arritëm në kufirin e Kosovës me c’rast na u duk se e gjithë bota ishte e jona. Kufitarët kosovarë kishin marrë një informatë te qoroditur që ka pasur shkëmbim zjarri në mes të dy veturave me vajza dhe kështu, kur ne arritëm, pothuajse gjithë forcat kufitare ishin pranë veturës sonë. Kur ne dolëm të tronditura dhe të dërrmuara nga të qarat dhe ulërimat në veturë, dhe filluam të shpjegonim ngjarjen, policët kufitarë menduan se ardhja në kufirin e Kosovës ishte veprimi më i zgjuar që ne kishim ndërmarrë, jo për të fyer ndokënd, po për vet faktin se ngjarje të tilla këto kohët e fundit kundrejt turistëve kosovarë ka pasur shumë.

Për fatin tonë të keq, shoqet tona ende po mbaheshin peng diku gjatë rrugës. Tentuan nga pika kufitare e Kosovës të kontaktonin me drejtorin e Stacionit policor në Lezhë, me c’rast ne kërkuam që ata të vinin në pikën kufitare në Kosovë së bashku me shoqet tona, në mënyrë që ne të jepnim deklaratat tona dhe të denonconim rastin. Pasi ishte bisedë në mes të palës kosovare dhe asaj të Shqipërisë, na lanë të kuptojmë se ato, edhe pse nuk e dinin rastin, do të ktheheshin në Stacionin policor në Lezhë ku u mbajtën pothuajse deri në orën 3:00 të mëngjesit.

Në ndërkohë, ne tentuam të kontaktonim edhe Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë për të kërkuar ndërhyrjen e tyre, mirëpo ishte e pamundshme që të binim në kontakt me ta sepse në numrat e telefonit të tyre nuk lajmërohej askush.

Ditën e hënë ka qenë pikërisht Ambasada ajo që na ka kontaktuar dhe ka kërkuar nga ne që t’ju dërgojmë një letër duke shpjeguar rastin në fjalë.

Diku rreth orës 4:30, pjesa tjetër e grupit arriti në kufirin e Kosovës, natyrisht pa përcjellje, edhe pse ne insistonim qe punonjësit e Policisë së Lezhës t’i përcillnin deri në kufi për shkak të sigurisë. Por, ata nuk e kishin parë të arsyeshme t’i përcillnin më tepër se 10 minuta nga Stacioni policor.

Në vazhdën e këtyre ngjarjeve, pas pothuajse katër orëve, arriti në kufirin e Kosovës një përfaqësues i Policisë nga Kukësi, i cili është vetëm 20.7 kilometra larg kufirit të Kosovës, që të merrte deklaratat tona. Normalisht, ne nuk pranuam të deklaronim para se të vinin shoqet tona nga Lezha për t’u siguruar që janë shëndosh e mirë. Me arritjen e tyre, kuptuam se një poli, që sipas tyre ishte një ndër kryesuesit e rajonit të Policisë së Lezhës, e kishte arsyetuar sulmuesin me fjalët: “Duhet ta kuptoni se ndoshta njeriu ka hallet e veta, mund të ketë punuar gjatë tërë ditës, ka pirë nja dy gota alkool dhe në fund të fundit fiton alkooli”! Arsyetim qesharak, për të mos thënë idiot nga ana e punonjësit të Policisë. Ndërsa, një prej personave që mori deklaratën tonë tha se “këto gjëra ndodhin në çdo vend” e se “nuk keni pse e bëni kaq të madhe këtë punë; nuk keni pse vajtoni”!

Tani, për t’u kthyer tek tema e juaj e cila kishte të bënte me rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga ISIS-i, po ju them edhe njëherë se rreziku kryesor janë kriminelët dhe banditët në vendin tuaj. ISIS është një rrezik i cili po i kanoset pothuajse të gjitha superfuqive të botës. Shqipëria dhe Kosova janë vende te cilat nuk kanë fuqi dhe potencial ta luftojnë atë, apo edhe të mbrohen nga ta, duke ditur se metodat e sulmeve të tyre janë shumë të sofistikuara. Por, mendojmë që do të mund të luftonit kriminelët në vendin tuaj. Nuk them se Kosova është në gjendje shumë të mirë. Jo, aspak. Edhe ne kemi hallet dhe problemet tona, mirëpo probleme të tilla kemi më pak, për të mos thënë aspak në krahasim me ato që ndodhin në rrugët tuaja.

Ndoshta ju në Shqipëri jeni mësuar me ngjarje të tilla, mirëpo ne në Kosovë jo.

Përsëri po them që në këtë shkrim po ju drejtohemi vetëm kriminelëve dhe nuk duam ta përgjithësojmë rastin. Ne kemi shumë respekt për turistët tuaj dhe e çmojmë shumë ardhjen e tyre në Kosovë. Duke u nisur nga fakti që një pjesë shumë e madhe e të hyrave në shtetin tuaj vijnë nga turistët kosovarë, çka ne marrim prej jush në këmbim në shumë raste është vjedhja dhe terrori që na shkaktohet në rrugët tuaja.

Ne e dimë që nuk jemi rasti i parë, mirëpo shpresojmë shumë që do të jemi i fundit. Për më tepër, shpresojmë që rasti i denoncuar nga ana jonë nuk do të mbetet vetëm një tjetër rast i vendosur në raftet e stacionit policor të Lezhës, por do të tentohet të zbardhet ky rast dhe të marrë dënimin e merituar personi i cili na sulmoi.

Me këtë letër kërkoj nga ju që ta bëni publik rastin (duke ditur se keni një shikueshmëri të madhe dhe influencë tek institucionet shqiptare); kërkojmë ndihmë nga ju në zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e personit përgjegjës. Për më tepër, ne i jemi drejtuar edhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë për t’ia shpjeguar rastin dhe për të kërkuar ndihmë nga ta. Pavarësisht faktit se a do të zbulohet e vërteta nga institucionet e juaja të ndjekjes, së paku ne do të ju hapim sytë vendasve tanë që të kenë kujdes dhe të mos udhëtojnë në Shqipëri gjatë natës, për të mos thënë të mos vijnë në Shqipëri fare.

Ndoshta ju në një nga emisionet tuaja do të mund të trajtonit këtë temë, në mënyrë që të rrisni sigurinë në vendin tuaj.

Kjo letër nuk do te mbetet me kaq, por do të dërgohet edhe në mediat në Kosovë në mënyrë që të informojmë qytetarët e të dyja vendeve për rrezikun që iu kanoset çdo ditë.

Me respekt,

Vajzat që shpresojnë që ky përjetim i hidhur i turistëve të jetë i fundit në Shqipëri


P.S. Për çështje të sigurisë, nga frika se mund të shqetësohemi, vendosëm që në këtë letër të mos i publikojmë emrat tanë. Por, rasti është i denoncuar tek policët e Lezhës, tek ata të Kukësit, si dhe tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë. Shpresojmë që edhe në rast të hetimit nga ana juaj të këtij rasti, burimi të mos ceket, por të mbetet kështu – anonim. / Mapo.Al /
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#10

Post by Adriana » Mon Dec 21, 2015 10:39 am

[quoteemNga : Lutfi DERVISHI].....nuk mban asnjë premtim!

Edhe pak muaj dhe mbushen plot 3 vjet nga 10 premtimet kryesore të kësaj qeverie për Shqipërinë. Falë Zotit asnjë prej 10 premtimeve kryesore nuk është përmbushur dhe kjo siç do të dalë edhe më poshtë është bërë për të mirën e të gjithëve., për demokracinë, sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

INFRASTRUKTURA…. Kandidati i Beratit theksoi se “para së gjithash PS-ja do të ndërtoj rrugë për të lidhur akset e rëndësishme kombëtare, duke i ndërtuar ato. Përveç korridoreve të kaltër dhe të gjelbër, Lame premtoi edhe ndërtimin e autostradës së parë të shqiptarëve, sipas standartave të çertifikuara”. Imagjinoni sikur të kishte ndodhur hataja dhe të ishte mbajtur ky premtim. Shqiptarët do të mbeteshin rrugëve. Nga Veriu në Jug, dhe anasjelltas. Do të kishte pak mëdyshje se cilin korridor të zgjidhnin për të udhëtuar, por më pas do të vijonin problemet. Do të rritej numri aksidenteve, dhe kështu do të minohej edhe premtimi për shëndetësi falas, sepse do të rriteshin kostot. Plus që do të harxhonin më shumë naftë dhe lekë duke bredhur. Shqipëria do të dukej një vend akoma më i vogël sepse po shkove për dy orë nga Shkodra në Vlorë…. nuk ke as se çfarë shikon. Si përfundim, njerëzit kanë kursyer, janë më të shëndetshëm dhe janë bërë edhe kureshtarë.. psh. ende ka kuriozitet kur do të mbarojë rruga Tiranë- Elbasan? koeficienti se mbaron brena këtij mandati është 5, përkundër 2. 5 pas 8 vjetëve dhe 12, asnjëherë.

TRANSPARENCA: “Kandidati socialist për Fierin, premtoi dje në Konventë se transparenca e punës së institucioneve do të jetë shtyllë kryesore për socialistët. Kuvendi do të rifitojë funksionet kushtetuese dhe se do të hapje kanal televiziv për veprimtarinë e tij”… Mendoni një moment sikur të ishte mbajtur ky premtim? Monotoni deri në bezdi. Opozita do të dilte jashtë loje. Nuk do të kishte kuptim afera CEZ- për shembull. Nuk do të kishim as faqen e famshme. transparenca.al. A shtyhet dita pa vizituar këtë faqe?! Kanal televiziv për Kuvendin?! – Kur ka punë Kuvendi janë së paku 7 kanale televizive që japin “live”! Janë aq shumë kanale sa tani kërkohet hapja e një hidrovori!

RINIA: Sekretari për Rininë, theksoi se nën qeverisjen socialiste, të rinjtë do të kishin mundësi të barabartë, për punësim dhe karrierë… në diplomacinë shqiptare nuk do të punësoheshin më familjarë..10 fish mikrokreditë për të rinjtë”! Po të mbahej ky premtim, dhjetëra mijëra të rinj sot nuk do t’i kishim në Gjermani apo vende të tjera, por do të ishin këtu- barrë për familjen, barrë për shoqërinë, barrë për kombin. Kështu si kanë ardhur punët, duhet ndërruar edhe parrulla e vjetër: “Si është rinia sot, do të jetë atdheu nesër”. Parrulla aktuale është: “ku është rinia sot, do të jetë atdheu nesër”. Rinia sot drejt Gjermanisë, Atdheu nesër në Gjermani. Kështu i japim edhe një mësim të mirë Brukselit. Nuk na pranon si anëtar nga dera, ne të futemi nga oxhaku!

DREJTESIA, “PS do ta çlirojë Drejtësinë nga presioni për interesa politike dhe korruptive, duke e pastruar atë nga çdo shërbëtor që i shërben pushtetit”. Për këtë premtim flet vetë situata. Ja psh, qëlloi deputeti me armë pa leje ndaj qytetarëve. U mblodh gjykata e lartë dhe me pa anësi tha se dënimi më i rëndë që mund t’i jepet një burri është : të mos e lesh të dalë nga shtëpia. Duke e paturë në konsideratë këtë rast, kjo pikë quhet pjesërisht e realizuar.

KORRUPSIONI: “Deputeti.. . u zotua në emër të socialistëve se gjatë qeverisjes së të majtëve askush nuk do të tolerohej të abuzonte me pushtetin dhe ta përdorte atë për interesa personale, të familjarëve apo klaneve…. Ndëshkim për çdo shkelës të ligjit dhe transparencë në çdo konçesion të dhënë…”. Kjo është qershia mbi tortë. Prap këto del fjala transparencë dhe konçesion. Këto dy fjalë bashkë sot… krijojnë aq të qeshura sa nuk mund të prodhojë prodhimi më i mirë i Portokalli dhe Al Pazar të marrë së bashku!! Por duhet thënë se meritë për këtë gjendje humori ka vetëm qeveria! Po të mbahej ky premtim? Me çfarë do të mbahej media? Me çfarë do të mbahej opozita? Po shoqnia civile?!

PRONAT…. Për efekt serioziteti më mirë të mos e përsërisim këtë premtim.

BIZNESI. “Klimë lehtësuese dhe favorizuese për biznesin. Stabilizim të administratës tatimore dhe doganore”. Për këtë premtim mjaft të kujtojmë muajin shtator dhe tetor me aksionin e famshëm anti informalitet. Po të mbante premtimin qeveria për të ulur e hequr taksat, për të bërë sistem efikas në dogana dhe tatime….atëherë me çfarë kauze do të dilte këto kohë opozita shqiptare?

EMIGRANTËT: “Do të garantohet e drejta e votës, buxhet për problemet dhe shqetësimet e tyre”… Këtu duhet pak sforco për të mbajtur gazin. Votë për emigrantët?! – kaq sa kanë mbetur dhe shkon numërimi 1 javë dhe gjyqet dy muaj dhe kontestimi 4 vjet, imagjino të shtohet edhe vota emigrantëve, ky vend do të gdhihej e ngrysej duke numëruar votat. Një bravo e fortë qeverisë që nuk e ka mbajtur këtë premtim.

MEDIA: “reklamat shtetërore nuk do të jenë më ushqim për mediat qeveritare. RTSH do i kthehet publikut dhe interesave të tij.. Akses të plotë për gazetarët dhe qytetarët te dokumentacioni shtetëror”. Po të ishte mbajtur ky premtim do të rrezikohej liria e shtypit. Me çfarë do të mbaheshin mediat tradicionalisht qeveritare?! Po t’i kthehej RTSH publikut… mediat private çfarë do të bënin?! Po të merrnin vesh qytetarët ç’bën qeveria, me çfarë do të merrej media dhe opozita dhe shoqnia civile?!!! Një mijë herë mirënjohës që nuk u mbajt ky premtim.
300 mijë vend pune…. Ky premtim është dhe më problematiku se sipas qeverisë, 170 mijë vende pune janë hapur! Megjithatë… ka shpresë se të paktën edhe ky premtim nuk do të mbahet plotësisht.
Si përfundim, duhet t’i jemi mirënjohës kryeministrit që duket se është kujdesur personalisht që të mos plotësohet asnjë prej premtimeve bazë (pa folur këtu për premtimet e tjera anësore si “shëndetësia falas” etj etj). Falë mos mbajtjes së premtimeve ne jemi një vend ku qytetarët nuk e kanë jetën e mërzitshme. Çdo ditë vjen një skandal, edhe nëse mungon skandali, del një koncesion, edhe nëse mungon koncesioni del një partneritet qeveri- biznes, edhe nëse mungon kjo del një VKM që zbulohet me vonesë dhe nëse asnjë prej sa më sipër nuk shfaqet, njerëzit kanë mundësi të ndezin televizorin dhe të shohin kryeministrin.
Nëse do të plotësoheshin premtimet e mësipërme, nuk do të kishte më jo adrenalinë, por as emocione, opozita do të ishte pa punë, rrezikonim kthimin në një parti-shtet, liritë tona do të ishin në rrezik. Në vend që të flasim për mos mbajtje premtimesh, është më korrekte të flasim për vizion dhe largpamësi. Nëse do të mbaheshin premtimet e mësipërme rrezikonim shumë.
Shkurt, do të ishim bërë një vend si Zvicra! Dhe në kushtet kur për EURO 2016, jemi në një grup me Zvicrën, ndeshja me to do të cilësohej derbi. Zvicra përmballë Zvicrës me det…. A ka gjë më të mërzitshme se kjo?
Falë qeverisë do ta shijojmë me emocione Euro 2016!


P. S. Premtimet janë marrë (copy- paste) nga Konventa e PS, 21 maj 2013./LajmiShqip/[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#11

Post by Adriana » Fri Jan 15, 2016 6:50 am

[quoteemNga: Ilir Hashorva 12/01/2016]Kush dominon drejtësinë, dominon pushtetin

Në mitologjinë fetare, në mënyrë metaforike, është treguar dëshira dhe shpresa e njeriut për një të ardhme më të mirë. Duke filluar nga India e Lashtë, nga Persia dhe, duke vazhduar me judaizmin e duke përfunduar me krishterimin, ajo dëshirë dhe ajo shpresë është shprehur me pritjen e ardhjes së të dikujt apo Zotit në tokë, i cili do të mundë të keqen, do të vendosë drejtësinë dhe paqen dhe do të bëjë që të flenë të përqafuar ujku me qengjin.

Nga ana tjetër, historia na tregon se ajo ditë nuk ka ardhur dhe nuk ka shpresë të vijë. Ndoshta njeriu nuk i kupton disa zhvillime në shoqërinë që ka krijuar vetë dhe mendon se, nga diçka imagjinare, një ditë problemet e tij do të zgjidhen shpejt dhe të gjitha, dhe e pret me padurim atë ditë. Kështu, gjatë komunizmit, shqiptarët pritnim çdo ditë arritjen e socializmit e, mjerisht, sa më shumë kohë kalonte, aq më shumë largohej socializmi; me ikjen e komunizmit, shqiptarët shpresonin se të gjitha të këqijat ikën së bashku me të, kur ia mbërrin të këqija të tjera që nuk i kishin menduar kurrë më parë; pas mbylljes së firmave huamarrëse, njerëzit pritnin të merrnin paratë e tyre, por duhej të kishin pak durim, sa të bëhej transparenca, dhe përfunduan duke mos marrë praktikisht asgjë. Sot reforma e drejtësisë në Shqipëri po shihet plot shpresë si shihej ardhja e Zotit në tokë në mitologjinë fetare, për të zgjidhur të gjitha problemet dhe për të vënë drejtësi. Kjo reformë, që pritet të kryhet së shpejti, i ka ndarë njerëzit në dy, apo në tre grupe. Në njërin grup futen ata që përkrahin me të gjithë forcën çdo gjë që bën PS-ja, pra edhe reformën në drejtësi. Ata presin që pas asaj reforme çdo gjë të rregullohet, duke përfshirë edhe burgosjen e të këqijve, të zullumqarëve, të hileqarëve, të korruptuarve, e plot gjëra të tjera që mund të bëheshin edhe pa reformën, sepse nuk ka pasur ndonjë ligj që të pengonte shtetin dhe drejtësinë të vepronin kundër tyre. Në grupin e dytë futen ata që kundërshtojnë tradicionalisht çdo gjë që bën PS-ja, edhe kur ajo qëllon të bëjë diçka të mirë. Në grupin e tretë janë vetë punonjësit e drejtësisë që e kundërshtojnë reformën, sepse mendojnë se me miratimin dhe zbatimin e saj, ata jo vetëm do të privohen nga shumë privilegje dhe përfitime që kanë sot, por mund të përfundojnë edhe nëpër burgje.

Gati të gjithë ata që mbanin qëndrim ndaj reformës, që ose e mbështesnin ose e kundërshtonin, nuk ma merr mendja se e pranonin apo e kundërshtonin sepse dinin vërtetë se ç’përmbante ajo dhe se ç’do të bënte ajo. Diçka morën vesh kur “Komisioni i Venecias” bëri disa vërejtje për të. Madje, as të huajt, duke përfshirë edhe Ambasadorin Amerikan, Lu, dhe atë të BE-së, Vlahutin, që e mbështesnin me zjarr atë reformë, me sa duket, nuk dinin ndonjë gjë të madhe për të, përndryshe do të kishin bërë ndonjë vërejtje a sugjerim, para se projekti i reformës të shkonte te “Komisioni i Venecias”. Të huajt mendojnë se kur diçka reklamohet si e mirë nga qeveria jonë, aq më tepër kur ka të bëjë me drejtësinë, që është nga elementët kyç të mbarëvajtjes të shtetit dhe shoqërisë, është vërtet e mirë dhe duhet mbështetur. Qëndrimi i tyre i pa kondicionuar pro reformës lidhet edhe me mosnjohjen sa duhet të karakterit tonë dhe të zhvillimeve që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë një kohe të gjatë. Me sa kam kuptuar, reforma nuk ka të bëjë shumë me bërjen e drejtësisë të pavarur apo të drejtë në ndihmë të qytetarit të thjeshtë e të ndershëm, ajo ka të bëjë më shumë me personin apo institucionin që do të ketë nën hyqëm drejtësinë, pasi ai që dominon drejtësinë, dominon pushtetin dhe te ne pushteti është gjithçka dhe, ky pushtet, për të qëndruar në këmbë, duhet të ketë të vetën drejtësinë. Unë nuk kam ndonjë shpresë se reforma në drejtësi do të zgjidhë ndonjë gjë të madhe, por jo për arsyet e atyre që e kundërshtojnë reformën si kundërshtarë të PS-së. Arsyeja e parë e imja për të qenë skeptik është se nga përvoja e këtyre 25 vjetëve pas komunizmit, kam parë se, edhe kur është hartuar në të rrallë ndonjë ligj i mirë, me kohë ai ligj është bastarduar, apo është anashkaluar, duke i gjetur qindra mënyra për të mos e zbatuar, madje edhe duke e tjetërsuar. Nga ana tjetër, le ta zëmë se këtë reformë po hartojnë mirë njerëz të ndershëm e të zotë që u qan zemra për drejtësi, por cilët do ta zbatojnë? A nuk do ta zbatojnë atë punonjësit e drejtësisë, pikërisht ata që sot përfliten më shumë se të gjithë të tjerët për thyerje të çdo norme të drejtësisë? Arsyeja e dytë e imja se përse reforma nuk do të kryejë ndonjë gjë të madhe është se ajo nuk mund t’u ndalojë politikanëve të lartë të mos ndërhynë në çështje të drejtësisë, drejtpërdrejt apo tërthorazi, pasi parimi për ta është: “Atë që nuk ma ndalon ligji, kam të drejtë ta bëj”. Ata nuk kanë një ligj të tyre të brendshëm, një ligj të ndërgjegjes, i cili t’i ndalojë të bëjnë edhe atë të keqe që nuk ua ndalon ligji. Kështu, për shembull, Edi Ramën, kryeministrin e vendit, nuk e pengon asgjë që të ndërhyjë tërthorazi e të thotë për një kriminel (birin e një deputeteje të partisë së tij) që ka vrarë katër persona njëherësh, se ka për të bërë burg të gjatë para se të kthehet në shtëpi, duke i sugjeruar drejtësisë edhe masën e dënimit për të. Dhe drejtësia e dëgjon dhe, gjen një marifet, për të mos i dhënë këtij vrasësi masiv dënimin që meriton. Presidenti Nishani bën ballo presidenciale në vitin 2014, dhe, ndër të tjerët, fton në të edhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin, ndërkohë që ai është nën hetim nga drejtësia për vjedhje në Bankën e Shqipërisë. Dhjetë muaj më pas, pasi gjykata e ka marrë mesazhin e Presidentit, e deklaron të pafajshëm Ardian Fullanin! Dhe një arsye tjetër se përse nuk kam besim se reforma do të kryejë ato që shpresojnë njerëzit është se, në përgjithësi, kur përgatitet të kryhet diçka e një rëndësie të madhe dhe kur ajo nuk kryhet si diçka nga zori, por si diçka që ndjehet së brendshmi, që përpara se të hartohet një ligj për të, që përpara se të vijë koha e zbatimit të tij, e gjithë atmosfera mbushet me një frymë mbështetje për të, qoftë edhe me veprime të thjeshta, por simbolike, nga ana e atyre që e nisin atë.

Në Afrikën e Jugut, për shembull, që para se të fillonin gjyqet e dëgjimit të “Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit”, një variant i përkryer i ngjashëm me atë të hapjes së dosjeve në Evropën Lindore, gjatë të cilave kriminelët e regjimit të mëparshëm do të shkonin dhe do të tregonin vetë krimet e tyre para atyre gjyqeve dhe në bazë të atyre tregimeve do të mund të merrnin apo jo amnistinë, atmosfera e përgjithshme u mbush me një propagandë shumë efikase për nevojën e pranimit të asaj metode. Te ne, nuk ka shembuj të tillë, përkundrazi, ka shembuj që, edhe pse krijohet njëfarë mikroatmosfere në mbështetje të diçkaje të mirë, kur vjen koha për t’u bërë, ajo ose nuk bëhet, ose bëhet e kundërta. Për shembull, filloi njëfarë propagande për e hapjen e dosjeve të sigurimit dhe u përgatit populli për të njohur kriminelët dhe të vërtetat, të cilat do t’i zbulonin në njëfarë mase edhe dosjet e hapura, gjë që ishte edhe një element i drejtësisë, por, në vend që të bënte këtë, qeveria e Edi Ramës shkon dhe dekoron ata të cilët ishin përgjegjës për krimet dhe për krijimin e asaj strukture të urryer të dosjeve! Vazhdojmë: Gjatë fushatës zgjedhore u prek edhe problemi i kthimit të pronave dhe Edi Rama premtoi se, ndryshe nga paraardhësit e tij, do të kthente pronat, madje tha se do të kërkonte se mos kishte dokumente për prona të shqiptarëve edhe në arkivat italiane. Dhe, pronarët u mbushën me shpresë: “më në fund – menduan ata – erdhi ‘shpëtimtari’”. Por, ai, në vend që të bënte këtë, domethënë të çonte, për shembull, Artan Lamen në Itali të gjente dosjet e pronave të shqiptarëve, gjë që nuk ishte edhe e nevojshme se janë me mijëra dosje në vendin e tij që i ka zënë pluhuri dhe nuk hapen, e bën Artanin kryetar të një organizmi, të krijuar nga administrata e mëparshme, që ka për detyrë të pajisë me tapi ata që kanë grabitur pikërisht pronat e pronarëve që premtoi se do t’ua kthente dhe harton një ligj i cili e zhbën edhe ligjin e mëparshëm, përsëri shumë të keq, duke i hequr edhe shpresën e fundit pronarëve që në të ardhmen të marrin diçka nga pronat e tyre dhe këtë ligj ai e paraqet si ligjin e zgjidhjes përfundimtare të problemit të përjetshëm të pronave! Ai, në vend që ta shohë çështjen e kthimit të pronave edhe si një element shumë të rëndësishëm të drejtësisë, shkon dhe u ndan personalisht vërtetime pronësie grabitësve të pronave! Për arsye si këto, mua nuk më shtyn gjë të besoj se reforma në drejtësi do të zgjidhë vërtet ndonjë problem. Ajo po bëhet me sforcim, më shumë nga ndërhyrja e huaj, sesa nga ndonjë shtysë e brendshme dhe, kur bëhet ashtu, do të gjenden qindra mënyra për të anashkaluar edhe ndonjë të mirë që mund të ketë. Ajo reformë mund t’u shërbejë atyre që sot janë në pushtet që të mbajnë më lehtë pushtetin dhe të lajnë disa hesape me kundërshtarë të tyre, ashtu siç mund t’u shërbejë edhe kundërshtarëve të tyre nesër të bëjnë të njëjtën gjë, dhe jo që të veje paqe, harmoni dhe drejtësi në shoqërinë tonë./LSH/[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#12

Post by Adriana » Fri Jan 15, 2016 7:06 am

[quoteemDeutsche Welle, BALLKANI, Nga: Arben Muka 14/01/2016]Shqipëri: dritëhijet e reformimit të sistemit të drejtësisë

Komuniteti ndërkombëtar nuk ka folur asnjëherë kaq hapur dhe qartë për domosdoshmërinë e kësaj reforme. Por procesi është mjaft i ngadaltë e me dilema. Analistëve e medias: ndikimin kryesor e ka kasta politike e vendit.

Image

Reforma në drejtësi i ka kaluar të gjitha parashikimet. Në aspektin kohor, duhej të votohej vjeshtën e vitit të kaluar, por si kanë ardhur punët, aktualisht askush nuk artikulon asnjë afat se kur deputët në Kuvendin e Shqipërisë do të ngrenë Pro apo Kundër kartonat. Në aspektin politik, megjithëse të gjitha palët pranojnë se sistemi i drejtësisë e ka emergjente nevojën për t'u reformuar, diskuri mes politikanëve tregon ndarje të thellë me akuza dhe kundërakuza se kush po e barrikadon procesin. Hamendësimet shkojnë deri aty sa fatin e reformës e lidhin me ridimensionim të balancës së forcave parlamentare, që gjithmonë sipas hamendësimeve mund të shkojnë deri te surpriza politike. Në aspektin diplomatik, përfaqësuesit më prominentë të selive perëndimore në Tiranë edhe në eventet më rutinë bëjnë deklarata dhe apele për finalizimin sa më pare të reformës në drejtësi.

Në këtë fluks të jashtëzakonshëm qëndrimesh dhe nxitjesh procesi duket si në një qerthull. Një paketë vërejtjesh dhe sugjerimesh konkrete që ka adresuar Komisioni i Venecias, kanë ndryshuar dinamikën e ngjarjeve. Nëse gjatë gjithë vitit 2015 si “violinë e parë” për kryerjen e reformës ishte një ekip ekspertësh të pavarur, ku përfshiheshin dhe përfaqësues të huaj, të mbështetur nga BE dhe SHBA, këtë vit, protagonistë do të jenë dhe ekspertët juristët e partive kryesore. Synimi duket se është që mazhoranca dhe opozita të jenë më kooperuese në këtë fazë të procesit në arritjen e një teksti konsensual që garanton shumicë të cilësuar votash për ndërhyrjet që do të bëhen në Kushtetutën e Republikës.
Përmes ekspertëve të tyre shtabet politike po shprehin ndjeshmëri më të madhe për aspekte të drejtëpërdrejta që lidhen me reformën, për pozicionin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, rekrutimet dhe ndëshkimet në gjyqësor e prokurori, rolin e Ministrisë së Drejtësisë, etj. Tutje diskutimeve mbi konceptet ligjore dhe konstitucionale, të natyrshme për një angazhim kaq të rëndësishëm, nga qarqe politike vihen re dhe prononcime luftarake, të cilat ngjallin mosbesim për mundësinë e ndonjë konsensusi. Në thelb ato janë fokusuar tek shpallja e “armiqve” të reformës. Në këtë sfond të zhurmshëm, diplomatët perëndimorë kanë rritur tonet për të përcjellë mesazhe të qarta për politikën dhe publikun se kanë qenë dhe mbeten të investuar fort tek kryerja e reformës.
Sjellja e politikanëve dhe reagimi i ndërkombëtarëve janë dy argumente thelbësore, të cilat komentohen më së shumti nga analistët e medias në Tiranë.


Preteksti për të mos e votuar
Analisti Mero Baze, drejtor i platformës online TEMA, e shikon aktivizimin e ekspertëve pranë partive politike kryesore si një përpjekje për konsensus mes palëve. Nga ana tjetër ai shprehet për Deutsche Welle-n se po prishet në një farë mënyre parimi mbi të cilin ka nisur reforma në drejtësi. “Reforma nisi nga koncepti që poltika do përjashtohej nga përmbatja dhe do shërbente vetëm si mekanizëm votimi. Tashmë opozita kërkon ta prishë këtë parim dhe kërkon të japë mendim politik për reformën. Në pikëpamjen time, e gjitha kjo është në fakt si një pretekst për të mos e votuar atë”.
Mimoza Koçiu, redaktore e politikës në televizionin informativ ABC, mendon se se ekspertët e kontraktuar - siç i përshkruan ajo ekspertët e pavarur - dhe ekspertët e partive politike duhej të kishin prodhuar një dokument të përbashkët. Kemi vënë re se rekomdandimet e Komisionit të Venecias i kanë bashkuan palët për t‘i pasur si referim, shprehet Koçiu për Deutsche Welle-n. “Ky ishte një lajm shumë i mirë që mbylli vitin e kaluar politik. Pikëpyetja që unë kam është se përse ekspertët -si ata të kontraktuar, ashtu edhe ata politikë- nuk po i respektojnë rekomandimet e ekspertëve të njohur ndërkombëtarisht të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi? Pra, nuk besoj se puna e veçuar e ekspertëve do sjellë një produkt cilësor e në kohë të shpejtë”.


Partive politike u intereson e tashmja
Drejtori i Lajmeve në Televizionin Vizion Plus, Arban Hasani, thotë se procesi është në fazën e ngecjes prej kalkulimeve politike të palëve. Sipas tij, debati që po fokusohet artificialisht tek tryeza e partive politike, në fakt është shenja e qartë se jo të gjithë janë të interesuar për ta bërë këtë reformë. Hasani thotë për Deutsche Welle-n se përfshirja e ekspertëve politikë, tryeza e partive apo çdo iniciativë e tillë nuk do të sillte mbyllje të draftit në kohë apo cilësi më të mirë të tij. “Partitë politike më shumë se për cilësinë e reformës po veprojnë për të ruajtur pozicionet e tyre në raport me drejtësinë. Debati i tyre po bëhet jo në funksion të së ardhmes, por thjesht sipas llogarive të momentit. Fjala vjen kërkohet nga opozita vendimmarrje me dy të tretat ndërsa qeveria ngulmon tek tre të pestat. Kjo sepse parlamenti aktual ka këtë fotografi votash. Pas 5 apo 10 vjetësh, forcat mund të jenë plotësisht të ndryshme, por partive kjo nuk ju intereson. Të gjithëve u intereson e tashmja. Ndaj çdo përfshirje e politikës në këtë reformë mendoj që do jetë negative dhe pa asnjë kontribut parimor. Nga ana tjetër, duket se disa nga aktorët kryesorë po i përdorin këto argumente si preteks për të mos e votuar fare reformën dhe ndryshimet e duhura kushtetuese, me justifikimin se po bëjnë betejë principiale”.


Këmbëngulja e diplomatëve vendimtare për finalizmin e reformës.
Rolin e diplomatëve perëndimorë në Tiranë, sidomos, kryediplomatit të SHBA-së dhe shefes së delegacionit të BE-së, redaktorja e politikës në televizionin informativ ABC, Mimoza Koçiu, e shikon në qartësimin tri gjëra. “E para që ata mbështesin draftin e ekspertëve të nivelit të lartë, pra, që mbrojnë atë draft. E dyta, ata që kërkojnë të mos votohet janë njerëz që u preken interesa dhe ndjehen të rrezikuar nga ligji. E treta, nëse reforma dështon Shqipëria do të ketë ditë të këqia sa i pëkret rrugës së saj për në BE dhe qëndrimit që SHBA dhe BE do mbajnë ndaj disa politikanëve që po bëhen pengesë për këtë çështje. Është rasti i parë i qartë kur perëndimi po përballet me një stukturë kriminale të politikës shqiptare, e cila po përpiqet të garantojë imunitet për veten, për shkak të asaj çfarë ka bërë 25 në vite”.

Analisti Mero Baze bën paralelizëm mes investimit të fuqishëm të diplomatëve të huaj në rastin e reformës në drejtësi, njësoj si në rastin e dekriminalizimin. “Ajo që vërej, si dëshmitar për shkak të profesionit, është se në 18 vjet marrëveshje politike mes aktorëve në Shqipëri, me asistencën e ndërkombëtarëve, emrat konkretë që do preken a do ndikohen nga kjo reformë vazhdojnë të shërbejnë fatkeqësisht si udhërrëfyes për aktorët politikë dhe janë shkaku edhe i rezistencës ndaj presionit pozitiv që po bëhet nga aktorët ndërkombëtarë. Sa më shpejt ta kuptojnë diplomatët e huaj këtë, aq më mirë do jetë për mbarëvajtjen e reformës në drejtësi, nga e cila përfituesi kryesor duhet të jenë qytetarët shqiptarë”, thotë Mero Baze për Deutsche Welle-n.

Edhe drejtori i Lajmeve ne Televizionin Vizion Plus Arban Hasani është në të njëjtën linjë kur mendon se pozicionimi i faktorit ndërkombëtar se ata që janë kundër reformës, rrjedhimisht janë edhe kundër perëndimorëve, është mekanizmi i vetëm që mund të detyrojë kundërshtarët të mos nxjerrin justifikime dhe pretekse për ta shtyrë në kalendat greke apo për ta banalizuar me pazare reformën në drejtësi. “Nga ana tjetër, kjo iniciativë është më e madhja që ndërkombëtarët kanë ndërmarrë në Shqipëri në këta 25 vjet. Një dështim i mundshëm, do të cënonte rëndë imazhin e tyre, risk që ata duan ta shmangin me çdo kusht. Shqiptarët të lodhur me këtë klasë politike, të bezdisur me partitë dhe të revoltuar me sistemin e drejtësisë, do zhgënjeheshin rëndë nëse perëndimorët nuk do ta çonin në fund këtë betejë të tyre. Pasi kështu mund të humbnin shpresën e vetme që ju ka mbetur se vetëm SHBA-të dhe BE-ja mund të mbajnë nën kontroll mbrapshtitë e klasës politike shqiptare”.[/quoteem]/DW/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#13

Post by Adriana » Fri Jan 22, 2016 10:47 am

[quoteemNga : Klodian TOMORRI] Qeveria e Republikes se Shqiperise, perkatesisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik shperndau keto dite nje njoftim zyrtar ku ben te ditur se revista prestigjoze The Economist ka publikuar nje artikull 8 faqesh per Shqiperine ne te cilin e cileson vendin si lider te reformave ne rajon. Bashkangjitur njoftimit, Ministria u ka shperndare mediave edhe artikullin perkates.

Ne fakt, ne krye te shkrimit dhe ne cdo faqe te tij ka te shkruar nje togefjalesh; “advertisement feature”. E dini cfare eshte advertisement feature? Me poshte eshte pershkrimi zyrtar sipas legjislacionit britanik. (The Economist eshte britanike) “An advertorial is an advertisement feature, announcement or promotion, the content of which is controlled by the marketer, not the publisher, that is disseminated in exchange for a payment or other reciprocal arrangement”. Bashkangjitur linku: https://www.cap.org.uk/~/media/Files/CA ... tures.ashx

Pra eshte nje shkrim publicitar me pagese, vertetesia e te cilit kontrollohet jo nga revista por nga reklamuesi. Kjo do te thote se ne rastin konkret gazetari qe ka shkruar shkrimin qe lavderon qeverine shqiptare si reformatoren me te madhe ne bote eshte vete qeveria shqiptare. The Economist nuk mban pergjegjesi per asgje nga ato qe jane shkruar aty. Ai shkrim eshte paguar me para publike. Nese edhe une do kisha akses ne parate e taksapaguesve shqiptare mund t’i dedikoja vetes nje shkrim ku te thuhej se jam me i zgjuar se Greg Mankiw dhe me seksi se Brad Pitt. Nese qeveria eshte e bindur se reformat po ecin dhe jane te suksesshme ketu nuk ka asgje te keqe. Por te tentosh te shesesh nje shkrim te paguar me parate e taksapaguesve si nje artikull ku bota e zhvilluar levdon qeverine si reformatoren me te madhe ne rajon eshte e tepert. Nje shaka britanike pa kripe./LSH/[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#14

Post by Adriana » Sat Jan 23, 2016 3:48 pm

[quoteem23/01/2016, Rama: Islamizmi radikal përdor neglizhencën e BE-së në Ballkan për axhendën e tyre]Kryeministri

Edi Rama është shprehur besimplotë se do të kalojë pengesat sa i takon reformës në drejtësi.

“Tani jemi në fazën e parë të finalizimit të reformës në drejtësi. Komisioni i Venecias është i pranuar nga të gjithë si një këshilltar mbi palët, ndaj jam besimplotë që do të kalojmë pengesat”, tha Rama në fjalën e tij si lektori në Kolegjin e Europës në Bryzh, Belgjikë.

Gjithashtu Rama tha se islamizmi radikal po përdor neglizhencën e BE-së në Ballkanin Perëndimor për axhendën e tyre.

“Sot, në BE haset fenomeni i “lodhjes nga zgjerimi”. Kjo “lodhje nga zgjerimi” vë në rrezik fuqinë transformuese të BE-së mbi “europianizimin” e vendeve të rajonit. “Lodhja nga zgjerimit”, gjithashtu, i jep hapësirë politikanëve nacionalistë dhe islamizmit radikal në Ballkanin Perëndimor, që përdor neglizhencën e BE-së në drejtim të Ballkanit Perëndimor për axhendën e tyre”, theksoi Rama.

I pyetur sa ndikon atmosfera rreth myslimanëve sot në Europë në procesin e integrimit, Kryeministri theksoi se të tilla qëndrime lidhen më shumë me mosdijen dhe mungesën e njohurive mbi besimin fetar.

“Ne përballemi me një problem të madh, që lidhet me injorancën e brezit të ri apo të gjithëve ne bashkë, në lidhje me besimin fetar. Duhet të kuptojmë se rritja e partive anti-europiane bazohet shumë në këtë luftë dhe në injorancën e njerëzve që nuk dinë asgjë rreth islamit, kulturës, historisë së këtij besimi, ashtu si besimeve të tjera. Në Shqipëri, ne punojmë së bashku me disa partnerë dhe miq, për të ndërtuar një paketë të laicitetit dhe kulturës së besimeve dhe ta fusim këtë në shkollë, për t’i dhënë fëmijëve dhe të rinjve, mjetet për të kuptuar dhe për të pasur opinionin e tyre”, u shpreh Rama./TO/[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#15

Post by Adriana » Tue Feb 09, 2016 10:25 pm

[quoteemNga: Gani Mehmetaj: Eunukët shqiptarë në mbrojtje të Jugosllavisë e Turqisë] Kur hordhitë serbe bënë krime të shëmtuara në Kosovë e në territoret etnike pas tërheqjes së ushtrisë turke, shqiptarët e harruam gjenocidin anadollak. Turku mizor papritmas u bë turk i mirë. Por me turkun e mirë kohë të gjatë askush nga shqiptarët nuk u mor...

As turku nuk u mor më shqiptarët, ua la në duar serbëve, më të cilët zhvillonte marrëdhënie të shkëlqyeshme. Dashuria ndaj turkut shpërtheu befas në dhjetëvjetëshin e fundit më depërtimin e frymës islamike. Eunukët shqiptarë, përnjëherë e rikujtuan dashurinë për Turqinë islamike. Deri dje nuk u bëhej vonë as për turkun, as për islamin, sepse e shqyenin gurmazin më lëvdatat për Jugosllavinë. Pjesa dërmuese e këtyre eunukëve shqiptarë janë gjysmë analfabetë. Ka edhe ndonjë intelektual eunuk, që u shërben me servilizëm.

Kur e mori frerin e udhëheqjes së Jugosllavisë Milosheviçi, i cili nisi më dhunën që nuk mbahej në mend në tridhjetë vjeteshin e fundit, shqiptarët e Kosovës e të territoreve etnike e harruan gjenocidin e ushtrisë jugosllave. Grupe të tëra nisën ta vajtonin kohën “e artë” të Jugosllavisë. Në këtë vajtim eunukësh harruan se Josip Brozi, vrau 50.000 shqiptarë të Kosovës e të territoreve etnike, shpërnguli në Turqi, në marrëveshje më shtetin turk mbi 250.000 shqiptarë dhe burgosi mijëra bashkëkombës tanë. Ky terror vazhdoi me intensitet deri me 1966, kur nga presioni ndërkombëtar iu lirua laku shqiptarëve. Tito, për krime e ngarkoi ministrin e vet të brendshëm A.

Rankoviqin. Prapë 50.000 shqiptarët që i vrau për katër vjet (1945- 48), nuk i përmendi. Në vlerësimet e mëvonshme shqiptarët e vrarë u cilësuan armiq të Jugosllavisë. Dënimi politik i torturave të Rankoviqit u bë me 1967. Atë nuk e ekzekutuan, as nuk e burgosën, megjithëse akuzohej për qindra shqiptarë të vrarë e mijëra të torturuar. Rankoviqin e pensionuan.

Por ra zemërimi i propagandës jugosllave mbi te, Tito doli i larë. Në sytë e shqiptareve, prapë me procesin e shpërlarës së trurit, Tito mbeti shpëtimtarë. Dhe shqiptarët eunuk nisën ta shajnë e ta dënojnë vetëm dhunën e Rankoviqit, por nuk e thanë asnjë fjalë të keqe kundër Titos. Ai për një pjesë të shqiptarëve me tru të shpërlarë mbeti biri më i madh i shekullit XX.

Është e habitshme që këtë dozë dashurie servile e dëgjon edhe sot e kësaj dite në Kosovë, e në territoret etnike, por edhe në Shqipëri: Tito i mirë, Miloshevqi i keq, Jugosllavia shtet i të barabartëve, Serbia burg i shqiptarëve.

Ndërkaq, Jugosllavia ishte Serbi e zgjeruar, e mbështjellë më demagogjinë e vëllazërim-bashkimit. Serbia edhe më tutje mbetet burg i shqiptarëve: komunat e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës janë nën terror, ndërsa janë territore shqiptare.

Serbia nuk ka ndryshuar. Mbase një pjesë e këtij shkulmi të vonuar të nostalgjisë për Jugosllavinë është pasojë e qeverisjes së keqe në Kosovën e pavarur, kur erdhën në krye të shtetit njerëz pa kulturë, pa arsimim e më të kaluar baritore, por eunukët nuk e bëjnë vetëm për këtë arsye. Nostalgjikët jugosllav sikur i vajtojnë privilegjet e tyre personale e grupore pa u brengosur se si jetuan pjesa dërmuese e bashkëkombësve.

Këtë dashuri ndaj Jugosllavisë nuk e thonë publikisht, nuk e deklamojnë sikurse bënin dikur, por e thonë kurdo që u vjen rasti në biseda të përditshme.
Në Shqipëri po ashtu një pjesë e qarqeve intelektuale e artistike asnjëherë nuk ngurruan e nuk ngurrojnë ta lavdërojnë kohën e Titos. Natyrisht edhe në Tiranë, sikurse në Prishtinë, lobi serb është shumë i fuqishëm, në mediet elektronike e të partitë. Duke i dëgjuar apo duke debatuar me ta të mbërthen dëshpërimi. Athua nuk e njihnin pozitën e shqiptarëve në ish Jugosllavi? Nuk duan ta njohin kohën e vuajtjeve të bashkëkombësve të tyre?

Apo aq u bën, mjafton që ata e patën mall Jugosllavinë, ndërsa ai mall nuk iu hoq as sot e kësaj dite, megjithëse Jugosllavia vdiq.

Brezi i vjetër i nipërve të Enver Hoxhës, mund të kuptohej pse kanë nostalgji për Jugosllavinë dhe pse nuk i urrejnë serbët (komunizmi i mësoi se nuk duhet të urrejnë popujt, por qeverisjen e keqe), por është e pakuptueshme prej nga nostalgjia e brezit të ri për Jugosllavinë e servilizmi për serbët.

Njëfarë Rigels Halili, i prezantuar kulturolog në “Radion Evropa e lirë”, në frymën e eunukut servil e mbron Jugosllavinë, e shtrembëron shëmtueshëm historinë e Kosovës e të territoreve etnike shqiptare, e kritikon nacionalizmin e Ismail Kadaresë, i cili në vitet e tetëdhjetë doli i vetmi shkrimtar në mbrojtje të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Duke u përpjekur t’u futet nën sqetull serbëve, R. Halili në mënyrë cinike përpiqet të na tregoj se ne nuk paskemi qenë të okupuar, por të barabartë në Jugosllavi. Dhe pastaj fillon elozhet për Jugosllavinë e për serbët. Në Shqipëri i duam serbët, në Kosovë i urrejnë, u lëpihet serbëve, ky eunuk nga Shqipëria. Turpin e bashkëkombësve të vet të cilët e ftuan në Tiranë këngëtarin shovinist G. Bregoviq, (i ka kënduar himn ushtrisë së Milosheviqit), apo Z. Çoliqin përpiqet ti nxjerr pozitive.

Ish bashkiakun e Tiranës, E. Ramën e nxjerr dashamirë të serbëve që ia dha Bregoviqit çelësin e Tiranës, në vend që kryeministri i tashëm t’ia jepte çelësin e shtëpisë së vet. Meqë ky far Halili është i tredhur në tru, nuk e di, as nuk do ta dijë se jugosllavët vranë 50.000 shqiptarë të Kosovës për katër vjet. Apo aq i bënë? Opinionet e tij për Jugosllavinë “e popujve të barabartë” janë opinione të njëjta më ato të Enver Hoxhës, i cili pati komplekse të paskajshme inferioriteti ndaj jugosllavëve. Nipi i Enverit nuk dallon nga gjyshi.

Eunukët shqiptarë e mbrojnë me ngulmë Jugosllavinë e Turqinë, duke shkelur mbi interesat e kombit e shtetit të tyre. Janë qindra, mbase mijëra të tillë që s’prajnë si urith natën e ditën. Rrëmojnë themelet e shtetit e të kombit të tyre për interes të shteteve, të cilat rendojnë aq shumë mbi kombin tonë.



09.02.2016[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”