Page 1 of 1

TRADHTIA E RADHËS: Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi

Posted: Wed Sep 16, 2015 12:05 pm
by Adriana
-Pa luftë dhe pa presion ia dorëzuan tokën mijëvjeçare Malit Zi!

-Opozita provon fuqinë në Kuvend me Demarkacionin!


A janë verbuar shqiptarët? Nëse klasa politike dhe zyrtarët e lartë janë aq të korruptuar, sa edhe diplomatët ndërkombëtarë po bëjnë thirrje të mos durohet ky turp, si mund t’ju besohen atyre marrëveshjet ndërkombëtare, si përcaktimi i kufirit me Malin e Zi?!
Japonia po vazhdon betejën në dy fronte me dy superfuqi më të mëdha se ajo ushtarakisht, Rusinë dhe Kinën për ishujt dhe vijën detare, të cilat ju morën pasi ajo kapitulloi në Luftën e Dytë Botërore. Edhe shumë shtete tjera vazhdojnë betejat demokratike ose me luftë edhe për dhjetëra hektarë tokë. Politikanët tanë i ranë sëpatë tokës së tyre, pa luftë dhe pa presion! Po çfarë na pret me Serbinë? Ky vendim pa mbështetje faktike shkencore, Edhe burgu është pak! Bota Sot | 15.09.2015

***


Ndërkohë në Pejë është protestuar kundër kësaj marrëveshjeve. Qytetarët e kësaj ane, thonë se kjo marrëveshje është një padrejtësi dhe e kundërshtojnë atë. Madje ata kanë thënë se “po i falet tokë Malit të Zi” dhe siç janë shprehur disa nga protestuesit, “ajo tokë është larë me gjak.”

Për më shumë:
GAZETAEXPRESS
E mërkurë, 26 Gusht 2015
Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi, Thaçi nënshkruan, Mustafa dëshmitar (Foto)

Marrëveshjen e kanë nënshkruar, për palën kosovare, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvedëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq.

Dëshmitarë të nënshkrimit ishin kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, FillipVujanoviq, si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, pas nënshkrimit të marrëveshjes përsëriti se marrëveshja është në "përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës".

“Kjo është një ditë e rëndësishme për Kosovën, për Malin e Zi por edhe për tërë rajonin, që dëshmon se rajoni ka hyrë në një periudhë të bashkëpunimit dhe po ecën sigurt në rrugën e integrimeve euro-atlantike”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshiq, u shpreh se marrëveshja është shembull për rajonin dhe vlerësoi se është bërë në prag të Samitit të Vjenës, si konfirmim se rajoni është i përkushtuar në procesin e integrimit në BE dhe NATO.

“Thaci nënvizoi se Kosova tanimë ka përmbyllur procesin e demarkacionit të kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë dhe tani edhe me Malin e Zi dhe shprehu shpresën se së shpejti do të përmbyllet edhe me Serbinë”, njofton MPJ.

Image

Image

Image



Jepni mendimin tuaj...

Re: TRADHTIA E RADHËS: Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi

Posted: Wed Jan 13, 2016 9:52 am
by Adriana
  Problemi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Jahjaga ka ndërmarrë iniciativën për krijimin e një komisioni vlerësues më ekspertë ndërkombëtar...

13.01.2016: Analistët politik thonë se iniciativa e presidentës, Atifete Jahjaga për themelimin e komisionit me ekspert ndërkombëtar për të vlerësuar procesin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi është shumë e nevojshme, pasi që sipas tyre kjo çështje është bërë njëra ndër problemet më të mëdha të krizës politike.

“Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka bërë shumë mirë që ka ndërmarrë iniciativën për krijimin e një komisioni vlerësues ad-hoc më ekspertë ndërkombëtar për të vlerësuar shënjimin e vijës kufitare më Malin e Zi, sepse, çështja e demarkacionit u bë njëra nga problemet më të rrezikshme për shtetësinë e Kosovës, e cila, humbi atributet e rendit dhe të sigurisë së shtetit të Kosovës”, thotë analisti Skender Zogaj.

Madje, Zogaj thotë se kjo iniciativë do të duhej ndërmarre që në fillim të krizës politike.

“Iniciativa është absolutisht e qëlluar, bile unë e konsideroj të vonuar, sepse, ka mundur të bëhet menjëherë pas hedhjes së parë të gazit helmues në Kuvendin e Kosovës, dhe besoj se, do të kishte pasur efekte shumë të mira. Sido qoftë, iniciativa e Presidentes është e qëlluar pavarësisht që, nuk besoj se do të jetë me ndikim të opozita, e cila, tashmë e ka fiksuar kërkesën e saj dhe, heqja dorë do të ishte dështim shumë i madh i opozitës”, tha ai.

Edhe analisti Blerim Burjani thotë se rruga e vetme për të tejkaluar këtë problem, është themelimi i këtij komisioni.

“Po kjo është rruga e vetme në këtë situatë të cilën e ka përmend shpeshherë edhe kryeministri i vendit”, thotë Burjani.

Por sipas tij, problemi i vërtetët në vend mbetet Marrëveshja e Asociacionit.

“Demarkacioni nuk është ndonjë, problem i madhe është çështje teknike e zgjidhshme, problemi më i madh është asociacioni etnik”, shtoi Burjani./Bota Sot  



PETLLA ME UJE, si gjithmon... ne fillim pranojne marreveshjet , me pas ''hapim komisionet'', pse nuk vepruan me pare?..pse firmosen marreveshjen?.. Tani hajde prit 20-30 vjet te tjera duke lexuar bla bla bla e ketyre lart e poshte, edhe pse jam e mendimit qe kerkimi i hapjes se ketij komisioni eshte thjeshte sa per qetesuar (harruar) situaten...