"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dy terroriste qe kane punuar per amerikanet

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Mendi
Regular Member
Regular Member
Posts: 68
Joined: Tue Nov 24, 2009 1:03 am
Gender: Male

Dy terroriste qe kane punuar per amerikanet

#1

Post by Mendi » Mon Nov 16, 2015 9:55 pm

Blerim Heta
Pak kohë më parë, një i ri shqiptar nga Kosova, pak më shumë se 25-vjeçar, (kishte nisur studimet në vendin e tij) bëhet kamikaz selafist. Në Bagdad hedh veten në erë dhe vret 50 njerëz të tjerë.

Blerim Heta me familje nga Varoshi i Ferizajt kishte lindur në një qytet gjerman. Rikthimi, pasioni për librat dhe psikologjinë, për gjuhën angleze dhe gjermane, janë disa stacione të jetës së tij. Ndajpyetja e parë që mund të bëhet është: Si ky djalë i ri, lindur e rritur në një familje të edukuar shqiptare, e cila deri asaj dite nuk ishte dëgjuar për asnjë ndasi apo mëri ndaj të tjerëve, papritmas shfaqet në rolin e një kamikazi masiv? Duke e bërë të gjithë këtë me vetëdije dhe duke i lënë nënës së tij thirrrjen e fundit: “Nesër do të takohem me Allahun”?

Cila forcë e devijoi nga e zakonshmja, nga ajo që kishte përditësuar jetën e tij, duke marrë një kahje krejt tjetër, të rrezikshme dhe mizore?

Shpeshherë është thënë se rrugët e mjerimit i kanë dërguar njerëzit drejt lëvizjes vehabiste, dhe kjo ka të vërtetat e saj. Janë tashmë mjaft organizata joqeveritare të huaja, islamike ose jo islamike, të cilat veprojnë në Kosovë, dhe përmes ndihmave humanitare, shpërblimeve monetare, përhapin edhe rrymat e forta agresive të besimit islam, krejt ndryshe me traditën shekullore të këtij besimi në të gjithë hapësirën shqiptare.

Mjerimi ka pasur të drejtën e tij të gllabërimit të disa shpirtrave të rrënuar, por Besim Heta, kamikazi i Bagdadit, nuk ishte një njeri hekakeq, siç thuhet zakonisht për skamnorët.

Vinte nga një familje në gjendje të mirë ekonomike, me njerëz në botën e jashtme, sidomos në shtetin gjerman, me të ardhura të mjaftueshme për të pasur një jetë normale. Për më tepër, ai vetë, më shumë se një vit e gjysmë, kishte qenë i punësuar tek kampi amerikan në Ferizaj, dhe kishte pasur të ardhura mjaft të larta.
Lavdrim Muhaxheri
(12 March 1989 – 29 November 2013), also known by nom de guerre Abu Abdullah al Kosova,[1] was a former NATO/American KFOR employee who was best known as a Kosovo-Albanian Islamic State (IS) leader for approximately 100–150 Albanian and Macedonian jihadi foreign fighters in Syria and Iraq from the Balkans and elsewhere in Europe.
A mund te me thote njeri, si u bene keta terrorista?

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Dy terroriste qe kane punuar per amerikanet

#2

Post by Zeus10 » Mon Nov 16, 2015 10:07 pm

Eshte vertete shume e cuditshme, se si jane transformuar keta djeme. Kjo tregon se sa shume punohet nga organizata te dyshimta, per te manipuluar ndergjegjen dhe psikiken e te rinjve.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Dy terroriste qe kane punuar per amerikanet

#3

Post by Adriana » Tue Nov 17, 2015 1:39 pm

Luan Rama, ish-ambasador i Shqiperise ne France, eshte kthyer ne Shqiperi pas akteve terroriste. Ai ka dhene nje interviste per gazetën Dita e cila e ka perdorur per interesat e saj politike, me poshte po ju sjell nje fragment nga kjo interviste:


“Vendi ynë u bë problematik që në kohën kur Shqipëria hyri në Konferencën Islamike u hapi dyert fondacioneve fetare dhe ‘bamirëse’, këtyre fondacioneve fantazmë me shtetas arabo-shqiptarë, të cilët fshihnin terroristë të kërkuar nga shërbimet sekrete perëndimore. Por kjo epokë mund të konsiderohet e kapërcyer. Shteti shqiptar aktualisht është në vigjilencë për të vepruar kundër çdo shfaqjeje xhihadizmi. Por megjithatë, lufta kundër radikalizimit në mjediset fetare është një luftë e vazhdueshme pasi disa predikatorë shqiptarë, ashtu si në Kosovë apo në Maqedoni, kanë predikuar xhihadin në mënyrën më të hapur, madje përmes mediave publike dhe nuk janë cenuar aspak për deklaratat e tyre të nxitjes së urrejtjes”.

Luan Rama duket se e ka një shqetësim, që nuk duket dhe aq i pranishëm në diskutimet publike. Ai thotë se një parti fetare mund të fitojë terren në Shqipëri.

“Ndërsa lidhja e fesë me politikën në Shqipëri është një problem tjetër që kërkon një debat shumë të gjerë dhe urgjent, pasi një ditë (meqë politikanët tanë sot mendojnë si të qëndrojnë në pushtet duke kërkuar votën dhe joshur vendet e kultit), shqiptarët do të gjenden përballë një partie fetare në krye të të gjitha partive të tjera. Por kur të shfaqet bumerangu, të gjithë do shastisen, ndërsa ata që e fabrikuan këtë katastrofë nuk do jenë më”.


Intervisten e plote muna ta gjeni ne GazetenDita me titullin 'Kush e mbolli faren xhihadiste ne shqiperi' te dates 17/11/2015

[notepad]Luan Rama është studjues arti, publiçist, shkrimtar, dhe ka lobuar si ambasador (1991-1992) në Paris, Francë dhe diplomat kulturor i Shqipërisë (1997-2001), duke e përfaqësuar vendin edhe në UNESCO.[/notepad]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”