"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

'Vetvendosja' dhe lufta e saj

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

'Vetvendosja' dhe lufta e saj

#1

Post by Zeus10 » Mon Dec 14, 2015 7:26 pm

U be ca kohe, qe opozita ne Kosove po perdor metoda ekstreme, per te mos lejuar miratimin ne parlament te marreveshjeve te dyshimta, te cilat qeveria e Kosoves i nenshkroi me Serbine dhe Malin e Zi. Keto marreveshje, nuk jane idete tona, por "te miqve" tane dhe jane firmosur prej qeverise se Kosoves nen presionin e jashtezakonshem te ketyre "miqve". Ajo qe "miqte" synojne, eshte nje Kosove(dhe Shqiperi), e varfer dhe varur politikisht prej tyre, por jashte Serbise, te cilen duan ta "qetesojne" me copa nga Kosova duke bosnjezuar, kete te fundit. Serbia po luan bukur duke i joshur te dy 'aktoret' e skenes boterore, nga njera ane globalistet e perfaqsuar nga USA dhe BE-ja dhe nga ana tjeter globalist-wannabe te perfaqesuar nga Rusia.

Jam 100 % ne krahun e Vetvendosjes, ne luften e saj kunder koncesioneve ndaj Serbise, qe e fusin te ardhmen e Kosoves, ne nje rrezik te madh, ne nje rruge, ku neser mund te diskutohet egzistenca e saj e pavarur.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: 'Vetvendosja' dhe lufta e saj

#2

Post by Zeus10 » Tue Dec 15, 2015 6:52 pm

Dhe nje nga deshmite e asaj, qe BE-ja nuk eshte e gatshme, te ofroje asgje per Kosoven, por detyron kete te fundit, te beje koncesione ndaj Serbise, ne menyre qe Serbia te joshet, te shkoje drejt BE-se, ne vend te Rusise, eshte fakti qe Kosoves, i mohohet e drejta e qytetareve te saj per te levizur pa viza. Aq brutal ishte injorimi dhe ofendimi qe ju be Kosoves , saqe dhe vete Hashim Thaci, nje zyrtar i bindur ndaj BE-se, ne nje moment reflektimi, me indinjate shkruan:
  “Sot Këshilli i Bashkimit Evropian bëri publike konkluzionet e pakos së zgjerimit.

Përderisa i jemi mirënjohës BE-së për nënshkrimin e MSA-së, unë shpreh zhgënjimin e thellë për vonesat e pakuptimta të BE-së për liberalizimin e vizave. Këtë vonesë të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën e konsideroj provokim të rëndë dhe rezultat të paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik të lidershipit në Bruksel. Për mua është marrëzi nga ana e BE-së, që të mbajë të izoluar kosovarët. Këto vonesa absurde dhe të qëllimshme, jo vetëm që nxisin ekstremizmin në vend, por e rrisin edhe frustrimin tek qytetarët e Kosovës.

Për më tepër, kjo qasje e BE-së është duke rrezikuar të gjitha proceset e rëndësishme në vend, përfshirë edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e marrëveshjeve dhe arritjen e marrëveshjeve të reja. Prandaj, konsideroj që BE-ja duhet t’i jap fund këtij trajtimi diskriminues kundër Kosovës dhe kështu të jap ndihmën e saj për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Përkundër kësaj, durimi i ynë do të jetë më i fuqishëm se paaftësia e Brukselit. Por, Kosova nuk guxon të diskriminohet edhe më tej vetëm për shkak se nuk është si Kolumbia dhe Ukraina. Good luck EU! HTH”  
Mos nenshkruani asnje marreveshje me Serbine, ato i sherbejne vetem asaj, per ti shtruar rrugen drejt BE-se.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

wolfridik
Junior Member
Junior Member
Posts: 3
Joined: Sun Dec 27, 2015 11:10 pm
Gender: Male

Re: 'Vetvendosja' dhe lufta e saj

#3

Post by wolfridik » Mon Dec 28, 2015 1:56 am

Unë jam dakort deri në pikën e mos firmosjen e marrëveshjeve me Serbinë deri në zbatimin reciprok të marrëveshjeve të arrira deri më tani dhe bashkimi i komunave me shumicë Serbe krijon precedentë ku Kosovari shumicë që banon në shtetin e tij kthehet në minoritar në komunën e tij???? Përderisa serbëve u njihet e drejta për tu votuar e marrë pjesë në qeverisjen qëndrore atëhere bashkimi i komunave me shumicë serbe është i pavlefshëm dhe i rrezikshëm për destabilitet të përhershëm për shtetin e kosovës e si rrjedhojë për gjithë kombin Shqipëtar.
Po kështu nuk mundet me vazhduar. Serbët gëzojnë të gjitha të drejtat e minoritetit sipas ligjeve të OKB-së. Ka shtete Europjanë që nuk njohin minoritete autoktone siç është Greqia, pra Europa nuk duhet besuar shumë në kompromiset që kërkon. Ju Politikanë Kosovar, ndoshta edhe Shqiptarë nëse lexoni këtë faqe, ka ardhur koha që ju tani të bëni sakrificë që është edhe më e lehtë sesa kur ishit në luftë (pjesa Kosovare).
Lërini mënjanë zënkat politike por mblidhuni e bëhuni një zë pë të ardhmen e kombit shqiptar. Nuk ka marrëveshje në dëm të shtetit apo popullit Kosovar. Mos mendoni se posti që keni do ju mbrojë nga fshesa e madhe e historisë edhe se realizuat pavarësinë territoriale nuk do mundni të keni pavarësi politike nëse korruptoheni me njëri-tjetrin dhe bëheni buratinë. Ndërkombëtarët na ndihmuan në çlirimin e Kosovës por ka ardhur koha ti merrni frerët vetë në dorë. Ekonomia rritet kur punon e jo kur pret nga të tjerë. Nga ai që të ndihmoi mos prit më por tregoju që nuk gaboi por dhe që ia vlejti ndihmesa, ne e meritojmë dhe jemi një komb frytdhënës në të gjithë aspektet dhe fushat e jetës globale. Dëshmitë udhëtojnë ndër shekuj e nuk mungojnë edhe sot. Mjafton të shikoni nga e mira e popullit dhe jo rrethi i ngushtë familjar.

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: 'Vetvendosja' dhe lufta e saj

#4

Post by Sally » Mon Dec 28, 2015 2:55 pm

wolfridik wrote: Ndërkombëtarët na ndihmuan në çlirimin e Kosovës...


Per mendimin tim nuk quhet ndihm por bashkpunim, te gjithe e ''ndihmuan'' Kosoven deri aty ku kishin interesin e tyre!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: 'Vetvendosja' dhe lufta e saj

#5

Post by Zeus10 » Mon Dec 28, 2015 3:43 pm

Sally wrote:
wolfridik wrote: Ndërkombëtarët na ndihmuan në çlirimin e Kosovës...


Per mendimin tim nuk quhet ndihm por bashkpunim, te gjithe e ''ndihmuan'' Kosoven deri aty ku kishin interesin e tyre!
Edhe une nuk jam shume i bindur, qe kjo ndihme erdhi ashtu thjesht per dashamiresi apo keqardhje. Ajo eshte pjese e luftes, midis Perendimit dhe Rusise, per ndarje zonash influence. Perendimi e "çliroi" Kosoven, por kjo e ashtequajtur liri, kurre nuk do te jete e plote, ashtu sic e deshirojme ne. Ajo do te vije me kushtet e "çliruesit" dhe ne rastin me te mire, do te varemi nga ai. Por gjithesesi, ne jemi mirenjohes per kete ndihme, pavaresisht se rrojme mes dyzimit, se cila eshte me e mire, nje liri e pjesshme dhe me pak gjak, si kjo e sotmja, apo nje liri e plote, me sakrifica te medha, lumenj gjaku dhe me rrezikun e sakrifikimit total.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”