Page 1 of 1

''Zbulohet numri i saktë, ja sa shqiptarë ka në botë''

Posted: Thu Jan 07, 2016 7:02 am
by Adriana
Ky artikull me kete statistike per mendimin tim eshte nje nga artikujt me absurd qe kam lexuar ndonjeher... i titulluar ''Zbulohet numri i saktë, ja sa shqiptarë ka në botë'' . Per disa shtete mund te jene dhe mese te sakta keto te dhena, ndersa per disa shtete te tjera jane mese te MANIPULUARA, por fakti qe me shume me ... :( ... eshte qe per shume shtete nuk jepen aspak te dhenat...
Duke filluar me Hollanden ( shteti une ku jetoj mbi 25-vjet) nuk eshte fare ne liste... do thoni qe jemi pak shqiptare ne hollande?... Nuk besoj, duke pare statistiken e meposhtme jam e sigurt qe disa shtete i tejkalojme 10-here me shume!!! Meqe ne ''hollande jemi pak'' po FRANCEN ku e kan lene???... nje nga shtetet me histori mjaft te rendesishme per emigrimin. Gjitashtu Austria nuk eshte ne statistike, ku mund te kemi nje shifer pak a shume te ngjashme me Zwiceren! Pa llogaritur edhe disa shtete te tjera qe nuk ndodhen ne kete statisktike, si Spanja, Australia, Norvegjia, etj, etj....


Artikulli i plote:
Zbulohet numri i saktë, ja sa shqiptarë ka në botë

Pavarësisht regjistrimeve zyrtare të popullsisë që bëhen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, asnjëherë nuk dihet sa shqiptarë ka në botë për shkak të shpërnguljeve të vazhdueshme ndër vite.

Megjithatë mund të thuhet se nuk ka vend në botë ku nuk jeton së paku një shqiptar. Besfort Axhanela kishte ideuar një projekt përmes të cilit synon të identifikojë të gjithë shqiptarët në botë, duke i mbledhur në një bazë të dhënash që quhet “Një Komb”. Projekti është një faqe interneti që “njekomb” ku për tre muaj janë regjistruar mbi 430 mijë shqiptarë. Axhanela ka treguar për Top-Channel idenë e tij dhe synimin e projektit.

“Ideja për ta filluar këtë projekt ka ardhur si rezultat i faktit që jam i sigurt se mbi 95 për qind e shqiptarëve e kanë pasur në mendje që sa herë kanë shkuar diku jashtë kanë pyetur veten së paku njëherë: sa shqiptarë janë këtu? Domethënë, krejt kjo ka ardhur si nismë e fillimit të këtij projekti. Projekti ynë njëkomb është projekt që synon të identifikojë të gjithë shqiptarët nëpër botë dhe ku ndodhen ata”, tregon ai.

Megjithatë sipas të dhënave të fundit, shqiptarët në shumë vende të botës janë me mijëra. Më poshtë ju sjellim në statistika përafërsisht se sa shqiptarë jetojnë nëpër botë:

Shqiptarët në Gjermani: 450.000
Shqiptarët në Zvicër: 300.000
Shqiptarët në Suedi: 70.000
Shqiptarët në Danimarkë: 12.000
Shqiptarët në Belgjikë: 60.000
Shqiptarët në Itali: 800.000 – 1 milion.
Shqiptarët në Angli: 100.000
Shqiptarët në Amerikë: 200.000-800.000 (1.000.000)
Shqiptarët në Siri: 10.000
Shqiptarët në Turqi: 5.000.000
Shqiptarët në Argjentinë: 50.000
Shqiptarët në Kanadë: 35.000
Shqiptarët në Ukrainë: 50.000
Shqiptarët në Finlandë: 9.000
Shqiptarët në Rumani: 10.000
Shqiptarët në Hungari: 1.500
Shqiptarët në Bosnjë: 5.000
Shqiptarët në Bullgari: 300
Shqiptarët në Kroaci: 18.000
Shqiptarët në Sloveni: 8.000
Shqiptarët në Serbi: 65.000
Shqiptarët në Mal të Zi: 32.000
Shqiptarët në Greqi: 1.200.000 (5.000.000)
Shqiptarët në Maqedoni: 800.000
Shqiptarët në Kosovë: 1.700.000
Shqiptarët në Shqipëri: 2.800.000
Shqiptarët në Azerbajxhan: 10.000.

Buron nga: Bota Sot | 06.01.2016 15:18