"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Mur apo shkalle?

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Mur apo shkalle?

#1

Post by Zeus10 » Sun Dec 11, 2016 6:36 pm

Nje mur i madh betoni 2.5 metra i larte u shfaq papritur, atje ku serbet dikur kishin vendosur pirgje me zhavor, apo te ashtequajturin "Parkun e Paqes", per te ndare fizikisht qytetin shqiptar te Mitrovices. Por BE-ja, e cila eshte ajo qe financon kete project, thote se nuk eshte ekzakztesisht mur, por do jete nje shkalle qe lidh dy zona te sheshit ne lartesi te ndryshme. Une e kam veshtire te besoj qe kemi te bejme me nje shkalle, por do sjell nje fotografi te kesaj "shkalle" te financuar nga "miqte" tane europiane, per te gjykuar:

Image

Ndoshta ka ndryshuar kuptimi i fjales 'mur' ne shkalle, ne Europen neoliberale, por gjithsesi une nuk kuptoj pse duhej ta ndertonin serbet kete "shkalle", te financuar nga Europa?
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

COB
Junior Member
Junior Member
Posts: 5
Joined: Mon Nov 21, 2016 8:14 pm
Gender: Male

Re: Mur apo shkalle?

#2

Post by COB » Sun Dec 11, 2016 10:01 pm

Po shkohet kah ndarja fizike e Mitrovicës por jo si veri-jug, por si Serbi e Kosovë. Nuk është e rastësishme se pse Serbia interesohet kaq shumë për marrëdhënie të mira me Shqipërinë ndërsa Kosova për ta është inekzistente. Po shkohet kah ndarja etniko-fizike të Kosovës. Shpeshherë liderët Serb deklaruan se ''cështja e Kosovës nuk do të kryhet me 100% fitoren e Shqiptarëve, edhe ne duhet të fitojmë diqka''. Madje disa politikan nga Serbia kërkuan ndarjen e Kosovës në mes Shqipërisë dhe Serbisë.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Mur apo shkalle?

#3

Post by Zeus10 » Wed Dec 14, 2016 3:50 am

Presheva, Bujanovci dhe Medvegja jane ato qe po fiton Serbia, duke kryer nje spastrim etnik ne heshtje, nderkohe qe politikanet shqiptare, kane frike te rrezojne nje mur provokues. Askush nuk kujtohet per to dhe pakkush nga politikanet shqiptare, nuk po I terheq vemendjen Europes dhe Amerikes, nga loja me dy porta qe kryen Serbia duke flirtuar dhe me Lindjen dhe me Perendimin.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

COB
Junior Member
Junior Member
Posts: 5
Joined: Mon Nov 21, 2016 8:14 pm
Gender: Male

Re: Mur apo shkalle?

#4

Post by COB » Thu Dec 15, 2016 1:35 am

Zeus10 wrote:Presheva, Bujanovci dhe Medvegja jane ato qe po fiton Serbia, duke kryer nje spastrim etnik ne heshtje, nderkohe qe politikanet shqiptare, kane frike te rrezojne nje mur provokues. Askush nuk kujtohet per to dhe pakkush nga politikanet shqiptare, nuk po I terheq vemendjen Europes dhe Amerikes, nga loja me dy porta qe kryen Serbia duke flirtuar dhe me Lindjen dhe me Perendimin.

Serbia si shtet prezantohet si shtet neutral ndaj Perëndimit dhe Lindjes. Serbia në botë konsiderohet si suksesori i Jugosllavisë së TITO's andaj ende vazhdojnë të përdorin emrin e Tito's (edhe pse e urrejnë) në arenën ndërkombëtare. Në njërën anë mundohen të plotësojnë kushte për t'u anëtarësuar në BE, në anën tjetër blejnë avione dhe tanke nga Rusia me cmim gjys për gjys.

Kam frikë se do të ndodhin tensione në urë (dirigjuar nga Serbia) dhe Serbet do të brohorisin se Kosova nuk ka siguri për Serbet. Vija përfundimtare mes Shqiptarëve dhe Sërbëve në Kosovë është ura mbi Ibër, por si duket kjo vijë ka gjasa që zyrtarisht të ndaj Serbinë me Shqipërinë (e jo Kosovën).

Lugina e Preshevës ka përbërje Shqiptare dhe nuk asimilohet lehtë, nuk bëhet njejtë sikurse me Shqiptarët e Sanxhakut të cilët sot jan Boshnjak.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Mur apo shkalle?

#5

Post by Adriana » Sun Feb 05, 2017 12:50 pm

Shembet muri që do të ndante Mitrovicën

Muri i cili u ndërtua me 8 dhjetor të vitit të kaluar është rrëzuar përfundimisht sot. Eskvatorët kanë filluar sot (05-shkurt) rrëzimin e tij rreth orës 11:40 ndërsa rrëzimi i tij ka zgjatur rreth një orë. Pas rreth një orë punimeve muri në Mitrovicë është rrënuar. Qytetarët nga të dyja pjesët janë tubuar për të shikuar rrënimin e murit. Ata po qëndrojnë të qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident. Muri ilegal në veri të Mitrovicës afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimisht:



Image


Image


Në debatet për prishjen apo vazhdimin e ndërtimit të tij u përfshinë edhe SHBA e BE. Aq sa edhe marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e ambasadës amerikane dhe asaj të Bashkimit Europian në Prishtinë. Ai u konsiderua si një tentativë tjetër e Beogradit për ta ndarë Mitrovicën dhe për ta mbajtur veriun nën influencën e tij, larg autoritetit të Prishtinës.

E tillë ishte edhe përpjekja e dështuar me trenin që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë dhe që mbante parrullat “Kosova është Serbi”.

Tensioni mes dy vendeve bëri që dy presidentët dhe dy kryeministrat të takoheshin sërish në Bruksel. Duket se edhe rrëzimi i murit është pasojë e presionit të drejpërdrejtë të BE.
Punimet për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës ka dalë t’i shoh nga afër edhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.Ajo e ka vlerësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm, duke e cilësuar atë të dobishme për qytetarët.“Është moment i rëndësishëm dhe për të mirën e qytetit, kjo është në të mirën e qytetarëve”, është shprehur Apostolova:


Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Mur apo shkalle?

#6

Post by Zeus10 » Wed Feb 08, 2017 5:23 pm

Ndoshta une nuk e kuptoj mire politiken, apo ndoshta gjithe gjerat behen per konsum publik, por nese prishet nje mur i larte, por i ngushte, per tu zevendesuar me nje pengese tjeter shume me te gjere dhe me te larte pak metra me tutje, une sinqerisht nuk e kuptoj. Perse duhet lejuar nje strukture e tille edhe me e madhe, nese ideja ishte qe me murin paraardhes ndahet fizikisht qyteti. A nuk e ndan kjo qytetin edhe me shume?
Shiheni pak projektin e ri:
mutia3-1-650x358.jpg
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

GaniB
Member
Member
Posts: 25
Joined: Thu Jan 12, 2017 6:26 pm
Gender: Male

Re: Mur apo shkalle?

#7

Post by GaniB » Wed Feb 08, 2017 6:21 pm

Në lidhje me temën ju sugjeroj ta ndiçni pjesën e dytë të emisionit Info Magazine, me deputetin mitrovicas të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes për Bashkim.


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Mur apo shkalle?

#8

Post by Adriana » Wed Feb 08, 2017 9:33 pm

GaniB wrote:
Wed Feb 08, 2017 6:21 pm
Në lidhje me temën ju sugjeroj ta ndiçni pjesën e dytë të emisionit Info Magazine, me deputetin mitrovicas të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes për Bashkim.


GaniB, shume te falemiderit per videon.


Gjithmon me ka pelqyer Struktura / Plataforma e Levizjes per Bashkim, edhe persa i perket kesaj teme pajtohem me Deputetin e Mitrovices qe kjo situatat duhet zgjidhur duke shtruar nje platforme politke, duke e kerkuar me lart, atje ku jane dhe themelet e ketj problemi, sepse eshte nje problem i rende politk, dhe jo vetem me shembje muresh, se sic e thekson dhe aji qe muri u shemb dhe mire u be, po perseri do kemi te bejme me nje ndarje '' nje fare ndarje me te leht'', po qe po ndarje mbetet.


Shenim, per ata qe duan te ndjekin videon e mesiperme: ne lidhje per kete teme flitet nga minuta 22:45 te emisionit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”