Page 1 of 1

''Ujërat Greke zgjerohen me 12 milje''

Posted: Tue Jan 30, 2018 5:01 pm
by Adriana
Kryediplomati grek, Nikos Kotzias bëri të ditur se Shqipëria ka pranuar të zgjerojë zonën ujore greke me 12 milje:

Kryediplomati grek, Nikos Kotzias bëri të ditur se Shqipëria ka pranuar të zgjerojë zonën ujore greke me 12 milje.

Kotizas tha për ERT se Shqipëria ka pranuar zgjerimin e zonës ujore greke në 12 milje detare nga bregu, maksimumi që lejohet nga Konventa e OKB për Ligjin e Detit.

Kotzias tha se shpreson që kjo marrëveshje të nënshkruhet deri në prill.

Kotzias tha se Shqipëria ka pranuar që të ndryshojë edhe tekstet shkollore, që përmbajnë pasaktësira.

Kryediplomati grek tha se Greqia nuk e njeh çështjen çame, pavarësisht se Tirana kërkon ta vendosë në tryezën e bisedimeve. /MAPO/


Re: ''Ujërat Greke zgjerohen me 12 milje''

Posted: Tue Jan 30, 2018 9:05 pm
by Hymniarber
Kryeministri shqiptar i eshte pergjigjur keshtu ketij lajmi, qe per hir te se vertetes eshte thjesht nje lajm dhe nuk eshte interpretim mediatik:
Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti! 

Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin. 

Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapëm me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim ne dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve🇦🇱
Se cfare do te thote kryeministri, me kete pergjigje, vetem ai e di, por retorika e tij e percartur, kesaj rradhe, nuk duket se do e shpetoje, nga gjykimi popullor, qe i ben bashke te majte e te djathte, kur interesat kombetare shiten haptaz. Ai beri kauze politike, ca vite me pare, me te ashtequajturen "shitje e detit", por tani ne pushtet, nuk u mendua dy here, para se te jap koncesione te medha, ne disfavor te interesave kombetare, mesa duket vetem qe te siguroje voten pro te Greqise, per hapjen e negociatave me BE-ne.

Re: ''Ujërat Greke zgjerohen me 12 milje''

Posted: Tue Jan 30, 2018 10:06 pm
by Arbëri
Protestë Masive për të ndaluar faljen e detit Greqisë


Image

Re: ''Ujërat Greke zgjerohen me 12 milje''

Posted: Wed Jan 31, 2018 7:33 pm
by Sally
Berisha ''perplaset'' me Bushatin per deklaraten e Kotzias: ketu

Marreveshja e detit, reagon Presindenti : ketu

Re: ''Ujërat Greke zgjerohen me 12 milje''

Posted: Thu Feb 01, 2018 7:45 pm
by Mallakastrioti
Sigurisht qe jemi dakort te rishihen tekstet shkollore ku:

Perveç Protokollit FAMEKEQ te Korfuzit, ku u kerkua te behej nje marreveshje ne dem te territoreve shqiptare (Protokoll ky qe ka me teper vlere per gjithe qeverite e fqinjit tone jugor, perfshi edhe kete te sotmen, se sa ai i Firences), te futen deshmi si dhe ato çka kane shkruar pale te treta si ne kete rast (imazhi bashkangjitur) ku tek e fundit nuk thone ndonje gje ndryshe nga çka na eshte mesuar dhe na mesohet!
7 pikat e Venizellos i cili, mbeshtetur ne Megali Idene trasheguar nga Koleti, kerkoi te "ringjallte" Perandorine Bizantine ne dem te popujve te tjere, perfshi edhe ne dem te territoreve tona!

-The new frontiers of freedom from the Alps to the Aegean
Autor: Powell, E. Alexander (Edward Alexander
Viti: 1920

Image

Re: ''Ujërat Greke zgjerohen me 12 milje''

Posted: Thu Feb 01, 2018 10:31 pm
by Adriana
Rama i pranishëm në “Real Story” në “Vizion +” deklaroi se me të drejtë çamët kërkojnë një monument përkujtimor, por ne jemi në hapa të diskutimit, dhe se këto janë lëvizje shahu.


  Ne do të këmbëngulim, sepse kjo është një çështje shqiptare.

“Greqi ka një paranojë, një imagjinatë të vetën për arsyet e veta që ne Shqiptarët kemi pretendime territorial, dhe ky pretendim mban emrin Çështja Çame. Ne nuk kemi këtë pretendim. Në flasim për shtetasit shqiptarë që kanë një të kaluar dhe kanë mbrapa prona në shtetin grek, flasim për shtetas shqiptarë që kanë kujtime të hidhura që kërkojnë me të drejtë përkujtim.

Këtë Kotziasin e kanë dëgjuar gabim. Pala shqiptare me agresivitet ka kërkuar çështjen çame në tryezë, çështja shqiptare për ne nuk ekziston por do të diskutojmë për të drejtat ndërkombëtare të njeriut. Pra e kemi në tavolinë.

Fakti që ne jemi në finalizimin e diskutimit për këto tre gjëra që ishin të paimagjinueshme, është produkt i qeverisë tonë që ne kemi punuar për 3 vite e gjysëm.

Ne po këmbëngulim për të drejtën përkujtimore, por janë lëvlizje shahu. Ne nuk duam të cënojmë tjetrin. Duam as më shumë dhe as më pak atë që na takon,” tha Rama./MAPO/  
:shock: :roll:




Marrëveshja me Greqinë: A kanë këta negociatorë një autorizim nga Presidenti i Republikës?


Analisti Arjan Vasjari e ka nxjerrë zbuluar kryeministrin Rama gjatë debatit të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në Vizion Plus.

Sipas Vasjarit një nga pikat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi marrëveshjen e detit në vitit 2009 të firmosur nga qeveria “Berisha” ishte “mungesa e një autorizimi nga Presidenti i Republikës për grupin që negocioi draftin me palën greke”.

Vasjari tha se duke marrë shkas nga parashtrimi që i bëri Rama çështjes vihet re së në negociatat e ministrave të jashtëm në Kretë dhe Korçë është hyrë deri në detaje, por çështja është: ''A kanë këta negociatorë një autorizim nga Presidenti i Republikës?''

I zënë ngushtë Rama tha se nuk kishte informacion për këtë.

“Ky është një teknikalitet që nuk më duket se ka nevojë të jap unë një përgjigje. Unë nuk jam në dijeni të kësaj. Unë dua të jem i kujdesshëm në këtë pikë” – tha shkurt Rama.

Edhe gazetari Skënder Minxhozi i kujtoi Ramës se edhe Berisha bëri të njëjtën gjë me Presidentin Topi duke mos i kërkuar plotfuqishmërinë e grupit negociator, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi një marrvëeshje të tillë.

Rama ndërhyri duke u shprehur:

“Nuk më vjen turp të them që nuk jam në dijeni për këtë. Mund të jetë ndryshe”.



Pak ditë më parë Presidenti i Republikës tha se nuk kishte asnjë informacion për negociatat që po zhvillohen mes dy vendeve. Ai kërkoi që çështja të trajtohej me më shumë transparanecë. /MAPO/