Page 1 of 1

Krizat për ujin e pishëm

Posted: Fri Sep 18, 2009 3:00 pm
by Sally
Krizat dhe investimet për ujin e pishëm




Fshije fjalën energji, në vend të saj vendos uji! Uji është i pakët, uji është jeta, uji është një temë që ka rëndësi strategjike! Dhe plotësisht kështu është, dy të tretat e botës është e mbuluar me ujë. Janë me dhjetëra oqeane. A nuk mund ta përdorim ujin e oqeaneve ? Kam ndjekur studime dhe konferenca të ndryshme të zhvilluara në lidhje me shërbimet e ujit dhe të ardhmen e investimeve për të dhe jam ndërgjegjësuar plotësisht se në të ardhmen e afërt do të përjetohen konfliktet e ujërave në botën e epokës së shkencës.

Deri më sot kanë lindur 1300 kriza nga problemi ujit. Vetëm 37 prej tyre nuk janë zgjidhur me konflikt. 3 % e burimeve ujore të që ndodhen në globin tokësor janë me ujë të ëmbël. 2. 5 % e saj është në rajone si në Antraktidë që është e vështirë mbërritja gjeologjikisht. Për këtë arsye 6. 5 miliardë njerëz që jetojnë sot në botë janë të detyruar të përdorin dhe të ndajnë vetëm 0. 5 % të burimeve ujore!.

20 % e ujit që mund të përdoret në botë ndodhet mbi tokë, ndërsa 80% e tij ndodhet nën tokë. Uji mbi tokësor që përdoret në industri prej kohësh është ndotur. Ujërat nëntokësorë për t’i bërë të përdorshëm kërkojnë teknologji dhe investime. Në shumë vende këtë temë e diskutojnë në kuadrin "Mega water shed" - "Të rezervuarëve të mëdhenj të ujërave rrjedhëse". Sinjalet në lidhje me konfliktet ujore çdo ditë e më tepër po rriten. Për këto arsye,




Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka shpallur 22 Marsin, që prej vitit 1992, si Dita Botërore e Ujit, ditë në të cilën, në shumë vende të botës organizohen aktivitete me synim ndërgjegjësimin e opinionit për mbrojtjen, ruajtjen dhe përdorimin racional të burimeve ujore. Situata në fushën e ujërave në nivel ndërkombëtar paraqitet mjaft problematike. Sipas statistikave, 18 % e popullsisë së botës, nuk kanë akses për ujë të pijshëm të pastër dhe 40 % nuk kanë akses për shërbime kanalizimesh. Deri në vitin 2030, pothuajse gjysma e popullsisë së botës do të jetojë në zona, ku do të ketë mangësi akute në furnizimin me ujë. Organizata e Kombeve të Bashkuara bënë thirrje për përmirësimin e menaxhimit të krizës, shkaktare të së cilës janë kryesisht ndryshimet klimatike dhe shtimi me ritme të shpejta i popullsisë që shoqërohet dhe me shtimin e kërkesës për energji. Këto janë vetëm disa nga faktorët që po e venë gjithmonë e më shumë në vështirësi, burimin e shtershëm me ujë të pastër të botës. Sipas raportit të OKB-së vitet e ardhshme, sidomos në vendet në zhvillim, mangësitë akute në furnizimin me ujë, do të bëhen gjithmonë e më shumë pjesë e realitetit. Raporti thotë se sfidat që shtrihen përpara janë të mëdha, por jo të pakapërcyeshme. Për këtë kërkohet marrja urgjente e masave, si investime në infrastrukturë për konservimin dhe në skemat e riciklimit të ujit.


Shqipëria, me sipërfaqen e saj të përgjithshme prej 28 748 km2, në përgjithësi është një vend malor, ku 70 % e zënë malet, kodrat, sipërfaqet e liqeneve dhe shtratet e lumenjve. Për sa i përket pasurive ujore dhe potencialit hidroenergjitik të saj ajo radhitet ndër vendet e para në Evrope. Territori hidrografik i Shqipërisë ka një sipërfaqe prej 44 000 km2 ose 57 % më shumë se territori shtetëror i vendit tonë. Lartësia mesatare e territorit hidrografik është shumë e madhe, rreth 700 metra mbi nivelin e detit. Shqipëria është një vend me reshje relativisht të shumta. Në territorin e saj hidrografik bien mesatarisht rreth 1400 m/m shi në vit. Në lartësinë mbi 1000 metra bien reshje dëbore, ku në zonat e thella malore ajo qëndron për disa muaj, duke siguruar në këtë mënyrë furnizimin me ujë të lumenjve për periudhën e pranverës dhe deri diku edhe në verë. Prurja mesatare shumëvjeçare e rrjedhjes së përgjithshme të lumenjve tanë është rreth 1. 245 m3/sek, e një rendi me lumenjtë e njohur të Evropës, që derdhen në Detin Mesdhe, si lumi PO me prurje 1. 275 m3/sek dhe lumi Ron me prurje 1. 350 m3/sek. Të gjithë lumenjtë e Shqipërisë, me përjashtim të lumit të Vermoshit e kane drejtimin e rrjedhjes nga lindja në perëndim dhe derdhen kryesisht në detin Adriatik dhe pjesërisht në detin Jon. Lumenjtë me të rëndësishëm të Shqipërisë janë Buna me prurje mesatare shumëveçare prej 652 m3/sek dhe pastaj, me radhë, vijnë Drini me 340 m3/sek, Vjosa me 210 m3/sek, Semani me 101 m3/sek, Mati me 74 m3/sek, Shkumbini me 60 m3/sek etj. Përveç këtyre lumenjve, vendi ynë për vetë natyrën e tij të veçantë fiziko-gjeografike ndërpritet nga një rrjet i tërë lumenjsh e përrenjsh malorë, që kanë burimet ujore 500-1000 metra mbi nivelin e detit, të cilët kanë vlera të mëdha hidroenergjitike. Ndër lumenjtë malorë që kanë rezerva ujore të rendësishme dhe potencial hidroenergjitik të konsiderueshëm janë Valbona, Curraj, Cemi, Fani i Madh e Fani i Vogel, Kiri, Gjadri, Erzeni, Osumi, Devolli, Smokthina, Bença etj. Megjithëse prurjet e këtyre lumenjve relativisht janë të vogla, ata kanë rënie të madhe dhe bëjnë që potenciali hidroenergjitik i tyre të jetë i konsiderueshëm për vendin tonë. Këto resurse e bëjnë Shqipërinë një vend të pasur në rezervat ujore . Gjatë një viti nga të gjithë lumenjtë tanë derdhen në det rreth 39 miliardë m3 ujë. Deri tani është shfrytëzuar rreth 30 % këtij potenciali, ndërsa vëllimi i liqeneve artificialë për të rregulluar prurjet e lumenjve është i barabartë me 40 % të prurjes vjetore të lumenjve që derdhen në det. Në bazë të studimit të aprovuar, potenciali i lumit Drin do të shfrytëzohet me pesë hidrocentrale: hidrocentrali i Skavicës, Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe Bushatit. Të pesë hidrocentralet e Drinit do të kenë një fuqi të vendosur prej 1. 8 milion KË dhe një prodhim mesatar të energjisë elektrike prej rreth 6. 7 miliardë KWh në vite. Për të prodhuar këtë energji elektrike me naftë do të duheshin rreth 2. 8 milionë tonë nafte në vit



Pra siç shikohet vendi jonë ka rezerva të mëdha ujore, që shumë vende e kanë zili. Por duke qene se ato deri tani nuk janë shfrytëzuar plotësisht për furnizimin e plotë të popullatës me ujë të pishëm në Shqipëri ekziston një krizë e pa arsyeshme. Jo vetëm qytetet e mëdha por edhe në shumë fshatra mungon shtrimi i linjave të shpërndarjes dhe furnizimit me ujë të domosdoshëm familjarëve. Tirana pothuajse është dyfishuar dhe ajo vazhdon të ketë të njëjtat kapacitete furnizimi me ujë të pishëm. Kjo situatë e ka vështirësuar shumë jetesën e qytetarëve dhe ka sjellë pasoja edhe në higjienën e tyre.
Shumë tubacione uji të pishëm janë kalbur ose dëmtuar dhe jo rrallë bashkohen me ujërat e zeza duke krijuar hapësirat e nevojshme të infektimit dhe marrjes së sëmundjeve ngjitëse, pa përjashtuar hepatitët që janë bërë masive. Nëse qeveria vitet e fundit, veçanërisht ajo e zotit Berisha po investon dukshëm në infrastrukturën rrugore, në infrastrukturën e ujërave të pishëm investimet janë të papërfillshme nga gjendja përballë së cilës jetojnë qytetarët. Për këtë arsye, veçanërisht për qytetet e mëdha, me në krye Tiranën duhet të kishin filluar projekte strategjike për furnizimin me 24 orë me ujë të pishëm. Këto probleme bota i ka zgjidhur për qytete me mbi 10 milionë banorë, prandaj mos sigurimi i ujit të pishëm dhe cilësor për qytetarët është një tregues shumë i rëndësishëm i nivelit të ulët të jetesës që kemi.



Uji është një nga tre elementët kryesorë të jetës. Pa atë nuk mund të mbi jetojë asnjë qenie e gjallë. Po ç ‘farë duhet të bëjmë ?. Për këtë duhet ngritur ‘’Këshilli i Lartë për Ujin’’ me në krye kryeministrin, siç ekziston në shumë vende. Ky këshill duhet të sqarojë dhe përcaktojë ‘vizionin kombëtar për furnizimin me ujë’. Sepse për ujin e pishëm nevojiten investime urgjente. Për këtë arsye, çdo vit në botë për ujin llogariten investime me 180 miliardë dollarë. Me këtë vlerësim duhet të bëhen edhe politikat tona qeverisëse, në të kundërt kriza e furnizimit me ujë të pishëm për qytetarët e vendit do të thellohet duke e vështirësuar seriozisht nivelin e jetesës së qytetarëve tanë. Ne rezervat e ujit i kemi. Ato duhet të planizohen dhe të drejtohen nëpërmjet investimeve të vazhdueshme për ti siguruar qytetarit 24 orë ujë gjatë gjithë stinëve të vitit. Mungesa e ujit në zonat turistike është një nga shkaqet kryesore të mos ardhjes së turistëve të huaj, e cila së bashku me mungesën elektrike e bën shumë të vështirë edhe për vetë shqiptarët

Re: Krizat për ujin e pishëm

Posted: Fri Sep 18, 2009 3:03 pm
by Sally
Tirane, qytetaret pa uje ne pikun e vapes




Ende ne kryeqytet, dhjetera lavazhe makinash vazhdojne te punojne gjate gjithe dites duke perdorur pikerisht ujin e pijshem Shume zona te kryeqytetit kane probleme me furnizimin me uje te pijshem gjate ketyre muajve te nxehte te veres. Banoret e disa pallateve ne rrugen ‘Irfan Tomini’ nuk furnizohen me uje prej disa ditesh cka ka bere qe shume te moshuar dhe te vegjel te mbushin enet ne nje tubacion prane Lanes.

Drejtori i Pergjithshem i Ujesjellesit, Ferdinand Petrela sqaron se ne kete zone jane riparuar te gjitha defektet ne linje, por presioni i ulet ben qe keto pallate te mos furnizohen. Megjithese nje pjese e konsiderueshme e banoreve vuajne per uje te pijshem, ende ne kryeqytet dhjetera lavazhe makinash vazhdojne te punojne gjate gjithe dites duke perdorur pikerisht ujin e pijshem.

Re: Krizat për ujin e pishëm

Posted: Fri Sep 18, 2009 3:08 pm
by Sally
Patos, qytetaret thahen per uje



Banoret e qytetit te Patosit edhe pse 8 kilometra larg qytetit te Fierit, prej javesh po vuajne mungesen e ujit te pijshem.
Ne cezmat e tyre uji gjate tri javeve te fundit ka ardhur me orar te reduktuar. Koha e furnizimit me uje eshte nje here ne 48 ore ose ndryshe nje here ne dy dite.

Banoret u jane drejtuar burimeve natyrore, por edhe ata jane zaptuar e tjetersuar ne rrjedhe, keshtu qe ke tij komunitetit i mbetet te freskohet e te mbaroje pune vetem kur te vije uji, edhe pse me orar te reduktuar. Prej disa javesh, Patosi nuk po furnizohet rregullisht me uje duke krijuar keshtu probleme me banore te cilet nuk kane asnje alternative tjeter per te euar uje ne shtepite e tyre.Sipas banoreve, uji vjen vetem ne mengjes, nje here ne dy dite.
“Nuk kemi uje. Edhe kur vjen nje here ne dy apo tri dite, vjen pa presion dhe qendron vetem nje ore e gjysme. Nuk durohet vapa edhe pa uje”, tha Qemal Brakaj, banor i lagjes “1 Maji” ne qytetin e Patosit. “As me pompa nuk po arrijme te sigurojme uje ne banoret e kateve te siperme te pallateve. Prisnim me shume kete vere, por u thame. Na u dogjen pompat dhe depozitat qe kemi blere jane thare teresisht”, tha Agim Mile.

Sipas banoreve, mesohet se ne te gjitha lagjet uji nuk vjen prej tri javesh dhe kufizimet ne furnizim jane bere edhe me te parregullta ditet e fundit. Keto dite furnizimi me uje i ka kaluar te 48 oret. Banoret te thone se u jane drejtuar burimeve te dikurshme natyrore, si pompa e Akullit, burimi i Lajthise, burimi tek Uzina Mekanike, burimi i Krapsit. Po ashtu, banoret u jane drejtuar edhe puseve te shpuar ne disa banesa. Por keto burime e kane ujin jo te paster dhe disa prej tyre tashme jane thare.

Konkretisht, nga analizat e Inspektoratit te Higjienes pompa e Akullit e ka ujin e ndotur dhe me perqindje te larte bakteriale. Autoritetet e shendetesise kane sqaruar se ky uje nuk duhet te konsumohet, sepse nuk eshte i paster.
Nderkohe qe sipas analizave te higjienes te gjitha puset private te qytetit te Patosit jane me uje te pakonsumueshem. Ato rezultojne me ndotje dhe me ngarkese bakteriologjike mbi normat e lejuara. Sakaq, banoret e Patosit kane gjetur nje zgjidhje alternative per te pasur pak me shume uje ne shtepi, por me kosto me te larte. Ata e blejne ujin e pijshem dhe e perdorin edhe per t’u freskuar apo per te pastruar dicka, sado e vogel te jete ajo.

Ne Ndermarrjen e Ujesjellesit te Patosit sqarohet zyrtarisht se stacioni i Varibopit nga ku furnizohet me uje qyteti i Patosit dhe disa rrethina te tij eshte ne avari si shkak i disa defekteve ne pompa. Gjithashtu, Ndermarrja e Ujesjellesit Patos shpjegon po ashtu se jane thare disa nga puset e stacionit. Ne disa pus-shpime te tjera nderhyrjet e kryera nga fshataret kane bere qe uji ne piken perfundimtare te rrjetit ne Patos te jete pa presion.

Sakaq, Ndermarrja e Ujesjellesit sqaron se do te nderhyje ne menyre te menjehershme. Por si ne te gjithe sektoret e tjere edhe ne Drejtorine e Ujesjellesit ka nisur zbatimi i grafikut te pushimeve verore. Nje pjese e administrates ndodhet me leje te zakonshme.

Re: Krizat për ujin e pishëm

Posted: Fri Sep 18, 2009 3:12 pm
by Sally
Ndotet ujesjellesi, rrezik epidemie



Alarmi per epidemi nga uji i pijshem zbret ne Korce. Nje fshati me rreth 3 mije banore ne Korce i nderpritet furnizimi me uje te pijshem, Nga analizat e kryera ka rezultuar se permban ndotje te larte bakteriale dhe ka rrezik te madh per shendetin e banoreve te tij. Inspektorati i Higjienes ne qark ka vendosur qe te nderpritet furnizimi me uje per fshatin Rembec, pasi eshte i ndotur per shkak te mos klorifikimit dhe papastertive ne rrjetin e Ujesjellesit.

Rreziku i mundshem i perhapjes se ndonje epidemie masive, sidomos tani ne stinen e Veres, ka detyruar sherbimin e higjienes qe te urdheroje masa per mbylljen e ujesjellesit qe furnizon fshatin. Pak jave me pare, edhe banoret e Rembecit u ankuan se kane shqetesime shendetesore nga uji i ndotur, si heqje barku e te vjella dhe nje pjese e madhe e tyre detyrohen qe here pas here te shkojne te kurohen ne spitalin e Korces. Mjeket deklaruan se nuk ka ndonje rrezik epidemie, pasi rastet e te semureve nga pirja e ketij uji te ndotur kane qene sporadike, por autoritetet shendetesore i druhen perhapjes se semundjeve nga konsumi i tij. “Uji vjen i ndotur dhe ka ngjyren e cajit”, thote Karafile Mitre, nje e moshuar nga fshati Rembec. Ajo shton se djali me familjen e tij qe kane ardhur nga Greqia, nuk po pushojne sic duhet, sepse jane semurur nga pirja e ujit te ndotur dhe qendrojne ne regjim shtrati. Gjate dy muajve te fundit qe sherbimi i Higjienes ne Korce ka monitoruar ujesjellesit e fshatrave, rrjeti qe furnizon fshatin Rembec ka dale nga analizat me nje ndotje mjaft te larte bakteriale. Ndaj autoritetet e shendetesise vendosen qe prej dites se djeshme te nderpritet furnizimi me uje per kete fshat.

Shefi i sherbimit te higjienes ne Korce, Luan Bejko, duke konfirmuar vendimin per kete mase qe do te merret me ujesjellesin, tha se analizat e kryera ne ujin e fshatit Rembec nxoren ndotje te larte bakteriale dhe per te parandaluar ndonje epidemi masive ka dale urdhri per mbylljen e tubacioneve te ujesjellesit. Banoret thone se furnizohen nga nje depo uji dhjetera kilometra me larg, dhe se ndotja sipas tyre vjen nga tubat prej eterniti. Ne nje fshat ngjitur, te quajtur Pendavinj, nuk konstatohet ky problem, megjithese furnizohen nga e njejta linje ujesjellesi. Por me pare probleme me ujin e pijshem kane pasur edhe banoret e qyteteve Ure Vajgurore dhe Polican. Ndotja ne rrjet shkaktoi prekjen e 150 banoreve qe perfunduan me simptoma te vjella, humbje te imunitetit, temperature te larte etj. Mjeket arriten te kapnin situaten ne kohe dhe ta vinin nen kontroll, ndersa ne qytetin e Policanit situata u be dhe me kritike pas shtrimit ne qendren shendetesore te mbi 100 pacienteve te moshave te ndryshme. Specialiste nga Tirana dhe Berati mberriten ne Polican per te verifikuar shkakun e epidemise qe rezultoi ndotja e ujit te pijshem qe vinte nga Burimi i Bogoves.

Banoret ne hall, blejne ujin ne dyqan

Banoret e Rembecit ende nuk e dine se si do te perballojne problemin e ujit te pijshem pas vendimit per nderprerjen e tij. Ata thone se detyrohen shpesh qe te blejne ujin per te pire, ndersa eshte e pamundur ta perballojne me pagese per larje dhe gatim. Ne 3 apo 4 cezma publike qe ka ky fshat, tashme do te mbyllen rubinetet me urdher te sherbimit te Higjienes dhe fshati do te kete veshtiresi te medha per uje.

G.Ashmi

Re: Krizat për ujin e pishëm

Posted: Fri Sep 18, 2009 3:31 pm
by Sally
Çezma e vetme ku uji pihet falas




Tirana është e nxehtë, Tirana djeg, Tirana është një kurth betoni dhe lartësish marramendëse.

Të gjithë e duan Tiranën. Eh sa kam vuajtur për ta bindur veten se Tirana nuk është vetëm Lana! Se Lana nuk mjafton të lajë gjithë mëkatet që i kanë bërë këtij qyteti të cilit ia kanë çjerrë zorrët dhe ia kanë shkulur shpretkën për ta bërë një dinasti me mure mëndafshi dhe zemër dinozauri sipas etjes së kryetarit të saj, që rastësisht për shkak të këtyre lloje shijesh u bë kryetar i Partisë Socialiste.

Qytet i bukur, thosha një herë e një kohë, se vija nga fshati, ku kisha lënë pas mullarë me bar, shtëpi të ulëta dhe ujë e burime sa të duash. Gjithë jetën e kisha ulur kokën në përrua, aq sa fijet e flokut përziheshin me ujin e burimit e ngopesha me stomakun me lart se gryka!

Eh Tirana, gryka që na thithi të gjithëve dhe na dhuroi etjen e saj. Nuk ia njihnim. Se na shpëtuan bizneset e ujit të pijshëm. Ndërsa tani, ujin e gjej të paketuar, të sigurt! Nuk ma ndjeu të ngopesha një herë. Ndaj dhe vuajta aq shumë e nuk u bëra dot e urtë si delet e tjera të perëndisë që votuan majtas se ujin e blinin, pallatet i shihnin, rrugët i humbitnin.

A i shkon mendja ndokujt pse uji është kaq i shtrenjtë në Tiranë? Kur duhej të ishte i lirë se është i nevojshëm, por pasi e shuan etjen, nuk e kërkon më shumë. E kundërta e diamantit (pallatit, sërish pallatit, betonit, themelit....sheshit të ndërtimit në imagjinatën e Tiranës së nesërme!!!) që sa më shtrenjtë e blen, aq më shumë e kërkon!)


Mu bë koka lëmsh! Së fundmi po kthehem te çezma.

Por mungojnë çezmat. Ato të thjeshtat që janë për të prekur ujin, për të larë duart, për tu freskuar, për të shuar etjen.

Unë nuk jam poete, por gjithë jetën kam dëgjuar këngë dhe vargje me burime, çezma dhe gurgullimë. Sa kam hyrë në Tiranë, asnjë varg nuk mbaj mend!

Kanë kaluar aq shumë vite të gjatë, që thahen nga një gradë për çdo vit, që nxehen gjithmonë e më shumë, saqë sa më shumë kujtoj burimet, gurgullimet, çezmat, aq më shumë i afrohem dyqaneve të kondicionerëve, apo ujit të ftohtë që shitet në çdo cep rruge. Edhe kjo është etje e madhe!

Jam e bindur se këtë ndjesi nuk e provon ai që udhëton me makinë, por edhe pse jam prej vitesh në Tiranë, ende më merr malli për fshatin nga kam ardhur, dhe për të mos u thënë të tjerëve se nuk kam as makinë, por për të fshehur këtë, u them miqve se eci në këmbë udhëve të Tiranës… për snobizëm! Dhe etja të merr shumë në këtë stinë, dielli të pjek më shumë në këtë stinë. Gërmon xhepat për lekë për ujë të ftohtë, “i ke harruar” në xhepat e shtëpisë.

Atëherë kupton se je në një qytet me diell, me nxehtësi marramendëse, por pa çezma për udhëtarë të turpshëm si puna ime dhe të varfër rastësisht, po kështu si puna ime që enden Tiranës pa makinë.

Bashkia e Tiranës ka ndërtuar me fantazinë e saj, lloje lloje ndërtesash, labirintesh, janë gjetur troje pafund për të ndërtuar e sërish ndërtuar, janë zbuluar rrugë të gjera dhe janë ngushtuar; janë prishur mure shkollash dhe janë zgjeruar themele të reja pallatesh; janë bojatisur muret aq bukur sa kanë lehtësuar shumë gjetjen e adresave për postierët pasi i gjejnë kollaj duke shënuar:- pallati me shigjeta- pallati me fjalë magjike- pallati me rrota- Këto zgjidhje konvencionale më shumë ma shtojnë etjen dhe kureshtjen se a ka ndonjë çezmë në ndonjë udhë Tirane ku të laj duart udhëtari i largët, të freskohet fëmija, të shuajë etjen i zhurituri?




Kurrë nuk mendoja se do gjeja një çezmë në Tiranë.

Mirëpo ndodhi. Sikur Shqipëria të kishte një libër “Gines” do shënohej një çezmë e menduar dhe ndërtuar nga një shitës në një dyqan në krah të stacionit të trenit.

E thjeshtë, buron, rrjedh, djelmoshat freskohen, një kalimtar pasi futi kafshatën e fundit të bukës në gojë, ndjeu gurgullimën dhe u kthye e lau duart, piu ujë, fshiu me kurrizin e dorës buzët e lagura dhe vazhdoi udhën si pas një shiu poetik. U ndala. Kurrë nuk e mendoja se do ishte një cep Tirane që do kishte një çezmë prej vërteti. Jashtë një muri. I kisha harruar çezmat që kur kam mësuar se në Tiranë ishte koha e Qazim Mulletit i cili në vitin 1943 urdhëroi ndërtimin e çezmave publike në çdo rrugë dhe rrugicë. Falas.

Nxora aparatin dhe bëra një shkrepje. Gjëja më e bukur qw kam parë këtë verë. U afrova. Në formën e saj ovale mbushur me ujë akull të ftohtë, ula kokën duke ëndërruar burimin e fshatit tim dhe u ndjeva e çliruar nga ankthi i xhepit, nga tharja e grykës, nga ndjesia e të qënit poshtë një dielli të nxehtë. Fshij edhe unë buzët si kalimtari i mëparshëm, pa turp, sepse uji ishte magjik, kristal i ftohtë. Pyes shitësin e dyqanit brenda murit nga buronte ajo “Niagarë” e vetme, sojlie në mes të murit.

Shitësi më shikoi me dyshim, por kur kuptoi kërshërinë time prej të eturi, më tha se mendoi se ajo çezmë do t’ia shtonte klientët. Le të pinë, të freskohen, janë njerëz!

Hallin e kam me punonjësit e ujësjellësit, tha i pikëlluar. Vijnë dhe pyesin:- Pse rrjedh uji këtu? Unë e paguaj vet ujin, thotë shitësi, por punonjësit e ujësjellësit nuk e kuptojnë. Ata dinë që aty nuk duhet të ketë çezmë! (Si duket do jenë kryeqytetas!)



Mos vallë kanë merak se falimentojnë bizneset e ujit të fabrikuar? Apo mos vallë kanë merak se Tirana e shuan etjen dhe duke u freskuar, dallon qartë dhe kupton më mirë se Lana nuk është Tirana dhe etja për ujin nuk shuhet me gurgullimën politike të kryetarit të bashkisë. Doni të pini ujë çezme? Në krah të stacionit të trenit. Ndaluni pak dhe shuani etjen. Tjetërkund nëse shkoni, mendoni xhepat!

Nga Miranda Haxhia

Re: Krizat për ujin e pishëm

Posted: Tue Jul 27, 2010 10:13 am
by Sally
Ujë të pastër për Beratin dhe Kuçovën - Qeveria gjermane financon projektin e ujësjellësit


Përmirësimi i jetës së përditshme të njerëzve në qytetet e vogla e zonat rurale përbën një nga objektivat e realizimit të projekteve të Gjermanisë në Shqipëri. Filloi ristrukturimi i ujësjellësit të zonës Kuçovë- Berat.


Me një investim prej 11,2 milionë eurosh banorët e Beratit dhe të Kuçovës do të kenë një ujësjellës të ri që do të çojë në rubinetat e çezmave të tyre ujë të kontrolluar nga pikëpamja higjenike. Ute Rodrian, Drejtore Rajonale e Bankës gjermane KfW, tregon se çfarë synohet të arrihet me këtë projekt. “Me këtë projekt në Berat dhe në Kuçovë po mbështesim kompaninë rajonale të ujësjellësit. Qëllimi i projektit është t'u sigurojë klientëve në të dyja qytetet ujë të mirë, që do të thotë ujë me cilësi dhe në kushte të pranueshme higjenike. Kjo do të reflektohet më pas në zhvillimin e qëndrueshëm të kompanisë së ujësjellësit, në rritjen e numrit të klientëve të saj që do të kenë furnizim të mjaftueshem me ujë. Dhe kjo për të gjithë banorët e zonës Berat – Kuçovë.”


Bogova burim uji për Beratin dhe Kuçovën

Partnerja më e rëndësishme e bankës gjermane KfW në realizimin e këtij projekti është kompania rajonale e ujësjellësit Berat-Kuçovë. Drejtori i saj, Fatmir Shehu, thotë se do të kryhen punime me nivel dhe material bashkëkohor. “Punëtorët e saj do të shtyrojnë 12,5 km linjë transmetimi të ujit me tuba gize, me diametër 300 mm, që uji të shkojë nga burimi i Bogovës, në rrëzë të malit Tomorr, në Berat, dhe që atje në Kuçovë. Bogova është një burim i mrekullueshëm natyror me ujë të ftohtë dhe të pastër që me përfundimin e projektit do të furnizojë me ujë të dyja qytetet” thotë Fatmir Shehu.

Projekti i ristrukturimit të linjës së ujësjellësit Berat- Kuçovë pritet të përfundojë pas një viti.



Përmirësim i jetës së përditshme - zhvillim i qëndrueshëm ekonomik

Projekti është pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar mes qeverisë gjermane dhe asaj shqiptare, ku qeveria gjermane ka dhënë, përmes bankës KfW një fond prej 174 milionë eurosh vetëm në sektorin e furnizimit me ujë. Nga projektet gjermane në këtë sektor banorët e Krujës, Kavajës, Korçës dhe Pogradecit tani kanë rrjet modern ujësjellësash dhe furnizim 24 orë me ujë.

Për Ute Rodrian qëllimi i investimeve në sektorin e ujit drejtohet nga një filozofi sociale që përmbledh edhe synime të tjera afatgjata, me objektiv kryesor përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të ruajtjes së shëndetit. Rodrian: "Në të njëjtën kohë me këtë projekt ne mbrojmë mjedisin, ndihmojmë që Shqipëri të arrijë standarde ndërkombëtare dhe që kompanitë e ujësjellësve të kenë zhvillim të qëndrueshëm. Pra fokusi ynë kryesor është që njerëzit të përfitojnë nga këto projekte, por njëkohësisht të ndihmojmë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë. Kjo është shumë e rëndësishme.”

Në sajë të këtij objektivi qeveria gjermane ka mbështetur financiarisht në Shqipëri projekte jo vetëm në sektorin e furnizimit me ujë të popullsisë por edhe në atë me energji elektrike ku ka financuar deri tani projekte me një vlerë prej rreth 240 milion euro. Kjo pasi sektori i energjisë nuk është i rëndësishëm vetëm për jetën e përditshme të njerëzve por edhe për rritjen ekonomike të vendit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së tij.


Qeveria gjermane jep fonde shtesë për Shqipërinë


Arritja e këtij synimi madhor ka sjellë edhe zotimin e qeverisë gjermane për fonde shtesë. Pritet që Gjermania t'i akordojë qeverisë shqiptare fonde shtesë lidhur me projektet e ardhshme. Njëri nga ato në sektorin e ujit është ai i infrastrukturës bashkiake ku përfshihet Fieri, Gjirokastra, Lezha dhe Saranda. Ute Rodrian shpreson që KfW të nënshkruajë shumë shpejt marrveshjen e huasë me qeverinë e Shqipërisë, në mënyrë që projekti të fillojë shumë shpejt nga puna, ashtu siç pritet. KfW mendon që të finnacojë atë që njihet si “master plani për ujin”, që ndihmon qeverinë të identifikojë dhe të japë prioritet nevojave të investimeve në këtë sektor, dhe mbi këtë bazë të hartojë programe që mund të finnacohen jo vetëm nga KfW por edhe nga donatorë të tjerë, thotë Rodrian.

Re: Krizat për ujin e pishëm

Posted: Tue Oct 19, 2010 8:01 am
by Sally
''Jam plotesisht dakord me protestat per ujin e pishem'', por nuk duhet te prisni qe nje pale politike tju perdori kur ata te ken te nevojshme nje kundervenje me palen tjeter politike.
Situaten e ujit te pishem duhet ta zgjedhim nje here e mire, pa pritur as PS as PD te na perdorin si vegel, se ata ne diten e perditshme pijn uje pa probleme, keshtu qe eshte e mira te kerkojm te drejtat tona, dhe jo te drejtat e politikaneve. Meqe kesaj radhe u takon deputeteve te PS te perkrahin kete protest ( ne rast te kundert do i takonte PD), me vjen tu them qe ne vend qe te shetisin me makina JUG_VERI per te mbeshtetur protestat, do ishte mire te perveshin menget dhe te merren me zgjidhjen e problemeve, se dhe ne vitet kur kan udhehequr ata qeverin po te njejtat kan qene problemt me ujin e pishem, PSE NUK E RRUGULLUAN SITUATEN E UJIT KUR KISHIN NE DORE QEVERIN?!.... Po priten diten qe te jet qeveri tjeter per te mbeshtetur protestat?!.... Te me dali dikush nga ata banoret dhe te me thote ne kohen kur qeveria ishte e PS-te si ishte situata e ujit te pishem?!
Prandaj: le te leme menjeane interesat e politikaneve dhe te luftojm per interesat tona!