"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#1

Post by Sally »

Zgjohet edhe shovinizmi maqedonas - publikohet një Enciklopedi shtetërore, që i klasifikon shqiptarët si ardhacakë




Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë fyen shqiptarët dhe shtrembëron historinë e tyre. Kështu e vlerësuan shoqatat shqiptare përmbajtjen e Enciklopedisë së re maqedonase, ku shkruan se, "shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria dhe me dhunë i kanë dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre”. “Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria veriore. Ata, kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin XVI, duke i dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre”. “Vërshimin e tyre drejt Maqedonisë e ka mundësuar Ali Pashë Tepelena. Shteti i parë shqiptar është formuar nga Gjermania fashiste, e cila kufijtë e këtij shteti i zgjeroi në rajonet e Maqedonisë perëndimore. Shqiptarët, veç tjerash, njihen edhe si njerëz malorë...”. Këto janë vetëm disa pjesë të shkëputura për shqiptarët nga Enciklopedia e re maqedonase, e botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë, e që ka shkaktuar reagime të ashpra në mesin e qarqeve të ndryshme shqiptare në Maqedoni.

Akademikët maqedonas, në promovimin e kësaj enciklopedie, nuk kanë dhënë detaje, përveç faktit se ajo përfshin edhe të kaluarën e bashkësive etnike në Maqedoni, që nga historia e hershme e deri në ditët e sotme dhe se për këtë kanë qenë të angazhuar edhe historianë shqiptarë. Një nga emrat e redaktorëve të botimit, është edhe ai i historianit, Shukri Rahimi, për të cilin nga Akademia thonë se ka punuar në pjesën e historisë shqiptare. Mirëpo, zoti Rahimi distancohet, jo vetëm nga pjesa që është shkruar për historinë shqiptare, por nga e tërë përmbajtja e Enciklopedisë së Maqedonisë. Ai thotë se që në fillim kishte refuzuar të jetë pjesë e grupit punues dhe se për vendosjen e emrit të tij aspak nuk është konsultuar. “Unë kam qenë i propozuar për anëtar të komisionit në pjesën që ka të bëjë për historinë shqiptare, kurse një koleg maqedonas për historinë maqedonase, por unë këtë e kam refuzuar, pra nuk desha të jem redaktor, pasi me atë kolegun maqedonas edhe më parë, gjatë programeve shkollore që kemi bërë, kurrë nuk jemi pajtuar”. “Ata, gjithkund, në këtë mënyrë janë përpjekur të shpjegojnë historinë, prandaj edhe me kohë e kam refuzuar dhe nuk kam dashur që emri im të jetë aty”, deklaroi Shukri Rahimi.


Akademia e Shkenca dhe e Arteve e Maqedonisë në radhët e saj ka edhe tre akademikë shqiptarë. Njëri nga ta, akademik Alajdin Abazi thotë se anëtarët shqiptarë me kohë janë distancuar nga projekti i Enciklopedisë, pasi që në fillim ishin injoruar kërkesat e tyre për një përfshirje reale të historisë së popullit shqiptar. “Që në atë kohë kemi paraparë se do të dalë një Enciklopedi, që do të shtrembërojë shumë çështje, shtrembërimi më i madh qëndron në atë se, sipas saj, shqiptarët se janë vendosur këtu si ardhacakë në shekullin XVI”. “Pra, edhe njëherë e them se ne, si anëtarë shqiptarë të Akademisë, distancohemi nga kjo Enciklopedi”, theksoi akademik Alajdin Abazi. Nga Shoqata e historianëve shqiptarë të Maqedonisë thonë se Enciklopedia maqedonase nuk ka asgjë të përbashkët me shkencën pasi mesazhi kryesor i saj është urrejtja dhe nxitja e ndarjes mes bashkësive entike.


Shoqata e historianëve shqiptarë kërkon nga akademikët shqiptarë të distancohen nga, siç thuhet, politika famëkeqe e akademikëve maqedonas. “Nuk kemi të bëjmë asgjë me shkencën, por është kryekëput politike dhe jep mesazhe ndarjeje. Shoqata e historianëve shqiptarë kërkon nga akademikët shqiptarë të kësaj akademie famëkeqe, që të distancohet nga kjo politikë dhe enciklopedi fashizoide dhe të kushtëzojnë pjesëmarrjen në këtë akademi me tërheqjen e enciklopedisë nga përdorimi dhe t’i kërkohet falje publike popullit shqiptar ”, u shpreh Skënder Asani. Gjithashtu, ka reaguar edhe Lëvizja qytetare “Zgjohu”. Akademikët maqedonas duhet t’i japin fund politikës së satanizimit të shqiptarëve dhe përvetësimit të historisë së tyre, thotë kryetari i saj Artan Grubi. “Konsiderojnë se ky institucion, i cili ka më tepër agjendë politike sesa shkencore, duhet njëherë e përgjithmonë të ndalojë me satanizimin e shqiptarëve dhe me përvetësimin e historisë së tyre”. “Gjithashtu, ftojmë anëtarët e Akademisë që janë me përkatësi etnike shqiptare që të ngrenë zërin kundër kësaj enciklopedie, të distancohen nga përmbajtja e saj, të reagojnë dhe të na prijnë në protestat për largimin e kësaj enciklopedie nga tregu”, deklaroi Artan Grubi, nga Lëvizja qytetare “Zgjohu”.


Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë ende mbahet mend me propozimin e saj të vitit 2001 për shkëmbimin e territoreve dhe popullatës mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ky propozim ishte mbështetur edhe nga kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë, Lubco Georgievski, por ishte kundërshtuar nga partitë shqiptare, opozita e atëhershme maqedonase, LSDM dhe faktori ndërkombëtar
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#2

Post by Sally »

Akademia maqedonase, deformon qëllimisht faktet historike të prejardhjes së shqiptarëve





Reagon edhe Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, ka reaguar dje, ndaj botimit të fundit të “Enciklopedisë maqedonase”, duke e konsideruar atë si deformuese të fakteve të vërteta historike.

Përmes një njoftimi për shtyp, Qendra e Studimeve Albanologjike, deklaron se në hapësirën gjeo-kulturore shqiptare objekt i kundërshtimit dhe i zemërimit të hapët janë bërë sidomos interpretimet keqdashëse lidhur me autoktoninë e shqiptarëve të Maqedonisë, po aq sa edhe deformimet e qëllimshme në trajtimin e fakteve historike me rezonancë mbarë ballkanike dhe të personaliteteve me prejardhje shqiptare. “Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, në cilësinë e institucionit të dedikuar për kërkimin shkencor-akademik në fushat e historisë, të arkeologjisë, të gjuhësisë, të letërsisë, të artit, të antropologjisë kulturore, si dhe në kërkimet enciklopedike shqiptare, e gjen me vend të pohojë se liria akademike është gjithçka tjetër, përpos liri për të mashtruar. Shkenca shpeshherë mund të jetë e ashpër në afirmimin e së vërtetës, por ajo nuk mund të jetë shkencë kur merr përsipër të fabrikojë fiksion dhe të prodhojë urrejtje. E gjejmë, pra, me vend që t’i sjellim në kujtesë opinionit të gjerë disa nga rezultatet e historiografisë moderne, të cilat hedhin dritë mbi historinë e largët dhe të afërt të faktorit shqiptar dhe të atij maqedon në Ballkan”, thuhet një deklaratyën për shtyp të Qendrës së Studimeve Albanologjike.

Për sqarim, Qendra e Studimeve Albanologjike bën me dije se zhvillimi historik i gjuhës shqipe dëshmon qartë për praninë e pandërprerë të faktorit shqiptar në trevat ku shqiptarët banojnë sot. “E faktojnë këtë sidomos marrëdhëniet gjuhësore të shqipes me greqishten e vjetër, me latinishten, me rumanishten dhe me gjuhët sllave. Veçanërisht marrëdhëniet gjuhësore me rumanishten, të cilat shtrihen në elementin autokton të këtyre dy gjuhëve dhe në evolucionin e njëjtë që kanë ndjekur huazimet e hershme latine, dëshmojnë se këta dy popuj kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin në periudhën e antikitetit dhe të mesjetës së hershme dhe se vetëm dyndjet sllave e ndanë botën shqiptaro-rumune në dy pjesë”. Ndërkaq, shkencat historike e arkeologjike kanë provuar me kohë se Maqedonia e sotme nuk ka të bëjë me Maqedoninë antike, popullsia e së cilës ishte heterogjene dhe përbëhej nga helenë, trakë e ilirë. Këta të fundit, madje, në shekullin IV p.e.s. formuan në pjesën perëndimore të saj, përreth liqenit Lyhnid ose Ohrit të sotëm, shtetin e parë ilir të enkelejve, të udhëhequr nga mbreti ilir, Bardhyli. Ata që quhen maqedonët e sotëm, vetëm në mesjetën e herëshme u vendosën në territoret që zënë përafërsisht sot. Dyndjet e shekujve VI-VII e transformuan thellë pamjen etnike të territorit të Ballkanit.

Gërmimet arkeologjike të viteve të fundit në Shqipërinë e Veriut, në Malin e Zi dhe në Kosovë tregojnë se në këto treva ka pasur vazhdimësi kulturore në periudhat historike pasardhëse. Në Maqedoni, përkundrazi, kërkimet arkeologjike janë zhvilluar pa kriteret e duhura shkencore, siç është rasti i gërmimeve masive në kalatë e Ohrit dhe në të Shkupit. Dokumentat mesjetare të kancelarive të kohës, si dhe udhëtarë e misionarë perëndimorë gjatë shekujve XI-XIV, kanë përmendur ekzistencën në viset e banuara sot nga shqiptarët të një popullsie që fliste një gjuhë origjinale dhe krejt të ndryshme nga latinishtja, nga greqishtja bizantine e nga sllavishtja mesjetare. Po kështu, në shekullin XV regjistruesit e popullsisë dhe kronistët osmanë i përcaktojnë shqiptarët si një nga elementet etnikë përbërës në territorin e Maqedonisë aktuale. Ky realitet historik është i pranuar nga qarqet shkencore ndërkombëtare qysh në shekullin XIX. Në mesin e shekullit XIX lëvizja kombëtare shqiptare po rritej në të gjitha trevat etnike, për të arritur një kulm me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878), e cila qe shkalla më e lartë e vetëorganizimit politik, ushtarak, arsimor, kulturor e shpirtëror në epokën e ringritjes së kombit shqiptar. Në atë kohë koncepti “komb maqedon” apo “lëvizje kombëtare maqedone”, nuk ekzistonte. Megjithë vështirësitë, shqiptarët krijuan shtetin e tyre kombëtar më 1912.

Në Maqedoninë e sotme, shqiptarët ishin një popullsi që luftoi fort për autonomi dhe pavarësi nga sundimi osman. Por, siç dihet, pas Luftërave Ballkanike ky territor iu dha nga fuqitë e mëdha Serbisë. Është koha kur ende nuk ekzistonte një lëvizje maqedone, por aty kacafyteshin lëvizjet politiko-ushtarake bullgare, serbe e greke, për të keqen e madhe të shqiptarëve e të vllehëve, që luftonin për liri dhe afirmim kombëtar. Lëvizja maqedone u konturua në vitet ‘20 të shekullit XX, ndërsa kombi maqedon nisi të afirmohej vetëm pas luftës II Botërore, me krijimin e Republikës Federale të Jugosllavisë. Është e kuptueshme që kombi i ri maqedon, që e fitoi të drejtën shtetformuese mbas shembjes së Murit të Berlinit, ndodhet ende në fazën e ndërtimit të identitetit të vet. Për fat të keq, botimi akademik i “Enciklopedisë maqedonase”, në vend që të ndërtojë një identitet të ri dhe të qëndrueshëm maqedon për të gjithë, padit një krizë të fortë identiteti. Vërejmë se kjo krizë po synohet të zgjidhet në mënyrën më të gabuar për Maqedoninë, përderisa Akademikët e saj po implementojnë në formë naive dhe vulgare nacionalizmin romantik në shkencë, duke kërkuar ta zgjidhin krizën identitare maqedone me përbaltje të historisë së shqiptarëve dhe të së vërtetës shkencore. Fatkeqësisht, ata duket se nuk kanë nxjerrë mësime nga e kaluara e hidhur e afërt, kur dokumente të ngjashme pseudoshkencore të Akademikëve serbë u përdorën prej ultranacionalistëve shovinistë për të përgatitur fushatat e konflikteve dhe spastrimin etnik në ish-Jugosllavi, duke frymëzuar ndër të tjera genocidin kundër shqiptarëve të Kosovës dhe revoltat e armatosura të shqiptarëve të Maqedonisë.

Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, citon më tej se akademikët maqedonas po dëshmojnë se e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese. “Pritej që me idetë e tyre ata ta çonin përpara drejt integrimeve rajonale dhe evropiane republikën e tyre të re, kurse në fakt i lejuan vetes që të tërhiqen prapa nga forca të së shkuarës, duke iu rikthyer politikave përjashtuese e diskriminuese raciste, të frymëzuara nga pseudo-akademizimi i perënduar pansllav”. Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, ashtu si dhe institucionet e tjera shkencore shqiptare, alarmohen nga rishfaqja në Ballkan e metodave tendencioze antishkencore me frymëzim nacionalist, të cilat minojnë urat e miqësisë dhe të solidaritetit ndëretnik që shtetet tona po përpiqen të ndërtojmë. Është koha që pjesa e dhunshme e historisë së copëtuar të Ballkanit të mbetet në histori, për të na kujtuar reciprokisht se si nuk duhet t’i ndërtojmë marrëdhëniet tona në Evropën e popujve të lirë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#3

Post by Sally »

Enciklopedia, ADK: Po shtrembërohet historia





Prishtinë - Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK), përmes një komunikate për media, ka reaguar lidhur me të pavërtetat mbi shqiptarët të paraqitura në botimin e “Enciklopedia e Maqedonisë”, të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.


Përpjekjet për të shtrembëruar historinë mbi shqiptarët – sipas kësaj partie – janë anakronike dhe siç është dëshmuar deri tani janë të pasuksesshme.

“Një vepër e tillë me synime për të denigruar shqiptarët, po ashtu cenon marrëdhëniet ndëretnike dhe nuk i kontribuon qëllimeve për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe respekt midis kombeve të rajonit dhe në radhë të parë në vet shtetin e Maqedonisë. Në shekullin njëzetë e një, kur tashmë i lëmë pas historitë e hidhura, një hap i tillë ngjason si riciklim i mentaliteteve shtypëse dhe diskriminuese, që do të duhej ti takonin të kaluarës”, thuhet në reagimin e ADK-së.




Alternativa Demokratike e Kosovës, ka ftuar qytetarët dhe të gjitha institucionet në Maqedoni që të distancohen nga “qëndrimet dhe veprat pseudo-akademike të autorëve të kësaj enciklopedie. “Po ashtu ftojmë institucionet përgjegjëse, që të ndërmarrin hapa konkret që të ndalohet ky botim dhe të bëhen përmirësimet adekuate”, thuhet në raegim.


ADK urgjentisht kërkon që akademikët shqiptarë, që ishin bashkautor të këtij botimi të turpshëm të japin dorëheqje, ndërsa të gjithë akademikët shqiptarë të cilët janë pjesë e kësaj akademie që ka nxjerr këtë dokument, të distancohen publikisht nga kjo akademi deri në rastin kur ky institucion të mos kërkoj falje publike mbarë kombit shqiptar.


I`a kujtojmë të gjithëve në Maqedoni dhe më gjerë, se historia shqiptare e Ballkanit është e vërtetuar nga pothuajse të gjithë shkencëtarët që janë marrë me Ballkanin, andaj tentimi që përmes farsave të tilla të pambështetura në të vërteta shkencore e historike e shohim si përpjekje të tyre të dështuara që mbi të pavërteta të krijojë historinë e vetes. Ju kujtojmë se me mendësi të tillë dhe veprime të ngjashme, nuk mund të ndërtohen vlera të demokracisë, tolerancës e të respektit të ndërsjellë, dhe as nuk mund të arrihet stabiliteti në Ballkan dhe integrimet euro-atlantike të vendeve tona”, përfundon reagimi i ADK-së.
Last edited by Sally on Mon Sep 21, 2009 2:52 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#4

Post by Sally »

Po e tejkalon kufirin maqedonia me kete deformim, pa menduar qe duke duke deformuar prejardhjen e Shqipetareve po deformojn dhe prejardhjen e tyre.( ne kete deformim nuk ka dore vetem maqedonia, por dhe shume shtete fqinje qe jan munduar me vite e shekuj te deformojn historin dhe prejardhjen tone)
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#5

Post by Sally »

Kurti: Maqedonia po kopjon Serbine e viteve '80




Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti duke folur për enciklopedinë e Maqedonisë në të cilën shkruhen faktet të pavërteta për shqiptarët, tha se Maqedonia po kopjon Serbinë e viteve ’80.


Kurti tha se enciklopedia maqedonase cënon shqiptarët. Ai shtoi se elita maqedonase është vënë në ofensivë kundër shqiptarëve dhe se është e domosdoshme që shqiptarët t'i kundërvihen enciklopedisë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#6

Post by Sally »

Në Fier protesta kundër “Enciklopedisë maqedonase”


Shoqatat atdhetare reagojne ndaj enciklopedise anti-shqiptare te Maqedonise. Paraditen e se dieles ne qytetin e fierit u organizuan protesta per mbrojtjen e interesave kombetare. Simbol i protestes ishin 5 arkivole te mbuluar me flamuj shiptare dhe me emrat e 5 heronjeve te Vigut. Sipas kryetarit te shoqates per identitet kombetar dhe asaj Çameria keta heronj dhe shume te tjere rane per lirine e vendit ndersa politika e sotme duhet te mbroje çeshtjen shqiptare. Per me shume se 30 minuta tubimi vijoi qetesiht dhe u ndoq nga qytetare dhe drejtues automjetesh.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
IllyriankinG
Regular Member
Regular Member
Posts: 65
Joined: Sun Sep 20, 2009 8:54 pm
Gender: Male
Location: Arbëri

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#7

Post by IllyriankinG »

Akademia jonë e Shkencave (i thënçin) duhet të reagoj fuqishëm dhe të mos mjaftohet me disa deklarata spontane dhe mefshtarake, nëpër media!
Ata duhet të mbildhen dhe të hartojnë një deklaratë të fuqishme të bazuar mbi fakte historike, dhe ti dërgohet Akademisë së Shkencave të FYROM-it.
Diplomacia Shqiptare gjithashtu duhet të reagojë fuqishëm, dhe jo ti shmanget komentit mbi këtë çështje kaq të rëndësishme për identitetin tonë.
Përgëzime LSI si e vetmja forcë politike deri tani, që doli me një deklaratë kundër Enciklopedisë së FYROM-it.
Është turp i madh për ne Shqiptarët, si kombi më i vjetër në Ballkan, të rrimë pasivë, dhe të dëgjojmë shpifjet e fqinjëve tanë dashakeqas.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#8

Post by Sally »

IllyriankinG wrote:Akademia jonë e Shkencave (i thënçin) duhet të reagoj fuqishëm dhe të mos mjaftohet me disa deklarata spontane dhe mefshtarake, nëpër media!
Ata duhet të mbildhen dhe të hartojnë një deklaratë të fuqishme të bazuar mbi fakte historike, dhe ti dërgohet Akademisë së Shkencave të FYROM-it.
Diplomacia Shqiptare gjithashtu duhet të reagojë fuqishëm, dhe jo ti shmanget komentit mbi këtë çështje kaq të rëndësishme për identitetin tonë.

Përgëzime LSI si e vetmja forcë politike deri tani, që doli me një deklaratë kundër Enciklopedisë së FYROM-it.
Është turp i madh për ne Shqiptarët, si kombi më i vjetër në Ballkan, të rrimë pasivë, dhe të dëgjojmë shpifjet e fqinjëve tanë dashakeqas.

Me te vertet na duhej nje " reagim i fuqishem" dhe jo vetem deklarata spontane!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#9

Post by Sally »

Kërkohet tërheqja e enciklopedisë, akademikët maqedonas kundërshtojnë

Ristovski: Nuk e bëmë Enciklopedinë që dikush ta tërheqë!


Redaktori kryesor i Enciklopedisë maqedonase, akademiku Bllazhe Ristovski, në një deklaratë për BBC ka deklaruar se nuk do ta tërheqin nga qarkullimi këtë enciklopedi, përkundër reagimeve të ashpra nga faktori shqiptarë dhe ai ndërkombëtarë. “Qëndrimi ynë është thënë në atë Enciklopedi maqedonase. Ne nuk e bëmë atë që dikush ta tërheqë, por që të shërbejë si produkt shkencor nga shkenca maqedonase në tërësi dhe të shërbejë si dëshmi për Maqedoninë dikur dhe tani dhe nuk mund të mendojmë që ta tërheqim. Për sa i përket ndryshimeve…, rreth ndryshimeve le të urdhërojnë do të flasim atëherë për atë.
Last edited by Sally on Tue Sep 22, 2009 1:03 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#10

Post by Sally »

Enciklopedia maqedonase merret në shqyrtim nga BE-ja



Bruksel - Enciklopedia e re e hartuar nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë është marrë në shqyrtim nga Bashkimi Evropian, i cili së shpejti mund të kërkojë informacione shtesë mbi të.Ky fakt bëhet i ditur nga mediat maqedonase, të cilat i referohen burimeve nga Brukseli. Këta të fundit bëjnë të ditur se kërkesa e BE-së mund të bëhet para se të publikohet progres-raporti i KE-së për Maqedoninë.
Ndërkohë, partitë shqiptare në Maqedoni presin që Brukseli ta vlerësojë enciklopedinë si goditje të rëndë ndaj multietnicitetit të shtetit.
Gjithsesi, BE po e shqyrton botimin e fundit të Shkupit, që nga shqiptaret konsiderohet si një enciklopedi kontroverse.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#11

Post by Sally »

Ceka: Enciklopedia e publikuar në Maqedoni, pa bazë dokumentash dhe fyese për shqiptarët





Historiani Neritan Ceka i ka quajtur të pabazuara historikisht pretendimet e fundit të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, botuar në një enciklopedi të saj se “ shqiptarët kanë ardhur në këto vise pas shekullit të 15-të , si njerëz të zbritur nga mali dhe që me dyndjet e tyre nëpër qytete i kanë detyruar popullësinë maqedonase të shpërngulet nga vendbanimet e tyre”. Në një prononcim për mediat Ceka tha se “ një enciklopedi e botuar nga një Akademi Shkencash në çdo vend të botës është zyrtare, është qeveritare. Dhe një dokument i tillë shpreh një opinion zyrtar të paargumentuar, që thotë se shqiptarët kanë ardhur në këtë vend në shek 15 dhe janë vendosur më parë në qytete, pastaj kanë shkuar në fshatra , kur zakonisht në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur kështu , pra ndodh e kundërta ”.

Në lidhje me vendbanimet e hershme të shqiptarëve në këto zona Ceka theksoi se “Shekulli i 15 –të ku pretendohet është periudhë shumë e vonë, pasi në këtë kohë në Pollog që njihet si zonë shumë aktive e luftrave të Skënderbeut , që zhvillohet në luginën e Vardarit ose ku shtrihet sot Tetova dhe Gostivari , ishte Renestia , ku shtrihet Ohri sot, ishin dasaretët ku shtrihet Pogradeci dhe Lankestia ku shtrihet sot Manastiri dhe më tej Pajania deri në kufi me Greqinë për të ardhur më pas në kufirin ku fillonte Maqedonia e mirëfilltë”. Pra shtoi ai “ e gjithë kjo histori që pretendojnë se janë maqedonas autoktonë nuk është e vërtëtë, sepse ato kanë qenë vendbanime ilire dhe janë populluar nga ilirë dhe jo nga maqedonas “. Në këtë kontekst deklaroi Ceka “ as për maqedonas autoktonë nuk bëhet fjalë , pasi në shekujt 9-10-11 ka pasur dyndje të fiseve bullgare në këto zona , çka paraqitet nëpër dokumenta edhe gjithë tradita e tyre. Ky provokim i Akademisë së Shkencave tregon nivelin e ulët dhe vazhdën shumë vjeçare të ujërave ku notonte Akademia e Shkencave Jugosllave “, tha Ceka, duke shtuar se “ një përgjigje të mirë të këtyre tezave të pargumentuara duhet patjetër ta japin akademikët shqiptarë në Maqedoni , pasi si ata kanë krijuar një klase politike që është partnere dhe faktor në qeverinë Maqedonase, por edhe klasa intelektuale atje duhet të luftojë me metoda shkencore për të përballuar presionet e herëpashershme të maqedonasve për këtë çështje“.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#12

Post by qiellikaltër »

Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti thote se shqiptaret duhej te mos komentonin shume, por t'i merrnin ato ekzemplare te enciklopedise e t'i digjnin ne qender te Shkupit.
Ai gjithashtu thote se diplomacia shqiptare e Tiranes nuk mbron interesat e shqiptareve te kudondodhur dhe se shqiptaret e Maqedonise ndihen te harruar.

Per mendimin tim nje reagim i fuqishem duhet te vije edhe nga te gjithe anetaret shqiptaret te Akademise se Shkencave te FYROMit, ata duhej ta kishin treguar mosrenien dakort edhe me veprime konkrete, jo vetem me fjale per ne publikun.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#13

Post by Arta »

qiellikaltër wrote:Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti thote se shqiptaret duhej te mos komentonin shume, por t'i merrnin ato ekzemplare te enciklopedise e t'i digjnin ne qender te Shkupit.
Ai gjithashtu thote se diplomacia shqiptare e Tiranes nuk mbron interesat e shqiptareve te kudondodhur dhe se shqiptaret e Maqedonise ndihen te harruar.

Per mendimin tim nje reagim i fuqishem duhet te vije edhe nga te gjithe anetaret shqiptaret te Akademise se Shkencave te FYROMit, ata duhej ta kishin treguar mosrenien dakort edhe me veprime konkrete, jo vetem me fjale per ne publikun.
E ka shume mire, dhe i bie ne koke problematikes ku thote politika e vendit tone eshte ajo qe e ben popullin te ndihet inferior, sepse jane ata qe rrine si inferior, pa pike dinjiteti, pa pike palce ne dejte e tyre.



"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#14

Post by alfeko sukaraku »

Sally wrote:
Ceka: Enciklopedia e publikuar në Maqedoni, pa bazë dokumentash dhe fyese për shqiptarët





Historiani Neritan Ceka i ka quajtur të pabazuara historikisht pretendimet e fundit të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, botuar në një enciklopedi të saj se “ shqiptarët kanë ardhur në këto vise pas shekullit të 15-të , si njerëz të zbritur nga mali dhe që me dyndjet e tyre nëpër qytete i kanë detyruar popullësinë maqedonase të shpërngulet nga vendbanimet e tyre”. Në një prononcim për mediat Ceka tha se “ një enciklopedi e botuar nga një Akademi Shkencash në çdo vend të botës është zyrtare, është qeveritare. Dhe një dokument i tillë shpreh një opinion zyrtar të paargumentuar, që thotë se shqiptarët kanë ardhur në këtë vend në shek 15 dhe janë vendosur më parë në qytete, pastaj kanë shkuar në fshatra , kur zakonisht në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur kështu , pra ndodh e kundërta ”.

Në lidhje me vendbanimet e hershme të shqiptarëve në këto zona Ceka theksoi se “Shekulli i 15 –të ku pretendohet është periudhë shumë e vonë, pasi në këtë kohë në Pollog që njihet si zonë shumë aktive e luftrave të Skënderbeut , që zhvillohet në luginën e Vardarit ose ku shtrihet sot Tetova dhe Gostivari , ishte Renestia , ku shtrihet Ohri sot, ishin dasaretët ku shtrihet Pogradeci dhe Lankestia ku shtrihet sot Manastiri dhe më tej Pajania deri në kufi me Greqinë për të ardhur më pas në kufirin ku fillonte Maqedonia e mirëfilltë”. Pra shtoi ai “ e gjithë kjo histori që pretendojnë se janë maqedonas autoktonë nuk është e vërtëtë, sepse ato kanë qenë vendbanime ilire dhe janë populluar nga ilirë dhe jo nga maqedonas “. Në këtë kontekst deklaroi Ceka “ as për maqedonas autoktonë nuk bëhet fjalë , pasi në shekujt 9-10-11 ka pasur dyndje të fiseve bullgare në këto zona , çka paraqitet nëpër dokumenta edhe gjithë tradita e tyre. Ky provokim i Akademisë së Shkencave tregon nivelin e ulët dhe vazhdën shumë vjeçare të ujërave ku notonte Akademia e Shkencave Jugosllave “, tha Ceka, duke shtuar se “ një përgjigje të mirë të këtyre tezave të pargumentuara duhet patjetër ta japin akademikët shqiptarë në Maqedoni , pasi si ata kanë krijuar një klase politike që është partnere dhe faktor në qeverinë Maqedonase, por edhe klasa intelektuale atje duhet të luftojë me metoda shkencore për të përballuar presionet e herëpashershme të maqedonasve për këtë çështje“.
Eshte bere para disa kohesh nje debat mindis Mathiu Aref- edhe disa dijetarve shqiptare,mindis tyre edhe Neritan Ceka.Mundet kushe te na i sjellin ate debat ketu??Sepse aty do vreni nivelin e ulet dituror te dijetarve shqiptare.

Lere ti kujtojm zotit Neritan Ceka se ketu behet nje debat per shkencen edhe jo per politiken.Kur shkenca e nje vendi fqinje i quan shqiptaret ardhacak-ashtu sikurse jane ndakorte edhe te gjithe ata ditezinje shqiptare qe mbeshtesin G Meyer- ateher dijetaret shqiptare kudo qe te jene ,duhet t ju pergjigjen me fakte edhe me dokumente historike.

Nuk duhet te perseritet me kjo metode krimenele ortotokse mbi shqiptaret.Keto brockulla mejeriste ju mesuan edhe arvaniteve edhe ja arriten ti bejn greke me dipllomaci.Mjafte me injoranc.Reforma ne universitetet shqiptare.Te zhduket brezi i vjeter pro mejerist.Kush mbrone Meyerin eshte me serbe se serbet,mbron ato c ka thote akademia e sllaveve .

C na tha Meyer:

"gjuha shqipe eshte nje gjuhe shume gjyreshe me huazime nga sllavishtja-rumanishtja-turqishtja

Cfare po thote akademia sllave?

"Shqiptaret jane ardhacake te mesjetes"Ku bazohet??Sigurisht tek ideja se gjuha e tyre vertetohet si gjuhe e huazuar nga sllavet-turqit.Kur erdhen sllavet e turqit ne ballkan??


Kushe e mbrone Meyrin ne Tirane??Perse shani akademin sllave ,kur tradhetaret i keni ne Tirane.

Kete ceshtje une e kam shtruar ne plote forume shqiptare.Sllavet nuk kane arem tjeter pervec kesaj ideje te G meyrit,por fatkeqsisht niveli i ulet i njohurive shqiptare na bene te terhiqemi prej hunde nga propoganda serbe edhe te mos i kerkojm rrenjet tona atije ku i kemi,por ti kerkojm me nje menyre ...si ta theme "dhija e zgjebosur e mbane bishtin cakerr"..me nje fjale ,mundohemi ti veshim vendit tone vecori dalluese evropiane (evropian jemi pa diskutim) te tipit ardhacaker pas sllaveve.Mire tju behet atyre kokrrave qe nuk e degjuan akademikun e nderuar Rexhep Qosja,por rane ne gracken serbe me shqiptare te ardhur mbas serbeve.Kjo eshte utopia shqiptare.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#15

Post by alfeko sukaraku »

qiellikaltër wrote:
Ai gjithashtu thote se diplomacia shqiptare e Tiranes nuk mbron interesat e shqiptareve te kudondodhur dhe se shqiptaret e Maqedonise ndihen te harruar.
Si ti mbroj e qelbura e tiranes.Si ti nxjerri ne drite te palarat e saja ,kur edhe ajo ka te njejtin mendim me akademiket sllave.
SOS

sillni gjakun e ri ne drejtim te shkences shqiptare.Zhdukini komunistat e enverit.Dija eshte arma me e forte edhe me e mencur e nje kombi.

Ne se Neritan Cekes nuk i behet vone c behet ne shkollimin e shqiptarve te maqedonis,ateher koha e tije ka mbaruar.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”