Ndoshta 2010 do ti gjeje shqiptaret larg dyerve te ambasadave duke kerkuar viza. Me pashaporten e shtetit shqiptar, ata do te mund te udhetojne lirshem ne vendet shengen. Ky eshte nje lajm shume i mire, qe pritet te behet realitet menjehere sa te plotesohen disa kushte minimale.
Shqipëria futet në listën Shengen, PE: Sapo të plotësohen kushtet, vizat
BRUKSEL- Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian ka vendosur sot të futë Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën në listën e bardhë të Shengenit, bashkë me tre vendet e tjera: Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni. Por ndërsa për këto tre vende është përcaktuar data 1 janar 2010, për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, data do të jepet kur të plotësohen kushtet e hartes së liberalizimit të vizave.
Komiteti i marrdhënieve me jashtë në Parlamentin Europian miraton kështu propozimin e raportueses Tanja Fajon, një anëtare e komitetit të cështjeve të drejtësisë dhe lirive civile.
Komiteti ka vendosur gjithashtu që të nisë dialogu me Kosovën për planin e liberalizimit të vizave, pa paragjykuar statusin e Kosovës. Parlamentarja sllovene Fajon ka shpjeguar në këtë komitet se mungesa e liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën i izolon këto vende. Në favor të këtij drafti votuan 51 vota pro dhe 8 kundër. Një tjetër votim i Parlamentit Europian do zhvillohet më 15 tetor.
Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon bëri rekomandimin për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjës në hartën e liberalizimeve duke kërkuar amendimin e Rregullit të Komisinit Evropian për vizat për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo argumentoi se këto dy vende, të cilat duhet të përmbushin standardet e nevojshme, të mos u nënshtrohen procedurave të gjata legjislative edhe njëherë, por ato të përfshihen në regjimin pa viza automatikisht sapo Komisioni të jetë i kënaqur se kanë plotësuar kushtet.
“Sa i përket Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës,përjashtimi nga kërkesat për vizë, duhet të zbatohen pa vonesë, menjëherë pas vlerësimit nga Komisioni që secili prej atyre vendeve i plotëson të gjitha standartet e përcaktuara në planin për liberalizimin e vizave " theksohet në draftin e eurodeputetes Fajon.
Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina u përjashtuan nga lista e vendeve që do të përfitojnë liberalizim vizash për shkak të mungesës së përparimit në kërkesat teknike.
(e.n/Balkanweb)
Zeus10 wrote:Ndoshta 2010 do ti gjeje shqiptaret larg dyerve te ambasadave duke kerkuar viza. Me pashaporten e shtetit shqiptar, ata do te mund te udhetojne lirshem ne vendet shengen. Ky eshte nje lajm shume i mire, qe pritet te behet realitet menjehere sa te plotesohen disa kushte minimale.
Shqipëria futet në listën Shengen, PE: Sapo të plotësohen kushtet, vizat
Pikerisht ketu ka qene gjithmone problemi dhe pika me kryesore, plotesimi i kushteve qe u ka percaktuar KE. Po te shikosh edhe dy gazetaret qe vune perpara raportin e tyre, per te na futur, nuk ishte sepse kishim arritur keto maja, por sepse donin qe mos te fillonin nga e para letrat e shume burokracira te tjera. Duket qe nga fillimi i 2011 mund te fillojne Shqiptaret dhe Boshjanket te levizin lirshem pa viza
Re: Nje lajm i shumepritur, shume shpejt pa viza.
Posted: Wed Oct 14, 2009 5:30 pm
by Sally
Raporti i KE-së, Rehn: Duhet shumë punë
Bruksel – Komsioni Evropian ka publikuar sot Raportin për Shqipërinë gjatë vitit 2009, duke theksuar se vendit i duhet ende shumë për të arritur standardet e kërkuara nga BE-ja.
Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oli Rehn ka publikuar pikat kryesore, në të cilën bazohet raporti.
Raporti thekson se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, përmbushën pjesën më të madhe angazhimeve, por ato nuk arritën standardet më të larta. Megjithatë, raporti thekson "Politizimi i numërimit të votave do të rishihet në zgjedhjet e ardhshme".
Për sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Rehn tha se është progres i dukshëm, por megjithatë ende shumë punë, duke veçuar pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike. komisionieri Rehn ka shprehur shqetësimin për situatën aktuale politike në vend, sipas të cilit është përkeqësuar, ndaj ai ka kërkuar bashkëpunim midisa palëve për të ç’tensionuar këtë situatë.
Sipas Rehn, kjo situatë ktheu mbrapsht shumë reforma të ndërmarra. Gjithashtu, raporti thekson se është bërë progres në reformën në drejtësi, por ende nuk janë plotësuar kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
"Duhet më shumë punë nga Shqipëria për menaxhimin e krizës ligjore për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin", thuhet në raport. Progres-raporti pritet t'i dorezohet kryeministrit shqiptar Sali Berisha nga ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan.
Re: Nje lajm i shumepritur, shume shpejt pa viza.
Posted: Wed Oct 14, 2009 5:39 pm
by Sally
Ca behet keshtu,pse sjemi ne aq te afte sa maqedonia te realizojm reformat e te shkojm ne BE,skemi asgje mangut perkundrazi vetem me shume mundesi.Por prostestimi dhe mosmarrja pjese e PS ne kuvend mesa duket do dal edhe ne raportin e vitit te ardhshem.Turp per ne e Turp per Edin qe po na zvarrit dhe luan rolin negativ edhe ne temat qe jane ne interes te POPULLIT. MJAFT BOJKTOI
MJAFT ZVARRITJA
Per interesat e tyre vetem e vetem per nje "karrige" nuk po marrin parasysh interesat e popullit, po dhe populli nuk e ka kuptuar akoma qe keto jane zvarritje?!
Pse i mbajn ison ketyre protestave?!
Re: Nje lajm i shumepritur, shume shpejt pa viza.
Posted: Wed Oct 14, 2009 7:32 pm
by alfeko sukaraku
Zeus10 wrote:Ndoshta 2010 do ti gjeje shqiptaret larg dyerve te ambasadave duke kerkuar viza. Me pashaporten e shtetit shqiptar, ata do te mund te udhetojne lirshem ne vendet shengen. Ky eshte nje lajm shume i mire, qe pritet te behet realitet menjehere sa te plotesohen disa kushte minimale.
Shqipëria futet në listën Shengen, PE: Sapo të plotësohen kushtet, vizat
BRUKSEL- Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian ka vendosur sot të futë Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën në listën e bardhë të Shengenit, bashkë me tre vendet e tjera: Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni. Por ndërsa për këto tre vende është përcaktuar data 1 janar 2010, për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, data do të jepet kur të plotësohen kushtet e hartes së liberalizimit të vizave.
Komiteti i marrdhënieve me jashtë në Parlamentin Europian miraton kështu propozimin e raportueses Tanja Fajon, një anëtare e komitetit të cështjeve të drejtësisë dhe lirive civile.
Komiteti ka vendosur gjithashtu që të nisë dialogu me Kosovën për planin e liberalizimit të vizave, pa paragjykuar statusin e Kosovës. Parlamentarja sllovene Fajon ka shpjeguar në këtë komitet se mungesa e liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën i izolon këto vende. Në favor të këtij drafti votuan 51 vota pro dhe 8 kundër. Një tjetër votim i Parlamentit Europian do zhvillohet më 15 tetor.
Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon bëri rekomandimin për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjës në hartën e liberalizimeve duke kërkuar amendimin e Rregullit të Komisinit Evropian për vizat për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo argumentoi se këto dy vende, të cilat duhet të përmbushin standardet e nevojshme, të mos u nënshtrohen procedurave të gjata legjislative edhe njëherë, por ato të përfshihen në regjimin pa viza automatikisht sapo Komisioni të jetë i kënaqur se kanë plotësuar kushtet.
“Sa i përket Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës,përjashtimi nga kërkesat për vizë, duhet të zbatohen pa vonesë, menjëherë pas vlerësimit nga Komisioni që secili prej atyre vendeve i plotëson të gjitha standartet e përcaktuara në planin për liberalizimin e vizave " theksohet në draftin e eurodeputetes Fajon.
Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina u përjashtuan nga lista e vendeve që do të përfitojnë liberalizim vizash për shkak të mungesës së përparimit në kërkesat teknike.
(e.n/Balkanweb)
ky duhet te jete ai gazetari i sal berishes tek portokaliia-diten e hyrjes ne nato.
Re: Nje lajm i shumepritur, shume shpejt pa viza.
Posted: Wed Oct 14, 2009 7:37 pm
by alfeko sukaraku
alfeko sukaraku wrote:

Zeus-lere te behemi me objektiv."HYRI"...ME "DO HYJE" ,JANE SHUME LARGE.Ju e kuptoni forte mire c do te thote "hyri" edhe c do te thote "do hyje" .Hyri eshte kur hyne,ndersa per "do hyje" ,nuk i dihet koha.
Per pak ,pas pak kohe,per njecik,jane shprehje qe nuk nenkuptojn kohen e sakte.Kohen e sakte e mori serbicka edhe ne se serbicka hyne para nesh ne evrope,kjo do te thote HUMBJE E RENDE KOMBETARE- po deshet kuptoheni.Neser Serbicka do greje doren kundra kosoves e shqiperis,ndersa ne do ngreme doren per ta mbajtur me "kembe".
As me shume as me pake HUMBJE E RENDE KOMBETARE.
Re: Nje lajm i shumepritur, shume shpejt pa viza.
Posted: Wed Oct 14, 2009 7:56 pm
by Zeus10
Une mendoj se per kete çeshtje fatkeqesisht Shqiperia nuk influencon dot, kjo eshte teresisht ne dore te europianeve, qe nuk e di per çfare arsye e tolerojne aq shume Serbine. Duke krahasuar Serbine me Shqiperine mund te them se Serbet kane nje shtet dhe nje administrate me te organizuar se Shqiperia, por kjo nuk eshte arsyeja pse ata po i kaperxejne fazat e futjes ne Europe pa pengesa, arsyen e vertete e gjej tek vazhdimesia e nje politike "te vjeter" europiane, qe luhet larg syve opinionit, ne te cilen perfshihet edhe ksenofobia ndaj vendeve myslimane, ku ne kemi fatin e keq te perfshihemi me paragjykim.
Re: Nje lajm i shumepritur, shume shpejt pa viza.
Posted: Wed Oct 14, 2009 8:44 pm
by alfeko sukaraku
Zeus10 wrote:Une mendoj se per kete çeshtje fatkeqesisht Shqiperia nuk influencon dot, kjo eshte teresisht ne dore te europianeve, qe nuk e di per çfare arsye e tolerojne aq shume Serbine. Duke krahasuar Serbine me Shqiperine mund te them se Serbet kane nje shtet dhe nje administrate me te organizuar se Shqiperia, por kjo nuk eshte arsyeja pse ata po i kaperxejne fazat e futjes ne Europe pa pengesa, arsyen e vertete e gjej tek vazhdimesia e nje politike "te vjeter" europiane, qe luhet larg syve opinionit, ne te cilen perfshihet edhe ksenofobia ndaj vendeve myslimane, ku ne kemi fatin e keq te perfshihemi me paragjykim.
Kjo eshta ana tjeter e monedhes,ndersa ana e pare e monedhes eshte fakti qe thote "c po bejme ne?"C po ben politika jone e jashteme?C po bejn qeverrit shqiptare per te ndertuar nje demokraci evropiane=vjedhje grabitje me mjeshteri edhe jo haptazi si ne shqiperi.Cili eshte zeri yne?Cilat jane mundesit tona per tju bashkuar familjes evropiane?Nuk e ka fajin talibanizme ,por edhe ne se do ta kishte fajin talibanizmi,ateher evropa duhet te zgjedhin mindis nazizmit edhe demokracis.Ne se evropa kerkon te bej nje kontinent te krishtere,ateher evropa ka problem te theksuar demokracie edhe si rrjedhoj ajo do i thyej turinjet shume shpejt.
Une nuk e besoj se evropa e bashkuar drejtohet nga papa i romes apo nga anastas janullato,por drejtohet nga politikanet qe fene e detyruan te heqin dore nga shkrimi mbi pashaport i qenies fetare te nje qytetari te evropes.
dipllomacia e jashtme shqiptare u keqmenaxhua nga sal berisha edhe ish ministrat e jashtem shqiptare qe nga momenti qe kerkuan kushte per pamvarsin e kosoves edhe pastaj "u lodhen" edhe ja mbathen te turperuar me brek nder shale.
Ardhja e Lul Bashes ne krye te dipllomacis se jashtem shqiptare ishte "akti kryeveper" i sal berishes.Me kujtohen mediat greke kur tre dite me radhe jepnin "figuren nr 1 te dipllomacis se jashtme shqiptare" te bente flert hapur me nje deputete para kamrave....flasim per nje bordello te ligjeruar miku ime,nuk flasim per dipllomaci llogjike.Lul basha e mori ministrin e jashtme sepse donte te gjente dashnore edhe jo ti sherbente kombit...si i thone "kur ke fituar me djersen e ballit disa miliona" nga rruga qe lidhe kombin,ateher te duhen edhe disa dashnore qe ti prishesh ato leke.
nejse nejse,jane shume faktore qe ndikojn ,edhe te gjithe faktoret bashke perbejn figuren e keqe te atdheut tone.
Re: Nje lajm i shumepritur, shume shpejt pa viza.
Posted: Wed Oct 14, 2009 8:54 pm
by Zeus10
Alfeko, te lutem mos e ul nivelin e diskutimit kaq shume. Njerezit jane te prirur te degjojne analiza interesante dhe jo biseda te rendomta kafenesh.
Re: Nje lajm i shumepritur, shume shpejt pa viza.
Posted: Wed Oct 14, 2009 9:11 pm
by alfeko sukaraku
Zeus10 wrote:Alfeko, te lutem mos e ul nivelin e diskutimit kaq shume. Njerezit jane te prirur te degjojne analiza interesante dhe jo biseda te rendomta kafenesh.
Zeus,nuk po e ule une,eshte i tille.Nuk jame as une fajtori edhe as ju nuk jeni fajtori qe 18 vjet demokraci edhe nuk kemi mundur te ndertojm strukturat demokratike.Ju duhet ta kuptoni forte mire se c do te thote te hyje serbia para shqiperis ne evrope ,edhe per kete ka fajtore edhe shkaketare.Per gafa te tilla si gafat qe permenda me larte kane rene qeverri e qeverri,ndersa ne shqiperi nuk do te dije kush.Niveli i dipllomacis sone eshte per tu qare edhe per tu qeshur.Faktet flasin vete.
A eshte fakte qe ministri i jashtem i shqiperis kerkoj kushte per pamvarsin e koseves edhe pastaj u largua i lodhur?
A eshte fakte qe ministri lul basha i bente flert para kamerave deputetes greke?Ateher ku jane "bisedate e rendomta te kefeneve ketu"?
Une mendoj se eshte me e drejt te njohim shkaqet e se keqes se sa te fajsojm evropen per lekuren tone te krishtere apo myslimane.
Demokracia nuk eshte veten bardhe e zi,por ka edhe gjyra.Une mendoj se "fshati i varfer po digjet" ne se hyne serbia para nesh ne evrope,edhe per kete ka fajtore edhe shkaqe.Cilet jane fajtoret? une edhe edukata ime e kafeneve ,jo.Ateher kush jane fajtoret qe serbia po dele mbi ne????
Re: Nje lajm i shumepritur, shume shpejt pa viza.
Posted: Thu Oct 15, 2009 8:55 am
by alfeko sukaraku
Zeus10 wrote:Alfeko, te lutem mos e ul nivelin e diskutimit kaq shume. Njerezit jane te prirur te degjojne analiza interesante dhe jo biseda te rendomta kafenesh.
ja te kritikoj edhe pak me shume une ty ,me qe e di qe nuk do me gjykosh me baze "momentin".Lol ,mos me perjashto se nuk kthehem me une
Ke ndertuar nje pune te mbrekullueshme ne kete forum qe po rritet dita me diten.Mundohesh qe te mos ta besh bajate edhe ta ruash nivelin e larte shkencore-me aq sa mundemi ne nje forum.Por kjo nuk do te thote qe duhet patjeter ti themi faleminderit atyre qe na perdhunojn.Ne aspektin politik ne duhet te jemi gjithmon kritikues edhe me te ashper,sepse fatet e kombit drejtohen nga politikanet,por kur politikanet nuk e ndjejn pergjejsin ndaj kombit ,ateher kritika do bjere rende mbi ta.Ashtu sikurse e ke vene re ,une nuk po mbaj njeanshmeri ne forum,por po e kritikoj ashper edhe Nanon edhe Ramen edhe yllin e kombit sal berishen.
Ne kete jutub qe pason po po te paraqes nje "bisede kafenesh",vetem se kjo "bisede kafenesh" eshte e shkruajtur nga pena me e ndritur e kombit : At Gjergj Fishta.
Per mua personalisht ,hyrja e serbis ne evrope me pare se shqiperia ,do te thote PLAGE E RENDE KOMBETARE,edhe per kete plage ka shkaktare, te cilet nuk jam as une as ju edhe as niveli ime i ulet kafenesh ..(bo booooo c te bera )
ja ta degjojm pak biseden e kafenes se At Gjergj Fishtes:
nuk thame ta kthejme ne kafenio,por nuk munde perdorim fjalore llogjike "kur fshati digjet e kurva krihet"
Re: Nje lajm i shumepritur, shume shpejt pa viza.
Posted: Thu Oct 15, 2009 5:29 pm
by Sally
Raporti i BE-së për Shqipërinë
Raporti i Komisionit Evropian për përparimin e vendeve të Ballkanit Perendimor thotë për Shqipërinë se ajo ka bërë përparim të mirë në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, por ende nuk i ka përmbushur të gjitha standartet e kërkuara. Ndonëse ky vlerësim i takon çështjes së liberalizimit të vizave, duket se në thelb është dhe përmbajtja e raportit të Komisionit Evropian të bërë publik në Bruksel nga komisioneri i BE-së për zgjerimin Olli Rehn.
Ai rekomandon përpjekje të mëtejshme veçanërisht në fushën e pajisjes dhe shpërndarjes së pasaportave biometrike, menaxhimi i kufijve dhe emigracionit si dhe përmirësimin e kuadrit institucional për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, temës më të nxehtë të debatit në Shqipëri, raporti mbështetet në vlerësimin e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), sipas të cilës këto zgjedhje "përmbushën shumë nga angazhimet e OSBE-së, por nuk arritën mundësitë e Shqipërisë për standardet më të larta".
Shqetësimet
Një ndër nënvizimet e raportit është debati politik në Shqipëri. Ai veren se kultura e dialogut mes partive kryesore politike u përkeqësua para zgjedhjeve, çka “ka penguar përparimin e reformave në fusha kyçe, siç është ai në sistemin gjyqësor”.
Raporti sugjeron se “në përgjithësi, dialogu politik, një përparësi kyçe e Partneritetit Evropian, ka nevojë të kthehet në rrugën e duhur”.
Raporti i Komisionit Evropian vend të veçantë u kushton çështjeve tashmë të njohura për progresin e Shqipërisë, sikurse është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe reforma gjyqësore.
Ndërsa vlerësohet se ato mbeten përparësi të qeverisë, në raport nënvizohet se marrëdhëniet midis institucioneve shtetërore vazhdojnë të veshtirësohen herë pas here.
Raporti shënon shqetësimet e ngritura për një “tendencë nga ekzekutivi që të ushtrojë kontroll mbi institucionet e pavarura”.
Gjithnjë në këtë konteks, raporti i referohet veçmas çështjes së Tragjedisë së Gërdecit.
“29 padi, duke përfshirë edhe atë të ish-Ministrit të Mbrojtjes, janë dërguar në Gjykatën e Lartë, por Gjyqi është shtyrë disa herë për arsye procedurale dhe Gjykata e Lartë vendosi në shtator të pezullojë rastin kundër ish-ministri i mbrojtjes Mediu, bazuar mbi imunitetin e tij si anëtar i Parlamentit,” shkruhet në raportin e Komisionit.
Raporti sugjeron që “për të siguruar besueshmërinë në luftën kundër korrupsionit, një proces të drejtë dhe transparent, është e nevojshme të dënohen të gjithë personat përgjegjës, pavarësisht nga pozita e tyre”.
Një çështje me interes në raport vlerësohet transparenca dhe financimi i partive, por konstatohet se nuk ka mekanizmat e duhur për të hetuar deklarimet e tyre.
Në këtë këndvështrim raporti ndalet tek çështjet e korrupsionit dhe ndëshkimit të tij.
Raporti vlerëson së Shqipëria ka vazhduar të shikojë luftën kundër korrupsionit si një përparësi kyçe të Partneritetit Evropian, por shton se "korrupsioni është i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem veçanërisht serioz".
Një ndër thekset e këtij dokumenti është dhe çështja e pronave në Shqipëri, ku vlerësohet se ka patur “pak përparim në konsolidimin e të drejtave pronësore”.
Çështjet e pazgjidhura ligjore në lidhje me kompensimin e ish-pronarëve vazhdojë të pengojnë përparimin, shënon nder të tjera raporti, duke sugjeruar se “përpjekje të konsiderueshme të mëtejshme janë të nevojshme në lidhje me regjistrimin e parë të pasurisë së patundshme, kthimin e pronave, dhe kompensimin dhe legalizimin e ndërtimeve informale."
"Miratimi i një strategjie gjithëpërfshirëse të shoqëruar nga një plan i veprimit do të jetë kyç në këtë fushë” thuhet në raport.
Media
Përsa i përket lirisë së shprehjes, në raportin e Komisionit Evropian vlerësohet se gazetaria hetuese ka kontribuar në raportimin e praktikave korruptive, por ndërkohë vërehet se organet egzekutive kanë ushtruar presion, kryesisht financiar, por edhe me veprim selektiv ndaj operatorëve të medias.
“Disa media u nxorrën nga zyrat e tyre në pronësi nga qeveria” përmendet në raport.
Lidhur me politikat editoriale në median shqiptare, raporti nënvizon se “biznesi dhe interesat politike vazhdojnë të ndikojnë në mediat e pavarura, në aspektin e pavarësisë editoriale dhe kapaciteteve profesionale”.
Raporti i referohet veçanërisht mbulimit mediatik të fushatës zgjedhore, i cili sipas tij “ishte shpesh i paragjykuar”.
Duke ju referuar vlerësimeve të OSBE / ODIHR-it, raporti shënon se “monitorimi i mediave tregon se gjatë periudhës zyrtare të fushatës mbulimi i partive kryesore ishte i balancuar".
Megjithatë raporti vë në dukje se të gjitha subjektet transmetuese treguan një paragjykim ndaj PD-së ose PS-së.
“Transmetuesit e shërbimit publik nuk kanë garantuar plotësisht kohën e transmetimit të barabartë për të gjitha partitë politike” vëren me tej raporti.
Raportin e plote te BE-se per Shqipererin mund ta lexoni ketu:
Re: Nje lajm i shumepritur, shume shpejt pa viza.
Posted: Sun Oct 18, 2009 9:54 am
by Sally
Topi: Vizat, BE nuk e ka trajtuar njësoj Ballkanin
Kreu i shtetit, Bamir Topi në një intervistë për gazetën sllovene "Dnevnik", flet për anëtarësimin në BE, liberalizimin e vizave, marrëdhëniet me fqinjët, koalicionin qeveritar dhe bojkotin e opozitës. Topi prek problemet kryesore të vendit, korrupsionin dhe reformën në gjyqësor dhe kërkon që BE ta trajtojë Ballkanin jo në mënyrë të diferencuar. Për shqyrtimin e kërkesës për anëtarësim, Topi deklaron se ka vetëm vonesë teknike.
Dnevnik: Në fillim të prillit të këtij viti ka filluar marrëveshja e Stabilizim Asociimit me BE-në, Shqipëria më 28 prill zyrtarisht ka dërguar lutjen për anëtarësim në integrim. Po ashtu në këto ditë Komisioni Evropian përsëri nuk ka marrë parasysh lutjen e Shqipërisë për anëtarësim në BE, që dmth. se vendimi sipas të gjitha gjasave është shtyrë për një muaj. Si e komentoni këtë vendim të Komisionit Evropian. Kur prisni se do të fillojnë dhe të përfundojnë negociatat me BE-në dhe të hyjë në integrime?
Presidenti Topi: Unë besoj që nuk ka çështje politike. Nuk ka çështje mosbesimi, ka vetëm çështje teknikaliteti që kanë të bëjnë edhe me situatat e formatimit të strukturave që dalin nga zgjedhjet parlamentare të disa vendeve të Evropës, sikurse është rikonfigurimi i parlamentit gjerman.
Ne praktikisht jemi në një rrugë të mbarë dhe kemi detyra për të realizuar. Një nga mbështetjet e forta që kemi gëzuar, ka qenë mbështetja sllovene, gjë që unë kam patur rastin ta shpreh sot. Kështu që në ditët që do të vinë dhe hapat e tjerë janë sinjifikativë.
Dnevnik: Cilat janë vërejtjet e BE-së për Shqipërinë sa i përket përafrimit me rendin ekonomik dhe juridik të BE-së?
Presidenti Topi: Besoj që raportet kanë edhe lëvdata, por kanë edhe kritika, ndryshe do të ishim vend i Bashkimit Evropian. E rëndësishme është që të dominojë sensi i lëvdatës për hapat e bërë. Natyrisht që ka kërkesa për rritje të kohezionit politik, një rritje të intensitetit të dialogut, për vazhdimin e reformave në fusha të ndryshme: politike, ekonomike, juridike. Dhe një nga kërkesat është që të bëhet një luftë pa kompromis kundër korrupsionit, i cili ende është i pranishëm.
Ka përparim të ndjeshëm, por ende ka për të bërë. Kërkohet një reformim i sistemit gjyqësor, vazhdim i reformimit dhe besoj që kjo krijon kushtet për nota më pozitive.
Dnevnik: Si mendoni të ballafaqoheni me korrupsion dhe me pastrimin e parave që janë dy prej vërejtjeve më të mëdha të BE-së?
Presidenti Topi: Këto janë vërejtje që kërkojnë patjetër një konsolidim të institucioneve specifike, që merren me luftën kundër krimit të organizuar, kundër krimit të pastrimit të parave. Unë mendoj që Shqipëria ka bërë një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar. Shumë banda kriminale sot janë para drejtësisë. Kjo betejë është e përditshme.
Dnevnik: Kur pritni që do të vlejë edhe për Shqipërinë liberalizimi i vizave? A është e mundur që të ndodhë deri në fund të vitit të ardhshëm? Si dhe në çfarë mënyre do të parandalojë Shqipëria ikjen jolegale për në perëndim?
President Topi: Ne shpresojmë që do të ketë një qëndrim të unifikuar të Bashkimit Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit, sepse deri tani ka patur një trajtim disi të diferencuar. Shpresojmë që Bashkimi Evropian do ta marrë në konsideratë që janë vende që kanë shumë ngjashmëri në trajtimin e problemeve.
Unë mendoj që do të ishte mirë që gjërat të vinin sa më shpejt. Ne shpresojmë që viti 2010 do të jetë shumë i rëndësishëm për liberalizimin e vizave. Kjo është së paku ideja e institucioneve, por edhe pritshmëria e publikut. Gjithsesi kjo qëndron në duart e Bashkimit Evropian.
Dnevnik: Shqipëria pas disa peripecish ka konfiguruar Qeverinë e re. A funksionon ajo normalisht dhe cilat janë masat e para të saj? A do të lejojë shteti që opozita të numërojë sërish votat e zgjedhjeve të qershorit?
Presidenti Topi: Unë mendoj që stabiliteti i institucioneve të Shqipërisë është i dukshëm. Vërtet ka një koalicion të ri qeverisës, por në thelb ky është një vazhdim i qeverisjes së mëparshme, sepse pjesa më e madhe mbulohet nga ministra të Partisë Demokratike dhe Kryeministri është po ai që ka qenë.
Vërtet ka probleme të debatit politik me pozitën. Unë nuk mendoj që këto probleme zgjidhen me institucione të tjera, por zgjidhen vetëm me vullnet politik të partive që janë në proces. Ky debat është ende në vazhdim. Nuk mund të bëjmë ndonjë parashikim, por shpresoj që gjithçka të kthehet në dialog normal!
Dnevnik: Si janë marrëdhëniet momentale në mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe si ka ndikuar në këto marrëdhënie pavarësimi i Kosovës?
Presidenti Topi: Unë besoj që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë kanë një kontekst specifik. Patjetër që dy vendet tona ndër vite kanë pasur objeksione dhe rrugë të ndryshme. Shqipëria prej vitesh është çliruar nga izolimi, një izolim, i cili i ka kushtuar shumë Shqipërisë në dekada. Kështu që në fillim të viteve nëntëdhjetë Shqipëria iu fut një rruge tjetër të daljes nga izolimi dhe integrimit në familjen euroatlantike, të konsolidimit, të daljes nga varfëria ekonomike dhe forcimit të shtetit të së drejtës.
Unë nuk dëshiroj të komentoj rrugën që ka ndjekur Serbia, sepse kjo tashmë njihet, por realiteti i ditëve të sotme ofron relativisht një tjetër panoramë. Shqipëria sot, ndryshe nga vite më parë, ka një rol të qartë interlokutor në Ballkan. Ky është një rol që i njihet edhe nga partnerët ndërkombëtarë për të forcuar dialogun politik me të gjitha shtetet e rajonit. Nga ky lloj dialogu nuk përjashtohet as Serbia. Pra parimet janë të qarta: të funksionimit të marrëdhënieve të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit sipas interesave të dy vendeve.
Ju bëtë një pyetje sesi e kanë influencuar Kosovën këto marrëdhënie. Padyshim që kanë qenë influente. Kosova ka qenë dhe mbetet një çështje sensitive në Ballkan. Tjetër është këndvështrimi që ka patur dhe ka Shqipëria për Kosovën dhe tjetër këndvështrim ka patur dhe ka Serbia. Ende një Serbi ku mbizotëron një frymë, e cila e konsideron Kosovën thjesht si pjesë të Serbisë së Madhe. Shqipëria e konsideron Kosovën një shtet multietnik, me të drejta si çdo vend tjetër që ka shtetin, kushtetutën dhe kufijtë e vet administrativë. Shqipëria ka të njëjtin këndvështrim si pjesa dërrmuese e vendeve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Serbia bën shumë retorikë nacionaliste lidhur me Kosovën. Ne e shohim të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës në familjen evropiane, ndërsa politika Serbe më rezulton të ketë një objeksion të tillë lidhur me Kosovën. Ata mendojnë thjesht që Kosova duhet të jetë pjesë e Serbisë.
Përfundimisht mendimi që unë kam është që realiteti i ri i Kosovës është i pakthyeshëm. Edhe Shqipëria, edhe Serbia, edhe Kosova janë shtete sovrane që duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për klimë bashkëpunimi, për një tjetër situatë në rajon dhe për integrim në familjen euroatlantike.
Dnevnik: Kosova është fabulë e papërfunduar dhe për këtë e rrezikshme për destablizim të Ballkanit. Sipas mendimit të Tiranës, çka mund të bëjë bashkësia ndërkombëtare dhe më konkretisht BE-ja?
Presidenti Topi: Unë kam mendim tjetër pasi ndryshe nga ç'kanë menduar skeptikët, qysh nga momenti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe në shkurtin e vitit 2010 mbushen dy vjet, të gjithë ne konstatojmë se Kosova ka influencuar në rritjen e stabilitetit ballkanik. Situata në Kosovë dhe rreth saj vjen duke u përmirësuar dhe jo duke u përkeqësuar. Dhe nëse do të flisnim për tendenca, atëherë kjo është një tendencë shumë pozitive. Jam i bindur që edhe perspektiva do të jetë akoma edhe më pozitive. Shqipëria dhe Bashkimi Evropian kanë të njëjtin këndvështrim për stabilitetin në Ballkan dhe në Kosovë.
Dnevnik: Në Kosovë ende nuk është shuar ideja për bashkim me Shqipërinë, për të cilën gjë Beogradi është mjaft i ndjeshëm. Çfarë mesazhi u dërgoni atyre që e përmbajnë atë ide në Kosovë, dhe a keni ndjenjë se ato ide shpien në destabilizim të tërë rajonit?
Presidenti Topi: Sikurse ndodh në spektrin politik, edhe shoqëria është shumë komplekse. Mund të ketë mendime nga më të ndryshmet. Ka dëshira, ka aspirata. E rëndësishme është që të gjykoni politikën e institucioneve shtetërore. Politika e institucioneve të Shqipërisë dhe politika e institucioneve të Kosovës respekton në mënyrë reciproke sovranitetin e vendeve respektive. Ne vërtet jemi shumë të ndjeshëm, sepse pjesa dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë në Kosovë. Kjo vetëm do të ndihmojë në forcimin e raporteve të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe këto dy vende do të bashkohen në Bruksel. Aty do të bashkohen të gjitha vendet e Ballkanit. Dhe është një referencë shumë e qartë. Çdo gjë tjetër është hap prapa. Është kthim në konflikte, në tensione ndëretnike. Këtu rikthehemi në pyetjen tjetër që Bashkimi Evropian është influent në këto marrëdhënie edhe nëpërmjet misionit EULEX.
Dnevnik: Si i vlerësoni marrëveshjet të cilat Beogradi i nënshkruan me misionin e Eulexit në Kosovë, siç është marrëveshja për bashkëpunim me policinë serbe e që e kanë shqetësuar dukshëm qeverinë e atjeshme?
Presidenti Topi:Unë mendoj që këtu është çështja e një stabiliteti të shoqërisë dhe institucioneve të Kosovës. Mendoj që tashmë ato e kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Bashkimin Evropian. Një gjë është e sigurtë, sikurse thashë që integriteti i Kosovës është i pacënueshëm. Gjë që garantohet nga korniza kushtetuese dhe nga politika e Bashkimit Evropian.
***********************
Ne fillim te javes se kaluar në Parlametin Europian, kërkesa e eurodeputetes sllovene Tanja Fajon për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjes në listën e shengenit është shoqëruar me debate dhe vetë KE kërkon përmbushjen e kushteve. Nje dite me pas kreu i diplomacisë se Tiranes Ilir Meta garanton se lëvizja e lirë do të bëhet, sipas tij 'brenda afateve të përcaktuara'.
dhe se 'ministria ka dorëzuar raportin e dytë për liberalizimin e vizave
Re: Nje lajm i shumepritur, shume shpejt pa viza.
Posted: Tue Oct 20, 2009 5:57 pm
by Sally
Komisioni i PE-së: Shqipëria dhe Bosnja pa viza
Strasburg – Është miratuar mbrëmë nga komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punë të Brendshme raporti i eurodeputetes sllovene Tanja Fajon për liberalizimin e vizave.
Ky komision mbështet edhe pjesën e raportit që ka të bëjë me liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjës e hercegovinës.
Komisioni i bëri thirrje Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës që të realizojne reformat e nevojshme për tu kualifikuar në programin e heqjes së vizave. Më 6 tetor raportin për liberalizimin e vizave e miratoi edhe Komiteti për Politikë të Jashtme të PE-së.
Vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia do të përfitojnë nga procesi i liberalizimit të vizave në janar të vitit 2010, proces nga i cili mbetën jashtë vetëm dy shtete ballkanike si Shqipëria dhe Bosnja.
Por nëse të gjitha këto vende, tashmë e kanë nisur rrugën ose e kanë përfunduar në këtë proces, Kosova mbetet shteti i vetëm, për të cilën ende nuk është ndërmarrë një hap me rëndësi. Megjithatë, Parlamenti Evropian ka bërë të ditur se procesi do të vijojë edhe për këtë shtet.
Re: Nje lajm i shumepritur, shume shpejt pa viza.
Posted: Tue Oct 20, 2009 6:41 pm
by alfeko sukaraku
Sally wrote:

Sally
ma bene pak me te qarte kete????eshte miratuar apo nuk eshte miratuar?do hyje apo nuk do hyje?kur do hyje?
ne fillim thoni u miratua!!Cu miratua? edhe ne se u "miratua" ashtu sikurse thoni,atehere perse nuk hyjme ne janar?