"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#46

Post by alfeko sukaraku » Wed Jan 27, 2010 8:25 pm

Arta wrote:
Arta wrote:



-haha- -haha-

oh zote oh zote perse na ke denuar kaq shume!

po nuk u bem te gjithe "sharlataner" sala do na shesin edhe shtepit ndonje dite.Po tani??Ore si nuk ka pak cipe ky i tralalalaja?
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#47

Post by Arta » Wed Jan 27, 2010 11:15 pm


Athina zyrtare ka reaguar pasditen e sotme ndaj vendimit te Gjykates Kushtetuese te Shqiperise, qe anulon marreveshjen kufitare me Greqine, duke deklaruar se eshte shume e shqetesuar.

Numri dy i diplomacise greke, Dimitris Drucas ka deklaruar se do te kerkoje sqarime nga qeveria shqiptare per kete vendim.

“Ky eshte nje zhvillim qe nuk na ben te lidhur. Jemi te shqetesuar per kete situate dhe ne pritje te sqarimeve te ketij vendimi. Ne nuk mund te komentojme vendimet e gjykatave, por presim nga pala shqiptare qe te vendose nje zgjidhje te ceshtjes”, ka pohuar Drucas.

Ai ka shtuar me tej se do te takohem qe sot ne Londer me homologun shqiptar Ilir Meta per daljen nga kjo situate.
Kufiri detar, PS: Berisha tu kerkoje falje shqiptareve

TIRANE- Partia Socialiste reagon ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi mbrëmë me votim unanim 9-0, marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë.

PS i kërkon kryeministrit tu kërkojë falje shqiptarëve për marrëveshjen e cila, sipas saj “nuk ka respektuar as kushtetutën, po as parimet e fqinjësisë së mirë.”

“ Vendimi i djeshëm i kushtetueses flet për një pushtet të verbër, që për të shtatëmbëdhjetën herë kapet nga drejtësia në shkelje të Kushtetutës dhe për një kryeministër të marrë që shtatëmbëdhjetë herë rresht është zënë me presh në duar kundër interesave të vendit e kundër çdo parimi demokratik.”- reagoi në një prononcim për shtyp nga selia rozë deputetja Shegushe Ligori.

Sipas PS vendimi i Kushtetueses është një arsye më shumë për të larguar me protesta Berishën nga qeveria, kredencialet e të cilit në raport me Kushtetutën e Republikës kanë rënë.

“Shtatëmbëdhjetë shkeljet e provuara nga gjykata nuk janë për fat të keq të gjitha shkeljet që Sali Berisha i ka bërë kushtetutës dhe sot ka një arsye më shumë për ta larguar me protesta këtë pengmarrës të Shqipërisë nga detyra që nuk e kryen dot përveçse duke shkelur interesat e vendit e të popullit të tij.”- tha Ligori.

“Gazeta Shqiptare” së bashku me TVNEWS24 e BalkanWeb denoncuan shkeljen qe i behet territorit shqiptar nga marreveshja mes dy qeverive që në momentin e firmosje së kësaj marrëveshjeje.
(s.g/BalkanWeb)
Pëllumb Xhufi: U denoncuan trafikantët e kufijve në pushtet

TIRANE-Lajmi padyshim më gëzon shumë dhe ajo ç’ka më vjen më së pari në mend në këtë moment, është një mirënjohje për të gjithë ata që u angazhuan për të denoncuar këtë marrëveshje, duke u vënë shpesh edhe në zjarrin e presioneve e të sharjeve rrugaçërore nga trafikantët e kufijve në pushtet. Kam parasysh në radhë të parë gazetarët e rinj e kurajozë Tedi Blushi, Artan Hoxha e Denis Minga të “Gazetës Shqiptare” e ‘News 24’. Kam parasysh specialistë kompetentë e atdhetarë, të hedhur në udhë të madhe nga qeveria e antishqiptarëve, kam parasysh kolonel Besnik Bakiun, komandant Vladimir Bejën, kolonel Myslim Pashaj, Prof. Arben Puton, Prof. Sabit Brokaj, kolegun Preç Zogaj e ndonjë tjetër. I duhet njohur merita e madhe PS, kryetarit Edi Rama dhe gjithë atyre djemve e vajzave të reja të kësaj partie, që i dhanë luftës për denoncimin e kësaj marrëveshje tradhtare një dimension e një perspektivë të re, duke e çuar atë në Gjykatën Kushtetuese. Vetë Gjykata Kushtetuese, me trajtimin e ftohtë e të përgjegjshëm të kësaj çështje aq të koklavitur e plot implikime sa juridike aq edhe politike, na tregoi se në këtë vend ku drejtësia është i akuzuari i ditës, ekziston megjithatë një qelizë bazike e gjithë sistemit juridik e shtetëror, që funksionon me profesionalizëm e integritet, dhe kjo është pikërisht Gjykata Kushtetuese dhe anëtarët e saj të nderuar. Por, nga ana tjetër, kjo histori na ndihmoi të gjithëve të shohim në gjithë errësirën e mjerimin e vet gjithë shpurën e atyre që tentuan të dëmtojnë edhe njëherë interesat e vendit, duke i nxjerrë ato në pazarin e sendeve të pista. Në gjykimin tim, ditën kur Gjykata Kushtetuese do të shpallë vendimin e saj, Prokuroria e Përgjithshme duhet të hapë padi penale ndaj të gjithë atyre që tentuan të cenojnë rëndë integritetin territorial të vendit, duke kaluar kontrabandë këtë marrëveshje antishqiptare, duke filluar nga Kryeministri e duke përfunduar tek Kryenegociatori enigmatik, gjeneral Gërveni.
Kufijtë me Greqinë, ja pasuria e negociatorëve

Tedi Blushi

Anëtarët e ekipit negociator të palës shqiptare që nënshkruan marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, rezultojnë ndër zyrtarët më të pasur të shtetit shqiptar. Në formularin e tij të pasurisë, kryenegociatori Ferit Hoxha, aktualisht ambasador i Shqipërisë në OKB, deklaron se është pronar i dy apartamenteve banimi, njëri me sipërfaqe 70 m2, që i ka kostuar 0.8 milionë lekë dhe tjetri me sipërfaqe 171 m2, për blerjen e të cilit ka paguar një shumë prej 135 mijë eurosh. Hoxha sqaron se të ardhurat e tij familjare janë paga në vlerën 1.529.850 lekë, të ardhura nga aktiviteti personal prej 2850 eurosh, si edhe paga e bashkëshortes me vlerë 900.000 lekë. Ai sqaron gjithashtu se pjesëtarëve të familjes së tij u janë bërë dhurata që në vlerë totale kapin shumën 3500 euro, por nuk specifikon nëse këto dhurata janë para të dhëna cash apo sende të kushtueshme.

Turdiu
Drejtori i Çështjeve Juridike Ndërkombëtare dhe Konsullore në Ministrinë e Jashtme, Gazmend Turdiu është padyshim zyrtari më i pasur në listën e ekipit negociator që bisedoi me palën greke ndarjen e kufirit detar mes dy shteteve. Konkretisht, ai sqaron se zotëron 1/72 të një trualli ndërtimi në Tiranë me sipërfaqe 2100 m2, të njëjtën pjesë në një tjetër truall me sipërfaqe 28.500 m2 dhe gjithashtu 1/72 të një kullote në Sauk me sipërfaqe 210.000 m2. Ai deklaron se është pronar i dy apartamenteve në Tiranë; njëri me sipërfaqe 124 m2, vlera e të cilit është 100 mijë euro dhe tjetri me sipërfaqe 154 m2, për blerjen e të cilit ka paguar 11.600.000 lekë. Turdiu sqaron se tek "Tirana Bank", rreth 1 vit e gjysmë më parë është hapur një llogari bankare në emrin e tij, ku janë depozituar 177.500 euro, por që sikundër pretendon, nuk i përkasin atij. "Meqenëse kam prokurorë nga familja për ndjekjen e interesave private, paratë e shitjes së dy trojeve pas Pallatit të Kulturës, z.Besnik Sula, "Taivan" sh.p.k me nga 34 m2 dhe 64 m2, gjithsej 177.500 euro, janë derdhur në një llogari të hapur në emrin tim, prej nga çdo bashkëpronar ka marrë pjesën që i takon. Pjesa që më takon mua është 7.100 euro", - pretendon ai.

Muço
Drejtori i Shërbimeve Operacionale në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, kryekomisari Krenar Muço, i cili ka qenë përfaqësues i Ministrisë së Brendshme në ekipin negociator, figuron pronar i dy apartamenteve banimi, njëri me sipërfaqe 60 m2, që ndodhet në Sarandë dhe që sikundër pretendon, e ka blerë me shumën qesharake prej 15.000 lekësh. Ndërsa apartamentin e dytë me sipërfaqe banimi 97 m2, ai e ka blerë në Tiranë me një vlerë prej 3 milionë lekësh.

Po keta negociatoret, do ti kapi ligji Antimafja??? :lol: A u rente nje damlla ishalla, me gjithe ata qe u vijne nga mbas. :roll:
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#48

Post by Arta » Wed Jan 27, 2010 11:17 pm

alfeko sukaraku wrote:
-haha- -haha-

oh zote oh zote perse na ke denuar kaq shume!

po nuk u bem te gjithe "sharlataner" sala do na shesin edhe shtepit ndonje dite.Po tani??Ore si nuk ka pak cipe ky i tralalalaja?
Ehh po kot nuk thone alfeko, "i shari te shan", edhe te hedh ato te tijat!

Berisha dhe shpurra e tij tradhetare kane qene jane, dhe do te jene gjithmone ata qe kane shitur dhe do e shesin Shqiperine per perfitimet e tyre personale. Kufiri i tyre nuk eshte atdheu, por vetem deri tek pronat e tyre dhe kete e ka treguar historia brez pas brezi dhe po e tregon perseri para syve tane, tradhetine qe akoma e vazhdon edhe nga fara e tyre.


Po te citoj dike, dhe ka bere nje pershkrim shume te mire, edhe kafsha ben me teper per teritorin e tij, Berisha nuk krahasohet as me kafshet se kafsha eshte besnike.

Marëveshja detare u bë në mungesë të plotë të transparencës larg mediave vizive dhe të shkruar. Nuk bëri asgjë publike por e mbajti të fshehtë.Fshehja me qëllim e fakteve i shërben drejtësisë apo krimit? Qeveria Berisha propozoi më 2007 për ndryshimin e kufive detarë dhe më 24 janar 2008 me anë 86 deputetëve shfuqizoi ligjin për kufirin detar? Zotërinjë qveritaë nga ju erdhi urdhri për të shfuqizuar ligjin që përcaktonte kufirin detar e kërkonin interesat e Shqipërisë apo Greqisë? A i shte i përshtatshëm numuri i deputetëve 86 për të shfuqizuar më 24 janar 2008 kufirin detar? Edhe kafsha që është kafshë e ruan teritorin e sajë dhe nuk lejon kafshë të tjera të futen në teritorin e sajë jo më njeriu Atdheun e tijë. Po ky kryeministër jonë Sali Berisha që shet atdheun e tijë çfarë mund ti themi ky se meriton të jetë as kfshë.Po të pranojmë se greqia do ti kishte të sajat 354.4km2 hapsirë detare a do ti shkonte ndërmënd të bënte marrëveshje me shqipërinë?Qeveria Shqiptare i shet qeverisë greke 354.4km2 hapsirë detare cënon me qëllim interesat e kombit Shqiptar. Cili është prioriteti i qeverisë shqiptare të mbrojë teritorin Shqiptar apo të shesi 354.4km2 hapsirë detare pjesë të teritorit shqiptar ?Kushi bën këto veprime ata që duan Shqipërinë apo ata që nuk e duan shipërinë ?Çarë mund të bëjë armik i popullit më tepër se kaq? A duhet të besojmë fjalët e bukura në TV të Sali Berishës apo veprimtarinë armiqsore të Sali Berishës?Çarë mund të bëjë ARMIK I POPULLIT më tepër se kaq?
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#49

Post by alfeko sukaraku » Thu Jan 28, 2010 7:22 pm

lona..vreje pak thelbin.

jam i zhgenjyer nga vendimi i gjykates shqiptare.........greqia vazhdon te mebshtesin procesin e hyrjes ne evrope me 2014

u hapen depot lol , o burra te marrim ndonje kallashnikov.na kan gjetur nje cope vendi pa force demokratike me nje qeverri me penevreket neper shale edhe po kerkojn te perfitojn sa me shume..shkolla sa te duan..ne kulture ata bejn komand..kisha e manastire sa te duash...tani duan kufinj edhe "grekezimin" me ane te krishterimit.

jane memeca per ceshtjen came..denojn mesuesen perse ju meson femijve shqip..asnje fjale per lirit e arvanitve ..uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu mos u fryft kurre fara e qelbur ortodokse.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#50

Post by Arta » Thu Jan 28, 2010 8:29 pm




Tradhetari Sali Berisha edhe njehere po tregon fytyren e tij, duke hedhur qente e Greqise qe ai donte tu jepte kufinjte tane kundra atyre qe e mbrojten. Nuk del dot Saliu as tu kerkoj falje popullit shqiptar per keto turpe qe po ben.
Vetem nje dite pas rrezimit prej Gjykates Kushtetuese te marreveshjes per percaktimin e vijes detare midis Greqise dhe Shqiperise, ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis akuzon haptas liderin e opozites shqiptare Edi Rama, per prishjen e kesaj marreveshjeje.

Ne nje deklarate per shtyp, e shperndare mbasditen e se enjtes nga zyra e ish-ministres Bakojani, hidhen akuza te forta lidhur me perdorimin qe i eshte bere kesaj marreveshjeje prej klaneve politike ne dy vendet.

“Se pari shpreh keqardhjen per anulimin prej gjykates shqiptare te kesaj marreveshjeje. Une akuzoj qeverine e re greke te Pasok, qe nuk e dergoi marreveshjen per ratifikim ne Parlament, pasi ajo ishte shume e rendesishme per Greqine. Madje, gjate kohes qe une drejtoja Ministrine e Jashtme, u mundova ta perfundoja ate sa me shpejt te ishte e mundur. Kjo marreveshje duhej te dergohej ne Parlamentin grek qe javen e pare qe ai u hap, me qellim krijimin e nje atmosfere pozitive, e cila do te pengonte kete fund aspak te kendshem”, eshte shprehur Bakojanis.

Sipas saj, vendimi i Gjykates Kushtetuese te Shqiperise eshte nxitur nga ekstremistet shqiptare, me te cilet eshte bashkuar kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise, Edi Rama.

“Se dyti, anulimin e marreveshjes e kerkuan grupime ekstremiste ne Shqiperi, ndaj pergjegjesia e Partise Socialiste te Shqiperise eshte se lideri i saj Edi Rama u bashkua me keto forca. Madje, ai e deklaroi kontestin e tij qe prej dates 15 tetor te vitit te kaluar. Me vjen keq qe partia simoter e Pasok nuk mundi te kaloje stereotipet dhe te bjere dakord me kete marreveshje”, ka nenvizuar Bakojanis.

Ish-shefja e diplomacise greke shton me tej se pergjegjesi per anulimin e marreveshjes ka edhe Pasok, e cila nuk i paraqiti pales shqiptare perfitimet nga ky pakt.

“Pasok duhej t’i kishte treguar aleateve te tij ne Partine Socialiste te Shqiperise, lidhur me perfitimet e pales shqiptare nga kjo marreveshje. Ne i ngritem marredheniet dypaleshe ne nje pike e cila konsiderohet si me te mirat ne historine e tyre. Insistoj qe ajo u perpilua dhe u firmos, duke pasur parasysh te drejten nderkombetare te vendosur nga OKB”, perfundon Bakojanis.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#51

Post by Arta » Wed Apr 14, 2010 7:31 pm



Një vit nga marrëveshja detare shqiptaro-greke, detaje shqetësuese kanë dalë në dritë. Top Channel ka zbuluar se marrëveshje u jep grekëve një zonë naftëmbajtëse.

Gjithashtu, sipas marrëveshjes, Athina bëhet palë e tretë edhe në kufirin me Italianë, gjë që nuk pritet mirë nga Roma zyrtare.

Zona e Jonit verior, që nis në veri të ishullit Pakso, kalon përreth ishullit të Korfuzit, Gjirit të Igumenicës e deri në veri të ishujve Erikusa, pas Sazanit, është e pasur me naftë dhe gaz.

Sasitë e këtyre lëndëve vlerësohen të jenë deri në 4 miliarde fuci naftë, ndërsa gazi në 1 triliardë metër kub. Nga këto sasi fitohen miliarda dollarë, ndërkohë që nga hidrokarburet mund të shfrytëzohen 2 miliardë fuci me një kosto që nuk i kalon 35-40 dollarë për fuci.

Bëhet fjalë për naftë të tipit të rëndë, si ajo që mund të prodhohet në uzinën e Ballshit. Shqipëria ishte informuar për praninë e naftës që në vitet 60 nga sovietikët, por thellësia e bën të pamundur shfrytëzimin e tyre.

Burime pranë Ministrisë së Jashtme greke kanë deklaruar për Top Channel se në këtë zonë të Jonit mund të nxirren rezerva nafte njësoj si zona e Marinzës në Fier.

Grekët u shprehën të gatshëm të shqyrtonin cdo pjesë të marrëveshjes, përvec negocimit për pjesën e njohur si Joni 5.

Në këto zona fillon rryma detare e Jonit, që njihet për shpejtësinë e saj dhe që në të ardhmen mund të kthehet në burim energjie të pastër.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Gjykata Kushtetuese kundershtuar marreveshjen mbi keto pika:

#52

Post by qiellikaltër » Thu Apr 15, 2010 5:18 pm

Gjykata Kushtetuese kundershtuar marreveshjen mbi keto pika:

-Mungon plotfuqia nga ana e Presidentit të Republikës për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes objekt shqyrtimi, gjë që vjen në kundërshtim me nenin 4 të ligjit.
-Titulli dhe përmbajtja e marrëveshjes janë të pazakonta.
-Nuk duhej të ishte zbatuar parimi i barazlargësisë strikte për përcaktimin e kufirit detar, i cili ka sjellë pasoja të disfavorshme për shtetin shqiptar duke humbur padrejtësisht sipërfaqe të konsiderueshme hapësirash detare, për shkak se dy brigjet kanë kushte gjeografike të ndryshme
- Nuk është përcaktuar paraprakisht vija bazë nga shteti shqiptar, e cila ka rëndësi në përcaktimin e shelfit kontinental dhe zonave të tjera
- Delegacioni shqiptar nuk ka treguar kujdesin e duhur për përcaktimin e statusit dhe shtrirjes së gjirit të Sarandës dhe nuk ka bërë përpjekje që të njëjtin status të fitonte edhe gjiri i Sarandës, ndërkohë që ka pranuar kërkesën e palës greke që gjiri i Korfuzit të trajtohet si gji me statusin e ujrave të brendshme
- Shkëmbi Barketa nuk duhet të shërbente si pikë skajore bazë prej të cilës ka filluar matja e vijës së barazlarguar nga pikat më të afërta të bregdetit shqiptar, por si vijë ndarëse e kufirit detar greko-shqiptar, sepse nuk është shkëmb por cekinë shkëmbore.
- Nuk ishte i nevojshëm përcaktimi i kufirit të hapësirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, pasi ky kufi ka qenë i përcaktuar më pare
- Marrëveshja e nënshkruar nuk është shoqëruar me hartat përkatëse por vetëm me koordinatat e kufirit ndarës, gjë që e bën të paqartë pohimin se “vija e mesme që përcaktohet nga vija gjeodezike që bashkon pikat në tabelë (neni 1/2 i marrëveshjes) është vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e barazlarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë” (pika 1/1 e marrëveshjes)
- Negocimi dhe hartimi i marrëveshjes është kryer në fshehtësi dhe në mungesë të transparencës. Qeveria ka detyrimin të bëjë publike të gjitha çështjet, të cilat kanë interes, sidomos ato lidhur me kufijtë e vendit dhe territorit të shtetit.

Burimi: BalkanWeb
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Gjykata Kushtetuese kundershtuar marreveshjen mbi keto pika:

#53

Post by Arta » Thu Apr 15, 2010 5:22 pm



qiellikaltër wrote:Gjykata Kushtetuese kundershtuar marreveshjen mbi keto pika:

-Mungon plotfuqia nga ana e Presidentit të Republikës për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes objekt shqyrtimi, gjë që vjen në kundërshtim me nenin 4 të ligjit.
-Titulli dhe përmbajtja e marrëveshjes janë të pazakonta.
-Nuk duhej të ishte zbatuar parimi i barazlargësisë strikte për përcaktimin e kufirit detar, i cili ka sjellë pasoja të disfavorshme për shtetin shqiptar duke humbur padrejtësisht sipërfaqe të konsiderueshme hapësirash detare, për shkak se dy brigjet kanë kushte gjeografike të ndryshme
- Nuk është përcaktuar paraprakisht vija bazë nga shteti shqiptar, e cila ka rëndësi në përcaktimin e shelfit kontinental dhe zonave të tjera
- Delegacioni shqiptar nuk ka treguar kujdesin e duhur për përcaktimin e statusit dhe shtrirjes së gjirit të Sarandës dhe nuk ka bërë përpjekje që të njëjtin status të fitonte edhe gjiri i Sarandës, ndërkohë që ka pranuar kërkesën e palës greke që gjiri i Korfuzit të trajtohet si gji me statusin e ujrave të brendshme
- Shkëmbi Barketa nuk duhet të shërbente si pikë skajore bazë prej të cilës ka filluar matja e vijës së barazlarguar nga pikat më të afërta të bregdetit shqiptar, por si vijë ndarëse e kufirit detar greko-shqiptar, sepse nuk është shkëmb por cekinë shkëmbore.
- Nuk ishte i nevojshëm përcaktimi i kufirit të hapësirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, pasi ky kufi ka qenë i përcaktuar më pare
- Marrëveshja e nënshkruar nuk është shoqëruar me hartat përkatëse por vetëm me koordinatat e kufirit ndarës, gjë që e bën të paqartë pohimin se “vija e mesme që përcaktohet nga vija gjeodezike që bashkon pikat në tabelë (neni 1/2 i marrëveshjes) është vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e barazlarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë” (pika 1/1 e marrëveshjes)
- Negocimi dhe hartimi i marrëveshjes është kryer në fshehtësi dhe në mungesë të transparencës. Qeveria ka detyrimin të bëjë publike të gjitha çështjet, të cilat kanë interes, sidomos ato lidhur me kufijtë e vendit dhe territorit të shtetit.

Burimi: BalkanWeb
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
FLAMURTARIxxxKUQeZI
Member
Member
Posts: 13
Joined: Tue Apr 13, 2010 9:26 pm
Gender: Male

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#54

Post by FLAMURTARIxxxKUQeZI » Fri Apr 16, 2010 2:33 pm

Ka ardhur koha ta pastrojme pak avlline:

Image

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#55

Post by Arta » Tue Apr 27, 2010 5:15 pm

Sali Berisha (djali i adoptuar i Greqise) do plotesoj deri ne fund zotimet ndaj tyre. Image

Greqia nis kërkimet ne Jon



Greqia paralajmëron se do të nisë shfrytëzimin e rezervave të mundshme të naftës në detin e Jonit në pjesën kufitare më Shqipërinë.

Burime nga Ministria e Jashtme e Greqisë thanë për Top Channel se Greqia do të bëjë kërkime edhe në detin Egje por fillimisht do të nisë projektin në ujërat e Jonit pasi qeveria e vendit fqinj mendon se do ta ketë më të lehtë me Shqipërinë.

Burime zyrtare thane se për këtë qëllim qeveria greke ka krijuar një komision te posacem për menaxhimin e rezervave minerare, i cili pritet të fillojë nga puna brenda pak ditëve. Ky komision do të përbëhet prej eksperteve gjeologë,specialistë të kërkimeve sizmike, përfaqësues të partive politike, ekspertë juridike, punonjësve të Ministrisë së Jashtme dhe shërbimeve sekrete.

Të gjithë anëtarët e këtij komisioni duhet të deklarojnë pasurinë e tyre deri në brezin e tretë familjar, edhe përgjatë pesë viteve pas përfundimit të mandatit 4-vjecar që ata do të marrin nga parlamenti.
Synimi i këtij komisioni, është evidentimi i rezervave të naftës në Jon dhe Egje,gjetja e rezervave minerare në gjithë teritorin dhe dhënia e lejeve të shfrytëzimit të këtyre rezervave.Kërkimet do të nisin nga pjesa e veriore e detit Jon, pikërisht ne kufi me Shqiperine. Por perse greket zgjodhen pikerisht kete pjese?

Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme thane se qeveria greke mendon se bisedimet me Shqiperine konsiderohen me te lehta.

Sipas tyre pala shqiptare do te jete me lehte te leshoje për nje sere arsyesh.Se pari, qeveria shqiptare po kerkon me ngulm aderimin e vendit ne Bashkimin Europian.

“Ajo nuk harron ndihmen greke per anetaresimin ne NATO”, thane burimet nga Ministria e Jashtme greke. Po ashtu sipas Ministrisë se Jashtme greke Shqipëria ka disavantazhin e mosnjohjes se mire te ceshtjeve gjeo-strategjike dhe rendesise qe kane keto rezervat e naftes.

Nderkohe mungesa e fondeve per gjetjen dhe shfrytezimin e ketyre rezervave,interferimi i forte prej faktoreve politike ne kushtet e negocimit,mungesa e eksperteve te mirefillte te ketyre fushave nga komisionet negociatore,duket se jane pikat e dobeta te negociatoreve shqiptare.

Nderkohe dergimi i ceshtjes se demilitimit ne Gjykaten Nderkombetare te Strazburgut, ne kohen qe qeveria shqiptare i ka humbur te gjitha ceshjtet e hapura gjate 20 viteve te fundit ne kete gjykate,vleresohet prej Athines si shansi i mire per te mbyllur kete ceshtje perfundimisht ceshtjen e e kufirit ujor me Shqiperine pa qene nevoja e ratifikimit ne parlamentin shqiptar apo apo u stepur nga fakti qe marrëveshjen e ka rrezuar edhe Gjykata Kushtetuese shqiptare.

Nderkohe e kunderta mund te ndodh me fqinjet lindore te Greqisë ne pjesën e Egjeut, ku Turqia,duket se nuk do lejoje shfrytezimin e rezervave te naftes,nese nuk do te jete pjese e barabarte me Greqine ne ndarjen e fitimeve.

Madje,Turqia here pas here ka ngritur pretendime lidhur me sovranitetin e diskutueshem te ishujve dhe shkembinjve ne Egje,cka ka cuar te dy vendet disa here ne prag konfliktesh.Por edhe Qipro,ndonese banohet kryesisht prej grekeve,ka vendosur qe kerkimet per hidrokarbure t'i beje me vete,duke u dhene kompanive Amerikane pjesen e luanit ne kerkime.

Ndersa Egjipti,Libia dhe Izraeli kane vendosur qe kerkimin dhe shfrytezimin e rezervave te naftes dhe gazit ne det, ta kryejne permes kompanive te tyre shteterore.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#56

Post by Mallakastrioti » Tue Apr 27, 2010 8:55 pm

Mendimi im personal rreth kesaj çeshtje.Asgje nuk kerkon greku aty...as minerale e as nafte(nuk ka aq fuqi te ngreje plataforma nafte ne det),por edhe po te kishte nuk do investonte per disa litra nafte.E gjithe kjo eshte per ti hedhur hi syve opinionit publik e sidomos ne Ballkan,pasi dihet qe ne det eshte shpenzim i madh ekonomik nje hap i tille.
Ajo qe eshte ne mend ,ose thene me sakte,perse Greqia kembengul me kaq pa durim te kete nje fete te majme ne dalje ne detin Jon,eshte vetem pike strategjike per diçka tjeter teper me te madhe dhe me shume pak harxhime.

"South Stream "dhe "Nabucco"---çfare keni degjuar per keto projekte te kolosit rus te gazit qe kerkon te jene miratuar keto projekte sa me pare(hartat po i paraqes me poshte) ne Ballkan,punimet nga ato qe di kane filluar tashme,ngelet vetem ku do kalojne keto "pipeline"?

Projekti i pare fillestar dhe ku i intereson Greqise ishte ky:

Image

Image

...wow...pa shihni me vemendje ku kalojne keto tuba-apo "pipeline" quajtur ndryshe?...."çuditerisht" ne kanalin e Korfuzit e me tej drejt Italise.


....

Vazhdojme me tej me interesat Italiane dhe pikerisht te "ENI" italian (Pashai i Italise dhe ministrat e tij bejne shume vizita ne Tirane,si dhe perfaqesues te larte te ENI---(deklaratat e Berishes-Shqiperia do behet fuqi energjitike...nukleare e pallavra te tjera)....asgje e tille,por ENI-t Italian intereson kjo rruge,me e shkurter dhe me me pak harxhime dhe mund te trajtoje gati drejt per drejt me kolosin rus(ndoshta me Greqine do kishte hasur ne disa mosmarrveshje)---kjo harta e ENI(Kompani e energjise Italiane):

Image
Image

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Kërcënohet Pasha: Do përfundosh si Trebicka

#57

Post by qiellikaltër » Wed Apr 28, 2010 2:44 pm

Kërcënohet me jetë oponenti kryesor i marrëveshjes së përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, Myslym Pasha. Në adresën e tij private të “e-mail”-it si edhe në faqen personale që koloneli ka hapur në rrjetin social të “Facebook”, janë dërguar disa mesazhe shantazhuese që e paralajmërojnë për një fund tragjik, të ngjashëm me atë të biznesmenit Kosta Trebicka. “Edhe ti si Trebicka do përfundosh o tellall. Paret do t’i marrësh me vete, se ditët të numëruara i ke”, - citojmë nga përmbajtja e një prej “e-mail”-eve që i janë dërguar kolonelit. Ndërkohë, në një tjetër mesazh të nisur në adresë të tij thuhet: “Zoti Pasha! Po ju pyesim: ‘Çfarë i ndodhi (Trebickës)...??” Në një prononcim të djeshëm për “Gazeta Shqiptare”, koloneli në rezervë ka bërë të ditur se këto ‘e-mail’-e kërcënuese kanë filluar që në datat 20 dhe 21 dhjetor të vitit të kaluar. “Kam bërë një denoncim në polici dhe ende nuk kam marrë një përgjigje. Nuk e di nga kush janë dërguar”, - shprehet Pasha. Biznesmeni shqiptar, Kosta Trebicka është personazhi i njohur tashmë për lidhjet e tij me ngjarjen tragjike të Gërdecit. Ai ka qenë denoncuesi i parë që guxoi të fliste publikisht për aferat që bëheshin në Gërdec, me shitjen e fishekëve dhe të armëve. Pak muaj pas këtij denoncimi, Trebicka do të humbte jetën gjatë një aksidenti të dyshimtë në 12 shtator të vitit 2008. Për rrethanat në të cilat ai u aksidentua për vdekje u fol shumë, derisa Prokuroria shqiptare pajtoi një ekspert amerikan me qëllim zbardhjen e ngjarjes jashtë ndikimeve të brendshme. Si përfundim rezultoi që Kosta Trebicka e humbi jetën gjatë një aksidenti me makinën e tij tip ‘Nisan’ fuoristradë, teksa ishte duke u kthyer nga gjuetia në vendin e quajtur Gryka e Kulave, në segmentin Lekas-Voskopojë, pranë qytetit të Korçës.
Akuzat
Qeveria ndërmori një fushatë të ashpër për të denigruar figurën e kolonelit në rezervë, Myslym Pasha, gjatë periudhës kur ai denonconte në “Gazeta Shqiptare” skandalet që fshiheshin në paktin detar me Greqinë. Kryeministri Sali Berisha, në një intervistë të dhënë për “Zërin e Amerikës” në datën 30 dhjetor 2009, duke komentuar oponencën që Pasha i bënte marrëveshjes, e cilësoi atë si “sharlatan”. Më herët gazeta “Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i Partisë Demokratike, në fund të muajit nëntor 2009 botoi një shkrim ku e cilësonte Pashën jo vetëm si “pseudo-ekspert”, por edhe si një “pensionist të lajthitur” e “folklorist”. Për të denigruar figurën e kolonelit, në faqen e parë të RD-së u botuan aso kohe edhe foto nga jeta e tij personale, ku koloneli shfaqej duke kënduar me grupin polifonik të Mallakastrës.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#58

Post by Mallakastrioti » Tue May 18, 2010 4:21 pm

Mallakastrioti wrote:Mendimi im personal rreth kesaj çeshtje.Asgje nuk kerkon greku aty...as minerale e as nafte(nuk ka aq fuqi te ngreje plataforma nafte ne det),por edhe po te kishte nuk do investonte per disa litra nafte.E gjithe kjo eshte per ti hedhur hi syve opinionit publik e sidomos ne Ballkan,pasi dihet qe ne det eshte shpenzim i madh ekonomik nje hap i tille.
Ajo qe eshte ne mend ,ose thene me sakte,perse Greqia kembengul me kaq pa durim te kete nje fete te majme ne dalje ne detin Jon,eshte vetem pike strategjike per diçka tjeter teper me te madhe dhe me shume pak harxhime.

"South Stream "dhe "Nabucco"---çfare keni degjuar per keto projekte te kolosit rus te gazit qe kerkon te jene miratuar keto projekte sa me pare(hartat po i paraqes me poshte) ne Ballkan,punimet nga ato qe di kane filluar tashme,ngelet vetem ku do kalojne keto "pipeline"?

Projekti i pare fillestar dhe ku i intereson Greqise ishte ky:

Image

Image

...wow...pa shihni me vemendje ku kalojne keto tuba-apo "pipeline" quajtur ndryshe?...."çuditerisht" ne kanalin e Korfuzit e me tej drejt Italise.


....

Vazhdojme me tej me interesat Italiane dhe pikerisht te "ENI" italian (Pashai i Italise dhe ministrat e tij bejne shume vizita ne Tirane,si dhe perfaqesues te larte te ENI---(deklaratat e Berishes-Shqiperia do behet fuqi energjitike...nukleare e pallavra te tjera)....asgje e tille,por ENI-t Italian intereson kjo rruge,me e shkurter dhe me me pak harxhime dhe mund te trajtoje gati drejt per drejt me kolosin rus(ndoshta me Greqine do kishte hasur ne disa mosmarrveshje)---kjo harta e ENI(Kompani e energjise Italiane):

Image

E kisha thene me kohe une i ziu...po nuk me degjon njeri ore!

"
Pse u porosit Pakti Detar


Tubacioni që do të sjellë gaz natyror [gaz metan CH4] nga Rusia nëpërmjet Detit të Zi njihet me emrin "Southern Stream" [Rryma Jugore] dhe pritet të mbarojë në vitin 2015. Kapaciteti më i madh i saj do jetë 63 bilionë metra kub gaz.


Në qytetin Pleven të Bulgarisë kjo linjë do ndahet në dy degë: dega veriore vazhdon nëpër Serbi, Hungari e mbaron në Austri; kurse dega e poshtme zbret në Greqi dhe duke ecur drejt Perëndimit do dalë në plazhin e Stavrolimenas, poshtë Igumenicës së Çamërisë.


Linja "South Stream" është në garë me linjën "Nabucco", e cila sjell gaz nga Deti Kaspik (ku ndodhen 20% e rezervave botërore të gazit metan), arrin në Turqi, ngjitet në Veri nëpër Bullgari, Rumani, Hungari dhe arrin në Austri.


Linja "South Stream" ka një çmim ndërtimi prej 20 bilion Euro, domethënë më shumë se dyfishi i çmimit të ndërtimit të linjës "Nabucco" (7.9 bilion Euro). Linja "South Stream", pavarësisht nga çmimi më i lartë, ka qëllimin politik të rritjes së pranisë rusë në rajonin e Europës Juglindore dhe të rritjes së varësisë Europiane nga Rusia.


Siç duket zyrtarët emocionalë të Bashkimit Europian kanë harruar se çfarë ka sjellë për Europën investimi politik dhe rritja e varësisë nga Rusia 2, 32, 62, 92, 132, e 232 vitet e shkuara, Linja e gazit Turqi-Greqi-Itali, e cila mbart gas metan kryesisht nga Deti Kaspik, niset nga qyteti turk Karacabej, arrin në qytetin grek Komotini dhe nga këtu (për 590 km me çmim 600 milionë Euro) arrin afër Igumenicës.


Dega Turqi-Greqi e kësaj linje ka hyrë në shërbim që në vitin 2007 dhe mbart 7 bilionë metra kub gaz në vit. Kapaciteti i kësaj do rritet në 11.8 bilionë metra kub gaz në vit, nga të cilët 8 bilionë metra kub gas do mbarten nëpërmjet linjës Greqi-Itali që pritet të mbarojë në vitin 2013 dhe pjesa tjetër do të mbulojë nevojat e Greqisë.


Tubacioni nga qyteti Komotini në Igumenicë do ketë diametër 106.7 cm, do durojë shtypje deri në 80 bar (78.9 atm) dhe mund të mbartë deri në 15 bilion metra kub gaz natyror në vit.


Kjo linjë do ketë një stacion komprimi në qytetin Komotini dhe një tjetër në qytetin Nea Mesimvria sipër Selanikut.


Dega e poshtme e linjës "South Stream" dhe linja Greqi-Itali bashkohen afër Selanikut dhe më pas tubacioni shkon drejt Igumenicës.


Nga këtu tubacioni i gazit do jetë nënujor (203-217 km, me çmim 300 milion Euro), do quhet "Poseidon pipeline" dhe do arrijë në qytetin e Otrantos, në thembrën e çizmes italiane.


Tubacioni "Poseidon" do ketë diametrin 81.3 cm, do durojë shtypje deri në 150 bar (147.9 atm), do ketë një stacion komprimimi në bregun nga niset dhe mund të mbartë deri në 10 bilion metra kub gaz në vit.


Në Gusht 2003, Bashkimi Europian u dha 930'000 Euro kompanisë shtetërore greke DEPA dhe asaj italiane Edison për të kryer studimin e linjës nënujore "Poseidon".


Në Korrik 2007, Turqia, Greqia dhe Italia nënshkruan bashkërisht marrëveshjen për linën Turqi-Greqi-Itali. Në Qershor 2008 këto dy kompani krijuan gjysmë për gjysmë kompaninë "IGI Poseidon s.a.", e cila do të ndërtojë dhe pronësojë (për 25 vjet) tubacionin nënujor. Linja "Poseidon" mendohet të fillojë ndërtimin në vitin 2010 dhe të përfundojë në vitin 2012.


Për të kaluar tubacionin nga bregu i Çamërisë në atë italian ka dy rrugë: (1) njëra është me dalë nga poshtë Korfuzit dhe me u ngjitur në Veri drejt Otrantos; (2) tjetra është me ecur përgjatë Kanalit të Korfuzit, me u kthyer më pas drejt Perëndimit, e duke ecur përmes ishujve Otoni e Erikuza me shkuar drejt e në Otranto.


Mjafton të përdorësh shërbimin falas në internet "Google Earth" për të parë se cila është rruga më e lehtë për t'u ndërtuar e për ta mirëmbajtur, më e lirë për ta ndërtuar e shfrytëzuar, më e shkurtër dhe me tubacionin më të lirë.


Rruga e dytë e ka të shtrirë tubacionin afër brigjeve dhe në cekëtina që nuk e kalojnë thellësinë 70 metra. Pasi kalohen ishujt Otoni dhe Erikuza thellësia bie në 350 metra, pastaj deri 700 metra, hipën mbi koren italiane në 400 metra thellësi e duke u ngjitur arrin Otranton. Rruga e dytë është të paktën 20 km më e shkurtër se rruga e parë.


Tubacioni i linjës "Poseidon" jo vetëm që kalon nëpër ujërat shqiptare, por edhe shkëmbinjtë që duken pak mbi ujë (p.sh. Barketa) kanë rëndësi të pazëvendësueshme për linjën e shtrirjes së tij mbi fundin e detit, për stacionet e ripompimit, për aparatet matëse, për mirëmbajtjen e tubacionit, për mbërthimin e tubacionit me shtratin e detit, etj.

Italia nuk u ndje (më shumë mundësi ka që të ketë dhënë ndihmë) për Paktin Detar të qeverisë shqiptare me atë greke, sepse në çdo rast linja "South Stream" e furnizon atë edhe nga Veriu edhe nga Jugu. Kanë kaluar pothuaj 87 vjet që nga Gusht-Shtatori i vitit 1923 kur flota e Musolinit, me përkrahjen e vetme nga shtypi sovjetik, pushtoi Korfuzin e ishujt e tjerë në Detin Jon.


Atëherë ishte Pax Imperia ose paqja që vinte nga perandoria. Tani është "Pax Imperia: Eminent Domain", një lojë strategjike në kompjuter si të ndërtosh perandori të ndritur.


Me zhvleftësimin e Paktit të damkosur Detar, Shqipëria e shqiptarëve (jo e shteteve personale të vasalëve) mbrojti vetveten. Një pjesë rrudhën buzët; nga këta kishte që dinin edhe Shqip. Një pjesë tjetër buzëqeshi; nga këta kishte që nuk dinin edhe Shqip."


http://www.shekulli.com.al/2010/05/18/p ... detar.html
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#59

Post by Mallakastrioti » Thu May 20, 2010 4:03 pm

Image

http://www.lastampa.it/_web/cmstp/tmplr ... 4&sezione=

"Gjermanët në tubacionin e Gazit Greqi-Itali "

Hyn nje partner i tretë në tubacionin Trans Adriatik, qe lidh Selanikun me Brindisi.
....
Image

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#60

Post by alfeko sukaraku » Thu May 20, 2010 7:17 pm

Zotrinj

Lufta eshte humbur se e ka shitur Fatos Nano i pari.Korridori 8 u sabotua nga mafiozi Fatos Nano..nenshkrimi i zotris se tij, neper banka vlejti miliona.

Ler te mos harrojm se jo vetem ne aspektin ekonomik na shkerdh...greket me ndihmen e Fatos Nanos, por edhe ne aspektin e krenaris edhe e historis kombetare na
shkerdh.. me korridorin e Igumenice -Thesalonik....sepse kjo rruge eshte emeruar "Egnanti".
Ju kam thene miliona here qe greket edhe serbet jane shume te zgjuar ndersa ne flem me sy hapur .
Forumistat tane e njhin te pakten se ku kalonte historikisht rruga Egnantia..pas 100 vjetesh do harrohet neper letra ky rrugekalim...

Greku me sllavin zihen per emrin e vendit te lekes se madhe edhe vetem per emrin,ndersa historianet tane stringveshesa si tipi i Artan Putos as qe nuk e kan shkuar
ndermend fare te thone njegjysem llafi per kete ceshtje..ketu flasim per nje rrace te poshter antishqiptaresh me qender tiranen.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”