"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#61

Post by Arta » Fri Jul 16, 2010 3:00 am

Myslim Pasha, rrëfimi për kërcënimin dhe debatin televiziv me Gervenjin

Myslym Pasha

Image

Veritas Filia Temporis (E vërteta është bijë e kohës)

Bie zilja e celularit. Më kërkonte një gazetare e KLAN-it, ndihmëtare e Blendi Fevziut. Gazetarja, ngulmoi nja dy herë, që të më mbushte mendjen, se bëhej fjalë për një regjistrim, ashtu siç do të regjistronin edhe përfaqësuesin e shtetit. Kisha bërë disa emisione të tjerë, po kjo nuk kish qënë e mjaftë.. Përsëri më kërkonin, për shpjegime.

Atypëraty, ma dha mendja që t'i ktheja përgjigje, se nuk do të ishte e mirë që të kryhej më parë regjistrimi në studio dhe pastaj transmetimi; mbasi nuk mund të kisha besim, se si do të qepej dhe gatuhej materiali, në formën reale dhe të duhur, çka mund të më nxirte zhveshur, mbi atë Det aq shumë të përfolur, të cilin në atë moment, po e kundroja nga një pamje satelitore.

A duhej shkuar apo jo?

Dikush më pati këshilluar që të mos bëja asnjë çap më tej, drejt KLAN-it, sepse dihej, që në krye të gardhit, se ai e kish të shkruar në ballë, që i shërbente Qeverisë. Prapë ndarje. Kjo s'kish kuptim. Të dukej si një lojë.

Diskutimi i ngritur, në një tymnajë mediumesh, kishte hapur ca pozicione të paparashkuara, që siç u kuptua, s'ish gjë tjetër veçse një lloj ndeshjeje...se "Ai" (mbasi, asnjëherë nuk u përmend emri i shqiptarit që kish dhënë kumtin e kushtrimit) pra se ky njeriu, që e kish përzjerë këtë prush, duhet të ish i lajthitur, ose më keq se kaq, i mësyrë dhe futur, në këtë mes, prej qarqesh përsëri të fshehta, të huaja ose dhe nga brenda, me qëllim të caktuar, për t'i krijuar telashe Qeverisë, drejtpërdrejt pas zgjedhjeve. Pra, një njeri folklorik (bile një gazetë kish botuar asaj dite një fotografi timen veshur me kostum jugor të labërisë dhe ku shënonte se ja , kush merret me Detin, një folklorist...etj...)

Ndërkaq hamendje të tjera, arrinin deri atje, sa nëpër blogje thoshin, se ky njeriu duhet të ketë marrë pare të madhe, nga Edi Rama, duke u bërë tellall i tij... etj.

Në lëkundje e sipër, erdhën tek Kullat Binjake, Mentor Nazarko e Andi Bushati, duke shfaqur edhe ata, qasje të tjera. Teksa në lap top, uleshin e ngjiteshin pamje të hartave, skicave, ligjeve detare të cituara, ia mbrriti një analist tjetër, Artan Hoxha për të cilin thuhej se drejtonte një Institut Studimesh. Artani duhej të ish i vetmi, që kish rrokur, që në krye të herës, se në ato vizatime dhe pamje që ishin trajtuar, kish diçka që nuk shkonte. Ai menjëherë vuri gishtin, në njërin prej ujdhesave: Othonoin, pastaj e uli drejt Erikuzës, përqasi dy standarte të Detit Territorial dhe Hapësirës së Afërt, dhe ashtu si padashje tha " nuk e besoj se kanë përfituar, shumë..." (!!) Megjithatë po të krahasohet me shpjegimet që ke dhënë ti, ky i Qeverisë ishte shumë më komod" - shtoi ai.. Gishtat e tij, mbi imazhin satelitor, teksa kalonin përmes ujdhesave të Arkipelgut, gati sa po i përthitheshin.

****
Makina ndaloi në hyrjen e ish-Kinostudios Shqipëria e Re. Ishte natë dhe frynte një thëllim i pazakontë vjeshte. Sa u futa ndënë hark, përsipër kisha ca simbole të thyer, dhe një shqiponjë të mugullt, të copëtuar.

Nga pas më ndiqte, dikush që s'më ndahej, prej nja dy ditësh. Kërcënimi i ardhur në Facebook, ishte shndrruar befas në një person të dytë që nuk më kanoste, por përkundër më mbronte. Kështu dukej.

Isha drejtuar për tek KLAN-i, pasi kisha pyetur nja dy policë. Në rruginë, s'pipëtinte gjësend. Si do ta përballoja takimin e parë me Kundëradmiralin? Për mua, kjo, kish më shumë rëndësi, se sa debati kundruall njëri-tjetrit.

U avita, me hap të shpejtë tek dera dhe në afrim e sipër kisha marrë në telefon gazetaren për mbrritjen time.

Fevziu dhe ndihmëtarja e tij ishin tek dera. Sa më preku në shpatull, Fevziu, u interesua për hartat, nëse i kisha prurë me vete, dhe a i kisha, ato në flesh? Punonjës të ndryshëm, ndofta kameramanë, a të shërbimeve të tjera, më hidhnin ca shikime të ftohta, nga koka gjer tek këmbët. Një burrë i shkurtër, të cilin dikund e kisha parë, kaloi përbri si me hap rreshtor dhe ish gati që të më shtynte, në koridorin e ngushtë.

U shkëputa, dhe hyra, në të majtë, tek studioja OPINION. Ishte plotë dritë. Eca pak më tej. Krahët robotikë të kamerave, m'u duken në çast si ca gjymtyrë dinosaurësh, po veçse, kishin nga një sy të madh katror e të zi, shumë të zi, në pritje të përndezjes së sensorëve. Dy ndënjëse të bardha ishin kundruall. Monitorë të mëdhenj që ndodheshin në një gjum të pjesshëm, në atë ngrehinë dekori, prisinin të shpërfaqnin pamje të një ndeshjeje, të pazakontë. Ndjeva shqetësimin e parë. Studioja ruante në vete, një lloj kanosjeje.. Një vashë më erdhi pas shpine, që të më ngjiste lart, tek posti dixhital dhe regjisura..

Në derë hyri Kunderadmirali. Unë u ngrita në këmbë dhe i dola përpara. Dy hapa, se të avitej, ai zgjati dorën, e cila me shpejtësi u drejtua ndaj meje, që në takim me dorën time, nuk kish asnjë lloj mesazhi miqësie, por përkundër, një parakacafytje groteske. Sytë e tij ishin të ftohtë, që në të vërtetë nuk po më shihnin, por në formën e një prerjeje, më lanë një vragë urrejtje. Midis nesh asnjë fjalë që të bëhej si urë lidhëse.

Lëviznin kamerat e mëdha robotike. Nja dy stenda ishin zhvendosur enkas, ku do të vareshin harta, të cilat duket se ishin sjellë qysh paradite. Mbi dekorin rrinte dhe vrojtonte Qeveria në absurdin e vet. Na kishin prurë këtu, dhe prisnin që të shpallej fitimtari. Kjo ishte një betejë, siç e mendonin ata, shumë vendimtare. KLAN-i mbas Champions League ofronte një ndeshje tjetër. Më bënte përshtypje rekuiziata e plotësuar me kujdes, e në krahë të Kundëradmiralit, sapo kish filluar lëvizja. Ai nuk ishte i vetëm. Ndërsa unë kisha një Lap Top që i ishin vësulur viruset. Në kënd u shfaq "Klanori"...

Përse do të ndesheshim? Kush do të fërkonte duart?.. Ne, të dy të ndërsyer, do të jepnim shfaqje, para tanëve, si në një shëmbull të ri, se si e hamë vetveten, në mbrojtje të fitores së fqinjit tonë, në detin tonë historik. Sado që Kundëradmirali, mundohej që të të mos e jepte veten, dukej i tërë i përfshirë nga shqetësimi dhe kjo, ishte e natyrshme. Ne ishim të dy mjeranë dhe mbi vete kishim një Qeveri, po kaq mjerane, që na kish ndërsyer, njëri me tjetrin. Po si do të thuash ti? Që në fund të kësaj premiere, fqinji ynë, të kuptonte, se ç'bëjmë ne për "fjalën e dhënë" pra atë "marrëveshjen dhe firmat" se të shihni se "mund të murosim një të gjallë, që ju të na besoni " ose sikur ta përkthejmë me terminologji detare: " do ta detosim të gjallë!" etj etj.
Eh, vetëm Deti e dinte se sa lumenj derdheshin në të... Por amanetin e largët në kohë, të hedhur në Detin Jon, ai do ta qesë që do ta qesë në lëndinë.
Përfytyrimi, në një hapësirëkohë të shkurtër, përsëri më çoi tek ai Kali i Drunjtë i cili, e kishte bërë punën e vet, në mbjelljen, e asaj vije. Po ku do të ketë përfunduar ai kalë? Mos ndofta, tek Miniera, a Gurorja Romake e Gramës, ku rrinte, prapë i fshehur?

Atypëraty, po më merrej fryma. Kërkoja me sy, në monitorin e madh. Hamendoja aortën e Otrantos, ku ishte sjellë një udhë e re, e një afrim i paparë, i kryer si me një by-pass, të ri. Ndërkaq Qeveria qeshte, kurse ndërtuesit e emisionit, matnin sasinë e oksigjenit dhe gjakut të detit, për të më provuar, në sytë e bashkësisë, se ky shartim, kjo prerje dhe kjo lidhje, na kish sjellë, atë energjinë e harruar. Kirurgjia ishte bërë e saktë, pra ai by-pass-i barazlargësisë ishte një mbështjellë, nje vello e projektuar dhe veshur, me kujdes, në sytë e të gjithëve, për të na thënë se "kemi qënë të barabartë".. Ndërsa ai Kali i Drunjtë, rrinte sërish i fshehur, në Gramë..

Një çast, më preku supit ajo vetja e dytë, për të më kujtuar atë njeriun fantazmë në Facebook, tek më thosh se "edhe ti si Trebicka do të përfundosh...o tellall,... paret do t'i marrësh me vete, se ditët të numëruara i ke." Kurse, në krahë të fantazmës, Qeveria hidhte çurrga me urrejtje dhe dashaligësi.

Murmurima e "Klanorit", vinte pas së qeshurës së tij të përhimtë e cila ishte shkrirë me shkallaren e skenës, ku qe ulur, atje tek rrinë ndoca spektatorë. Mundohesha që të ndërprisja sulmet e atij që ishte kundruall, si: " në je burrë!" apo më tej: " se po mashtroni dhe shpifni!", "si burrë, apo grua..." etj
Thashë: "More kundëradmiral, po ne nuk jemi në lojë këtu..." Në të vërtetë, kisha gabuar, sepse ne ishim në lojë gjersa po qeshte Klanori..

Unë i afrohesha kundëradmiralit, vetëm me fjalën e kundërshtisë, duke i kuptuar shumë vonë pozicionet që ishin hapur në KLAN. Qeveria përballë nuk duhej të përgojohej. Po ama, duhej të përbaltej me domosdo, ai i paemëri, unë. Kuptova se nuk ndodhesha në truallin tim, por në dhe të huaj dhe m'u kujtua ajo thënia që nuk e nëpërmendja aq shkoqur: "Kolonel në vend të huaj, si të bjerë daullja, luaj..." Po! "Kolonelit, nuk ka se kush t'i shkruaj..." më thosh para ca ditësh Adrian Thano, sipas titullit të një romani të Markezit.

Unë në timen që në timen, mundohesha të jepja shpejgime për Sarandën, kur ai tjetri më flakërinte para sysh Enciklopedinë Shqiptare.. Thërrisja diçka prej mitit dhe legjendës, kurse ai tjetri më kërcënonte, se do të më ndreqte samarin me ligjin ndërkombëtar.. Unë i përmëndja për të satën herë "përmes kanalit të Korfuzit" ai sërish nxirrte të njëjtin by-pass, të qepur përbukuri, në atë kirurgji, me gjilpërën, shkopin dhe kursorin e fqinjit, duke më hedhur argumente, që të më mbyste, në thellomat e panjohura, të atij kanali që e kish një incident historik të ndodhur gjysëm shekulli me parë; fjalët më vinin në fjalorin e Qeverisë, kesaj here hasje mina të vendosura aty, jo nga duar të huaja, por nga vet ne shqiptarët, kundër njëri-tjetrit.

Klanori prapë në peshpërimë e sipër, duke e parandjerë fitoren e kësaj nate, të sakrifikuar, pas ndjekjeve, të ndeshjeve të Champions League, gjëllinte i palodhur dhe i gëzuar, në këndin e djathtë... Dilnin herë pas here, në monitor, me urdhërin e Kundëradmiralit, pamjet: " Hartën! Atë slajdin e parë! Googlin... skicën! Gjirin! ".. Ai i thërriste dhe regjisura i ndiqte, me vëmendje. Atje sipër punonte një ekip i tërë, me teknologjitë e duhura.. Pa harruar dhe fantazmën, që si e përdalë që ishte, dilte prej meje dhe shkonte tek kipi tjetër.

Klanori, erdhi me butësi e miqësi, pranë meje, veçse me një keqardhje, sikur më thosh: "po ç't'u desh more njeri që iu fute kësaj..."
- "Ku do t'ia dijë hëna se lehin qentë! Or Zotni!" më shpëtoi mua urtë e butë. As vetë nuk e kuptova se nga më erdhi.

Sigla lajmëronte se fillonte pjesa e fundit. Ndërkaq doja të thoja një fjalë të ëmbël, por s'e gjeja dot. E kisha marrë një rol, në këtë teatër absurd, kur askush nuk më kishte llogaritur, në atë regjisurë.

Shqiptarët të ndarë afërsisht më dysh, shihnin gladiatorët, e nuk e merrnin dot vesh.. " E ke radhën ti që ta qëllosh tjetrin, atë që ke përballë, me sa fuqi dhe me sa dredhi që të kesh. Merre Barketën dhe fshikulloje në hapësirë. Të shikojmë se sa duron. OK!"
"Tani mbarove? Të lumtë! Të shohim ty tjetrin, sulju atij që të ra, merr hakun, sa të të mbajë krahu! Jepi jepi! Merr kepin Sidero si topuz dhe hidhe përtej në Stillo. Ashtu de!"

*********
E nesërmja, me ditë, thuhej, se do të dilte, më e mënçme se nata që shkoi. Dhe ashtu erdhi, fije për pe, dingas me lajmet e para në KLAN dhe sojin e tij. Flitej për një ballafaqim, i cili kish treguar se ai që ish thirrur e që besohej se kish ngritur atë fortunën, në gotën e ujit, nuk kish lidhje me Detin. Ish fantazmagori e tij. E pabesueshme për shqiptarët e fisëm, po ai mor kokorrosh, nuk e dinte se ku ish gjiri i Sarandës, edhe pse emrin i këtij gjiu e kishte shkruar vet me duart e tij, në hartë. Sepse në thëniet e tij të debatit, kish çuditur gjithë shikuesit, me herezinë moderne të kumtimit se nuk i besonte Google, duke na prishur marrëdhëniet edhe me këtë motorr gjigant të internetit në botë. Po ç'ti bësh, se kaq di! Le të merremi në të ardhmen me gjëra të larta e fisnike, siç na ka hije ne shqiptarëve të sotëm. Atë çfarë iu sollëm mbrëmë, është vetëm një remineshencë e së shkuarës. Pikë! Kemi një perifrazim të thënies ballkanase që po e kujtojmë për ju: "Më bli një kalë me shalë o baba se kam gjetur një patkua."

Ju e kuptoni moralin e kësaj thënie. Mos harroni se Kali i Drunjtë rri i fshehur ne guroren romake te Gramës...




*Shkëputur nga libri i Prof.Pashait, Deti që nuk falet, nxjerrë në treg nga Shtëpia Botuese MAX
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#62

Post by alfeko sukaraku » Fri Jul 16, 2010 7:42 pm

metoda te shkelqyera enverohitleriane te gazetaris se "pavarur" shqiptare.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#63

Post by qiellikaltër » Fri Nov 12, 2010 11:04 pm

Intervistë
Flet ish-zv.ministri i Jashtëm. Kufiri tokësor nuk njihet nga Athina
Problemi i kufirit ujor me Greqinë ka lënë në hije një çështje po kaq të ndjeshme që e bën kompleks raportin mes dy vendeve, siç është ai i kufirit tokësor. Në intervistën e tij për gazetën “Shqip”, historiani dhe ish-deputeti Pëllumb Xhufi jep të dhëna për atë se njohja e kufijve është më shumë një gjendje praktike e pakonfirmuar juridikisht. Për këtë arsye edhe Traktati i shumëpërfolur i Miqësisë, më tepër sesa rrugë për zgjidhje është një alibi e politikës shqiptare.

Z. Xhufi, së fundmi, në shtyp janë përcjellë informacione sipas të cilave marrëveshja e ujërave me Greqinë do të rihyjë në axhendë. Lidhur me këtë, pala greke ka deklaruar se "pakti i firmosur në maj 2009 është shumë i mirë" dhe se ratifikimi është problem vetëm i Shqipërisë. Si e gjykoni këtë situatë dhe cila mund të jetë rruga e negocimit?

Po, ka pasur së fundi nga pala greke një “thirrje” për qeverinë shqiptare, që të ratifikojë në Parlament marrëveshjen aq të përfolur mbi kufirin detar, nënshkruar me nxitim e në fshehtësi kohë më parë. Jo pa qëllim, kësaj radhe harrohet që kjo marrëveshje është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, pasi ka dhunuar Kushtetutën e vendit, si dhe ligjin ndërkombëtar. Pra, problemi nuk është “ratifikimi” nga Parlamenti shqiptar, por eliminimi i atyre elementëve që e bëjnë të paligjshme marrëveshjen, ashtu si atë e nënshkruan Basha e Bakojanis. Pala greke preferon të tregojë “Parlamentin”, pasi parlamentarët e PD-së e të LSI-së, që përfaqësojnë shumicën e domosdoshme, e treguan edhe gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve se janë gati të firmosin çdo paçavure që u servirin bosët e tyre të kapur. Por problemi tani nuk qëndron te Parlamenti, por te Gjykata Kushtetuese, e cila me vendimin e saj ka treguar si rrugëdalje të vetme një rinegocim të ri, kësaj here në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë e me Marrëveshjen e Montego Bay mbi ndarjen dhe shfrytëzimin e detit. Thënia se “marrëveshja Basha-Bakojanis është shumë e mirë”, nuk bind askënd tashmë. Çdo shqiptar e di mirë se si politikanë të korruptuar e antishqiptarë u munduan ta kalojnë kontrabandë një ujdi të pistë që i falte Greqisë një pjesë të mirë e të shtrenjtë të territorit kombëtar. Jo më kot në prill të vitit 2008, zonja Bakojanis, pasi mori firmën e zotit Basha në Tiranë, deklaroi fitoren në Athinë, duke u shprehur saktësisht që “me këtë marrëveshje, Greqia ka arritur një fitore strategjike”. Fitorja vërtet u arrit falë qeverisë shqiptare të “Vorio-Epirit”, por ajo nuk arriti të konsumohej falë gazetarëve, intelektualëve e juristëve të ndërgjegjshëm, që e penguan realizimin e këtij krimi. Tani marrëveshja duhet patjetër të rinegociohet. Por për këtë ka kohë, nuk ka asnjë ngut. Mbi të gjitha, marrëveshjen nuk mund ta rinegociojnë të njëjtët personazhe të dyshimtë e të korruptuar që negociuan, nënshkruan e mbrojtën besnikërisht marrëveshjen e tradhtisë.

Pak kohë më parë ju jeni shprehur në gazetën "Shqip" se mes dy vendeve ekziston edhe problemi i kufirit tokësor. Mund të na sqaroni se ku konsistojnë këto probleme, si është vepruar deri më tani dhe ku konkretisht paraqitet situata më e ndërlikuar?

Pikërisht, mes Shqipërisë e Greqisë ekziston një kufi i vendosur e i njohur ndërkombëtarisht nga Fuqitë e Mëdha qysh në Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1913. Në atë rast, përfaqësuesi grek nuk pranoi ta nënshkruajë protokollin përkatës, duke paraqitur rezervat e qeverisë së tij. Të njëjtat “rezerva”, d.m.th. mosnjohjen e kufirit, pala greke e rikonfirmoi edhe në Protokollin përfundimtar të Firences (1924), si dhe në Konferencën e Paqes të Parisit të vitit 1946, pas Luftës II Botërore. Qeveritë shqiptare kanë insistuar për njohjen de jure e jo thjesht de facto të kufirit shqiptaro-grek nga ana e Athinës. Edhe në vitet 1950-1960, ndonëse midis Shqipërisë e Greqisë nuk kishte marrëdhënie diplomatike, qeveria shqiptare ka bërë vazhdimisht presion nëpërmjet sekretariatit të Kombeve të Bashkuara për ta shtyrë qeverinë greke të njihte Protokollin e Firences, gjë që kjo ka refuzuar ta bëjë. Edhe qeveria “Meksi” e ka kërkuar nga pala greke njohjen prej saj të këtij protokolli dhe nënshkrimin e dy marrëveshjeve kuadër të kufirit, që do të sillnin automatikisht njohjen e vijës kufitare: Marrëveshja për mënjanimin e incidenteve kufitare, dhe Marrëveshja për mirëmbajtjen e shenjave kufitare. Edhe këto dy marrëveshje pala greke ka refuzuar t’i nënshkruajë, duke lënë të hapur çdo spekulim mbi mosnjohjen prej saj të kufirit shqiptaro-grek, aq më shumë që mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke rri ende pezull famëkeqi Ligj i Luftës i vitit 1940, që pala greke insiston ta mbajë në jetë. Nënshkrimi i dy marrëveshjeve të mësipërme përbën prioritetin e prioriteteve për qeverinë shqiptare në marrëdhëniet me Greqinë. Pas saj vjen problemi i pasurive dhe i të drejtave të tjera të popullsisë myslimane çame të dëbuar nga Greqia në vitin 1945, ai i pronave të qytetarëve shqiptarë në Greqi, që mbahen ende të pezulluara falë ligjit absurd të luftës, problemi i rregullimit me marrëveshje të shfrytëzimit të ujërave ndërkufitare. Marrëveshja për ndarjen e ujërave territoriale është gjëja e fundit, sipas radhës, për të cilën duhet të mendojë politika shqiptare në marrëdhëniet me Greqinë.

Lidhur me sa më sipër, në dijeninë tuaj çfarë përfaqëson Traktati i Miqësisë i vitit 1996? A krijon ai kushte për zgjidhjen e problemeve, apo kemi të bëjmë me një dokument të firmosur me detyrime të reja për Shqipërinë sikurse marrëveshja e ujërave që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese?

Traktatet e Miqësisë, siç është edhe ky yni me Greqinë, janë instrumente shumë të rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe, por janë instrumente thelbësisht politike dhe nuk kanë vlerë ligjore. Ata krijojnë klimën dhe kuadrin e duhur në marrëdhëniet mes dy vendeve, që mundësojnë nënshkrimin e marrëveshjeve konkrete për të rregulluar probleme që ekzistojnë mes dy vendeve. Pra, Traktati i Miqësisë hap rrugën për të trajtuar juridikisht, d.m.th. me marrëveshje përkatëse, probleme konkrete që qëndrojnë mes dy vendeve. P.sh., në Traktatin e Miqësisë me Greqinë thuhet shprehimisht se “të dyja palët do të shohin mundësinë për të gjetur rrugët e përshtatshme për zgjidhjen e problemit të pronave të qytetarëve respektivë, në bazë të legjislacionit të secilit vend”. Ose, diku tjetër thuhet se “të dyja palët do të shohin mundësitë për të krijuar kushte që gjuhët respektive të mësohen në vendet respektive”. Por nga formulime të tilla nuk lind asnjë detyrim ligjor, siç do të lindte nga një marrëveshje konkrete dypalëshe, ku zgjidhja e problemeve si ato të mësipërme, përcaktohet në mënyrë taksative, e jo në mënyrë krejtësisht hipotetike, vetëm në nivelin e “shprehjes së vullnetit”, siç shprehet në Traktatin e Miqësisë. Pra, traktatet e miqësisë janë një shprehje e vullnetit politik mes dy qeverive, që pasqyron problematikat e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe shpreh vullnetin politik të zgjidhjes së tyre. Por ky vullnet duhet materializuar në marrëveshje të veçanta. Në këtë kuptim, çështja e kufirit tokësor, çështja çame, çështja e pronave të qytetarëve shqiptarë në Greqi, çështja e Ligjit të luftës, çështja e rregullimit me marrëveshje të shfrytëzimit të ujërave të brendshëm etj., etj., duhet të trajtohen konkretisht e juridikisht me marrëveshje të posaçme, që e kanë bazamentin në të drejtën ndërkombëtare dhe jo thjesht në “vullnetin politik” të palëve të interesuara. Për të përfunduar, as Shqipëria nuk mund ta çojë Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare, dhe as Greqia nuk mund ta çojë Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare, për ndonjë çështje të trajtuar në Traktatin e Miqësisë, ndërkohë që mund ta padisin njëra-tjetrën për shkeljen e çdo marrëveshjeje dypalëshe: kujtoj që në 1933 Greqia e hodhi Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare, pasi Zogu mbylli shkollat private greke, duke shkelur marrëveshjen me Greqinë e mbi të gjitha duke shkelur marrëveshjen e arritur me Lidhjen e Kombeve që në vitin 1921 mbi njohjen e respektimin e të drejtave të minoriteteve etnike në Shqipëri. Ndaj them, që çështjet që trajtohen në Traktatin e Miqësisë, shpeshherë “pa emër” e me plot drojë, siç është p.sh. çështja çame, nuk do të mund të hyjnë asnjëherë në rrugën e zgjidhjes, n.q.s nuk konkretizohen me nënshkrimin e marrëveshjeve konkrete dypalëshe, të bazuara në të drejtën ndërkombëtare. Sot, ky traktat, nga i cili nuk është trajtuar seriozisht asnjë nga shqetësimet që ka pala shqiptare, më shumë u ka shërbyer qeverive shqiptare të kapura që të gënjejnë popullin e tyre, duke i thënë atij, p.sh., se “ligji i luftës nuk ekziston, pasi është zhbërë nga Traktati i Miqësisë”, ose se “problemi çam dhe ai i pronave të shqiptarëve, në përgjithësi, do të zgjidhet në bazë të traktatit”, apo se “ekzistenca e Traktatit të Miqësisë mes Shqipërisë e Greqisë përbën ipso facto një heqje dorë nga pretendimet territoriale ndaj njëri-tjetrit”. Faktet që kanë rrjedhur nga koha e ratifikimit të këtij traktati, pra pas vitit 1996, tregojnë se Greqia ka zbatuar ndaj Shqipërisë politika të ndërhyrjes së hapur në punët e brendshme e të realizimit të synimeve megaloideiste duke vënë në darë pushtetarët e korruptuar të këtij vendi.

Z. Xhufi, mendoni se nënshkrimi në këto terma i marrëveshjeve të kufirit mund të jetë një kusht i palës greke për shfuqizimin e ligjit të Luftës, i cili konservon një paradoks të trashëguar nga Lufta? Pra cedimim e Tiranës zyrtare në këto pika a ka gjasë të jetë një zgjidhje e negociuar për të mbyllur problemet dypalëshe?

Shikoni, e ka thënë qysh në vitin 1840 një historian i shquar gjerman, F. J. Fallmerayer: “Më kot besoni se duke realizuar një pretendim të Athinës, kjo do të qetësohet, jo. Ditën tjetër do të paraqesë pretendimin e radhës”. Fallmerayer e kishte fjalën pikërisht për pretendime territoriale, që Athina në atë kohë i kishte kolosale, pasi donte të mbërrinte në kufijtë planetarë të Perandorisë Bizantine. E pra, diçka e ngjashme ka ndodhur edhe me ne. Micotaqis-i e filloi që në vitin 1991, duke kërkuar një prelat grek në krye të Kishë Ortodokse Autoqefale Shqiptare, dhe e mori. Pastaj grekët kërkuan ta kthejnë “Omonian” në një lloj shteti brenda shtetit, dhe pyesni Bollanon në ia kanë arritur ose jo edhe kësaj kërkese. Kërkuan pastaj të hapet me një ritual nacionalist një shkollë greke në Korçën e Rilindjes e të shkollës shqipe, pastaj një shkollë greke në Himarë, pastaj të ngriheshin memorialë grekë në çdo pëllëmbë të “Vorio Epirit”, makar edhe duke përdhosur varret e fshatarëve shqiptarë… Tani, nëpërmjet Dules e Bollanos kërkojnë edhe…polici greke në Shqipërinë e Jugut, si dhe një regjistrim të popullsisë me vetëdeklarim të fesë e të kombësisë. Nga të gjitha këto kërkesa, që përbëjnë kapituj të veçantë të “Megali Idesë”, kanë mbetur këto dy të fundit pa u realizuar. Qeveritarët tanë janë shprehur të gatshëm t’i realizojnë edhe ato. Por a mendojnë ata se një ditë, më në fund, do të çlirohen nga laku i kërkesave greke? Jo, kërkesa e pretendime gjithnjë e më arrogante do pasojnë, përderisa ky vend të qeveriset nga njerëz të korruptuar, që ndërsa gjuajnë dosjet e të tjerëve në Tiranë, i kanë dosjet e tyre në Athinë apo në Beograd.

http://www.gazeta-shqip.com/
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#64

Post by Adriana » Fri Nov 26, 2010 9:01 am

Një vit pas anulimit të kesaj marrëveshje nga ana e Gjykates Kushtetuese Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major, Maksim Malaj viziton Athinen. Zyrtarisht eshte njoftuar zhvillimi i një vizite zyrtare dyditore në Athinë me ftesë të homologut të tij grek, Ioannis Giagkos


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#65

Post by Mallakastrioti » Mon Oct 10, 2011 6:35 pm

Image

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#66

Post by CERMENIKASI » Mon Oct 10, 2011 8:40 pm

Unë nuk kam ndëgjue që nji komb të ketë fitue diçka tue shit nji pjesë të vatanit të vet.
Për me u antarësue në BE çfar nuk i kërkohet Shqipnisë!!!!
Plaku im (rahmet pastë) thoshte gjithëmonë :kur je në të drejtë asnjiherë mos e krus qafën sepse bahet urë dhe aty kalojnë të gjithë.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#67

Post by Adriana » Mon Dec 19, 2011 7:00 pm

19/12/2011 Debat në Parlamentin grek

Greqia nuk heq dorë nga “Marrëveshja e ujërave” me Shqipërinë

Marrëveshja e ujërave mes Shqipërisë dhe Greqisë është rikthyer në vëmendjen e parlamentarëve të shteti fqinj. Sipas mediave greke, mësohet se çështja është rihapur gjatë një diskutimi në parlamentin grek, ku ministrit të Jashtëm Stavros Dimas i është dashur t’i përgjigjet pyetjes lidhur me të, ngritur nga deputeti grek i Laos, Y. Korantis. “Unë dua të theksoj se politika e Greqisë është për caktimin e të gjitha zonave detare me të gjithë fqinjët e saj. Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit është pjesë e acquis të Komunitetit Evropian, dhe në këtë mënyrë respektimi apo nënshkrimi i kësaj Konvente është një element themelor i perspektivave evropiane të vendeve që janë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Korantis duke nënkuptuar edhe Shqipërinë. Duke iu përgjigjur shqetësimit të ngritur nga deputeti i Laos-it, ministri Dimas theksoi: “Unë dua të përsëris atë që z. Korantis tha më parë: se si një shtet bregdetar dhe një anëtar i BE-së, Greqia nuk heq dorë nga ndonjëra prej të drejtave ligjore të saj sovrane dhe zona ekonomike ekskluzive nuk është përjashtim në këtë parim themelor dhe pozitën apo politikën tonë të jashtme. Në këtë kuadër, unë ju kujtoj se marrëveshja shqiptaro-greke e 27 prillit 2009 për delimitimin e zonave detare cakton një kufi me shumë qëllime në kufijtë e dy zonave ekzistuese juridike, si dhe ato të ardhshme, duke përfshirë ekskluzivitetin e zonës ekonomike. Në takimet tona me vendet fqinje, ne përpiqemi për ta nxitur këtë politikë”, theksoi Dimas. Solli në vëmendje edhe faktin se pikërisht çështja e zonës ekskluzive ekonomike nuk është konsideruar më vete, por në kuadrin e gjerë të krijimit dhe caktimit të kufijve të zonave detare në përputhje me dispozitat e së drejtës ndërkombëtare, dhe konkretisht Konventës së vitit 1982 për të Drejtën e Detit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#68

Post by Sally » Thu Sep 13, 2012 9:22 am

Pakti detar me Greqinë, Panariti: Vendimi i Kushtetueses i prerë

Tiranë, 12 shtator - Në lidhje me çështjen aq të përfolur të paktit detar mes Shqipërisë e Greqisë, ministri i Jashtëm Edmond Panariti ka dhënë sot sqarime në Komisionin e Politikës së Jashtme.
I akuzuar nga opozita se ka nisur negociatat për një marrëveshje të re për kufirin detar, ministri Panariti ka sqaruar në komision se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje është i prerë, transmeton “Top-Channel”.

“Kemi vënë në dijeni Greqinë për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Pala shqiptare s’do bëjë hapa të mëtejshme, pasi udhërrëfyes për ne mbetet ky vendim”, tha ai.

Kreu i diplomacisë shqiptare theksoi edhe njëherë se pala shqiptare nuk ka nisur negociata të reja me grekët.

“Nuk ka negociata dhe as grupe negociatorësh. Ka vetëm trajtesë teknike brenda ministrisë. Është ngritur një grup pune për të përfunduar marrëveshjen. Ky grup është ngritur me urdhër të Berishës më 4 korrik”, tha Panariti.

Ai sqaroi më tej se ky grup po punon për hartimin e një marrëveshje të re, porse deri më tani nuk ka asnjë negociatë me palën tjetër.

Panariti tha ndër të tjera se, “Ky grup vijon punën për eventualitetin e një marrëveshje te re. Ka patur disa takime dhe me ekspert të huaj. Punimet e grupit do i bëhen publike instancave përktëse”, sqaroi ai.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#69

Post by Adriana » Thu Sep 13, 2012 7:12 pm

Mbas deklarates se me siperme nga ministri i Jashtëm Edmond Panariti greqia reagon....



Panariti kërkon kompromis...


Para pak orësh është bërë e ditur nga mediat greke të cilat i referohen burimeve zyrtare, madje vetë Komisionit të Përhershëm të Punëve me Jashtë të parlamentit shqiptar, përsa i përket marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë, ku sipas tyre tashmë deti i është dhënë palës greke dhe se Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto i kërkon kompromis palës tjetër.


Mediat greke i referohen raportit sekret të Ministrisë së Jashtme të kompozuar posaçërisht për këtë marrëveshje, i cili iu dorëzua deputetëve të Komisionit të Përhershëm të Punëve me Jashtë të parlamentit shqiptar, ku theksojnë se ministri Panariti ka nënvizuar: “Është i domosdoshëm kompromisi me palën greke, pasi përndryshe Shqipëria do të përballet me një sërë skenarësh shqetësues në marrëdhëniet me Greqinë!”.
Ndërkohë ato –mediat greke- e vënë theksin tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pas kallëzimit të bërë nga Partia Socialiste e cila kërkoi anulimin e kësaj marrëveshje ku si pasojë një pjesë e territorit shqiptar në detin Jon i jepej Greqisë.

Gjithashtu, sipas mediave greke theksohet se në raportin e ministrisë së jashtme shqiptare, nënvizohet se “pala greke nuk është e gatshme për rinegocimin e marrëveshjes, pasi e konsideron atë të “Përfunduar” dhe të patentuar, si dhe rinegocimi i marrëveshjes nga pala greke pengohet nga forcat politike dhe ekuilibri i tyre i brendshëm në vend”.

Po sipas mediave greke, raporti i ministrisë së jashtme shqiptare paraqet dhe një skenar të dytë, i cili thekson se: “Pala greke duhet të mos e marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta anashkalojë atë duke heshtur dhe ta konsiderojë të vlefshme, si dhe do të kërkojë ratifikimin nga pala shqiptare në momentin kur Tirana zyrtare të ketë nevojë për ndihmë dhe mbështetje ndërkombëtare nga Athina zyrtare”.

Ndërsa skenari i tretë, i dalë po nga raporti i ministrisë së jashtme shqiptare, tregon se: “Greqia mund të bllokojë negocimet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, që Shqipëria të mos marrë statusin e anëtarësimit në BE”.


kjo buron ne disa media greke pak ore me pare me titulli: Αλβανικές αποκαλύψεις για την οριοθέτηση θαλάσσιων ζωνών με την Ελλάδα
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#70

Post by Sally » Mon Oct 08, 2012 7:19 am

Mbas vizites qe beri ministri yne ne greqi aji deklaron qe:



[quoteemPanariti: Marrëveshje të re për detin]Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti e vlerësoi të suksesshme vizitën në Greqi, duke u ndalur veçanërisht në bisedimet lidhur me marrëveshjen e ujërave me vendin fqinj, për të cilën tha se ka marrë garanci nga shteti grek se ajo do të zgjidhet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
Panariti deklaroi se nuk mund të flitet më për marrëveshjen e vjetër të ujërave, pasi ajo sipas tij nuk do të merret më në konsideratë dhe do të rinegociohet, madje edhe pala greke, sipas ministrit, nuk ka avancuar në shqyrtimin e kësaj marrëveshjeje.
Sipas ministrit të Jashtëm, gjatë vizitës së tij në Greqi ai ka bërë të qartë se do të ketë një marrëveshje të re për detin, që të mos jetë e kontestueshme, siç ndodhi me marrëveshjen e parë dhe të nënshkruhet vetëm në bazë të kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare.
“Për ne nuk ekziston një marrëveshje për detin, duhet të punojmë së bashku për të nisur negociatat për një marrëveshje të re. Ky problem duhet të adresohet vetëm në frymën e Kushtetutës së vendit dhe ligjeve ndërkombëtare. Duhet të jetë një marrëveshje e qëndrueshme”, tha Panariti.
Ai ka përmendur më tej edhe çështje të tjera të rëndësishme të ngritura gjatë bisedimeve me palën greke, siç është çështja e çamëve apo ajo e emigrantëve dhe lehtësirave lidhur me jetesën e tyre në vendin fqinj.[/quoteem]

per viziten e tij ne greqi eshte folur ne kete link: viewtopic.php?p=35183#p35183
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3212
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#71

Post by Adriana » Wed Oct 10, 2012 10:19 am

  Presidenti tha se nuk ekziston ligj lufte me Greqinë, tani që dy vendet janë në NATO

Presidenti Nishani foli edhe për vizitën e Edmond Panaritit në Greqi. Ai deklaroi se kjo vizitë ka qenë shumë e suksesshme.
Nishani tha se: “ligji i luftës me Greqinë nuk ekziston, pasi me hyrjen në NATO, automatikisht ai ligj është i pakuptimtë”.
I pyetur në lidhje me marrëveshjen e ujërave me Greqinë, Nishani theksoi se ky pakt duhet të negociohet sërish, pasi marrëveshja është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.
“Marrëveshja duhet bërë mbi bazën e procedurave që Kushtetuesja ka përcaktuar se duhen mbajtur parasysh. Qeveritë duhet të gjejnë modalitetet për të nisur negociatat dhe të arrijnë një marrëveshje”, u shpreh Presidenti.
Sipas kreut të shtetit shqiptar, negociatat e reja duhet të ngrihen mbi bazën e ligjit të brendshëm dhe konventave ku Shqipëria është palë.

buron: http://www.gazetatema.net/web/2012/10/0 ... financiar/  


Suksesin e vizites Pa-na-ri-tit e pame qe pa filluar mbledhja me Flamurin qe kishin vendosur per se mbrapthi, edhe pse disa na hiqen si te zgjuar duke thene qe gjejme pretkste te kota ( mund te ishte thjeshte nje gabim ), pse nuk kishte ndodhur ky gabim tek flamuri i tyre? Po delegacioni yne ku i kishte syte?
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#72

Post by Mallakastrioti » Tue Sep 10, 2013 7:15 pm

Shteti i PARANOJES!

Image

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4202
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#73

Post by Zeus10 » Tue Sep 10, 2013 8:58 pm

Ky eshte demonstrim i paster force, diten e pare te krijimit te qeverise se re shqiptare. Une nuk e di mesazhin qe dergon ky demonstrim, por nese ka qellime intimiduese, do e tregojne marredheniet e ardhshme. Persa i perket luften kunder fantazmave te UCC-se, keto manifestime groteske, vetem shteti grek eshte i afte ti bej.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

notorius
Junior Member
Junior Member
Posts: 3
Joined: Thu Oct 22, 2009 6:04 pm
Gender: Male

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#74

Post by notorius » Tue Sep 10, 2013 9:10 pm

A egziston vertete kjo ucc?

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

#75

Post by ALBPelasgian » Tue Sep 10, 2013 9:33 pm

notorius wrote:A egziston vertete kjo ucc?
Eshte shume interesante sesi raportimet spekulante per UCC-ne, nga ana e pales greke shfaqen gjithnje per te zhvendosur vemendjen e opinionit te saj te brendshem per nje kercenim te supozuar nga veriu. Propaganda e tille greke per ''pasiguri'' ne zonat veriore behen sa per te justifikuar perqendrimin e ushtrise, forcave policore e sherbimeve informative ne kete rajon.

Edhe pas perfundimit te luftes kryengritese te shqiptareve te Maqedonise me 2001, mediet greke raportonin pafundesisht per UCC-ne, sesi kjo e fundit po krijonte bazat ne afersi te kufirit e sesi asaj do t'i bashkengjiteshin rekrute nga Kosova, etj etj.

Ne te vertete, momenti me i pershtatshem per nje kryengritje ne Cameri ishte pikerisht viti 2001 sepse u pat krijuar nje zingjir lufterash clirimtare shqiptare. Nje avantazh te dukshem kishte edhe pervoja e luftetareve kryengrites shqiptar, te cilet kishin specializuar menyren e te luftuarit gueril jo-konvencional. Por ishte presioni i vazhdueshem i albanofobise perendimore, te cilet se pari e zhbene UCK-ne ne emer te demilitarizimit e me pas edhe dy formacionet e tjera kryengritese UCK-ne ne Maqedoni dhe UCPMB-ne ne Kosoven Lindore.

Superioriteti evident i ushtrise greke ne armatime nuk duhet te paragjykoje epilogun e cfaredo perballjeje me shqiptaret. Nje perleshje ne cfaredo skenari do te cmontonte ushtrine greke, e cila s'ka kurrfare pervoje ne luftera anti-guerile. Ne fakt, edhe ushtria turke, e cila per nga superioriteti ne armatime llogaritet si me e fuqishmja ne Mesdhe e Lindje te aferme, ka pesuar shpesh fiasko ne perballjet me guerilen kurde ne pjesen lindore te territorit te saj.

We were not trying to threat you Greeks, you know all too well what happens when we put in the effort -nono-
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”