Page 6 of 6

Re: KUFIRI UJOR SHQIPERI GREQI

Posted: Thu Jul 03, 2014 8:27 am
by Adriana
Anijet greke dhe naftëkëkruesit futen në ujrat shqiptare/Qeveria nuk reagon

Pavarësisht se çështja e kufirit detar me Greqinë ende nuk është zgjidhur, qeveria greke ka vendosur që ta vendosi zonën kufitare, në hartën e kërkimeve detare.
Konfirmimi ka ardhur pas një konference të mbajtur në Angli, nga zëvëndësministri grek për energjinë Janis Manjatis, i cili pasi paraqiti hartën me zonat që janë parashikuar të fillojnë kërkimet, tha se “procedurat e tenderimit po ecin me ritme të kënaqshme dhe për këtë arsye janë një sërë kompanish ndër më të mëdhatë në botë, që kanë shfaqur interes”. Me sa duket vota greke për statusin e Shqipërisë në BE ka qënë e kushtëzuar nga këmbimi hapësirës detare. Qeveria Rama nuk po reagon aspak për këtë çështje.

Kjo është harta që kanë publikuar mediat helene, ku duket qartazi se zona e parë, është kufiri detar mes Greqisë dhe Shqipërisë, dhe më konkretisht në disa milje larg Himarës.

Madje kjo konsiderohet edhe si fillimi i shtresës naftëmbajtëse të Patos-Marinzëz.

Zona të tjera të pasura janë edhe ato në jug të Kretës, ku kërkimet për gaz natyror janë parashikuar të fillojnë që gjatë këtyre muajve.

E ndërsa pala greke ka vendosur në zonën e parë kufirin me Shqipërinë, mes dy vendeve kufiri detar mbetet ende i pazgjidhur, madhe një marrëveshje e nënshkruar në fshehtësi nga qeveria “Berisha”, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese si antiligjore.

Ndërkohë burime nga Ministria e Jashtme shqiptare , deklarojnë se palët janë në një proces negocimi, por janë ende larg arritjes së një marrëveshje.

http://www.pakufije.com/2014/07/03/anij ... shqiptare/