Tuneli RReshen Kalimash
Posted: Mon Nov 16, 2009 9:15 pm
TIRANE- Tuneli i Thirrës jo vetëm që është bllokuar por nuk dihet se kur do të jetë sërish funksional.
Në tunelin e Thirrës, pjesë e autostradës Rrëshen- Kalimash ka ndodhur shembje masive të dheut. Lajmi i cili para pak ditësh u konfirmua nga dëshmitë e punëtorëve që punojnë në këtë tunel tani është i dukshëm dhe nga nga pamjet filmike.
Ekskluzivisht tv NEWS24 ofron pamje ku duket qartë se shembja e masiv të dheut në kilometrin e dytë të tunelit. Një masiv dheu ka bllokuar totalisht gjatësinë prej rreth 80 metrash cka është pranuar edhe nga vetë menaxheri amerikan i firmës.
Tuneli i Thirrës, është i bllokuar prej disa javësh pas një urdhri nga Ministria e Transportit dhe Punëve Publike. Shembjet massive nisën prej orës 9 të datës 5 nëntor duke shkaktuar jo vetëm panic për punonjësit aty por edhe rrezik për jetën e tyre.
E vetmja masë që është marrë deri tani janë ndërtimi i disa harqeve betoni për të shamangur zhvendosjen e masivit të dheut dhe shmangjen e rritjes së hapësirës së bllokuar.
Korrespondeti i NEËS 24 citon sipërmarrësit të jenë shprehur se shembjet kanë ndodhur për shkak të përshpejtimit të punimeve për përurimin e tij.
Tuneli Thirrë-Kalimash u përurua nga kryeministri Sali Berisha pak ditë para votimit për zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit. Që nga ajo ditë, tuneli, pjesë e rrugës që lidh dhe shkurton distancën Shqipëri-Kosovë është mbyllur dhe rihapur disa herë për shkak të rikonstruksionit të pjesëve që shemben vazhdimisht.