"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

A funksionon Japonia edhe pa energjinë atomike?

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

A funksionon Japonia edhe pa energjinë atomike?

#1

Post by Adriana »

Sipas IAEA reaktorët e Japonisë i përgjigjen standarteve ndërkombëtare. Aktualisht vetëm 3 nga 54 prej tyre janë në punë? Po shkëputet Japonia nga energjia atomike?


Lobi japonez i energjisë atomike mund të marrë frymë lirisht. Prova e qëndrueshmërisë doli "në përgjithësi" mirë, sipas standarteve të Zyrës Ndërkomnëtare për Energjinë atomike, IAEA. Në këtë përfundim ka ardhur grupi dhjetëvetësh i ekspertëve nga Vjena, i cili me kërkesë të Tokios kontrolloi nëse reaktorët atomike të Japonisë mund t`u bëjnë ballë katastrofave të rënda si tërmeti, cunami dhe ndërprerja e energjisë elektrike.

Provën e qëndrueshmërisë reaktorët e morën, por IAEA kërkon të bëhen inspektime të tjera. Përveç kësaj autoritetet japoneze për kontrollin e energjisë bërthamore duhet të sigurojë se në të ardhmen të gjitha masat e marrë do të dokumentohen sipas ligjit dhe do të rishikohen, thuhet në raportin përfundimtar të IAEA. Pikërisht në këtë pikë ka patur në të kaluarën dështime të panumërta dhe aksidente, sepse operatorët nuk njoftonin për ndërprerjen e energjisë elektrike ose kanë mashtruar në rastin e riparimeve.
Edhe për këto, autoritetet japoneze të kontrollit do të reformohen. Deri tani NISA, autoriteteti i kontrollit ndodhej në ministrinë e Ekonomisë, duke vëzhguar prej aty ekonominë atomike. Në të ardhmen do të krijohet një autoritet shtesë, që do të jetë pjesë e ministrisë së Ambientit. Qeveria ka marrë vendimin për këtë, projektligji përkatës kalon në muajin prill në parlament.


Japonia shpejt pa energji bërthamore

Sektori atomik merr një paralajmërim, se megjithatë nuk ka arsye për të festuar. Nga 45 reaktorët atomikë, që ndodhen në gjithë vendin, aktualisht ndodhen vetëm tre në rrjet. Sepse çdo 13 muaj reaktorëve në Japoni u bëhen punimet mirëmbajtëse, kështu që janë mbyllur. Dhe nëse edhe tre reaktorët e mbetur mbyllen në muajin prill po ashtu për punime mirëmbajtjeje, atëherë ishulli do ia dalë mbanë pa energji atomike.

Në fillim do të vendosen kufijtë për kohën e mbajtjes në punë të reaktorëve bërthamorë në 40 vjet. Megjithatë në projektligj ekzistojnë disa boshllëqe, sepse qeveria i ka lejuar në raste të veçanta operatorët që t'i mbajnë në punë impiantet edhe pas kalimit të afatit, nëse plotësojnë kërkesat e sigurisë.
Lobiistët e energjisë atomike në Japoni ndiejnë rezistencën e madhe. Dekada me radhë në Japoni ka qenë e paimagjinueshme që vendi me ekonominë e tretë të fuqishme të botës, t`ia dilte mbanë pa energji atomike. Deri sa ndodhi Fukushima, 54 reaktorët atomikë të vendit prodhonin 30 përqind të nevojave për energji. Aktualisht, reaktorët që ndodhen në rrjet prodhojnë më pak se tre përqind të energjisë kombëtare.


Autor: Alexander Freund/ Aida Cama
Redaktoi: Auron Dodi ne :dw.de
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”