Në gatishmëri ndodhen forcat e armatosura të Koresë së Veriut, pas përpjekjes së dështuar të lëshimit të raketës në hapësirë.Ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë, Kinës dhe Indisë kërkojnë vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi: “Jemi të bindur që duhet të ketë reagim nga këto provokime, jo vetëm në rrugë politike dhe diplomatike”, deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologët e tij, ministri rus.
Sipas tij, Këshilli i Sigurimit të OKB-së, i cili u mblodh urgjentisht ditën e sotme, pritet të reagojë, por ministri rus thekson se masat e reja që mund të merren, nuk do të ishin rezultateve.
Në Gjenevë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon deklaroi që Koreja e Veriut ka shkelur një vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke lëshuar raketën dhe e akuzoi duke thënë se ky veprim i papërgjegjshëm kërcënon stabilitetin në zonë.

