"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Kreu i Organizatës iraniane Atomike tha se janë bërë marrëveshje me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, për të inspektuar uzinën e re për pasurimin e uraniumit, që gjendet në afërsi të Teheranit.
Ali Akbar Salehi i tha televizionti shtetëror se “duke marrë parasysh bashkëpunimin e duhur mes Iranit dhe IAEA-së, do të ketë inspektim të uzinës së re në një kohë të caktuar”.
Ai tha se uzina gjendet 100 kilometra në jug të Teheranit dhe do të jetë funksionale për më shumë se një vit.
Uzina e parë bërthamore Natanz, është e vendosur në qendër të Iranit
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Nisin bisedimet mes Iranit dhe gjashtë fuqive bërthamore
Gjenevë - Bisedimet mes Iranit dhe gjashtë fuqive bërthamore nisën mëngjesin e sotëm në një vilë pranë Gjenevës, pas më shumë se 14 muaj ndërprerjeje.
Takimet filluan me një tryezë të rrumbullakët mes kryediplomatit të BE-së, Havier Solana që drejton procesin, drejtorëve politikë të 5+1 (Rusi, Kinë, Francë, SHBA, Mbretëri e Bashkuar plus Gjermaninë) dhe negociatorit iranian, Said Jalili.
Diskutimet do të mundësojnë të saktësohen qëllimet e bashkëpunimit të Iranit për çështjen e tij bërthamore pas një jave të pasur me zbulime, që nga zbulimi i ekzistencës së një qendre të dytë për pasurimin e uraniumit në Qom (qendër), të shtënat me raketa iraniane dhe deklaratat e shumta kontradiktore të drejtuesve të këtij vendi.
Perëndimorët që dyshojnë se Irani kërkon të pajiset me armën bërthamore nën mbulimin e programit civil, presin nga Teherani një angazhim real për të bashkëpunuar mbi dosjen pas vitesh të tëra diskutimesh sterile.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Autoritetet ushtarake në Teheran paralajmëruan Uashingtonin dhe Tel Avivin se do ta shkatërrojnë zemrën e Izraelit nëse sulmohen nga ai shtet apo SHBA-të. Përfaqësuesi i forcave elite “Rojet e revolucionit”, Moxhtaba Zolnur, deklaroi se nëse vetëm një raketë amerikane apo sioniste nëse godet Iranin, ende pa u ulur pluhuri, raketat iraniane do ta shkatërrojnë zemrën e Izraelit.
Zolnur është zëvendës i liderit shpirtëror iranian Ajatollah Ali Hamnei. Izraeli edhe më tej nuk e përjashton aksionin ushtarak kundër Iranit, nëse Perëndimi nuk arrin përmes bisedimeve diplomatike ti vë fund ambicieve ushtarake nukleare, të Republikës islamike
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Londër - Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha në Londër se bota “nuk do të presë pafundësisht” që Irani të përmbushë obligimet ndërkombëtare lidhur me programet bërthamore.
“Bashkësia ndërkombëtare nuk do të pretë pafundësisht që Irani të dëshmoj se është i gatshëm të rrespektoj obligimet ndërkombëtare”, tha Hilari Klinton pas takimit me shefin e diplomacisë britanike Dejvid Miliband.
Klinton ka vënë në pah se takimi i paradokohshëm i përfaqësuesve të Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha në Gjenevë, gjatë të cilit u përtrinë bisedimet për programin bërthamor iranian, paraqet “fillim konstruktiv”, por tash duhen aksionet. “Fjalët nuk mjaftojnë”, ka konkluduar Hilari Klinton
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Dhoma Përfaqësuese vendos për sanksione kundër Iranit
Uashington, Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara e ka miratuar legjislacionin për rritjen e presionit ekonomik ndaj Iranit për shkak të programit të tij kundërthënës bërthamor. Kjo masë u miratua me 414 vota për dhe 6 kundër, por ajo duhet të konfirmohet edhe në Senat, para se të dërgohet te presidenti Barak Obama për nënshkrim.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Teheran - Irani refuzoi sot një projektplan të propozuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), që i kërkonte të reduktonte rezervat e materialeve të tij bërthamore.
Marrëveshja në fjalë është aprovuar nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca.
Duke bërë thirrje për shqyrtimin e një propozimi të tij, Irani duket se po ndjek një strategji, deri tani efikase, për të blerë më shumë kohë, në mënyrë që të shmangë sanksione të tjera më të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar.
"Tani jemi në pritje të një përgjigjeje pozitive dhe konstruktive ndaj propozimit të Iranit për palën tjetër lidhur me sigurimin e lëndës bërthamore për reaktorin e Teheranit", deklaroi një anëtar i delegacionit iranian në bisedimet e Vjenës, i cituar nga televizioni shtetëror.
Diplomatët perëndimorë theksuan se plani i IAEA-s, që nuk është bërë publik, kërkon që deri në fund të vitit Teherani të dërgojë në Francë dhe Rusi afro 1.2 tonë nga rezervat e tij prej 1.5 tonësh të uraniumit të pasuruar në një shkallë të ulët.
Kjo sasi uraniumi do të pasurohet në Francë dhe Rusi në një mënyrë që nuk lejon përdorimin e tij për mbushje bërthamore.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Irani informon mbikqyrësit bërthamore të OKB-së se do të fillojë pasurimin e uraniumit në 20 për qind të martën.
Lajmi bëhet i ditur nga televizioni shtetëror Press TV.
I dërguari i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Ali-Asghar Soltanieh, tha se vendi i tij dorëzoi një letër në agjenci duke deklaruar qëllimin e tij, njoftoi Press TV.
Uraniumi i pasuruar në 20 për qind është konsideruar si i "pasuruar shumë", thotë në ueb-faqen e tij Këshilli i Kërkimit Kombëtarë i SHBA-ve. Ky nivel është pragu për uranium të aftë në vënien e një reaksioni bërthamor.
Irani nuk tërhiqet për bërthamorin. Reagon Franca e SHBA: Sanksione
IRAN- Ashtu si kishte njoftuar më parë presidenti Ahmadinejad, Irani ka filluar prodhimin e uraniumit të pasuruar në Natanz. Lajmin e ka bërë me dije sot televizioni shtetëror. Fillimi i programit për prodhimin e uraniumit të pauruar, të shpallur në ditët e fundit dhe që paraqet një sfidë të re të komunitetit ndërkombëtar, ishte njoftuar zyrtarisht nga IAEA (Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike), të hënën. Sipas një burimi të paidentifikuar, cituar nga televizioni publik, procedurat për pasurimin e materialit janë të pranishëm inspektorët e IAEA. Lajmi, shpallur nga kreu i Agjencisë Kombëtare të Energjisë, Ali Akbar Salehi, u konfirmua nga IAEA dhe u pasua me reagimin e menjëhershëm të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane.
Franca dhe Amerika kanë thënë se nuk ka alternativë tjetër përveç sanksioneve të reja ndërkombëtare kundër Iranit pas njoftimit të dhënë se Irani po përshpejton programin bërthamor.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates, që është në Paris tha se Irani kishte hedhur poshtë përpjekjet e perëndimit dhe një vullnet ndërkombëtar i përbashkët është i nevojshëm për të gjetur rrugë paqësore për zgjidhje të çështjes.
Ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner, tha se lëvizjet e fundit të Iranit përbënin shantazh
Last edited by Sally on Tue Feb 09, 2010 12:32 pm, edited 2 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
SHBA-të kërkojnë sanksione më të forta ndaj Iranit
SHBA-të kërkojnë që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të miratojë një rezolutë brenda një kohe të shkurtër për sanksione më të forta ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor.
Kërkesa e SHBA-ve u bë publike sot nga Pentagoni përmes një deklarate.
Irani filloi sot procesin e pasurimit të uraniumit në masën 20 për qind në objektin e Natanzit, në qendër të vendit, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, IAEA-së.
Ndërsa nga SHBA-të vendimi i Iranit për fillim të pasurimit të uraniumit në përqindje të lartë, është cilësuar si "provokim".
Last edited by Sally on Tue Feb 09, 2010 12:32 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Ministri i Jashtëm turk Davutolu në Iran për uraniumin
Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutolu njoftoi se do të vizitonte Teheranin për çështjen e pasurimit të uraniumit.
Davutolu pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës beri të ditur se mund te bënte një vizitë në Teheran sot ose pasi të mbaronte vizitën e tij në Kazakistan.
Ai vuri në dukje se ekziston akoma mundësia e zgjidhjes së çështjes me anë të bisedimeve dhe se dera e diplomacisë është akoma e hapur.
Davutolu bëri një bisedë telefonike sot në mëngjes më ministrin e Jashtëm iranian dhe diskutoi mbi kohën e kësaj vizite. Davutolu i bëri të ditur homologut të tij se brenda një kohe të shkurtër dëshironte të takonte presidentin Ahmadi Nexhat dhe autoritete të tjera të vendit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Një ditë pasi Irani testoi raketa me rreze të gjatë veprimi pranë Ngushticës së Hormuzit, gjendja vazhdon të jetë e tensionuar. Parisi zyrtar e ka cilësuar këtë veprim të Teheranit një sinjal shumë të keq për komunitetin ndërkombëtar. Televizioni shtetëror në vend transmetoi një xhirim të lëshimit të raketave, të cilat besohet se kanë një rreze rreth 200 km. Pak ditë më parë, vendi islamik tha se do të mbyllte Ngushticën e Hormuzit nga ku kalon 10 për qind e naftës botërore. Në përgjigje të kësaj deklarate, SHBA tha se do të ndëshkonte ato institucione financiare të cilat do të punonin me bankën qendrore të Iranit.
Disa analistë besojnë se ka pak gjasa që Ahmadinexhad të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, sepse ky veprim do të rezultonte me një kosto shumë të madhe. Megjithatë, duket se Teherani kërkon të tregojë se mund të mbrojë veten, teksa tensioni mbi programin e tij bërthamor sa vjen e rritet.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
SHBA nuk kërkojnë konfrontim me Iranin. Me këtë qëndrim diplomatik, SHBA iu kundërpërgjigjën kërcënimit të një dite më parë nga ana e Teheranit zyrtar, i cili tha se do të përdorte të gjithë forcën e marinës së tij nëse luftanija amerikane do të rivendosej në Gjirin Persik. ‘Nuk kemi ndërmend të përsëritim për herë të dytë paralajmërimin tonë, sepse ne vetëm një here flasim’-pati deklaruar Ataollah Salehi, shefi i forcave të armatosura iraniane. Por SHBA thanë se nuk kërkojnë konfrontim me Iranin, edhe pse nga ana tjetër, theksuan se do të vazhdojnë ta mbajnë luftanijen e tyre në Gjirin Persik. Luftanija USS John C Stennis erdhi javën e kaluar, nga gjiri i Omanit. Ajo është një nga më të mëdhatë e flotës amerikane dhe shoqërohet nga shumë destrojerë të vendosur në Gji, prej disa muajsh. Kjo lojë kërcënimesh rinisi pasi Irani kreu manovrat 10 ditore duke testuar edhe tre raketa anti-anije. Kjo shfaqje force kishte për qëllim të tregonte se Irani mund të mbyllë edhe Ngushticën e Hormuzit, prej nga kalojnë 20 për qind e ngarkesave botërore të naftës. Megjithatë, këto qëndrime të Iranit, janë komentuar me ironi nga Shtetet e Bashkuara. ‘Kërcënimi iranian për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër luftanijeve amerikane nëse ato lëvizin në Gjirin Persik, janë shenjë e izolimit ndërkombëtar në rritje të Iranit, por edhe e problemeve brenda këtij vendi’ deklaroi Viktoria Nuland. Edhe analistët thonë se sanksionet amerikane dhe evropiane po japin efektin në ekonominë iraniane. Një ditë më parë, u shënua rënia më e madhe e monedhës iraniane, 40 për qind kundrejt dollarit amerikan.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Marrëdhëniet mes presidentit Barack Obama dhe kryeministrit izraelit Netanjahu nuk janë aq të ngrohta. Programi atomik iranian kthehet në mollë sherri për marrëdhënien SHBA-Izreal.
Që në fillim marrëdhëniet midis Barack Obamës dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu nuk kanë qenë të mira. Menjëherë pas zgjedhjes si president i SHBA-së, Obama i kërkoi Netanjahut të ndalojë ndërtimin e ngulimeve të reja në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Por izraelitët nuk e mirëpritën kërkesën dhe pas pasigurisë së fillimit, marrëdhëniet nuk u përmirësuan aspak. Ndërkohë historitë për marrëdhëniet e ngrira midis Obamës dhe Netanjahut janë kthyer në legjendë.
Kështu vëzhguesit tregojnë gjithnjë këtë anektodë: Duke mos e marrë me mend që mikrofonët ishin të ndezur, presidenti francez i thotë Obamës gjatë një takimi, se nuk e duron dot Netanjahun, dhe se "ai është gënjeshtar". Obama i përgjigjet: "Ju jeni i mërzitur me të, kurse mua më duhet të përballem përditë me të." "Ekziston një mosbesim i madh midis të dy politikanëve", thotë James Davis, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin St. Gallen në Zvicër.
Diferenca personale dhe politike
Diferencat personale midis të dyve janë të pandara nga dallimet në pikëpamjet politike. "Presidenca e Obamës pati filluar me politikën e afrimit. Kjo u pa me sy shumë kritik në Izrael, si politikë pajtimi me armiqtë e Amerikës", mendon Efraim Inbar, drejtor i qendrës Begin-Sadat, qendër për studimet strategjike në Universitetin Bar-Ilan në Izrael. Shumë izraelitë mendonin se përpjekja e pajtimit me Iranin dhe Sirinë ka qenë e dënuar të dështojë që në fillim, thotë Inbar.
Sipas Inbar, administrata e Obamës, tregoi me dëshirën për t`i hyrë mes përmes procesit të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve, se sa pak njohuri dhe përvojë ka presidenti amerikan për konfliktin në Lindjen e Mesme. "Presidenti ishte shumë naiv, kur mendoi të sillte të dy palët në nënshkrimin e një marrëveshje paqeje. Natyrisht që kjo nuk mund të ndodhte."
Parë me sytë e izraelitëve, Obama mund të duket naiv dhe pa përvojë, por për sytë e amerikanëve ai është një politikan që nuk largohet nga pozicioni i tij. Ekzistojnë shumë arsye pse Obama nuk i beson Netanjahut, mendon Davis, por më e rëndësishmja është politika izraelite e ngulimeve. SHBA i janë lutur Netanjahut të ndalojë vazhdimin e ndërtimit të ngulimeve në Jeruzaelim lindor. Por ai nuk e respektoi këtë."
Programi atomik iranian i hedh benzinë zjarrit
Çështja e Iranit është një çështje tjetër që shton mospërputhjet. Hendeku mes qeverisë së Obamës dhe Izraelit nuk ka të bëjë me vlerësimin e progamit atomik irianian. Të dy palët janë të një mendimi se Irani është duke ndërtuar armë bërthamore. Efraim Inbar nga Universiteti Bar-Ilan, mendon se molla e sherrit në gjykimet e ndryshme duhet kërkuar në "shkallën e rrezikshmërisë". Izrali këmbëngul në qëndrimin se ka ardhur momenti që Irani të detyrohet të ndalojë. Kështu çështja kyç për marrëdhëniet izraelito- amerikane është çfarë do të ndodhë, nëse Izraeli i vë në jetë kërcënimet dhe sulmon i vetëm pajisjet iraniane atomike, sepse e sheh veten të kërcënuar. A do të mbushej kështu kupa për të prishur marrëdhëniet e mbushura me mosbesime personale dhe diferenca politike? Kjo varet, thonë ekspertët.
Nëse sulmi ka sukses, atëherë gjithçka shkon mirë
"Kjo varet nga suksesi që do të ketë Izraeli," thotë James Davis nga Universiteti St. Gallen. "Nëse izraelitët arrijnë t`i shkatërrojnë impiantet, pa marrë si përgjigje kundërsulme masive nga Irani, atëherë të gjithë do të ishin të kënaqur".
Inbar nuk është i të njëjtit mendim: "Nëse sulmet do të kishin sukes, atëherë administrata e Obamës do të bënte gjithçka për të dënuar Izraelin, sidomos në një vit si ky, vit elektoral. Shumica e amerikanëve do të duartrokisnin fshehurazi, disa anëtarë të qeverisë madje në publik. Dhe pastaj do të vazhdojnë si dhe më parë, sikur të mos ketë ndodhur asgjë."
Por, nëse sulmet e Izraelit do të dështonin, ose prej saj do të kishte dëme të mëdha ekonomike, politike dhe të sigurisë, atëherë marrëdhëniet bilaterale mund të keqësoheshin shumë. Por, pas një farë kohe ato do të normalizoheshin sërish.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Ministri izraelit: Lufta me Iranin mund te zgjase 1 muaj
"Nuk ka vend per histeri. Fronti i Izraelit eshte i pergatitur si asnjehere", deklaroi Matan Vilnai, nje ish gjeneral i cili do te largohet nga qeveria pasi eshte emeruar ambasador ne Kine.
Intrevista per te perditshmen Maariv u dha ne kontekstin kur prej ditesh shtypi vendas shkruan per nje sulm te Izraelit mbi instalimet berthamore te Iranit, perpara zgjedhjeve presidenciale ne SHBA.
"Nuk dua te terhiqem me force ne kete debat", u pergjigj Vilnai, i pyetur nese Izraeli duhet te sulmoje Iranin. "Ndersa Shtetet e Bashkuara perfaqesojne mikun tone me te rendesishem dhe do te koordinojme keto masa me ta".
Vilnai deklaroi se qindra raketa mund te godasin qytetet e Izraelit dhe mund te vdesin rreth 500 persona. :Mund te jene me pak ose me shume te vdekur... por ky eshte skenari per te cilin ne pergatitemi, ne perputhje me keshillimin me te mire te eksperteve", u shpreh ai. "Perllogaritjet tregojne per nje lufte qe mund te zgjase 30 dite ne disa fronte".
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Teheran, 24 shtator - Konflikti midis Iranit dhe Izraelit mund të çojë deri te lufta e tretë botërore, deklaroi dje komandanti i forcave të aviacionit civil i Korpusit të Gardës revolucionare, Amir Ali Haxhizadeh.
"Nuk mund ta paramendoj se Izraeli do të fillojë luftë kundër Iranit pa mbështetjen e SHBA-së, ndërsa më pas lufta eventuale do të jetë midis dy vendeve. Në rast të tillë gjithçka do të dalë jashtë kontrollit, pasi që vende të tjera do të kyçen ose në anën e Iranit ose kundër tij dhe kjo mund të çojë deri te lufta e tretë botërore", tha Haxhizadeh.
Ai paralajmëroi se gjatë konfrontimit eventual me Izraelin, Irani do të vlerësojë të gjitha bazat ushtarake amerikane në rajon si territor amerikan dhe ata do të bëhen cak i tij.
Haxhizadeh për televizionin shtetëror iranian "Al Alam" theksoi se Irani mund ta godasë Izralein, nëse është i sigurt se shteti hebraik po përgatitet për sulm.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!