"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

As Chuck Norrisi s’do ta shpëtonte Serbinë

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

As Chuck Norrisi s’do ta shpëtonte Serbinë

#1

Post by qiellikaltër » Wed Jul 28, 2010 8:37 pm

As Chuck Norrisi s’do ta shpëtonte Serbinë

Nga Dinko Gruhonjić, e-Novine*

Ja, edhe gjykata e pranoi atë që e di e gjithë bota, përveç atyre që po shtiren si të marrë: Kosova është Kosovë. Ose, siç më tha një mike, “as Chuck Norrisi s’do të mund ta interpretonte vendimin e gjykatës në favor të Serbisë”. Kështu, “pushteti i ri” i Serbisë fitoi edhe një flakaresh, të merituar, sepse nuk u nda nga politika e Milosevicit e viteve të 90’a.

E nuk është që s’mundi, por nuk dëshiroi. Këtu pra pyetja qenësore është: a dëshiroi, dhe nëse jo – përse jo. Përveç asaj fushatës së shkurtër para arrestimit të Milosevicit, kur kombit duhej treguar se ai vërtet është kriminel i luftës, dhe kur nga Danubi dolën kamionët ftohës, e në Batajnicë gdhinë varrezat masive – bash asgjë tjetër nuk u bë që të tregohen përmasat e krimit të jashtëzakonshëm në Kosovë, i cili buroi nga regjimi i aparteidit ndaj shqiptarëve. Asgjë nuk u bë për ofrimin e përgjigjeve në pyetjen se si është e mundur që një shtet udhëhoqi politikën “shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna”, siç e formuluan me katër fjalë radikalët/progresistët.

Serbia e pushtoi Kosovën gjatë Luftës Ballkanike, ndërkaq e humbi në luftën kundër gjithë botës. Kështu politika e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut u tregua plotësisht e paleverdishme, ndërkohë që regjimi i Milosevicit shërbehej me logjikën e mesjetës në fund të shekullit të 20. Por, përse edhe sot e kësaj dite këtë po e bëjnë edhe ata që, kinse, ishin kundër politikës së tij?

Vendimi i gjykatës i vulosi edhe idetë e topitura për ndarjen e Kosovës, e cila gjë pra s’do të ndodhë, përkundër hartografëve të këtushëm të pasionuar, të cilët – në vend se ditët e pleqërisë t’i kalojnë duke radhitur ndonjë Pasians - po vizatonin se sa do të mund të grabiste Serbia nga veriu i Kosovës. Madje, në avujt në alkoolit dhe duhanit, diku ‘brenda rrethit të dyshit’, po bënin llogarinë: “Veriu i Kosovës, plus Republika Srpska... Hm, s’është aq keq meqë njëherë s’ka më mirë... Të paktën, derisa të mos forcohemi...”

Siç u prit, Dodiku i shkretë u shfaq menjëherë pas vendimit të gjykatës, dhe deklaroi se një interpretim i tillë juridik është udhërrëfyes i shkëlqyeshëm edhe për Republika Srpska, sepse ajo “ka kohë që nuk ndjehet mirë në Bosnje e Hercegovinë”. Jam i sigurt që as Bosnje e Hercegovina nuk ndjehet mirë në shoqëri me RS. Dodik flet gjepura me synime parazgjedhore, megjithëse s’duket që e ka aq të qartë se hap i ardhshëm është zhdukja e ngadalshme e RS. E nëse kjo gjë dihet sqaruar edhe dikujt, ekziston një dallim fondamental ndërmjet Kosovës dhe atij entiteti të lig të BeH: Kosova e fitoi pavarësinë sepse popullata e atjeshme shumicë i ishte ekspozuar terrorit dhe spastrimit etnik. Republika Srpska u krijua par–excellence mbi gjenocid dhe spastrime etnike. Si e tillë, ajo paraqet një precedent të rrezikshëm në botën e sotme, e cila po fillon ta pranojë primatin e të drejtave të njeriut karshi sovranitetit të shteteve. Si e tillë, ajo vërtet është një shembull i asaj se çka ndodh në një territor ku fiton nazizmi. Ndodh ajo që Srebrenica sot ndodhet në RS?! Prandaj, një vivisect i tillë nuk do të zgjas shumë, sepse s’mund të ketë përfundim të mirë.

Pra, s’ka asnjë dyshim që vendimi i Gjykatës për Kosovën tani do ta forcojë urinë e ideologëve të këtushëm të memorandumeve dhe të pionëve të tyre politikë për “kompensimin” sa më të shpejtë të RS me Kosovën. Po ashtu, s’ka dyshim se kjo s’do të ndodhë, dhe se për të mençurit kjo ishte e qartë qysh para të paktën 20 vjetëve. Por, meqë për këtë do të flitet gjithnjë e më shumë, fatkeqësisht s’ka dyshim as në atë se mainstream modeli i ideologjisë së këtushme s’do të lëvizë më larg se Garasanin, Mojovic, Memorandumi, Kostunica... Edhe më tej pra do të mbijetojë rrëfimi i mesjetar për territore, mite, popuj hyjnorë. E që sërish dëshmon për atë se të gjithë këta nacionalistë serbë nuk e urrejnë Milosevicin për shkak të kasaphaneve së tij në fqinjësi, por për shkak se ua vodhi atyre ‘policy paper’, dhe nuk preu sa duhet.

A ka Serbia forcë që të dalë nga ky përqafim i horrave dhe kopukëve patriotik, të cilët u pasuruan majmë mbi modelin e Kosovës së shenjtë, Bosnjës së shenjtë, dhe të gjithë shenjtërve tjera, në llogari të të cilëve për vete ndërtuan pallate dhe çardakë të artë, as në qiell as në tokë?

Jo, Serbia nuk ka kapacitet për këtë gjë, përveç atyre pak politikanëve dhe intelektualëve që janë të gatshëm të përballen me shëmtinë e shtetit të tyre. Kjo përballje do të nënkuptonte zbulimin përfundimtar të identitetit tonë: se bëhet fjalë për një shtet të vogël, një popull të vogël, me histori modeste dhe me të arritura modeste, i cili ndonjëherë ishte në anën e të mirës e ndonjëherë në anën e të keqes. Serbia nuk është lider, dhe as që do të jetë ndonjëherë. Sikurse edhe i gjithë Ballkani, ne jemi vetëm një njollë në hartën gjeografike, të cilën, edhe po të zhdukej, pothuajse askush nuk do ta vërente. Në botën e largët, kur dikujt i thua se je nga Serbia, zakonisht të përgjigjen me pyetjen: “Saibiria? Ju jeni pjesë e Rusisë?”.

Pra, Serbia tingëllon si Siberia – shkret.
Epo, meqë Kosova shkoi, e ‘Serbia e Madhe’ pëlciti, është koha e fundit që të mendoni një mënyrë tjetër për plaçkitje!

*Ky tekst është botuar fillimisht në web-portalin Autonomia
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4190
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: As Chuck Norrisi s’do ta shpëtonte Serbinë

#2

Post by Zeus10 » Wed Jul 28, 2010 10:45 pm

Kosova e fitoi pavarësinë sepse popullata e atjeshme shumicë i ishte ekspozuar terrorit dhe spastrimit etnik. Republika Srpska u krijua par–excellence mbi gjenocid dhe spastrime etnike.
Keto dy fjali duhet te lexojne te gjithe ata, qe bejne krahasime te kota midis ketre dy rasteve kaq te ndryshme.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: As Chuck Norrisi s’do ta shpëtonte Serbinë

#3

Post by Arbëri » Wed Jul 28, 2010 11:27 pm

Siç u prit, Dodiku i shkretë u shfaq menjëherë pas vendimit të gjykatës, dhe deklaroi se një interpretim i tillë juridik është udhërrëfyes i shkëlqyeshëm edhe për Republika Srpska, sepse ajo “ka kohë që nuk ndjehet mirë në Bosnje e Hercegovinë”
Kryetari i te ashtuquajtures ''Republika Srpska'' (Dodik) edhe ky i paftyri Bollano që krahasojne per idetë e tyre shoveniste vazhdimisht me pavarsin e Kosoves është thjeshte qesharake ..
1. Kosova i kishte kufijte e saj nen sundimin Turk :
Image


2.Kosova i kishte kufijte e vet edhe nen shtetin Jugosllave :
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: As Chuck Norrisi s’do ta shpëtonte Serbinë

#4

Post by Arbëri » Sat Jul 31, 2010 10:06 pm

Kosovo je Srbija: ''U celokupnoj istoriji Srbija je vladala Kosovom samo 70 godina''
''Kosova eshte Serbi '' Ne gjithe historine e Serbise , Kosova ishte vetëm 70 vite nen sundimin Serb , nje intervju te Ambasadorit Serb ne Holande dhe ish Profesori i fakultetit Radoslav Stojanović dhënë TV serb : http://www.24sata.info/vijesti/regija/3 ... odina.html

Image
''Sigurisht. Ishte një vendim i konferencës së Londrës të fuqive të mëdha ne vitin 1913 , e cila u ndoq nga Amerika, Britania, Franca dhe Rusia'' tha Stojanoviç.
Kosova nuk ishte asnjeher Serbi .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: As Chuck Norrisi s’do ta shpëtonte Serbinë

#5

Post by alfeko sukaraku » Sun Aug 01, 2010 9:38 pm

problemi i fanatizmit serbe eshte i njejte me problemin e fanatizmit greke.

greket e serbet krijuan shtete ortodokse me shqiptaret...ata ju mesuan zakonet ortodokse edhe gjuhen e tyre shqiptarve qe nenshtruan me ane te fese edhe dhunes edhe tani nuk munden ta kuptojn se ata jane serbe e greke me baba krishtin, ndersa kosovaret e njohin baban e tyre real..ndaj mbeten edhe jane shqiptare.

serbet ler te mesojn ne radhe te pare perse jane serbe..cilat jane rrenjet e tyre etrore edhe pastaj te vijn e te diskutojn per pjesen e shqiptarve qe mbeti shqiptare.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”