"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Sulm kundër Iranit?

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Sulm kundër Iranit?

#1

Post by Sally »

Zyrtari izraelit: Sulm kundër Iranit?



Jerusalem - Një gazetë e mirënjohur izraelite publikoi sot në faqen e saj të parë një artikull, ku citonte "zyrtarë të lartë të paidentifikuar të mbrojtes", sipas të cilëve Izraeli besonte se një sulm ushtarak mund të pengonte atë që e quan një program bërthamor iranian.
Nën një fotografi të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu pranë një avioni bombardues "F-15I", gazeta "Maariv" citonte zyrtarin, i cili shprehej se "Izraeli mund ta zhvillonte një sulm të tillë pa miratimin e SHBA-së", por shtohej se nuk kishte shumë kohë që një sulm i tillë të ishte efektiv.

As zyrtari, as gazeta nuk bënin komente mbi mundësinë që Netanjahu të urdhëronte një sulm të tillë, spekulim mbi të cilin mbetet një faktor i madh rreziku në vlerësimet e investitorëve për rajonin e Lindjes së Mesme dhe në tregjet energjetike globale.

Izraeli hodhi poshtë garancitë e Teheranit se ky i fundit po vepron vetëm me impiantet civile bërthamore dhe nuk pranon përjashtimin e alternativës ushtarake për mos lejuar kundërshtarin e tij islamik të zotërojë armë bërthamore, për të cilat shteti hebre shprehet se kërcënojnë vetë ekzistencën e tij.

Sulmet ajrore izraelite "mund të vonojnë për një kohë të konsiderueshme" një program të tillë armësh, citonte "Maariv" zyrtarin.

Kjo deklaratë është në të njëjtën linjë me vlerësimet e bëra në mënyrë të pavarur nga disa analistë.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Last edited by Sally on Thu Aug 13, 2009 2:07 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sulm kundër Iranit?

#2

Post by Sally »

Irani: Kundër sulmeve mbi objektet bërthamore


Teheran - Irani ka propozuar që shtetet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të takohen këtë vjeshtë për të diskutuar ndalimin e sulmeve mbi komplekset bërthamore.
Agjencia e lajmeve Associated Press ka thënë se diplomatët dhe një i dërguar iranian kanë konfirmuar këtë propozim, për të cilin Irani thotë se nuk ka të bëjë me kërcënimet e Izraelit se do të sulmojë objektet bërthamore, nëse komuniteti ndërkombëtar dështon ta bindë Iranin që të ndalojë aktivitetet e tij bërthamore.

I dërguari i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Ali Asgar Soltanieh tha se vendi i tij po kërkon “në parim” një ndalesë mbarëbotërore për të penguar sulme të tilla.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sulm kundër Iranit?

#3

Post by Sally »

Irani i gatshëm për bisedime me fuqitë e mëdha


Teheran - Irani ka gati një propozim të ri për fillimin e bisedimeve me fuqitë botërore, lidhur me çështjen e armëve bërthamore.
Lajmi bëhet i ditur nga televizionin shtetëror iranian, i cili citon kryenegociatorin iranian për çështjet bërthamore, Saed Jalili.

Presidenti amerikan Barak Obama i ka dhënë afat Iranit që brenda muajit shtator të pranojë ofertën e gjashtë fuqive të mëdha për bisedime, që do t'i garantonin Teheranit përfitime tregtare në këmbim të pezullimit të programit të pasurimit të uraniumi. Në të kundërt Irani do të përballet me sanksione më të rënda ndërkombëtare.

Ndërkohë, Irani në mënyrë të vazhdueshme ka hedhur poshtë thirrjet për ndalimin e programit të pasurimit të uraniumit, që mund të shfrytëzohet për prodhimin e armëve bërthamore.

"Irani ka përgatitur një propozim të ri bërthamor dhe është i gatshëm të rifillojë negociatat me fuqitë e mëdha", deklaroi kryenegociatori Saed Jalili, i cituar nga "al-Alam", televizioni satelitor iranian në gjuhën arabe
Last edited by Sally on Thu Sep 03, 2009 11:03 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sulm kundër Iranit?

#4

Post by Sally »

Fuqitë botërore diskutojnë për Iranin



Zyrtarë nga gjashtë fuqitë botërore takohen sot në Gjermani për të diskutuar për programin bërthamor të Iranit.
Takimi në Frankfurt i pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermanisë vjen një ditë pasi që kryenegociatori iranian për programin bërthamor, tha se Teherani po përgatit një “pako të re propozimesh” për bisedime për të zbutur shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar mbi programin e tij bërthamor.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se çdo ofertë do ta shqyrtojë “seriozisht dhe në frymë të respektit të ndërsjellë”.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sulm kundër Iranit?

#5

Post by Sally »

Irani shprehet pro bisedimeve për programin bërthamor



Teheran - Irani shprehet parimisht pro dialogut për programin bërthamor, por nuk pranon asnjë kërcënim apo presion deri në një datë të caktuar për fillimin e bisedimeve.

Vendimi i Teheranit zyrtar bëhet i ditur nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme."Irani mbështet fillimin e dialogut, por çdo kërcënim apo presion deri në një datë të limituar për t’u ulur në tavolinën e negociatave është i papranueshëm'', deklaroi Hasan Ghashghavi.

"Ne kemi thënë shumë herë qe sanksionet nuk kanë asnjë efekt dhe nuk ka asnjë arsye për tërhequr nga programi bërthamor”, deklaroi Ghashghavi, duke shtuar se Irani respekton në të njëjtën kohë të gjitha angazhimet ndërkombëtare.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sulm kundër Iranit?

#6

Post by Sally »

Irani ndërton sistemin mbrojtës kundër raketave “kruiz”


Teheran - Irani deklaron se ka ndërtuar një sistem mbrojtës kundër raketave “kruiz”.
Këtë fakt e bën të ditur gjenerali Ahmad Mighani, komandant i njësisë së mbrojtjes antiajrore, cituar sot nga e përditshmja “Iran”.

"Irani ka arritur të ndërtojë një sistem mbrojtës të aftë për të zbuluar raketat ‘kruiz’ dhe për t'i shkatërruar ato. Megjithë 30 vjet sanksione, forcat e armatosura iraniane kanë bërë hapa të mëdhenj", tha komandant Mighani, pa saktësuar rrezen e veprimit të këtij sistemi.

Irani njofton rregullisht përparime në fushën e mbrojtjes, e veçanërisht për sa i përket programit të tij balistik
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sulm kundër Iranit?

#7

Post by Sally »

Image

Bomba Atomike, Irani bën gjoja sikur bashkëbisedon





Me shtatorin erdhi edhe data e parashikuar nga administrata “Obama” për një përgjigje të mundshme nga Irani, përsa i përket zhvillimin të programit bërthamor. Kësaj here është e vështirë që Obama ta shtyjë këtë skadencë. Ai e di se koha nuk pret, sepse në strukturën e pasurimit në Natanz të Iranit punojnë papushim 5 mijë centrifuga dhe 2400 të tjera po instalohen. Sipas disa ekspertëve izraelitë thonë se, me këtë ritëm Irani do të ketë një ose dy bomba atomike deri në shkurt.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në udhëtimin e fundit në Evropë, në Londër dhe në Berlin, ka takuar Gordon Broun, Angela Merkel dhe të dërguari e Obamës për Lindjen e Mesme, George Mitchell, për t’i propozuar një linjë të re bisedimesh: të ngrijë instalimet e kolonëve të rinj në Palestinë, në këmbim të një garancie anti-iraniane.

Ndërkohë mullahët meditojnë mbi çeshtjen, se atyre u shkon për shtat të pranojnë një bashkëbisedim zyrtar e për të përgatitur, në mënyrë të fshehtë, një ofensivë sekrete. Irani ka siguruar heshtjen e më shumë se 100 vendeve të Lëvizjes së atyre që nuk janë rreshtuar (nga 118 vende që e kompozojnë organizatën) për një rezolutë të drejtuar agjencisë ndërkombëtare për energjinë atomike (Aiea) për të ndaluar një sulmim të mundshëm të strukturave të tij nukleare. Vendet që nuk janë rreshtuar akoma kanë prezantuar një tekst që nuk e përmend as emrin e SHBA-së e as të izraelitëve, por kuptohet se të dy vendet janë subjekte të kësaj rezolute. Teherani do të propozojë, që bashkë me pasurimin e uraniumit të vihet në tavolinë edhe përdorimi bërthamor i armatimeve, që edhe pse s’janë thënë kurrë në mënyrë eksplicite, merret me mend se do të përdoren kundër Izraelit. Është e vështirë që SHBA-ja ta barazojë Iranin me Izraelin në një plan, por është e vërtetë se tërheqja e presidentit Obama nga zhvillimi nuklear do të thotë se edhe Izraeli do të duhet të bëjë një hap prapa sa u përket armëve bërthamore. Nga ana tjetër, Obama e di se bomba bërthamore në duart e Iranit do t’u shtinte frikën më shumë vendeve arabe sesa izraelitëve, kurse atomikja izraelite, edhe pse është ende e diskutueshme, nuk paraqitet si një problem urgjent për arabët. Në dy vitet e fundit, Arabia Saudite, Egjipti, Katari, Barhreini, Omani, Kuvajti, Emiratet, Jemeni dhe Jordania kanë manifestuar dëshirën për të zhvilluar një program të tyrin bërthamor, për shkak të frikës që ndjell Irani i Mahmud Ahmadinejad. Për presidentin amerikan, çeshtja e Iranit mund të kthehet në një ankth për Lindjen e Mesme, të mbushur plot me bomba bërthamore.

Por a do Irani të diskutojë? Pas dobësimit të regjimit, si pasojë e zgjedhjeve të 12 qershorit, mullahët e shikojnë bombën si një asiguracion për jetën. SHBA-të janë qetësuar nga droja se mos bombat e qeverisë së Pakistanit mund t’i shkojnë Jihadit... Rreziku më i madh është që kjo paudhësi të ndodhë me Teheranin. Për më shumë, lideri shpirtëror Alì Khamenei nuk do një akord me Oksidentin dhe po synon ta importojë hegjemoninë e Iranit drejt disa grupeve islamike si Hezbollah e Hamas, grupeve shiite në Irak, por edhe atyre grupeve shiite që flasin farsi (dialekt i persishtes) në Afganistan.

Irani i Ahmadinexhadit ka nevojë që influencën ta ketë të shtrirë në Liban, Irak e Afganistan, që të konsolidojë aleancën me Sirinë, dhe po ashtu të mbetet në ortakëri me Hezbollatë.

Megjithatë, në Iran, të mirëinformuarit e dinë se refuzimi total për të biseduar mund t’ua heqë mbështetjen e Rusisë e të Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe t’i armiqësojë me Evropën. Është një tematikë e fortë për bastvënësit, fakti nëse vendi i ajatollahëve do të tregohet edhe njëherë tjetër kampion i atyre që mundin të sigurojnë kohë për “t’u menduar”. I takon presidentit Obama ta shmangë këtë gjasë, duke i thënë një jo të qartë lidhjes midis bombës iraniane dhe asaj izraelite dhe duke bërë thirrje që të respektohen skadencat
Last edited by Sally on Mon Sep 07, 2009 12:31 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sulm kundër Iranit?

#8

Post by Sally »

Ahmedinexhad kërkon përballje publike me Obamën



Presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad fton homologun e tij amerikan Barak Obama në një debat të hapur për mediat ndërkombëtare.
Presidenti i rizgjedhur i Iranit deklaroi se është i gatshëm për të diskutuar lidhur me çështjet ndërkombëtare përpara mediave.

"E kam thënë gjatë gjithë kohës së ish-presidentit Bush dhe e them sërish sot. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për çështjet ndërkombëtare përpara medias, çka është edhe mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve", deklaroi Ahmedinexhad.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sulm kundër Iranit?

#9

Post by Sally »

Hilari Klinton: Irani të heqë dorë nga armët bërthamore




“Irani rrezikon izolim më të madh ndërkombëtar dhe presionin ekonomik në rritje nëse vazhdon të shpërfillë politikat botërore për çështjet bërthamore,”- tha ajo.
Klinton e dha këtë deklaratë përpara një audience në Institutin Brookings ku pohoi se në rast se Irani nuk merr parasysh këshillat e organizatave botërore mbi çështjet bërthamore, do të ketë një varg pasojash për këtë shtet.

"Mesazhi ynë do të jetë mëse i qartë, ne jemi seriozë dhe së shpejti do të shohim nëse autoritetet iraniane janë serioze. Në samitin që do të mbahet në Nju Jork, ne do të punojmë me partnerët tanë për t’i sqaruar Iranit shumë problematika dhe për të theksuar se angazhimi duhet të prodhojë rezultate reale. Ne nuk kemi dëshirë të zhvillojmë bisedime pa veprim, "- u shpreh Klinton.

Këto deklarata paraprijnë samitin që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Nju Jork, ku do të diskutohet mbi përdorimin e armëve bërthamore. SHBA nuk kishte marrë pjesë në këtë samit që prej 10 vitesh, që nga viti 1999.

Klinton tha se ishte koha që Irani të tregonte se ishte serioz në lidhje me shqetësimin ndërkombëtar për armatimet bërthamore. Gjithashtu Sekretarja e Shtetit shtoi se nuk donte të paragjykonte rezultatin e mundshëm të diskutimeve, por përsëriti se Uashingtoni nuk do të vinte në këtë samit thjesht për të folur.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sulm kundër Iranit?

#10

Post by Sally »

Ahmadinexhad: Askush smund ta sulmojë Iranin





Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad u shpreh sot se asnjë fuqi nuk do të guxojë ta mendojë të sulmojë Iranin, duke u bërë thirrje fuqive të huaja të tërheqin trupat nga rajoni. "Asnjë fuqi nuk do të guxojë ta çojë në mendje idenë e sulmit ndaj Iranit", deklaroi presidenti Ahmadinexhad gjatë një fjalimi të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

"Forcat tona të armatosura do t'i presin dorën kujtdo që do të dojë të godasë Iranin madje përpara se të vërë gishtin në këmbëz", deklaroi Ahmadinexhad, duke shtuar në të njëjtën kohë se kapaciteti ushtarak i Iranit është vetëm "mbrojtës".

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk e ka përjashtuar asnjëherë mundësinë e një goditjeje ushtarake kundër Iranit, duke këmbëngulur në faktin që Izraeli nuk do të lejonte që regjimi i Teheranit, që është shprehur se kërkon ta fshijë nga harta shteti hebre, të mund të pajiset me armën atomike.

Ahmadinexhadi kërkoi gjithashtu largimin e trupave të huaja nga rajoni duke përmendur situatën në Irak dhe në Afganistan.

"Ju këshilloj të ktheheni në vendet tuaja dhe t'i përdorni shpenzimet e mëdha ushtarake për të zgjidhur problemet e popujve tuaj. Është më mirë për ju",deklaroi ai.

"Siç e keni parë në Irak dhe Afganistan, popujt e rajonit janë kundër pranisë së ushtarëve të huaj dhe është e pamundur që fuqitë e mëdha të mund të vendosin baza ushtarake afatgjata në rajon", shtoi ai. Deklarata e Presidentit Ahmadinexhad u bënë në hapje të një parakalimi të përvitshëm ushtarak.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sulm kundër Iranit?

#11

Post by Sally »

Ahmadinexhad akuzoi Izraelin për politika antihumane





Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad akuzoi Izraelin për politika antihumane në territoret palestineze si edhe për posedim të botës politike dhe të çështjeve globale ekonomike. Ahmadinejadi nuk përmend gjendjen e tensionuar me perëndimin për ambiciet bërthamore të Teheranit, përveç pjesës ku akuzoi fuqitë e huaja për përhapjen e ''luftërave, gjakderdhjes, agresionit, terrorit dhe frikës'' në Lindjen e Mesme, duke cituar luftërat në Irak dhe Afganistan.
Gjatë kohës që ai mbante fjalimin, në shenjë proteste disa delegacione, përfshi atë francez, amerikan dhe britanik u larguan nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. ‘Diskutimi i presidenti iranian ishte i papranueshëm, dhe ai përdori sërish retorikën e urrejtjes, ofendimet dhe anti-semitizmit theksuan përfaqësuesit që braktisën mbledhjen
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sulm kundër Iranit?

#12

Post by Sally »

-hahaha- -hahaha- po do ken qene cifut ata qe braktisen sallen e OKB-se, se ashtu jan shperndar ata si fara e grurit.
Se ne Koferencen kunder racizmit qe u krye ne 21-4-2009, izralet ju kunderpegjigjen Mahmud Ahmadinexhad per akuzat qe i beri, po me sa po shikojm nuk paskan gjetur me fjale per kunderpergjigje, po po perdorin menyren me te thjesht per tju shmangur pergjigjeve "braktijen nga salla"

po ju rikujtoj akuzat ne koferencen kunder racizmit te 21-4-2009



Nuk zgjati shumë kohë që skandali i pritur të ndodhte. Në Konferecën kundër racizmit, Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad sulmoi me fjalë të ashpra Izraelin. Reaksionet nga Izraeli ishin të menjëhershme.

Shqetësimet për deklaratat antisemitiste kanë bërë që shumë shtete të mos marrin pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara kundër racizmit, që filloi të hënën në Gjenevë. Dhe ato kishin të drejtë. Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhat, iu drejtua të hënën pjesëmarrësve të konferencës, duke sulmuar ashtu si herëve të tjera Izraelin, disa herë me fjalë të ashpra dhe duke e akuzuar se ndjek politikë raciste. Reagimet nga Izraeli ishin të menjëhershme.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Në Ditën e Holokaustit (21.04.) çdo vit në Izrael përkujtohen gjashtë milionë viktimat e nacionalsocializmit. Ehud Olmert, Shimon Peres dhe Tommy Lapid në Yad Vashem, 2008





Reagimet e qeverisë izraelite ndaj fjalimit të Presidentit të Iranit në konferencën e Kombeve të Bashkuara kundër racizmit në Gjenevë, ishin të njëzëshme: Mahmud Ahmadinexhati është mohues i Holokaustit dhe dëshiron të kryejë edhe një masakër tjetër kundër hebrenjëve, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, të hënën mbrëma (20.04.) në ceremoninë qendrore përkujtimore të zhvilluar në Jeruzalem, për Ditën e Holokaustit. "Ne nuk do të lejojmë mohuesit e Holokaustit të kryejnë edhe një Holokaust tjetër kundër popullit hebre," theksoi Netanjahu, duke iu referuar programit bërthamor iranian dhe deklaratave të fundit të Presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhat. Ky është obligimi më i lartë i shtetit të Izraelit dhe obligimi im si kryeministër i vendit, vazhdoi Netanjahu. Kryeministri izraelit falendëroi të gjitha vendet, që i qëndruan larg konferencës së Gjenevës, si dhe atyre që u larguan në salla, siç u shpreh Netanjahu, gjatë 'fjalimit të mbushur me urrejtje' të Ahmadinexhatit. Ndërkaq, për shkak të sulmeve verbale ndaj Izraelit, presidenti i Izraelit Shimon Peres, në fjalimin e tij të mbajtur në Përkujtimoren e Holokaustit Jad Vashem, e krahasoi Ahmadinexhatin me Hitlerin dhe Stalinin. "E kam të vështirë ta kuptoj, pse diktatorët më të mëdhenj urrjetjen dhe dhunën e tyre e përqëndrojnë kundër hebrenjëve," tha Shimon Peres. Nazizmi është mposhtur, por anti-semitizmi ekziston ende.

"Konferenca, e cila hapi punimet në Gjenevë është njësoj si njohje e racizmit. Oratori kryesor i kësaj konference, Ahmadinexhad bën thirrje për zhdukjen e Izraelit dhe mohon Shoan. Ky është turp".

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad, iu drejtua pjesëmarrësve të konferencës kundër racizmit në Gjenevë, duke akuzuar Izraelin, se ndjek politikë raciste. 20 prill 2008

Shimon Peres, e pat theksuar një ditë më parë se është e dhimbshme, që ceremonia në Përkujtimoren e Holakustit zhvillohet në të njëjtën kohë me paraqitjen e Ahmadinexhadit në konferencën e Kombeve të Bashkuara kundër racizmit në Gjenevë. Duhet të ketë kufij edhe për një vend neutral siç është Zvicra, tha Peres.

Në përgjithësi, udhëheqja politike e Izraelit sheh tani se kishte të drejtë, që refuzoi me kohë konferencën e Gjenevës. Një presidenti që mohon Holokaustin, siç është presidenti i Iranit nuk duhet t'i jipet legjitimitet dhe çdo lloj takimi me Ahmadinexhatin është në parim i papranueshme, theksoi liderja e opozitës, ish-ministrja e jashtme e Izraelit, Tzipi Livni.

Në Ditën e Holokaustit sot (21.04.) në Izrael si çdo vit tjetër përkujtohen gjashtë milionë viktimat e kohës së nacionalsocializmit.



Po aji nuk perdori fjalen ''zhdukje te izraelit'', vetem perdori akuza per "politiken raciste qe perdor izraeli"

Pse nje e me dy keta keta kur e shikojn qe akuzat jane plotesisht te drejta, na rikujtojn luften e Hitlerit ( per te ven boten ne seder)
Meqe e kan kaq te madhe dhimbjen e luftes raciste te hitlerit ( e cila nuk ishte lufte raciste po ekonomike, hitleri kerkonte pasurin e tyre) pse perdorin dhe ata kete politik raciste tek popujt e tjere sot?!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Sulm kundër Iranit?

#13

Post by Zeus10 »

Kjo eshte megjithemend qesharake. Gjithe njerezit qe mendojne keq per izraelin dhe njerezit e tij, cilesohen antisemite dhe NUK LEJOHEN TE SHPREHIN OPINIONIN E TYRE. Nuk e kam fjalen per Ahmadinnexhadin sepse eshte nje sharlatan politik, por ama ai ka te drejte te parashtroje ate qe me te vertete po ben izraeli dhe lobi i tij. Ja sepse:

1. Sepse izraelitet krijuan nje shtet ne nje territor qe sishte i tyri duke u mbeshtetur teresisht ne histori fetare mitologjike.
2. Sepse dhe sikur (1) te mos jete i vertete, ata vazhdojne e mbjellin koloni ne tokat arabe
3. Sepse dhe sikur 1+2 mos jete i vertete cifutet jane njerezit qe kane ndertuar nje sistem ekonomik te tille, qe te pasurohen vetem ata dhe shtetet qe ju sherbejne atyre.
4. Sepse dhe sikur 1+2+3 mos jete i vertete, cifutet e kane zene per gryke SHBA-ne, drejtojne financat kompanite e naftes e armeve, drejtojne median dhe Hollivudin.
5. Sepse dhe sikur 1+2+3+4 mos jete i vertete, cifutet kontrollojne politikanet te pakten amerikane, kane monopolizuar tregtine, bankat dhe investimet, me qellim qe te kontrollojne gjithe racen njerezore.
6. Sepse dhe sikur 1+2+3+4+5 mos jete te verteta, luftrat qe ben Amerika jane ne sherbim vetem te interesave cifute, psh lufta ne Irak u be kunder nje vendi potencialisht dhe realisht kundershtar i shtetit te Izraelit, lufta ne Afganistan, dhe tashme lufta kunder Iranit qe ata po hezitojne ta shpallin.
7. Sepse sistemi cifut i ekonomise me fitim te pakufizuar, eshte antinjerezor dhe vetem ne funksion te atyre qe realisht kontrollonin gjithshka, pra cifuteve.
8. Sepse ate e shuan endrren per shoqeri me njerez te barabarte qe ne embrion, duke implementuar nje komunizem dhe socializem te rreme ne disa vende, sistem qe natyrisht do deshtonte, dhe duke e shpallur ne fund si te pazbatueshem ne praktike.

etj, etj, etj
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sulm kundër Iranit?

#14

Post by Sally »

Zeus10 wrote:Kjo eshte megjithemend qesharake. Gjithe njerezit qe mendojne keq per izraelin dhe njerezit e tij, cilesohen antisemite dhe NUK LEJOHEN TE SHPREHIN OPINIONIN E TYRE. Nuk e kam fjalen per Ahmadinnexhadin sepse eshte nje sharlatan politik, por ama ai ka te drejte te parashtroje ate qe me te vertete po ben izraeli dhe lobi i tij. Ja sepse:

1. Sepse izraelitet krijuan nje shtet ne nje territor qe sishte i tyri duke u mbeshtetur teresisht ne histori fetare mitologjike.
2. Sepse dhe sikur (1) te mos jete i vertete, ata vazhdojne e mbjellin koloni ne tokat arabe
3. Sepse dhe sikur 1+2 mos jete i vertete cifutet jane njerezit qe kane ndertuar nje sistem ekonomik te tille, qe te pasurohen vetem ata dhe shtetet qe ju sherbejne atyre.
4. Sepse dhe sikur 1+2+3 mos jete i vertete, cifutet e kane zene per gryke SHBA-ne, drejtojne financat kompanite e naftes e armeve, drejtojne median dhe Hollivudin.
5. Sepse dhe sikur 1+2+3+4 mos jete i vertete, cifutet kontrollojne politikanet te pakten amerikane, kane monopolizuar tregtine, bankat dhe investimet, me qellim qe te kontrollojne gjithe racen njerezore.
6. Sepse dhe sikur 1+2+3+4+5 mos jete te verteta, luftrat qe ben Amerika jane ne sherbim vetem te interesave cifute, psh lufta ne Irak u be kunder nje vendi potencialisht dhe realisht kundershtar i shtetit te Izraelit, lufta ne Afganistan, dhe tashme lufta kunder Iranit qe ata po hezitojne ta shpallin.
7. Sepse sistemi cifut i ekonomise me fitim te pakufizuar, eshte antinjerezor dhe vetem ne funksion te atyre qe realisht kontrollonin gjithshka, pra cifuteve.
8. Sepse ate e shuan endrren per shoqeri me njerez te barabarte qe ne embrion, duke implementuar nje komunizem dhe socializem te rreme ne disa vende, sistem qe natyrisht do deshtonte, dhe duke e shpallur ne fund si te pazbatueshem ne praktike.

etj, etj, etj


Presidenti amerikan Barak Obama: Akuzon Iranin!



Presidenti amerikan, Barak Obama, e akuzoi Iranin për ndërtimin e një uzine të fshehtë bërthamore. Ky qëndrim u mbështet nga Britania dhe Franca. Teherani ka njoftuar se ndërton edhe një uzinë bërthamore.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka akuzuar Iranin se tashmë disa vjet po ndërton uzinë të fshehtë për karburant bërthamor dhe i kërkoi Teheranit që t’i përmbushë obligimet ndërkombëtare për mosproliferimin bërthamor.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp bashkë me kryeministrin britanik, Gordon Braun, dhe presidentin francez, Nikolas Sarkozi, në Samitin e G20-ës në Pitsburg, presidenti Obama i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) që menjëherë ta hetojë informatën.

Barak Obama

"Ekzistimi i kësaj uzine e nënvizon mosgatishmërinë e Iranit që t’i përmbushë detyrimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kërkesat e agjencisë. Presim që ANEB menjëherë ta hetojë këtë informatë shqetësuese dhe t’i raportojë Bordit të guvernatorëve të agjencisë”, tha presidenti Obama.

Presidenti amerikan i quajti aktivitetet e Iranit “sfidim direkt” të regjimit të mospërhapjes së armëve bërthamore dhe tha se është koha që Teherani të veprojë menjëherë për ta rikthyer besimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Qëndrimin e përbashkët të tri shteteve e shprehu kryeministri britanik, Gordon Brown.

“Amerika, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë të njëjtin qëndrim: programi bërthamor i Iranit është sfida më urgjente e proliferimit, me të cilën sot bota përballet”, tha kryeministri Brown.

Më herët, Irani tha se e ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore se është duke e ndërtuar uzinën e dytë bërthamore.

Zëdhënësi i agjencisë, Mark Vidriker, tha se më 21 shtator, Irani e ka njoftuar trupin e Kombeve të Bashkuara se po ndërton një uzinë, e cila do të prodhojë karburant bërthamor vetëm për elektrana.

Zëdhënësi ka thënë se agjencia ka kërkuar që Irani të ofrojë informata specifike dhe qasje në uzinë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sulm kundër Iranit?

#15

Post by Sally »

Iran: Uzina atomike vihet shpejt në funksion




Uzina iraniane në ndërtim e pasurimit të uraniumit mund shpejt të bëhet funksionale.

Muhamed Muhamedi-Golpajegani, që kryeson Zyrën e liderit suprem Ajatollah Hamnei, citohet të ketë thënë se “kjo uzinë, me emër të Zotit, së shpejti do të nisë së funksionuari”.

Të premten, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se Irani i ka shkruar Agjencisë më 21 shtator, duke zbuluar se po ndërton një uzinë të re për pasurimin e uraniumit.

Njoftimi erdhi pak ditë para takimit të 1 tetorit në Gjenevë mes Iranit dhe 6 fuqive botërore.

Izraeli tha sot se ndërtimi i uzinës së dytë bëthamore, tregon se Irani është në kërkim të armëve bërthamore.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”