"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Koreja e Veriut kërcënon:

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Koreja e Veriut kërcënon:

#1

Post by Sally » Sun Aug 16, 2009 11:48 am

Koreja e Veriut kërcënon: Do të zhdukim ata që na cënojnë



Forcat koreanojugore dhe ato amerikane pritet të nisin nesër një seri manovrash të përbashkëta ushtarake, që zhvillohen në një kohë kur Pheniani ka ndërmarrë hapa të pazakontë bashkëpunimi, duke lënë të lirë këtë muaj dy gazetare amerikane që shteti komunist i kishte dënuar nën akuzat për shkelje të paligjshme kufiri.

Koreja e Veriut i denoncon rregullisht manovrat ushtarake duke i konsideruar si përgatitje për pushtim dhe një luftë bërthamore kundër saj.


"Nëse imperialistët amerikanë dhe grupi i presidentit koreanojugor Lee Myung-bak kërcënojnë Korenë e Veriut me armë bërthamore, atëherë edhe ne do të kundërpërgjigjemi me armë të tilla"njoftoi KCNA-ja, duke cituar një zyrtar të lartë ushtarak.

"Imperialistët amerikanë dhe grupi i Lee Myung-bak duhet të kuptojnë qartë se është vullneti i hekurt dhe qëndrimi i vendosur i ushtrisë popullore të Koresë që do të veprojë në çdo rast për të zhdukur pa mëshirë agresorët", deklaroi zyrtari koreanoverior.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dislokuar afro 28,500 trupa në Korenë e Jugut për të ndihmuar ushtrinë me 670,000 trupa të këtij vendi. Ndërkohë ushtria popullore e Koresë së Veriut numëron afro 1.2 milionë trupa, por analistët ushtarakë shprehen se ushtria e keqpajisur koreanoveriore nuk mund të matet me superioritetin e forcave amerikane dhe koreanojugore.

Dy Koretë teknikisht janë ende në luftë, pasi konflikti i tyre gjatë periudhës 1950-53 përfundoi vetëm me një armëpushim dhe jo me një traktat paqeje.

Ekonomia e vendit të varfër komunist është goditur edhe më rëndë nga sanksionet ndërkombëtare, pas provës së tij të dytë bërthamore në muajin maj dhe lëshimit të një serie raketash me rreze të shkurtër veprimi
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Koreja e Veriut kërcënon:

#2

Post by Sally » Sat Sep 05, 2009 8:27 am

Koreja e Veriut gati të ndërtojë bombën bërthamore





Penian - Koreja e Veriut bën të ditur nëpërmjet një njoftimi, se programi i saj për pasurimin e uraniumit ndodhet në fazën finale.
Kombet e Bashkuara janë në dijeni se koreanoveriorët me materialin e ri të përfituar së fundmi mund të krijojnë armë bërthamore. Shtete e Bashkuara, Japonia, Kina, Rusia dhe Koreja e Jugut, po përpiqen prej vitesh që Koreja e Veriut të heqë dorë nga programi i saj nuklear, por deri më tani pa sukses.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Stephen Bosworth, tha pas bisedimeve në Pekin se të dhënat e Phenianit janë shqetësuese
.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Koreja e Veriut kërcënon:

#3

Post by Sally » Sat Sep 05, 2009 9:00 am

Koreja e Veriut më pranë armës bërthamore




Koreja e Veriut njofton se ka hyrë në fazën përfundimtare të pasurimit të uraniumit, një proces që e afron më pranë prodhimit të bombës bërthamore.
Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut deklaron se është e përgatitur si për sanksionet, ashtu edhe për dialogun. Lajmi u njoftua në radion shtetërore të Phenianit.

Mbi Korenë e Veriut aktualisht rëndojnë sanksionet e OKB-së për shkak të programit bërthamor të vendit.

I menjëhershëm ka qenëedhe reagimi ndërkombëtar. Koreja e Jugut e cilësoi lëvizjen e Phenianit si të patolerueshme dhe e akuzoi për kërcënime dhe provokime të reja. Seuli tha se po përgatitej për një reagim të ashpër.

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Korene e Veriut, Stephen Bosworth, tha se çdo veprim i Veriut në drejtim të zhvillimit të programit bërthamor është për t'u shqetësuar

Pasurimi i uraniumit mund të fshihet më lehtë se projekti me plutonium dhe se Pheniani mund ta sigurojë me lehtësi lëndën e parë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Koreja e Veriut kërcënon:

#4

Post by Sally » Wed Sep 09, 2009 9:24 am

Koreja e Veriut “kërkon” miqësi, SHBA shton sanksionet




Phenian - Koreja e Veriut feston sot themelimin e saj me premtimin e vendosjes së marrëdhënieve miqësore me pjesën tjetër të botës, duke bërë të ditur se është ende e hapur për dialog.
Në anën tjetër, Uashingtoni ngriu dje asetet e firmave të përfshira në tregtinë e armëve të vendit të izoluar komunist. Sipas një zyrtari të lartë amerikan këto masa synojnë t'i tregojnë qartë Phenianit se Uashingtoni do të vazhdojë të rrisë presionet ekonomike ndaj vendit të varfër komunist, derisa ky i fundit të angazhohet në bisedimet gjashtëpalëshe dhe mbajë zotimet për të hequr dorë nga programi bërthamor.

Analistët ndërkombëtarë shprehen se vendi i varfër komunist, i goditur rëndë edhe nga sanksionet ndërkombëtare pas kryerjes së një prove bërthamore në maj, ka luajtur një lojë taktike me komunitetin ndërkombëtar duke ofruar një seri gjestesh pajtimi, ndërkohë që këtë muaj deklaroi se kishte avancuar në procesin e pasurimit të uraniumit.

Në përvjetorin e themelimit të Koresë së Veriut, liderët e vendit zakonisht lënë mënjanë retorikën e ashpër ndaj kundërshtarëve të saj si Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. "Do të rrisim solidaritetin me popujt e të gjitha vendeve të botës në mbrojtje të pavarësisë, paqes dhe miqësisë", theksoi kryeministri koreanoverior përmes një deklarate të publikuar nga agjencia e lajmeve KCNA.

Vetëm javën e kaluar, Koreja e Veriut deklaroi se po zbatonte një program të pasurimit të uraniumit për qëllime ushtarake, duke hapur kështu një rrugë të re në ndërtimin e arsenalit të saj bërthamor, siç dyshon Uashingtoni.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Koreja e Veriut kërcënon:

#5

Post by Adriana » Wed Nov 11, 2009 5:32 pm

Anijet e Koresë së Jugut shkëmbejnë zjarr me të Veriut


Forcat detare të Koresë së Jugut mësohet se kanë shkëmbyer zjarr me anijet detare të Koresë së Veriut, në afërsi të brigjeve perëndimore.
Një zëdhënës ushtarak i jugorëve konfirmoi përplasjen, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër. Mediat e Koresë së Jugut raportojnë se një anije patrullimi e Veriut është dëmtuar keq gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Agjencia koreanojugore e lajmeve, “Yonhap” thotë se anijet e luftës të Koresë së Jugut qëlluan një flotë detare të Koresë së Veriut, pasi njëra prej anijeve të saj kishte kaluar kufirin detar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë, mësohet se anija koreanoveriore është kundërpërgjigjur me të shtëna. Incidenti vjen në prag të vizitës së presidentit amerikan Barak Obama që pritet të zhvillojë këtë javë në rajon
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Koreja e Veriut kërcënon:

#6

Post by Adriana » Wed Nov 11, 2009 5:32 pm

SHBA e paralajmerojne Korene Veriore


Shtepia e Bardhe e ka paralajmeruar Korene Veriore kunder cfaredo pershkallezimi te armiqesive pas konfliktit te luftanijeve te Korese Jugore dhe Korese Veriore ne kufirin e kontestuar ne Detin e Verdhe.

"Do t'a porositja Korese Veriore se ne shpresojme qe nuk do te kete aksione tjera ne Detin e Verdhe, te cilat mund te shihen si pershkallezim i perplasjes", deklaroi zedhenesi i Shtepise se Bardhe, Robert Gibs.

Korea Jugore e akuzon fqiun verior se qellimisht i shkakton konfliktet detare per t'i shtuar tensionet dhe per t'a rritur rendesin e saj ne negociatatat berthamore.

Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Mun, sot u beri thirrje dy Koreve qe me dialog t'i zgjidhin mosmarreveshjet e ndersjella.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Koreja e Veriut kërcënon:

#7

Post by Adriana » Wed Nov 11, 2009 5:34 pm

Koreja e Jugut në gjendje gatishmërie


Trupat koreano-jugore janë në gjendje të lartë gatishmërie, pas shkëmbim zjarrit të një dite më parë mes dy anijeve nga Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut. Zyrtarët në Seul thanë se luftanija koreano-veriore u dëmtua rëndë nga shkëmbimi i zjarrit. Koreja Jugore e akuzon fqinjin verior se qëllimisht i shkakton konfliktet detare për t'i shtuar tensionet dhe për t'a rritur rëndësinë e saj në negociatatat bërthamore
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”