"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Günter Grassi i kundërvihet hapur Izraelit

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Günter Grassi i kundërvihet hapur Izraelit

#1

Post by Adriana »

German Nobel laureate’s Israel-Iran policy poem causes storm


Nobel prize-winning German author Gunther Grass has drawn anger for a poem criticising Israel’s policies against Iran, which it accuses of being a danger to world peace.

The poem, called ‘What Must Be Said’ was published in German paper Suddeutsche Zeitung, and has provoked anger from Germans who believe it is Iran’s policies that pose the risk.

The Israeli Embassy in Berlin has written its own version of ‘What Must Be Said’, highlighting what it says is a tradition of anti-semitism before the Jewish Passover holiday.




Poezia kritike e Günter Grassit për Izraelin ka shkaktuar valë zemërimi në mbarë botën. Arsye për poezinë, u bë livrimi i planifikuar i një nëndetëseje gjermane për Izraelin.

Me një poezi kritike ndaj Izraelit, nobelisti i letërsisë, shkrimtari gjerman Günter Grass ka shkaktuar reagime të forta. Në poezinë e botuar në disa gazeta ndërkombëtare, Grass akuzon Izraelin se po rrezikon paqen botërore, që edhe pa këtë kërcënim ndodhet në gjendje të brishtë. Izraeli pretendon të drejtën e të parit me një goditje që mund të shfarosë popullin iranian, vetëm sepse mendohet se Irani po ndërton bombën atomike. Ndërkohë Izraeli posedon vetë një potencial nuklear, që nuk është kontrolluar ndonjëherë, thotë Günter Grass. Arsye për poezinë, u bë livrimi i planifikuar i një nëndetëseje gjermane për Izraelin.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Günter Grassi i kundërvihet hapur Izraelit

#2

Post by Adriana »

Reagime e hebrenjve pas poezisë kundërvënëse së Grassit


Politikanë të ndryshëm, organizata hebreje dhe intelektualët kanë reaguar me zemërim dhe kanë akuzuar 84 vjeçarin se i sheh gjërat me kokë poshtë. Organizata "Komiteti Amerikan i Hebrenjve" (AJC), e ka kritikuar ashpër shkrimtarin gjerman Günter Grass. Nobelisti i vë pikpyetje të vetmes qeveri në rajon të zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe nuk përmend faktin që Izraeli është i ekspozuar ndaj terrorit të Hizbollahut ekstremist dhe Iranit, deklaroi drejtoresha e AJC, Deidre Berger të Mërkurën në Berlin.
"Pyetja jonë për Günter Grassin është pse ai ndihet i thirrur të denoncojë Izraelin në vend që të shprehet për regjimet autoritare në Lindjen e Mesme, të cilat e kanë bërë deri më tani të pamundur paqen", tha Berger.
Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Hermann Gröhe u shpreh se Grass harron faktin që një Iran me armë atomike nuk i njeh të drejtën e ekzistencës, Izraelit dhe mohon Holokaustin. Ndërsa politikani i Të Gjelbërve gjermanë, Volker Beck është shprehur se Günter Grass është një shkrimtar i madh, por kur flet për politikën ka probleme, dhe bën gabime, por këtë herë ai e ka totalisht gabim. Vetë Grass është shprehur se "nuk hesht më". Duhet thënë ajo që për nesër do të jetë e vonuar ka thënë Günter Grass.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Günter Grassi i kundërvihet hapur Izraelit

#3

Post by Adriana »

Günter Grass nuk ndryshon qëndrim

Shkrimtari gjerman Günter Grass ka mbrojtur qëndrimet e shprehura në një poezi kritike ndaj Izraelit. Grass është shprehur se ka simpati të madhe për Izraelin, por është kundër sulmeve atomike.

Nobelisti gjerman i letërsisë, shkrimtari Günter Grass ka hedhur poshtë kritikat që i janë drejtuar pas botimit të poezisë kritike për Izraelin. Ai nuk ndryshon qëndrimin e tij, se Izraeli me armët atomike rrezikon paqen botërore, ka thënë Grass. "Nëse Izraeli - ndoshta me të ashtuquajturat bombat konvencionale dhe koka shpërthyese do të sulmojë centralet atomike iraniane, kjo mund të çojë në bë luftë të tretë botërore". Kështu është shprehur Grass të Enjten për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa.
Me poezinë e tij politike, është shprehur Grass, ai ka dashur të të bëjë thirrje që si Izraeli ashtu edhe Irani t'i nënshtrohen kontrolleve ndërkombëtare. Grass është shprehur se është kundër një goditjeje preventive. Si gabim Grass ka pranuar vetëm që në poezinë e tij përmendet Izraeli dhe jo konkretisht qeveria izraelite. Ai ka simpati të madhe për Izraelin, ka thënë Grass, dhe dëshiron mbijetesën e Izraelit edhe në të ardhmen.
Shkrimtari 84 vjeçar u shpreh se askush nuk ballafaqohet me përmbajtjen e poezisë. Në poezinë me titull "Çfarë duhet thënë", Grass akuzon "fuqinë atomike Izrael" se me politikën që po ndjek ndaj Iranit po rrezikon paqen botërore. Ky tekst, i cili u botua të mërkurën në tre gazeta shkaktoi një valë të fortë reagimesh dhe indinjatë në mbarë botën.


Grass kritikon median

Ndërsa në një intervistë të dhënë të enjten në mbrëmje për televizionin e parë gjerman, ARD, Grass u shpreh se konstatoj se në një vend demokratik si Gjermania, ku sundon liria e shtypit, është bërë parësor njësimi i opinioneve.
Në intervistën për ARD Grass u shpreh se e kishte pritur debatin. Madje ai vetë kishte shpresuar për ndezjen e debatit, sepse disa gjëra duhen thënë, është shprehur Grass. "Por ajo që po përjetoj është një shtyp i njësuar. Nuk ka zëra kundër. Marr me shumicë E-maile nga njerëz që janë të një mendimi me mua. Por kjo nuk del në opinionin publik. Ajo që bie në sy pastaj, është natyrisht mosmarrja me përmbajtjen, me faktet, ato duhet të kundërshtohen. Për shembull tema e tabuizuar që Izraeli është një fuqi atomike prej shumë kohësh e jashtë çdo lloj kontrolli."
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Günter Grassi i kundërvihet hapur Izraelit

#4

Post by Sally »

-waiting- Günter Grassit i NDALOHET HYRJA NE IZRAEL

http://it.euronews.com/2012/04/08/gunte ... n-israele/

''demokracia izraeliane'' ;)
  Izraeli: Günter Grass person i padëshiruar

Grassit i ndalohet hyrja në Izrael prej një ligji kundër nazistëve. Nobelisti ka pranuar se ka qenë ushtar SS. Izraeli i propozon që idenë e nisur në Luftën e Dytë Botërore Grassi ta përhapë më tej në Iran.

Pas botimit të vjershës së tij kritike ndaj Izraelit, Izraeli ia ka ndaluar nobelistit të letërsisë Günter Grassit të hyjë në vend. "Po të ketë dëshirë që të përhapë edhe më tej veprat e tij të shtrembëruara dhe të gënjeshtërta, unë propozoj që ai ta bëjë këtë nga Irani", tha ministri i Brendshëm i Izraelit, Eli Jishai të dielën. Në Iran ai do të gjejë një "publik entuziast".
Jishai tha sot (08.04.) sipas zëdhënësit të tij se vjersha e Grassi-t ka pasur për synim " që të nxisë zjarrin e urrejtjes ndaj shtetit të Izraelit dhe ndaj popullit izraelit". Në këtë mënyrë, Grassi dëshiron "të vazhdojë idenë që ka mbështetur më parë me mbajtjen e uniformës së SS-it." Ndërsa ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Liebermann, deklaroi që nga Italia, ku ndodhet për vizitë se intelektualë si Grassi janë të gatshëm "të sakrifikojnë hebrenj në altarin e antisemitizmit".

Për ndalimin e hyrjes në vend ndaj Grassit, Jishai shfrytëzoi një ligj të qeverisë, i cili u ndalon ish-nazistëve hyrjen në Izrael. Grassi ka pranuar se ka qenë në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore në radhët e ushtarëve SS.
Në vjershën e tij, Grassi kishte shkruar se Irani kërcënohet nga një goditje preventive atomike e Izraelit, goditje që mund të shuajë popullin iranian. Më tej ai shkroi se Izraeli e kërcënon paqen botërore. Kjo bëri që Grassin ta krititikojnë shumë personalitete dhe ta lidhin me antisemitizmin.
 


-lol- -lol- mire qe nuk thote dhe gjermani ndalohen ''izraelianet'' ne gjermani se duheshin shume autobuza ne dispozicion :lol:
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”