Page 1 of 1

Kisha ortodokse serbe

Posted: Thu May 16, 2013 10:15 pm
by Arbëri
Kisha ortodokse serbe - institucioni i krishterimit apo imoralitetit ?

Image

Serbia , RS(Bosnje) dhe Mali i Zi jane aktualisht ne një tërmet te madh pas zbulimit e të kaluares kriminale te Peshkopis SPC.
Rishfaqen dokumentet e strukturave të sigurisë shtetërore të pedofilisë, mashtrim financiar, mashtrime politike, krime te luftës, shoqata me grupe kriminale dhe shërbimet sekrete komuniste.

 -Kacavenda - anëtar i UDBA, kriminel lufte, pedofil, vrasës , homoseksuale :

Per moshen mbi +18 vjeq : https://www.youtube.com/watch?v=HkjueWzdQBk
Pa perkthim : http://www.blic.rs/Vesti/Tema-Dana/1724 ... patrijarha


Peshkopi Filaret - ka marrë pjesë në krimet e luftës, , ka themeluar partin klerofashiste te Kishës Ortodokse Serbe , nje i dashur i Millosheviqit dhe një ish-këshilltar i ministrit të kabinetit te tij..
Pa perkthim :http://www.blic.rs/Vesti/Tema-Dana/3813 ... tnik-Dveri

Peshkopi Filaret financier kryesor dhe këshilltar për "DVERI" dhe pedofil
 
Peshkopi Filaret (Jelenko Micevic) i Maleseves është një prej financuesve me te mdhenj te këshilltarëve te lëvizjes, Dveri ("Porta"), të cilet ne zgjedhjet e fundit, u shfaq si një parti politike. Në sajë të kontakteve të tij, ne vitin 2011 Filaret-ka lidhur Lëvizjen "Porta" me bankën serbe për të mundësuar atyre të holla për zgjedhjet e ardhshme, sipas dokumenteve mbi peshkopët Filaret të cilët luftuan për vite me shërbimet serbe të sigurisë.
Nje vrases lufte i cili bashkpunoi me strukrurat paralele , sidomos me ate te Arkanit .
http://www.blic.rs/Vesti/Tema-Dana/3813 ... tnik-Dveri


Deklarata Skandaloze nga peshkopi Athanasit: Daçiçi te pesoje fatin e Gjingjiq, dhe ne e dimë se si ai përfundoi (thirrje per te vrare )
http://www.kurir-info.rs/komentari/trg- ... nak-782865
Video nga ky postim :

Re: Kisha ortodokse serbe

Posted: Fri May 17, 2013 5:03 pm
by Arbëri
Kisha Ortodokse, bastion i nacionalizmit serb
Shan Zefi për Telegrafin

Priftërinj serb janë parë në ballë të tubimeve të organizuara nga qarqe radikale serbe për të kundërshtuar arritjen e marrëveshjes në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe në këtë rast, ata kanë shprehur qëndrimin e tyre të njohur për mbështetjen e veprimeve agresive të qarqeve ekstremiste gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.
Së fundi, priftërinjtë nga shumë dioqeza në Serbi, Mal të Zi dhe Republikën Serbe të Bosnjës dhe në diasporën serbe, kanë nisur iniciativën që kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, t’i merret dekorata e kishës, për shkak se akuzohet se e ka tradhtuar kauzën nacionale serbe.


Njohësi i politikës serbe, Azem Vllasi, ka thënë se mjerisht Kisha Ortodokse Serbe ka mbetur bastioni i fundit i pozicioneve të politikës reaksionare ndaj Kosovës dhe ndaj qasjes së interesave kombëtare serbe. Ai ka deklaruar se në Serbi shihet se ka lëvizje në drejtim të shkëputjes nga trashëgimia e keqe politike që lidhet me kohën e Milosevicit, e që ka shkaktuar pasoja në krejt regjionin dhe më në fund ka qenë e dëmshme për vet popullin serb.

“Kisha Ortodokse, ose më drejt disa qarqe më ultra-ortodokse e djathtiste tentojnë me çdo kusht që Serbinë ta mbajnë të gozhduar. Për fat të mirë, ajo qasje e tillë reaksionare nuk e ka më përkrahjen që e ka pasur më herët. Por, ende është e fortë, që mund të shkaktojë jo më luftë, por mund të pengojë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, e ta mbajë peng edhe Serbinë në rrugën e saj evropiane”, ka thënë Vllasi për Telegrafin.

Ai ka deklaruar se kryetari i Serbisë, Tomislav Nikolic, e viziton shumë selinë e Kishës Ortodokse Serbe, për dallim nga Milosevici, i cili megjithatë e ka pasur një qëndrim më rigjid komunist ndaj Kishës.

“Por, duke parë qëndrimin destruktiv, tash edhe Nikolici ka nisur të distancohet prej tyre”, ka thënë Vllasi.

Ndërsa, kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, ka thënë se roli i Kishës Katolike është së pari fetar, pa u përzier në çështjet politike. Sipas tij, vetëm atëherë kur rrezikohet ekzistenca e një populli, atëherë Kisha Katolike do të ndërhyjë që ta mbrojtur ekzistencën.

“Sa i përket veprimeve të përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe, qoftë në Kosovë apo në rajonet tjera në Ballkan, ata vet duhet të japin përgjigje”, ka deklaruar Shan Zefi për Telegrafin.