Page 1 of 1

Islanda heq dorë nga anëtarësimi në BE

Posted: Fri Jun 14, 2013 8:19 pm
by Adriana
Bruksel, 14 qershor - Islanda është tërhequr nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka deklaruar ministri i Jashtëm i këtij vendi, Gunnar Bragi Svejnson, tre javë pasi qeveria e re ka marrë detyrën.

“Kështu funksionon demokracia. Ne jemi pjesë e Evropës dhe duam të forcojmë marrëdhëniet tona në mënyra të tjera”, ka thënë ai, gjatë vizitës në selinë e BE-së.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, ka pranuar se tërheqja e Islandës nga anëtarësimi në bllok, paraqet goditje personale për të.

“Nuk e kam pasur të lehtë të pranoj këtë vendim. Por, jam profesionist dhe respektoj dëshirën e përfaqësuesve të zgjedhur dhe të qytetarëve, pa ndonjë dyshim”, ka thënë Fule.

Qeveria e kaluar e Islandës ka nisur negociatat për anëtarësim në BE më 2010, me besimin se hyrja në këtë bllok do t’i sjellë siguri ekonomike vendit, pas kolapsit të sistemit bankar më 2008.

Re: Islanda heq dorë nga anëtarësimi në BE

Posted: Fri Jun 14, 2013 8:26 pm
by Adriana
Jam e mendimit qe nuk do te pendoheni SUKSESE.

Filluan hapat e para te largimit nga BE :?:

Re: Islanda heq dorë nga anëtarësimi në BE

Posted: Fri Jun 14, 2013 10:08 pm
by ALBPelasgian
Veprim tejet i logjikshem e tejpames, ne mbrojtje te shendetit shteteror e ekonomik te Islandes. Sa keq qe keta debillat, qe jemi denuar t'i kemi ne krye, kane arritur kaq sukses ne ngulitjen e idese nder shqiptar se integrimi ne BE eshte 'interesi me i madh' i shqiptareve.