"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Rilindja skoceze

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3187
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Rilindja skoceze

#1

Post by Adriana » Mon Nov 25, 2013 12:25 pm

Qeveria e Skocisë të martën planifikon shpalljen e planit juridik në synimin e saj për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar, me në fokus ekonominë.Unioni me Mbretërinë e Bashkuar vijon që prej 300 vitesh.

E ashtuquajtura “Letra e Bardhë” për pavarësinë e Skocisë do të shpallet nga qeveria rajonale në Ediburg, para referendumit historik për çështjen e pavarësisë, në shtator të vitit të ardhshëm, raporton AFP.

Zëvendësministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, tha sot se dokumneti “gjithpërfshirës dhe i detajizuar” është projekt jo vetëm për Skocinë, por për këdo vend përkatës të pavarur.

“Është doklument madhor që e krijon rastin për pavarësi ekonomike, shoqërore dhe demokratike”, tha ajo.
Vetëm një e treta e 5.3 milionë skocezëve aktualisht janë në favor të pavarësisë, sipas hulmumtimeve të opinionit.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, dhe qeveria e tij e udhëhequr nga konservatorët, nga ana tjetër, bën fushatë për të votuar kundër, duke pretenduar se pavarësia e Skocisë do të ishte përplotme probleme dhe rreziqe.
Sipas kundërshtarëve të pavarësisë, Skocia është më e fortë brenda Mbretërisë së Bashkuar, e cila i bashkon Anglinë, Uellsin, Irlandën Veriore dhe Skocinë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3187
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Rilindja skoceze

#2

Post by Adriana » Tue Sep 16, 2014 2:45 pm

Disa artikuj ( opinione/analiza) per situaten e Skocise:



[quoteemRilindja skoceze, pasurim për BE-në] Margret Thatcher e modernizoi Britaninë e Madhe dhe i rimëkëmbi buxhetet e rrënuara shtetërore me arin e zi nga fushat veriore të Skocisë. Skocezët nuk i kushtuan fillimisht vëmendje këtij fakti, por kur vunë re se Aberdeen, ku ndodheshin fushat e naftës, jo vetëm që nuk mori pamjen e Abu-Dhabit, por shumë shtresa të popullsisë vazhduan të jetonin në varfëri dhe mizerje, atëherë u ngritën dyshimet. Dyshime që u forcuan, kur partia konservatore e Thatcher-it mori përgjegjësi qeverisëse në parlamentin britanik Westminster, të ndërprerë vetëm për pak kohë, kjo megjithëse skocezët në të gjitha votimet që nga viti 1997 në dhomën e ulët britanike dërgonin me mandat më së shumti një deputet të Tory-t. Në Skocinë, që e kishte humbur ndikimin politik dhe mundësitë ekonomike, u rrit influenca e nacionalistëve. Në vitet 90-të ata ia dolën t’i merrnin Londrës një parlament rajonal, ku skocezët kanë edhe qeverinë e tyre.

Rilindja skoceze

Skocia po përjeton prej disa dekadash një rilindje kulturore. Festivali kulturor i Edinburgut është një ndër pikëtakimet më të njohura të artistëve nga e gjithë bota. Muzika skoceze preferohet në të gjithë botën. Universitetet skoceze janë të hapur – pa tarifa- për studentët nga e gjithë bota. Akademikët skocezë gëzojnë një imazh të shkëlqyer në botë në shumë fusha studimore, jo vetëm me klonimin e deles Dolly.

Në një kohë që në Angli arsimimi po kthehet në një privilegj për të pasurit dhe po mbijnë si kërpudhat pas shiut shkollat private, në Skoci arsimi i lartë është i arritshëm për të gjithë. Skocia e hapur ndaj botës është magnet për shumë emigrantë të shkolluar. Partia populiste euroskeptike UKIP nuk ka ndonjë ndikim në Skoci, ndërkohë që në Angli ajo korr suksese me politikën e armiqësisë ndaj të huajve dhe izolacionizmin.

Pasurim për BE-në

Një Skoci e pavarur do të kërkonte menjëherë anëtarësimin në BE, dhe nuk do të izolohej. Përkundër kësaj, kryeministri britanik David Cameron planifikon në vitin 2017 një referendum për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Me këtë hap ai mund të jetë i vonuar. Sepse shanset janë 50:50 që Skocia të kapë të enjten shansin historik dhe të rikthehet me një akt demokratik e paqësor tek shteti i pavarur. Edhe nga ana ekonomike skocezët nuk kanë nevojë të kenë frikë: Megjithë rezervat e kufizuara të naftës, një shtet skocez me pasuritë e mëdha të energjive të rigjenerueshme do të bënte pjesë ndër 20 vendet më të fuqishme ekonomike të botës. Dhe Europa vetëm mund të përfitonte nga kjo.

http://www.pakufije.com/2014/09/16/rili ... per-be-ne/[/quoteem]




[quoteemMbretëresha Elisabetë thyen heshtjen: Skocezë, mendohuni mirë] Britani e Madhe - Mbretëresha Elizabeta II ka thyer heshtjen, duke folur për herë të parë për referendumin e Skocisë. Ajo u ka kërkuar qytetarëve skocezë të jenë më të matur dhe të mendojnë me kujdes për të ardhmen.

Duke folur pas një shërbimi kishtar, në afërsi të pronave të saj në Balmoral në Skoci, ajo iu përgjigj dikujt nga turma se pse nuk ka reaguar deri tani për referendumin.

Sipas “The Times”, “unë shpresoj që skocezët do të mendojnë me shumë kujdes për të ardhmen,” mësohet të ketë thënë Mbretëresha.

Një votë pro pavarësisë të enjten mund të ndajë Mbretërinë e Bashkuar, por Elisabeta, edhe pse kundër ndarjes, ka qenë shumë e kujdeshme, duke evituar komentet publike për çështjen.

Çfarëdo që të ndodhë të enjten, Mbretëresha Elisabetë do të jetë sërish edhe Mbretëresha e Skocisë, pasi shumica e skocezëve e duan në krye të vendit, pavarësish qeverisë se re që mund të formohet.

Por edhe në qoftë se ata nuk do ta humbasin Mbretëreshën, ish-Ministri i Financave dhe udhëheqësi i fushatës “Better together”, Alistair Darling, ka paralajmëruar skocezët se ata do të humbasin çdo gjë tjetër.

Gjithsesi, sondazhet e ditëve të fundit tregojnë se të dyja palët pretendojnë të fitojnë me 50 % të votave, edhe pse përqindjet ndryshojnë orë pas ore. Përpos atyre që janë të bindur pro dhe kundër, ajo që është shumë e qartë dhe thuajse e palëvizshme, deri në 51%, është elektorati gri, ai që ende nuk ka vendosur pro apo kundër pavarësisë.

Në tre ditë të mbetura të fushatës, tashmë çdo gjë është e qartë. Aktivitët pro pavarësisë mendojnë se Skocia do të jetë shumë më mirë e ndarë nga Mbretëria e Bashkuar, si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga ajo politike, kurse ata kundër ndarjes, mendojnë se kjo do të shkatërrojë tre shekuj histori të përbashkët dhe gjithashtu do të sjellë vështirësi ekonomikë dhe finaciare për Skocinë.

http://www.pakufije.com/2014/09/15/mbre ... huni-mire/[/quoteem]




[quoteemPas Kosovës, pavarësia Skocisë, katastrofë për Evropën]Peter Martino, nga Instituti për politikë, GateStone ka publikuar një artikull ku analizon pasojat e mundshme nga ndarje e Skocisë. Ai përmend se Skocia do të ishte një argument i fortë për Rusinë për marrje territoresh nga shtete fqinje, ku jetojnë rusë.

E në shumë raste, Martino përmend Kosovën si një pretekst për shumë ndryshime kufijsh që po bën Rusia. Por a mundet që Kosova dhe një ndarje e Skocisë nga Britania e Madhe të jenë argumente për ndarje të reja në Evropë?, transmeton reporteri.net

Lexojeni analizën e plotë:

Këtë të enjte, Skocia do të mbajë një referendum mbi pavarësinë. Sondazhet parashikojnë se ajo mund të drejt një fitoreje të ngushtë për ata që duan që Skocia të jetë një shtet i pavarur.

Ndërsa në shumicën e kryeqyteteve evropiane, qeveritë janë duke shpresuar ne një ‘Jo’. E nëse ndodhë ‘Po’ presidenti rus, Vladimir Putin në Kremlin ka disa arsye për të pirë e për të ngrënë .

Pavarësia skoceze do të ishte një fatkeqësi për NATO-n. Nacionalistët skocez e kanë bërë shumë të qartë se ata duan të gjitha armët bërthamore britanike që të hiqen nga toka skoceze. Kjo do të vë në rrezik Mbretërinë e Bashkuar. Por pavarësia skoceze ka gjithashtu gjasa për të sjellë kufijtë kombëtarë në dyshim në të gjithë Evropën, duke përfshirë edhe kufijtë e brishtë të Ukrainës.

Javën e kaluar, ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se nuk do të ketë ndërhyrje në politikën e brendshme britanike. Në një deklaratë të paprecedentë, ai e bëri të qartë se Berlini shpresonte se skocezët do të votojnë “Jo” dhe Britania e Madhe do të mbetet së bashku. Megjithatë, një artikull interesant në Londër nga Daily Telegraph theksoi të enjten e kaluar, se Gjermania është një nga vendet evropiane që do të prekët nga pasojat e një votimi skocez ‘po’.

Në nëntorin tjetër rajoni spanjoll i Katalonisë do të mbajë referendumin e vet për shkëputje. Të separatistët Katalon do të rriste shpresat shumë një ‘po’ skoceze.

” Nëse, të enjten, Britania e Madhe ndahet atëherë Spanja është pothuajse e sigurt për të njejtën gjë. Domino i ardhshëm mund të jetë Belgjika, ku qershorin e kaluar një grup prej regjionit flaman u bë partia kryesore në vend dhe kjo mund të përbëjë një presion. Dhe ndoshta mund të jetë fundi. Franca ka lëvizje separatiste në Brittany dhe Korsikë. Italia ka një problem me gjerman-folësit e Tirolit të Jugut, ku pjesa më e madhe në rajonin ndjen më shumë afinitet me Austrinë sesa Italinë. Ka suedezë në Finlandën lindore dhe pakicat e mëdha hungareze në shumicën e vendeve fqinje të Hungarisë. Dhe janë rusët në Ukrainë.

Vladimir Putin është një makiavelist mendjemprehtë, i cili ka për qëllim për të bashkuar të gjitha pakicat etnike ruse në ish-republikat sovjetike ne Mëmëdheun rus. Ndërsa NATO ka refuzuar të njohë ndarjen e Krimesë nga Ukraina, pavarësia skoceze nga Britania pas një referendumi privon NATO-n nga një argument i rëndësishëm.

Paqja dhe stabiliteti në Evropë që nga viti 1945 është ndërtuar mbi shenjtërinë e kufijve të pasluftës. Edhe pse Bashkimi Sovjetik, Çekosllovakia dhe Jugosllavia u shkatërruan pas rënies së komunizmit në vitin 1989, parimet ende respektohen. Bashkimi Sovjetik, Çekosllovakia dhe Jugosllavia ishin tre federata relativisht të reja, të gjitha të krijuara pas vitit 1918. I vetmi përjashtim nga rregulli deri më tani, ishte e pavarësia e Kosovës nga Serbia në vitin 2008. Është e rëndësishme që pavarësia e Kosovës është kundërshtuar nga të dy Spanja, e cila kishte frikë nga një precedent për pavarësinë e Katalonisë, dhe nga aleati tradicional i Rusisë, Serbisë, e cila citonte shenjtërinë e kufijve të pasluftës si një prej argumenteve kryesore. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi edhe në 2008 se pavarësia e Kosovës “do të ishte fillimi i fundit për Evropën.” Ishte e qartë se Rusia nuk do të ngurrojë të përdorë precedentin në dobi të tij, kur koha do të jetë e pjekur për ta bërë këtë.

Dhe kështu bëri. Shkëputja e fundit e Krime-së nga Ukraina është justifikuar me një referencë të “precedentit Kosovë”, i cili, sic Putin theksoi gjatë nënshkrimit të traktatit për të përfshirë Krime në Rusi, “partnerët tanë perëndimorë e krijuan me duart e tyre.”

Nuk ka dyshim se nëse referendumi kësaj jave lejon Skocinë për t’u bërë e pavarur nga Britania, Perëndimi humbet argumentin për të privuar Krimenë ose Ukrainën Lindore nga e drejta për t’u bërë të pavarur pas referendumeve. Kiev, padyshim, do të duhet të pranojë referendume të tilla, sepse në qoftë se Londra ka lejuar një referendum, çfarë argumenti mund Kiev të përdorë për të refuzuar këtë?

Nëse votohet Po në Skoci, pasojat do të ndihen në Donetsk. Putin me siguri do të përdorë precedentin skocez në një përpjekje për të fituar terrenin moral të lartë në konfliktin mbi pakicat etnike ruse në Ukrainën Lindore.

Së bashku me kërcënimin rus të hakmerret për të sanksionet ekonomike perëndimore duke reduktuar furnizimet me gaz për vende të tilla si Gjermania (e cila është e varur nga Rusia për 40% e furnizimit të saj me gaz), Polonia (54%) dhe Finlanda dhe Baltiku (100%), një precedent skocez, do të pengojë seriozisht qeveritë evropiane në përpjekjet e tyre për të bindur opinionin publik për nevojën për një qëndrim të fortë kundër Rusisë.

http://www.pakufije.com/2014/09/15/pas- ... r-evropen/[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”