"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeputetët

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#61

Post by rrëqebull » Mon May 26, 2014 6:17 pm

viewtopic.php?p=40081#p40081
Respekte zoti Ndregjoni.
Bëni mirë që tregoni se si bolshevizmi nuk i ka sjellë asgjë të mirë Shqipnisë, mirëpo në diçka gaboni edhe ju, nëse mendoni vërtetë se BE-ja mund të jetë e interesuar për sh-komunistizimin e Siujdhesës Ilire. Mos të harrojmë se kush ishte ai që në zyrën e vet mbante foton e Jozip Titos, pikërisht Shtefan Fyle.


https://www.youtube.com/watch?v=P8PPm0NnKiI

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#62

Post by rrëqebull » Mon May 26, 2014 7:43 pm

gaboni edhe ju, nëse mendoni vërtetë se BE-ja mund të jetë e interesuar për sh-komunistizimin e Siujdhesës Ilire.
Mos të harrojmë se kush ishte ai që në zyrën e vet mbante foton e Jozip Titos, pikërisht Shtefan Fyle.
Mos të harrojmë edhe skandalin e 14 qershorit 2011 kur deputetët shqiptarë u pritën në "Parlamentin Evropian" me Flamurin shqiptar të ndotur nga ylli bolshevik.
Edhe sikur përqindja më e madhe e mundësisë të jetë se ky ka qenë një gabim trashanik, prapësëprapi ngelet një përqindje mundësie që të ketë qenë një nojmë për të thënë se në BE bolshevizmi është më se i mirëpritur!

http://www.balkanweb.com/m/shqiperi/ska ... 64092.html

Kjo vërtetohet nga fakti që edhe në 2013-n në Frankfurt në një nga selitë e BE-së, përsëri Flamuri shqiptar shfaqej i përdhosur me yllin bolshevik!

Image
Pa harruar edhe këtë fletërrufenë me 'çokun dhe draprin', simbolin e bolshevikëve, të afishuar nga Komisioni Evropian në selinë e tyre qendrore në Bruksel (dhe gjetiu) në 2012-n: viewtopic.php?p=39695#p39695

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#63

Post by rrëqebull » Tue May 27, 2014 2:36 pm

Euroskeptikët triumfojnë në zgjedhjet për PE-në
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=47828&kat=90

"Tre forcat kryesore në Parlamentin Europian, qendra e djathtë, e majtë dhe blloku liberal, përbëjnë ende shumicën, por kanë humbur vende, të cilat u kanë kaluar partive që janë zotuar të reduktojnë pushtetin e BE-së, apo ta shfuqizojnë atë krejtësisht."
BE “tërmet” i euroskeptikëve
http://shkupi24.com/2014/05/27/be-terme ... keptikeve/

"Zgjedhjet për Parlamentin Europian ishin një test i pakapërcyer për socialistët në pushtet në Francë, ku triumfi i Frontit Nacional ishte i padiskutueshëm, ndërsa votuesit në mbarë Europën i janë kthyer ekstremistëve dhe partive anti-BE."

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#64

Post by rrëqebull » Tue May 27, 2014 3:23 pm

Në dy nga shtetet themeluese të BE-së kanë fituar parti kundra-BE.

Partia për Pavarësinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe daljen e saj nga BE-ja (UKIP - "UK Indipendence party") ka fituar me 27.50% të votave.
Për herë të parë pas më shumë se njëqind vjetëve ndodh që fituesja nuk është asnjëra prej partive liberale laburiste apo konservatore të vendit ishullor.

Ndërsa Balli Kombëtar (FN - "Front National") i Marinë Le Penit, që është për daljen nga euroja dhe nga BE-ja ka fituar me 25% të votave në Francë.

Ndryshe nga si gënjejnë «sy-për-sy» mjetet lajmëtore, (ca nga demagogjia, ca nga padituria), këto parti nuk janë "kundra-Evropë", por janë kundra-BE. Janë dy gjëra shumë të ndryshme, pasi Evropa dhe BE-ja janë dy gjëra të kundërta.
Të jesh për një Evropë Shtet-Kombesh të lira dhe sovrane do të thotë të jesh më evropeist se çdo politikan demagog që shtiret si fanatik i BE-së sepse ka nuhatur fondet e mëdha që mund të vjelë prej saj pa patur asnjë interesim për fatin e Kombit.

Politikanëve shqiptarë prandaj «u qanë syri» për BE: për fondet me të cilat do të mund të financojnë edhe më mirë vjedhjen dhe blerjen e votave në funksion të pushtetit të tyre të shpëlarë, pa frymëzim dhe pa thelb kombëtar.

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#65

Post by rrëqebull » Wed May 28, 2014 9:43 pm

Edhe në Itali, një tjetër shtet themelues i BE-së, partitë euroskeptike kanë marrë, nëse mblidhen së bashku, ca më shumë se 27% të votave.

Që të dyja partitë, ndonëse nuk janë krejt kundra-BE, janë shumë kritike ndaj saj dhe kundra-euro: synojnë daljen nga eurozona dhe rikthimin e përdorimit të liretës, monedhës nacionale italiane.

Fituesja në Itali është "Partia Demokratike" (e cila përkon me "Partinë Socialiste" në Shqipëri Perëndimore, duke treguar se nëpër Evropë, fjalët `demokratike` apo `socialiste` përdoren në mënyrë jo-përmbajtësore, por me sipërfaqësí demagogjike).

Bepe Grilua e kishte quajtur «shitës tenxheresh» kryetarin e partisë fituese pasi sipas tij, këtë votë ai e ka 'blerë' me 80 euro
(kjo është shifra e uljeve taksore që "Qeveria Rrenci" u ka premtuar votuesve në periudhën zgjedhore).

Në rastin në fjalë, këto 80 euro u janë dhënë votuesve si zbritje taksore, ndërsa tek ne vota blihet duke i korruptuar votuesit dorazi me lëpushka.
Ky është dallimi i vetëm: sofistikimi, se teknikisht 'blerje votash' dhe 'korrupsion' quhet në të dyja rastet.

Kjo tregon sheshit se në ça niveli kanë përfunduar "demokracitë" perëndimore sot
(nëse kanë qenë gjithmonë kështu apo nëse mund të ketë 'Demokraci të Virtytshme' apo 'të Ndritur', është çështje tjetër).

Prandaj dhe, pas kaq shumë viteve "tranzicion", sado që të huajt kanë hyrë e kanë dalë si kanë dash tek ne, (me gjithë konferencat, këshillimet e krekosjet e tyre televizive e nëpër faqet e para të gazetave), nuk ka ndryshuar asgjë: sepse edhe të huajt janë po aq të korruptuar sa ç'na akuzojnë se jemi ne. Ata veçse dinë ta maskojnë më mirë.

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#66

Post by rrëqebull » Fri May 30, 2014 4:25 pm

Suedia është anëtarësuar në BE në 1995.
Ndonëse kanë kaluar vetëm dhjetë vjet, në zgjedhjet e fundit për kuvendin e BE-së,
partia Demokratët e Suedisë (SD - "Sverigedemokraterna"), e cila është vrullshëm kundra-BE, fitoi dy ulëse duke marrë 9.8% të votave.

Problemet që i ka shkaktuar multikulturalizmi Suedisë, ndonëse nuk përmenden asnjëherë në mjetet lajmëtore liberal-bolshevike nëpër Evropë, janë të thella dhe dramatike.
Politikat, censurat dhe diktatet fanatike kundra-shtetërore, kundra-kombëtare, dhe kundra-familjare neo-bolshevike ultra-liberal-majtiste të politikanëve svedë, të bashkërenduara me humbjen e kontrollit mbi kufijtë shtetëror si pasojë e shkarjes së sovranitetit kombëtar në duart e BE-së, ka shkaktuar një rritje të përbindshme të numrit të imigrantëve nga vendet jashtë-kontinentore, sidomos nga vendet islamike dhe afrikane, me ardhjen e të cilëve kanë shpërthyer kriminaliteti dhe pasiguria në vend. Vetëm në shtatë muajt e parë të 2013-ës, vetëm në kryeqytetin e vendit në Stokholm, janë kryer nga imigrantët e huaj më shumë se 1000 përdhunime në dëm të grave dhe vajzave vendase, ku të paktën 300 prej tyre kanë qenë nën moshën 15 vjeçare!!! (http://themuslimissue.wordpress.com/201 ... s-of-2013/)


Në një gjendje të tillë, kaq kritike, sado që diktatura neo-bolshevike ultra-liberal-majtiste kërkon t'i stigmatizojë, t'i censurojë dhe t'i poshtërojë në çdo mënyrë, partitë autentikisht atdhetare dhe kombëtare kanë filluar të vetëdijësojnë dhe të ndërgjegjësojnë kombin e tyre se nuk është aspak "ekstremiste" apo "ksenofobe" ta duash kombin tënd dhe ta mbrosh atdheun nga shkatërrimi që i shkakton multi-kulturalizmi neo-bolshevik, që është veçse një mënyrë për të shkatërruar harmoninë dhe kulturën autoktone kombëtare.

Këto janë gjëra që ne shqiptarët i dimë prej kohësh, pasi për ne nuk ka gjë më të natyrshme se sa atdhedashuria dhe krenaria kombëtare, por rinia evropiane, e shtypur, e mashtruar dhe e manipuluar për vite e vite me radhe nga diktatura kulturore neo-bolshevike kundra-evropiane multikulturaliste, vetëm tani sapo ka filluar ta kuptojë atë që ne e dimë prej kohësh dhe nuk kemi për ta harruar kurrë: Kombi, Mëmëdheu, Traditat Kombëtare dhe Liria janë të shenjta, çdo pushtues duhet luftuar, deri në Fitore!

Internacionalizmi është skllavërim! Nacionalizmi është Çlirim!



https://www.youtube.com/watch?v=zwOEjqTJI3U

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#67

Post by rrëqebull » Sat May 31, 2014 9:32 pm

Image

Ku është marrë kjo foto sipas jush?
Do e besonit në qoftë se do t’ju thoshin se ky është një “numërim votash gjatë zgjedhjeve të fundit të BE-së, në Kullën ‘Hamlet’ në Londër” ?

Sado e pabesueshme, është kështu.
Dhe kjo dëshmon se në çfarë gjendje të mjerueshme e katandisin shtetin dhe demokracinë politikat dhe burokracitë ultra-liberal-majtiste neo-bolshevike të BE-së.

Kjo është “Evropa” që ka krijuar BE-ja, në të cilën duan të na “integrojnë” edhe ne.

“Kaozi si në botën e tretë dhe vjedhja e votave trazojnë zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar” është titulli i lajmit ku shpjegohet se vjedhja e votave dhe trazirat që po pengojnë prej 5 ditësh përfundimin e numërimit, kanë ndodhur në shumë prej lagjeve të Londrës që tashmë janë tërësisht të kolonizuara dhe pronë e imigrantëve të huaj jo-britanikë dhe jo-evropianë. Me mijëra vota, nga votues ‘fantazmë’ janë dhënë për partinë laburiste (me drejtues të birin e një teorollaku marksist). http://newobserveronline.com/third-worl ... -elections

Ky detaj i fundit na tregon qartas se përse majtistët shtypin dhe shpërfillin me kaq fanatizëm dhe egërsi bashkëkombësit dhe interesat kombëtare, duke favorizuar imigrantët e huaj (apo romët, siç ndodh tek ne, ku ende s'kanë gjetur mënyrën për të nxitur hordhi-imigracion nga bota e tretë): sepse i shfrytëzojnë për të rritur numrin e votuesve të tyre për të mbetur në pushtet sa më gjatë të jetë e mundur.

Njëkohësisht BE-ja nxit majtizmin internacionalist (dhe kriminalizon nacionalizmin) sepse me anë të rritjes së imigrantëve, shtetet dhe kombet evropiane dobësohen, shfunksionalizohen, shqepen, shpërbëhen dhe sovraniteti i tyre mund të rrëmbehet me thjeshtësi nga Brukseli.
Pra e gjitha mund të përshkruhet si një ‘simbiozë parazitësh’, një bashkëpunim parazitësh midis neo-bolshevikëve dhe burokratëve, në dëm të shteteve, kombeve, traditave dhe kulturave autoktone evropiane.

Nëse kjo është BE-ja, me BE s’ka Evropë.
Dita e 5·të e numërimit të votave (të vjedhura) në Kullën 'Hamlet' në Londër..

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#68

Post by rrëqebull » Fri Jun 06, 2014 6:25 pm

Ahmeti: Hoqëm dorë nga gjuha shqipe, për hir të euro integrimeve
http://sq.kurir.mk/maqedoni/parti/44444 ... ntegrimeve
Image
Me këto fjale, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka pranuar për herë të parë, kaq hapur, dështimin nga ideja për gjuhën shqipe zyrtare në gjithë Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM).


MË QARTË SE KAQ…!!! TANI PO E PRANOJNË EDHE VETË…!!!

BE-INTEGRIM = SHKOMBËTARIZIM!!!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#69

Post by rrëqebull » Mon Jun 09, 2014 3:19 pm

Ndërkombëtarët festojnë fitoren e zgjedhjeve në Shqipëri Veriore.

Fitorja e tyre u arrit falë një pakice prej rreth 213 mijë votuesish, të cilët demokratikisht, vendosën për fatin e 2 milion shqiptarëve potektoratas (nëse banori i një shteti quhet 'shtetas', ahere banori i një protektorate quhet 'protektoratas').

Pra 9,4% i protektoratasve që duan të mbesin të tillë,
fitoj kundrejt shumicës prej 81,6% protektoratasish të cilët mbase edhe duan ta dërgojnë Mbretëreshën Keshton Ethrin, me gjithë oborrin e saj elueksor andej nga kanë ardhur: në Leningrad.

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#70

Post by rrëqebull » Tue Jun 10, 2014 8:14 pm

[...] Studimi gjithashtu ka bërë me dije se mbështetja e shqiptarëve për tu bërë pjesë e Evropës* është në rënie. Sipas këtij studimi, nëse në vitin 2013 kjo mbështetje ishte 85 përqind, në vitin 2014 është 77 përqind.
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=48784&kat=88

*Shënim i yni: duhet të kishin shkruar 'pjesë e BE-së', sepse pjesë e Evropës ne jemi tashmë prej mijëra vjetësh, jemi evropianët e parë.
Dhe natyrisht përqindjet flasin veç për Shqipërinë Perëndimore, se ky është një gabim i trashëguar nga bolshevizmi që Trojet e tjera Shqiptare ia dorëzoi grekut e sllavit, dhe ende i pandrequr nga mungesa e vetëdijes së dipllomë-blerësve që kanë pushtuar redaksitë.

Ky është një lajm shumë i mirë. (mos u gënjeni nga titulli dhe as nga fotua e cila është shumë qesharake, se një buzëqeshje e tillë lind natyrshëm vetëm duke valëvitur Flamurin Kombëtar, dhe jo leckat internacionaliste.)

Nëse mjetet lajmëtore, të përditshmet, radio-televizionet dhe hyrjet ndërrjetore do ta bënin ashtu siç duhet detyrën e tyre ndaj Kombit, duke mos e mashtruar me propagandat euro-bolshevike, por duke ia paraqitur të vërtetat ashtu siç janë, numri i Shqiptarëve Syshqiponjë kundra bolshevizmit evropian (BE), do të ishte shumë herë më i lartë.
Puna është, që shumë "gazetare" e "opinionistë", as vetë nuk e kuptojnë se ça gracke kundra-shtet, kundra-komb dhe kundra-familje është BE-ja e lere më t'ua shpjegojnë edhe të tjerëve..!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#71

Post by rrëqebull » Wed Jun 11, 2014 11:04 am

Image

Banda muzikore serbe mban flamurin shqiptar dhe quhet “Lazarat”

http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/06/1 ... rat-video/

“Si provokim nuk mbështesim asnjërën palë, thjesht luajmë me ikonografinë dhe besojmë se as ajo shqiptare, por as serbe në këtë kuptim nuk janë të shenjta thotë bateristi
Pikërisht këto fjalë ia çjerrin perden të gjithë kësaj barcolete të pështirë, duke e treguar se pa asnjë dyshim është e financuar dhe e orkestruar nga neo-bolshevikët e BE-së, për të përhapur bolshevizëm duke luftuar nacionalizmin që e kanë halë në sy sepse u pamundëson që të rrëmbejnë sovranitetitn e shteteve për ta shndërruar botën në një masë homogjene skllevërish pa histori, pa kulturë dhe pa vetvetqenie.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#72

Post by rrëqebull » Thu Jun 19, 2014 3:57 pm

«Statusi i vendit kandidat është natyrisht diçka krejtësisht e ndryshme nga anëtarësimi në BE, është gjithashtu diçka që nuk lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt me negociatat.

[...] Të japësh statusin është si të japësh paraprakisht pothuajse asgjë»



Këto fjali janë thënë enkas në anglisht dhe në një vend të huaj, që pastaj të raportohen nga lajmet dhe mos të jenë një përballje e drejtpërdrejt ku gënjeshtari pranon gënjeshtrën përpara atyre që ka gënjyer.

Pikërisht kjo është mënyra poshtëruese se si shqiptarët duhet të zbulojnë më në fund se "statusi" është «praktikisht asgjë», dhe se politikanët për vite të tëra me radhë, janë tallur e vazhdojnë të tallen me Kombin, duke e lënë në baltë për t'ia përkushtuar gjithë vëllimin e veprimtarive të tyre një «asgjëje».


Është me anë të një fjalimi të mbajtur larg vendit dhe larg përgjegjësisë, që shqiptarëve u thuhet se vlejnë edhe më pak se një «asgjë» për politikanët "e vet". Sepse t'i përkushtosh aq shumë energji e kohë një «asgjëje», në vend që të merresh me Kombin, do të thotë pikërisht se për ta Kombi vleka më pak se «asgjëja».


Tani po fillojnë ta pranojnë edhe haptas. Por mos prisni që të ndjenë përgjegjësi apo faj për gënjeshtrat që kanë thënë e vazhdojnë të thonë, sepse kjo është politika që mbështetet dhe nxitet kudo nëpër BE.
Në fakt, nuk do të kishte asnjë dallim për mirë nëse ne do të ishim anëtarë të BE-së, sepse korrupsioni, nepotizmi, vjedhja dhe blerja e votave, etj. etj. janë dukuri që nuk mund të zhduken në sistemet ultra-liberal majtiste dhe pseudo-djathtiste; ato veçse i zëvendësojnë lidhjet e natyrshme familjare, farefisnore dhe kombëtare, me lidhje artifiqore tërësisht ideologjike dhe internacionaliste.

Pra, ndërsa në rastin tonë Kombi dëmtohet për interesat e fisit dhe familjes së një pushtetari etnomazokist, në BE, kombet evropiane po dëmtohen për interesat e rrethit ideologjik internacionalist të atyre që janë në pushtet.
Por dëmi që i bëhet Familjes dhe Kombit është i njëjtë, në mos shumë herë më i rëndë në rastin e dytë, sepse, ndërsa në të parin, parazitët janë shqiptarë/bashkëkombës, në rastin e dytë, parazitët janë ndërkombëtarë/të huaj, të cilët nuk kanë asnjë lidhje apo njohuri apo ndjeshmëri për kombet që shtypen, shfrytëzojnë dhe shpërfytyrojnë me ligjet e tyre bolshevikoide kundra-shtet kundra-komb dhe kundra-familje.


Me rastin e zgjedhjeve u fol shumë për "Parlamentin Evropian", por askush nëpër mjetet lajmëtore shqiptare nuk përmendi faktin që ky organizëm i BE-së nuk vlen thuajse asgjë, sepse ligjet të cilat i paraqiten atij për votim, janë që të gjitha, nga e para tek e fundit, të vendosura 'sovjetikisht' nga Komisioni Evropian, anëtarët e të cilit kanë qenë deri tani TË PAZGJEDHUR, dhe këtë e bëjnë pa asnjë ndërhyrje të mundshme nga jashtë dhe pa u përballuar fare me vullnetin demokratik të kombeve evropiane.

[Gjithsesi duhet rishikuar edhe koncepti i 'vullnetit demokratik', në një epokë ku propaganda tru-shpëlarëse, e përçuar me anë të mjeteve lajmëtore, me anë të arsimit dhe artit është aq e fuqishme, sa që duhet padyshim vënë në pyetje gjithçka. Për shembull, nëse shfrytëzon çdo mjet propagandistik për ta bindur dikë se "është mirë të hidhesh në lum", fakti që ai më në fund "vendos" të hidhet vërtet në lum, nuk do të thotë se e bën sipas "vullnetit" të vet "të lirë".
Është diçka e ngjashme me shkëmbime e popullsisë që planifikonte Çubriloviçi kur shkruante se:
“Dihet që masat muslimane në përgjithësi i nënshtrohen shumë lehtë ndikimit, sidomos atij fetar, pasi besojnë shpejt dhe janë fanatikë. Prandaj duhet që së pari, për shpërnguljen, midis shqiptarëve të bëjmë për vete klerin e tyre dhe parinë me influencë, ose me para ose me kërcënime. Duhet sa më shpejtë të gjejmë agjitatorët, të cilët do të bëjnë agjitacion për shpërnguljen, aq më mirë po të donte vetë Turqia të na i jepte këta. Ata duhet të përshkruajnë bukurinë e viseve të reja në Turqi, jetën e lehtë e të këndshme atje, të ndezin në masa fanatizmin fetar dhe të zgjojnë te ata krenarinë e shtetit turk”. (Vaso Çubriliviç, “Shpërngulja e arnautëve”, 1937)

Dhe nëse bëjmë një paralel midis "klerikëve", "agjitatorëve", "fanatikëve" myslimanë për të cilët flet Çubriloviçi, dhe politikanëve, pjesëtarëve të shoqërisë civile, themeluesve të shkollave private apo OJQ-ve/ OJF-ve të cilët natë-e-ditë flasin për "integrim" duke propaganduar se "s'ka bashkim kombëtar por ka bashkim në Evropë" etj, atëherë kuptojmë se praktikisht flasim për një propagandë të egër tru-shpëlarëse të të njëjtit lloj, njëkohësisht kundra-kombëtare, kundra arsyes dhe kundra fakteve.]



Kështu që 'hyrje në BE' nuk do të thotë përmirësim, vetëm se kështu kërkon të na mashtrojë propaganda. Përkundrazi.
Dhe për të njëjtën arsye as 'marrja e statusit' nuk mund të quhet "anti-depresive".

Nëse e quan kështu një politikan që ka punuar për të bërë të mundur që t'i jepet kaq shumë rëndësi një diçkaje që edhe ai vet më në fund pranon haptas, ndonëse shkarazi, se është «praktikisht një asgjë», atëherë jemi mu në mesin e pranimit të konfliktit të interesit, sepse vet politikani në një farë mënyre po pranon se statusi, anëtarësimi dhe BE-ja janë veçse interes i ngushtë i vet politikës partiake, dhe jo i Kombit.

Dhe kjo është më se e vërtetë: anëtarësimi në BE, mund të jetë i mirë veçse për politikanët, pasi me fondet e pafundme që do të marrin prej saj, do të mund të organizojnë fushatat zgjedhore të ëndrrave të tyre, me anë të së cilave do të mund të mashtrojnë e gënjejnë sa më shumë varfanjakë dhe do të mund të blejnë sa më shumë vota, për të ndenjur sa më gjatë në pushtet.

Ndërsa agjitatorët dhe propaganduesit e "shoqërisë civile" gjoja të "pa-përlyer" në politikë, përkrahin hyrjen në BE për të justifikuar rrogat e tyre të majme që u vijnë drejtpërdrejt nga BE-ja. Disa e quajnë financim, sepse ata nuk kanë lidhje farefisnore mes tyre.
Por atëherë le të themi që financimi është veçse një korrupsion ku korruptuesi dhe i korruptuari kanë të bëjnë me njëri tjetrin ideologjikisht ndonëse jo familjarisht.
Por për Kombin, qoftë korrupsion, qoftë korrupsion i maskuar si 'financim', është gjithmonë diçka më se e dëmshme.





https://www.youtube.com/watch?v=VQ8Zzu6px3I

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#73

Post by rrëqebull » Thu Jun 19, 2014 5:19 pm

Dhe shikoni dallimin me sjelljen që kanë në Shqipëri në lidhje me "statusin":


https://www.youtube.com/watch?v=oKNjnTKNEDg


Ndërsa jashtë shtetit, në tavolinë me ndërkombëtarët ndihen të lirshëm të pranojnë se është diçka pa ndonjë vlerë të madhe, në sytë e shqiptarëve shtiren sikur kanë bërë ndonjë arritje të madhe, dhe vazhdojnë teatrin ndonëse flitet për një gjë që, jo vetëm është pa interes kombëtar (sepse i tillë është anëtarësimi në çdo perandori), por që as nuk varet fare prej tyre.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#74

Post by rrëqebull » Sun Jun 22, 2014 7:14 pm

Shenjtërohet Katedralja në Shkodër,
Janullatos: Lutemi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/ ... 96955.html



Një arsye më shumë për të qenë kundra.
Diçka që është në interesin e këtyre, nuk mund të jetë në interesin e Shqiptarëve.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#75

Post by rrëqebull » Mon Jun 23, 2014 2:53 pm

Image

Faleminderit Tifozave Kuq e Zi që e kanë shprehur shumë qartë atë që tashmë të gjithë kemi filluar të kuptojmë shumë qartë!

Nuk ka më zyrë propagande që të mund të vazhdojë të na mashtrojë:
E dimë fare mirë se këto janë skema të ndrya kundra-shqiptare të neo-bolshevikëve internacionalistë që fshihen pas emrit 'BE' dhe që duan të zhdukin çdo shtet për të krijuar "Evropën Federale" ku nuk do të ketë më kombësi por vetëm një racë të skllavëruar mulate anglishtfolëse pa histori pa kulturë e tradita që do e ketë mendjen vetëm për "shoping" e konsum!

Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”