"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeputetët

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeputetët

#1

Post by rrëqebull » Fri Jan 10, 2014 12:50 pm

EURODEPUTETËT LE PEN DHE VILDERS: BASHKË KUNDRA BE-së
13/11/2013
Duam t'u rikthejmë lirinë popujve tanë – shpjegon Marinë Le Pen – Duam t'u rikthejmë sovranitetin Shteteve tona
“Sot – shtoi Vildersi – fillon çlirimi nga ajo kuçedër e quajtur Bruksel


http://it.euronews.com/2013/11/13/le-pe ... e-europea/
http://www.huffingtonpost.it/2013/11/13 ... 68540.html

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#2

Post by rrëqebull » Fri Jan 10, 2014 12:53 pm

EURODEPUTETI BRITANIK XHERARD BATEN: FONDET E BE-së JANË DHURATË PËR KRIMIN E ORGANIZUAR; BRITANIA DUHET TË LARGOHET NGA BASHKIMI EVROPIAN
19 Nëntor 2013
Përkthimi i fjalimit të tij në Parlamentin Evropian:
“Fondet për zhvillimin rajonal janë ndër gjërat më të shtrenjta në buxhetin e BE-së.
Këto skema janë shpesh thjeshtë një shkapërderdhje parash,
madje një shkrydhje parash të shpërdoruara për të reklamuar identitetin e BE-së si një ndihmë politike.
FEZHR-të* kanë qenë ndër të tjerash një dhuratë për krimin e organizuar; në Bullgari mafia ka përfituar jashtë mase nga fondet e BE-së duke i kanalizuar ato në projekte ku ka interesat e veta financiare dhe tashmë kriminelët e shteteve kandidate mezi presin të marrin pjesë.
Këto fonde janë pjesë kyçe e propagandës së BE-së: rregullorja ligjore parashikon që flamujtë e BE-së dhe kartonët me parullat e saj duhet të vendosen atje ku shpenzohet paraja;
por nuk ekziston diçka si "paratë e BE-së", ka vetëm para taksapaguesish.
Zgjidhja më frytdhënëse do ishte që shtetet anëtare të shpenzonin paratë e tyre sipas metodës së tyre në mënyrë demokratikisht të përgjegjshme.
Britania nuk mund ta përballojë më këtë gjendje, dhe kjo përbën një ndër arsyet për të cilat Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian.”
*Fondet evropiane[të BE-së] për zhvilimin rajonal;
angl.: ERDF - European Regional Development Funds


http://www.youtube.com/watch?v=LxJK87CT940

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#3

Post by rrëqebull » Fri Jan 10, 2014 6:48 pm

Eurodeputeti britanik Baten: BE-ja ËSHTË ÇMENDURIA MË E MADHE E EPOKËS TONË!
(më 18 nëntor 2013, në Parlamentin Evropian)

http://www.youtube.com/watch?v=6C2OyDgPw1g

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#4

Post by rrëqebull » Sat Jan 11, 2014 9:30 am

Eurodeputeti britanik Faraxh: BARONESHA KETHRIN ESHTON NUK E KA MARRË ASNJËHERË DETYRËN E SAJ NËPËRMJET ZGJEDHJES ME VOTË; AJO DUHET TË SHPJEGOJË PSE KA PAS LIDHJE ME KOMUNISTË ARMIQ TË PERËNDIMIT; ●BRITANIA DUHET TË LARGOHET NGA BE-ja, POPULLI DUHET TË PYETET ME REFERENDUM

Përmbledhje e fjalimit të tij:
Baronesha Kethrin Eshton nuk e ka marrë asnjëherë detryën e saj nëpërmjet votës, prandaj ajo është në vendin e saj në këtë BE [ku shumë prej zyrtarëve më të lartë nuk dihet nga dhe si kanë dalë].
Ajo u martua me një nga miqtë dhe mbështetësit e Toni Blerit dhe kështu ja doli të hynte në Shtëpinë e Lordve duke patur vetëm një detyrë të madhe: të kalonte në kuvend Traktatin e Lisbonës.
Ajo shkatërroj çdo mundësi që në Shtëpinë e Lordve të kalonte Referendumi për popullin britanik.
Ajo s'ka pasë kurrë një punë, nuk ka qenë asnjëherë nëpunëse publike dhe ja ku na del në krye të një prej detyrave më të larta të BE-së. Caktimi i saj është një turpërim për Britaninë.
Ajo nuk ka qenë e zgjedhur me votë dhe njerëzit nuk kanë mundësinë për ta hequr prej andej.
Ajo ka qenë thesarmbajtëse dhe aktiviste në një fushatë për çarmatimin nuklear që ka qenë e mbështetur financiarisht nga një anëtar i Partisë komuniste të Britanisë.

Duhet të mbahet Referendum në Mbretërinë e Bashkuar për të vendosur nëse duam apo jo të jemi më pjesë e BE-së. Uroj që ne të votojmë për daljen nga BE-ja, por gjithsesi populli duhet pyetur.


http://www.youtube.com/watch?v=wFXSj5WofYA

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#5

Post by CERMENIKASI » Sat Jan 11, 2014 9:37 pm

Ky Farage-ja asht nji eurodeputet që shpesh ofendon dhe përdor nji fjalor shumë të ulët kundrejt atyne që janë proevropian.Dihet mir që Britanikët kanë qenë gjithëmonë me nji kamb mbrenda Evropës dhe me nji jasht saj.
Ndoshta nji pjesë e tyne ende e shofin n'andërr Perandorinë Britanike dhe kështu mendojnë që janë akoma ni superfuqi!!!
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#6

Post by rrëqebull » Sun Jan 12, 2014 11:29 am

CERMENIKASI wrote:Ky Farage-ja asht nji eurodeputet që shpesh ofendon dhe përdor nji fjalor shumë të ulët kundrejt atyne që janë proevropian.Dihet mir që Britanikët kanë qenë gjithëmonë me nji kamb mbrenda Evropës dhe me nji jasht saj.
Ndoshta nji pjesë e tyne ende e shofin n'andërr Perandorinë Britanike dhe kështu mendojnë që janë akoma ni superfuqi!!!
Për mendimin tim ai përdor një fjalor të drejtpërdrejtë, jo hipokrit, dhe me stil shumë të lartë.

Gjithsesi nuk më intereson se ça fshihet pas euroskepticizmit britanik;
edhe pse mund të duket se mund të jenë të shtyrë nga mania e tyre për protagonizëm[edhe sikur, ç'të keqe ka ta duash Kombin tënd protagonist?], sidoqoftë, të gjitha akuzat që ata u bëjnë burokratëve të BE-së, janë më se të vërteta dhe më se të drejta.
Apo po flas me ndonjë fan të të Baroneshës Eshton?






EURODEPUTETI BRITANIK STJUART AGNJU:
❝NJERËZIT E VENDIT PREJ NGA JAM JANË SHUMË TË NDJESHËM, ATA E KANË KUPTUAR QË QEVERITË E NDRYSHME TË NJËPASNJËSHME IA KANË DORËZUAR SOVRANITETIN E DEMOKRACISË TONË FUNKSIONARËVE TË BASHKIMIT EVROPIAN TË CILËT JANË TË PAZGJEDHUR!, TË PAPËRGJEGJSHËM! DHE TË URITUR PËR PUSHTET!
“Dhe tani” - vazhdon eurodeputeti Agnju - “do u duhet edhe të përballen me luftën klasike për marrjen e pushtetit që po ndodh përbrenda BE-së.
Tonet e raportimit të sotshëm, na tregojnë se përleshja midis Këshillit evropian dhe Parlamentit evropian sapo ka filluar!
Pa dyshim një nga komentet më domethënëse të këtij raportimi është ai që e dënon Këshillin e Ministrave evropian për mosplotësimin e standardeve të dëshirueshme të ecurisë, strategjisë, përputhshmërisë, koherencës dhe transparencës!!!
Ne si UKIP[Partia për Pavarësinë e Mbretërisë së Bashkuar(nga BE-ja)] kemi vite të tëra që i kemi nxjerrë në pah të gjitha këto mangësi!
Nuk është aspak befasuese nëse vështrojmë pakësimin e vazhdueshëm të standardeve të jetesës në kaq shumë vende të BE-së e cila nuk funksionon fare!”

http://www.youtube.com/watch?v=cGzFhpSb_Lo
Last edited by rrëqebull on Sun Jan 12, 2014 12:37 pm, edited 2 times in total.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#7

Post by rrëqebull » Sun Jan 12, 2014 11:39 am

EURODEPUTETI BRITANIK STJUART ANJU:
❝NJERËZIT E VENDIT PREJ NGA JAM JANË SHUMË TË NDJESHËM, ATA E KANË KUPTUAR QË QEVERITË E NDRYSHME TË NJËPASNJËSHME IA KANË DORËZUAR SOVRANITETIN E DEMOKRACISË TONË FUNKSIONARËVE TË BASHKIMIT EVROPIAN TË CILËT JANË TË PAZGJEDHUR!, TË PAPËRGJEGJSHËM! DHE TË URITUR PËR PUSHTET!

Përfundimet nxirrini vet:
Bujar Nishani më 22 nëntor 2013:
“Pikat të cilat mund të parashtroheshin për rishikim në Kushtetutën e Shqipërisë, siç ka ndodhur tashmë në të gjitha vendet anëtare të BE-së, do të konsistonin në një kufizim të sovranitetit kombëtar, me anë të njohjes se institucioneve të BE-së, për të adoptuar akte normative për shtetet anëtare. Pra Parlamenti shqiptar nuk do të jetë i vetmi institucion ligjbërës

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/11/2 ... erfshirje/

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#8

Post by rrëqebull » Wed Jan 15, 2014 2:18 pm

Eurodeputeti austriak Melcer: "KOSOVA, PROTEKTORAT I PËRHERSHËM EVROPIAN"

koha.net/?page=1%2C15%2C172087

User avatar
Aida Taullaj
Member
Member
Posts: 20
Joined: Tue Dec 17, 2013 7:28 pm
Gender: Female
Location: Mallakastër

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#9

Post by Aida Taullaj » Sat Jan 18, 2014 12:49 pm

17/01/2014

Eurodeputeti britanik “sulmon” Samaras: Greqia, nën pushtim

Kryeministri grek Antonis Samaras ka dëgjuar gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, atë që nuk do donte ta dëgjonte, për më tepër tani, që Greqia mori presidencën e BE.

Pasi ndoqi me vëmendje kryeministrin Samaras, i cili foli për “vullnet popullit të grek”, eurodeputeti britanik Nigel Farage e mori fjalën në seancë dhe, sipas medias greke, i tha kryeministrit grek disa të vërteta.

“Z. Samaras urime për presidencën e BE. Imagjinoj se tani mijëra njerëz në rrugët e Athinës po brohorasin. Nuk ka rëndësi që papunësia ka arritur në 30 % dhe tek të rinjtë arrin 60 %. Nuk ka rëndësi se partia neo-naziste por rrit gjithmonë e më shumë mbështetjen, s’ka rëndësi sulmi terrorist që ndodhi në ambasadën gjermane. Mos u shqetësoni për këto, sepse … ishte një sukses”, ironizoi Farage duke shtuar:

Image

“Ju zoti Samaras na thatë se përfaqësoni vendosmërinë e fortë të popullit grek. Më vjen keq t’ju zbuloj të vërtetën, por ju keni humbur kontrollin në Greqi. Në Greqi qeveris Trojka dhe ju sugjeroj që të ndërroni emrin e partisë tuaj, nga “Demokracia e Re” në “Jodemokratike”, sepse në këto momente Greqia është nën pushtimin e huaj. Ju nuk mund të merrni asnjë vendim dhe e keni dorëzuar demokracinë. Ju nuk pranoni se ishte gabim që hytë në euro. Jorgos Papandreu kërkoi referendum, por brenda 48 orëve, aleanca mbinatyrore që bën komandë në BE, e zëvendësoi atë me një punonjës të Goldman Sachs – kryeministër kukull. Zgjedhjet e ardhshme do ta rrëzojnë mitin tuaj se e gjithë kjo ishte e pashmangshme”, përfundoi fjalën e tij eurodeputeti britanik.

User avatar
Strokulli
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 237
Joined: Fri Oct 29, 2010 12:37 am
Gender: Male
Location: Albanìa/Arbani

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#10

Post by Strokulli » Sat Jan 18, 2014 11:10 pm

Eurodeputeti britanik “sulmon” Samaras: Greqia, nën pushtim

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#11

Post by rrëqebull » Sat Jan 25, 2014 12:43 am

Llogaritet se BE-ja kushton rreth 1000 miliard euro në vit, që përkthehen në shifrën e pabesueshme të 2000 eurove në kurrizin e çdo burri, gruaje dhe fëmije në Evropë.
Dhe çfarë na sjellë ajo? Mos gjë politikanë dhe qeverisës që punojnë me vetëmohim për të na dhënë qeverisje të mira dhe të dëshirueshme? Ligje të mirë-menduara që ndihmojnë lulëzimin ekonomik? Një shoqëri të lirë dhe të sigurt? Një mjedis të mbrojtur siç duhet? Apo mos po ndihmojnë gjë të varfrit në botë?

Ç'është e vërteta këto para ose shkapërderdhen nga një euro-elitë në shërbim të vetvetes, e përbërë nga politikanë që nuk i japin llogari askujt dhe nga burokratë të paaftë, ose zhvaten nga pangopësia mashtrimet dhe korrupsioni i atyre pak vetave që kanë fatin të hynë në këtë qerthull duke u bërë aq të pasur sa është e vështirë të përfytyrohet.
Mandej, cunami i ligjeve që vijnë nga Brukseli po mbyt industrinë, po shkatërron punësimin, po ngushton liritë vetjake, po përdhos mjedisin dhe për më tepër po varfëron vendet që po fillonin të zhvilloheshin.
Duke përdorur rrjetin e tyre me të njohur brenda BE-së, Devid Krejg dhe Methju Eliot, depërtojnë nëpër fshehtësirat dhe çajnë murin me keqinformacione që janë vula dalluese e Brukselit duke demaskuar dhe treguar me se po merren në të vërtetë sundimtarët e BE-së.
Përfundimet e arritura janë ato të një historie të tmerrshme burokracie, hipokrizie, dhe kleptoracie (pushtet grabitësish) në nivelet më të larta.


[Përshkrim i librit "Hileja e Madhe Evropiane: Si po e shtie në dorë kontrollin e jetëve tona BE-ja e korruptuar dhe plëngprishëse"
angl.:"The Great European Rip-Off: How the Corrupt, Wasteful EU is Taking Control of Our Lives", David Craig & Matthew Elliott, 2009]
http://books.google.al/books/about/The_ ... edir_esc=y

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#12

Post by rrëqebull » Sun Feb 02, 2014 11:56 pm

Kjo fletërrufe me 'çokun dhe draprin', simbolin e komunistëve, është afishuar nga Komisioni Evropian në selinë e tyre qendrore në Bruksel (dhe gjetiu) në 2012-n.

U hoq vetëm pasi një shtet anëtar që kishte qenë i sunduar nga sovjetikët u ankua me të madhe. Projekti për integrim në sajë të së cilit u prodhua kjo pamje fyese “është financuar me mbështetjen e Komisionit Evropian”.
Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#13

Post by rrëqebull » Mon Feb 03, 2014 12:18 am

rrëqebull wrote:Kjo fletërrufe me 'çokun dhe draprin', simbolin e komunistëve, është afishuar nga Komisioni Evropian në selinë e tyre qendrore në Bruksel (dhe gjetiu) në 2012-n.

U hoq vetëm pasi një shtet anëtar që kishte qenë i sunduar nga sovjetikët u ankua me të madhe. Projekti për integrim në sajë të së cilit u prodhua kjo pamje fyese “është financuar me mbështetjen e Komisionit Evropian”.
Image
Nashti, po të shikosh simbolet e atyshme:
Image


i bìe që simboli i vetëm "evropian" të jetë ky:
Image



..sa që s'duket edhe aq "konspiracioniste" një vidjo e tillë:

Afrika për afrikanët.
Azia për aziatikët.
Evropa për të gjithë...

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Korrupsioni në BE: 120-162 miliardë euro në vit (të paktën)

#14

Post by rrëqebull » Sun Feb 09, 2014 9:02 pm

❝Pavarësisht arsyeve për të cilat BE-ja ka botuar një shifër të tillë (pa dyshim parapërgatitje për kalimin e ndonjë ligji tjetër tentakular e leviatanesk), ajo që na duhet, është që të kuptojmë se BE-ja nuk është aspak një zgjidhje për korrupsionin. Në gjuhën metaforike neokomuniste të BE-së, pas "luftës kundër korrupsionit" fshihet thjesht përpjekja e kësaj gërmadhe babelike për të përqendruar edhe më shumë kontrollin politiko-ekonomik të shteteve anëtare në duart e burokratëve të saj të pazgjedhur.❞
Korrupsioni në BE: 120-162 miliardë euro në vit.

Sesilia Malstrëm [Komisare e Punëve të Brendshme të BE-së] është shprehur se kjo llogari ka gjasa ta ketë nënvlerësuar shumën e vërtetë e cila mund të jetë shumë herë më e lartë.

"Ms. Malmstrom said the commission’s estimate that corruption costs Europe €120 billion, or roughly $162 billion, annually was almost certainly too conservative. "

sorendreier.com/corruption-costs-european-union-120-billion-euros-a-year/

voanews.com/content/corruption-costs-european-economy-120-billion-euros-a-year/1843739.html

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#15

Post by rrëqebull » Mon Feb 17, 2014 9:34 pm

Ja edhe një tjetër vjellje shtetkomb-tutake e Shokut Komisar Barrozo, i cili kërcënon Skocinë se shpallja e Pavarësisë do ta bëjë të vështirë në mos të pamundur ri-tregtorimin (negocjimin) e saj për anëtarësi në bashkimin sovjetik evropian.

Një arsye më shumë për kombin skot që të shpallet i lirë nga mbretëria ángle në shpërpalljen (referendumin) e vjeshtës së këtij viti, duke u çliruar edhe nga kuçedra neokomuniste BE!

http://www.theguardian.com/commentisfre ... us-remarks

Image

Shoku Komisar Barrozo si student komunist maoist i zjarrtë në 1976

Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”