"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeputetët

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#76

Post by rrëqebull » Tue Jun 24, 2014 4:24 pm

«Italia duhet t'i thotë Evropës: duam të dalim nga euroja» - Atdhetarët italianë kundra euros


https://www.youtube.com/watch?v=87gSRl5Qeeo





Ndërkohë që neo-bolshevikët luajnë me shqiptarët e trullosur nga mjetet lajmëtore shërbëtore të globalizmit, duke i gënjyer se marrja e statusit kandidat-për-skllavërim është ndonjë arritje e madhe, nëpër Evropën autentike, atë të Shtet-Kombeve, nacionalistët atdhedashës prej kohësh kanë filluar të ngrenë zërin kundra internacionalizmit që po shkatërron shtetet, ekonominë dhe kulturën e tyre.
Edhe në Itali gjithmonë e më tepër po shprehen vullnetet e atyre që duan të çlirohen nga zgjedha neo-sovjetike e BE-së.


Duhet ta keni vënë re se shpesh përdoret fjala Bruksel për të nënkuptuar të gjithë BE-në. Ky përdorim i fjalëve, ku pjesa e diçkaje përdoret për t'iu referuar të gjithës, është një figurë retorike që quhet ‘sinekdokë’ (për shembull kur themi “Tirana dhe Prishtina” për të nënkuptuar gjithë ‘Shqipërinë Perëndimore dhe atë Veriore’.).
Në fjalimet e atdhetarëve italianë, por jo vetëm, e gjithë struktura shtypëse dhe ekonomi-shkatërruese e BE-së përmblidhet shpesh jo duke përmendur Brukselin, por Gjermaninë, sepse sipas një leximi sipërfaqësor të gjendjes nëpër Evropë, ajo mund të quhet shteti i vetëm që ka përfituar ekonomikisht nga euro-ja.
Por mos të harrojmë se, ashtu siç kur përmendim Brukselin 'kryeqytet të bashkimit neo-sovjetik evropian', natyrisht nuk jemi duke u marrë me Brukselin 'kryeqytet të Belgjikës', në të njëjtën mënyrë është e rëndësishme të kuptohet se ka dallim midis Gjermanisë 'shtet i gjermanëve', dhe "Gjermanisë" ‘bankë qendrore interkontinetare ku kontrollohen ekonomitë e të gjithë shteteve të tjera evropiane’.
Natyrisht se atdhetarët nëpër Evropë janë kundra kësaj të dytës, ku Gjermania gjermane nuk luan pothuajse asnjë rol!

Nuk përmendet askund nëpër mjetet lajmëtore shërbëtore të globalizmit por, siç thotë mendimtari i lirë kroat Tom Suniç: «E parë nga këndvështrimi ndërkombëtar, Gjermania është ende në luftë me Aleatët», që e thënë më thjesht, do të thotë se Gjermania është ende nën protektorat internacionalist, sikurse Shqipëria Veriore!
Dhe, vazhdon profesor Suniç: «Nuk është aspak rastësi që, ndryshe nga çdo anëtar tjetër i BE-së, përfshirë këtu edhe dy shtet e tjera të mëdha — Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar — Gjermania nuk e ka privilegjin e mbajtjes së referendumeve kur vjen puna tek nënshkrimi i traktateve të BE-së. Gjermania nuk ka asnjë zgjedhe tjetër dhe duhet t’i pranojë me-se-s’bën urdhrat e Komisionit Evropian, me miratimin e detyruar që duhet të vijë nga Bundestagu, kuvendi i saj pa individualitet.» (burimi: http://www.theoccidentalobserver.net/20 ... u-rip-off/)

Dhe kjo duhet domosdoshmërisht pasur parasysh.
Kur politikania e zonjë italiane që flet në këtë vidjo, e quan Gjermaninë "të shurdhët”, ajo e përdor këtë sinekdokë për t’i hapur sytë popullit të saj ndaj veprimtarive despotike të internacionalistëve që kanë zaptuar sovranitetin e Gjermanisë dhe të çdo shteti tjetër Evropian, dhe jo për t'iu kundërvënë popullit gjerman.
Një politikane kaq atdhedashëse që në asnjë çast nuk ngurron t'i thotë të vërtetën popullit të saj për mirëqenien e të cilit përpiqet dhe punon dita ditës, duke iu kundërvënë me guxim dhe zotësi të gjithë makinerisë propagandistike kundra-nacionaliste baltosëse që ultra-liberal bolshevikët kanë ndërtuar, ende nuk është shfaqur ndonjëherë në teatrin politik shqiptar, ku tunden e shkunden veçse kukulla me makiazh prej “Ministreje të integrimit” që janë të gatshme veçse t'i hedhin rërë në sy bashkëkombësve të vet për t'i mashtruar ashtu siç të tjerët i kanë mashtruar dhe manipuluar ato.
Në teatrin politik shqiptar ka veçse robotë pa Vetëdije Kombëtare, të kurdisur për të punuar për interesa etnomazokiste partiakiste, që fundja plotësojnë vetëm dhe vetëm interesat dhe tekat e internacionalistëve neo-bolshevikë që janë kundra një Evrope Shtet-Kombesh Sovrane, pra vetiu kundra-shqiptarë.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#77

Post by rrëqebull » Thu Jul 03, 2014 6:55 pm

Nishani vlerëson Barroson me Dekoratën e “Flamurit Kombëtar”
http://www.tiranaobserver.al/news-item/ ... -kombetar/
Lajmi i vërtetë është se kllounitikanët e pazotë që kanë zaptuar çdo hapësirë politike tek ne,
me pueshtuesofilínë e tyre prej kuislingu shembullor, arritën ta ulin vlerën e dekoratës së shenjtë të "Flamurit Kombëtar" deri në atë pikë sa që e kanë bërë pothuajse të njëjtëvlefshme me atë të "Çmimit Nobel për Paqen".
Në mos edhe më të pavlerë.
‪TURP‬!

_____________________________________________________________________
Këta jo vetëm që po lëshojnë dekorata pa pikë përgjegjësie sikur t'i kishin të tyret,
por janë shprehur të gatshëm të dorëzojnë edhe gjithë sovranitetin shtetëror e kombëtar tek burokratët neo-sovjetikë të Brukselit.
Kur e ardhmja dhe mirëqenia kombëtare nuk u intereson politikanëve shqiptarë që gjoja kemi zgjedhur vet, sa mund t'u interesojë mirëqenia jonë burokratëve të huaj internacionalistë, të pazgjedhur, të papërgjegjshëm dhe të uritur për pushtet?
viewtopic.php?p=39630#p39630
rrëqebull wrote:
EURODEPUTETI BRITANIK STJUART ANJU:
❝NJERËZIT E VENDIT PREJ NGA JAM JANË SHUMË TË NDJESHËM, ATA E KANË KUPTUAR QË QEVERITË E NDRYSHME TË NJËPASNJËSHME IA KANË DORËZUAR SOVRANITETIN E DEMOKRACISË TONË FUNKSIONARËVE TË BASHKIMIT EVROPIAN TË CILËT JANË TË PAZGJEDHUR!, TË PAPËRGJEGJSHËM! DHE TË URITUR PËR PUSHTET!
Përfundimet nxirrini vet:
Bujar Nishani më 22 nëntor 2013:
“Pikat të cilat mund të parashtroheshin për rishikim në Kushtetutën e Shqipërisë, siç ka ndodhur tashmë në të gjitha vendet anëtare të BE-së, do të konsistonin në një kufizim të sovranitetit kombëtar, me anë të njohjes se institucioneve të BE-së, për të adoptuar akte normative për shtetet anëtare. Pra Parlamenti shqiptar nuk do të jetë i vetmi institucion ligjbërës

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/11/2 ... erfshirje/

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#78

Post by Adriana » Mon Jul 14, 2014 1:23 pm

[quoteem“Pse Blair rrezikon përmbytje me emigrantë duke ndihmuar Shqipërinë”] LONDER-Të dielën, gazeta më e madhe në Britaninë e Madhe, “The Sun”, publikoi një shkrim me titull “Pse Blair rrezikon një përmbytje me emigrantë duke ndihmuar Shqipërinë që të bashkohet me BE-në?”

Mediat tabloide në Angli kanë raportuar vazhdimisht për rrezikun që i vjen vendit të tyre nga përparimi i Shqipërisë drejt BE.

Por ky shkrim vjen pas një blog-u të ish- shefit të komunikimit të Blair, Alastair Campbell, që shkruan se pas këtyre shkrimeve kundër Blair qëndron pronari i gazetës, Rupert Murdoch.

Blair dhe Murdoch kanë qenë miq të ngushtë dikur, ndërsa tani flitet se janë armiqësuar.

Mediat rozë kanë shkruar edhe për mundësinë që Blair të kishte një aferë me gruan e Murdoch, me të cilën është në proces divorci.

Gazetari Roy Greenslade, i “The Guardian”, duke komentuar këtë përplasje mes Tony Blair dhe Murdoch, shkruan se nuk qëndron fakti që Blair po kritikohet për ndihmën që i jep Shqipërisë, për shkak se vetëm një deputet obskur konservator ka shprehur njëfarë rezerve.

“Tani, që të jem i qartë, nuk kam marrë sëpatën politike për të bërë kërdinë. E kam humbur të gjithë respektin për Blair vite më parë. Por le ta kritikojmë atë për krimet e vërteta që ka bërë dhe jo sepse po ndihmon në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme në një vend të varfër që ka vuajtur kaq shumë”, shkruan ai.[/quoteem]

  Mediat tabloide në Angli kanë raportuar vazhdimisht për rrezikun që i vjen vendit të tyre nga përparimi i Shqipërisë drejt BE  

Cdo kush shikon interesat e tyre, ndersa ne interasat e t'gjitheve ( pervec interesat e kombit tone ).

  ...sepse po ndihmon në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme në një vend të varfër që ka vuajtur kaq shumë  

Kesaj i thone : te vrasin naten dhe te qajne diten, 'London Conference of 1912–13', (nje nga vuajtjet).
Ndersa, sa per ndihmen qe ka dhuruar zoti Blair per 'ndertimin te nje demokracie te qendrueshme' ne bashkpunim me ''rilindasit'' flasin vet rezultatet cdo dite, ja nje nga ato: http://www.pakufije.com/2014/07/14/bash ... parlament/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#79

Post by rrëqebull » Wed Jul 16, 2014 8:30 pm

Image


"GJYKATA EVROPIANE E DREJTËSISË" RRËZON LIGJIN GJERMAN PËR DOMOSDOSHMËRINË E NJOHJES SË GJERMANISHTES NGA VIZA-KËRKUESIT E HUAJ

Gjykata më e lartë e BE-së, vendosi që një turkeje e cila nuk di asnjë fjalë gjermanisht, duhet t'i lëshohet mesesbën viza edhe pse kjo gjë është në kundërshtim të plotë me ligjin gjerman.
Gjykata u shpreh se mohimi i vizës kishte shkelur marrëveshjen midis BE-së dhe Turqisë e cila, si pjesë e ligjeve të BE-së, qëndron juridikisht më lart se çdo ligj kombëtar i shteteve anëtare.

Për të hyrë në Gjermani nuk duhet të njohësh gjermanishten?!
Po atëherë morali është se me hyrjen në BE hidhen në kosh jo vetëm ligjet dhe sovraniteti kombëtar por, me to, edhe kultura vendase ("integrim i të huajve" = çkulturim i vendasve).




http://www.dw.de/european-court-overtur ... a-17772143
http://www.breitbart.com/Breitbart-Lond ... ak-English

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#80

Post by rrëqebull » Sun Jul 20, 2014 11:18 am


http://www.youtube.com/watch?v=QmV0v1Q7MPU

«BE-JA KA BËRË GRUSHT SHTETI NË DËM TË DEMOKRACIVE TË SHTETKOMBEVE EVROPIANE NDONËSE NJERËZIT E THJESHTË NUK E KANË KUPTUAR SE ÇFARË PO U PUNOHEJ ATYRE» — Eurodeputeti Najxhël Farazh, 15/07/2014

{përkthimi i gjithë fjalimit të tij për ata që nuk dinë anglisht a frëngjisht}:

[quote2="'"]Nëse ajo që dëgjuam sot është “demokracia evropiane”, unë them se duhet rishikuar.
Na është thënë se z. Junker është shpallur kandidat si pasojë e “zgjedhjeve evropiane”, mirëpo unë mund t’ju them se askush në Mbretërinë e Bashkuar nuk e dinte që votimi i tyre për zgjedhjet evropiane kishte ndonjë lidhje me këtë kandidaturë. Dhe e vërteta është se madje as votuesit e secilit prej shteteve tuaja nuk e kishin kuptuar funksionimin e këtillë të procesit zgjedhor: emri i z. Junker nuk shfaqej në asedhenjë prej fletëvotimeve. Dhe e gjithë kjo ka qenë një trillesë e jashtëzakonshme:
‘humbësi’, z. Shulc [111], mori ‘çmimin e ngushëllimit’ duke fituar mandatin e dytë radhazi si “President i Parlamentit”, gjë që s’kishte ndodhur kurrë. Kjo do të thotë veçse të shtiresh sikur po e shton demokracinë.

Disa më thanë: «Pa dale një minutë, se pjesës së zgjedhur të institucionit evropian i është dëgjuar fjala dhe i është lënë mundësia të vendosë nëse z. Junker duhet të bëhet president i “Komisionit Evropian” ose jo.»
Mirë atëherë, le ta shohim më nga afër procesin që na pret: vërtet do na kërkohet që të gjithëve që të japim votën tonë, mirëpo kandidati në lojë është vetëm një! A nuk është si të kthehesh në kohën “e bukur” sovjetike? Sepse demokraci do të thotë të mund të zgjedhësh midis më shumë se sa një veti.
Por ajo çka është edhe më keq se kaq, shumë më keq se kaq, është që votimi do të jetë i fshehtë.
Me sa duket nuk gjetët mënyrë tjetër për ta sajuar, a-pō?

Me këtë që po bëni menjëherë pas zgjedheve të fundit evropiane, zgjedhësit tanë nuk do kenë se si ta dinë se kujt, secili prej nesh, do t’ia japë votën. Dhe ju drejtohem juve z. Shulc, si president i parlamentit që jeni: parlamenti në asnjë mënyrë nuk do duhej që të votonte fshehurazi sepse fakti që jemi përfaqësues të zgjedhur publikisht ka kuptim vetëm nëse u përgjigjemi për të gjitha veprimet tona atyre që na kanë zgjedhur. Fakti që po na kërkohet të mbajmë një votim të fshehtë është një fyerje e madhe që i bëhet votuesve tanë.

Kisha menduar se pas gjithë asaj rritjeje të bujshme të euroskeptikëve, do kishte me pas një mendje•nxënie nga ana e Brukselit, mirëpo qartësisht nuk ka qenë kështu.
Z. Kameron [kryemin. i MB-së] bëri një përpjekje që nuk zgjati shumë kundra kandidimit tuaj z. Junker.
Ai ia doli të shkaktonte ndryshime veçse në Britani porse jo edhe këtu pasi znj. Merkel e detyroi atë të dorëzohej meqenëse gjithçka që thotë kangjellaria gjermane bëhet ligj në këtë Evropën e sotshme.

Atëherë ç’të thuhet për këtë kandidat? E mira është se ju z. Junker jeni një njeri i shoqërueshëm me një ndjenjë të humorit shumë herë më të zhvilluar se sa të shumë prej atyre që kam takuar në Bruksel.
Nuk ka asnjë dyshim se jeni politikan i zoti, madje në dy javët e fundit, duke u takuar me të gjitha grupimet parlamentare, keni arritur disi të zbusni klimën duke u shprehur se ju nuk e mbështesni përndjekjen e realizimit të “shteteve të bashkuara të Evropës”, se nuk besoni se ka vërtet diçka që mund të quhet “identitet i njëjtë evropian” [që, për të kuptuar, është si të flasësh për “identitet të përbashkët jugosllav”].
Më duhet t’ju them që nuk i besoj asdhenjë prej fjalëve tuaja!

Sot ju e vërtetuat që faktikisht jeni kthyer mbrapa duke mbetur tek idetë e rrymës së vjetër të Evropës [federalizëm në model sovjetik]. Ju folët për z. Delor [222], një prej idhujve tuaj më frymëzues, dhe nuk e kam të vështirë ta kuptoj këtë gjë nga këndvështrimi juaj. Mandej ju rrëfyet se edhe Miterandi dhe Kohli janë idhuj frymëzues për ju. Unë mendoj se dikush që ka qenë një kolaboracionist dhe dikush që u largua nga politika gjermane duke e fundosur atë nën tymnajën e bujshme të një skandali financiar, nuk janë ai lloj njerëzish që ne do duhej të ngrinim në piedestal si modele virtytshmërie për Evropën e sotshme.

Ju folët për mbëhinë e një politike të jashtme dhe të sigurisë të përbashkëta.
Ju folët për mbëhinë e një politike energjetike të përbashkët.
Pra është më se e qartë që ju do të vazhdoni procesin e përqendërismit (centralizimit) të pushteteve.
Kjo nuk është diçka e papritur, sepse për njëzet vjet rresht ju keni qenë vepruesi kyç i gjithë këtij procesi gjatë së cilit qartazi dhe qëllimthi demokracia është përbuzur e shpërfillur.
Shembulli më i mirë i kësaj janë padyshim fjalët tuaja në lidhje me përvendimin frëng [333] kur ju u shprehët kështu: «Nëse frëngët do të thonë ‘PO’ atëherë do të themi ‘le të ecim’, dhe nëse ata do të thonë ‘JO’, do të themi ‘le të vazhdojmë’!» Ç’është kjo?! Ç'besim në demokraci na qenka ky?!

Mënyra se si ju i jeni përkushtuar këtij projekti e kanë bërë atë preras të pakundërshtueshëm.
Ju thatë pak më parë se kur gjendja bëhet serioze, bëhet e domosdoshme të gënjesh.
Atëherë më vjen të them se ju jeni kandidati i përsosur për shumë njerëz në këtë kuvend dhe s’kam dyshim se ju do ta fitoni emërimin.
Pra po na kërkohet që të votojmë për ‘brukselistin’ më të flaktë, i cili ka vepruar gjithmonë në prapaskenë nëpërmjet trillesash e marrëveshjesh të errëta prandaj më duhet të them se grupi ynë, do të votojë vërshimshmërisht ‘JO’ sepse gjendja e tanishme është e papranueshme për ne dhe duam të shohim një ndryshim të vërtet.

Në përfundimin e fjalimit tuaj ju thatë se «nuk është koha për një revolucion».
Por unë ju them se tashmë ka pasur një revolucion: BE-ja ka bërë një grusht shteti në dëm të demokracive të shtetkombeve evropiane ndonëse njerëzit e thjesht nuk e kanë kuptuar se çfarë po u punohej atyre.
Por le të shohim zgjedhjet e fundit. Euroskeptikët mund mos të kenë ende shumicën në këtë kuvend por veç mos mendoni se ne kemi marrë fund, sepse shumica e gjerë e evropianëve nuk e duan “një shtet evropian” [federatë të vetme pa kombësi e shtetësi të dalluara], nuk duan një komision evropian me pushtet përmbarues, nuk e duan atë flamur dhe nuk e duan atë himn.
Ju do të emëroheni, dhe përgjatë dy viteve në vijim do të kemi kënaqësinë të bëjmë ‘betejë’.


_____________________
[111] Gara për vendin e “Presidentit të Komisionit Evropian” ishte veçse një lojë ‘teatri’ – e shëmtuar dhe e keq·mbëshyer – midis Junekrit dhe Shulcit, që të dy mbështetës të thekur të projektit ‘neosovjetik’ të “Shteteve të Bashkuara të Evropës”. Është loja e vjetër orvelliane e alternativave të paraqitura si të ndryshme ndonëse janë të njëjta.
http://www.telegraph.co.uk/news/worldne ... -post.html

[222] Jacques Delors – president i “Komisionit Evropian” tre herë radhazi (’85-’95); gjatë mandatit të tij janë realizuar disa nga hapat më të rëndësishme drejt çrrënjosjes së sovranitetit kombëtar të shteteve evropiane dhe përqendërsimit të pushtetit në duart e tekno-burokracisë ‘neosovjetike’ të BE-së.
«Zhak Delori përfaqëson hollimin e sovranitetit shtet•kombëtar në interes të asaj shtrese që kacagjelohet me kozmopolitanitetin e vet në kapërcimin e atyre që quan 'pikëpamje të “ngushta” kombëtare'. Zhak Delori përfaqëson ‘therjen’ e dimensioneve të rëndësishme të vetë-qeverisjes në altarin e abstraksioneve të sendërgjuara jashtë proceseve të natyrshme të debatit demokratik» ~ 16 Korrik 1990: http://articles.philly.com/1990-07-16/n ... ern-europe
~ 02 Tetor 1993: http://articles.latimes.com/1993-10-02/ ... ce-workers

[333] Referendumin e mbajtur në Francë në 2005•n, për miratimin apo shkagimin e “Kushtetutës Evropiane” e cila edhe sipas vet Këshillit Kushtetues frëng, në asnjë mënyrë të ligjshme nuk mund të bashkëjetonte me Kushtetutën Frënge, dhe binte në kundërshti të hapur me të. Ndonëse frëngët i thanë ‘JO’ këtij rrënimi që po i bëhej ndërtesës ligjore dhe sovranitetit të vendit të tyre, dy vjet më vonë tekno-burokratët e BE-së e riparaqitën atë duke e maskuar kësaj radhe me emrin “Traktat i Lisbonës” i cili u miratua në 2007•n nga Kuvendi Frëng pa u pyetur fare populli. “Traktati i Lisbonës” u shty ë të gjitha vendet anëtare pavarësisht faktit që edhe populli hollandas kishte vendosur ta spraste atë duke votuar 62% ‘JO’.
~ http://en.wikipedia.org/wiki/French_Eur ... ndum,_2005
«Edhe pse u miratua nga shumica e shteteve anëtare, “Kushtetuta Evropiane u braktis pasi u shkagua nga 54,67% të votuesve frëng më 29 Maj 2005, dhe nga 61,54% të votuesve holandas më 1 Qershor 2005.»
~ http://en.wikipedia.org/wiki/Lisbon_Treaty
~ http://en.wikipedia.org/wiki/File:Ref05dept.png[/quote2]

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#81

Post by ALBPelasgian » Tue Jul 22, 2014 8:29 am

Imperializmi i BE-se me se shumti do te rrenoje bujqesine edhe ashtu te shkrete ne Kosove:

Kosova mund të nënshkruaj brenda këtij viti Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian. Ndërsa njëra nga temat sensitive që lidhet me këtë marrëveshje kontraktuale është liberalizimin i plotë i tregtisë mes vendeve anëtare të Unionit dhe Kosovës.

Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes BE dhe Kosovës gradualisht do të krijohet një zonë e tregtisë së lirë, ku lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit janë të garantuara reciprokisht.

Përderisa përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës thonë se me këtë marrëveshje, Kosova përfiton më së shumti në aspektin tregtar, që do të thotë hiqen barrierat doganore ndërmjet Kosovës dhe BE-së, bujqit kosovar dhe prodhuesit në përgjithësi i frikësohen konkurrencës evropiane.

Kultivuesi i domateve, H. Mehmeti thotë për INA se, se liberalizimi i plotë i tregtisë me BE-në do ti falimentoj bujqit kosovar.

“Shteti jonë shumë pak subvencionon produktet bujqësore. Shpeshherë na vinë produkte më shumë më të lira nga vendet e rajonit të cilat për ti konkurruar ne duhet të punojmë me humbje. Ndërsa shumë shpejtë bujqit kosovarë do të duhet të garojnë me prodhime të lira, çmimet e të cilave në vendet e BE-së janë të subvencionuara me mbi 70 për qind. Tregu kosovar do të vërshohet nga mallrat evropiane, ndërsa kompanive kosovare s’iu mbetet tjetër pos falimentimit”, thotë ai .

http://ina-online.net/kosova/45181.html

Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#82

Post by rrëqebull » Tue Jul 22, 2014 2:48 pm

Do të ishte vërtet një hap shkatërrimtar për ndërrmarjet tona.

Për të gjithë ata që duan të rrisin të kuptuarit dhe vetëdijesimin në lidhje me këtë çështje, një lexim i domosdoshëm është artikulli i kthjellët i Mitrush Kutelit, i cili paraqet shtruar e pagabueshëm medoemos'shmërinë e pavarësisë ekonomike për mirëqenien e lirinë kombëtare, si dhe rëndësinë e pamohueshme qenësore e jetësore që Shqipëria Veriore [Kosova] ka për gjithë Kombin: https://vargmal.org/km/dbv11093/

«Të gjithë lipset t’a dijmë se pa indipendencë ekonomike, s’ka indipendencë politike. Gjithashtu lipset ta dijmë se Shqipërija në kufirat e padrejta të 13-tës, nuk rron dot as ekonomikisht dhe as financiarisht. Kuptohet vetiu: as politikisht.» — Mitrush Kuteli, 1944


User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#83

Post by rrëqebull » Thu Aug 21, 2014 6:14 pm

Image
http://www.telegraph.co.uk/news/worldne ... ijack.html

[quote2="'"]Më 19 qershor kemi shkruar se «nuk do të kishte asnjë dallim për mirë nëse ne do të ishim anëtarë të BE-së, sepse korrupsioni, nepotizmi, vjedhja dhe [shit]blerja e votave janë dukuri që nuk mund të zhduken në sistemet [jo-nacionaliste] ultra-liberal majtiste dhe pseudo-djathtiste; ato veçse i zëvendësojnë lidhjet e natyrshme familjare, farefisnore dhe kombëtare, me lidhje artifiqore tërësisht ideologjike dhe internacionaliste».

Artikulli i të përditshmes britanike është një vërtetim i qartë i emërimeve «me mik» të kryera nga burokratët kundra-evropianë të BE-së të cilët, në detyrat më të larta dhe të paguara, caktojnë bashkëpunëtorë të tyre të ngushtë në shpërfillje të të gjitha atyre “standardeve evropiane” që 'pëlliten' pa pushim prej vitesh nga kllounitikanët tanë, të cilët «e kanë bërë rrugë» që t'i paraqesin eprorët e tyre internacionalistë, më të mirë se ç’janë në të vërtet, ndonëse janë njësoj si ta: hipokritë dhe kundra-shqiptarë.
I dallon vetëm sasia e pushtetit.

Për të gjithë ata që duan ta çlirojnë veten nga paragjykimet dhe nga mashtrimet me të cilat ushqehen e tallen përditë nga mjetet lajmëtore, artikulli i të përditshmes britanike, dëshmon se nepotizmi dhe klientelizmi janë standarde themeltare të kësaj gremine politike që quajnë BE dhe ku kllounitikanët tanë marioneta të internacionalistëve po bëjnë gjithçka për ta hedhur Kombin.


{{Pa dyshim që punësimi «me aftësi» duhet të zëvendësojë sa më parë punësimet «me mik» e «me të afërm», mirëpo duhet të jetë e qartë që kriteri i aftësisë është në të vërtetë një kriter i përbërë prej dy kushtesh thelbësore të pandashme: aftësia për të kryer detyrën, dhe aftësia për të kryer detyrën në Interes të Kombit.
Nëse kriteri i përdorur është aftësia për t'i shërbyer Kombit në mënyrën më të mirë të mundshme, në kryerjen e një detyrë të caktuar, të qenit shok a i afërm i eprorit nuk ka fare rëndësi, pasi fundja për nacionalistin (çdo shkallë përgjegjësie pastë) secili bashkëkombës shqiptar është i Afërm! (nacionalisti nuk e cakton kurrë vëllanë, shokun apo cilindo të afërm, në një detyrë që ai di se vëllai, shoku apo i afërmi i tij nuk do mund të kryente kurrë në cilësinë që i duhet Kombit. Nacionalisti dënon edhe vëllanë, shokun apo të afërmin e vet nëse ky shkel e dëmton Interesin Kombëtar.
Në të kundërt, kur pushteti është në dorë të ndjekësve të ideologjive kundra-kombëtare, edhe nëse ata caktojnë në detyra të larta njerëz që nuk janë miq të ngushtë a të afërm të tyre, fakti që i përzgjedhuri i përket të njëjtës ideologji a organizatë kundra-kombëtare, përbën një rrezik për Mirëqenien Kombëtare.
Rasti kur pushteti është në dorë të politikanit të llojit llokmëmadh, që e ka mendjen vetëm të zhvatë e të grumbullojë para, është thjesht një variant i asaj që sapo u tha, pasi politikani llokmëmadh është vetvetiu servili dhe i nënshtruari më kokulur i pushtetarëve internacionalistë të huaj, dhe është i gatshëm të ndjekë çdo urdhër të tyre, nëse shkatërrimi i Kombit të tij është, sipas mendjes së tij të sëmurë, "fitimprurës".)}}


Është me vend të shtohet se burokrati kundra-evropian Martin Shulc, jo vetëm që nuk u dënua për shkeljen e rregullores dhe shpërdorimin e paturp të detyrës, por u emërua për herën e dytë radhazi “President i Parlamentit Evropian”, duke dëshmuar se, përveç nepotizmit, klientelizmit dhe korrupsionit, një tjetër “standard evropian” i burokratëve të Brukselit — të cilëve kllounitikanët tanë duan me çdo kusht t'u dorëzojnë Sovranitetin Tonë Kombëtar — është edhe pandëshkueshmëria. Sipas standardeve të BE-së, të cilat janë në të vërtetë kundra-evropiane, veprimtaria kundra-ligjore e burokratëve të saj, jo vetëm që nuk dënohet por madje shpërblehet me poste presidenti!

___________________________
Ja përkthimi i një pjese të artikullit të "Telegrafit" britanik:

Presidenti i parlamentit të BE-së akuzohet për ‘gllabërim politik’ [të posteve të larta].
Eurodeputetët e akuzojnë Martin Shulcin për nepotizëm dhe se ka përdorur fonde të shërbimit civil për synime të tija vetjake.

Bruksel, 27 mars 2014
Martin Shulci, presidenti i parlamentit të BE-së është akuzuar për mikizëm politik [mikizëm do të thotë: punësim dhe caktim i miqve në detyra të larta, pavarësisht aftësisë së tyre] pasi u ka dhënë detyrat më të larta administrative bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.

Shulci, i cili është pjesëtar i “Partisë së Socialistëve Evropianë”, thuhet të ketë përdorur fondet e arkës civile të parlamentit në fushatën e tij vetjake për t’u bërë president i “Komisionit Evropian” pas zgjedhjeve të majit.
Akuzat janë ngritur nga komiteti për mbikëqyrjen e arkës së kuvendit të BE-së.

Sipas eurodeputetëve, 58 vjeçari Shulc, ka caktuar ngritje në detyrë për bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, duke i emëruar si zyrtarë në nivelet më të larta të Brukselit, gjë e cila ngre shumë pikëpyetje rreth paanësisë së administratës së parlamentit të BE-së.

Komiteti i parlamentit për mbikëqyrjen e arkës, ka vërejtur se «pesë anëtarëve të kabinetit të presidentit Shulc, u janë rezervuar poste si drejtorë-të-përgjithshëm dhe si drejtorë në administratën e parlamentit». Komiteti «e dënon këtë gllabërim politik të drejtorive si dhe shkeljen e rregulloreve të organikës administrative».

Dy prej zyrtarëve, Markus Vinklerit, shefit të kabinetit të Shulcit, dhe Hervig Kajzerit, zëvendësit të tij, u janë rezervuar postet si drejtorë-të-përgjithshëm në nivelet më të larta të shërbimit civil të BE-së, me rroga që fillojnë prej 203`000 € (284 milion lekë) në vit.

Në rastin e Vinklerit, ai e ka tashmë edhe një punë tjetër si zëvendës-sekretar i përgjithshëm, rol i cili është krijuar rishtas pas riorganizimit të burokracisë së parlamentit kur u shpikën tre detyra të larta administrative të reja.

Për tre këshilltarë të tjerë të Shulcit, M. Igleziasin, A. Sticmanin dhe L. Manelin, është shpallur se do të marrin poste si “drejtorë” me rroga që fillojnë prej 179`436 € (251 milon lekë) në vit.
[/size][/quote2]

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#84

Post by rrëqebull » Wed Sep 03, 2014 10:51 am

Image

[quote2="'"]Korridori Blu

Leximi i shfaqjes teatrore të Berlinit nuk është aspak i vështirë për syshqiponjat.
Le t'u japim disa drejtime të voçkla edhe atyre që ende nuk kanë kuptuar se si të mos e dënojnë vetveten me syleshësí:

Ç'është "Korridori Blu"?
"Korridori Blu" është një 'magnet retorik' për të tërhequr dhe shpërqendruar vëmendjen e 'turmës'. (Për mendjen pushteto-manjake të bolshevikut — dhe të evolucionit të tij liberal, "demokratit" — pavarësisht fjalëve që ata përdorin në fjalimet e tyre të studiuara për të mashtruar, kombi e populli janë thjesht 'turmë' e masë elektorale, një masë njerëzish që duhen shpronësuar, varfëruar e mbajtur të varfër, në mënyrë të tillë që të jenë sa më të gatshëm t'u nënshtrohen proceseve kapital-bolshevike e "demokratike" të votë-vjedhjes, votë-blerjes, dhe çdo procesi tjetër sh·kombëtarizues, ç·shtetizues, sh·kulturues, ekonomi-rrënues, përçarës dhe sëprapthtësues).

Vëmendja e ajkës mendimtarike kombëtare, do duhet të ishte tek fakti që po na rrëmbehet, pakësohet, vidhet e pamundësohet Sovraniteti dhe po na shteret Fuqia Shtetëzuese, si pasojë e nënshtrimit të pakusht të kllounitikanëve shtet-gërryes të brendshëm ndaj komb-frikacëve të huaj internacionalistë, në këmbim të korruptimeve të fshehura eufemikisht pas nofkave "fonde" e "financime".

Mirëpo, edhe kësaj radhe, me thjeshtësinë më të madhe, "ajka e mendimtarëve" që mbushin përditë faqet e shtypit e studiot e televizioneve ëllbenjan-folëse (se Shqip nuk flasin), na u trullos, na u mashtrua e na u shpërqendrua me "lajmin mesianik" të ardhjes së "Korridorit Blu", duke e lënë Kombin, kësaj radhe si përherë, pa paralajmërim rreth padrejtësive dhe shkatërrimeve që po na përgatit BE-ja me planin neo-jugosllavist që ka vendosur për rajonin (i cili bën pjesë tek plani i saj më i gjerë neo-sovjetik).

Në të njëjtën kohë, kllounitikanët tanë — të cilët prej vitesh përrallisin e flasin me koncepte të pahetueshme, me llafollogjizma e çorba propagandistike të mirëstudiuara për të matufosur dëgjuesit, siç kanë bërë shkëlqyeshëm deri më tash, për shembull duke stër-përmendur "integrimin" (që vite më parë quhej "bashkim-vëllazërim") — kësaj radhe, natyrisht pas "konsultimit" me trillimtarët dhe eprorët e tyre ndërkombëtarë, vendosën se duhet përfuqizuar e gjithë fushata propagandistike duke organizuar një teatër kukullash kominternianesk në Berlin, dhe që, njëkohësisht, duhen përmbytur televizionet dhe shtypi shqiptar me "lajme" për "Korridorin Blu".
Në këtë mënyrë, syleshët që mendojnë thellë sa një kuti votimi, do të kenë «lëndë për të bluar», dhe do ta shfrytëzojnë edhe këtë rast për të vazhduar përleshjet e gramshaleshjet e tyre të përditshme etnomazokiste, për të vendosur se cili do të jetë militanti partiak më i zhurmshëm i javës, dhe se cili prej tyre do ta ketë sharë më ashpër kundërshtarin politik të kllounitikanit që ai ka votuar «për të ushqyer fëmijtë» me "korridore blu"!..
..ndërkohë që Vendi vazhdon zhytjen shkatërrimtare në neo-bolshevizëm (që mund të quhet fare mirë edhe kapital-bolshevizëm, pasi është një përzierje toksike midis bolshevizmit si strukturë pushteti dhe përmbysje kulturore e politike, dhe kapitalizmit si sistem ekonomik globalist kufij-shkërmoqës dhe korruptim-ligjërues) por dhe ndërkohë që janë shfaqur, pa tërhequr vëmendjen e askujt(TURP! TURP! TURP!), vetëvrasjet e para të shkaktuara nga politikat internacionaliste kundra-njerëzore e kundra-kombëtare të kapital-bolshevizmit!..


Pos kësaj që sapo u tha, për t'u çelur një deriçkë atyre që duan të shkathtësohen e të dalin nga gjendja e amullisë, po cekim fjalët e një prej komentuesve [të këtij shkrimi], me të cilat pajtohemi plotësisht, pasi ai mâsdrejti vëren se:
«Përderisa Kryeministri nuk del të na thojë për arsyen e vërtet të konferencës dhe çfarë konkretisht u diskutua atje dhe çfarë do të përfitojë Shqipëria realisht, lë vend për të gjitha të tjerat. Ato që u thanë nuk mund t'i hajë asnjë njeri me dy pare mend në kokë.

Rama para se të largohej deklaroi që Shqipëria ishte i vetmi pjesëmarrës qe kishte një plan rajonal dhe jo kombëtar. Duhet ti kujtojmë Kryeministrit tonë se e votuan shtetas shqiptarë dhe jo rajonal. Koha e kominternit ka mbaruar dhe gjithashtu krijimi i 'Jugosllavisë së re' nuk është në interes të shqiptarëve.
Gjermania shef interesat e saj në plan të pare dhe pastaj të rajonit dhe ne nuk kemi komoditetin të lëshojmë pe për hir të rajonit.

Çështja është se çfarë konkretisht do te përfitojmë ne si komb nga kjo gjendje. Kësaj pyetjeje duhet t'i përgjigjet Rama.»


Por natyrisht, syshqiponjat e dinë shumë mirë përgjigjen për këtë pyetje. Përgjigja është: Asgjë të mirë! Asgjë të mirë nuk mund të përfitojmë nga njerëz që vendosin përpara Interesit Kombëtar "interesin rajonal" (fjalë që në të vërtetë fsheh interesin e elitave internacionaliste)!
(Syshqiponjat e dinë shumë mirë edhe që, me këta kllounitikanë, përgjigjet janë gjithmonë dy: njëra, e thënë hapur, për syleshët, dhe tjetra, e mbajtur e fshehtë, sepse përmban qëllimet e tyre të vërteta, të cilat janë babziqare, pasuri-manjake, dhe krejt shpërfillëse ndaj dëmeve që i shkaktohen Kombit, Mirëqenies dhe Ardhmërisë Kombëtare.)
[/quote2]

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#85

Post by rrëqebull » Thu Sep 04, 2014 4:27 pm

Image

[quote2="'"]Dashaligësia e "ndihmëtarëve" internacionalistë

Ne nuk jemi të vetmit që i kanë kuptuar lodrat e fëlliqura të atyre që me strukturat e tyre kuçedrore kundra-kombëtare kanë zaptuar Perëndimin sot, dhe përdorin pushtetin që kanë grumbulluar pa asnjë miratim nga popujt, për t'i përçarë, për t'i shtypur e për t'i lënë pa sovranitet, pa shtet e pa atdhe. Jo më kot, ciganët endacakë janë modeli më i lartë i 'civilizimit', sipas burokratëve të BE-së, sepse janë njerëz pa rrënjë, ashtu siç, sipas ëndrrave me sy hapur të tyre, duhet të jenë të gjithë evropianët, në mënyrë të tillë që ta pranojnë sa më "mendjehapur" zgjedhën neo-sovjetike që po përgatisin për ta, duke ua shkërmoqur pak e nga pak shtetet, ekonomitë dhe identitetet kombëtare.

Nuk jemi të vetmit pra, sepse edhe presidenti i Zimbabves Mugabe e ka kuptuar fare mirë se të ashtuquajturat "ndihma", kuçedra pseudo-evropiane BE, si dhe entitetet e tjera pseudo-perëndimore, i japin veçse për të rritur kontrollin e tyre mbi vendin që po "ndihmojnë", duke e dobësuar moralisht dhe kulturorisht me virusin e homoseksualizmit Familje-zhdukës dhe duke e shkombëtarizuar nëpërmjet dhjetëra e dhjetëra degjenerimeve e zvetënimeve të tjera, që të gjitha të mirëstudiuara për të squllur e për të kalbur shoqërinë, duke e kthyer në një çorbë stramastikësh dhe duke i dhënë fund çdo vazhdimësie e trashëgimie kombëtare.

Është e pamohueshme që çdo shtet me fuqi ekonomike të zhvilluar i ndihmon të tjerët gjithnjë në këmbim të përfitimit dhe në interes të vetin, sepse në politikë nuk është parë ndonjëherë 'bamirësia', dhe kësaj skeme nuk i shpëton as Kina, mirëpo, në rastin e fuqive pseudo-perëndimore e pseudo-evropiane, kemi të bëjmë me organizma internacionaliste që nuk mbrojnë interesin e Evropës apo të ndonjë vendi evropian, por bëjnë interesin e elitave që duan të arrijnë pushtetin global duke i zhdukur Kombet nga faqja e dheut nëpërmjet krijimit të homo globalusit, një lloji të ri njerëzor ciganoid, një-racorsh e një-kulturorsh.
Sa herë që thonë «të rrisim diversitetin», kanë ndërmend veçse zhdukjen e diversitetit. "Diversiteti", e thënë më Shqip: shumëllojshmëria, pasuria e Tokës me kombe dhe kultura, ruhet nëse çdo Komb ka, ruan dhe jeton në shtetin e vet, dhe jo nëse njerëz me kombësi nga më të ndryshmet grumbullohen në 'shtëpinë' e një kombi tjetër duke u përzierë me njëri tjetrin, e duke e asgjësuar çdo veçori racore e kulturore të tyren!
[/quote2]

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#86

Post by rrëqebull » Fri Sep 12, 2014 5:39 pm

Image

PAVARËSIA E SKOCISË: NJË VATËR SHPRESE NË NJË -BE- QË PO KËRKON TË ZHDUKË VETQENËSITË (IDENTITETET) KOMBËTARE

Gjithmonë e më shpesh, së fundmi, kemi folur për mëvetësimet këtu tek “Vëzhguesi Perëndimor” dhe ndoshta ajo që është më afër realitetit të së tanishmes është përvendimi [referendumi] i ardhshëm i Skocisë për pavarësimin nga Mbretëria e Bashkuar, e cila përbën një bashkim që daton prej shekullit të XVII (kur mbret Xhejmsi i VI i Skocisë u bë Xhejmsi i I i Anglisë, duke i bashkëshkrirë kurorat e dy mbretërive të lashta) dhe nga pikëpamja kuvendore, prej 1707-ës, kur klasat qeverisëse të dy vendeve u pajtuan t’i bashkonin ato. Sadomos [megjithatë], pavarësisht shqendërsimit [decentralizimit] të pushtetit përgjatë pesëmbëdhjetëvjetëshit të fundit (kur MB-ja ka kaluar, nga një sistem Londër-qendrik të qendërsuar në Uestminister, në një rendim që i ka dhënë hapsirë formimit të kuvendeve krahinore në shtetet e tjera përbërëse të MB-së — d.m.th. Uellsit, Skocisë dhe Irlandës së Veriut), ka patur shtim thirrjesh në veri për pavarësi të plotë, me anketa që tregonin 38% mbështetje, dhe me 15-20% pavendosmëri, hep, ky, që po ‘shemërtohet’ (e çara po mbyllet) dhe mëvetësimi po ngjan përnjëmend i mundshëm. E gjithë kjo rrethaní kulmoi me përcaktimin e Përvendimit që do të mbahet më 18 shtator 2014 - si një pyetje e thjeshtë për ‘ndenje/dalje’: «A duhet Skocia të jetë një vend i pavarur?» - i cili do të pasohet nga një periudhë e ndrëmjetme 18 muajshe, gjatë së cilës do të kryhen marrëveshjet e domosdoshme, përpara shpalljes së pavarësisë të caktuar për marsin e 2016-ës.

[...] Do të ketë shqetësime për faktin se anëtarësia në BE e lë Skocinë në mëshirë të hordhi-migracionit, por lajmi i mirë është se veprimtarët e pavarësisë, jo vetëm që e kanë shprehur qartas qëllimin e tyre për të dalë nga marrëveshja e kufijve të hapur Shengen, por e kanë hedhur krejt poshtë euro-valutën, e cila e ka dëshmuar veten si shkatërrimtare për jo pak vende të vogla të BE-së, përfshirë këtu edhe fqinjët e Skocisë (dhe ndoshta vëllezërit e saj kulturor më të afërt) në Republikën e Irlandës.

Është e qartë se në vend ka një prani të fortë majtistësh (sidomos në qytetin më të madh, Glezgoun). Duke e pasur parasysh historikun e politikave zezonike (katastrofike) kufij-çarëse të së Majtës ngado nëpër viset e Evropës, qëndrimi i partive të majta të Skocisë, (“të Gjelbrit” dhe SSP-ja), do të jenë shkak shqetësimi për ata me bindje Nacionaliste.

[...] Duke qenë se BE-ja është e vendosur që të shkatërrojë çdo ndjenjë të vetqenësisë kombëtare me politikat e saj kufij•shqyerëse dhe me nxitjen që ajo i bën imigracionit të jo-evropianëve, është tejet e dëshirueshme që cilado lëvizje që kërkon pavarësinë, të trevojë [të ketë mbarësi, të jetë e suksesshme].

[...] Cilado qoftë zgjedhja që skotët do të bëjnë në shtator, e ardhmja e Skocisë do të jetë e mbrojtur dhe trashëgimia e saj e pasur do të mund të vazhdojë të lulëzojë vetëm me daljen në dritë të një lëvizjeje që do të mbrojë vendosmërisht interesin e kombit të vet.

Kevin MekDonald
http://www.theoccidentalobserver.net/20 ... -identity/

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#87

Post by rrëqebull » Sat Sep 13, 2014 8:52 pm


http://www.youtube.com/watch?v=48_n-civO5I

Dje botuam disa pjesë të një artikulli të 2013-ës ku Prof. Kevin MekDonaldi argumentonte se si shpallja e Pavarësisë së Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar do duhej të ishte, për m’u quajt përnjimend e tillë, domosdoshmërisht e shoqëruar me mbajtjen e vendit sa më larg prej humnerave ekonomiko-kulturoro-politike kundra-kombëtare dhe kundra-evropiane të quajtura BE dhe euro.

Pikërisht në vazhdën e çështjeve të shtruara nga Prof. MekDonaldi, prijësi i Partisë për Pavarësinë e Mbretërisë së Bashkuar [nga BE-ja] dhe, sipas mendimit të jo pak politologëve, kryeministri i ardhshëm i MB-së, Najxhëll Faraxhi, thotë se përvendimi që skotët do të mbajnë më 18 shtator nuk ka aspak të bëjë me pavarësinë e mirëfilltë të Skocisë, por është në të vërtetë një shkëputje e saj nga Anglia veç për t’iu bashkuar dhe nënshtruar një shteti tjetër në formim: BE-së.

Kryeministri i Skocisë Aleks Salmondi, pas shkëputjes nga MB-ja, shpjegon Faraxhi, «do të futet në shtrungë» (do jetë i shtrënguar) nga BE-ja që të nënshkruajë një marrëveshje që do ta detyrojë të hyjë në zonën Shengen duke e dorëzuar dhe humbur krejt çdo kontroll të kufijve shtetëror dhe duke e lënë vendin në mëshirë të hordhive me brendamërgues (imigrantë) të huaj [që BE-ja nxit për ta bërë Evropën dhe çdo vend evropian sa më jo-evropianë dhe multiracorë,{eksperimenti i saj multi-etnik në Shqipëri Veriore na mëson shumë!} në mënyrë të tillë që të dobësohen dhe zhduken vetqenësitë (identitetet) kombëtare vendase të cilat, për burokratët e Brukselit, janë pengesë për krijimin e kuçedrës neo-sovjetike SHBE: "Shtetet e Bashkuara të Evropës", që është veçse një hap, për ta i domosdoshëm, drejt krijimit të SHBEA-ve: "Shteteve të Bashkuara të Evropës dhe Amerikës" i cili, përsëri, do të jetë veçse një hap drejt krijimit të një qeverie globale me pushtet global mbi një shtet të bashkuar global të banuar nga Homo Globalusi njëracorsh( i paracë), njëkulturorsh (i pakulturë), i pakomb, pa histori, pa trashëgimi, pa ndërgjegje, pa vetëdije e pa liri, i udhëhequr e i shtrydhur nga oligarkitë financiare, pa asnjë mundësi shpëtimi {sepse pa Komb nuk ka më shpëtim}]

Por kryeshqetësimi tjetër, sipas Najxhëll Faraxhit, është se BE-ja do ta shorrë (shtrëngojë) Salmondin që të nënshkruajë edhe një traktat tjetër për pranimin e euros si valutë të re për Skocinë, veprim që — rasti i Irlandës na mëson — do të kishte pasoja rrënimtare për ekonominë e saj. [Edhe euroja është veçse një hap drejt bashkimit të tregut evropian me atë të SHBA-ve. Jo rrallë mund të keni dëgjuar të flitet për një valutë dhe një treg të vetëm për të dyja kontinentet. Edhe pas dogmave të "bashkimit të tregjeve", "tregut të lirë", "tregut të punës" etn., fshihen synimet për qendërsim të pushtetit politiko-financiar në duart e 'pakicarkisë' parazitokratike globale.]

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#88

Post by rrëqebull » Tue Sep 16, 2014 8:23 pm

KOÇO DANAJ: HIPOKRIZIA E NEVERITSHME E BE-së NDAJ SHQIPËRISË VERIORE

Kam ndjekur përgjatë shumë ditëve dhe javëve, qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë lidhur me krizën e krijimit të institucioneve te reja legjislative dhe qeverisëse që duhet të krijoheshin pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Pavarsisht deklarimeve të ndryshme të disa prej ambasadorëve më të fuqishëm në Prishtinë, në thelb qëndrimi I tyre është shumë hipokrit. Shumë prej tyre shprehen që ata nuk ndërhyjnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për konstituimin e Kuvëndit dhe të qeverisë së Kosovës pasi - dhe këtu shfaqet hipokrizia e tyre - kjo na qënka «çështje e brëndëshme e Kosovës». Por a nuk janë këta ambasadorë që detyruan Kuvëndin e Kosovës dhe qeverinë e Kosovës të mos e shpërndanin Kuvëndin pa miratuar krijimin e "Gjykatës speciale" e për të ashtuquajturat “krime të UÇK-s”? A nuk janë këta që ndërhynë madje me egërsi për të mos lejuar shndërrimin e FSK-s në FAK? A nuk janë këta ambasadorë që ndërhynë me brutalitet që Kuvëndi I Kosovës të miratonte shtyrjen e mandatit të EULEX-it?
Këta janë.

Ndërsa tani kanë marrin rolin e Strucit me cinizëm që nga Zhbogari deri tek Klifi (Cliff). Ata flasin tani me cinizëm dhe hipokrizi se Politika e Kosovës duhet ti zgjidhë vetë problemet e saj, kur në Gjykatën Kushtetuese kanë shumicën, kur atje shqiptarët janë pakicë, kur janë po këta ambasadorë që më marrëveshjen famëkeqe të Brukselit ju kanë dhënë të drejtë 50 mijë sërbëve, të bllokojnë 2 milion shqiptarë.
Nuk dua të mbroj qëndrimet e papërgjegjshme të disa politikanëve shqiptarë në Prishtinë, por dua të denoncoj këtë hipokrizi të neveritshme të BE-së ndaj një pjese të Kombit shqiptar.
http://shqiperianatyrale.com/index.php? ... &Itemid=18

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#89

Post by rrëqebull » Fri Sep 19, 2014 12:44 pm

Kemi folur shpesh për faktin se BE-ja është një ngrehinë neo-bolshevike deri në palcë: kundra-Evropë, kundra-Shtet·Komb e kundra-Familje.

Më i qarti prej shembujve të mundshëm, madje dëshmia vërtetuese e këtij fakti, është rilindja e kolerës së kuqe në Shqipni, krejt e pranuar e miratuar dhe e përkrahur nga burokratët neo-sovjetikë të BE-së.

Rikthehet “Shalli i kuq komunist” në Gjirokastër
http://everteta.al/rikthehet-shalli-i-k ... irokaster/

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: BEja:Marrëzia më e madhe e kohës sonë. E thonë eurodeput

#90

Post by rrëqebull » Sat Sep 27, 2014 7:18 pm

Image

Faleminderit për pyetjen Reks! (mbase nuk të pengon nëse ta shkruaj Shqip paracuklën)

Për mendimin tim, të flitet për një «anë të mirë të medaljes», në rastin e BE-së, është njësoj si të flitet për «anën e mirë të medaljes» të pushtimit osman.

Por këtu qëndron e gjitha: nëse dallonet "integrimi" si pushtim nga perandoria e radhës, i paketuar si diçka që "do të na sjellë shumë gjëra të mira", apo nëse dallonet si përpjekje e ulët për të skllavëruar kombet e lira duke i gënjyer me "fonde".

Qëndrimi im është që: nuk ka rëndësi se sa gjëra "të mira" e sa "fonde" sjell anëtarësimi në BE; nëse shoqëronet me shkombëtarizim dhe humbje të çdo sovraniteti e të çdo kontrolli të politik-bërjes, është i dëmshëm. Poende nuk do ta quaja ndryshe, marrjen e fondeve në këmbim të sovranitetit kombëtar, veçse prostitucion shtetëror, madje edhe humbjeprurës: është e vërtetë që "fiton" fonde por njëkohësisht, në një hapësirë kohore afatmesme, humb sovranitetin për t'i përdorur ato sipas mbëhive (nevojave) dhe interesave kombëtare dhe, ç'është më e keqja e të këqijave, në një hapësirë kohore afatgjatë, zëvendëson «diellin» e vetëm të mundshëm që mund të frymëzojë, udhëheqë e ushqejë vullnetin e politikanit në mënyrën më të drejtë të mundshme dhe që është Kombi, me një «projektor» vegimesh propagandistike të themeluara në gënjeshtra, padrejtësi dhe skllavërim, që quhet sinekdokisht 'Bruksel'.

Dhe këtu na shfaqet vetiu një 'gjymtyrë' tjetër e çështjes: a sjell vërtet zhvillim ekonomik anëtarësimi në BE dhe pranimi i euros, apo është poaq e pakuptimtë të flitet për "zhvillimin ekonomik" të një kombi pa sovranitet e pa kulturë vetjake, saç do të ishte të flitej për "pasurimin" e dikujt që, ndërkohë që mbush shtjekat (xhepat), humbet gjithë kujtesën, identitetin dhe lirinë e tij?
Pyetja për mua është vetëpërgjigjëse (retorike).


Më bën përshtypje diçka në atë që ke shkruar: fakti që je shprehur se një nga anët e mira të BE-së është se prej 70 vjetësh nuk po ndodhin më luftëra mes shteteve anëtare të saj.

Në emër të kujt e thua një gjë të tillë? Këndvështrimin e kujt po merr duke u shprehur në këtë mënyrë? Si mund t'i gëzonesh "paqes evropiane" duke qënë anëtar i atij kombi që vetëm në 15 vjeçarin e fundit ka përjetuar tre luftëra për çlirim nga zgjedha e pushtuesve në Trevat Kombëtare?

A ka kuptim të flasësh si zëdhënës i BE-së, si zëdhënës i 20 shteteve njëherësh, apo edhe thjesht nga këndvështrimi i një kombi tjetër, duke shpërfillur pikëpamjen kombëtare vetjake?
Përsëri, për mua pyetja është vetëpërgjigjëse.

Është njësoj sikur, para dyqind vjetëve, një shqiptar të fliste nga këndvështrimi i perandorisë osmane dhe të thoshe se kritikat e 'osmano-skeptikëve' janë veçse një anë e medaljes, pasi perandoria ka siguruar "paqe dhe stabilitet" për vendet që bëjnë pjesë në të.
Po si mund të mbajë një shqiptar pikëpamjen e një perandorie që është kundra-shqiptare (apo edhe thjesht jo-shqiptare)?

Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje duke iu rikthyer kohës sonë: mund të flasësh nga këndvështrimi i BE-së, veç nëse ende nuk ke kuptuar që ajo është një ngrehinë kundra-Evropë, kundra-shtet/komb dhe kundra-familje.
Natyrisht po para-pranojte vetiu që ai me të cilin po flaste është për të mirën e Kombit sidhe të Evropës — pa harruar për asnjë çast që, siç shprehet avokati Pandi Frashëri, familja shqiptare është burimi i qytetërimit evropian, pra duke mbrojtur familjet shqiptare dhe Kombin Tonë, ne mbrojmë Evropën.

Duke pranuar atëherë që thelbi i "identiteti evropian" është pikërisht ky: fakti që gjithsecili ka një identitet të veçantë kombëtar, nuk mund të përkrahet assesi një ngrehinë stër-burokratike që përpiqet ta zëvendësojë evropianësinë me një identitet evropian të njëjtësuar, të shpëlarë, të rremë e artifiqor, nëpërmjet shkrirjes e zhdukjes së veçantive kombëtare dhe çrrënjosjes së atdhetarisë të secilit komb.
(Jo më kot "evropiani model" për BE-në është cigani endacak pa shtet e pa atdhe, stili i jetesës së të cilit reklamohet dhe gjilpërohet tek të rinjtë me anë të projekteve rrënjë-nxjerrëse të llojit "Erazmus", apo me retorika të "tregut të punës", ku propagandohet si arritje e madhe degdisja nëpër vënde të huaja e të largëta nga atdheu i vet, për të kryer punëra të cekëta në gjuhë të huaj ndërkohë që atdheu i vet popullohet me të huaj të tjerë, poashtu të degdisur nga atdheu i tyre, në një proces çorbëzimi që do ta lërë Evropën pa veçantitë dhe shumëllojshmëritë që e pasurojnë).


Përgjigja për pyetjen që më ke drejtuar është e njëjtë me atë që do të jepja në qoftë se do të më kishe pyetur se si do ishte pozita jonë nëse nuk do të kishte ekzistuar perandoria osmane:
po mos të ekzistonte perandoria osmane, do të ekzistonte një perandori tjetër! Dhe perandoria neo-sovjetike që quajmë 'BE' e vërteton këtë. Pra, thelbi është të përqëndrohemi tek zhvillimi ynë tek Mirëqenia Jonë Kombëtare, tek kultura dhe veçantitë tona, duke i ruajtur, respektuar dhe trashëguar ato, krejtësisht të ndërgjegjshëm se janë burimi dhe çelësi i Lirisë Sonë dhe krejtësisht të vetëdijshëm se pa Liridashje, nuk do të kishte pasur dhe nuk mund të ketë Shqiptarë. Ky është thelbi i së gjithës: kush përpiqet të asgjësojë Lirinë dhe Liridashjen Tonë, përpiqet të asgjësojë Kombin Tonë.
Të lirët, liridashësit, të ndërgjegjshmit dhe të vetëdijshmit nuk mund veçse të vihen në mbrojtje të Kombit, ndryshe nga siç po bëjnë politikanët dhe mjetet tona lajmëtore, të cilët janë të shtypur, të shitur, skllavëridashës, të pandërgjegjshëm, të pavetëdijshëm dhe të paaftë.

Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”