Page 5 of 5

Re: Sëmundjet e shoqërive perëndimore(t'i njohim që të mbrohemi)

Posted: Sat Oct 22, 2016 1:34 am
by rrëqebull
Pas një viti e gjysmë gjatë të cilit sulmet ekonomiko-demografiko-kulturoro-botëkuptimore të këtij regjimi kundrashqiptarokratik kundra Kombit Tonë janë shtuar përditë e më shumë, po e rishpërndaj këtë shkrim sepse me siguri tashmë jeni të pajisur me atë përvojë që ndoshta ju mungonte kur e kam shpërndarë për herë të parë dhe e cila mund t'ju ndihmojë për ta kuptuar atë më mirë dhe për ta zhvilluar dhe pastruar nga etnomazokizmi botëkuptimin tuaj ashtu siç është e domosdoshme për shpëtimin e Kombit Tonë nga humnera pa kthim e globalizmit komb'urrejtës dhe komb'vrasës.
rrëqebull wrote:
Artikulli që po ju sjellim këtu të përkthyer nga italishtja e paraqet në një mënyrë të plotëkuptueshme (natyrisht me detaje ‘mjedisore’ të vjela nga gjendja publiko-politike italiane, por që në strukturë janë krejt pasqyruese të ‘progresit të mbrapshtive’ që ka ndodhur sidomos 70 vitet e fundit nëpër Evropë) atë çka kemi shkruar vazhdimisht në këtë faqe për t’i shërbyer ndërgjegjësimit të Kombit Tonë dhe syshqiponjësimit të çdo Bashkëkombësi në lidhje me qenësinë thelbësisht kundraevropiane, kundrakombëtare, kundrafamiljare e kundrapunëtore të entitetit globalist të vetëquajtur 'BE'.

Artikuj të këtillë, autentikisht evropianistë, janë ata që na tregojnë se kudo nëpër Evropë, kombet evropiane po zgjohen, po kthjellohen dhe po përgatisin Rilindjen e Re Evropiane, ku Nacionalizmi do të ketë vendin që i takon, si organizimi i vetëm i mundshëm i së Ardhmes dhe për të Ardhmen e Kombeve Evropiane.

Kohës së urrejtësve të Evropës dhe të Kombeve Evropiane, të cilët kanë sot ditën e “festës” së tyre, po i afron fundi.
PSE NA URREJNË "ELITAT" [GLOBALISTËT DHE SHPURA E TYRE]

Romë, 26 mars – Në Francë po krijon një farë debati libri i gazetarit Zhak Dion, i titulluar `Përçmimi ndaj popullit` ["Le mépris du Peuple"] nëntitulli i të cilit lexon: «Ja se si oligarkia e ka marrë peng shoqërinë». Për Dionin, partitë, por sidomos partitë e majta [e pseudo të djatha vlen të thuhet], janë gjithnjë e më shumë të prira që ta shohin popullin si një armik. Është ‘familjarofobia’, frika ndaj familjarëve («të padhëmbët» siç thuhet se i quan në prapaskenë Hollandi [presidenti i Francës]).

Dioni është i mirëseardhur: ne të `Përparësisë kombëtare` ["Primato nazionale"] po e themi prej një viti.

Gazetarucët tanë janë gjithnjë gati për të klithur sikur të ishte duke u zhvilluar ndonjë kërdi, sa herë që në rrethinat e qyteteve tona italianët ngrihen [kundra politikave rrënimtare që ushtrohen ndaj tyre, si p.sh. përmbytja e kohëve të fundit me afro-aziatikë].
Megjithatë shpresojmë që, së pari ta lexojnë librin dhe, së dyti, t’i bëjnë një rishqyrtim të mirë ndërgjegjes së vet. Por e dimë mirë që të pakët do të jenë ata që do ta kryejnë hapin e parë dhe asnjëri të dytin.
Urrejtja e oligarkive kundrejt popullit është fundja një dukuri shumë e ndërlikuar, që nuk qëndron thjesht tek çështja shoqërore por shkon shumë përtej.

Duke e përmbledhur në një formulë, përkitazi me kombin italian, mund të themi kështu: elitat urrejnë Evropën nga një pikëpamje shpirtërore, Italinë nga një pikëpamje kulturore dhe të varfrit nga një pikëpamje shoqërore. Përgjatë këtyre tri hullive lëviz shkëputja e elitave nga populli.

Oligarkitë janë mbi të gjitha kundra-evropiane. Vetëshpallen "evriopianiste” në lidhje me BE-në [se është ‘Frankenshtajni’ i tyre!], por ato janë kundra-evropiane për sa i përket Evropës si dukuri. Është një urrejtje e shurdhër, nganjëherë e pavetëdijshme, atavike, pa fjalë, e disa herë të tjera e plotëshfaqur dhe e shpallur. Është urrejtje për gjuhët evropiane, për mendimin evropian, për artin evropian, madje për fytyrat dhe tiparet e vet evropianëve. Shumica e prirjeve kulturore të 70 viteve të fundit, në çdo fushë të mendimtarisë njerëzore, janë të frymëzuara nga “tri Sh-ët” e kallëzuara nga Zemuri (por kanë një domethënie shumë më të thellë se sa ajo e nënkuptuar nga mendimtari frëng): “shpotitje, shthurje, shkatërrim” [fr.: «les trois D : Dérision, Déconstruction, Destruction»]. Është gjymtuar gjuha, filozofia, arti, arkitektura. Elitat kozmopolite i urrejnë të gjitha këto dhe bezdisen prej tyre, porsi rasti i asaj politikanes të së majtës [sipas gjasave frëngjishtfolëse por jo frënge vendase] e cila deklaroi se e kishte të pamundur që të jetonte në një lagje të banuar vetëm nga të bardhë me sy të kaltër.

Mandej oligarkitë e urrejnë Italinë nga një pikëpamje kulturore. Ndaj boshtit mbi të cilin u ndërtua shtetkombi, Rilindja--Lufta e Madhe--Fashizmi, ato janë herë të ftohta, herë haptazi në kundërshtim.
Kulturat sunduese të pasluftës, ajo katolike dhe komuniste, kanë që të dyja mllef ndaj procesit që solli përbashkimin e Italisë dhe, si njëra ashtu edhe tjetra, janë në thelb internacionaliste. Këtu fillon ksenofilia atavike e elitave italiane, prirja e tyre ndaj disfatizmit, mazokizmit e vetëpërbuzjes që, edhe në vende me po të njëjtat mbrapshtime, janë sjellje vetëfajësuese krejt të panjohura. Kjo ideja sipas së cilës mbrapështitë ndodhin “vetëm në Itali” dhe dokushdo është më i mirë se ne, duket vërtet e paçrrënjosshme dhe kulmon me projektin e vjetër dalemian të “vendit normal”. Në këtë shprehje ka të paktën dy gabime: synimi për ta kthyer shtetkombin thjesht në një “vend” (domethënë në një entitet kolektiv të çpolitizuar, të zbutur, lulushan, ‘milet’-acak) dhe pastaj “normalizimi” i tij (domethënë shndërrimi [shpërfytyrimi] i tij sipas standardeve politiko-civile të shteteve anglosaksone dhe protestante, në emër të një civizmi [pseudo-qytetarizmi] të dorës së dytë). [Qartësish autori po flet për pseudo-qytetarinë dhe politikat e sotshme “anglosaksone” e “nordike” të cilat në thelb janë të shkëputura nga kombi (pra ‘milet’-acake), kundranacionaliste dhe të vetëkënaqura me dështakësinë e vet për t’i shërbyer kombeve të veta pa u shndërruar në llurbëtira multikulturore e multiracore të "hapura" ndaj zëvendësimit të vendasve me këdo kolonizues afroaziatik.].


Pastaj vjen urrejtja e kulluar për të varfrit, por edhe kjo është e shartuar me dy prirjet e tjera, meqenëse elitat nuk urrejnë thjesht të varfrit, por vetëm ata vendas. Të përjashtuarit e vërtetë, ata vërtet pa zë, janë pjesëtarët e klasave popullore autoktone, sepse të mjerët që vijnë nga kontinentet e tjera e gjejnë gjithmonë një politikan, një regjisor, një gazetar, një artist ‘ultra-modern’ apo një filozof gati për t’u bërë zëdhënësi i tyre. Ndërsa, ne, jemi vetëm. Të rrethuar nga urrejtja e elitave.
Image
[/size]
http://www.ilprimatonazionale.it/cultur ... ion-19844/

Re: Sëmundjet e shoqërive perëndimore(t'i njohim që të mbrohemi)

Posted: Sat Oct 22, 2016 6:28 pm
by rrëqebull
Rome , 21/10/2016.

One of the most iconic and visited sites in the world , reduced to this !

Imagine going to visit the Colosseum and surroundings and finding these in front of you , Rome , The Eternal City , has fallen !

Image

Image
/Generation Europa

Re: Sëmundjet e shoqërive perëndimore(t'i njohim që të mbrohemi)

Posted: Wed Oct 26, 2016 8:54 pm
by rrëqebull
KUNDRANACIONALIZMI GLOBALIST SOT: PSEUDOOPOZITAT E KONTROLLUARA DHE KRIPTOBOLSHEVIZMI POSTMODERNIST; RASTI I “Lëvizjes 5 Yje” DHE “Hashtag Alabania”-s

Siç kemi thënë edhe në shkrimin `«UJË BURIMI» APO «UJË LIGATINE»`:

❝Duhet të keni gjithnjë parasysh që sot ka shumë të huaj që e flasin Shqipen, sepse Vendi Ynë është përmbytur me organizata e "institucione" globaliste ku këta janë të punësuar; nuk është më si në të kaluarën, ku të huajt që flisnin Shqip numëroheshin në gishtat e duarve, prandaj bëni kujdes se kujt vendosni që t'i jepni hapësirë për të "diskutuar" [lexo: gërryer] apo për të "shprehur pikëpamje" [lexo: vjellë vrer] mbi kulturën tonë apo mbi çdo çështje tonën, sepse jo çdo shqipfolës në internet është Shqiptar. Krahas të huajve, sot që interneti është i arritshëm nga kushdo, shqipfolësat që sulmojnë dhe manipulojnë të vërtetat e Shqiptarisë nëpër forume, janë edhe evgjitë, ciganë e "pakica" të tjera turanike që kanë urrejtje të vetvetishme ndaj [Kombit dhe] Nacionalizmit Shqiptar.❞

Një shembull të veprimtarisë mendjehelmuese të këtyre kundrashqiptarëve joshqiptarë shqipfolës na u pat dhënë në një forum shqiptarësh në rrjet këto ditë ku shqipshkruesi në fjalë (në një temë ku flitej për domosdoshmërinë e zgjedhjes midis globalizmit komb’zhdukës dhe Nacionalizmit komb’shpëtues-e-zhvillues), kishte ndërhyrë duke shpërfillur çdo lloj argumenti të paraqitur në atë temë dhe vetëm për të mbjellë këtë helm botëkuptimor:

«Unë e kam thënë edhe në tema të tjera që jam pro globalizimit. Një botë pa kufi, pa flamuj, pa etni.»

Tani, pyeteni veten, sa janë Shqiptarët që mendojnë kështu? A ka Shqiptarë me botëkuptim sado të ndotur që mendojnë kështu, që janë pro zhdukjes së Shqiptarisë? (Sepse, vetëkuptohet: dikush që – në mjedis Shqiptarësh dhe në Shqip – shkruan dhe pohon që uron dhe mbështet “zhdukjen e kufijve, flamujve dhe etnive” është duke thënë vetvetiu se uron dhe mbështet para së gjithash shkrumbosjen e Institucioneve shtetërore shqiptare, përdhosjen, grisjen dhe zëvendësimin e Flamurit Shqiptar dhe zhdukjen e Kombit Shqiptar!).

Pa dyshim që ka shqiptarë që adhurojnë dhe idealizojnë Enver Hoxhën për merita paabetarizim’luftuese dhe virtyte atdhetarie e shtetndërtimtarie (e deri edhe për Zotësi Marsore Ushtarake) që në të vërtetë kishte Mbreti i Shqiptarëve, Zogu [që jo më kot zgjodhi me vetëdije të plotë këtë titull dhe jo titullin “Mbret i Shqipërisë”, çka do të nënkuptonte braktisje të gjithë pjesëve të Kombit të lëna jashtë kufijve shtetërorë të padrejta të caktuara nga globalistët me kompas-e-vizore të asokohshëm];
pa dyshim që ka shqiptarë që po mbrojnë e idealizojnë KM e tanishëm të Shqipërisë Perëndimore, ‘dorashkën’ postmoderne të globalistëve dhe dordolecin e Sorosit, duke e perceptuar si Nacionalist që ka përzemër mirëqenien dhe shtetndërimtarinë e shqiptaroveriorëve duke mos kuptuar që ai, porsi dordolecikanët në Shqipëri Veriore, ësht veçse maska skenike e globalistëve që po ua shkatërrojnë shtetin e po ua gremisin mirëqenien edhe shqiptaroperëndimorëve;
pa dyshim ka Shqiptarë që mbështesin ndonjë prej partive kundrakombëtare të sajuara nga bolshevikët, jugosllavët e globalistët për të na e pamundësuar shtetndërtimin dhe për të na i shkrumbosur dhe kthyer kundra Institucionet dhe Ligjet, sepse janë trullosur nga propaganda partiakiste për të menduar se këto parti po punojnë “për Shtetin”, “për të rritur punësimin” e “për mirëqenien e Kombit”;
pa dyshim ka shqiptarë të punësuar nëpër ojq-ra, nëpër bunkeret komb’shpërbërëse të globalizmit, sepse janë mashtruar dhe vetëmashtrohen se kështu “po mbrojnë shoqërinë, mjedisin, lirinë e mendimit apo barazinë”…
POR, Shqiptarë që me vetëdije të plotë të pohojnë se janë pro zhdukjes, gllabërimit dhe vrasjes përfundimtare të Kombit Shqiptar nga globalizmi NUK KA!!! As Hallall Matnukoshat e as Nëçmendin Spahoglluviçat nuk pohojnë kaq haptazi diçka të tillë (e madje as ata vet nuk e duan një gjë të tillë!, pavarësisht se nga ana e vetëdijes, diturisë dhe njohurive historike e socio-filozofike janë aq blozë sa që as ata vet nuk e kuptojnë që patologjia ksenofiliste dhe viruset botëkuptimore kundrashqiptare që u janë gjilpëruar nga “miqtë” e tyre “ndërkombëtarë” – dhe nga të cilët, për shpërndarjen e të cilave, ata financohen – shkaktojnë zhdukjen e Kombit Shqiptar!).

Kush janë pra, ata që duan një botë “pa kufij, pa flamuj e pa etni”?
Janë globalistët, pakica e hiperfinancës kombe’vrasëse globale që po përgatit dhe kërkon me ngulm një luftë të III botërore, që ka planifikuar shfarosjen e 6 miliardë njerëzve (duke u nisur nga shfarosja e gjithë evropianëve se mandej, në një botë pa evropianë, mendojnë se do t’i kenë gjërat shumë herë më të thjeshta), mulatizimin e atyre që do të mbeten dhe skllavërimin e sundimin e tyre duke i gënjyer me "zgjedhje dhe demokraci direkte nëpërmjet internetit" [por me gjasë kjo e “demokracisë internetuale” është veçse propagandë paraprake sepse në një botë pa evropianë çdo konceptim i shtetit të së drejtës që njohim sot do të shkrijë si kub akulli në tigan të nxehtë].



Nëse këto ju duken "fantazira” apo “teorira konspiracioni të pabaza" hidhini një sy kësaj videoje të prodhuar nga ndërmarrja e “liderit prapa skene” të "Lëvizjes 5 Yje" që është një prej opozitave-të-kontrolluara të krijuara në Itali për interes dhe me porosi nga vet regjimi globalistokratik për të ‘hinkuar’, për të ‘futur në shtrungë’, për të mbajtur nën kontroll dhe manovruar pakënaqësitë në rritje të popullit italian kundrejt rrënimit socio-ekonomik që po u shkaktojnë globalistët dhe dordolecët e tyre dhe për të pamundësuar organizimin e mirëfilltë dhe çlirimin e plotë të tyre nga ky regjim duke i gënjyer me një lëvizje pseudo-“ndryshimi”]:

1.
youtube.com/watch?v=HMBO0rLuMEU

Kjo pra është mënyra se si globalistët po e paketojnë sot mediatikisht “botën e së ardhmes pa kufij e pa kombe” për të trushpëlarë viktimat e shënjestruara të tyre, për të arritur përmbushjen e planit për të cilin po përpiqen oreças prej shekujsh dhe të cilin po ua propagandojnë syleshëve të dobishëm si “zgjidhje të të gjitha problemeve”. Videoja sipër është e ndërtuar me dinakëri qëllimflliqtë dhe ndjek fije-për-pe shumë prej taktikave trushpëlarëse dhe çmoralizuese të luftës psikologjike. (Nëse disa prej jush, pasi ta keni parë do të ndiejnë një valë të lehtë gërdie – çka është më se e pritshme kur përballesh me planin e dikujt që do të të shfarosë – duhet të kuptoni se shkaktimi i demoralizmit është një ndër efektet e dëshiruara të këtyre prodhimeve audio-pamore të globalistëve dhe se, fakti që jeni të ndërgjegjshëm kundrejt tyre, është edhe çelësi që i bën ato të kundërluftueshme me fare pak vullnet. Vetëdije dhe Vullnet: këto janë mburoja-armë dhe arma-mburojë kryesore kundrejt globalizmit dhe prandaj janë të parat që ata sulmojnë dhe helmojnë tek konsumatorët e produkteve të tyre “politike”, “mediatike” e “artistike”). Ndër taktikat e luftës psikologjike dhe të ndotjes së njohurive dhe shtrembërimit të perceptimit të brendësuara me qëllimfëlliqësi në këtë video është edhe ‘futja në një thes’ të të gjitha “ideologjive të së kaluarës” e cila na vërteton atë që kemi pohuar edhe më parë [2.a.2-3] në lidhje me virusin kundrakombëtar postmodernist [që e ka tiparin e vet kryesor atë të “hedhjes poshtë të së kaluarës” në mënyrë mosmenduese jokritike apo pseudokritike për të arritur gjoja një fazë “të ndritur” “postideologjike”… a thua se nevoja për punë të dinjitetshme, për art e traditë burimore, për liri mendimtarore e sipërmarrjeje, për mjedis e ushqim të shëndetshëm, për shtet organik, për sovranitet kombëtar dhe për drejtësi e vazhdimësi që ka secili komb na qenkan “thjesht çështje ideologjike” apo aq më keq “ideologjizma që u dashkan lënë pas”!]:

❝Globalistët e kanë sajuar pseudoshkencën [neo]bolshevike [postmoderniste] në mënyrë të tillë që t’ua paraqesin ithtarëve të saj si “fakt të kryer” atë që në të vërtetë është veçse -synimi- i tyre [dhe] veçse një ëndërr maniakale e tyre, pra krijimin e një megapopulli të vetëm pa identitet, pa histori e pa kulturë burimore [pa kombësi, pa shtet e pa sovranitet] nën zgjedhën e regjimit dhe tekave të globalistokracisë.❞


Që “lëvizja 5 yje” [që tashmë është parti sepse, siç pohojnë politologët e mirëfilltë, nëse një lëvizje hyn në kuvend dhe institucione shndërrohet vetvetiu në parti] ka qenë e prodhuar ‘me kompas e vizore’ nga globalistët, dëshmohet edhe në këtë videon tjetër ku “liderit në skenë” të kësaj partie – Bepe Grilo-s, aktorit të shndërruar në demagog dhe turmë-hipnotizues me detyrë trushpëlarjen e italianëve në stil “shentoloxhi” – për një çast i 'shket goja' dhe, ndonëse vetëkorrigjohet menjëherë, e pohon haptazi pa dashur se globalistët «[…] NA THIRRËN mua dhe Kazalexhon për të themeluar këtë lëvizje» gjoja “të vetvetishme”:

2.
youtube.com/watch?v=Kw_iphMb3VA

Që “Lëvizja 5 Yje” ka qenë një opozitë-e-kontrolluar nga vet globalistokracia e kemi patur të qartë që në shkurtin e 2015-ës, falë shkrimit dijenizues të Profesor Alberto Banjai-t, kur kemi botuar:
- përkthimin e intervistës së tij `Revolucionari shtinjak i lëvizur nga dora e BE-së` [që i çirrte maskën opozitës-së-kontrolluar “Syriza” në Greqi duke tërhequr paralele me “Lëvizjen 5 Yje”] dhe
- shkrimin tonë të po atij viti ku ndër të tjera kemi pohuar se:

❝Ky i 'opozitës së kontrolluar' është koncepti themelor për të kuptuar politikën moderne dhe bashkëkohore, në çdo nivel. Me përjashtim të Nacionalizmit Burimor, çdo opozitë tjetër ndaj vektorëve shtetkomb-zhdukës, është opozitë e kontrolluar.❞

Çuditërisht, para pak muajsh, në një videointervistë të dhënë për “Korrierin e Mbrëmjes”, ndër të përditshmet më të mëdha në Itali [por megafon i globalistokracisë], në një pjesë të bllamburitjeve të tij gjoja “revolucionare”, Bepe Grilo-ja lëshoi papritmas dhe pa asnjë lidhje me bisedën një sharje kundrejt gjithë Shqiptarëve duke thënë shprehimisht (po e parafrazojmë) «vetëm nëse ke tru shqiptari mund të mendosh që makina jote e vjetër shndërrohet në një makinë të re fringo vetëm sepse e ke larë në lavazho; ajo mbetet rrangallja që kishe pavarësisht larjes së jashtme» [minuta 10:36]

Një sulm kaq i drejtpërdrejtë kundrejt gjithë Kombit Shqiptar, aq më tepër nga një italian që nuk është shquar kurrndonjëherë më parë për sulme retorike kundrejt imigrantëve të huaj në Itali, nuk mund të ketë shpjegim tjetër pos faktit që struktura të posaçme monitoruese të globalizmit (të cilat monitorojnë edhe faqet tona), i kanë bërë të ditur Grilos dhe burokratëve të tjerë të partisë së tij shtinjake se edhe në një pjesë të Evropës që ata janë mësuar të përçmojnë dhe të paragjykojnë sipas qejfit, në Shqipni, ka njerëz që ua kanë çjerrë maskën. Ndoshta ekzagjerojmë, nuk synojmë të kemi shpjegimin e saktë sa i përket kësaj çështjeje, megjithatë, për një lajthitje të tillë krejt të pavendë dhe të paarsyetueshme të këtij dordoleci të globalistëve nuk gjejmë dot shpjegim tjetër pos përcëllimit dhe mllefit të tij të gramshaleshur me padituri dhe të përmbledhshëm kështu: “«”Mannaggia”», ma çorrën maskën deri edhe pabuksat e Shqipërisë!”.

Në mesin e e rrëmujosur të gjërave që broçkullit ky demagog-me-porosi sigurisht ka edhe shumë gjëra të sakta (se fundja kjo është strategjia për t’ia bërë të besueshme dhe të votueshme publikut opozitat-e-kontrolluara: pajisja e tyre me ‘leje’ për të thënë deri edhe 90% të të vërtetave në kritikat e veta drejtuar partive të tjera) por ajo që na intereson neve që të jetë e qartë është se ne nuk jemi në garë me ‘Grilot’ dhe as nuk kemi asgjë personale kundra ‘Grilove’ si persona. Për ne ai është thjeshtë një dordolec dhe sharja e tij kundrejt Shqiptarëve nuk na bën që ta marrim atë në “antipati” por veçse na përcjell dhe na bën edhe më të dallueshme urrejtjen që pronarët e tij globalistë kanë kundrejt Shqiptarëve dhe sidomos kundrejt atyre që ua zbulojnë planet dhe ‘të palarat’. Ne fundja nuk kemi “antipati” apo papëlqyeshmëri -personale- as me KM e tanishëm e as me ndonjë prej figurave publike e politike në pushtet në Shqipni, Evropë apo Perëndim. Edi Ramës as nuk do t’i shtrëngonim dorën por as nuk do ta qëllonim me vezë apo domate të prishura; thjesht tek veprimet politike që ai po ndërmerr lexojmë sulmin që globalistët po i bëjnë Kombit Tonë (ashtu siç po ia bëjnë italianëve, gjermanëve, svedëve, britanikëve dhe pothuajse të gjithë kombeve e popujve evropianë, dhe jo vetëm, ku kanë instaluar dhe mbajnë në pushtet prej dekadash, e në disa raste shekujsh, dordolecët e vetë). Nëse KM i tanishëm do të mblidhte kanaçe te Lana për të realizuar “kryeveprat” e tij postmoderne, nuk do ta përmendnim fare. Ne shqyrtojmë atë çka ai përfaqëson dhe zbaton duke pasur rolin e kryeministrit dhe jo atë çka ai përfaqëson dhe zbaton si Edvin në vetvete (sado të ndërlidhur dhe funksionalë ndaj njëri tjetrit qofshin “artisti postmodern kundratradicional e internacionalsit” me dordolecin që zbaton plane globaliste kundra mirëqenies dhe sovranitetit të Kombit Tonë).

Gjithashtu çjerrjen përfundimtare të maskës së lëvizjes-parti shtinjake të Grilos e kanë në dorë nacionalistët italianë, vet italianët [dhe madje po e bëjnë shumë mirë këtë gjë siç dëshmon vet prodhuesi i këtyre videove që vetëquhet ‘qytetar i lirë’ dhe që në kanalin e tij në yt shkruan se po merret me çjerrjen e maskës së “Lëvizjes 5 Yjet” sepse i ❝[…] intereson komiciteti në kuptimin aristotelian të fjalës, domethënë dallimi midis asaj çka je në të vërtetë [një pseudoopozitë e kontrolluar nga ata që hiqesh sikur kundërshton] dhe asaj që do të shfaqesh apo hiqesh publikisht [një opozitë ndaj shkatërrimit dhe dëmeve që po i bëhen vendit dhe njerëzve].❞ Mandej ai shton: ❝Kazaelxhua dhe figuranti i tij Grilo ishin organizuar mirë dhe në fakt Griloja ua shiste Kazalexhon aktivistëve të frymëzuar me qëllime të mira sikur ai ishte veçse një “teknik informatik”. Vetëm në vitin 2012 grilinët [mbështetësit e gënjyer nga kjo pseudolëvizje] e zbuluan veten se në të vërtetë ishin kontingjent i gatshëm për planet e Kazalexhos kur ky botoi një shkrim në “Korrierin e Mbrëmjes” dhe u paraqit si bashkë-themelues i lëvizjes. Tashmë e dimë që në takimin e parë të themelimit Griloja as nuk ishte fare i pranishëm ndërsa qe e pranishme e gjithë kupola bilderbergiane [organizatë-degë e globalizmit që vepron si “zyrë burimesh njerëzore” për të rekrutuar etnomazokistë për të instaluar si dordolecë të globalizmit nëpër qeverira nëpër botë] e ndërmarrjes Kazalexho. […]❞ Dhe duke iu drejtuar një italiani që është syleshizuar nga kjo lëvizje shkruan: ❝Mendoj që varësia nga televizioni i partisë dhe nga blogu monoteistik i Grilos paskan pasur pasoja të dëmshme. Tashmë paske nevojë që të të marrin përdore siç të merrnin përdore mësueset e shkollës fillore. Duhet të jesh aktiv. Aktivizohu vet në kërkimet për të zbuluar se kush janë ata të ndërmarrjes Kazalexho dhe për të kuptuar se si është krijuar krejt artificialisht partia-ndërmarrje “Lëvizja 5 Yje”. Ke internetin, kanë dalë edhe libra që e shpjegojnë; shoshit burimet, sforcohu të gjesh lidhjet. Një koncept vendimtar për ndërgjegjësimin tim ka qenë fakti që Griloja pohon se Shteti duhet zëvendësuar dhe se “Lëvizja 5 Yje” duhet të bëhet vet Shteti. Dhe unë nuk do të lejoj që një parti-ndërmarrje të bëhet `Shteti`!❞. Lojën e dyfishtë dhe aspak të pastër të kësaj lëvizjeje të sajuar dhe manovruar nga vet globalistët, e ka zbuluar edhe politikania më e mirë që ka sot Franca (e madje më e mira ndër gjithë politikanet evropiane), Marinë Le Peni e cila, pasi e pa vet se sa i paqëndrueshëm dhe bishtnues është Griloja në lidhje me kundërshtimin e projektit kanibalfinanciar, neosovjetik dhe kundraevropian €uro dhe BE, është shprehur publikisht se:

❝Mendoj që të gjithë ata që nuk janë njëkohësisht kundra €uros dhe kundra [hordhi]migracionit janë në të vërtetë kolaboracionistë të sistemit, të BE-së [të regjimit kundraevropianokratik, globalistokratik]. Griloja është si Melanshâni [një hipokrit pseudosocialist bolshevik në Francë]: aspak koherent dhe shumë kundërthënës. Nuk ka koherencë në analizën që Griloja i bën BE-së prandaj ka vetëm dy mundësi: ose është i mangët politikisht dhe nuk merr vesh ose është një mashtrues i pabesë [agjent i vetëdijshëm i globalizmit]❞:

3.
youtube.com/watch?v=5923A4isE6I

Një tjetër zbërthim të kësaj lëvizjeje pseudoopozitare të kontrolluar nga vet regjimi globalistokratik e ka bërë edhe ekonomisti dhe mendimtari italian Alberto Banjai shpjegimi i të cilit prek edhe shumë çështje të tjera dhe është thelbësor për të kuptuar totalitarizmin kundrakombëtar që po përvijohet në të gjithë Evropën.

Neve, është e vetëkuptueshme, “Lëvizja 5 Yjet” dhe të tjerat si kjo nëpër Evropë na interesojnë vetëm për t’i pastruar dhe zhvilluar botëkuptimin Bashkëkombasve Tanë dhe për të dalluar lëvizje të ngjashme që globalistët po financojnë edhe tek ne për të mbajtur në këmbë regjimin globalistokratik kundrashqiptarokratik nëse Shqiptarët do të braktisin masivisht mbështetjen për partitë dordolece të deritanishme, ashtu siç kanë filluar të bëjnë. Që globalistët janë në panik gjithandej në Evropë dhe Perëndim hetohet dhe kuptohet shumë lehtë sepse ‘të palarat’ po u dalin në shesh gjithmonë e më shumë e mund të thuhet se tashmë janë me miliona evropianët që ua kanë kuptuar taktikat dhe planet kryesore. Problemi qëndron tek lidhja kërthizore financiare midis globalistëve dhe partive që ata kanë mbajtur në pushtet deri më tani. Edhe pse këto parti përbëhen në shumicën dërrmuese nga evropianë, megjithatë këta janë aq të shkëputur nga realiteti dhe vuajtja e kombit apo popullit të vet sa që rritjen e kërkesave të natyrshme të votuesve të tyre për mirëqenie dhe politika kombëtare, në vend që ata ta shohin si nxitje për t’u përbashkuar përtej siglave partiake e për të punuar në të mirën e përgjithshme, ata e shohin si “rrezik”. Ky detaj i vetëm nxjerr në pah se ‘karburanti’ i këtyre partive nuk është Vullneti për të Mirën e Përbashkët Kombëtare e aq më pak “vota”, por është mbështetja financiare dhe politike që ata marrin nga “partnerët” që po i nxisin ata që ta dëmtojnë kombin e vet. Trushpëlarja e politikanëve vendimmarrës në mënyrë që ta shohin popullin apo kombin e vet si ‘numër’ apo si ‘pengesë’ dhe jo si aleatin e vet më të madh [e lere më si Gjakun e vet, që me sa duket është diçka e pamundur dhe e pakonceptueshme për post-hoxhistët që janë “shkolluar” gjatë hoxhizmit dhe të cilët janë daltonikë ndaj Kombit po aq sa neobolshevikët!] është problemi kryesor në këtë mes; pra problemi nuk është aspak ndërgjegjësimi i njerëzve të thjeshtë se politikanët nuk po mbrojnë interesin e Kombit, siç pëllet prostishtypi i regjimit por është vet fakti që njerëzit e thjeshtë janë të pambrojtur e të sulmuar nga vet shteti i tyre i depërtuar dhe sëprapthtësuar nga globalistët. Që pas ardhjes në pushtet të kundraRilindjes dhe rritjes së pakënaqësisë dhe ndërgjegjësimit të shqiptaroperëndimorëve në lidhje me politikat kundrakombëtare që ajo po ndërmerr, kemi parë daljen në skenë të shumë lëvizjeve të cilat shfaqin të gjitha tiparet e opozitave-të-kontrolluara, që nga “fenomeni Ndocaj”, “fenomeni Bojaxhi” dhe “fenomeni Blushi” e deri tek “Hashtag Albania” [pa harruar pararendësin, “fenomenin Spahiu”]. Tipari kryesor i tyre mbetet ai i fajësimit të partive dhe vektorëve vendorë për të gjitha prapësitë pa përmendur as tërthorazi globalistët, pra vektorët “ndërkombëtarë” që tërheqin, financojnë, “trajnojnë” dhe kontrollojnë ata vendorë. Vetëm para do ditësh, një prej mbarëvajtësve të “lëvizjes së vetvetishme” “Hashtag Albania” pati shkruar në fb në profilin e tij [dhe të cilin e paska fshirë]:

Image

Sigurisht, mund të kemi të bëjmë me një “të paditur” “naiv”
- që mund mos të jetë ndeshur asnjëherë me faktet në lidhje me kundraRilindjen (dhe neo-PD-në e dhjetëra organizata të tjera) si produkt sorosjan dhe
- që për koinçidencë është edhe njëri prej “liderëve” të kësaj “lëvizjeje të vetvetishme” “Hashtag Albania”
… megjithatë për ata që janë sadopak në dijeni të “(pseudo)revolucioneve të ngjyrosura” (që jo më kot nga njohësit e mirë të grackave të globalizmit quhen edhe “hashtag revolutions”), një dalje kaq e hapur në mbrojtje të Sorosit – duke bërë ftesë publike që të shpërfillen dhe përbuzen si “teori pa lidhje” të gjitha ato shpjegime gjerëpamëse që përfshijnë edhe globalistët dhe që nuk myken brenda kotoshpjegimeve entomazokistoide të llojit “i paskemi të gjitha fajet vetë si popull që nuk dikërkemi të zgjedhim udhëheqës të mirë” apo sepse “nga një popull i lig si yni mund të dalkan vetëm politikanë të liq” – është diçka që -paksëpaku- ndjell dyshime kundrejt aftësisë shqyrtuese dhe kthjelltësisë botëkuptimore të atij që e pohon (pa përmendur çiltërsinë).

Për ne (Trako Memo, rrëqebull, Shqipëri Natyrale - Natyr Shqipëtare, Shqiptarët syshqiponjë kundra hyrjes në ʙᴇ, Lëvizja për Çlirimin e Gjuhës Shqipe, Shqiptarët në Itali, Vizatime që flasin Shqip, Vlora Labe e Shqiptarisë) nuk ka asnjë dyshim që kemi të bëjmë me një pseudo-opozitë të kontrolluar dhe këtë nuk e themi duke u mbështetur vetëm tek logoja e saj:

Image

[Sepse një lëvizje që hiqet sikur ka përzemër Çështjen Kombëtare dhe që në logon e saj e paraqet Dykrenoren të çarë më dysh, pa sy, të verbër dhe të zënë në grackë nuk mund mos të ndjellë dyshime për atë se edhe vet misioni me të cilën e kanë ngarkuar ata që e kanë sajuar është ‘zënia në grackë’ e Shqiptarëve të pakënaqur që po braktisin çdo mbështetje për partitë e deritanishme! Dhe gjoja “çensurimi” që iu bë këto ditë kësaj lëvizjeje gjoja “të pavarur” nga një prej burokratëve të huaj të regjimit kundrashqiptarokratik (që me gjasë është edhe ndërmjetësi i financimeve që ajo merr), është veçse një taktikë për të humbur gjurmët dhe për të fituar besueshmëri në lidhje me gjoja “pavarësinë” e saj!]

Por çdo dyshim në lidhje me këto “lëvizje pseudoopozitare” dhe me panikun e globalistëve dhe të gjithë regjimit kundrashqiptarokratik se Shqiptarët po ua kuptojnë dëmet që po i shkaktojnë Kombit, na e ka hequr mbi të gjitha fakti që në muajt e kaluar jemi afruar nga një i ngarkuar i posaçëm i këtij rrjeti ojq-ësh dhe “lëvizjesh (pseudo)opozitare” e “ish”-mjaftiste, i cili pasi u paraqit kohët e para si “kombëtarist” gjoja i interesuar për Çështjen Kombëtare, në takimet që patëm kohëve të fundit, përpara se të ndërprisnim kontaktet me të, zbuluam se kishte si mison të vetëm atë që ta na bindte që të mos shkruanim më [me “arsyetimin” se «nuk ju lexon askush»] dhe sidomos që të mos përmendnim më Sorosin [me “arsyetimin” «ç’lidhje ka Sorosi me ato që ndodhin tek ne?!»].

Ne e dimë shumë mirë që, paradoksalisht, më shumë na lexojnë ata -rreth- të cilëve ne shkruajmë [globalistët dhe shpura e tyre] se sa ata -për- të cilët ne shkruajmë [Shqiptarët] dhe gjithashtu jemi në dijeni të faktit që prej -paksëpaku- dy vjetësh jemi në përgjim të lëvizjeve tona dhe të mjeteve tona komunikuese, megjithatë kemi vazhduar deri më sot të bëjmë atë që mendojmë se është në shërbim të Kombit sipas atyre që janë aftësitë, njohuritë dhe fushat tona. Duke qenë në dijeni të faktit që regjimi kundrashqiptarokratik e njeh identitetin e vërtetë të autorësisë së shkrimeve të botuara në faqet tona, vetvetiu çdo shkrim i yni dhe çdo kundërshtim i yni i shprehur në këto shkrime kundrejt këtij regjimi kundrashqiptar ka qenë i bërë ‘në dritë të Diellit’ dhe ballaballas.

E dimë shumë mirë gjithashtu që kundrashqiptarët e huaj që mbajnë në zinxhirë politikanët “tanë” do të bëjnë gjithçka për të parandaluar me çdo mjet që Nacionalistët Shqiptarë të shkelin ndonjëherë në Kuvend e madje porosia dhe urdhri kryesor i kundrashqiptarëve të huaj kundrejt etnomazokistëve shqiptarë të instaluar në pushtet ka qenë spastrimit fizik i çdo Shqiptari me Botëkuptim Shqiptar që i afrohet ndonjë posti vendimmarrës apo ndonjë Institucioni me ndikim. Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse Kombi Ynë gjendet aty ku gjendet sot: sepse spastrimi i Ajkës së Kombit dhe vrasja e atyre Shqiptarëve që pavarësisht aftësive, janë vënë tërësisht dhe pa kompromise në shërbim të Kombit, ka qenë politika kryesore e zbatuar në Shqipni, paksëpaktazi që prej perandorisë bizantine dhe asaj osmane. Kjo ka qënë teza kryesore që kemi dashur të vërtetojmë me veprimtarinë tonë dhe vërtetimit të së cilës i jemi afruar sa s’ka më. Dhe prandaj disa herë [këtu dhe këtu] u kemi bërë thirrje Bashkëkombasve Tanë që mos t’ia kenë besën një “politikani” që, përveç broçkullitjeve të tjera hipokrite, ka bërë thirrje edhe për rrëzimin dhe tërheqjen zvarrë të shtarores së një Veprimtari të Çështjes Kombëtare Shqiptare si Shtetari Nacionalist Lef Nosi. Kjo e spastrimit të Nacionalistëve na rilidh me videon e parë që kemi përmendur në këtë shkrim, atë nëpërmjet të cilës globalistët kanë dashur të na kumtojnë se “bota e së ardhmes” do të ndërtohet nëpërmjet një “lufte të III botërore” dhe pakësimit të popullsisë botorëre në vetëm “1 miliardë njerëz”. Ndonëse në po atë video, globalistët kanë dashur të thonë se gjoja kjo “botë e ardhme” do të vijë duke tejkaluar “ideologjitë e së shkuarës”, në të vërtetë opozitat e kontrolluara që ata po sajojnë dhe financojnë për t’ia arritur qëllimit të tyre janë në thelb organizata kriptobolshevike leninisto-trockiste; paçka se bëjnë gjithçka për t’u hequr si “përtej ideologjive” e madje jo rrallë edhe si “nacionaliste” për të marrë sa më shumë vota (tanipërtani, në një kohë kur globalistët nuk kanë vendosur ende regjim të plotë sovjetikoid; të cilin megjithatë duan ta vendosin dhe po punojnë për ta vendosur, deri më tani, në mënyrë “graduale” nëpërmjet “reformash” të njëpasnjëshme). Dhe nuk është koinçidencë që në krye të këtyre pseudo-opozitave vendosin liberaleshko, ish-bolshevikë a neobolshevikë e “ish”-mjaftista të cilët i lidh kundranacionalizmi apo pseudonacionalizmi.

Megjithatë, në mënyrë ndoshta të pamenduar mirë apo pasi është gjendur me ‘shpatulla pas murit’ (se të palarat e “Lëvizjes 5 Yje” po dalin në shesh përditë në Itali), një prej figurave publike të ngarkuara për t’i bërë makiazh mediatik asaj [dhe me gjasë një prej pjesëmarrësve në themelimin e planifikuar dhe aspak të “vetvetishëm” të saj] e ka pohuar haptazi që ajo është «parti leniniste».

Pra, të gjitha këto na tregojnë se “postmodernizmi” nuk është ‘post-idologjizëm’, siç duan ta paraqesin ata që e kanë shpikur por veçse një ‘frankenshtajn’ i ri ideologjik kundranacionalist, kundrakombëtar: një neoboshevizëm eklektik që ka si synim të vetëm të spastrojë nacionalizmin, pra çdo lloj mburoje kulturore, botëkuptimore e politike të evropianëve, viktimave të para të shënjestruara prej globalistëve! Dhe jo më kot shfarosja e 6 miliardë njerëzve e përmbajtur në videon e prodhuar nga “lideri prapa skene” i L5Y, përkon plotësisht me “vizionin” e Leninit, (kripto)çifutit diktator të Rusisë dhe terroristit kombe’vrasës (i financuar asokohe nga të njëjtët që financojnë sot “revolucionet e ngjyrosura” dhe “kundraRilindjet”) i cili në vitin 1921 shprehej haptazi pro gjenocidit të 90% të njerëzimit:

Nëse për hir të Komunizmit është e nevojshme që të shfarosim 9/10 e njerëzve, duhet ta bëjmë pa hezitim.

Image

Çka tregon se “komunizmi” është veçse një eufemizëm për globalizmin, për hiperfinancën globale kombe-vrasëse e kundraevropiane dhe në veçanti, na tregon se burgosja në perëndim dhe shfarosja në lindje e nacionalistëve evropianë që u krye pas luftës së dytë botëtore ka të bëjë edhe faktin që ata e dinin se për interes të kujt ishin shkaktuar dy luftërat e përgjakshme botërore, se kush i kishte nxitur dhe financuar ato dhe se kush qëndronte pas bolshevizmit!

Por ky spastrim nacionalistësh, tek ne, nuk ka të bëjë vetëm me pllakosjen e bolshevizmit, por është zbatuar nëpër shekuj në Shqipni duke qenë se kjo metodë bolshevike është e brendësuar në metodat kundrashqiptare të abrahamizmave rajonale “serbogreke” e “turke”. [Ndër Shqiptarët Nacionalistë që janë vrarë sipas kësaj dogmeje vjen ndërmend ndër të partë Petro Nini Luarasi, por dokumente të ndryshme flasin edhe për helmimin e Gjergj Kastriotit nga “Venediku”]. Por, sigurisht, kjo kuptohet vetëm nga ata që nuk kanë lejuar që botëkuptimi i tyre të kalbet deri në atë pikë nga medait dhe kinematë e globalistëve sa që nacionalistët, bashkëkombasit më të përkushtuar ndaj kombit të tyre, t’i shohin si “gogola” apo t’u mveshin të gjitha ato krime që në të vërtetë u përkasin dhe kryen (apo sajohen) nga vet globalistët dhe kolaboracionistët e tyre bolshevistë e neobolshevistë!

Pra, porsi Lufta e II botërore, një “luftë e III botërore” u duhet globalistëve edhe për të rigroposur të vërtetat që kanë dalë kaq masivisht në shesh falë internetit këto vitet e fundit dhe për të shkaktuar atë lloj rrëmuje që do të mundësonte shfarosjen e të gjithëve atyre që këto vite “paqeje” ua kanë çjerrë maskën dhe gjithashtu për të vendosur një regjim hatpazi totalitar neosovjetik, kësaj radhe me kryeqendër në Perëndim, në Evropën perëndimore.

Dhe pa asnjë dyshim kjo është edhe njëra prej arsyeve se përse ata shqiptarë që janë caktuar si “lidera” për partitë e sajuara nga globalistët, nuk kanë asnjë dëshirë për të folur apo kundërshtuar globalistët: sepse kanë frikë! Dhe në dialektikën skllavo-pronare hegeliane, ata që kanë frikë se mos humbasin jetën e tyre dhe që për këtë arsye dorëzohen, janë kategoria e skllevërve!

Tani, ne e kuptojmë shumë mirë frikën e këtyre Bashkëkombasve Tanë turpësisht dhe kundrashqiptarisht jokurrizorë që janë përfshirë në këto organizata pseudo-opozitare dhe në asnjë çast nuk dyshojmë se ata duan që ta dëmtojnë Kombin Tonë ashtu siç po bën kundraRilindja të cilën nga pozita shkurtpamësisht pseudoopozitare ata e kundërshtojnë… mirëpo i gjithë thelbi i veprimtarisë sonë publicistike të këtyre tre viteve është se ASNJË SHQIPTAR nuk ka pse të jetë skllav i askujt e aq më pak i atyre që duan të na zhdukin si Komb! E aq më pak i atyre që nëpërmjet këtyre pseudoopozitave duan t’i shfarosin të gjithë evropianët, përfshirë edhe ata “lidera” evropianë që sot u shkojnë pas avazit!

Nëse këta shqiptarë (ku përfshihet edhe agjenti ojq-ist me të cilën u njohëm këto muaj) mendojnë se duke ‘u krehur bishtin’ globalistëve do të arrijnë që të fitojnë prej tyre ‘lejen’ për të punuar në të mirën e Shqiptarísë; pra nëse këta shqiptarë ojq-ësh e “hashtag”-esh mendojnë se duke u bërë ata vet skllevër të globalistëve kundrakombëtarë do të arrijnë që ta nxjerrin Kombin Tonë nga skllavëria e partive të deritanishme kundrakombëtare, atëherë le ta kenë të qartë se ashtu siç kemi zbërthyer veprimtaritë e partive dhe ojq-ve të deritanishme, në të njëjtën mënyrë kemi për t’u marrë edhe me pseudolevëzijet e pseudoopozitat gjoja “shpëtimtare” që duan të tregtojnë një skllavëri me një skllavëri tjetër në kurriz të Kombit Tonë!

Nëse ky “plan madhështor” qëndron pas trysnisë që këta ojq-istë “kombëtaristë” na kanë bërë për mos të shkruajtur më, atëherë që sot le të na çudisin me zbatimin e tij, siç na çuditi “AKZ”-ja dhe siç na kanë çuditur të gjitha ojq-të të themeluara gjoja “për të mbrojtur liritë dhe drejtat e njeriut” të cilat janë në koma prej gati katër vjetësh ndonëse në Shqipni klima politike dhe e lirive shoqërore është gjithnjë e më shumë e ngjashme me atë të Arabisë Saudite, pra me atë të epokës hoxhiste (me dallimin e vetëm që joshqiptarët po shtohen dita-ditës dhe rrethinat dhe lagjet e Tiranës po “banljy”-izohen nga muxhajdinët!). Kanë gabuar krejt llogaritë nëse kanë menduar për ndonjë çast se do të mund të na bindnin që mos t’i quajmë dordolecë dhe prostitutë ata që po prostituohen tek BE-ja dhe globalistët për të marrë fonde dhe mbështetje politike në këmbim të heshtjes dhe kolaboracionizmit të tyre për shkatërrimin që BE-ja dhe globalistët po i shkaktojnë Kombit Tonë!!!

Që prej fillimit kemi qenë plotësisht të ndërgjegjshëm se përmbysja e këtij regjimi kundrashqiptarokratik nuk mund të kryhet nga ne, njerëz me kopjuter dhe lapsa e fletore, pa televizione e pa organe zyrtare publicistike, pa shërbime e pa banka e korporata, dhe se përmbysja e tij dhe çlirimi përfundimtar i Shqiptarisë mund të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë popujt, të gjitha kombet, i gjithë Perëndimi dhe e gjithë Evropa të jenë çliruar njëkohësisht dhe përfundimisht nga globalistokracia vrastare. Që kjo ka për të ndodhur, është e padiskutueshme. Është thjesht çështje kohe.

Synimi ynë ka qenë dhe vazhdon të jetë ai i syshqiponjësimit të Bashkëkombasve Tanë dhe i dijenizimit të tyre në lidhje me rrezikun që na kanoset në çdo rast. Pse «në çdo rast»? Sepse shekullin e kaluar një publicist evropian në një artikull të tij për Shqipninë e quante Atë parafrazisht «vendi evropian të cilin evropianët e tjerë e njohin më pak seç njohin Afrikën ekuatoriale» dhe ndonëse jemi në vitin 2016, kjo gjë vlen ende sot e kësaj dite. Evropianët e tjerë na njohin vetëm nëpërmjet thjerrëzave rravguese dhe shtrembëruese të propagandave kundrashqiptare serbogreke, nuk dinë asgjë për Kombin Tonë, nuk e dinë që ne jemi ‘Kombi At’ i gjithë kombeve evropiane, nuk e dinë se Kultura Jonë është ‘Kultura Mëmë’ e vet evropianësísë… dhe prandaj rrezikojmë përsëri që, Evropa, edhe pasi të çlirohet nga kuçedra BE, të bëjë përsëri ndonjë kompromis me Lirinë dhe Ardhmërinë e Kombit Tonë ashtu siç bëri para 70 vjetësh… sepse nëse ka një gjë ku nacionalistët dhe etnomazokistët evropianë nuk kanë dallim, është pikërisht mosnjohja e skajshme kundrejt Kombit Tonë. Kjo që po themi është një e vërtetë e hidhur por nuk mund mos t’ia bëjmë të ditur Bashkëkombasve Tanë dhe nuk mund të ndalemi së vepruari për të parandaluar pasojat që ajo mund të ketë dhe implikimet që ajo ka: e vërteta e hidhur është se edhe sikur Kombi Ynë të zhdukej që sot nga faqja e dheut, askush në botë dhe posaçërisht në Evropë nuk do të kuptonte se është zhdukur një prej Kombeve që i ka dhënë Evropës atë çka e bën Evropën që të jetë vërtetë Evropë; asnjë evropian nuk do të kuptonte se me zhdukjen e Kombit Tonë, do të zhdukeshin edhe vet Rrënjët, Kujtesa, Identiteti Arketipik dhe Prototipik i vet evropianërisë.

Prandaj, ne nuk do ta ndalim veprimtarinë tonë publicistike vetëbotuese në shërbim të Shqiptarísë, pavarësisht se sa i lartë do të jetë çmimi me të cilin duhet ta paguajmë Lirinë Tonë për të qenë Shqiptarë Gjak Shqiptari, Shqiptarë Besë Shqiptari, Shqiptarë Vullnet Shqiptari.

Duke ditur që regjimi na njeh me emër e mbiemër, ka vetëm një arsye për të cilën ne nuk shkruajmë me emrin tonë: sepse duam që të parandalojmë në çdo mënyrë që regjimi kundrashqiptarokratiko-globalistokratik të na heqë qafe nëpërmjet manovalancave të tij islamiste, serbogrekoturqiste a radikalmajtiste (ideologjitë dhe veprimtaritë kundrashqiptare të të cilëve ne i zbërthejmë duke ditur shumë mirë që janë veçse masha të globalizmit). Nëse regjimi do që të na heqë qafe, Shqiptarët duhet ta dinë se ne po hiqemi qafe -vetëm dhe vetëm- për Idetë tona, për shkrimet tona, dhe për dorë të vet globalistëve që i kanë shpallur luftë njerëzimit, Evropës dhe Kombit Tonë.

Për ata që mund t’i shpërfillin ato që kemi shkruar këtu si “konspiracioniste” apo “paranojake”, kemi vetëm një përgjigje: ne thjesht e dimë se ajo që ka shkruar Uilliam Blum, një shkrimtar ish-zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit, është plotësisht e vërtetë dhe duhet pasur gjithmonë parasysh duke ditur se çfarë qeverish kundrakombëtare janë në pushtet në Perëndim dhe Evropë:

❝Nuk ka rëndësi se sa paranojak apo i dhënë pas teorive të konspiracionit je; ajo çka po bën në të vërtetë Qeveria është edhe më keq seç mund të përfytyrosh❞

Image

Dhe kjo nuk vlen vetëm për qeverinë e tanishme të kundraRilindjes, por me atë “qeveri” që po synon prej shekujsh që të jetë “Qeveria Globale”, sundimtarja e plotëpushtetshme e botës pa kufij, pa shtete, pa flamuj e pa kombe.

[p. s.: Për Shqiptarët që na lexojnë jashtë Shqipnisë:
nëse keni mundësi shtypini dhe ruajini shkrimet tona që, edhe nëse na i mbyllin faqet në fb, fshijnë shkrimet apo sekuestrojnë kompjuterat, Shqiptarët e së Ardhmes mos të nisin përsëri gjithçka ‘nga zerua’ por të kenë mundësi që ta plotësojnë dhe zhvillojnë botëkuptimin e tyre nëpërmjet dëshmive të kësaj epoke të zymtë që përgjatë këtyre tre vjetëve ne kemi dashur t’u lëmë Atyre (…Dhe pikërisht për këtë arsye – sado të vështirë e paçin për ta kuptuar prostitutët e globalizmit të droguar me ultraindividualizëm, ultramaterializëm, dhe skllavo-karrierizëm të gërditshëm – për ne nuk ka fare rëndësi se sa Shqiptarë na lexojnë sot. Ne po shkruajmë dhe do të vazhdojmë të shkruajmë për Shqiptarët e të gjitha kohërave, edhe për Brezat e Ardhshëm.]

SHQIPNIA E SHQIPTARËVE!

Re: Sëmundjet e shoqërive perëndimore(t'i njohim që të mbrohemi)

Posted: Sun Oct 30, 2016 8:51 pm
by rrëqebull
Angli: DEGRADIM TOTAL/ Rrëfimet tronditëse të studentëve fillestarë: Java e parë është si orgji ...! 29/10/2016 - 21:50

Java e Fillestarëve në Angli ka ndezur debatin në media. Studentët fillestarë mbushin rrugët gjatë natës të dehur.

Por problemi është më i thellë. Sipas Daily Star, java e parë është si një orgji e madhe.

Një prej studenteve e pranon: “Jam një k… dhe jam krenare”.
“Nuk e di pse shoqëria duhet të na tregojë me gisht. Duam të bëjmë qejf. Kam bërë treshe, katërshe, pesëshe, orgji. Shumë. Nuk më vjen turp”.

“Po pyes, ku është e keqja këtu? Sa kohë është seks i mbrojtur, lërini njerëzit të bëjnë qejf pa asnjë kushtëzim. Është më e mira e dy botëve”.

Ajo madje nxit studentet e tjera që të bëjnë të njëjtën gjë. Një student thotë se janë pikërisht vajzat e reja që shpesh kërkojnë një seks të shpejtë.
/Agjensia e Lajmeve Sot News
[img]http://i.imgur.com/mF3y5AJ.jpg[/img][img]http://i.imgur.com/apiei24.jpg[/img]
[img]http://i.imgur.com/aaiwcTw.jpg[/img][img]http://i.imgur.com/d3lYzKf.jpg[/img]
[img]http://i.imgur.com/4ELLCne.jpg[/img][img]http://i.imgur.com/4WI7gDa.jpg[/img]
Image
Ja se çfarë sjell "lufta për të përmbysur patriarkatin", atëfobia, burrëfobia[/color], dhe gjithë viruset e tjera mashkullfobike, nënëfobike, familjefobike e kombfobike me të cilat i kanë infektuar globalistët nëpërmjet kontingjentit të tyre me kundraarsimtarë neobolshevikë femrat evropiane dhe rininë perëndimore në tërësi.

Si mund të mbijetojë Evropa, si mund të ketë të Ardhme secili komb evropian, me "studentë" të tillë, me një rini me mendje të shqyer e me botëkuptim të kalbëzuar deri në këtë pikë nga globalistët nëpërmjet "modeleve" shthurëse televizive dhe "stileve" çmoralizuese të jetesës me të cilat po infektohen pa reshtur.

Kjo është "shoqëria e hapur", shoqëria e çmashkullizuar (pa djem e pa burra evropianë, pa atër e pa vëllezër të përgjegjshëm) që duan dhe që po nxisin globalistët për ta pasur sa më të thjeshtë përmbushjen e planit të tyre për t'i shkrumbosur shtetet evropiane, për ta çevropianizuar Evropën, për t'i shfarosur evropianët duke na i ndotur së pari botëkuptimin e duke na i shqyer shoqëritë me seksual-bolshevizëm [lgbt-izëm, tradhtimizëm, shkurorzimizëm, përdalje dhe trylyly-turlizëm (promiskuitet)] me alkolizëm e kanabisizëm e duke nxitur përçarje midis fëmijlëve dhe prindërve, midis femrave dhe meshkujve bashkëkombas.

Këto vajza nuk kanë asnjë faj. Nuk kanë faj që imitojnë pa kuptuar se çfarë po bëjnë paris'hiltonrat, madonrat, ledigagrat e shougërllrat me të cilat televizioni në pronësi të kanibalfinancierëve kundraevropianë po ua breshëron trurin që prej fëmijërisë së tyre, ashtu siç ka bërë e bën me vëllezërit e prindërit e tyre duke zhdukur nga qarkullimi apo damkosur si 'bigotizëm' e 'prapanikizëm' çdo model dhe prirje të natyrshme tradicionale.

Bashkëkombas, Djem e Burra Shqiptarë, Vajza e Gra Shqiptare, Vëllezër e Motra,
për asnjë çast mos dilni nga vetja për t'i ardhur pas avazit mendjeshkurtërve të trushpëlarë dhe kontingjentit të ngritur e financuar nga evropianofobët për t'ju propaganduar se "lufta kundra patriarkatit dhe nacionalizmit" është një "luftë për barazi dhe paqe". Ajo është veçse një maskë e nihilizmit-për-hir-të-nihilizmit, një luftë e kundraevropianëve kundra evropianëve, një virus i dalë nga laboratorët e atyre që shohin tek burrat, tek familjet dhe tek kombet evropiane "armikun" e babëzisë së tyre të sëmurë për pushtet të pakufijshëm.

Le të na shërbejnë këto pamje të shëmtuara jo për të tallur apo sharë evropianët e tjerë — që janë veçse viktima të një paraziti që ende nuk kanë mësuar të dallojnë dhe prej të cilit po udhëhiqen drejt vetëvrasjes shoqëror-kombëtare — por për t'u vetëdijesuar, për t'u mbrojtur nga ky parazit dhe për të kuptuar se me botëkuptimkalbje, pseudokulturë, kundraarsim, shoqërishyerje dhe shtetshkrumbosje globaliste Shqiptaría nuk mund të ketë të Ardhme.

Mbajeni pastër botëkuptimin tuaj sepse vetëm falë Botëkuptimit, Mendësisë, Kulturës dhe Traditave Tona Burimore — të thurura, farkëtuara, skalitura dhe trashëguara me dashuri, përkushtim, zgjuarsi, mendimthellësi dhe largpamësi nga-Shqiptarët-për-Shqiptarët — vetëm kështu mund ta mbajmë gjallë Kombin Tonë, vetëm kështu mund ta ruajmë Pavarësinë Tonë dhe vetëm kështu mund ta rindërtojmë dhe zhvillojmë Shtetin dhe Qytetërimin Tonë! Me Shqiptarësí! Me Shqiptarokrací!