"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

MH17

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3188
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

MH17

#1

Post by Adriana » Sat Jul 19, 2014 1:33 pm

MH17/ Filluan teoritë e komplotit: Nga “synohej vrasja e Putinit”, deri tek “fajet i ka CNN-i”

Çdo tragjedi përcillet me teori komploti. E njëjta ndodh për fluturimin MH17 të Malajzisë, që përfundoi tragjikisht në lindje të Ukrainës. Po ju sjellim pesë teoritë që po qarkullojnë këtë herë për këtë rast.

1. Objektivi ishte Putini!?

Russia Today citon agjencinë Interfax, sipas së cilës fluturimi fatkeq ndiqte rrugën e njëjtë të cilën e ndoqi edhe presidenti rus Vladimir Putin.“Trajektorja e Boeingut të Malajzisë dhe e aeroplanit të Putinit kanë kaluar në të njëjtën pikë, në të njëjtin korridor”, thotë burimi që dëshiron tëmbetet anonim. “Kjo ishte pranë 330 metra pranë korridorit të Varshavës, në lartësinë 10100 metra. Aeroplani i presidentit ishte aty në orën 16:21,sipas kohës së Moskës, e ai i Malajzisë më 15:33 sipas kohës së Moskës”. Russia Today më vonë ka raportuar se Putini në atë kohë nuk ka fluturuar
mbi qiellin e shtetit të trazuar, Ukrainën.

2. Pasaportat false të udhëtarëve!?

Stacioni televiziv Life News ka transmetuar xhirimin nga vendi i tragjedisë, ku shihen pasaportat e viktimave. Fotografitë dukeshin të pastra dhe tëreja. Kështu, në faqen InfoWars, një komentues i prirë për teori komploti tha se i krahasoi fotot dhe emrat e dy personave me disa të tjerë nëFacebook. Ndërsa, ka shtuar se është çudi se si dy të rinj, holandezë, nuk kanë ndryshuar foton e profilit që nga 2013. Sipas kësaj teorie, shoqëritë e fshehta, iluminatët, e imagjinuan këtë shkatërrim të aeroplanit!?

3. Numri 7 tregon se fjala është për iluminatët apo jashtëtokësorët!?

Mendja e njeriut është e programuar për të kërkuar modele të njohura botërore, por teoricienët e konspiracionit shpesh i qojnë ato një nivel më tëlartë. Kështu, disa janë kapur për datën dhe numrin 7 të fluturimit. “Kam ndjekur rastin e aeroplanit të Malajzisë, fluturimin MH370 dhe arrita nëpërfundimin se fjala është për jashtëtokësorët”, shkruan njëri në faqen IlluminatiWatcher. “Në lidhje me MH370 kujtoj se janë të përzier iluminatët,
sepse është i pranishëm numri 777. Shihe tash, MH17, ndërsa edhe Boeingu është 777”, ka shkruar një tjetër.

4. Aeroplani që ra në Ukrainë është i njëjti ai që është zhdukur në mars!?

Çfarë mendoni për teorinë e radhës: ky është aeroplani që është zhdukur më 8 mars dhe që nuk u gjet! Kështu, teoria e re thotë se komplotistët evodhën aeroplanin e parë, e pastaj inskenuan aksidentin e rrejshëm.

5. Fajet i ka CNN

Ja pra edhe një shaka. Meqë CNN-it iu rrit shikueshmëria në mars, pas zhdukjes së fluturimit MH370, tash disa thonë se pas këtij aksidenti qëndron CNN.

6. Teoritë tjera…

Teoritë shkojnë aq larg sa që thonë se fjala është për një aeroplan të shkatërruar para 17 vitesh. Disa të tjerë thonë se këtë e bëri Izraeli për tazhvendosur vëmendjen nga Gaza. Ndërsa, disa ia lënë fajin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në veçanti shefes së këtij Fondi. Christine Lagarde.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3188
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: MH17

#2

Post by Adriana » Sun Jul 27, 2014 5:53 pm

  Maria Putin, kërkohet largimi i saj nga Holanda

Tensionet ndërkombëtare mes presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe Evropës kanë filluar të kalojnë në çështje personale. Pieter Broertjes, kryetar i komunës së vogël në qytetin holandez, Voorschoten, ku thuhet se jeton e bija e Vladimir Putin, ka kërkuar depërtimin e saj nga vendi, pas rrëzimit të aeroplanit javën e kaluar në lindje të Ukrainës.

Maria Putin, 29 vjeçe, jeton së bashku me të dashurin e saj holandez.

“Ne mund të deportojmë vajzën e Putin nga Holanda, sepse ajo jeton në Holandë, Atëherë ju do të keni një sinjal tjetër për të dhënë”, tha Broertjes.
Shumë pak dihet rreth dy vajzave të Putin, Maria dhe Yekaterina, të cilat si të rritura janë fotografuar rrallë.

Por sipas medieve holandeze, Maria jeton në Voorschoten me të dashurin e saj holandez Jorrit Faassen, i cili mendohet të jetë një zyrtar i lartë i Gazpromit.  


Nuk dua te mbroj Maria Putin (se ka kush e mbron), por desha te theksoj vetem qe nese egziston nje shtet ne kete planet te marre vendime te tilla ju siguroj qe Hollandes nuk i takon, per vet faktin qe vet hollandezet ne vitin 2002 per martesen e princit te tyre Willem-Alexander (tashme mbret), me Maxima Zorreguieta (vajza diktatorit Jorge Zorreguieta, Argentinie–1976 me 1983) kane deklaruar qe 'femijet e diktatoreve nuk kane pse te kthehen ne viktim per krimet e prinderve te tyre'. ;) Raste te tilla ne hollande ka plote, si ne famijen reale ( ish-mbreteresha, gjysher, dhe stergjysher ) dhe jashte saj.

Mendoj qe lidhja e vajzes se Putinit me hollandezin (zyrtar i larte i Gazpromit) nuk eshte thjeshte nje rastesi apo 'amore a prima vista' . Gjithashtu mendoj qe se shpejti mediat hollandeze do ta kthejne kete artikull thjeshte si nje ironi e kryetarit te komunes qe mos te ken debate me te cilat mund te prekin familjen reale apo edhe shume ratse te tjera...
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”