"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Historia e ricikluar

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Historia e ricikluar

#1

Post by rrëqebull » Wed Oct 01, 2014 7:30 pm

[quote2="'"]Image


Historia e ricikluar

Guernika, tabloja e famshme e Pablo Pikasos është një pikturë e ricikluar. Ajo u realizua shumë vite përpara bombardimit gjerman mbi qytezën baske gjatë Luftës Civile spanjolle (1936-39).
Si shumë spanjollë, Pikaso dashuronte korridën dhe u trondit nga vdekja e toreadorit të famshëm Joselito, aq shumë sa vendosi ti kushtonte një tablo. Kështu disa vite më vonë realizoi një pikturë të madhe mbushur me figura në poza tragjike, mes të cilave një dem me kokën e prerë dhe kalë me barkun e shqyer (ai i toreadorit). Veprën e titulloi “Lamento en muerte del torero Joselito”.
Në vitin 1937, në mes të luftës, qeveria republikano-komuniste, mbështetës i flaktë i së cilës ishte edhe Pikasua, porositi një tablo për të përkujtuar, ose më mirë theksuar, pasojat e bombardimit gjerman në afërsi të qytezës baske, Guernika. Qëllimi ishte paraqitja në Ekspozitën Universale të Parisit e cila do të mbahej në vitin pasardhës. Kështu artisti pasi bëri disa ndryshime të vogla e pagëzoi veprën me emrin “Guernica” dhe e shiti për 300.000 peseta qeverisë spanjolle. Shifër e cila, sipas një përllogaritje të përafërt i kalon 1 milion USD të ditëve tona dhe që sipas historianit italian Vittorio Messori, u sigurua nga Stalini.
Vlerësimet morale mbi faktin që Pikaso u bë një ndër piktorët më të pasur në botë pikërisht në vitet më të vështirë të popullit të tij i lëmë për herë tjetër.
Tabloja e ricikluar që nga ai çast u kthye në një simbol të protestës njerëzore kundër barbarisë dhe meritoi një sallë të vetën në Metropolitan Musem të Nju Jorkut. Sallë në cilën është vizituar nga mijëra njerëz të cilët injoronin faktin se gjendeshin përballë një falsifikimi të historisë.
Falsifikim që nuk prek vetëm tablonë por edhe historinë që “frymëzoi” autorin. Sipas një lloj historiografie, e cila ka gjetur dhe gjen vend edhe në Shqipëri, Guernika, më 26 prill 1937, u rrafshua nga një sulm i furishëm i aviacionit gjerman i cili po eksperimentonte ajrorë dhe teknika të reja bombardimi. Për sadizëm nazistët, që mbështesnin frontin monarkik të gjeneralit Franko kundër atij republikan të mbështetur nga Stalinin, vendosën të vepronin ditën e hënën, ditë tregu. Pasojat e këtij sulmi mbi një qytezë paqësore dhe të pambrojtur ishte 1654 të vdekur dhe 889 të plagosur, shumica civilë.
Kjo tezë u hodh poshtë në vitin 2003 nga një publikim voluminoz me titullin “Los mitos de la Guerra Civil”, me autor historianin Pio Moa, një ish militant i partisë komuniste spanjolle. Në këtë studim rindërtohet me imtësi çështja e shumë diskutuar.
Guernika në të vërtetë ishte një objektiv ushtarak. Vetëm rreth 20 km. nga vija e frontit, në të gjendeshin dy fabrika armatimesh, një nyje hekurudhore e rëndësishme për furnizimet dhe një urë e domosdoshme për tërheqjen e republikanëve për të mbrojtur Bilbaon. Mbrohej nga një kontingjent prej 2.000 të armatosurish dhe nga një sistem baterish kundërajrore. Në të ishin ndërtuar dhe një sistem strehësh në rast sulmi ajror.
Sulmi, në të vërtetë, nisi nga Aviacioni Legjionar italian, që dërgoi në Guernikë 3 trimotorë modernë S79 dhe 15 gjuajtës CR32, në një moment të dytë u bashkuan dhe disa Junker Ju-52, të Legjionit Kondor, të tipit të vjetër dhe të tejkaluar nga bombarduesit rusë, që përdoreshin pa kursim nga fronti republikan mbi qytetet frankiste.
Objektivi ishte ura e Renteria-s mbi lumin Oca, e cila duhej shkatërruar për të penguar kalimin e trupave republikane. Pashmangshmërisht disa prej bombave ranë në zonën e banuar, në fakt nga 39 krateret e shkaktuar, vetëm 7 numërohen në këtë zonë. Të vdekurit, të vërtetuar nga regjistrat e Gjendjes Civile, ishin 102 dhe të plagosurit rreth 30, pothuajse të gjithë ushtarakë, pra shifra rreth 14 herë më të vogla se ato që ende pranohen në Shqipëri. Dy fabrikat e armëve nuk u prekën (në rast se do të kishte ndodhur shifrat e viktimave do të ishin vërtetë të larta), fakt që tregon se objektivi nuk ishte qyteza dhe as banorët e saj. Një tjetër fakt i rëndësishëm është që dëshmitë okulare bien të gjitha dakord në pikën që nuk u kryen mitralime mbi popullsinë civile, ndryshe nga sa gjejmë shpesh të raportuar në tekstet e historisë.
Shpesh fotografitë paraqesin një qytezë gjysmë të shkatërruar, në të vërtetë ishin zjarrfikësit e Bilbaos të cilët nuk kryen detyrën e tyre megjithëse e dinin që qyteza ishte e ndërtuar në shumicën e saj me dru dhe ishin milicët anarkistë që hodhën në erë pjesët e mbetura të qytezës për të penguar përparimin frankist. Teknikë kjo që u përdor edhe në Rusi gjatë pushtimit gjerman.
Një tjetër element i rëndësishëm është orari i bombardimeve. Si u cek më lartë, është pohuar se sulmi u krye në ditë tregu. E vërteta është që tregu i Guernikës mbyllej rregullisht në mesditë dhe atë ditë, pikërisht për shkak të afërsisë së vijës së frontit ishte pezulluar, dhe sulmi italo-gjerman nisi në orën 16:30.
Gjithë kjo histori u sajua nga anglezi George L. Steer, i cili gjendej në Bilbao dhe nuk ishte në dijeni të pezullimit të tregut. Është po ai, që nga dhoma e hotelit, përshkruan pamje të të moshuarve dhe fshatarëve të vdekur në bombat dhe mitralozat gjermanë.
Megjithëse u kuptua që në krye të herës që versioni i paraqitur nuk përputhej me realitetin, ai nuk u ndryshua. I shkonte për shtat propagandës komuniste e cila në këtë mënyrë do të vinte në hije masakrat e kryera nga aviacioni sovjetik në Saragoza dhe të gjitha barbaritë mbi popullatën pro Frankos. I vinte për shtat dhe anglezëve, të cilët e bënë të tyren versionin Steer për ta përdorur në kuadër të shpenzimeve të larta në armatime, duke paraqitur në popullatën e tyre nevojën për riarmatim, kundër një Luftwaffe e cila tashmë ishte e pajisur me teknologji shumë të përparuar. Në të vërtetë, si u theksua më lartë, as Stuka-t dhe asnjë model i ri nuk u përdor nga gjermanët, e njëjta vlen dhe për bombat, të cilat ishin “normale”.
Në fund mund të themi se një version i tillë i shkonte për shtat edhe historiografisë komuniste në Shqipëri, për të mitizuar të shkuarën e disa prej atyre që u bënë krerët e lëvizjes bolshevike në Shqipëri dhe të shkuarën e vetë lëvizjes por njëkohësisht edhe të “përballjes” me nazistët barbarë gjatë LIIB-së.
Por kjo është e kaluara, e tashmja, në të vërtetë nuk ndryshon shumë, ndërsa vazhdohet të indoktrinohet rinia me falsitete historike, si bombardimi i Guernikës, asgjë në tekstet tona nuk shkruhet për bombardimet Aleate në Shqipëri, viktimat e të cilave janë më të larta se ato të Aviacionit Legjionar apo Legjionit Kondor, në një popullsi shumë herë më të vogël se ajo spanjolle.

Bibliografi: Messori Vittorio, Guernica, la verità dietro la leggenda, Corriere della Sera, 28.12.2003, f. 31.

Kaon[/quote2]

http://8mvsk.wordpress.com/2014/10/01/h ... ricikluar/

Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”