Komunistët jugosllavë në Istria

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Komunistët jugosllavë në Istria

Post by rrëqebull » Mon Dec 15, 2014 7:49 pm

Lexoni dhe kuptoni përse Lufta e gjermanëve dhe e gjithë kombeve evropiane kundra bolshevizmit ishte një luftë e ndershme, në të mirën e secilit komb të Evropës; ishte një luftë çlirimtare kundra përdhunimeve dhe krimeve të internacionalizmit marksist që përdorej si maskë nga sllavët kundra autoktonëve dhe nga çdo lloj ardhacaku tjetër kundra-evropian për të shpënë përpara planet e veta Evropë-përdhunuese dhe Evropë-vrasëse (që po përmbushen sot nga kuçedra neo-sovjetike BE, trashëgimtarja e drejtpërdrejtë e "fituesve").
Norma Cossetto ishte një vajzë 24 vjeçare nga Sh. Domeniko i Visinadës. Norma ishte duke u diplomuar në Fakultetin Filologjik të Padovës. Ato ditë shëtiste me biçikletë nëpër komunat e Istrias duke kërkuar material për Temën e diplomimit, që titullohej “Istria e Kuqe”.
Më 25 shtator të vitit 1943 një grup partizanësh bastisin banesën e familjes Cossetto (shpronësim proletar). Për të trembur familjarët, hyjnë nëpër dhomat e gjumit dhe shkrepin armët mbi shtretërit. Një ditë më pas rikthehen për të rrëmbyer Normën. Fillimisht e çojnë në ish kazermën e Karabinierëve në Visinjano, ku kapobandat argëtohen duke e torturuar. I premtojnë lirinë dhe detyra udhëheqëse nëse pranon të bashkëpunojë dhe të bashkohet me ta. Pas refuzimit të prerë e mbyllën, së bashku me familjarë dhe miq të tjerë, në kazermën e Rojës së Financës në Parenco.

Një natë, dy ditë më vonë, i zhvendosin me kamionë për në shkollën e Antinjanës. Aty nisi dhe martirizimi i Normës. E lidhur mbi një tavolinë u përdhunua nga 17 xhelatët e saj, të gjithë të dehur dhe ekzaltuar. Më tej, ende e lidhur dhe lakuriq, u hodh në një foibe* aty pranë, mbi pirgje kufomash istriane. Në mbrëmje, një zonjë që banonte aty pranë, duke dëgjuar vajtime dhe gulçime, u afrua dhe pa vajzën që kërkonte mëshirë e lypte pak ujë.

Më 13 tetor të 1943 në Sh. Domeniko rikthehen gjermanët, të cilët pas kërkesës së Liçias, motra e Normës, arrestojnë disa partizanë që më tej rrëfyen fundin e saj dhe të të atit.
Më 10 dhjetor të 1943 zjarrfikësit e Polës, komanduar nga mareshali Harzarich, nxjerrin kufomën e Normës. Kishte rënë përmbys mbi një pirg kufomash të tjera. Ishte lakuriq, duart e lidhur lidhura me tel hekuri, gjokset dhe pjesë të tjera të trupit të prera me thikë.

Emanuele Cossetto, që identifikoi të mbesën, vërejti mbi trupin e saj, dhe të kufomave të tjera, plagë të shumta armësh të ftohta.
Partizanë të arrestuar nga trupat italiane të Istrias rrëfyen se Norma ishte përdhunuar nga një numër i madh titistësh dhe më tej ishte hedhur e gjallë në foibe.

Më 22 dhjetor të vitit 2005 Norma Cossetto-s iu dha nga Presidenti i Republikës italiane Medalja e artë për Merita Civile, me motivimin “Studente e re istriane, e kapur dhe burgosur nga partizanët sllavë, u torturua dhe përdhunua dhe më e tej barbarisht u hodh në një foibe. Një dëshmi e qartë e kurajës dhe atdhedashurisë.”

Aldo Di Lello

* Gropa karstike në të cilat partizanët e Titos hidhnin trupat e italianëve, madje shpesh herë edhe të gjallë. Përllogaritet që vetëm në Trieste dhe Istria partizanët sllavë të kenë vrarë, me këtë mënyrë, rreth 11 000 civilë italianë.

http://8mvsk.wordpress.com/2014/12/15/k ... ne-istria/
D.B.: Italianët përkujtojnë "Le Foibe", që janë shpella vertikale në zonën e Friulit dhe Venecia Xhiulias. Në këto shpella kanë dhënë shpirt me mijra italianë, të hedhur aty nga kasapët jugosllavë! Por më e keqja është se komunistët italianë nuk kanë lejuar për gati 50 vjet që të flitej dhe
dënohej publikisht kjo masakër!

M V S K: .. edhe vazhdojnë ende. Janë vërtetuar edhe akte vandalizmi,
kryer nga grupime të majta, ndaj përkujtimoreve të këtyre viktimave.
Kritika të ashpra komunistët i kanë drejtuar edhe RAI-it për prodhimin
e një filmi televiziv (Il cuore nel pozzo) dhe të një dokumentari në 3D.
Pak a shumë si këtu; breza të tërë u rritën pa dëgjuar as për Masakrën e
Tivarit dhe as për kampet e përqendrimit të ngritur nga bolshevikët pasi
morën pushtetin. Porsi komunistët në Itali, edhe këta tanët vazhdojnë
ende t'i mohojnë, t'i fshehin, nënvlerësojnë etj etj.
Por Italia e ka një ditë të kujtesës, ne ende sot nuk kemi një ditë për të
përkujtuar krimet komuniste, madje dhe më keq, këtë 8 dhjetor na dolën
në skenë dhe "heronj" të rinj, duke e shpërfytyruar përmbajtjen e atyre
ditëve.

Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”