"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Emigrim kolosal është problemi i shekullit të 21

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Emigrim kolosal është problemi i shekullit të 21

#1

Post by Adriana » Mon Sep 07, 2015 9:16 am

[quoteemNga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)]Zgjidhja e krizës së refugjatëve nuk është ftesa e tyre në Evropë.

”Mbaje zemrën tënde të ngrohtë, por kokën të ftohtë”, - më thoshte gjyshi im.
Evropa është në rrugën për të përjetuar një ndryshim demografik të përmasave biblike përmes migrimit historik. Kjo çka ndodhën është një pushtim i Evropës e cila i bën harakiri vetvetes. Çdo shtet ka të drejtë dhe obligim për të mbrojtur kufijtë, integritetin dhe sovranitetin e vet. Refugjatët e vërtetë janë të ulur dhe vuajnë tmerrësisht në gërmadhat e vendit të tyre në Siri e gjetiu; atyre duhet ndihmuar atje në vendin e origjinës apo në vendin e sigurt më të afërt. Kjo edhe për shkakun se çmimi për 1 “refugjat” që strehohet (ndihmohet) në Evropë është barazi me çmimin e 40 refugjatëve që do të ndihmoheshin në afërsi të vendit të origjinës Afrikë/Azi. Pse të ndihmojmë vetëm 1 njeri në vend që të ndihmojmë 4o?
***

BE duhet të dëbojë menjëherë këta 98% “refugjatësh” fals (shumë prej tyre vrasës mizor dhe kriminel të rrezikshëm) cilët nuk janë aspak të interesuar të strehon te fqinjët dhe vëllezërit pasanik të një gjaku, gjuhe, feje, kulture, kontinenti: në Liban, Jordani, Egjipt, Arabi Saudite, Oman, UAE, Katar, Kuvajt, apo në Turqi, Iran etj, shtete të sigurta ku nuk bëhet aspak luftë. Jo, këta manipulues që janë lindur të jetojnë në vendet e nxehta me diell, nuk ndalen në shtetin e parë të sigurt ku u garantohet një jetesë normale por udhëtojnë nëpërmes 99 shteteve tjera të sigurta me dëshirën fanatike të arrijnë në shtetet më të largëta (dhe më të pasura) të Evropës Perëndimore: Gjermani, Suedi, Norvegji etj ku mbizotëron koha e keqe me mjegull, shi, borë dhe të ftoftë. Pa koment.

Agjencia Kufitare e BE-së Frontex raporton se ka lindur një treg për pasaportë false sirian në Turqi dhe se shumë “refugjatë” që flasin arabisht por janë me origjinë nga ato 100 shtetet tjera arabe, i blejnë ato. Shkaku pse i blejnë: Gjermania dhe Suedia kanë njoftuar se të gjithë sirianët në praktikë do të fitojnë azil. Prandaj fluksi i refugjatëve të rremë është i pafund.
Gjermania ka pushtet të tepërt brenda BE-së, vendet e vogla absolutisht nuk kanë asnjë ndikim në atë që ajo vendos. Kur Angela Merkel urdhëron vendet e tjera të kërcejnë, ata përgjigjen: "Sa lartë?”. Ajo tani po e udhëheqë Evropën drejtë në gropë, pa aftësinë për të dalë përsëri.

Duke deklaruar se të gjithë “refugjatët” janë të mirëpritur në Gjermani, rrjedha e azilkërkuesve të paligjshëm do të jetë në rritje. Brenda pak vitesh do të pushtohet e gjithë Evropa dhe do të harxhohen të gjitha përfitimet e mirëqenies sociale për të cilat paraardhësit tanë (evropian) kanë punuar dhe luftuar, në mënyrë që brezat e ardhshëm të lulëzojnë. Vendet e Evropës do të falimentojnë. Do të thahet dhe zbrazet i gjithë sistemi i mirëqenies, por kjo është ndoshta ajo që Merkel dëshiron dhe ne vetëm mund të spekulojmë në: PSE?!

***
Mbetet vetëm për t'u përgatitur.

Migrimi kolosal nga Afrika/Azia në Evropë do të vazhdojë për dekada të tëra. Hulumtimet tregojnë se nuk është lufta, por paratë, e cila motivon njerëzit për të migruar. Politikanët me vite kanë besuar se do të ketë më pak emigracion pasi vendet e varfra u bënë më të pasura. Në realitet ndodhë e kundërta.

Kur ekuipazhi i marinës HMS Bulwarsk për herë të parë i peshkuan (i shpëtuan) “refugjatët”nga Deti i Mesdheut, ata pritshin që të gjejnë më të uriturit, më të ligshtit, më të sëmurët, më të leckosurit, më të rraskapiturit e rruzullit tokësor. Në vend të kësaj ata gjetën njerëz me shëndet relativisht të mirë, të mirë-veshur, të pajisur me telefona celularë prej më modernëve dhe kartat e kreditit të cilat ata kanë për qëllim t`i përdorin kur ata të shkelin në brigjet e Italisë. Ushtria zbuloi diçka që politikanët dhe pseudo-intelektualët akoma nuk e kanë kuptuar - se kjo nuk është vetëm një krizë e refugjatëve. “Varfanjakët” e botës janë duke lëvizur për shkak se ata nuk janë të varfër si më parë dhe kanë ekonomi solide (disa dhjetëra mijë euro në dispozicion) për të udhëtuar.

Shumë njerëz ikin nga lufta, por shumica ikin për të kërkuar një jetë më të lezetshme. Nevojtarët, varfanjakët e vërtetë nuk kanë asnjë shans të ikin.

Gjendja kurrë nuk ka qenë më mirë. Që nga koha e Bill Klintonit, përqindja që jetojnë në varfëri të skajshme është përgjysmuar. Kurrë nuk ka qenë më pak dhunë se tani. Konflikti në Siri është një përjashtim në një periudhë historike, ku lufta ka qenë në tërheqje.

Ndoshta kjo nuk ndjehet siç them unë, por bota është më e begatë dhe më e qetë se në çdo kohë në historinë njerëzore, megjithatë numri i emigrantëve rekord i lartë. Por nuk ka asnjë paradoks këtu. Sa më shumë njerëz kanë lek për të lëvizur, aq më shumë prej tyre e bëjnë atë - me një rrezik jashtëzakonisht të lartë personal.

Kur një vend i varfër bëhet më i pasur, e rritën emigrimin derisa të bëhet aq i pasur sa vendet më të pasura. Ky proces merr disa dekada dhe vetëm kur ajo është e përfunduar pasuria do të tejkalojë emigrimin.

Lufta është një katalizator. Nëse ka ndodh një konflikt dhe vendi nuk është aq i varfër sa ishte dikur, ka më shumë njerëz nga ata që janë të prekur të cilët i përballojnë shpenzimet e ikjes për në vendet më të pasura botërore.

Epoka digjitale gjithashtu do të thotë se ata kanë informacionin e nevojshëm.

Emigrimi nga Gambia, Senegali dhe Nigeria e ilustrojnë këtë. Të gjitha janë vende të qeta - pavarësisht nga grupet islamike terroriste në Nigeri - me stabilitetin politik dhe rritjen ekonomike. Megjithatë e përjetojnë, sidomos dy të parat, një eksod masiv i të rinjve që përdorin kontrabandistët për të ardhur në Evropë.

Përveç kësaj, diaspora jashtë vendit është një forcë lëvizëse për më shumë emigracion. Është vërtetuar se në qoftë se ka një grup të madh të ish bashkatdhetarëve në një vend evropian, kjo do të tërheqë më shumë emigrantë nga i njëjti vend në një lloj "Efekti-kryeurë”

Njerëzit në diasporë i ndihmojnë të afërmit dhe miqtë në vendin e tyre të origjinës me informacione, lek dhe ndonjëherë kalim të paligjshëm të kufirit.

“Shpeshherë janë të afërmit kontrabandistët e anëtarëve të familjes që hyjnë në vendin tim”, - më thotë mua një avokat policor nga një vend i madh i BE-s me të cilin kontaktoj shpesh.

Të gjithë azilkërkuesit marrën ndihmë për udhëtimin, nga kontrabandistët gjatë udhëtimit, apo nga të afërmit që tashmë gjenden në Evropë.

Globalizimi e ka transformuar lëvizjen globale të njerëzve, si dhe të mallrave dhe të hollave.

Nëse ti e gjykon gabimisht një krizë refugjatësh, do të krijosh një krizë politike.

Angazhimi që ka për qëllim të ndihmojë mund të përfundojë duke shkaktuar dëme me koston e shumë jetëve. Prej ditës që marina italiane vendosi të ndërmarrë operacionet e shpëtimit në Mesdhe, numri i atyre që kaluan detin por edhe i të zhdukurve që u mbytën në përpjekjet për ta kaluar atë, është trefishuar.

Një fotografi e një fëmije të mbytur është shpirt-copëtuese, por nuk duhet të ndryshojë politikën: një përgjigje e gabuar mund të çojë në vdekjen edhe të më shumë fëmijëve. Ka shumë gjasa që qindra fëmijë në Jemen të vdesin nga uria në dimër, viktima të luftës civile në vend - ne nuk do t`i shohim fotot e vdekjes së tyre, sepse nuk ka gjasa që dikush do të drejtojë një fushatë për ta. Por kjo nuk është një tragjedi më e vogël.

Por le të mos pretendojmë se duke u dhëne azil disa qindra mijë apo dhjetë milion njerëzve do të ndihmojmë 60 milion refugjatë të regjistruar nga OKB; 3-4 miliardë të varfër nga i gjithë rruzulli tokësor do të fillonin rrugën për në Evropë, nën maskotën e termit “Refugjatë”.

Ky imigrim kolosal është problemi i shekullit të 21, shumë më i madh se Siria dhe më i madh se autoritetet në Bruksel të cilët akoma nuk zgjohen. Burrat e vdekur nuk duhet të zgjohen.

Evropa nuk duhet të përqendrohet vetëm në atë se si refugjatët dhe emigrantët duhet të vendosen pa e luftuar gjithashtu edhe arsyen pse ata vijnë.

Zgjidhja e krizës së refugjatëve nuk është ftesa e tyre në Evropë.[/quoteem]

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4129
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Emigrim kolosal është problemi i shekullit të 21

#2

Post by Zeus10 » Mon Sep 07, 2015 12:26 pm

Dikush, deshiron nje bote te trazuar, pra me konflikte, megjithese pjesa me e madhe e kombeve duan paqe. Ne kete skenar, dikush kerkon nje Gjermani te dobet, dhe kjo eshte e vetma menyre per ta destabilizuar ate.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Emigrim kolosal është problemi i shekullit të 21

#3

Post by Adriana » Fri Sep 11, 2015 6:16 am

Image
(Foto: Mars 2015)
Dhjetë shtetet me numrin më të madh të refugjatëve

E ashtuquajtura “Pranvera Arabe” solli me vete shumë konflikte të pazgjidhura veçanërisht në Libi dhe Siri. Kjo solli edhe fluksin e madh të refugjatëve këtë vit, duke qenë edhe tematika kryesore e bisedimeve të diplomatëve.

Pavarëisht se numri i refugjatëve është fluid, disa statistika kanë mundësuar të gjejnë dhjetë shtetet me numrin më të madh të refugjatëve.

Sipas tyre, Pakistani strehon 2.6 milion refugjatë, kryesisht nga Afganistani; Jordania 2.5 milion kryesisht nga Siria; Turqia 1.7 milion edhe kjo nga Siria kryesisht, Libani 1.1 milion, Irani 1 milion, vendi afrikan, Kenia strehon 650 mijë refugjatë kryesisht nga Somalia, Gjermania 570 mijë, Çadi 366 mijë dhe Kina 301 mijë.
Shifrat janë nga Maji i këtij viti, ndërsa sot ata janë rritur kryesisht në vendet si Gjermania dhe shtetet fqinje të Sirisë. Edhe Siria ka strehuar një numër të madh të refugjatëve para Luftës Civile, që arrinte deri në 1.2 milion, kryesisht palestinezët.Për kuriozitet Shqipëria strehon vetëm 82 refugjatë, duke u ndodhur në vendin e 138.

Kombësitë që largohen më së shumti janë, palestinezët me 5.2 milion, sirianët me 4 milion, e më pas vijnë irakenët, somalezët, sudanezët e birmanezët. Shqipëria ndodhet në vendin e 45 me 13.551 të larguar, ndërsa për Kosovën nuk ka të dhëna konkrete./ Bota Sot

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Emigrim kolosal është problemi i shekullit të 21

#4

Post by Adriana » Mon Oct 26, 2015 1:31 pm

FOTO / Pamjet dramatike! BE: Emigrantët do vërshojnë në Shqipëri


Bashkimi Europian është i shqetësuar se trafikantët e njerëzve do hapin një tjetër kalim për emigrantët në det, nga Shqipëria drejt Italisë, nëse mbyllen kufinjtë tokësorë në Ballkan.

Lajmin e bën të ditur Reuters.

Dy dekada pasi mijëra shqiptarë u arratisën drejt Italisë, duke përshkruar 80 kilometra në det, liderët e BE dhe të Ballkanit thonë se kjo rrugë mund të ringjallet fuqishëm.

“Eksiston rreziku që kalimi nga Shqipëria drejt Italisë të bëhet rruga e re në dimër,” tha një zyrtar i lartë i BE për Reuters.

Rruga drejt Italisë mund të jetë më e shpejtë, por më e rrezikshme.

Ndërkohë këto pamje dramatike tregojnë se si mijëra emigrantë po marshojnë drejt Sllovenisë.

Kriza e emigrantëve po shkakton shumë probleme brenda Bashkimit Europian.

Ajo ka dobësuar popullaritetin e kancelares gjermane Angela Merkel në shtëpi, ndërkohë që disa liderë të BE si kryeministri slloven thonë se BE mund të ndahet nëse nuk ka një marrëveshje për zgjidhjen e krizës.


Fotot janë bërë nga ajri dhe tregojnë emigrantët duke kaluar Kroacinë për në Slloveni:

Image

Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Emigrim kolosal është problemi i shekullit të 21

#5

Post by Adriana » Sun Jan 17, 2016 7:53 pm

[quoteemMax Hofmann komenton: EVROPA / Viti i shansit të fundit] BE ndeshet me disa kriza, por vetëm kriza e refugjatëve ka potencialin e varrosjes së unionit. Fjalimi i Junckerit zbuloi për herë të parë zhgënjimin e thellë, izolimin e Merkelit në Bruksel, mendon Max Hofmann.

Në fillim konferenca e parë e Vitit të Ri të Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker të dukej objektive. Ai bëri një restrospektivë të vitit të kaluar, ku foli për marrëdhëniet me Parlamentin Europian (një histori suksesi) por edhe për fondin e fjetur të investimeve, (ende jo një histori suksesi). Por pas kësaj rifilluan apelet drejtuar vendeve anëtare të marrin përgjegjësinë që u takojnë, sidomos në krizën e refugjatëve.

„Më ka ardhur në majë të hundës që Komisioni duhet të pranojë të gjitha kritikat që i bëhen, ndërsa vendet anëtare nuk i plotësojnë detyrimet e tyre.“ Këtë fjali e kanë dëgjuar shpesh gazetarët në Bruksel, por asnjëherë nuk ka pasur kaq zhgënjim në fjalët e Jean-Claude Junckerit si kësaj here. Ai që në marrjen e mandatit kishte bërë thirrje për Komisionin e shansit të fundit, e ndjen se si po ikën ky shans nga duart, i papërdorur. Të gjitha planet për t'i dalë zot krizës së refugjatëve, sigurimi i kufijve të jashtëm, ngritja e „Hotspot“-eve për regjistrimin e migrantëve dhe në fund pika qendrore: shpërndarja e drejtë e refugjatëve brenda BE-së – të gjitha nuk janë veçse fjalë në erë deri më tani.



Merkel me gjithnjë e më pak aleatë

Megjithatë Presidenti i Komisionit Europian nuk do të dorëzohet, ai flet me vendosmëri, por faktet flasin një gjuhë tjetër. 160.000 refugjatë duhet të shpërndanin vendet e BE-së, një pikë uji në oqean. Por edhe këta refugjatë vendet e BE-së nuk arrijnë t'i shpërndajnë si duhet. Disa pak qindra vetë janë ngjitur në avione për të shkuar në një vend të BE-së sipas procedurave. Shtetet e njohura si shtetet e Vishegradit në Lindje të BE-së, me në krye Hungarinë dhe Poloninë refuzojnë bashkëpunimin, megjithë vendimet zyrtare. Madje edhe në Francë ky plan nuk gjen shumë mirëkuptim.
Kancelares Merkel, e cila lufton për këtë plan, po i ikin aleatët në Bruksel. Ironi, por Juncker-i, veprimet e të cilit nganjëherë e kanë zemëruar Berlinin, është i fundit që i mbetet besnik. Ai e mbron me sa ka fuqi planin e refugjatëve, por me këtë edhe të gjithë BE-në, Bashkimin e tij Europian, tek i cili ai ka vite që jep kontributin e tij. Kriza e refugjatëve rrezikon lirinë e udhëtimit të njerëzve në BE me vendosjen pa u vënë edhe aq re të kontrolleve kufitare. Kush rrezikon Shengenin, rrezikon tregun e brendshëm, tregun e punës, në fund Euron dhe të gjithë BE-në, argumenton Juncker.

Mbyllja e kufijve

Ministri gjerman i Financave, Schäuble përdori të njëjtin ton të premten (15.01) në Bruksel duke i dhënë një rëndësi të re deklaratave të Junckerit. "Po qe se edhe Gjermanisë do të duhet t'i mbylli kufijtë", paralajmëron ai, "ky do të ishte një „rrezik shumë i madh për Europën“. Ai ka të drejtë! Rrallë janë përdorur tone të tilla, por prapë pa ndonjë efekt. Kush arrin të shkojë deri në përfundimin logjik të kësaj situate, ai e di se në fund kancelarja gjermane dhe Gjermania nuk kanë rrugë të tjetër veçse t'i mbyllin kufijtë.

Juncker përmend në fjalimin e tij edhe kantieret e tjera të Europës për 2016-n: Një “Brexit” i mundshëm, rrezikimi i shtetit ligjor në Poloni, rritja e ngadaltë ekonomike e të tjera e të tjera. Por vetëm kriza e refugjatëve ka potencialin e varrosjes së BE-së. Këtë e dinë edhe krerët e shteteve e qeverive të BE-së. Se pse ky mohim i vazhdueshëm për të ofruar një zgjidhje konstruktive, nuk dihet. Ndoshta shpresa se të tjerët e zgjidhin këtë punë? Apo është hakmarrje ndaj Merkelit? Hakmarrje për të gjitha seancat e pafund në Bruksel në vitet e fundit, hakmarrje për influencën dhe patundshmërinë tek tema të caktuara?


Shansi i fundit ka kaluar ndërkohë?

Sa më e dobët kancelarja Merkel në Gjermani, aq më të fortë armiqtë e saj në BE. Këtë e di edhe Junckeri. Prandaj ai del fort në mbrojtje të saj dhe planeve për kapërcimin e krizës së refugjatëve. Dy luftëtarë të vjetër të bashkuar më në fund në skenën europiane. Ndoshta jo gjatë. Sepse nuk ka asnjë shenjë që ky plan të funksionojë vërtet. Jo zyrtarisht në Bruksel edhe politikanë me përvojë të thonë se ideja e një shpërndarjeje të drejtë të refugjatëve ka vdekur ndërkohë. Pra, me shumë gjasa edhe shansi i fundit ka kaluar.

Data :17.01.2016 Max Hofmann
Autor: Max Hofmann Deutsche Welle Studio Brüssel
[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Emigrim kolosal është problemi i shekullit të 21

#6

Post by Adriana » Mon Jan 18, 2016 10:58 pm

[quoteemTest për kryengritje kundër Merkelit, Autor: Volker Wagener]Numri i refugjatëve rritet, preferenca për Merkelin bie
Në popullsinë gjermane ka rënë besimi tek motoja optimiste e Merkelit "Ne ia dalim mbanë". Për herë të parë më shumë se gjysma e gjermanëve (51%) janë të mendimit se "ne nuk ia dalim mbanë", këtë e thonë sondazhet e televizionit publik gjerman, ARD. Vetëm 44% e mbështesin Merkelin. Ndërsa barometri politik i televizionit të dytë publik, ZDF bie më me shpejtësi për Merkelin. Rreth 60% e të anketuarve janë të mendimit se Gjermania nuk mund ta përballojë një numër kaq të lartë refugjatësh. Në dhjetor numri i atyre që ishin kundër kursit të Merkelit kapte vetëm shifrën 46%.

Testimi më 26 janar
Që në takimin e parë të fraksionit në janar u fol ashpër. Me zë të lartë dhe emocionalisht. Merkelit i është kërkuar të korrigjojë kursin e saj. Duket se takimi ka qenë një tribunal kundër Merkelit. Nërkohë rebelët brenda fraksionit kanë shkruar edhe një letër që ndërkohë është nënshkruar prej 40 vetëve nga 310 gjithsej, e cila do t'i dorëzohet kancelares. Përmbajtja nuk është bërë publike - kaq luajalitet e pret Merkeli.
Por në takimin më 26 janar pritet raundi final për Merkelin. Sidomos nëse ajo nuk arrin sukses në konsultimet gjermano-turke më 22 janar, ku synohet të bindet Turqia për të frenuar dukshëm numrin e refgjatëve-. Por kjo do të plotësohet nëse BE ofron 3 miliardët e premtuara Turqisë si ndihmë në politikën ndaj refugjatëve. E me gjasë e ardhmja politike në vend e Merkelit mund të vendoset në Bosfor./DW/[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Emigrim kolosal është problemi i shekullit të 21

#7

Post by rrëqebull » Wed Mar 02, 2016 9:36 pm

FOTOT/ Në prag lufte! Emigrantët e "Xhunglës" sherr me thika, kampi në flakë

Që prej nisjes së aksionit të trupave speciale franceze për spastrimin e “Xhunglës” në Calais, ku rrinin emigrantët, kanë nisur trazirat dhe ka pasur raste të shumta dhune nga emigrantët, që nuk pranojnë të largohen.

Ditën e sotme ka pasur raste të shumta dhune dhe përdorim armësh të ftohta, siç shihet edhe në foto.

Image

A ka luftë në Francë? Jo.
Atëherë nga se po kërkojnë që të largohen këta "refugjatë" "mallëngjyes" dhe "paqedashës"?

Po në Anadoll dhe Greqi a ka luftë? Jo.

Atëherë mos bini pre të propagandave mediatike kundraevropiane e syleshe që përzgjedhin pamje 'përlotëse' për t'ju bindur se këta janë "refugjatë" që "po ikin nga lufta" e që "duan paqe". As 10% e tyre nuk janë sirianë dhe këto pamje e ngjarje tregojnë se këta njerëz jo vetëm që nuk duan paqe dhe jo vetëm që po krijojnë gjendje gati-lufte kudo ku po shkelin, por tregojnë gjithashtu se këta duan që të shkojnë në Evropën veriore [po bëjnë kryengritje se nga kampi në Kale duan që të shkojnë në Britani] për të jetuar si parazitë në kurriz të evropianoveriorëve dhe të sistemeve të ndihmës ekonomike që ata kanë ngritur për kombet e tyre (dhe që deri më tani kanë funksionuar ngaqë nuk janë keqpërdorur e shtrydhur prej tyre; sepse në vendet si Suedia, mendësia e svedëve është e tillë që, nëse merr ndihmë nga shteti, duke pasur çdo mundësi për të punuar vet, je duke bërë një turp e madje një mëkat).
S'do mend që ato sisteme ekonomike e madje e gjithë infrastruktura shoqërore e shtetërore do të shemben nëse do të vazhdojë kjo dyndje dhe ky shfrytëzim parazitor nga ana e joevropianëve.

Mendoni pak sikur çdo ditë, pa ndërprerje, t'ju kërkohej që të "mirëprisnit" lypsarë të panjohur në shtëpinë tuaj, ku jetoni me familjen tuaj. Për sa kohë do të mund të vazhdonit që t'i ushqenit e strehonit të gjithë ndërkohë që numri i tyre do të ishte në rritje dhe ndërkohë që shumë prej tyre do të fillonin të shfaqnin 'mosmirënjohje' (për ta thënë butë) duke ngacmuar e kërcënuar të afërmit tuaj? Sa lypsarë parazitë do të duhej që të pranonit për mos t'u quajtur "ksenofobë" nga shërbëtorët e atyre që jua kanë prurë ata në derë me synimin e qartë për të prëvetësuar shtëpinë tuaj e madje për ta shkatërruar atë bashkë me familjen dhe ekonominë tuaj? Bëjani vetes këto pyetje.

Duhet të kuptojmë se ne kombeve evropiane nuk po na kërkohet që të jemi "mikpritës", por po na kërkohet që të pranojmë shembjen e gjithçkaje që kemi ndërtuar deri më tani. Po na kërkohet që të "mirëpresim" një tjetër pesëqindjveçar a kushedisesavjeçar nën pushtim joevropian kundraevropian.

Pamjet që shihni nuk tregojnë vetëm atë që ka ndodhur sot në këtë kamp, por atë që ka për të ndodhur në çdo qytet evropian nëse kjo dyndje parazitësh, kolonizatorësh e pushtuesish joevropianë do të vazhdojë të shkaktohet nga globalistët e të lejohet nga dordolecikanët ultraetnomazokistë me psikoza makutërie që ata kanë vendosur në pushtet duke i droguar me fonde. [Prandaj dordolecikanëve tek ne, siç mund të keni vënë re këto ditë, u kanë filluar krizat e mosmarrjes së dozës dhe kanë filluar të lozin letrën e 'mëdyshjes'. Globalistët e BE-së i presin me padurim këto kriza të dordolecëve të tyre sepse me të njëjtën dozë (fond) mund të përfitojnë prej tyre deri edhe dy-trefish të shërbimit (numër "refugjatësh")].

Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”