"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Rusia dërgon ushtarë në Siri

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3188
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Rusia dërgon ushtarë në Siri

#1

Post by Adriana » Thu Sep 10, 2015 6:24 pm

Flitesh gjate gjithe veres qe ne shtator rusia do dergoj ushtare ne siri, sot u konfirmua, te gjitha mediat e kane kthyer kete ne temen me kryesore te dites, ne disa media titujt e artikujve ishin: Ndizet situata, Cfare kerkon Puti ne Siri, Cfare do ndodhe tani e tutje, etj, etj, etj.
Fillimisht u tha se po dërgon vetëm armë. Por tani mësohet se presidenti rus, Vladimir Putin ka dërguar edhe ushtarë në Siri. Ushtarët rusë do të mbështesin trupat qeveritare të diktatorit Bashar al-Assad. Këtë e bën të ditur agjencia Reuters.

Fillimisht raportohet se numri i ushtarëve rusë është i vogël. Mendohet se ushtarët po ndihmojnë në ndërtimin e një aerodromi pranë qytetit Latakia. Ai do shërbejë si një pikë mbështetje për sulmet e ardhshme nga ajri.

Qeveria amerikane ka reaguar e shqetësuar. Një zëdhënëse e Pentagonit tha se ata po e ndjekin nga afër situatën.

Edhe Izraeli ka konfirmuar praninë e ushtarëve rusë në Siri. Sipas Bild, Moska do të nisë luftën kundër rebelëve islamikë. Perëndimi druhet se këto armë dhe ushtarë rusë do të përdoren për të sulmuar edhe opozitën siriane.

Si pasojë, kriza e refugjatëve vetëm sa do përkeqësohet...

Buron nga: Mapo.Al
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4127
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Rusia dërgon ushtarë në Siri

#2

Post by Zeus10 » Fri Sep 11, 2015 3:52 pm

Adriana wrote:Flitesh gjate gjithe veres qe ne shtator rusia do dergoj ushtare ne siri, sot u konfirmua, te gjitha mediat e kane kthyer kete ne temen me kryesore te dites, ne disa media titujt e artikujve ishin: Ndizet situata, Cfare kerkon Puti ne Siri, Cfare do ndodhe tani e tutje, etj, etj, etj.
Fillimisht u tha se po dërgon vetëm armë. Por tani mësohet se presidenti rus, Vladimir Putin ka dërguar edhe ushtarë në Siri. Ushtarët rusë do të mbështesin trupat qeveritare të diktatorit Bashar al-Assad. Këtë e bën të ditur agjencia Reuters.

Fillimisht raportohet se numri i ushtarëve rusë është i vogël. Mendohet se ushtarët po ndihmojnë në ndërtimin e një aerodromi pranë qytetit Latakia. Ai do shërbejë si një pikë mbështetje për sulmet e ardhshme nga ajri.

Qeveria amerikane ka reaguar e shqetësuar. Një zëdhënëse e Pentagonit tha se ata po e ndjekin nga afër situatën.

Edhe Izraeli ka konfirmuar praninë e ushtarëve rusë në Siri. Sipas Bild, Moska do të nisë luftën kundër rebelëve islamikë. Perëndimi druhet se këto armë dhe ushtarë rusë do të përdoren për të sulmuar edhe opozitën siriane.

Si pasojë, kriza e refugjatëve vetëm sa do përkeqësohet...

Buron nga: Mapo.Al
Une nuk shoh ndonje problem ketu. Opozita siriane, duhet te pushoje kryengritjen, sepse vendi eshte shkaterruar keqaz dhe cdo kundershti, qe ata mund te kene me Bashar, nuk justifikohet me gjithe ate shkaterrim. Nga ana tjeter, gjithkush eshte i ftuar te luftoje kunder ISIS, kesaj organizate fantazme, qe nuk merret vesh cfare jane, ekstremiste islamike, apo diversioniste, me mision shkaterrimin e botes arabe dhe njollosje te fese se tyre.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3188
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Rusia dërgon ushtarë në Siri

#3

Post by Adriana » Tue Oct 06, 2015 2:10 pm

Zeus10 wrote:
Une nuk shoh ndonje problem ketu. Opozita siriane, duhet te pushoje kryengritjen, sepse vendi eshte shkaterruar keqaz dhe cdo kundershti, qe ata mund te kene me Bashar, nuk justifikohet me gjithe ate shkaterrim. Nga ana tjeter, gjithkush eshte i ftuar te luftoje kunder ISIS, kesaj organizate fantazme, qe nuk merret vesh cfare jane, ekstremiste islamike, apo diversioniste, me mision shkaterrimin e botes arabe dhe njollosje te fese se tyre.


As une nuk shoh ndonje problem ketu, por kur behet fjale per ''superfuqi'' ''amerikane'', ''europiane'', apo ''ruse'', gjithmon ndizen debatet... Ja dhe nje debat tjeter...

  Putin dërgon Spetsnaz-ët e frikshëm në Siri

Rusia ka dërguar në Siri edhe trupat e saj speciale, për të mbështetur përpjekjet e presidentit sirian Bashar al-Assad në shtypjen e opozitës.

Njësiti i frikshëm, Spetsnaz ka mbërritur në Siri së bashku me një batalion tjetër special.

Qëllimi është që të luftojnë rebelët, përfshi edhe grupet e moderuara si Ushtria për Çlirimin e Sirisë.

Një burim ushtarak tha për Mirror: “Marinsat e Putinit janë aty për të ruajtur bazën ajrore që po përdorin për sulmet nga ajri”.

“Por trupat si Spetsnaz nuk janë aty për të ofruar siguri për objekte statike. Ata janë shumë agresivë dhe shumë të stërvitur”.

“Qëllimi i tyre është që të eliminojnë rebelët. Ata nuk janë aq të përgjegjshëm sa forcat speciale britanike apo amerikane. Ata fshijnë nga faqja e dheut këdo që kërcënon regjimin e Assad. Me çdo mjet”.

Putin vazhdon të pretendojë se qëllimi i tyre është që të luftojnë Shtetin Islamik, por SHBA dhe aleatët mendojnë se Moska po shënjestron armiqtë e Assad.

Ndërkohë Turqia ka thirrur për herë të dytë ambasadorin rus, pasi një tjetër avion dhunoi hapësirën e tyre ajrore.

Moska thotë se janë gabime në navigim. Por NATO thotë se nuk janë gabime.

Mapo.Al  


-eek- Shume foto interesante kjo e kalendarit qe paska ne dhomen e tij ''islamisti'', kuranin ne tavoline, dhe ''kunder kuranin' te varur ne mur...
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4127
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Rusia dërgon ushtarë në Siri

#4

Post by Zeus10 » Tue Oct 06, 2015 4:38 pm

Kjo puna e ISIS, mua me shqeteson, sepse me duket si nje organizate e stisur, vetem per te mbajtur tensionet lart. Te gjitha fuqite e medha, jane te interesuara te kene nje "armik", ne Lindjen e Mesme dhe ky armik, u sajua tani me emrin ISIS, kur Al-Kaedes i doli boja, si nje organizate fantazme, qe ashtu si hyri ne kronikat e medias se kontrolluar, ashtu dhe doli.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3188
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Rusia dërgon ushtarë në Siri

#5

Post by Adriana » Thu Nov 19, 2015 1:48 pm

  Putin për terroristët: Falja mes tyre dhe Zotit, unë organizoj takimin

Pas sulmeve të përgjakshme në Paris, presidneti rus Vladimir Putin ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik me deklaratat e tij. Ai ka tërhequr vëmendjen prej deklaratës se do t’i ndiqte terroristët edhe në tualet.

Në vitin 1999 Putin, atëherë kryeministër, pohoi: Do t’i përndjekim terroristët kudo, nëse bëhet fjalë për një aeroport, atëherë në aeroport; dhe nëse i gjejmë në banjë, më falni, por do t’i asgjësojmë në banjë. Kaq është, këtu përfundon kjo”.

Fraza u shndërrua në një slogan të Putinit dhe është rishfaqur në rrjetet sociale sidomos pas sulmeve terroriste. Ajo u citua gjerësisht në Tëitter pas sulmeve në maratonën e Bostonit, në prill të 2013, apo pas sulmeve në redaksinë e Charlie Hebdo në janar 2015.

Gjatë ditëve të fundit përdorues të rrjeteve sociale kanë shpërndarë fjali të tipit: “On ira les buter jusque dans les chiottes” (Do ju asgjësojmë, madje edhe në banjë).

Në të njëjtën kohë gjatë një prej fjalimeve të presidentit rus, pas sulmit të 13 nëntorit në Paris, ai ka shprehur një tjetër thënie që ka bërë bujë në rrjet... “Falja e terroristëve varet nga Zoti, por dërgimi i tyre tek ai, varet nga unë”. / Mapo.Al /  



-waiting- Ndersa une kur lexova titullin e ketij artikulli mendova se behesh fjale per filmin Man on Fire, ( nje nga filmat e mij favorite) luajtur nga aktori Denzel Washington (2004) gjate hakmarrjes ndaj mafies meksikane aji perdor kete fraze qe mesa duket i paska ''pelqeyr'' edhe Putinit aq shume sa nuk i ka hequr as pike as presje.... ;)

Mund ta ndiqni ne videon e meposhtme, konkretisht ne minuten 1:22:55

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3188
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Rusia dërgon ushtarë në Siri

#6

Post by Adriana » Tue Jan 26, 2016 11:42 pm

Nuk dihet sa i vertet eshte ky lajm por, megjithate une mendova ta sjell ketu:
  Kërcënon Putin: Do ta rrafshoj Arabinë Sauditë nëse vazhdon të financojë terrorizmin!

Rusia i ka dërguar një mesazh Arabisë Sauditë ku i kërkon të heqë dorë nga financimi i terrorizmit ndryshe do të përballet me bombardimet ruse.

Zëdhënësi i Putin Dmitry Peskov ka thënë se “liderët sauditë kërkojnë të mbajnë pushtetin dhe të rrisin ndikimin në rajon duke destabilizuar vendet fqinje”.

Më herët edhe Putin kishte kërkuar nga sauditët që të heqin dorë nga mbështetja e terrorizmit.

“Këshilloj sauditët që gjenden në Siri të heqin dorë nga komplotet e tyre dhe financimi i terrorizmit ndryshe do të ekzekutohen pa pikë mëshire”, tha Putin.

Ai lëshoi edhe një kërcënim ndaj sauditëve, që mund të jetë një pikënisje konflikti.

“Nës e Arabia Saudite vijon të financojë terrorizmin, do t’i bombardojmë aq shumë sa t’i kthejmë në Epokën e Gurit”, tha Putin.

Prej kohësh Putin akuzon Turqinë dhe Arabinë Saudite se mbështesin financiarisht Shtetin Islamik  


Ne fakt ky artikull sot ne media ka ndezur shume debat, por fakti qe ne vet nga natyra jemi ''pak gjak nxeht'' mund te imagjinoni se ma cfare fjalori kane komentuar sot shqiptaret sapo kane lexuar te flitet per: rusi* turqi*, arabi*, por midis tyre me pelqyen dy komente ku mund te them PLOTESISHT qe kane shprehur edhe mendimin tim :D
6 orë më parë
Kurre sdo te kisha mendu se jam nje mednim me ket psikopat por sot e mbroj veq a eshte te bej rrafsh si turqine si arabine...Se na flliqen edhe trojet shqiptare me flliqsira

3 orë më parë
Kerrsh u bafshi rusi turqi arabi e serbi.


Edhe pse, po ta marrim pak me shtruar dhe, ta mendojme me gjat ketu behet ''LUFTE'' per naften dhe jo per .... dhe pse shqiptaret si konsumator e ndjene PAK ose HIC uljen e cmimit te karburanteve ne shqiperi ( trojet shqiptare) ngaqe kemi nje shtet-buro/korrupsion, por cmimet globale te naftes kane rene ndjeshem gjate vitit te sapo shkuar:


Çmimi i naftës bie në 59 dollarë
16 Dhjetor 2014
Vijon rënia e çmimit të naftës në bursën e Nju-Jorkut, duke shënuar nivelin e 59 dollarëve për fuçi, për herë të parë prej pesë vitesh. Rënia vjen për shkak të statistikave që tregojnë një ulje të kërkesës globale për naftë. Shtimi i lajmeve negative për çmimin që ka prekur tregun e energjisë, rishikimi në rënie i konsumit botëror të naftës, vendimi i marrë nga OPEC-u për të mos ndryshuar sasinë e prodhimit të naftës, janë disa nga faktorët që po ndikojnë në këtë rënie të ndjeshme të çmimit të arit të zi në të gjithë botën. OPEC, një organizatë e përbërë nga 12 vende që prodhojnë një të tretën e naftës në botë, parashikon një kërkesë prej 1.12 milionë fuçi në ditë për vitin 2015 kundrejt një kërkese prej 1.19 milion fuçi në ditë.


Çmimi i naftës në SHBA bie nën 50 dollarë për fuçi
6 Janar 2015
Në bursën e New York-ut për herë të parë çmimi i naftës për një fuçi ka rënë nën 50 dollarë (5-Janar-2015), që është çmimi më i ulët në pesë vjetët e fundit. Nga viti 2010 deri në mes të 2014-ës, çmimet botërore të naftës silleshin në rreth 110 dollarë për fuçi. Ekspertët tani parashikojnë që çmimi i naftës mund të ulet në 40 ose edhe 30 dollarë për fuçi. Nga ulja e çmimit të naftës ndër vendet që do të pësojë më së shumti, vlerësojnë ekspertët, është Rusia, një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë me një ekonomi, të ardhurat e së cilës varen nga eksporti i energjisë që përbënë 70% të të ardhurave të gjithëmbarshme. Sipas llogarive, për çdo dollarë të rënies së çmimit në naftës Rusia humb nga dy miliardë dollar në të ardhura dhe sipas Bankës Botërore nëse vazhdon ky trend atëherë do të ketë një tkurrje të ndjeshme të ekonomisë ruse.


Pse rënia e çmimit të naftës është e rrezikshme?


Ulja e çmimit të naftës është diçka e mirë për disa vende, por jo për disa të tjera. Mirëpo janë disa ekonomi të varura nga nafta, ku gjërat mund të bëhen vërtet serioze. Çmimet arritën nivelin më të ulët, pas refuzimit nga OPEC për uljen e prodhimit të naftës, pavarësisht frikërave për uljen e çmimit. Që prej kulmimit të çmimeve ato janë ulur me më tepër se 40 për qind.


Venezuela është një nga vendet më të kërcënuara nga problemet civile që mund të shkaktohen nga ulja e çmimit të naftës. Kombi latino-amerikan ka filluar të përjetojë trazira këtë vit, siç ishte rasti i protestave në Caracas në shkurt. Ndërsa konsumatorët e naftës, nga motoristët deri tek ekonomitë e uritura për energji, si ajo kineze dhe amerikane, po e shijojnë rënien e çmimeve. Nga ana tjetër, prodhuesit po përballen me një humbje të shpejtë të fitimeve në miliarda.


Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), “rëniet e vazhdueshme në çmime do ta përkeqësonin situatën për disa vende dhe kompani”, pasi “presioni për uljen e çmimeve do të rriste rrezikun për destabilitet social ose vështirësi financiare nëse prodhuesit do ta kishin të vështirë për të paguar borxhin”.


Ndërkohë, IEA ka përcaktuar Rusinë dhe Venezuelën si eksportuesit më të mëdhenj të naftës, të cilat përballen me risqet më të mëdha politike dhe sociale. Kjo pasi, në Venezuelë, rezervat e mëdha të naftës gjenerojnë gjysmën e të ardhurave qeveritare dhe kanë ndihmuar në përshpejtimin e programeve sociale, që tani janë në risk të zgjatur për shkak të uljes së çmimit të naftës. Ndërsa në Rusi, ekonomia po rimëkëmbet nga seria e sanksioneve të vendosura nga SHBA dhe BE, për shkak të ndërhyrjes ruse në krizën e Ukrainës.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”