Nuk dihet sa i vertet eshte ky lajm por, megjithate une mendova ta sjell ketu:
Kërcënon Putin: Do ta rrafshoj Arabinë Sauditë nëse vazhdon të financojë terrorizmin!
Rusia i ka dërguar një mesazh Arabisë Sauditë ku i kërkon të heqë dorë nga financimi i terrorizmit ndryshe do të përballet me bombardimet ruse.
Zëdhënësi i Putin Dmitry Peskov ka thënë se “liderët sauditë kërkojnë të mbajnë pushtetin dhe të rrisin ndikimin në rajon duke destabilizuar vendet fqinje”.
Më herët edhe Putin kishte kërkuar nga sauditët që të heqin dorë nga mbështetja e terrorizmit.
“Këshilloj sauditët që gjenden në Siri të heqin dorë nga komplotet e tyre dhe financimi i terrorizmit ndryshe do të ekzekutohen pa pikë mëshire”, tha Putin.
Ai lëshoi edhe një kërcënim ndaj sauditëve, që mund të jetë një pikënisje konflikti.
“Nës e Arabia Saudite vijon të financojë terrorizmin, do t’i bombardojmë aq shumë sa t’i kthejmë në Epokën e Gurit”, tha Putin.
Prej kohësh Putin akuzon Turqinë dhe Arabinë Saudite se mbështesin financiarisht Shtetin Islamik  |
Ne fakt ky artikull sot ne media ka ndezur shume debat, por fakti qe ne vet nga natyra jemi ''pak gjak nxeht'' mund te imagjinoni se ma cfare fjalori kane komentuar sot shqiptaret sapo kane lexuar te flitet per: rusi* turqi*, arabi*, por midis tyre me pelqyen dy komente ku mund te them PLOTESISHT qe kane shprehur edhe mendimin tim
6 orë më parë
Kurre sdo te kisha mendu se jam nje mednim me ket psikopat por sot e mbroj veq a eshte te bej rrafsh si turqine si arabine...Se na flliqen edhe trojet shqiptare me flliqsira
3 orë më parë
Kerrsh u bafshi rusi turqi arabi e serbi.
Edhe pse, po ta marrim pak me shtruar dhe, ta mendojme me gjat ketu behet ''LUFTE'' per naften dhe jo per .... dhe pse shqiptaret si konsumator e ndjene PAK ose HIC uljen e cmimit te karburanteve ne shqiperi ( trojet shqiptare) ngaqe kemi nje shtet-buro/korrupsion, por cmimet globale te naftes kane rene ndjeshem gjate vitit te sapo shkuar:
Çmimi i naftës bie në 59 dollarë
16 Dhjetor 2014
Vijon rënia e çmimit të naftës në bursën e Nju-Jorkut, duke shënuar nivelin e 59 dollarëve për fuçi, për herë të parë prej pesë vitesh. Rënia vjen për shkak të statistikave që tregojnë një ulje të kërkesës globale për naftë. Shtimi i lajmeve negative për çmimin që ka prekur tregun e energjisë, rishikimi në rënie i konsumit botëror të naftës, vendimi i marrë nga OPEC-u për të mos ndryshuar sasinë e prodhimit të naftës, janë disa nga faktorët që po ndikojnë në këtë rënie të ndjeshme të çmimit të arit të zi në të gjithë botën. OPEC, një organizatë e përbërë nga 12 vende që prodhojnë një të tretën e naftës në botë, parashikon një kërkesë prej 1.12 milionë fuçi në ditë për vitin 2015 kundrejt një kërkese prej 1.19 milion fuçi në ditë.
Çmimi i naftës në SHBA bie nën 50 dollarë për fuçi
6 Janar 2015
Në bursën e New York-ut për herë të parë çmimi i naftës për një fuçi ka rënë nën 50 dollarë (5-Janar-2015), që është çmimi më i ulët në pesë vjetët e fundit. Nga viti 2010 deri në mes të 2014-ës, çmimet botërore të naftës silleshin në rreth 110 dollarë për fuçi. Ekspertët tani parashikojnë që çmimi i naftës mund të ulet në 40 ose edhe 30 dollarë për fuçi. Nga ulja e çmimit të naftës ndër vendet që do të pësojë më së shumti, vlerësojnë ekspertët, është Rusia, një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë me një ekonomi, të ardhurat e së cilës varen nga eksporti i energjisë që përbënë 70% të të ardhurave të gjithëmbarshme. Sipas llogarive, për çdo dollarë të rënies së çmimit në naftës Rusia humb nga dy miliardë dollar në të ardhura dhe sipas Bankës Botërore nëse vazhdon ky trend atëherë do të ketë një tkurrje të ndjeshme të ekonomisë ruse.
Pse rënia e çmimit të naftës është e rrezikshme?
Ulja e çmimit të naftës është diçka e mirë për disa vende, por jo për disa të tjera. Mirëpo janë disa ekonomi të varura nga nafta, ku gjërat mund të bëhen vërtet serioze. Çmimet arritën nivelin më të ulët, pas refuzimit nga OPEC për uljen e prodhimit të naftës, pavarësisht frikërave për uljen e çmimit. Që prej kulmimit të çmimeve ato janë ulur me më tepër se 40 për qind.
Venezuela është një nga vendet më të kërcënuara nga problemet civile që mund të shkaktohen nga ulja e çmimit të naftës. Kombi latino-amerikan ka filluar të përjetojë trazira këtë vit, siç ishte rasti i protestave në Caracas në shkurt. Ndërsa konsumatorët e naftës, nga motoristët deri tek ekonomitë e uritura për energji, si ajo kineze dhe amerikane, po e shijojnë rënien e çmimeve. Nga ana tjetër, prodhuesit po përballen me një humbje të shpejtë të fitimeve në miliarda.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), “rëniet e vazhdueshme në çmime do ta përkeqësonin situatën për disa vende dhe kompani”, pasi “presioni për uljen e çmimeve do të rriste rrezikun për destabilitet social ose vështirësi financiare nëse prodhuesit do ta kishin të vështirë për të paguar borxhin”.
Ndërkohë, IEA ka përcaktuar Rusinë dhe Venezuelën si eksportuesit më të mëdhenj të naftës, të cilat përballen me risqet më të mëdha politike dhe sociale. Kjo pasi, në Venezuelë, rezervat e mëdha të naftës gjenerojnë gjysmën e të ardhurave qeveritare dhe kanë ndihmuar në përshpejtimin e programeve sociale, që tani janë në risk të zgjatur për shkak të uljes së çmimit të naftës. Ndërsa në Rusi, ekonomia po rimëkëmbet nga seria e sanksioneve të vendosura nga SHBA dhe BE, për shkak të ndërhyrjes ruse në krizën e Ukrainës.