"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

BE: Shengeni ne rrëzik

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3188
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

BE: Shengeni ne rrëzik

#1

Post by Adriana » Wed Jan 27, 2016 1:48 pm

Shengeni me serum: Në takimin e ministrave të Brendshëm e të Drejtësisë të BE-së në Amsterdam (25-26.01) u diskutua për vazhdimin e kontrolleve kufitare e u rrit presioni ndaj Greqisë për sigurimin e kufijve të jashtëm.

DW: Europa përgatitet për kontrolle kufitare deri në dy vjet

"Ne duam të ruajmë Shengenin,por po na ikën koha", kështu u shpreh ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere në Amsterdam të hënën (25.01) në takimin e ministrave të Brendshëm të BE-së që vazhdon edhe të martën (26.01), për të gjetur zgjidhje urgjente për uljen e valës së lartë të refugjatëve. Edhe në 2016 pritet një valë e madhe refugjatësh deri në disa qindra mijëra vetë. Gjermania, vendi që ndërkohë ka pranuar 1,1 milionë refugjatë kërkon një "ulje të vazhdueshme, të ndjeshme dhe të qëndrueshme të numrit të refugjatëve dhe madje ky rezultat duhet të ndjehet në javët e ardhshme" kërkoi de Maiziere.

Ministri i Brendshëm gjerman ka gjetur mbështetje edhe tek vendet e tjera anëtare të BE-së. Shtetet anëtare i kanë kërkuar Komisionit Europian të "përgatisë bazën konkrete për një zgjatje të kontrolleve të përkohshme kufitare deri në dy vjet", është shprehur sekretari i shtetit në Ministrinë e Drejtësisë të Holandës, Klaas Dijkhoff, vendi që mban presidencën e radhës së BE-së. Kontrollet kufitare të vendosura në disa shtete të BE-së si Gjermania, Austria, e vende të tjera- janë planifikuar deri në maj mbi bazën e tanishme të marrëveshjes Shengen.

Greqia nuk siguron dot kufirin e jashtëm të BE-së

Sipas nenit 26 të marrëveshjes Shengen në rast nevoje kontrollet kufitare mund të zgjaten deri në dy vjet "në rast të vështirësive të vazhdueshme e të rënda në kufijtë e jashtëm të BE-së", të cilat në tërësi rrezikojnë funksionimin e marrëveshjes Shengen. Për këtë Komisioni Europian duhet të mbante me shkrim shënimin se nuk funksionon sigurimi i kufijve të jashtëm të BE-së me Greqinë. Vendimi për zgjatjen e kontrolleve kufitare nuk është marrë, por sipas ministrit të Brendshëm gjerman, Komisioni është "i hapur" ndaj një zgjatjeje tjetër.

Në këtë kontekst është rritur presioni i vendeve anëtare të BE-së ndaj Greqisë për të siguruar më mirë kufirin detar. Ky vend shërben për shumë refugjatë si porta e hyrjes në Europë për të vazhduar përmes itinerarit ballkanik rrugën për në Austri e Gjermani. Greqia duhet "të bëjë detyrat e shtëpisë" tha ministri i Brendshëm gjerman. Edhe ministrja e Brendshme austriake, Mikl-Leitner tha se është një "mit" që kufiri greko-turk nuk ruhet dot. Greqia ka "një nga marinat më të mëdha në Europë". Mikl-Leitner e cila më parë kishte kërcënuar me nxjerrjen e Greqisë nga Shengeni kërkoi vendosjen e marinës greke nën "kontrollin civil" me qëllim që të kontrollojë kufirin e jashtëm të BE-së. Po qe se kjo nuk ndodh, atëherë kufiri i jashtëm i Shengenit do të lëvizë "në drejtim të Europës Qendrore" ka thënë ministrja e Brendshme e Austrisë.


  FRONTEX - Roja e re bregdetare europiane?  


Qeveria greke nga ana e saj i hodhi poshtë akuzat nga Europa. "Sipas së drejtës ndërkombëtare, së drejtës detare dhe Konventës së Gjenevës, së drejtës europiane, e së drejtës greke", i vetmi opcion veprimi në një kufi detar është shpëtimi i jetës së njerëzve, theksoi ministri grek i Migracionit, Janis Mouzalas duke vazhduar me pyetjen nëse disa vende europiane janë të mendimit që më mirë refugjatët të lihen të mbyten në det.

Por de facto, BE mund ta marrë në dorë situatën edhe pa Greqinë. Parashikohet edhe forcimi i rolit të agjencisë Frontex. Të martën në takimin e ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian u diskutua edhe për krijimin e një roje kufitare bregdetare europiane, pra zgjerimin e Frontex në një roje bregdetare europiane, që do të ndërhyjë, sipas planeve të Komisionit edhe kundër vullnetit të një shteti të vetëm. Ka diskutime për aktivizimin e Frontex edhe në Maqedoni për të mos lejuar valën e refugjatëve drejt Europës veriore. Pritet që rregullorja për një roje rë tillë bregdetare europiane të jetë gati deri në qershor. Gjermania e mbështet këtë ide, ndërsa ministri i Brendshëm spanjoll, Fernandez Diaz u shpreh me rezerva. "Duhet ta verifikojmë me kujdes, kjo është një çështje që prek kufijtë e shteteve dhe kufizon sovranitetin kombëtar."

Buron nga: DW
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3188
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: BE: Shengeni ne rrëzik

#2

Post by Adriana » Fri Jan 29, 2016 11:47 am

Përgjatë itinerarit të Ballkanit po mbyllen gjithnjë e më shpesh kufijtë. Pikërisht Maqedonisë në krizë mund t’i drejtohet lutja për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian. Cili do të jetë çmimi për këtë?

FOTO: Fluks refugjatësh në Gjevgjeli. Maqedonia i mbylli së fundmi sërish kufijtë me Greqinë. Vendet përgjatë itinerarit ballkanik qëndrojnë gjithmonë në kontakt me njëri-tjetrin. Nga Maqedonia përmes Serbisë, Kroacisë e Sllovenisë - të gjitha shtetet e prekura përpiqen të ruajnë kontrollin në fluksin e refugjatëve. Arsyeja për mbylljen e fundit të kufijve ishte se Austria nuk po i regjistronte të porsaardhurit. „Duhet të veprojmë njëkohësisht, kështu do të kemi më pak probleme“, thotë Anastasija Ilieska, sekretare e shtetit në Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë dhe e ngarkuar me çështjen e refugjatëve.
Një herë në javë ajo dhe kolegët e saj nga Ballkani zhvillojnë një konferencë telefonike me Brukselin për të diskutuar për gjendjen. “Ne shkëmbejmë mendimet mbi situatën, shënojmë numrin e kalimeve kufitare, si është siguria në kufi, dhe nëse kemi nevojë për më shumë policë të mbrojtjes kufitare.” Aktualisht në kufirin greko-maqedonas ndihmojnë policë hungarezë, por edhe sllovakë e serbë. Pa këtë policia maqedonase nuk do ta kishte përballuar dot situatën. Edhe me vazhdimin e ngritjes së murit kanë ardhur në ndihmë hungarezët, të cilët tanimë kanë përvojë me gardhet me gjemba.


Vazhdimi i udhëtimit për në Veri

Për sa kohë që Austria e Gjermania nuk i mbyllin kufijtë, edhe Shkupi i qëndron kësaj politike dhe i nis të organizuar refugjatët në veri. „Ata duhet të nënshkruajnë një letër që duan të shkojnë në Gjermani, Austri, Suedi, këtë duhet ta tregojnë në çdo kontroll kufitar dhe lejohen të vazhdojnë udhëtimin.“ Nga mbyllja e kufijve të Maqedonisë në nëntor dhe vendimin për të lejuar vetëm kalimin e refugjatëve sirianë, irakianë e afganë, fluksi i refugjatëve ka rënë. Ilieska përmend se në vitin e kaluar ka pasur 10.000 njerëz në ditë, tani janë rreth 2.000. Në drejtim të veriut lejohen vetëm refugjatët nga zonat e luftës.
Politikanja maqedonase pranon se ka probleme me përcaktimin e saktë të identitetit të njerëzve. „Vitin e kaluar kemi kthyer 12.000 vetë në kufirin grek. Ka ca kohë që është shtuar numri i marokenëve. Shumë prej tyre kthehen në Athinë dhe sigurojnë pasaporta të falsifikuara, madje edhe vërtetime për përfundimin e shkollave profesionale. Më e preferuara aktualisht është marrja e identitetit të sirianëve që kanë ndërruar jetë“, shton sekretarja e shtetit në Ministrinë e Brendshme.
Policët maqedonas munden të identifikojnë vetëm një pjesë të dokumenteve të falsifikuara. Në pikën kufitare të Gjevgjelisë policia arrin të kontrollojë vetëm dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga autoritetet greke dhe i lejon refugjatët të vazhdojnë udhëtimin. Në kufirin serb janë vendosur ndërkohë skanera për të kontrolluar për armë, por edhe këtu për policinë ka prioritet përfundimi i shpejtë i kontrolleve e lejimi i kalimit të refugjatëve.

„Aktualisht kalojnë shumë më tepër familje me fëmijë. Ne shohim se numri është përafërsisht i tillë, 40% burra, 40% fëmijë dhe 20% gra“, thotë Anastasija Ilieska. Arsyen për këtë ajo nuk mund ta shpjegojë, gjithsesi vihet re një tendencë e re. Sekretarja e shtetit supozon se në fillim udhëtuan baballarët, dhe tani po vijnë nënat me fëmijë. Për autoritetet maqedonase organizatat humanitare kjo do të thotë përkujdesje intensive. Herë pas here shikon se kufirin në pikat „ilegale“ e kalojnë edhe njerëz në karrige invalidësh apo gra shtatzëna.
Një mjek në qytetin e Preshevës raportoi se gratë shtatzëna vazhdojnë udhëtimin edhe pse janë në muajin e tetë dhe qëndrojnë shumë pak sa për t'u trajtuar, megjithëse duhet të qëndronin në spital. Por ato nuk duan të largohen nga grupi, me të cilin udhëtojnë. Edhe fëmijët me bronshit apo infeksione të tjera nuk trajtohen intensivisht, sepse familjet duan të vazhdojnë rrugën drejt veriut sa më shpejt.


Po qe se kufijtë mbyllen?

Duket se refugjatët nuk kanë shumë informacione mbi debatin që bëhet në Europë për ta, megjithatë të krijohet përshtypja se ata udhëtojnë nën presion kohe. Anastasija Ilieska nga ana e saj është e shqetësuar për planet e mundshme që Maqedonisë t'i ngarkohet sigurimi i kufijve të jashtëm të BE-së. Ajo gjithmonë përmend se refugjatët duan të shkojnë në Gjermani. Por nëse Austria e Gjermania do t'i mbyllin kufijtë, do të përpiqej Maqedonia të mbyllte për një kohë të pacaktuar kufirin me Greqinë?
“Kufiri nuk mund të mbyllet plotësisht”, thotë Ilieska dhe pranon se “ ne po përgatitemi për këtë situatë”. Maqedonia do të merrte shumë ndihma nga BE për të kapërcyer problemet aktuale. Deri më tani qeveria në Shkup nuk i ka kundërshtuar me zë të lartë këto plane. Çmimi politik për këtë mund të jetë një afrim më i shpejtë i Maqedonisë me Bashkimin Europian. Por as këtë Maqedonia nuk do ta konfirmojë.


Buron nga: DW
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3188
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: BE: Shengeni ne rrëzik

#3

Post by Adriana » Sun Jan 31, 2016 8:24 pm

Vendet e Ballkanit po përgatiten për fundin e kulturës së mirëseardhjes në Gjermani e Austri. Sipas ekspertëve ato do të imitojnë fqinjët veriorë me justifikimin se nuk kishin zgjidhje tjetër e do të mbyllin kufijtë...

[quoteemDW/BALLKANI/ Kur Europa të bëhet fortesë, a e ka Ballkani gati planin B për refugjatët?]-Çfarë do të thotë konkretisht kufiri maksimal për refugjatët i miratuar së fundmi në Vjenë?
-Thjesht një vlerë orientimi, si pretendon Partia Socialdemokrate Austriake?
-Apo do t‘i vihet lloza kufirit jugor sapo të arrihet kufiri i planifikuar i 37.500 refugjatëve që kanë kërkuar azil?


Në një kohë që Europa ende vret mendjen se si do të veprohet në të ardhmen, në itinerarin ballkanik ndjehen ndërkohë shqetësimet: Në Serbi, Maqedoni, Kroaci, Slloveni kanë filluar të skicohen skenarë apokaliptikë, sipas të cilëve shtetet që ndodhen nga kufiri i mbyllur i Austrisë do të jenë në pozicionin e një sanduiçi me vazhdimin e fluksit të pandalur nga Egjeu. Një kamp pritjeje për refugjatët - këtë nuk e do asnjë nga ish-Republikat jugosllave.
Kundër ligjit, por…

Që në momentin që Austria mbyll kufijtë, vendet e Ballkanit lejojnë të kalojnë vetëm ata migrantë që deklarojnë me shkrim se kërkojnë të aplikojnë për azil në Gjermani dhe Austri. „Kjo është kundër konventave ndërkombëtare, por ne do të veprojmë kështu“, deklaroi ministri i Brendshëm kroat, Ranko Ostojić në një konferencë shypi të enjten (21.01) Gjithçka varet tani nga Gjermania. Kroacia është një vend tranziti dhe nuk do të jetë një vend hotspot. Kriza duhet zgjidhur në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë”, thotë ministri i Brendshëm kroat. Se ç'nënkuptojnë rregulloret e reja u kuptua që të enjten (21.01), kur policia sllovene shoqëroi duzina imigrantësh që nuk kishin si destinacion Austrinë e Gjermaninë për të kërkuar azil.
Pavle Kilibarda nga Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut nuk është i habitur me këtë panik dhe mënyrë veprimi të shteteve ballkanike. Të gjitha këto shtete e dinë se rregulloret e reja janë në kundërshtim me konventën e Gjenevës. “Por vendet e Ballkanit orientohen nga vendet e mëdha të BE-së. Kur e thyejnë ato të drejtën ndërkombëtare, vendet ballkanike gjejnë kështu një justifikim praktik për të shkelur vetë konventën.”


Të martën Maqedonia mbylli për 48 orë kufijtë me Greqinë me pretendimin se në Slloveni ka pasur një defekt hekurudhor, që Lubjana e hodhi poshtë menjëherë. Madje vetë kreu i qeverisë serbe, Aleksandar Vučić, përkrahësi më i fortë i politikës së mirëseardhjes të Merkelit në rajon, duket se po lëkundet. Serbia mund të kujdeset maksimumi për 5.000 refugjatë, ndryshe nuk e përballon dot ekonomia serbe. Plani B i Ballkanit do të tregojë po aq shpirtvogëlsi si i pari, thonë ekspertët. Nëse më parë migrantët lejoheshin thjesht të kalonin për në veri, tani ata do të shkojnë në ekstrem dhe do të mbyllin kufijtë.


Refugjatët të ndihmohen por...

Situata politike në këto vende e bën gjendjen edhe më delikate. Kryetari i opozitës sllovene, Janez Janša sulmon qeverinë liberale hapur. Mbyllja e kufijve në Austri do të thotë që refugjatët të qëndrojnë në Slloveni. Me këtë kërcënohet ekzistenca e vendit, thotë ish-kryeministri slloven. Në Kroaci koalicioni konservator, i sapoardhur në pushtet kërkon një politikë shumë më rigoroze kundër refugjatëve. Në Serbi e Maqedoni zhvillohen zgjedhje të parakohshme, ndoshta më 24 prill. Elitat politike do të dëgjojnë me shumë vëmendje opinionin public, mendon aktivisti për të drejtat e njeriut, Kilibarda. “Opinioni publik në Ballkan duket tolerant, refugjatët në gjendje mjerimi duhen ndihmuar thuhet, por ata nuk duhet të qëndrojnë këtu sepse ne vetë jemi të varfër.” Kilibarda beson se në rast ekstrem qytetarët do të mbështesnin ngritjen e një gardhi me gjemba në kufi se sa pritjen e refugjatëve. Kjo do të kishte një efekt domino në vendet ballkanike.


Parajsë për kontrabandistët

Sa shpejt mund të ndodhë kjo u tregua në nëntor, kur Sllovenia, Kroacia, Serbia e Maqedonia vendosën të lejojnë udhëtimin tranzit vetëm refugjatëve nga vendet e luftës. Sipas tyre vetëm qytetarët nga Siria, Iraku e Afganistani e plotësojnë këtë kusht. Eritreasit për shembull nuk e plotësojnë këtë kusht sipas tyre, megjithëse atyre në Gjermani praktikisht gjithmonë u njihet azili. Por kontrollet sipas një selektimi të tillë kanë korridoret e tyre të hapura. Jo vetëm që numri I të ardhurve nga Afrika veriore është rritur në mënyrë drastike, aktivisti Kilibarda raporton se ai e kolegët e tij kanë përditë nga marokenët e iranianët kërkesa për ndihmë ligjore. Fundjavën e shkuar policia serbe arrestoi pesë serbë që po kontrabandonin njerëz nga Tuqria, Somalia, Nigeria, India e Sri Lanka.
Opinionisti slloven Uroš Esih është pesimist. “Korridori humanitar do të kthehet brenda natës në një minierë ari për kontrabandistët. Kështu tek fortesa Europë do të hyjnë vetëm ata që kanë para për të paguar kontrabandistët,” shkruan ai për portalin "Večer". Kështu me kufirin maksimal të vendosur në Austri itinerari ballkanik nuk është më itinerar i zakonshëm për në Europë. Kontrabandistët që tani kanë filluar të fërkojnë duart./DW/[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”