"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Çfarë po ndodh në Gjermani?

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Çfarë po ndodh në Gjermani?

#1

Post by Adriana » Thu Jan 28, 2016 12:21 pm

Vetëmbrojtje në stil të ri? Prej disa javësh janë shtuar shumë kërkesat për leje për armë. Janë shtuar po ashtu edhe ofertat dhe kërkesat për kurse të vetëmbrojtjes. Çfarë po ndodh në Gjermani?

[quoteem28.01.2016: Wolfgang Dick - Gjermanët kërkojnë të armatosen] Më së miri do të ishte sikur pistoleta të mund të futej në një çantë dore apo në tavolinën pranë shtratit, njoftojnë shitësit e armëve për kërkesat e kohëve të fundit. "Klientët nuk ndjehen të sigurtë, ndryshe nuk do të blenin kaq shumë armë", thotë një shitës nga Renania-Veriore Vestfalia. Prej disa javësh ai dhe shumë kolegë të tij shesin mesatarisht tre herë më shumë armë se më parë. E gjitha kjo pas sulmeve në Këln kundër femrave në natën e Vitit të Ri. Prej atëherë në tërë Gjermaninë është shënuar rritje e shitjes së armëve, njofton Shoqata për Shitjen e Armëve. Ligjet për mbajtjen e armëve në Gjermani janë shumë të rrepta. Personat që duan të mbajnë armë duhet të plotësojnë kushte të veçanta. Por me një "leje për armë të vogël" lejohet dhe blerja e pistoletave me të shtëna për frikësim. Ato mund të mbahen me vete edhe jashtë shtëpisë. Kërkesa për një armë të tillë kushton 50 deri 60 euro. Dhe për këtë nuk kërkohet ndonjë shpjegim. Nuk kërkohen as njohuri paraprake, sikur për armët e gjahut apo për armë sportive. Parakushti kryesor është që personi të ketë më shumë se 18 vjet.


"Autoritetet përkatëse policore shikojnë detajisht të dhënat e personit dhe kushtet. Leja për armë jepet vetëm në qoftë se absolutisht nuk ekziston asnjë pengesë", shpjegon një shitës. Një kliente e pranon shumë qartë pse ka ardhur: "Unë kam një vajzë 23-vjeçare, e cila studjon në Këln dhe me dëshirë do të shkonte të festojë karnavalet. Ndërsa tani ka pak frikë". Autoritetet, të cilat japin leje për armë të vogla njoftojnë për dyfishimin e kërkesave. Armatimi fillon më së shpeshti me një hulumtim në rrjetin e internetit. Felix Beilharz, ekspert i mediave sociale nga Këlni, thotë se niveli i pasigurisë shihet shumë mirë në trendin e kërkesave në Google.

Veprimet në internet

"Aktualisht kemi një rritje prej më shumë se 1000 % të kërkesave, prej fillimit të janarit", shpjegon Beilharz. "Në veçanti në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale kemi një radikalizim të përhapjes së frikës, për faktin që secili sheh vetëm ato përfytyrime, të cilat ia forcojnë frikën. Dhe kjo ka shkaktuar blerje paniku të armëve të të gjitha llojeve."

Nga brengosja dhe frikësimi i qytetarëve po përfitojnë aktualisht edhe organizatorët e kurseve për vetëmbrojtje. Shumë prej këtyre ofertave rezervohen me javë përpara, që para ca kohe ka qenë e paparamendueshme. Edhe në internet mund të shikosh shumë video për përdorimin e armëve. Këtu ka dhe video ku thuhet se "edhe Gjermania duhet të armatoset më shumë, sepse policia nuk mund t'i parandalojë plaçkitësit."


Në një video tjetër ka dhe udhëzime për vetëmbrojtje me armë. Në këto video jepen sugjerime se çfarë duhet të bëni në rast sulmi. Deri tani ka pasur mbi 175.000 klikime dhe ato po shtohen nga dita në ditë. Autoritetet policore i shohin këto zhvillime si pasojë të mosbesimit ndaj shtetit. Rainer Wendt nga Sindikata e policisë pohon se shitja e armëve paraqet një shqetësim të madh, sepse numrat e paraqitur janë jashtëzakonisht të lartë. Megjithatë ai nuk është i brengosur sepse në Berlin aktualisht kanë kërkuar leje për armë vetëm 0,2 % e njerëzve.
Policia nuk do të ndërmarrë asgjë kundër personave që duan të vetëmbrohen. "Kjo është në përputhje me ligjin", thotë Rainer Wendt. Ndaj ligjet nuk duhet të shtrëngohen, sepse njerëzit janë aq të pjekur për të mos i keqpërdorur këto armë. Ndaj nuk ka nevojë për alarme. Megjithatë ka dhe qarqe, të cilat i shikojnë me shqetësim këto zhvillime.

Data 28.01.2016
Autor Wolfgang Dick
Burin nga: DW[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Çfarë po ndodh në Gjermani?

#2

Post by Adriana » Fri Jan 29, 2016 11:26 am

Lajmi çlirues: Koalicioni me bazë të gjerë ka sheshuar grindjen për bashkimin familjar të refugjatëve sirianë. Ky pezullohet për dy vjet. Ndërkohë Algjeria, Maroku, Tunizia shpallen vende të sigurta.
Image
Foto: Merkel- Gabriel- Seehofer - Takim tresh për krizën e refugjatëve (28.01.2016).

Rreziku kaloi - koalicioni qeverisës gjerman gjen kompromisin

Koalicioni me bazë të gjerë ka arritur të sheshojë mosmarrëveshjet disajavore mbi të ashtuquajturën „Paketa II e Azilit“ në një takim të kryer të enjten (28.01)në zyrën e kancelares Merkel e kryetares së Partisë Kristiandemokrate, CDU, me pjesëmarrjen e kryetarit të Partisë Socialdemokrate, SPD, Sigmar Gabriel dhe kreut të Partisë Kristiansociale, CSU, Horst Seehofer. Pjesë e ujdisë është pezullimi për dy vjet i bashkimit familjar për refugjatët që gëzojnë mbrojtje të kufizuar. CSU-ja kishte kërkuar me këmbëngulje që ky pezullim të futej në ujdi, por socialdemokratët e kishin refuzuar kërkesën e mosbashkimit familjar për dy vjet, për ata që nuk gëzojnë mbrojtjen e plotë.
Kjo do të vlejë edhe për sirianët në të ardhmen. Ujdinë e arritur e bëri publike kreu socialdemokrat pas takimit në Berlin. „‘Paketa II e Azilit“ është tani gati dhe mund të shkojë menjëherë në kabinet“ është shprehur Gabriel i kënaqur. Ujdinë e parapriu një grindje e gjatë mbi ligjet e miratuara në nëntor, duke e helmuar atmosferën brenda koalicionit. „Besoj, në fakt nuk e beson kush, por atmosfera është e mirë“, vlerësoi Gabriel pas negociatave.
Nga ana tjetër është rënë dakord qe „tek kontigjentet që aktualisht janë në negociim me Turqinë, Libanin, Jordaninë do të ketë prioritet bashkimi familjar“, tha Gabriel, „kjo edhe për ata refugjatë që gëzojnë mbrojtje të kufizuar“. Gabriel e quajti ujdinë e arritur „një kompromis i mirë“. Të Gjelbrit gjermanë nuk janë të një mendimi. „Unioni shkel me këmbë vlerat që propagandon si familja, dhe socialdemokratët bëhen pjesë e kësaj“, tha zëdhënësja për Familjen e Të Gjelbërve, Franziska Brantner për agjencinë e lajmeve, AFP. „Kush e pezullon bashkimin familjar, pranon në heshtje që të mbyten në Mesdhe fëmijë dhe gra, pranon në heshtje që integrimi do tëjetë edhe më i vështirë.“

Image
Foto: Sigmar Gabriel flet para mediave për ujdinë e arritur


Algjeria, Maroku, Tunizia – vende të sigurta

Një tjetër risi në takimin Merkel, Gabriel Seehofer është ujdia për të shpallur Algjerinë, Tunezinë dhe Marokun si vende të sigurta origjine, por ende nuk dihet nëse kjo do të jetë pjesë e paketës së dytë të azilit. Ky kategorizim do të mundësojë që refugjatët nga këto vende të kthehen më shpejt. Por për një kategorizim të tillë duhet të japë miratimin e vet edhe Këshilli Federal, ku kërkohen votat e landeve gjermane, ku bashkëqeverisin edhe Të Gjelbrit. Jo të gjithë Të Gjelbrit janë dakord me një hap të tillë. Koalicioni me bazë të gjerë reagoi kështu pas ngjarjeve në Natën e Vitit të Ri në Köln, ku grupe djemsh ngacmuan seksualisht vajzat dhe kryen vjedhje. Shumica e autorëve të krimeve janë migrantë nga vendet afrikanoveriore dhe hapësira arabe.

Garanci për ata që përfundojnë kualifikimin profesional

Sipas kryetarit socialdemokrat, Sigmar Gabriel krerët e partive të koalicionit kanë rënë dakord edhe për lehtësimin e kushteve për firmat që ofrojnë kualifikimin profesional dhe kandidatët që duan të aplikojnë për vende të tilla shkollimi professional. Unioni kristiandemokrat e kristiansocial ka rënë dakord që refugjatëve t'u jepet garanci për punësim dy vjet në Gjermani, pavarësisht statusit, nëse ata kanë përfunduar një kualifikim në Gjermani. Kjo ka qenë një pikë e kontestuar nga Unnioni. Për pjesëmarrjen në kurset e shkollimit dhe integrimit refugjatët duhet të paguajnë një kontribut prej 10 eurosh, më parë është folur për një kuotë më të lartë.

Paralelisht me krerët e partive të koalicionit në Berlin u takuan të enjten edhe kryeministrat e landeve në një konferencë të posaçme. Landet kërkojnë më shumë angazhim financiar të Federatës në integrimin e refugjatëve. Landet e drejtuara nga socialdemokratët kërkojnë një ligj të posaçëm për nxitjen e integrimit me masa në fushën e shkollimit, banimit dhe punësimit. Kostoja për këtë do të kapë shifrën e 5 deri në 7 miliardë euro, u shpreh kryeministrja e landit të Renani-Pfalcit, Malu Dreyer (SPD). Ashtu si pranimi i refugjatëve edhe kjo është një detyrë mbarëshoqërore, për të cilën duhet të përgjigjet edhe Federata, tha Dreyer. Ndërsa kryeministri i landit të Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff (CDU) kërkoi një reduktim të numrit të refugjatëve, ndryshe sfidat nuk do të mund të përballohen më, tha ai.


Buron nga: /DW/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”