"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Problematika nderkombëtare: Opinione dhe Analiza

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3187
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Problematika nderkombëtare: Opinione dhe Analiza

#1

Post by Adriana » Fri Feb 17, 2017 7:08 pm

Eksperti për Ballkanin Norbert Mappes-Diediek në intervistë për DW thekson, se tërheqja e BE-së nga Ballkani mund të ketë pasoja të rënda si për Ballkanin, por edhe për të gjithë Europën:

Ballkani në fakt nuk është aspak fuçi baruti. Fuçi baruti është Europa. Por Ballkani është fitili. Kjo është e rrezikshmja. Konfliktet, që krijiohen aty, nuk mbeten aty. Ato nuk mund të izolohen. E pikërisht situata aktuale, ku bota është bërë e paqndrueshme, ku nuk ka një fuqi orientuese, palët e konfliktit në Ballkan e kanë edhe më të lehtë, që të gjejnë aleatë diku mes fuqive të mëdha. E në fakt kjo është situatë si në vitin 1914 – e kësaj duhet t’i trembemi më së shumti.



Intervista e plotë:

“Europa është një fuçi baruti, Ballkani një fitil”

Deutsche Welle: Në javët e muajt e fundit në Ballkanin Perëndimor (Maqëedoni, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci) toni midis shteteve apo grupeve të ndryshme etnike po bëhet më i ashpër. Të krijohet përshtypja, se rajoni po bëhet përsëri më i paqëndrueshëm. A duhet Europa të preokupohet përsëri për Ballkanin Perëndimor?

Norbert Mappes-Niediek: Unë besoj, që po. Retorika natyrisht në radhë të parë shërben për t’u prezantuar si mbrojtës përpara zgjedhësve. Nëse flet keq për fqinjin e urryer, kjo pritet mirë. Me këtë krijon një lloj ndjenje kërcënimi dhe njëkohësisht u jep njerëzve përshtypjen, sikur je personi i duhur për t’i mbrojtur ata nga kërcënimi. Një shembull i mirë për këtë ishte treni, që qeveria serbe donte të dërgonte në Kosovë. Në tren ishte shkruar “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë. Treni po ashtu ishte zbukuruar me shumë ikona dhe të tjera simbole serbe. Kryeministri serb Aleksander Vuçiq e lejoi këtë, e pastaj e ndaloi trenin pak para kufirit për arsye gjoja të rrezikut. Në këtë mënyrë ai u prezantua njëkohësisht edhe si mbrojtës i Serbisë duke i akuzuar kosovarët, se janë agresivë.

Pra kjo funksionon dhe u shërben të dyja palëve: kryeministri serb Vuçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë nevojë për njeri-tjetrin. Në fakt kjo nuk mund të jetë e rrezikshme, por mund të bëhet e tillë, nëse prej saj shpaloset dinamika. Kjo është e mundur e faktikisht rreziku ekziston. Sa më shumë të dobësohet BE-ja, dhe sa më e zbehtë të jetë influenca e saj dhe mjetet e presionit, aq më shumë nxitet që një zhvillim i tillë. Unë nuk besoj, që do të ketë një orientim drejt Moskës ose Turqisë, por pozicionet do të ashpërsohen. Çfarë roli luan BE-ja në këtë rajon dhe çfarë mundësie influence ka unioni?

BE-ja në 20-25 vitet e fundit ishte e vetmja alternativë ndaj shteteve të vogla, të cilët nuk i duan të mirën njeri-tjetrit. Perspektiva “ne duam në BE” kudo ka luajtur një rol të madh. Kjo nisi në vitin 1991, kur Sllovenia u pavarësua. Asokohe ministri i Jashtëm Dimirtije Rupel tha, se coptimi i Jugosllavisë dhe bashkimi i Europës janë anët e së njëtës medalje. Pa njërën nuk mund të ndodhte tjetra. Kjo do të thotë, përderisa Europa bashkohet, shpërbëhet Jugosllavia, pasi ata që duan të shkëputen duhet ta bëjnë këtë shpejt tani, e të mos presin, derisa edhe të tjerët të arrijnë të bëjnë të njëjtën gjë. Sllovenia nuk donte të ishte një vend i vogël, një ishull i izoluar në oqeanin e botës, por donte të ishte një pjesë e një Bashkimi Europian.

…edhe më shumë vlen kjo për kombet e tjera. Nuk ka asnjë koncept, se si këto shtete të vogla nacionale mund të mbijetojnë në një botë të globalizuar, nëse nuk ekziston BE-ja. Njerëzit besojnë tek BE-ja, ato e duan BE-në, sepse nuk u besojnë elitave të tyre. Kjo ishte e vetmja histori. Por ajo pësoi një gotije të rëndë, kur më 2014 presidenti i ri i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker bëri të qartë, se në pesë vitet e ardhëshme nuk do të ketë zgjerim. Ndonëse edhe më parë dihej, që kjo është e vërtetë, duke e thënë kaq hapur, është mbyllur edhe një derë.

Marrim shembullin e Maqedonisë; Që prej 11 vjetësh ky vend është kandidat për në BE, por për shkak të vetos së Greqisë nuk mund të nisë bisedimet e anëtarësimit. Këtij vendi iu desh që të orientohet ndryshe e kështu bëri. Atje pati një zhvillim, që po lulëzon tani edhe në vende të tjera të Ballkanit: një udhëheqje gjithnjë e më autoritare, që nuk do t’ia dijë, se ç’mendojnë të tjerët për të. Eshtë një udhëheqje, që herë pas here orientohet nga Moska dhe nuk kujdeset ndaj kërkesave që bën BE-ja për demokratizim dhe shtet ligjor. Çfare keni parasysh kur thoni, që njerëzit në Ballkanin Perëndimor kanë nevojë për BE-në si një korrektiv për elitat e tyre politike?

Njerëzit duan një farë sigurie. Kështu në Maqedoni më kanë thënë, se dikur në ish-Jugosllavi, i janë drejtuar Beogradit kur kishin përshtypjen, që qeveria ka marrë kot ose vepron e influencuar nga grupet e interesit. Duhej të kishte një instancë më të lartë, vetëm me qeverinë në Shkup ishte e vështirë t’ia dilje. Ngjashëm shprehen njerëzit edhe në Beograd: nëse udhëheqja jonë bëhet autoritare, jemi deri në një farë mase të sigurtë, për aq kohë sa kemi shpresën për anëtarësim në BE, në mënyrë që këtyre drejtuesve të mos u shkojë mendja të fusin në burg të gjithë opozitarët. Kjo të jep një farë sigurie, kontroll, mbikqyrje. Njerëzit në këto vende e dinë, se disa qeveri nuk ndjehen të detyruara për të respektuar standardet demokratike dhe ato të shtetit ligjor. Por ato e dinë që në Bruksel është ndryshe dhe ato nuk mund t’i lejojnë të gjitha. Kjo luan një rol shumë të rëndësishëm, nëse bëhet fjalë për mbështetjen e perspektivës europaine, madje kjo është edhe më e rëndësishme se sa liria e lëvizjes së forcave të punës apo paratë nga Brukseli.

Pra ekziston dëshira për një patronazh nga BE-ja?

Në një farë mënyre po. Kjo ka ndodhuu edhe gjatë luftërave në jugosllavi, kur kërkohej një protektorat i Europës. Kjo nuk funksionoi, ose nuk funksionoi mirë. Por në rajon e dëshirojnë deri diku një farë hegjemonie, një dominim të mendimit dhe veprimit europian dhe një demokraci europiane.

A munden vendet e Ballkanit pa një influencë kontrolli të BE-së që të zhvillohen drejt forcimit të shtetit ligjor dhe standardeve demokratike?

Unë besoj ato munden, por u mungon një motivacion i fortë. Ata, që më së shumti i kanë ndërkombëtarizuar vlerat europiane, kanë humbur një aleat të rëndësishëm. Ata kishin një gur të çmuar në dorë: duke thënë, se nëse bëni kështu si ne, atëherë do të vini në BE. Nëse tani nuk mund ta thonë më këtë, atëherë imazhi i tyre në shoqëri është një ndër shumë të tjerë. Në rastin më të keq donimojnë konceptet autoritare. Anëtarësia në BE nuk është garanci, që nuk mund të ketë zhvillime drejt autokracisë, që nuk mund të ketë kthim pas. Këtë e shohim në Hungari.

A shihni në Ballkan rrezikun, që Rusia të marrë një rol të rëndësihëm, ndoshta në vend të BE-së?

Unë nuk besoj, që këto vende tani do të orientohen nga Rusia, ashtu siç rëndom shprehet kjo drojë. Rusia në thelb nuk ka shumë për të ofruar, përveç energjisë, ky vend do të mbingarkohej duke luajtur tani një rol, siç e ka luajtur deri më sot BE-ja. Këtë e dinë të gjithë. Por rusët mund ta shfrytëzojnë mundësinë, që ta vështirësojnë situatën.

A mbetet Ballkani një fuçi baruti, sikurse thuhet shpesh?

Ballkani në fakt nuk është aspak fuçi baruti. Fuçi baruti është Europa. Por Ballkani është fitili. Kjo është e rrezikshmja. Konfliktet, që krijiohen aty, nuk mbeten aty. Ato nuk mund të izolohen. E pikërisht situata aktuale, ku bota është bërë e paqndrueshme, ku nuk ka një fuqi orientuese, palët e konfliktit në Ballkan e kanë edhe më të lehtë, që të gjejnë aleatë diku mes fuqive të mëdha. E në fakt kjo është situatë si në vitin 1914 – e kësaj duhet t’i trembemi më së shumti. /DW/



Norbert Mappes-Niediek është gazetar, ekspert dhe autor për zhvillimet në Europën Juglindore. Ai si gazetar shkruan për gazeta të ndryshme gjermanofone dhe ka botuar disa libra për Ballkanin Perëndimor. Ndër botimet e fundit është libri “Romë të varfër, ciganë të këqinj”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3187
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika nderkombëtare: Opinione dhe Analiza

#2

Post by Adriana » Thu Feb 23, 2017 11:35 pm

Zuckerberg: Globalizimi po “tmerron” disa


Mark Zuckerberg ka shprehur shqetësimet e thella mbi valën e madhe që po kthehet kundër globalizimit. Në një intervistë me BBC-në, themeluesi i rrjetit social “Facebook” tha se lajmet e rreme, pikëpamjet e polarizuara dhe “flluskat e filtrimit” po shkatërrojnë mirëkuptimin e përbashkët. Ai ka thënë se njerëzit janë lënë pas dore nga rritja globale, duke nxitur kërkesat për t’u tërhequr nga lidhja e botës. Në thirrjen e tij për veprim, ai shprehet se njerëzit nuk mund të “ulen përreth si të mërzitur”, por të veprojnë për të ndërtuar infrastrukturat sociale.

“Kur themelova Facebook-un, misioni për të lidhur botën nuk ishte aspak kontrovers. Ishte pikërisht si një supozim që kishte kushdo. Çdo vit bota u lidh gjithnjë e më shumë dhe u duk se pikërisht në këtë drejtim po shkonin të gjitha gjërat. Tashmë, ky vizion po bëhet gjithnjë e më kontrovers”.




Më tej, ai rrëfen për BBC-në se:

“Ka njerëz anembanë botës që ndihen si të lënë mënjanë nga globalizimi dhe nga ndryshimet e shpejta e drastike që kanë ndodhur, e për këtë arsye po krijohen lëvizje që po kërkojnë pikërisht tërheqjen nga kjo lidhje globale”.



Intervista e Zuckerberg erdhi së bashku me publikimin e një dokumenti prej 5.500 fjalësh, të cilin ai e ka shkruar për të ardhmen e “Facebook”-ut dhe ekonomisë globale. Në këtë letër, Zuckerberg citon Abraham Lincolnin, i cili kishte folur për një veprim në bashkëpunim, ndërsa flet edhe mbi nevojat shpirtërore, angazhimin civil dhe thotë se shumë njerëz kanë “humbur shpresën për të ardhmen”.

“Ndoshta për dy dekada, apo më shumë, njerëzit e kanë shitur idenë sipas së cilës, sa më shumë që të bashkohet bota, aq më e mirë do të bëhej ajo. Mendoj se realiteti është se, në një periudhë afatgjatë, kjo gjë do të rezultojë e vërtetë, sikurse ekzistojnë disa copëza të infrastrukturës që ne mund t’i ndërtojmë për t’u siguruar se komuniteti global funksionon për të gjithë. Por mendoj gjithashtu se, në disa aspekte, ideja e globalizimit nuk ka marrë në konsideratë disa sfida që do t’u krijonte njerëzve, e tashmë mendoj se shumë prej asaj që shohim është pikërisht reagim ndaj kësaj”, thotë më tej Zuckerberg.




Në fund ai i jep përgjigje edhe pyetjes që shumë njerëz mund të bëjnë. A ia vlen për njerëzimin që njerëzit të afrohen gjithnjë e më shumë apo jo?

“Përgjigjja është një dhe e vetme: sigurisht që po”, thotë ai. “Por ne duhet të sigurohemi se komuniteti global funksionon për këdo. Nuk është diçka që ka për të ndodhur automatikisht. Të gjitha organizmat dhe institucionet, çfarëdoqofshin, qeveri, organizata joqeveritare apo kompani, të gjitha duhet të bëjnë pjesën e tyre për ndërtimin e kësaj infrastrukture për të fuqizuar njerëzit, në mënyrë që ajo të krijojë mundësi për këdo, jo vetëm për një pjesë të njerëzimit. E nëse ju jeni të mërzitur me mënyrën sesi po shkojnë gjërat, shpresoj vetëm që ju të mos uleni në një cep të mërzitur, por të ndieni urgjencën për të krijuar infrastrukturën afatgjatë që duhet të ndërtohet”, thotë Zuckerberg.

/BS/





A ia vlen për njerëzimin që njerëzit të afrohen gjithnjë e më shumë apo jo?
Jepni mendimin tuaj.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3187
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika nderkombëtare: Opinione dhe Analiza

#3

Post by Adriana » Mon Feb 27, 2017 1:12 am

Image

Tiranë: Sot në Hotel Plaza, u krye edicioni i katërt i Forumit të Tiranës për Liri Ekonomike, organizuar nga FLE, Instituti Pashko në UET. Forumi përbëhej në dy panele me karakter politik dhe akademik, ku diskutuan mbi temën: “Kërcënimi nga populizmi”. Spikeri kryesor i Forumit Ekonomik të Tiranës, PhD. Dalibor Rohac, studiues pranë “American Enterprise Institute” dhe njohës i politikës europiane foli për rrezikun e retorikës populiste në Amerikë dhe Europë:




Rohac: Populizmi është një rrezik real

Ju do të merrni pjesë në Forumin Ekonomik të Tiranës, ku diskutohet tema: “Kërcënimi nga populizmi”. Sipas jush a është në fakt kjo tema kryesore e ditës jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Amerikë e në Europë dhe pse?


Unë mendoj se është dhe besoj se duhet të jemi të kujdesshëm midis dallimit të populizmit, i cili përcakton një stil politik që duhet të quhet më specifikisht populizëm autoritar, i cili kombinon këtë ide që ka një ndarje midis vetëshërbimit, korrupsionit dhe duhet të trajtohet apo të lihet pas pjesa më e madhe e popullsisë.

Cilat janë shkaqet kryesore që çojnë ujë në mullirin e populizmit sipas jush?

Kjo është një pyetje shumë e komplikuar. Ju keni shumë shpjegime të thjeshta që thuhen nëpër media në kuadër të njerëzve të lënë jashtë nga globalizmi deri tek emigrimi. Kërkimi im sugjeron se besimi i njerëzve te qeveria dhe ajo legjitime luan një rol më të rëndësishëm se shkaku i gjendjes ekonomike ose numri i emigrantëve etj. Më e rëndësishmja është se perceptimi që qeveria është e korruptuar çon në një nacionalizëm dhe i çon njerëzit drejt autoritarizmit.

Çfarë ndodhi në Amerikë me zgjedhjen e Trump? Ishte një triumf i populizmit, i antisistemit, dhe sa e rrezikshme është?

Ajo që ndodhi në Amerikë ishte kandidimi në një prej dy partitë më të mëdha politike nga një populist, një populist autoritar, i cili u zgjodh nga numri i votuesve dhe nga fakti se kandidati i Partisë Demokratike ishte i dobët. Zoti Trump fitoi dhe kjo është ajo çka ndodhi. Mendoj se është një rrezik potencial për Amerikën në sensin që z. Trump është një populist autoritar dhe që ka këto instinkte, ai mendon që ai mund të dalë kundër trupit gjykues dhe se media e lirë është armikja e tij etj.

Me daljen e Britanisë nga BE dhe me forcimin e disa forcave politike në vende të tjera, siç po ndodh në Francë me Le Pen, ju si studiues si e parashikoni të ardhmen e BE-së?

Mendoj se është një pyetje enigmë. Në disa nivele nuk mendohet për të ardhmen. Duhet kuptuar rreziku, se si ti do të përdoresh atë të ardhme që të ofrohet dhe pasojat që do të ketë dhe në këtë kontekst duhet të vijë dhe reagimi. Tani Europa është në një situatë të rrezikshme pjesërisht, sepse populizmi shfaqet në mënyra të ndryshme.

Çfarë rreziku real ka populizmi për zhvillimin e një vendi dhe si mund të parandalohet fuqizimi i forcave politike ekstremiste, populiste dhe antisistem?

Rreziku i parë është që do të shkatërrojë demokracinë vjedhja e votave në qoftë se nuk ka një kontroll elektoral të fuqishëm, në qoftë se nuk ka vërtet një shoqëri të hapur që të shikojë të gjitha politikat e ndërmarra. Gjithashtu, vendosja e politikave në ekonomi. Në qoftë se i mbyllim kufijtë emigracionit do të sjellë pasoja negative në variacione të ndryshme. Kjo nuk është një recete për një lavdi kombëtare, ndryshe nga çfarë z. Trump promovon me shprehjen “ta bëjmë përsëri Amerikën të lavdishme” dhe më pak të rrezikshme. /MAPO/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2063
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problematika nderkombëtare: Opinione dhe Analiza

#4

Post by Sally » Fri Mar 03, 2017 11:44 pm

Financial Times: Botës po i kanosen më shumë rreziqe nga Europa që nga koha e Luftës së Ftohtë:
BE-ja drejt ndarjes: Mund të ndodhë e pamendueshmja


Fjalimi i Jean-Claude Juncker mbi dyshimet e fatit të BE-së ishte mjaft i përshtatshëm në një situatë të tillë, raporton Monitor.

Presidenti i Komisionit Europian, zbuloi ditën e djeshme pesë skenarët e mundshëm në lidhje me fatin e BE-së deri ne 2025: “të përpiqet për t’ia dalë mbanë”, “asgjë, përveçse një tregu të vetëm”, “’ata që duan më shumë, le të bëjnë më shumë”, “’duke bërë më pak por në mënyrë më efikase”, “’duke bërë më tepër por së bashku”.

Me zgjedhjet e këtij viti në Hollandë, Bullgari, Francë, Gjermani dhe Republikën Çeke, janë të pakta për të mos thënë që nuk ka asnjë qeveri që të ketë interes mbi iniciativat ambicioze të z. Juncker. Megjithatë, këto qeveri bien dakord se botës po i kanosen më shumë rreziqe që nga përfundimi i luftës së ftohtë në 1989-91.

Strategët e politikës së jashtme në Berlin, Paris dhe kryeqytete të tjera janë duke rishqyrtuar supozimet e vjetra në lidhje me pashmangshmërinë e integrimit në BE dhe qëndrueshmërinë e aleancës së siguritë midis SHBA-së dhe Europës. Një BE super e shpejtë, që inkurajon disa vende që të integrohen më shpejt sesa disa të tjera, nuk është më në modë.

Veçanërisht mjaft tërheqëse në disa shtete të Europës Perëndimore, kjo ide ka marrë mbështetje të mërkurën nga Jean-Marc Ayrault dhe Sigmar Gabriel, ministrat e jashtëm francez dhe gjerman. Një tjetër ide e ministrit të jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault , dhe atij gjerman, Sigmar Gabriel, ishte bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, në mënyrë të tillë që Europa të bëhet një partner më i besueshëm i sigurisë amerikane.

Por përtej këtyre propozimeve relativisht të kujdesshme, disa politikëbërës dhe analistë të pavarur janë duke menduar të pamendueshmen. Një shembull i kësaj është një raport nga MacroGeo, një konsulence e kryesuar nga Carlo De Benedetti, anëtar me influencë në komunitetin e biznesit në Itali.

Raporti, “Evropa në Brexit dhe Epoka Trump: Shpërbërje dhe Rigrupim”, nxjerr disa përfundime mjaft të guximshme. Në këtë raport pohohet fakti se BE-ja në situatën aktuale ka më shumë gjasa të shpërbëhet edhe në rast se qeveritë pro-integruese si ajo e Emmanuel Macronit në Francë dhe ajo e Martin Schulz në Gjermani fitojnë zgjedhjet.

Në ciklin zgjedhor 2021-22, BE-ja mund të hyjë në pesë vitet e fundit të ekzistencës së saj “vërtetë”. Përveç goditjeve të tilla si vota a Britanisë për t’u larguar nga BE-ja, tendencat gjeopolitike afatgjata janë duke shkaktuar një dobësim mjaft të fortë të BE-së, vazhdon më tej raporti.

Në kufijtë lindore dhe jugore të Europës, sfida të shumta përfshijnë emigracionin e parregullt, shtetet në dobësim, terrorizmin, ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet ruse.

Ndërkohë, SHBA-ja po shkëputet dalëngadalë nga Europa dhe po përqendrohet në Kinë dhe Azi.

Disa politikanë dhe analistë i druhen faktit se shpërbërja e BE-së do të nxjerrë në skenë “demonët” e rrezikshëm nacionalistë të së kaluarës, dhe një hap i tillë do të ishte shkatërrues për ekonominë e Evropës dhe stabilitetin e saj financiar.

Por zhvillime të tilla meritojnë një vëmendje më të madhe se thjesht fjalimi i z. Juncker, e mbyll artikullin Financial Times.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3187
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika nderkombëtare: Opinione dhe Analiza

#5

Post by Adriana » Mon Apr 24, 2017 7:52 pm

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble gjatë konferencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington:

Destabilizimi i botës jo nga superfuqitë, por nga të varfërit



Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble e sheh si tejet të rrezikshem hendekun e thellë mes të pasurve e të varfërve nëpër botë.

“Nëse ai nuk mbyllet, – paralajmëron kreu i Financave gjermane, – globi rrezikohet nga një destabilizim me rritje”.

Gjatë konferencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington, Schäuble kërkoi që kritikat ndaj globalizimit të merren seriozisht, sepse numri i njerëzve të pushtuar nga ndjenja e padrejtësisë sociale është gjithmonë e më i madh.

“Ky grup njerëzish nuk i sheh avantazhet e globalizimit, por vetëm thellimin e hendekut mes të pasurve e të varfërve. Nëse nuk ndërmarrim asgjë kundër këtij fenomeni, do të kemi një rritje të partive populiste dhe demagogëve”,- tha Wolfgang Schäuble, ministër i Financave gjermane.

Vendet anëtare të FMN-së e pranuan se periudha e gjatë e një rritjeje anemike i ka bërë më evidente shqetësimet e atyre që “janë lënë pas”. Ata i mëshuan idesë se, nga integrimi ekonomik global duhet të përfitojnë të gjithë.

Në deklaratën e lëshuar në fund të takimit sqarohet angazhimi i plotë, që për këtë qëllim të përdorin të gjitha mjetet dhe politikat monetare e fiskale, si në planin individual, ashtu dhe në atë kolektiv.

FMN dhe Banka Botërore në konferencën e pranverës e theksuan disa herë qëndrimin mbrojtës ndaj tregtisë së lirë, por në deklaratën përfundimtare nuk u shënua fjalia refuzim “i çdo lloj proteksionizmi”, e cila gjendej në dokumentin e vitit të kaluar në tetor./TCh/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”